PËRKRAH PARTISË, ARRITJE E GËZIME TË REJA DO TË SHËNOJMË
Shokut Ramiz Alia vazhdojnë t’i vijnë letra e telegrame nga forume drejtues të organeve të Partisë, kolektiva të ndryshme, komunistë e punonjës të cilët shprehin besimin se duke punuar me mobilizim për realizimin e detyrave që shtron Plenumi i 10-të i KQ të Partisë, do të revolucionarizojnë e demokratizojnë punën, do të rritin efektivitetin e ekonomisë e të mirëqenies së popullit.
\n\nPër mbarë popullin dhe gjithë komunistët e Tropojës, Plenumi i 10-të i KQ të Partisë, fjala Juaj shoku Ramiz në plenum, thuhet në shkresën e plenumit të Komitetit të Partisë të këtij rrethi përbën besë. Shoku edhe një gëzim të ri të madh e që kërkojnë përkushtim të pashoq e mobilizim të menjëhershëm për realizimin e detyrave në çdo front.\nNga 22 ndërmarrje e sektorë ekonomikë që ka rrethi, 20 prej tyre kanë realizuar e tejkaluar detyrat e periudhës. Në ballë qëndrojnë gjeologët, mekanizatorët, ndërtuesit e punonjësit e shërbimeve etj. Me frymën e të lartë aksioni po punohet nga të gjitha kolektivat për të ndërtuar brenda këtij viti 198 apartamente banimi me kontribut vullnetar. Kanë kaluar në sistem hozra-shot të gjitha ndërmarrjet e sistemit të tregtisë, si dhe shumë sektorë të tjerë ekonomikë në sistemin e prodhimit industrial. Në të gjitha qendrat e punës e prodhimit tek masa e punonjësve, specialistëve e kuadrove është përshëndetur e ka gjetur miratim të plotë programi i Partisë për përsosjen e mekanizmit të ekonomisë e rritjen e efektivitetit të prodhimit, duke e quajtur plotësisht në kohë e të nevojshëm drejtimin e ndërmarrjeve e sektorëve ekonomikë me llogari më vete.\nQendrën e gravitacionit të punës atje ku i kemi njerëzit, ku prodhohet e realizohet. Deri tani janë shkurtuar 96 vende pune në organikë dhe 167 vende pune me pagë e ditë fikse. Si reflektim e autokritikë konkrete ndaj vërejtjes së bërë në Plenumin e 10-të të KQ të Partisë për organet e Partisë e të pushtetit në rrethin tonë, plenumi i Partisë së rrethit vlerësoi e miratoi propozimin e bërë që të shkurtohet rreth 42 për qind e aparatit të Partisë me synim që të shkathësohet e emancipohet më tej tërë puna e veprimtaria e tij. Në këtë drejtim po punohet me përgjegjësi edhe nga organet e pushtetit e të ekonomisë.\nEdhe njëherë duam t’u sigurojmë, shoku Ramiz, se masat punonjëse të rrethit të Tropojës, me komunistët në ballë, do të ngrejnë më lart mobilizimin në punë, do të forcojmë më tej vigjilencën revolucionare si dhe do të kalojmë edhe më shumë unitetin me Partinë, duke zbatuar e vënë në jetë me sukses detyrat e Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.\n\nNë letrën e aktivist të Partisë të qytetit të Delvinës, ndër të tjera thuhet:\n\nNe dashurinë dhe entuziazmin e madh, i dashur shoku Ramiz. Ndërmarrja e re bujqësore, tregtare, linja e qilimave e sisakëve, të ngritura mbi këtë bazë, rregullimi i qendrës së qytetit me pallate të reja e lulishte të bukura, flasin për atë të vërtetë të madhe, se kjo Parti ka dalë e mendon për popullin.\nDuke përfunduar ata shkruajnë: Ndaj përherë të paster, të fortë e të patundur, do ta ruajmë besimin te Partia, dashurinë për Atdheun, lirinë e socializmin. Ditë e natë do të jemi në këmbë për të dhënë kontributin maksimal.\n\nVendimet e Plenumeve të fundit të KQ të Partisë, - shkruajnë punonjësit e ndërmarrjes artistike «Zef Kolombo», në Shkodër, - kanë hapur horizonte të reja në punën tonë, na kanë nxitur e mobilizuar për të punuar me laps në dorë e mendim krijues për të çuar përpara prodhimin, për të rritur të ardhurat për ekonominë tonë e për të rritur mirëqenien e punonjësve.\nKolektivi ynë punon kryesisht për eksport. Ne kemi kontrata me 12 shtete dhe mbi 35 firma të ndryshme tregtare. Fjala juaj në Plenumin e 10-të të KQ të Partisë na bën më të qartë, që të ndjejmë më shumë përgjegjësinë për fatin e prodhimeve tona, që të gjejmë rrugë e mundësi të reja që ato të çojnë sa më shumë tregje, për t’i sjellë sa më shumë fitime ekonomisë kombëtare dhe ndërmarrjes. Që këtë vit u na kemi ndjerële verdinë e efektivitetin e formave të reja të shërbimit që porositi Plenumi i 9-të i KQ të Partisë. Vetëm për 3-mujorin e parë, punëtorët që punojnë në prodhimet për eksport, si rezultat i tejkalimit të detyrave dhe të cilësisë së lartë të prodhimeve, kanë arritur të sigurojnë deri në pagë për përsosjen e nevojave të popullit me produkte bujqësore e blegtorale. Ky gëzim është jo vetëm i të 5400 familjeve kooperativiste, të cilat përfitojnë nga masat e reja që mori Partia, por edhe i tërë punonjësve të fshatit e të qytetit. Në tërë këtë lëvizje të madhe që ka ndezur Partia për revolucionarizimin e demokratizimin e mëtejshëm të gjithë jetës së vendit, organizatat e Partisë në rrethin tonë po bëjnë një punë më të organizuar në luftën kundër shfaqjeve të burokratizmit, duke eliminuar hallkat e tepërta e organikat e fryra, me pikësynimin që të revolucionarizohet më tej jeta e aparateve e administratave duke e zëvendësuar
Në letrën e aktivit të Partisë së qytetit të Delvinës, ndër të tjera thuhet:
Ne dashurinë dhe entuziazmin për Partinë e për fjalën Tuaj të zjarrtë, veç vatrave familjare e mjediseve të punës e shprehëm edhe një herë në aktivin e zgjeruar të Partisë të qytetit. I madh e i vogël u bë me krahë nga vendimet që mori Plenumi i 10-të i KQ të Partisë, për forcimin e mirëqenies tonë, të lirisë dhe pavarësisë së Atdheut. Me gjithë zemër themi «Ju paçim sa malet, në krye të Partisë».
Delvina e luftës dhe e socializmit, e shembullit të shkëlqyer të bashkimit vëllazëror midis shqiptarëve të minoritarëve, siç e kemi quajtur Ju, përditë e më tepër po merr pamjen e një qyteti bashkëkohor, me të gjitha objektet social-kulturore dhe është shndërruar në një zonë industriale me peshë në veprimtarinë prodhuese të rrethit. Më të bukur po ja bën jetën qytetit dhe njerëzve, zbatimi i porosive Tu-
NË 1 MAJIN PUNETOR ME SUKSESE TË REJA
\n\nDrejtim me lapsin e ekonomistit\n\n- MIRDITË -\n\nPër vetë treguesit veçojmë gjeologjinë, minierën e Gurthit, uzinën e bakrit, NPD-në, NGP-në etj. Le të sjellim disa të dhëna për këtë. Ja, p.sh, diçka për gjeologët. Të gjithë treguesit e planit si në volumin e punimeve ashtu dhe zbulimit të rezervave të bakrit etj. i kanë tejkaluar. Kështu ata vijnë në festën e klasës punëtore afro dy javë para të tjerëve, me rreth 2 mijë ml shpime me sondë tej planit të periudhës. Në ballë qëndrojnë sondistët e Gurthit e ata të Perlatit, ku drejtojnë Ndrek Ndoi dhe Frrok Doda, si dhe mjaft brigada të cilat tashmë punojnë për llogari të ditëve të fundit të muajit maj.\nMiniera e Gurthit, me drejtues Mark Nikolli e Mark Zefi ka dhënë mbi 2 mijë tonë mineral bakri tej planit. Ajo ka rritur efektivitetin përmes cilësisë së lartë të mineralit etj. Nga ky vendburim i është dhënë dorë këtë vit edhe eçjes gjithnjë me tejkalime të fabrikës së pasurimit të bakrit në Reps.\nKolektiv që me punë i tregon përherë, tiparet e klasës, është e-aja, për të dhënë kontributin maksimal.\n\ndhe ai i metalurgëve të Rubikut, që ka dhënë më shumë se dyra bakër blister, bakër të rafinuar, ndërkohë që repart i elektrolizës bëri të tejkalohen eksporti dhe si rreth.\nNë bisedë me drejtorin e NGP-së, Mark Riça, mësojmë se mendimi ekonomik në këtë ndërmarrje, sidomos pas planumit të 9-të, bëri që për tregues të tillë të efektivitetit si humbje fitim, të gjenden mënyra praktike për ndjekje ditore, të prodhimit. U rrit dhe përgjegjësia e kuadrove e specialistëve dhe mendimi krijues i tyre që në vendosjen e dokumentacionit ndëroperacional, që më parë mungonte. Efekti u tejkalua prodhimi industrial, eksporti për katër muajt është sa për 6 muaj të vitit të kaluar. Për herë të parë filluan të dalin në eksport prodhime, përveç bimëve medicinale. Për punë këmbëngulëse si gjithnjë, edhe gjatë kësaj periudhe katërmujore janë shquar sharrëtarët e NPD-së. Mikpunonjësit e NN minerave në Rubik, punonjësit e ndërmarrjes së urave, të ndërtimit etj.\n\nPAL MEHILLI
Minatorët e Memaliajit janë shembull
Në Tepelenë, SMT-ja bën emrin «1 Maji» dhe sa herë afron kjo datë këtu ndihet dhe shpesh ke rudo festa. Po si e pret ajo këtë vit? Në të gjithë treguesit me realizime.
Mjafton të themi se treguesi kryesor, vëllimi i punimeve të mekanizuara për 4 muajt janë realizohet 105 për qind.\nPo të tjerat si e presin festën? Në ballë të detyrave vazhdojnë të qëndrojnë minatorët e Memaliajit. Me 5000 ton qymyrguri mbi planin ata fillojnë punën për llogari të muajit 3 ditë më shpejt se kalendari. Edhe ndërmarrjet e tjera që kanë detyrë prodhimin industrial e tejkalojnë atë duke dhënë 2 milionë lekë mbi planin.\nEdhe punonjësit e prodhimeve për eksport vijnë ballëlartë në festë. Vetëm nga ndërmarrja e grumbullim përpunimit, ushqimore dhe pjyores eksporti realizohet 125 për qind duke dhënë mbi planin e periudhës 100 mijë lekë. Me arritje të mira e tejkalime e mbyllin 4 mujorin edhe punonjësit e parkut, të sistemit të tregtisë, të komunalës, etj.\n\nSEJEMEN GJOKOLI
E veçanta e këtyre ditëve në Librazhd
E veçanta e këtyre ditëve për klasën punëtore të rrethit është optimizmi që ka ngjallur Plenumi i 10-të i KQ të Partisë fjala e shokut Ramiz Alia.
Këto reflektohen qartë dhe në mobilizimin për realizimin e detyrave për të shkuar në festën e klasës punëtore, me arritje të reja.\nProdhimi i përgjithshëm industrial për 4 mujorin u realizua 8 ditë para afatit dhe synohet që deri në fund të muajit të jepen 4 milion lekë më shumë se plani. Me tejkalim është e ardhura neto e ndërmarrjes, eksporti, volum i punimeve të mekanizuara, punimet minerare etj.\nSi gjithnjë në ballë qëndrojnë minatorët e kromit, që duke punuar me rendiment 9 për qind më të lartë, deri tani kanë dhënë 3500 tonë mineral e 450 ml punime minerare mbi planin. Nga ky prodhim dhe rritja e cilësisë së mineralit me 2 për qind eksporti u tejkalua me 2.2 milionë lekë. Të gjithë sektorët janë me tejkalim e në mënyrë të veçantë ata të Pojskës e Mënnikut, që duke aplikuar format e reja të shpërblimit kanë arritur që disa nga objektet t’i përfundojnë para afatit. Ndërsa minatorët e hekur-nikelit mbi planin e kësaj periudhe kanë dhënë më shumë 1.5 milionë lekë prodhime industriale, 1 mijë tonë mineral e 150 ml punime. Në sektorin e Skroskës detyrat janë më të avancuara. Aty punohet për llogari të 10 ditëshit të dytë të muajit maj dhe deri në fund të prillit synohet të jepen 5500 ton hekur-nikel më shumë se 4 mujori. Edhe gjeologët e ndërmarrjes më të re të rrethit, që e-nde s’i ka mbushur 4 muaj si ndërmarrje e veçantë po i paraprijnë kërkesave të ekonomisë për vendburime të reja. Janë realizuar detyrat në të gjithë treguesit dhe së shpejti do të dorëzohen për shfrytëzim disa vendburime.\nMe arritje janë edhe sharrëtarët që kanë tejkaluar planin në prodhimin industrial, prodhimin e trupave, shtyllat e minierës, traversa e lëndë të sharruara. Sharrëtarët e ngrehinave të Sopoti e Steblevës kanë 20 ditë që punojnë për llogari të majit.\n\nESAT QUÇLARI
Shoku Ramiz Alia priti ambasadorin e Indisë
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Indisë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Xhulio Ribeiro, i cili paraqiti letrat kredenciale.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Shat Tozaj, drejtori i Ministrisë së Punëve të Jashtme Andon Berxholi dhe të tjerë.
(ATSH)
Fabrikë e re mielli në Tiranë
Dje në prag të festës së 1 Majit, si ndërmarrjen e grumbullim përpunimit drithit në Rajonin nr. 4 në kryeqytet, u përurua fabrika e re e miellit me afuësi përpunimi 120 tonë grurë që arrin kapacitetin e projektuar prej 90 tonë miell në 24 orë. Për ndërtimin e saj u kryen 25 mijë metra kub gërmime, u vendosën 486 tonë hekur, u hodhën 9 mijë metra kub betone, u bënë mijëra metra katrorë suvatuime, punime shtresash, rrugë e asfaltime, si dhe u montuan 280 tonë paisje e makineri, tubacione e konstruksione, kabina, tubacione e instalime afatgjata etj. Për ngritjen e kësaj fabrike moderne, punuan kolektivi i ndërmarrjes së ndërtimit «21 Dhjetori», si dhe ata të ndërmarrjeve të montimeve e industriale, të prodhimit të material ndërtimit, të kombinatit «Josif Pashko» etj.
Shiriti i përurimit u preu sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit, shoku Pirro Kondi, i cili përgëzoi punonjësit dhe i porositi ata të mirëmbajnë e shfrytëzojnë rregullisht fabrikën e re, të prodhojë miellra me rezerva e cilësi të lartë në realizoj të gjitha detyrat ekonomiko-financiare etj.
Nga kjo ceremoni i dërgua një telegram shokut Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia.
(ATSH)
Mendimi i masës – në themel të ligjeve tona
Dje në mbledhjet e komisioneve të Kuvendit
NGA PËRGATITJET PËR SESIONIN E ARDHSHËM TË KUVENDIT POPULLOR
Në vazhdim të përgatitjeve për sesionin e afërt të Kuvendit Popullor, dje paradite në Tiranë u mblodhën komisionet e përhershme të ndërtimit - transport - PTT-së dhe të arsimit - kulturës.
Deputetët e komisionit të përhershëm të ndërtimit - transport - PTT-së, të kryesuar nga Zenel Hysa, duke diskutuar rreth propozimit të Këshillit të Ministrave për projektligjet theksuan se mbledhje të tilla janë të një rëndësie të veçantë. Ca më shumë që ato bëhen në frymën e Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror. Përgjegjësia e deputetëve për të diskutuar është jo vetëm e tyre, por në radhë të parë, për masat punonjëse që përfaqësojnë. Ndaj mendimet që u sollën, pyetjet, ndërhyrjet e bënë takimin e deputetëve aq të përshkuar nga fryma e debatit të shëndoshë.
Ata ishin njohur që më parë me projektligjet, i kishin studiuar ato, madje ishin tërhequr në mënyrë të organizuar edhe problemet që kanë ngritur punonjësit. Pyetjet u bënë të drejtpërdrejta e për çështje që lidhen me punët, me vështirësitë që mund të dalin në proces të materializimit të vendimeve të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë. Në projektligjin për ndërmarrjet p.sh., u diskutua më gjerë. Ndërkohë pati edhe propozime për ndryshime ose formulim më të saktë për të mos lënë dykuptimësi në interpretimin e neneve të veçanta. Të veçojmë ndonjë pyetje, për të cilat u kërkua sqarim nga deputetët.
- Si do të veprohet, ç'rugë do të ndiqet, në qoftë se një ndërmarrje nuk do të plotësojë të ardhurat? Ku do të sigurohen fondet për riprodhimin e zgjeruar? - pyeti deputeti i rrethit të Skraparit, Safet Saliasi.
- Unë mendoj se shqetësim mbetet sigurimi i bazës materiale, zba-
(Vijon në faqen 2)
shmarrëdhëniet e ndërmarrjeve tona duke u të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. të ndërtimit - transport - PTT-së dhe të arsimit - kulturës.
Deputetët e komisionit të përhershëm të ndërtimit - transport - kërkua sqarim nga deputetët.
- do të sigurohen fondet për riprodhimin e zgjeruar? - pyeti deputeti i rrethit të Skraparit, Safet Saliasi.
-
Diskutime e zbatime
Edhe në rrethin e Lezhës, tani nga tre sesionit të Kuvendit Popullor, deputetët, si përfaqësues të popullit po marrin takim me zgjedhësit e zonave të tyre. Deputetja e zonës së Bregut të Matit, Terezë Jaku, ka zhvilluar disa takime me zgjedhësit, ku u diskutua çështje për detyrat që shtroi Plenumi i 10-të për përmirësimin e furnizimit të fshatarësisë me qumësht e produkte blegtorale, përmes fuqizimit të oborrit vetjak. Ata ishin të mendimit se bagëtitë e tufëzave të shpërndahen dhe ka filluar kjo punë, shpërndarja nëpër familje si në Shpiten, Zajmen, Tale dhe vazhdon në fshatra të tjerë. Gjithashtu u bënë pyetje e u sqaruan në lidhje me ngritjen e institutit të rehabilitimit, të Ministrisë së Drejtësisë, të avokaturës etj., projektligje për të cilat do të paraqiten në sesionin e ardhshëm të Kuvendit Popullor.
ALBAN MATI
Vlerësim për nismat dhe kompetencat e bazës
- Këto ditë, para mbledhjes së komisionit të Kuvendit Popullor ku bij pushtet, shkëmbeva mendime me punëtorë, kooperativistë e specialistë të sektorëve të ndryshëm, thotë deputeti i rrethit të Kolonjës Bashkim Fejzullari. - Mendimet e tyre më duken me vlerë dhe ato do t’i diskutoj edhe në mbledhjen e komisionit. Disa prej tyre janë: në projektligjin «Për çmimet dhe tarifat» për të fuqizuar faktorët ekonomikë për zhvillimin e prodhimit bujqësor e blegtoral në të gjitha zonat e vendit, parashikohet që marrëdhëniet e
(Foto: M. Xhufka)
Peshkatarë të Prespës para nisjes për gjueti.