29/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 prill 1990

NË 1 MAJIN PUNËTOR ME SUKSESE TË REJA

Ballafaqim i bukur - VLORE - Sipas të dhënave, prodhimi i përgjithshëm industrial për periudhën janar – prill u plotësua para afatit 100,2 për qind. Arritje të kënaqëshme janë shënuar edhe në eksport, i cili u plotësua 101,1 për qind, ku shembullin më të mirë po e japin minierën e bitumit në Selenicë, ndërmarrja artistike, fabrika e çantit, kooperativa bujqësore e Nartës etj. Në shkallë rrethi janë plotësuar gargullimi i mallrave me lekë në dorë, riparim-shërbimet dhe punimet me porosi për popull, vëllimi i transporteve etj. Rritja e frytshmërisë së prodhimit, duke vënë theksin në plotësimin e të ardhurës neto të ndërmarrjes, ka ndikuar në plotësimin e planit nga shumë qendra pune e prodhimi. Mbi 90 për qind e ndërmarrjeve të sistemit të industrisë e tejkaluan detyrat për periudhën 4-mujore. Veçojmë arritjet e kolektivit punonjës të sharrë-kërrimit për naftë e gaz, që dhanë 1700 m shumë tej planit; të ndërmarrjes së veshjeve, që dhanë tej detyrës së prodhueshëm me vlerë 1 milion lekë; portit detar etj. Para kohe e përshëndetën festën edhe kolektiva të tjerë, si miniera e bitumit në Selenicë, uzina mekanike «Kastriot Muço», ndërmarrja artizanale, ajo e grumbullim-përpunim-dhrit, e prodhimit të mish-qumështit etj. Me lajme të mira vijnë në festë edhe punonjësit e sektorit të bujqësisë. Në shkallë rrethi përfunduan në kohë e me cilësi fushat e grumbullimit. Të gjitha detyrat e 4-mujorit ajo i mbylli brenda 25 prillit. Deri më 1 Maj ky kolektiv po punon të japë 400 mijë lekë prodhime tej planit. Minierave të rrethit po u prin me tejkalime miniera veriore e Bulqizës. Vetëm sektorët drejtojnë Rrahim Ademi dhe Xhevat Elezi po punojnë të japin në prag të festës nga 1 mijë tonë mineral tej kalimit. Format e reja të shpërblimit, veçanërisht flamuri i shtabit qendror të emulacionit socialist, janë bërë nxitje për të ecur me ritmikë të lartë. Mjaft ndërmarrje po bëjnë këto ditë bilance edhe për kursimin e materialeve të ndryshme dhe të lëndës së parë. Të tillë objektiva plotësuan gjeologët e Bulqizës dhe ata të ndërmarrjes-minierës. Shembull të mirë po japin edhe shof erët e parkut në kursimin e karburantit, punëtorët e NPN-së, etj. 32 ndërmarrje që tani kanë filluar të punojnë për llogari të pesëmujorit. FRANO CAKA … den edhe kolektivë … në Selénicë, uzina mekanike «Kastriot Muço», ndërmarrja artizanale, ajo e grumbullim-përpunim-drithit, e prodhimit të mish-qumështit etj. Më lajmë të mira vijnë në fshat në kohë e me cilësi fushatat e stinës, si: mbjellja e misrit, fasuleve, duhanit, perimeve etj. Për periudhën katërmujore u tejkalua gjithashtu prodhimi i perimeve 5 për qind, ndërsa dorëzimi i tyre 15 për qind, dhe u plotësua dorëzimi i qumështit dhe i mishit.

Tregues tej planit në Kukës

Janë jo të pakta kolektivat që i mbyllën para afatit detyrat e 4-mujorit. Minatorët e Kalimashit dhanë 5 mijë tonë mineral kromi tej planit, ndërsa punëtorët e fabrikës së pasurimit në këtë ndërmarrje e tejkaluan detyrën rreth 800 tonë koncentrat. Objektivat vjetore kolektivi i kësaj ndërmarrjeje i bëri realitet që tani. Plenumi i 10-të u bë një frymëzim i ri për objektiva më të lartë, ndaj kolektivi u zotua që deri në fund të vitit të japë 1 mijë tonë koncentrat dhe 8 mijë tonë mineral kromi tej detyrës. Cila është… presin 1 Majin? Metalurgët po punojnë me makord për remontin e uzinës, e cila do të përfundojë 6 ditë para afatit. Inxhinieri Dimër Osmani, thotë se duke vënë në funksionim uzinën para afatit, ata do të prodhojnë më shumë se detyra rreth 70 tonë bakër blister. Ndërkohë gjeologët për të shtatin vit radhazi e presin festën e klasës me tejkalime, duke rritur rezervat për kromin, bakrin e mineralet të tjera. Në pararoje janë sondistët e ekspeditës gjeologjike të Golajt. Në të tilla gjurmë të reja të rritjes disavjeçare ecën e një tradite të mirë disavjeçare ecën edhe ofiçina mekanike. Por 1 Majin e presin gëzueshëm e me detyra të plotësuara edhe kolektiva të tjerë si siksade punueset, shar-rëtarët, shoferët dhe punonjësit e industrisë ushqimore. … marrje të larta, ndërsa kromi tej detyrës. Cila është veçoria e plotësimit të treguesve të tillë? Ajo lidhet me përdorimin e formave të shpërblimit, që i kanë tërhequr më shumë punëtorët në plotësimin e tejkalimit të detyrës së ngarkuar dhe për rritjen e rendimentit. Po punonjësit e tjerë si po e…

NË VIZIONIN E SOTËM E TË NESËRM TË NDËRTIMEVE NË SHQIPËRI

- SHOKU RAMIZ ALIA VIZITOI EKSPOZITËN E ARKITEKTURËS TË INSTITUTIT TË STUDIMEVE E PROJEKTIMEVE NR. 1 - Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, vizitoi dje paradite ekspozitën e arkitekturës që ka hapur Instituti i Studimeve e i Projektim eve nr. 1 në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet. Shoku Ramiz Alia u takua me arkitektë, urbanistë e punonjës të tjerë të këtij Instituti, që kishin dalë për ta pritur atë. Pasi u përshëndet me të pranishmit, i shoqëruar nga ministri i Ndërtimit, Ismail Ahmeti, dhe arkitektët e Institutit, ai u ndal në fillim tek disa vizatime, planimetri e skica të planit rregullues të Tiranës. Arkitekti Klement Kolaneci, i foli për punën që bër ë urbanistët për këtë qëllim, duke treguar konkretisht atë ç’parashikohet të bëhet në kryeqytet jo vetëm në qendër, por edhe në periferi të saj. - Kush është marrë me këtë punë konkretisht? - pyet shoku Ramiz. Ai të na tregojë më hollësisht. Dhe inxhinieri urbanist Gjergji Kotmilo, tregon për punën e tij e të sektorit që drejton. - Ja, këtu kemi edhe këta djem e vajza që kanë mbaruar vjet degën e arkitekturës në universitetin tonë, që kanë punuar për këtë, - thotë ai. - Ky plan rregullues i Tiranës, - thotë shoku Ramiz, - ka strukturën që i përgjigjet një qyteti të madh. P.sh., qendrën e Tiranës si mendo ni se e kemi sot? A duhet Tirana një qytet me 300 mijë banorë të ketë vetëm një qendër? Hapet kështu një diskutim, ku hyjnë në bisedë edhe inxhinierë e arkitektë të tjerë: - Unaza e sotme e Tiranës, - vazhdoi shoku Ramiz, - mendoj se është e mbingarkuar. Transporti, gjithashtu, ka vështirësi. Nuk është vonë për të menduar edhe për çështjet ekologjike, prandaj do të thosha ka studime për unazën e dytë? Urë e di se në parim është aprovuar nga qeveria po pse nuk fillon puna për të? Duke kaluar në stenda të tjera të ekspozitës, shoku Ramiz ndalet në disa planimetri të qyteteve të tjera të vendit. - Të bukura janë, - thotë ai, - por me siguri që edhe ju keni vënë re se shumë qytete tonat i ngjajnë njëri-tjetrit e të duken njëlloj, sepse kanë ndërtesat njëlloj. Nuk dallohet as qyteti alpin nga ai i fushës. Prandaj duhet menduar si të largohen nga nga skemat burokratike të deritanishme. Arkitektët janë edhe artistë, - thotë ai, - janë njerëz me shije të holla. Dhe përsëri biseda për ndërtime. - Vihet re që qytetet tona, përgjithësisht, po shihen drejt fushës, Tërheq vëmendjen shoku Ramiz. - Kjo bëhet për lehtësi ndërtimi apo edhe për arsye ekonomike, siç është kostoja e themeleve. Tirana p.sh., mund të shtrihet edhe nga mali i Dajtit, po jo vetëm Tirana, por edhe Durrësi drejt kodrës, edhe Lushnja, Fieri dhe Lezha etj. Me interes ishte edhe studimi për edhe shpërndarja e arkitektëve e urbanistëve në rreth e rrotull, - vë re kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor. - Kështu, në qytet të mëdha, si Kavaja, Peqini e ndonjë të tjetër, ata mungojnë e punën e tyre e kryejnë zyrat urbanistike të Durrësit apo Elbasanit. - Ja, kjo nuk është aspak e drejtë, - thotë shoku Ramiz. Interes të veçantë kanë ngjallur vizitorët e shumtë që kanë parë deri tani këtë ekspozitë tipet e reja të banesave. Arkitekti Spiro Bakëllbashi thotë shokut Ramiz so për këtë është bërë një punë e mirë nga Instituti i Projektimeve dhe tregon skicat e maketet e këtyre banesave. Ato janë të bukura e funksionale. Shoku Ramiz interesohet për koston e tyre dhe shton: - Kam përshytyjen se në përgjithësi kostoja e ndërtimit po rritet. Mos kemi të bëjmë me rritje artificiale nga mbivlerësimi i faktorëve sizmikë etj., sepse, me sa shoh, disa nga ndërtimet tona janë qokha të rënda... Pastaj biseda u përqendrua tek larmia e tipeve të ndërtesave e në mënyrë të veçantë të apartamenteve në ndërtesave, vë re se ndonjë variant e kanë të përshtatshëm. Në një maket paraqiten disa variante që ndryshojnë në formë brenda së njëjtës kubaturë. Pra, synohet të arrihet që qytetari, përpara se të marrë apartamentin, të zgjedhë variantin që i pëlqen. - Shumë mirë e keni menduar, - thotë shoku Ramiz, - por a realizohet dot kjo; sepse unë mendoj se duhet shkruar edhe më tutje, deri në atë që qytetari të ndërtojë edhe vetë me porosi, duke zgjedhur ata tipa që i serviren ju. Duke kaluar në një stendë tjetër shoku Ramiz, thotë: «Po shoh këtu ekspozuara edhe piktura dhe qëndisma të bukura». Dhe mëson se ato janë punime të arkitektëve të këtij Instituti. - Arkitektët janë edhe artistë, thotë ai, - ndërtime. - - tërheq vëmendjen shoku Ramiz. - Me interes ishte edhe studimi për mi maksimale me të cilën e njohu arkitekti Renato Konomi. - Këtu, - tha shoku Ramiz, - po shoh vizatime të bukura. Edhe mobiljet i keni vizatuar bukur. Po a i përgjigjet imagjinatës suaj puna e industrisë së mobiljeve? Thuhet se ka shumë rikonstruksione apartamentesh, po kështu edhe ndryshime të mobiljeve nga njerëzit që hyjnë në shtëpi të reja, sepse nuk përshtaten me njëri-tjetrin. Duke folur pastaj me ministrin e ndërtimit, Ismail Ahmeti, shoku Ramiz, theksoi se synimi i punonjësve të ndërtimit duhet të jetë kufizimi i punës me dorë. Këtë e kërkon koha, por e tregon edhe kjo punë kaq e mirë dhe shumë e lavdërueshme e shokëve arkitektë te Institutit të Projektimeve nr. 1. - Revolucioni në ndërtim, - tha shoku Ramiz, - ashtu siç po e shohim në këtë ekspozitë, do mbështetet në radhë të parë, nga industria e materialeve të ndërtimit. Se ja, në projekte, p.sh., ngjyrat ju arkitektët i keni të bukura, shumë të bukura; por në praktikë janë të shpëlara e pa estetikë. Në bisedë me punonjës të këtij Instituti, duke i përgëzuar për këtë punë kaq të bukur e me fantazi, shoku Ramiz tha: - Ju arkitektët, urbanistët, ndërtuesit, jeni në pararojë. Bëni shumë më mirë që e keni hedhur në skica fantazinë tuaj. Edhe ekspozita është gjë shumë e mirë. Ajo nxit mendimin e njerëzve, kritikat dhe sugjerimet e tyre, të cilat janë shumë të dobishme. Ndërtuesit që në fillim kanë qenë në pararojë. Shqipëria doli nga Luf ta e shkatërruar. Duhej ngritur çdo gjë nga e para. Kjo barrë u ra ndërtuesve. Zhvillimi i mëtejshëm i vendit i vuri ata përpara detyrash të reja dhe përparimet kanë qenë të rëndësishme. Kjo ekspozitë nuk do të mund të mendohej as para 15-20 vjetësh. Bile edhe sot nuk realizohen dot tërë ato ide që keni. Prandaj thashë që duhet t’u ndjekë ndërtimi, i cili duhet të përgatitet për një aksion të madh e të rëndësishëm, që ka të bëjë me zgjidhjen rrënjësore të problemit të strehimit të popullsisë, të cilin Partia e vlerëson si një çështje prioritare. Imagjinata juaj do mbështetet. Ju përgëzoj edhe një herë për punën e bukur dhe paçi suksese. Shoku Ramiz Alia u largua nga ekspozita i përcjellë me dashuri e ngrohtësi nga punonjësit e Institutit të Studimeve e të Projektimeve

Vjet të kritikuar, tani në pararojë

- LEZHË - Në çdo analizë pune në rreth gjatë vitit të kaluar kritikohej ndërmarrja tregtare, ndërmarrja ushqimore dhe prçti detar. Gjatë prit-… natyrisht duke përfshirë edhe tremujorin, ato arritën të shijojnë kryet e vendit në treguesit e garave. Kjo erdhi duke forcuar kontrollin dhe drejtimin ekonomik, duke iu larguar formave të administrimit e forcës së urdhërit burokratik. Në bisedë me drejtorin e ndërmarrjes tregtare, Ismail Sokol… mësojmë se detyrat janë realizuar 129.5 për qind. Edhe në ndërmarrjen ushqimore, pas një kritike të rreptë në muajin janar kthesa filloi e menjëhershme. Prodhimi i përgjithshëm industrial është tejkaluar deri tani 9 për qind. Këto ditë pas Plenumit të 10-të në këtë kolektiv, po shikohet mundësia e një riorganizimi të ri në sektorë e reparte, duke u prerë zgjidhjet shumë hallkave të panevojshme. Së fundi: porti detar. Ndoshta këtu ia vlen të ndalojmë në një shkrim të veçantë, por së paku e- dhe në këtë korrespondencën diçka duhet thënë për punën më të mirë për administrimin e pronës, që ka qenë gjithnjë problem. Tani në prag të 1 Majit ata u gëzuan, si të thuash, në vendin e tretë të «tabelës së klasifikimit» të punonjësve pararojë në rreth. për me ndi në rreth të hirë vë- kuar me të gjen- [pjesë e prerë dhe e palexueshme] (SH) … të punonjësit e ndërtimit, që në vitet e kaluara kritikoheshin. Gjatë pr…

Me përgjegjësi qytetare në çdo detyrë

- U mblodh Plenumi i Komitetit Qendror të BRPSH-së - Dje paradite, në një nga sallat e Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës, në kryeqytet, zhvilloi punimet plenumi i Komitetit Qendror të BRPSH-së. Dje paradite, në një nga sallat e Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës, në kryeqytet, zhvilloi punimet plenumi i Komitetit Qendror të BRPSH-së, i cili diskutoi për detyrat që i dalin organizatës së rinisë për zbatimin e vendimeve të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë dhe të porosive që shoku Ramiz Alia dha në fjalën e tij në këtë plenum. Merrnin pjesë edhe sekretarë të komiteteve të rinisë të rretheve, rajoneve, repartëve ushtarake, shkollave të larta të vendit, veprimtarë të kësaj organizate dhe të ftuar të tjerë. Pasu u bë zbërthimi i detyrave të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë plenumi u ndal në analizën e punës së bërë nga organizata e rinisë, duke vënë theksin në gjallërimin e mëtejshëm të jetës së brendshme, në përmirësimin e gjithanshëm të punës edukative me anëtarët e saj, si dhe u rrahën mendime u bënë debate për të pasuruar aksionet dhe veprimtaritë e tjera të rinisë në dobi të rritjes së prodhimit dhe të forcimit të edukimit të saj. Në një nga seancat e mbledhjes, sekretari i parë i Komitetit të Rinisë i rrethit të Shkodrës, Ali Laçej, i njohu pjesëmarrësit me drejtimet e lëvizjes revolucionare «Si është rima sot, është Atdheu nesër», që kanë ndërmarrë të rinjtë shkodranë, për të cilën ata kanë shkruar edhe një letër udhëheqësit të dashur, shokut Ramiz Alia. Ndër objektivat kryesore të saj janë: përmirësimi i punës për edukimin atdhetar dhe forcimin e bindjeve të shëndosha për socializmin, rritja e kontributit të organizatës së rinisë në veprimtaritë politike dhe veçanërisht në procesin e demo-

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI MBRETËRESHËS SË HOLANDËS

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi… Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi një telegram urimi mbretëreshës së Holandës Beatriks: «Me rastin e përvjetorit të festës suaj kombëtare, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, i dërgoj Madhërisë Suaj përshëndetjet e ngrohta dhe popullit holandez urimet më të mira për lumturi e begati». (ATSH)

Vazhdojnë mbledhjet e komisioneve të përhershme të Kuvendit Popullor

Komisioni i përhershëm i industrisë nën drejtimin e kryetarit të tij, deputeti Llazar Koka, diskutoi për projektligjin e regjistrimit të popullit. Në këtë çështje u diskutua gjerësisht. Mendime të vlefshme dhanë specialistët e ftuar, të cilët gjatë shpjegimit të problemeve, që dalin duke vënë në jetë mekanizmin e ri ekonomik, nxitën deputetët për të gjykuar nëse mund të bëhen propozime për ndryshime në drejtimin dhe ndonjë nen që nuk ishte i plotë dhe i saktë. Kështu p.sh. nisi nga veprimtaria konkrete e ndërmarrjeve në projektligjin «për ndërmarrjet» u vendos të bëhen propozime. Në nenin 3 të shikohet problemi që ka të bëjë me shpërndarjen e të ardhurave që sigurohen nga eksporti, të cilat në projektligj thuhet se i takojnë vetëm ndërmarrjes që realizon prodhimin përfundimtar. Kontributi është i disa kolektivave, atëherë përse të përfitojnë vetëm disa?, thanë deputetët. Komisioni diskutoi gjatë për realizimin e drejtimit ekonomik me llojin e vetë vetëfinancimin për riprodhimin e zgjeruar. Deputetët Haki Fejzo, Ndoc Marku, Bardhosh Gjini, Pandi Stefa etj. dhanë mendime se si mund të rregullohen me ligj disa probleme që kanë të bëjnë me veprimtarinë konkrete të ndërmarrjeve. Në këtë kuadër u miratua që të bëhet propozimi për shtimin e dy neneve. I pari të ketë objekt funksionin materialo-teknik të ndërmarrjeve dhe detyrimet që rrjedhin, ndërsa i dyti problemet që lidhen me transportin. Duke marrë vendimin me të pestën komision u ra dakord që të bëhet shtesë lidhur me transportin dhe që dhe të bëhet edhe lidhja e ndërmarrjet për të hapur sektorë me prodhim jashtë profilit (kur ia mundësojnë) për të lehtësuar me… Komisioni i parë i Kuvendit Popullor bëjnë me veprimtarinë konkrete të ndërmarrjeve. (Vijon në faqen 2)

[Foto e punonjëseve në repartin e prodhimeve të një ndërmarrjeje ushqimore.] Çast nga puna në repartin e prodhimeve të sheqerit të ndërmarrjes ushqimore në Sarandë. (Foto: G. Xhengo - ATSH)

NË KËTË NUMËR

● NE VIZIONIN E SOTËM E TË NESËRM TË NDËRTIMEVE NË SHQIPËRI. (f. 1) ● SI TA QUAJME: EKIP APO KONTROLL? (f. 2) ● NE KËRKIM TË KOHËS SË HUMBUR. (f. 3) ● BASHKËNIMI POLITIK EVROPIAN NË REND TË DITËS. (f. 4)