Ta përterijmë metodën e punës. Të flakim tutje gjithçka të vjetëruar, gjithçka që na pengon e të përqafojmë shpejt gjithçka që na jep mundësi të ecim më shpejt.
. Të flakim tutje gjithçka të vjetëruar, gjithçka që na pengon e të përqafojmë shpejt gjithçka që na jep mundësi të ecim më shpejt. Pse jo, edhe të fitojmë atë kohë që kemi humbur në këmbët e aspekt. Por kjo nuk është e lehtë. «Shkopi magjik» nuk hyn këtu. Këtu hyn, në radhë të parë, kuptimi i drejtë i vendimeve të Plenumit të 10-të. Pastaj vjen puna tepër serioze e secilit për t’i vënë ato në jetë. Por të jemi realistë. Shoku Ramiz Alia thekson: «... Burokratizmi e rutina nuk zhduken lehtë». Dhe më pas na këshillon: «Që të heqësh dorë nga diçka, duhet të mësosh të bësh diçka tjetër, më të kualifikuar. Të bësh një punë që ia ke marrë dorën me dhjetëra vjet është më e lehtë sesa të përvetësosh një mënyrë të re drejtimi».
Pra, nuk është fjala për përmirësimo të pjesshme, por për përmirësime rrënjësore në metodën e drejtimit. Tani del në plan të parë metoda e drejtimit të frytshëm ekonomik, e cila do të zhvendosë drejtimin administrativ, vetëm me urdhëra. Në këtë fushë organizatat dhe organet drejtuese të partisë dhe aparatet e tyre do të duhet të mbajnë qëndrim dhe t’u thonë «ndal!» praktikave dubluese të organeve ekonomike e shtetërore. Në këtë kuadër, siç porosit Partia «ta fillojmë nga vetja». Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Partia kërkon që duke filluar që nga aparati i KQ të Partisë, si dhe në ato të komiteteve të partisë të rretheve, në dikastere, institucione etj., të ndiqet si po përterinhet metoda e punës. Fakte e këtyre pak ditëve pas Plenumit këtë po tregojnë.
A mbund të realizohet në këtë nivel puna e Partisë? Është plotësisht e mundshme veçse do hequr dorë nga disa praktika që e kanë skematizuar dhe e kanë përtharë atë në mjaft aspekte. Kështu jo rrallë komitetet e Partisë në metodën e punës kanë zëvendësuar organizmat shtetërore apo ekonomike. Është e vërtetë që shfaqet e dublimit në drejtim janë kritikuar me kohë dhe është këmbëngulur që secili të gjejë pozicionin e tij. Por, për hir të së vërtetës, do të thënë se kjo ka qenë e vështirë të realizohet në praktikë, për shkak të organizimeve strukturore gati-gati të njëjta partIake e shtetërore. Fjala vjen sektori ekonomik në komitetin e Partisë të rrethit apo sektori i edukimit, jo rrallë ose kanë imituar seksione të tilla në komitetin ekzekutiv si ato të planit, të bujqësisë, të arsimit-kulturës ose kanë zhvendosur këto duke i lënë të merren thjesht me evidencat. Pa folur për atë që edhe vetë jo rrallë janë shndërruar në evidencierë të zakonshëm. Plenumi i 10-të kërkon që këto praktika të punës rutinë të parandalohen me domosdo.
Ndërmarrjet ekonomike tani kalojnë në drejtimin me llogari më vete. Ato, si të thuash, bëhen më të vetët e zot të shtëpisë. Prandaj vetë punëtorët, vetë drejtuesit do të jenë të interesuar më shumë se kurrë për të vetëkontrolluar, për organizimin e drejtimin e punës, për koston e prodhimeve, për rritjen e rendimentit të punës, për disiplinën. Mjaft hallka kon...
profesi frazash, por një e vërtetë që e ka burimin tek dialogu, tek debati i lirë që ka nisur të zhvillohet më mirë së dje në kolektiv, në mbledhjen e hapur të organizatës, para kamerës së televizionit, në faqet e shtypit, kudo në opinion tonë shoqëror. Pra ka dy rrugë: ai që do të përpiqet të diktojë në debat me «recetën nga lart» o do të detyrohet të dalë mënjanë, të thuash i «çarmatosur», ose do të mësohet, siç këshillon shoku Ramiz, të heqë dorë nga diçka e vjetëruar dhe të bëjë diçka tjetër më të kualifikuar. Të bësh diçka më të kualifikuar, për të vjelë tërësinë e inteligjencies, do të thotë gjithashtu edhe, të çlirohesh si punëtor partie nga kompleksi i etiketimeve për këtë apo atë intelektual që shfaq një mendim qoftë edhe të kundërt me atë që ka një drejtues, forumi shtetëror apo partiak, në rrath apo në dikaster, po që në praktikë nuk u jep shtytje përpara punëve, «kostum» pc-rifrazizëm, e përparimin e vendit.
NDËRMARRJET BUJQËSORE DO TË JENË SHEMBULL PËR RENDIMENTE TË LARTA
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË
TIRANË
Të frymëzuar nga vendimet shumë të rëndësishme të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë dhe në veçanti nga fjala Juaj programatike në këtë plenum, mbledhëm drejtues e specialistë ndërmarrjeve dhe institucioneve shkencore të bujqësisë për të diskutuar dhe zbërthyer me ndjenjë të lartë përgjegjësie detyrat që dalin nga ky plenum. Duke vlerësuar peshën e madhe që zë prodhimi bujqësor dhe blegtoral i NB-ve në shkallë vendi për furnizimin e tregut dhe për eksport, duke u bazuar edhe në mendimin e punonjësve të bazës, zotoheni se detyrat e vitit 1990 do t’i realizojmë e tejkalojmë, me objektiv që të rritim edhe rentabilitetin e efektivitetin e prodhimit. Me këtë rast u premtojmë i dashur shoku Ramiz se punonjësit e NB-ve do të jenë shembull për rendimente të larta jo vetëm në bimët e arave, por edhe në prodhimet blegtorale ku ende kemi rezerva të mëdha të ... dha. Këto zotime i bazojmë te frymëzimi i madh që kanë ngjallur në mbarë punonjësit tanë vendimet e këtij Plenumi e në veçanti ato që kanë të bëjnë me përsosjen e mëtejshme të drejtimit ekonomik me llogari më vete. Jemi të bindur se drejtimi i ndërmarrjeve me llogari më vete, ashtu siç porosit Plenumi i 10-të i KQ të Partisë, do të çojë në rritjen e shpejtë të prodhimeve, forcimin ekonomik-financiar të ndërmarrjeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e mirëqenies së masave punonjëse, që është edhe qëllimi më i lartë i Partisë sonë. Jemi të bindur se këto vendime do të sigurojnë një harmonizim më të mirë të interesave të shoqërisë me ato të individit. Në këto masa që po merr Partia, ne shohim mundësitë e reja që na krijohen nga shtimi i komp...petencave në të gjitha hallkat e organizimit dhe të drejtimit, të cilat në të njëjtën kohë na shtojnë përgjegjësinë tonë në punë. Ky Plenum gjithashtu na shtron detyra të reja për sot e për të ardhmen edhe për përmirësimin e vazhdueshëm të furnizimit të punonjësve me prodhime bujqësore e blegtorale. Nëpërmjet këtij telegrami ne kemi edhe një dëshirë tjetër të madhe; t’ju transmetojmë atë gëzim e entuziazëm që ndjejmë dhe po përjetojnë punonjësit tanë për këto vendime të rëndësishme të Partisë. Edhe një herë i dashur shoku Ramiz, shprehim se toku bindjet tona për drejtësinë e vendimeve të Plenumit të 10-të të KQ të PPSH si dhe angazhimin tonë të plotë për vënien e shpejtë të tyre në jetë. Të rroni sa malet tona i dashur shoku Ramiz! Nga takimi i kuadrove e specialistëve të ndërmarrjeve bujqësore dhe institucioneve shkencore të bujqësisë. Partisë, sekretari i KQ të Partisë shoku Hekuran Isai, ngriti problemin e lehtësimit dhe përmirësimeve strukturore të këtij aparati, gjë që do të sjellë më shumë dinamizëm në mënyrën e punës, duke menjanuar disa praktika jo të frytshme të rënduara nga hallkat e ndërmjetme. Po kështu, në këtë frymë të reflektimit të shpejtë u mblodh edhe pleniumi i Komitetit të Partisë të rrethit të Beratit, ku u vendos të shkurtoren 50 për qind e punonjësve të aparatit të këtij komiteti. Shkurtuame të kësaj natyre po mendohen të bëhen edhe në ndonjë rreth tjetër. Arsyetime e veprime të kësaj natyre na duken se përputhen plotësisht me atë që kërkon Plenumi i 10-të. Në fund të fundit, burokratizmi e rutina duhet ta ndjejë veten ngushtë, në sulmin e goditjeve të vijueshme të demokratizimit. Jo vetëm si koncept, por edhe si praktika. Ka rëndësi pra të luftohet në të dy rrafshet: edhe në përpunimin e bindjeve të reja edhe në hapat praktikë për shmangjen e rutinës dhe burokratizimit. Pse e shtrojmë këtë? Sepse shohim, kaq shumë, ka edhe hapësirë. Si do t’i përballojë detyrat një aparat i komitetit të Partisë i përgjysmuar? - thotë ndonjë komunist e kuadër që nuk heq dorë kollaj nga praktika e deridjeshme. Atij i duhet dhënë përgjigje me argumente, duke e bindur se puna e Partisë në rreth nuk barazohet me punën e punonjësve të aparatit dhe se komiteti i Partisë nuk është ndërtesa e komitetit. Janë të zgjedhurit, në forumet e Partisë (të cilët mund dhe duhet të bëjnë një punë që të ketë më shumë duk, një punë të frymëzuar partie që të prekë ndjenjat dhe mendjet e njerëzve), ata që vetë. Ato, si të thuash, bëhen më të vërtet të jenë të interesuar më shumë se kurrë për të vetkontrolluar, kontrolluese në dikastere e në komitete ekzekutive që deri më sot kanë ushtruar kontrolle mbi ndërmarrjen, kuptohet, dalin zbuluar për punë, sepse kompetencat zbresin në ndërmarrje. Atëherë ç’duhet bërë? Shkurtimet e aparateve, bëhen të domosdoshme. Veçse ato duhen bërë me mend, jo mekanikisht. Pse e themi këtë? Sepse edhe më parë Partia e ka shtruar dhe ka punuar për lehtësimin e administratës. Por duhet thënë se në zbatimin praktik të kësaj direktive të Partisë është vënë re edhe euforia, edhe rezi stenca burokratike nga disa zyrtarë të cilët shkurtimin pesë dhe tri frin organikën me dhjetë kuadro të tjerë, pas një viti. Kjo nuk duhet të ndodhë. Shkurtimet të bëhen me argumente dhe kur argumentet janë të plota, atëherë edhe kuadrot e aparateve do të ecin me dëshirë të punojnë më afër prodhimit. Shkurtimet e punonjësve në aparate janë një anë e zgjidhjes së problemit. Ana tjetër ka të bëjë me atë punë «ia ka marrë dorën» dhe të tjera vet, ç’që duhet «divorcuar». Veçanërisht të zgjedhurit në forume partiake apo shtetërore, që tu duhet ta bëjnë çështje të dëgjohet fjala dhe të kthejë peshe çdo ditë, medo-mosdo. Këta mund dhe duhet t’u japin tonin, si u takon punës drejtuese të Partisë, në qendrën e tyre të punës, dhe jashtë saj, në rrethin e tyre apo jashtë rrethit, kur tu cakton detyra konkrete forumi, ca më tepër kur marrin vetë përsipër detyra dhe i gjithin atë bashkë me komunistët e masat. Siç dihet, ç’reja çan me vështirësi. Varet sa të lërë jemi për të mbirë futur dukurinë e re, sa e përkrahim që në embrion e saqë vetë. Ato që shohim në punën e përditshme, nuk u jep shtytje përpara, nuk u jep rrugëzgjidhje problemeve që nxjerr koha. Partisë, popullit u intereson zgjidhja e problemeve, kapërcimi i vështirësive dhe jo etiketime sektar me fraza të politizuara vend e pa vend, që mund të jetë rehati për zyrtarin e veshur me «kostum» por rifrazizëm, por nuk është i tillë, edhe për mirëqenien e njerëzve e përparimin e vendit. Përteritja e metodës së punës drejtuese të Partisë është një nevojë jetike e saj. Ajo nuk arrihet as në një muaj, as në dy, por ndërkaq as vite s’kemi pse të presim ta realizojmë. Ajo që mund të ndreqet sot në metodën e punës, ndreqet po sot. Për atë që duhet etj. Në këtë periudhë që të përgatitet opinioni, le të vlojë debati në organizatë-bazë, në plenum, në byro, për ta ndrequr duke i mbajtur parasysh të gjitha faktorët: edhe të traditës, edhe të kulturës dhe të kushteve materiale. Kryesorja është që populli të shohë me sytë e tij se si i lufton Partia konkretisht praktikat burokratike, si e përterin ajo vetveten dhe metodën e saj të punës.
NE PRAGMAJIN FRYMËZUES
Ritmikë e cilësi në Kolonjë
Ritmikë, cilësi e kosto e ulët – këto janë tipare të punës në çdo ndërmarrje. Muaji prill kudo është shpallur periudhë sulmi për të shkuar në festën e 1 Majit me sa më shumë arritje. Kjo ka bërë që prej fillimit të vitit e deri më 25 prill në shkallë rrethi prodhimi i përgjithshëm industrial të plotësohet 107,8 për qind e të jepen tej detyrës edhe 1 milion lekë prodhime. Vazhdon të qëndrojë në krye të këtyre arritjeve kolektivi punonjës i ndërmarrjes së grumbullim-përpunimit, i cili detyrat e kësaj periudhe në këtë tregues i ka përmbushur 127 për qind...
Traverbanku i Qafë-Malit është gati
- PUKË -
Kur Preng Kola, teknik maksheder, të vë përpara hartën e traverbankut të Qafë-Malit, bindesh se takimi i dy kahëve është bërë aq i përpiktë, sa të shtohet respekti për ndërtuesit e kësaj vepre të re. Ata çanë tunelet e nëntokës vetëm në një krah në përmasa afër 3 mijë m. Një zbatim i përpiktë i brigadës së punimeve minerare, që drejton Ndue Prendi, një lajm i gëzueshëm për të gjithë minatorët e ndërmarrjes minerare të Fushë-Arrëzit e më tej! Kjo nënkupton, dërgesën e derdhur për mbi 7-8 vjet nga kjo brigadë, për frytet që do të sjellë ky traverbank në transportin e mineralit të tri minerale të reja të bakrit, që së shpejti do të vihen në shfrytëzim.
Por s’është i vetëm ky gëzim për minatorët.
- Këtë prag 1 Maji njoftime për tejkalim detyrash vijnë nga shumica e minierave të bakrit, - tho...
(vijon në faqen 2)
dhimi jenë pen te detyrës edhe 1 milion lekë prodhime. Vazhdojnë të qëndrojnë i ka përmbushur 127 për qind. Krahas tij, po ecin edhe punonjësit e ndërmarrjes komunale, të cilat detyrat i kanë plotësuar 115 për qind, ata të parkut të mallrave, të SMT-së, të NB së Mollasit, të pyjores etj.
Gjatë këtyre ditëve të fundit më shumë punë po përballojnë edhe punonjësit e ndërmarrjes tregtare, të cilët qarkullimin e mallrave për këtë periudhë e kanë plotësuar 101 për qind. Shkahtë- në sigurimin e mallrave ka qenë që në njësitë tregtare të ketë shumëllojshmëri që nga mallrat industriale ashtu dhe ato ushqimore. Tejkalime të ndjeshme janë shënuar edhe në punimet e bonifikimit, në punimet minerare, në transport, në riparim-shërbimet e prodhimet me porosi në popull etj. Edhe eksporti është plotësuar 131,5 për qind.
KOÇO LIGORI
Ministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e Indisë
Dje ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Indisë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Xhulio Ribero, lidhur me paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia. (ATSH)
Mendimi i masës – në themel të ligjeve tona
Bëhen propozime me vlerë
NGA TAKIMET E DEPUTETËVE TË KUVENDIT POPULLOR ME ZGJEDHËSIT
- Çdo deputet është ndokohë dhe punonjës, thotë Rrapush Bajha, deputeti i zonës 48 të qytetit të Elbasanit, - prandaj përveç takimeve nëpër mbledhje me zgjedhësit, u kemi dhënë përparësi atyre me grupe të vogla. Me shokë metalurgë në uzinën e çelikut Rrapushi ka bashkëbiseduar për drejtimin e ndërmarrjes me llogari më vete. Mendimet që ka marrë atje janë i shërbejnë për të plotësuar diskutimin e vet në komisionin përkatës të Kuvendit Popullor ku bën pjesë. Mendimi i metalurgëve ishte se drejtimi i uzinës me llogari më vete, siç përdorues në sasira të mëdha të lëndëve të para vendit e të importit, do të sjellë kursime të mëdha të këtyre prodhimeve. Metalurgët së bashku me specialistët, bënë llogari konkrete sa mund të kursehet brenda një viti dhe 3-mujori, sa përfiton shoqëria dhe sa përfitojnë ata vetë. Mendime me interes pati edhe për nxitjen e teknikalimit të planit, detyrimet e konkretë me uzinat e tjera të kombinativ etj.
Ndërsa deputeti Petrit Akrobati, punëtor në repartin e shkrirjes së furnaltës, po në takime të këtij lloji, veç të tjerash, ka nxitur diskutimet për ndryshimet në legjislacion dhe Kodin Penal. Fjala, në këto takime u theksua se disa herë vendimet e gjykatave të fshatrave dhe atyre të lagjeve kanë qenë të pambështetura plotësisht në ligj. Prandaj mendimi i shë së do të veprohej më mirë, thuash siç parashikohet edhe në projekt, që këto gjykata të funksionojnë si organë shoqërore për edukimin e masës dhe parandalimin e veprave penale, që çështjet që li- ndin, brenda kompetencave, t’i zgjidhin me pajtim, pa dhënë de- nime.
Përmes takimeve të deputetëve të tjerë në qendra pune, lagje e blloqe nëpër fshatra e lagje shfaqet mësion se po grumbullohen mjaft vërejtje e propozime, të cilat përmes përfaqësuesve të zgjedhur, në fillim do të shkojnë në komisionet e Kuvendit Popullor pastaj prej andej në organizim të lartë të pushtetit tonë shtetëror.
SEJDIN CEKANI
Ndryshime që janë mirëpritur
Baudin Muratin, deputet të zonës së Shishtavecit në rrethin e Kukësit e gjetëm në një grup specialistësh të organëve të gjykatës dhe hetuesisë, me të cilët po bisedonte për tërhequr mendime rreth projektligjeve që do të paraqiten së afërmi në Kuvendin Popullor. Ishin në këtë takim Vangjel Tanellari, Arben Tushe e disa të tjerë. Projektligji për ngritjen e Ministrisë së Drejtësisë, për ndryshime në Kodin Penal etj., do të forcojnë tonën juridik. Rreth këtij problemi diskutuan këta shokë.
Si na tha Baudin, para disa ditësh një takim tjetër ai e kishte bërë edhe me zgjedhësit e zonës së Shishtavecit, për problemet që shtroi Plenumi i 10-të i KQ të Partisë dhe që do t’i paraqiten për diskutim e aprovim Kuvendit Popullor. Njerëzit, populli i kanë mirëpritur ato, na thotë deputeti. Prandaj i kanë vlerësuar me entuziazëm.
NAIM ZOTO
Në repartin e konservimit të gjepujkës në ndërmarrjen ushqimore të Lushnjës. (Foto: L. Lika = ATSH)
Lëkundje tërmeti në afërsi të zonës së Cërrikut
Dje në orën 13.28 (ora lokale), rrjeti ynë sizmologjik regjistroi një tërmet me fuqi 4.2 sipas shkallës Rihter dhe intensitet epiqendrën ndër 5-6 ballë (MSK 64). Epiqendra e këtij tërmeti ndodhet në afërsi të qytetit të Cërrikut (në zonën e Dumresë). Dëme materiale nuk ka. (ATSH)