JANË FJALË ZEMRE, JANË FJALË PUNE KËTO QË PO JU SHKRUAJMË
Shokut Ramiz Alia vazhdojnë t’i vijnë plot letra e telegrame nga kolektiva të ndryshme nga të gjithë anët e vendit.
Nëpërmjet tyre njerëzit tanë, me fjalë zemre shprehin miratimin e njëzëshëm për detyrat shumë të rëndësishme të Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë dhe zotohen se me më shumë punë dhe përgjegjësi të lartë do t’i zbatojnë të gjitha objektivat që i kanë vënë vetes.
Këtu në fshatin «Ylli i Kuq» të kooperativës bujqësore të Talës në rrethin e Lezhës jemi mbledhur sa e sa herë në organizatën e Frontit për të gëzuar shfaqjet që Partia i ka dhënë popullit, shkruajnë ndër të tjera kooperativistët e kësaj ekonomie. Por si kësaj here pjesëmarrja rrallë ka qenë kaq e gjerë. Edhe pleqtë, edhe dëmtë e vajzat erdhën në kuvend. Gëzimi ynë është i veçantë, sepse me vendimet që mori Partia në Plenumin e saj të 10-të për përmirësimin e furnizimit të popullit plotësoi me të vërtetë një dëshirë të gjithë fshatarësisë kooperativiste, vërtetoi sërish se Partia e dëgjon dhe e realizon zërin e popullit. Mirë e tha veterani Nikoll Mirditta: Si mish me kockën jemi të lidhur me Partinë, por ky Plenum dhe fjala juaj shoku Ramiz na bashkojnë edhe më shumë me socializmin, na bëjnë të ndjehemi më krenarë për Partinë tonë të dashur e më të vendosur për përparimin e mbarë tijen e atdheut.
Tufëzat e arrëzat ishin e janë një gjë e mirë për furnizimin e popullit me prodhime bujqësore e blegtorale. Ne, me thënë të drejtën, ja kemi ndierë leverdinë, sepse u shtuan si krerët e gjësë së gjallë, ashtu edhe prodhimi. E shprehu bukur këtë komunisti Nikoll Frani, kur tha në diskutimin e tij se tufëzat e arrëzat veç në sezon nuk do të na tërheqin kurrë nga vetja. Do ta ruajmë më shumë pronën socialiste e do ta rrisim edhe më tepër kujdesin për tufën e për qëndruar dhe shtimin e prodhimeve në kooperativë. Duke pasur bagëti në oborrin vetjak do të kemi mundësi edhe të shesim produkte blegtorale, sipas rregullave, por kryesorja është, sikurse e tha e reja Shqipe Marinaj, kur ka fshati ka edhe qyteti.
Fjalë pas fjale i hodhëm këto mendime në letër. Janë fjalë zemre të veteranëve, të komunistëve, të të rinjve e të rejave, të gjithë popullit të fshatit tonë, janë mirëpohje e thellë për Partinë dhe për ju shoku Ramiz, që më shumë se për çdo gjë tjetër mendoni për popullin.
Detyrat që shtruat Ju, në fjalën tuaj mbajtur në Plenumin e 10-të të KQ të Partisë me të cilat u solidarizuam plotësisht, shkruajnë punonjësit, komunistët, kuadrot e specialistët e Portit Detar «Enver Hoxha» në Durrës, janë pasurim i mëtejshëm i përvojës së fituar nga Partia, për të kapërcyer me sukses problemet që më nxjerr ndërtimi socialist në kushtet aktuale.
Fjala Juaj plot besim e optimizëm për të sotmen e të ardhmen e ndritur të Atdheut tonë të dashur socialist, ka ngjallur në mbarë pu-
Duke vënë në jetë porositë Tuaja shumë të çmuara ne kemi programuar dhe filluar nga zbatimi në praktikë i përdorimit të të ardhurave nga përpunimi i anijeve duke siguruar kështu shpenzimet e riprodhimit dhe sigurimin e një teprice të ardhurash për shoqërinë dhe për vete.
Përparësitë që ka organizimi i punës me llogari më vete si një proces progresiv që lejon drejtimin dhe organizimin e punës nga administrativ me atë ekonomik, ka ngjall interes tek të gjithë punonjësit, të cilët janë bërë më të interesuar për rezultatet ekonomike financiare të repartit, sektorit e ndërmarrjes.
Ndaj edhe ne duke parë si rrugën më të efektshme për vjeljen e valutës, rritjen e rendimentit e forcimin e disiplinës deri tani kemi ngritur 3 sektorë me llogari më vete, duke zbatuar kështu detyrat e Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe porositë Tuaja shoku Ramiz në këtë Plenum.
Përpunimi i 126 anijeve para kohe dhe vjelja e 638 mijë lekëve gjatë 3 muajorit të parë të këtij viti, ka siguruar besimin tek të gjithë punëtorët për vlerat e mëdha ekonomike që ka hapur zbatimi i vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë i konkretizuar tek ne në punën me akord dhe pagesat me norma progresive.
Fjala Juaj aq e ngrohtë dhe interesi Juaj i vazhdueshëm për furnizimin gjithnjë e më mirë e më shumë për popullin me produkte blegtorale, na gëzoi dhe njëherësh na frymëzon për të gjetur forca të reja për të punuar e vigjëlur, për ta bërë portin tonë vitrinë të rendit socialist në brigjet e Adriatikut.
Të frymëzuar nga rëndësia histo-
Tufëzat e arrëzat ishin e janë një gjëjtë edhe prodhimi. E shpreh tij se tufëzat e arrëzat vetëm nuk arritën ta zgjidhin përfundimisht problemin e furnizimit të fshatit me prodhime blegtorale e bujqësore, por pa këto nuk do të kishim se ç’të ndanim sot për nevojat e oborrit vetjak.
Ju, shoku Ramiz, na e latë në dorë për të vendosur lirshëm fshatëse se si na bëhet më mirë të mbajmë bagëtitë: në tufëza apo pranë çdo familjeje. Ky është besim që Partia ka te populli. Dhe ne ju sigurojmë nga Partia, shumë për popullin me produkte blegtorale, na gëzoj nga rëndësia historike që kanë për sot dhe për të ardhmen e Atdheut tonë vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë dhe idetë Tuaja Shoku Ramiz, ju premtojmë se kolektivi ynë që mban emrin e prijësit legjendar «Enver Hoxha», do të vere të gjitha forcat dhe energjitë pa kursyer asgjë për të vënë në jetë këto masa, të cilat si gjithnjë Partia dhe Ju i keni marrë në të mirë të popullit e të Atdheut tonë socialist.
Si do të festohet sivjet 1 Maji në kryeqytet
Tiranës këtë të vërtetë e kanë patur parasysh, ndaj edhe kohët e fundit, krahas punës, edhe argëtimi, edhe shlodhja shpirtërore e masave punonjëse të kryeqytetit ka ardhur duke u rritur.
Ja, këto ditë po na afron 1 Maji, festa e bukur e klasës punëtore, festa e masave punonjëse, Festa e Punës. Ka ditë që dëgjojmë këtu se sivjet 1 Maji do të festohet më ndryshe, më këndshëm. Njerëzit thonë se do të festohet në formën e një pikniku më madh popullor.
Pikërisht, nisur nga ky interesim i drejtë, më shkuam dhe për të biseduar në Komitetin e Partisë të Rrethit. Sekretari i këtij komiteti, shoku Piro Lako, na tha:
- Ashtu është, mund të festojë edhe siç e kemi bërë zakonisht, por këtë vit 1 Maji në Tiranë do të organizohet si një festë e kulturuar popullore, në formën e një pikniku masiv në 3 «zona»: në Parkun Kombëtar pranë Ligenit Artificial, në Parkun Kombëtar të Dajtit, dhe në pikën historiko - turistike të Pezës.
- Si lindi ky mendim, shoku Piro?
- Nga kontaktet, që kemi patur kohët e fundit me popullin, ata na e bënë një sygjerim të tillë. Kishin dëshirë që 1 Majin ta festonin kështu. Këtë na e thanë mjaft punëtorë, të rinj e të reja, shkencëtarë, punonjës të aparateve. Na e thanë, duke argumentuar se populli ynë e ka patur traditë që, shumë gëzime të tij t’i bëjë në natyrë, në vendet e bukura dhe është kënaqur nga to. Veç kësaj kishte dhe një arsye të dytë: veçanërisht të dielat në vitet e fundit, vumë re, që me mijra banorë të Tiranës shkonin nga Liqeni, nga Parku, i cili është bërë përtëritë e zbukuruar ku kalonin një ditë të bukur. Aty janë organizuar disa aktivitete si e dielë e hareshme, e pikësyrë, «maratonë» e muzikës së lehtë, ajo e këngës popullore, shoqëruar me aktivitete sportive etj. Pra, është grumbulluar një një përvojë e dukshme. Atëherë, duke u nisur nga këto dy arsye, njerëz të ndryshëm shfaqën këtë dëshirë, që 1 Maji i sivjetëm të kishte këtë karakter.
- Po mirë, a mund të na thoni diçka më hollësi nga ky organizim?
- Duke qenë pranë qytetit, Parku i Liqenit Artificial do të jetë qendra kryesore, që do të tërheqë masën më të madhe të punonjësve. Ai është ndarë në 3 zona, sipas rretheve të Tiranës. Organizimi do të jetë i lirë, me familje apo grupe shoqërore. Ndërsa dy pikat e tjera, Dajti dhe Peza, u janë lënë rinisë së Tiranës (kjo nuk përjashton ama-torët e pikave turistike). Në të tri zonat e Parkut pranë liqenit artificial do të funksionojnë tri qendra kulturore: teatri veror që bashkë me mjeshtëri rreth tij për Rajonin nr. 2, ndërsa për Rajonet nr. 1 dhe nr. 3 do të ngrihen podiume të reja.
Në këto podiume, do të jepen spektakle artistike nga trupat më të mira profesioniste dhe amatore, të konceptuara për shlodhje e argëtim. Ndërsa rreth tyre do të kryhen veprimtari të tjera kulturore e sportive. Në çdo zonë është organizuar shërbimi tregtar i shumëllojshëm. Rreth 50 njezësi shitjeje do të ketë
(Vijon në faqen 2)
Informacioni i pasur i Bibliotekës Kombëtare
Biblioteka kombëtare në kryeqytet që ruan mbi 850 mijë vëllime ka fondin e Albanologjisë, antikuarin e disa inkunabula, vepra të shekullit të XVI-të etj. Punonjësit e këtij institucioni bëjnë punë shkencore për propagandimin dhe shfrytëzimin e këtyre fondeve. Në themë të kësaj pune dje u organizuan disa veprimtari. Në një nga sallat e Pallatit të Kulturës u hap ekspozita e librit të fondit antikuar, ku merrnin pjesë punonjës të institucioneve kërkimore, shkencore e kulturore të vendit, të Akademisë së Shkencave, të bibliotekës së Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha», të bibliotekave të rretheve, etj.
Pjesëmarrësit vizituan ekspozitën, ku në vitrina të veçanta janë vendosur botime të rralla që i takojnë shekullit të XV-të, vepra të autorëve tanë të vjetër si, «Meshari», Gjon Buzuku, Çeta e profetëve, Pjetër Bogdani, «Doktrina e krishtërë» e Pjetër Budit, «E mbesuem e me e krishtere» e Lekë Matrëngës, «Fjalori latinisht - shqip» i Frang Bardhit, «Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut» e Marin Barletit etj., vepra të autorëve të huaj që i kushtohen Skënderbeut dhe trajtojnë aspekte të jetës politike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri, botime të shtypshkronjës së Voskopojës, dorëshkrime të shekullit të XVIII, etj.
Pastaj u organizua sesioni shkencor me temë «Vlerat e bibliotekës të Bibliotekës Kombëtare». Në fjalën e hapjes drejtori e Bibliotekës Kombëtare, Valdete Sala, ndër të tjera theksoi se organizimi i këtyre veprimtarive i shërben ngritjes së nivelit të informacionit në ndihmë të studiuesve, nëpërmjet edhe punës shkencore që bën kolektivi i këtij institucioni.
Në këtë sesion u mbajtën 10 kumtesa.
(Vijon në faqen 3)
Ekspozitë kombëtare e piktorëve të vegjël
Me rastin e veprimtarive të Pranverës dhe paradite në një nga sallat e Galerisë së Arteve Figurative në Tiranë u çel ekspozita kombëtare e piktorëve të vegjël, organizuar nga Komiteti Qendror i BRPSH-së dhe Ministria e Arsimit. Piktorët e vegjël të shtëpive të pionierëve të Enverit të rretheve Tiranë, Gjirokastër, Durrës, Pogradec, Berat, Sarandë, Pukë, Lezhë, Lushnjë etj., kanë paraqitur në këtë ekspozitë 170 punime të realizuara në akuarel, tempera, pastel dhe laps. Në këto kompozime të bukura të të sinqerta të bie në sy bota e pasur shpirtërore e fëmijëve tanë. Temat e trajtuara janë nga natyra jonë e bukur, nga jeta e lumtur në Atdheun socialist. Ekspozita dëshmon për prirjet e piktorëve të vegjël, si dhe për punën që bëhet në shkollat tona dhe në rrethet e shtëpive të pionierëve të Enverit për nxitjen e talenteve të reja në fushën e pikturës.
(ATSH)
TELEGRAM I PRESIDENTIT TË BULLGARISË DËRGUAR SHOKUT RAMIZ ALIA
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, mori këtë telegram falënderimi nga presidenti i Republikës Popullore të Bullgarisë Petër Mladenov:
«Pranoni falënderimet e mia më të përzemërta për përshëndetjet që më dërguat me rastin e zgjedhjes sime si president i Republikës Popullore të Bullgarisë.
Shfrytëzoj rastin të shpreh bindjen për zhvillimin e gjithanshëm të bashkëpunimit tonë me interes reciprok, për të mirën e popullit bullgar dhe atij shqiptar, në emër të besimit e paqes në Ballkan dhe në Europë».
(ATSH)
Delegacioni i veteranëve u kthye në Atdhe
Dje u kthye në Atdhe nga Greqia delegacioni i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, i kryesuar nga anëtari i Presidiumit të këtij Komiteti, Xhorxhi Robo, i cili mori pjesë në punimet e Kongresit të 4-t Kushtetues të Bashkimit Panhelenik të Luftëtarëve të Rezistencës Kombëtare që u mbajt në Athinë më 20-21 prill 1990, dhe bëri një vizitë miqësore.
(ATSH)
Përparësi - furnizimit
- SKRAPAR -
Cilët kolektiva janë vënë në pararojë të këtij rrethi tani në prag të festës së 1 Majit?
Flamur Hysi, drejtor i NGP-së në Çorovodë, thotë: «Plenumi i 10-të dhe fjala programatike e udhëheqësit tonë të dashur, shokut Ramiz Alia, po shërbejnë për të ngritur më tej ritmet e punës nga çdo pjesëtar i kolektivit tonë. Për periudhën janar - 20 prill plani industrial u tejkalua 1 milion lekë. Ritme në ngritje patën sektorët e tillë si ai artistik, konservat, pijet, grumbullimet etj. Në sektorin e bulmetit, p.sh., ku drejtori Jakup Dalipi, grumbullimi i qumështit u tejkalua 1 mijë kv. Gjatë kësaj periudhe u përpunuan dhe u dhanë më shumë se dyqind dhjetra kv artikuj blegtorale. Të gjitha këto kanë krijuar kushtet për një përmirësim të kënaqshëm të tregut dhe të qyteteve».
Edhe punonjësit e sistemit të tregtisë e në veçanti punonjësit e ndërmarrjes tregtare të shitblerjes janë po ashtu midis të përparuarve. Vetëm dy-tre vjetet e fundit janë ndërtuar 18 njësi të reja shërbimi. Shahin Banushi, drejtor i kësaj ndërmarrjeje, na thotë se për këtë periudhë janë kompletuar me lekë në dorë është plotësuar mbi 103 për qind. Për mirë flet fakti që detyra u plotësua edhe në strukturë.
Kuota e arritje të larta
- MAT -
Disa ditë para se të fillonte punimet Plenumi i 10-të i KQ të Partisë, Maksim Cani, drejtor i parkut të mallrave në Burrel, na dërgoi një redaksi një informacion. Tremujori i parë ishte plotësuar në të gjithë treguesit. E veçanta e këtij informacioni qëndronte se të gjitha detyrat u plotësuan me mungesa të theksuara në furnizim. Edhe tani, disa ditë pas Plenumit të 10-të, nga parku përsëri informohemi: «Transporti i mineralit të kromit për eksport ka ecur më shumë se çdo tregues tjetër në këtë park: 5660 tonë krom. Sikur të ishin transportuar edhe 540 tonë, atëherë shifra do të tregonte dyfishim e planit të periudhës katërmujorë. Ky tejkalim u arrit se u përdorën shumë forma të reja shpërblimi, deri edhe ofiçinë, duke ngritur ndjeshëm gatishmërinë e automjeteve».
Dy ditë pas plenumit, në njërin nga sektorët më të vështirë të minierës së Batës, në Lugun e Gjatë, brenda një dite u transportuan 600 tonë mineral. Ky numër është i barabartë me një të katërtën e kuotës mujore.
Informacioni vazhdon edhe me arritje të tjera. Pse ndryshuan kaq shpejt arritjet në këtë kolektiv? Është pikërisht ajo metodë pune, që po i ndryshon edhe gjëkëtreguesit, kuptimi i Plenumit të 10-të si veprim, si konkretizim i kërkesave që shtron ai, siç po «zbërthehen», me tregues të përparuar edhe në kolektiva të tjerë, idetë e këtij Plenumi. Ndërmarrja e grumbullimit 5-6 tregues si 4-mujor i ka plotësuar që tani. Në kompleksin e përzgjedhjes së kromit në Klos ka dy ditë që u plotësuan detyrat e 4-mujorit. Tejkalimeve të tremujorit prej 2 mijë tonësh mineral, iu shtuan edhe tejkalimi i katër ditëve, 500 tonë krom të cilësisë së lartë.
FRANO CAKA
Njoftime nga Gramshi
Me përjashtim të ndërmarrjes së ndërtimit, 15 kolektivat e tjerë punonjës i kanë plotësuar detyrat e planit. Në sektorin e prodhimit industrial 4-mujorit së rreth u plotësua që më 15 prill. Deri tani janë dhënë 1,6 milionë lekë më shumë se detyra.
Kush qëndron në pararojë? Ndërmarrja e grumbullimit - përpunimit dhe atë të përpunim-dërrurit të cilat detyrat e 4-mujorit i plotësuan më 10 prill. Ndërkohë përgjegjësi i seksionit të planit në «Kombinatin Elektrik» të KP të Rrethit, Ferti Karaj, thotë se detyrat e eksportit janë plotësuar 105 për qind, volumi i transportit 130 për qind. Me tejkalim janë volumi i mekanizuar, shërbimet komunale, përkullimi i mallrave etj.
Tejkalime të tilla janë arritur edhe në sektorin e bujqësisë. Prodhimi dhe dorëzimi i qumështit për 4-mujorin u plotësua para afatit. Kujdes po tregohet tani për përfundimin e mbjelljes së duhanit dhe për perspektivën e rritjes së mbjelljen e misrit dhe të kulturave të tjera të pranverës.
PIRRO VERUSHI
nga sektoret mujore.
Nga puna në repartin e prerjes dhe konfeksionimit të faqeve prej lëkure për eksport në fabrikën e këpucëve në Shkodër. (Foto: A. Bodinaku)