02/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 maj 1990

MBARË SHQIPËRIA FESTOI PLOT GËZIM 1 MAJIN

Shoku Ramiz Alia mes punonjësve korçarë

- Piknik popullor në kodrat rreth qytetit - U ngritën me një gëzim të madh në zemra korçarët këtë ditë të parë të majit. Tashmë të gjithë ata, i madh e i vogël, e kanë marrë vesh që në piknikun e 1 Majit do të kenë në gjirin e tyre shokun Ramiz Alia. E në këtë mëngjes, që erdhi i kthjelltë e i ngrohtë, grupe-grupe njerëzit i ngjitëshin kodrës së bukur përmbi qytet nga rrugicat karakteristike. Lëndinat me bar të butë rrethuar nga akacie e drurë të tjerë që kanë gjelbëruar, mbushen me harenë e mijra qytetarëve të Korçës. Kështu vinim këtu dikur djemtë e Liceut, zanatçinjtë e varfër, anëtarët e grupit komunist të Korçës. E këto lëndina ktheheshin në qendra të edukimit atdhetar e revolucionar të rinisë korçare. Grupe të rinj u bien kitarave, më tej këngëtarët e grupit karakteristik «Lira», që ja kanë marrë këngëve të mocme patriotike. Në një moment vendin e këngëve e të melodive e zënë duartrokitjet e brohoritjet. Mes këtyre njerëzve të gëzuar vjen shoku Ramiz Alia. Ai shoqërohej nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Vangjel Çerrava dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Krastafillaku. Të gjithë duan t’i dalin përpara udhëheqësit, ta takojnë e ta urojnë për festën e punëtorëve. Shoku Ramiz Alia shtrëngon duart me punëtorë, me veteranë, me të rinj, përkëdhel me dashuri vogëlushët, që në këto çaste nuk mund t’i për-mbash. (Foto: ATSH) - Mirëseerdhët, shoku Ramiz! Gëzuar 1 Majin! - e uron drejtorja e kombinatit të trikotaževe, Anastasi Beri. - Mirësejugjeta! Gëzuar për shumë vjet me të mira e suksese! - thotë i qeshur ai, ndërkohë që punëtorët e këtij kombinati e kanë vënë në mes dhe e ftojnë të ulet disa çaste me to. Ai ulet e ndër- kohë fillon një bisedë e lirë, e gëzuar si në festën e një familjeje të madhe. - Jemi të lumtura, shoku Ramiz, që erdhët së pari mes kolektivtit tonë. Por edhe na takon se jemi 3500 shoqe që punojmë në kombinatin. Shoqet tona janë jo vetëm punëtore të mira, por edhe nikoqire të zonja. Shoku Ramiz Alia ngre dolli me punëtorët, i uron ato për festën e tyre dhe ndërkohë të gjithë ja marrin këngës «Debora zbardhi malet». - U kënaq kaq, mes jush, - thotë shoku Ramiz, - në këtë vend të bukur prej nga shihet qyteti, mes këngëve kaq të bukura korçare. Koha kalon shpejt e ndërkohë edhe në grupe të tjera presin me padurim të takohen me udhëheqësin. «Na rrihi dhe ca shoku Ramiz» thonë sytë e gëzuar të punëtorëve. Sikur është «prishur» pak rregulli tani. Njerëzit lënë vendet e ty-

Një ditë si kjo të zë vend në shpirt

Mbresa Kur të vjen një mik në shtëpi, me raste festa e në rast gëzimi familjar, hareja ndizet edhe më shumë. Po kur një qyteti të tërë, si kësaj radhe Korçës i vjen për mik udhëheqësi i dashur i Partisë dhe i popullit, shoku Ramiz Alia, për të kaluar së bashku me korçarët festën e 1 Majit, atëherë gëzimi, ndizet në tërë vatrat korçare. E vjen e bëhet e tillë kjo festë sa jo vetëm punëtorët e mencur e me duar të rëgjura, jo vetëm flokëbardhët, por edhe vogëlushet që mbajnë në duar zambakët e bardhë, me siguri s’kanë për ta harruar. Gazetari e ka disa të vështirë të fokusoje gjithë këtë gëzim. E kam zili, për shembull, operatorin Rakip Zeneli, që e ka drejtuar kameran e tij tek disa vogëlushe që rreken të hipin në një pemë e të vështrojnë sesi, atje lart te kodra ku është «zc-mra» e këtij pikniku të madh shoku Ramiz bisedon gju më gju me punëtorët. E kam zili kolegen Zamira, e cila për t’i dhënë sa më shumë ngjyrë radiokronikës, në këto çaste për të cilat po flas, shkon të incizojë zërin e korit të njohur «Lira», ku për çudi shoh të këndojë edhe Jani Balltën, sekretar i komitetit të Partisë të rrethit. Kënga është vërtet e bukur. Koli Kondakçiu e Pirro Suljoti me shokë e këndojnë atë tërë pasion. Dhe kënga të rrëmben si ajo pikutura e Abdurahim sipër ta bëj. Atë e bën vetë lexuesi. Por e kisha fjalën te kolegët e mi të shtypit... Në fund të fundit të tërë së bashku besoj se do t’ia japim njerëzve këtë intimitet e bukuri të kësaj dite në mes popullit dhe shokut Ramiz. Si ishte organizuar pikniku? Para se t’i përgjigjem kësaj pyetje do të desha të bëj një retrospektivë të vogël. Në takimin që pati në Korçë, ndër të tjera shoku Ramiz tha: «Dëgjimi i zërit të masave është edhe problem kulture, edukatë, traditë dhe kualitjet ideologjike». Edhe organizimi i kësaj feste në Korçë i sintetizon këto faktorë në një. Mund të thuhet me plot gojën se tradicionalisht korçarët e kanë organizuar këtë festë siç kanë dashur, me mjaft kulturë. Edhe sot ndjehej në tërë mjediset pesha e traditës... ... Njerëzit i sheh grupe grupe, fëmijarisht apo në kolektiva si në ndërmarrje, shoqërish, djema e vajza, bashkë, ashtu të ulur mbi qilimat që kanë shtruar mbi barin e njomë. Vetëm gjysma e korçarëve janë sot këtu, mësojmë. Gjysma tjetër, veçanërisht, me të rinjtë, të sapo dashuruarit apo çiftet e rinj; ata që siç thuhet kanë guinën, për të çelur, pra janë më të fortë fizikisht, janë ngjitur përpjetë malit të Moravës. - Unë gjer këtu e kam, - thotë Koli Kondakçiu, veteran i grupit «Lira». Rinia ngjitet atje lart dhe na bën me dorë nga Morava. - Edhe ti si i ri ngjan, i them, po e emri në 53-54 vjeç. Më... dhe e çmoj nga 53-54 vjeç. Ndërsa ai na qenka as më shumë e as më pak se sa 70 vjeç. «Të tillë, thotë, më ka mbajtur muzika». - Hajdeni sonte në pallatin e sportit se kemi një koncert të mirë. Reflet ai me siguri, sikur të ishte një korist në korin e Teatrit të O- [pjesë e prerë] (Vijon në faqen 2) ngjyrë radiokronikes, në këtë çast e korit të njohur «Lira», ku për çdo Partisë të rrethit. Kënga është vërtet e bukur. Kolë Kondaqiu Dhe kënga të rrëmben, si ajo piktura e Abdurahim Buzës «Azem Galica çan rrethimin». «Lum ai që të do ty/ Mjerë ai që të shan ty/ Gjarpëri do ta hajë.» I këndojnë menjëherë. Zëri i ëmbël i tyre, si flladi mbi këtë kodra, ku sapo ka nisur të gjelbërojë pylli, më duket se ngjitet gjer lart në mal të Moravës. Komentin për aktualitetin e këngës nuk po e marr për-

VENDIME QË KËRKOJNË PUNË DHE BESIM NË TË ARDHMEN

- NGA BISEDAT ME PUNONJËSIT PJESËMARRËS NË FESTE - - Nuk kisha ndërmend të mbaja fjalim para jush, se nuk jemi mbledhur për punë, por për të festuar e për të gëzuar, - u tha punëtorëve të kombinatit të trikotaževe shoku Ramiz, duke i uruar për 1 Majin, kur vajti t’i takonte aty ku ishin vendosur për të kaluar bashkërisht këtë ditë të shënuar. - Por, - shtoi ai, - entuziazmi juaj për Partinë, kjo atmosferë kaq frymëzuese që kemi para syve, mendimet që shfaqët, më nxitin të them edhe unë disa fjalë. Nëqoftëse ndonjërit ia kemi prishur rehatinë me këtë grumbullim që u bë, të na falë. - Përpara këtu jemi ne, - thotë dikush me zë të lartë. - Ne duam të të kënaqim. - Edhe unë erdha me shumë kënaqësi këtu në Korçë për festën e 1 Majit, - vazhdoi shoku Ramiz. - Sivjet bëhen 100 vjet që nga festimi i parë i kësaj dite. Korça është nga ato qytete ku 1 Maji është festuar që në fillim të shekullit. Është gjë e bukur që kjo festë në çdo rreth të vendit ka karakteristikat e veta. Ju, korçarët veçanërisht e organizoni mjaft mirë dhe me kulturë. Partia punon që populli të ketë sa më shumë gëzime. Socializmi është vepër e masave dhe pikërisht masat duhet ta gëzojnë atë, siç e gëzojnë të ne. Partia, - tha më poshtë shoku Ramiz, - ka vënë të gjitha forcat që At(d)heu të përparojë, që socializmi të zhvillohet më tej, që jeta e njerëzve të bëhet më e pasur. Në Plenumin e 10-të ajo vendosi atë që donte populli. - Jemi bërë më krahë, - thotë një punëtore. - Edhe fjalët tuaja entuziaste përshtaten këtu tregojnë, - i përgjigjet shoku Ramiz. - Prandaj jemi optimistë që këto vendime do të vihen në jetë. Kjo është një ditë më e vështirë se marrja e vendimeve. - Duhet të ecim dhe të bëjmë në të ardhmen, e vazhdon bisedën një punëtor tjetër, - shoh e parë punë ka mallra. - Shumë drejt! I paske kuptuar vendimet e Plenumit, - i drejtohet atij shoku Ramiz dhe përgëzon. - Ju punëtorët i keni përvetësuar edhe më shpejt e më mirë se disa që duan të tregohen të mençur. Socializmi është një rend që e ka në dorë tërë populli, - tha pastaj shoku Ramiz. - Veçanërisht e tij për të ecur në rrugë të drejtë është garancia e socializmit. Njerëzit tanë e çmojnë punën dhe veprën e Partisë, se aty kanë jetën e tyre. Plenumi i 10-të iu përgjigj kërkesave të kohës, nivelit të zhvillimit të vendit. Thelbi i tij është që kudo punëtorët, fshatarët, intelektualët, ta ndjejnë veten zot të vendit. Shqipërinë populli e ka bërë të tillë siç e kemi. Pushteti që doli nga lufta nuk iu imponua vullnetit të masave, ai ishte pikërisht vullneti i tyre. Prandaj vendimet që u morën në Plenumin e fundit janë vazhdim i kësaj tradite. Duhet të jemi të vetëdijshëm se punët që kemi përpara janë të vështira. Por në 45 vjet socializëm asnjëherë s’e kemi parë të lehtë. Rruga që kemi përshkuar është e mbushur me luftëra e fitore. Rinia e sotme gëzon të mira të krijuara me mundim dhe djersën e shumë brezave. Ajo nuk e ka të lehtë ta përfytyrojë si qa(n)ë e kaluar, sepse s’e ka jetuar atë. Vetëm Partia, vetëm pushteti i popullit, vetëm socializmi, vetëm ajo vijë e ajo politikë që kemi ndjekur kanë bërë të mundur transformimin rrënjësor të Shqipërisë. Këtë rrugë që kanë hapur brezat me gjak, punë e vetëmohim duhet ta vazhdojmë, se është për të mirën e popullit, për të mirën e Atdheut. Armik(t)ë, - thekson shoku Ramiz, - kanë bërë e bëjnë përpjekje të na shmangin nga kjo rrugë. Ata duan ta kthejnë rrotën e historisë prapa. Të tjerët i dinë vetë punët e tyre, por ne shqiptarët jemi të vendosur për të mos u kthyer në të kaluarën. Një gjë e tillë do të thoshte ta lësh popullin pa pushtet, pa fabrika e uzina, të vesh në h(y)pk(u)jetje lirinë dhe pavarësinë kombëtare, të kthehesh në kohën e malarjes, të kënetave, të varfërisë e padijes. Populli ynë, që e ka ngritur vetë nga e para këtë Shqipëri që gëzojmë, do të ecë vetëm përpara. Në fund shoku Ramiz i uroi përsëri pjesëmarrësit në festë ta kalojnë gëzuar ditën e 1 Majit dhe të arrijnë suksese të reja në punë.

NEPERMJET HARESE, EDHE FLAMUJT E PUNES I PAME

Kaq shumë njerëz, kaq shumë gëzime Dita e djeshme do të mbahet mend nga dhjetëra mijë banorë të Tiranës. Ajo ishte një ditë e bukur, e këndshme, plotë me gëzime. Në orët e para të mëngjesit njerëz të moshave të ndryshme, grupe-grupe, sipas kolektivave apo shoqërive dhe planeve të bëra ditë më parë, zunë vend në qilimin e bukur e të gjelbër të parkut madhështor. Ngazëll ehët njeriu kur sheh mijëra njerëz të gëzuar. Dhe është e pamundur që brenda një shkrimi të tillë të përshkruash veprimtaritë e këtyre dhjetëra mijë vetëve. Është e pamundur sepse secili prej tyre veprimtarinë e vet i kalon shumë parashikimet e bëra ditë më parë. Secili e ka menduar si do ta kalojë këtë ditë. Interesat e dëshirat e njerëzve janë të ndryshme, por lart në kodrat pranë Liqenit Artificial të Tiranës çdo njeri do të merrte pjesë në këtë veprimtari jo thjesht vetëm si shikues, si konsumator, por do të ishte dhe vetë krijues. Ja, diku luhej shah, diku hapej ekspozita e piktorëve të vegjël; maratona e pikturës, ekspozita e filatelistëve, diku ndizeshin lojërat popullore të grupeve të Vaqarrit, në një pikë tjetër ekzekutohej gjimnastika artistike nga nxënësit e shkollave «Naim Frashëri» dhe asaj koreografike, por e- [vijon në faqen 3]

Ku fillon e mbaron kjo ditë

- SKICE - Deri natën vonë në lagjen «Ve(h)di Dibra të Peshkopisë, dukej se në njërin nga pallatet e reja bëhej dasmë. Në shtëpinë e Ismet Abdullat ka gëzim. Familja feston pjesën e Etlevës, vajzës së tyre, studente në Shkodër. Nga Puka, bashkë me prindërit, ka ardhur në Peshkopi shoku i saj mësues. Pastaj edhe të afërmit e tjerë të vajzës, Nur(i)u, pedagog në Shkodër dhe Fehmiu, që banon në Tiranë, vëllezër e motra, miq e dashamirës. Janë Majlindë Lusha, Lili(a)ne Shehu, Valbona me shoqet e tjera radioamatorë. Në familjet e tyre i presin me gëzim, suksesi i vajzave është i disa-fishtë. Konkurruan në kampionatin e pionierëve të Enverit, sepse në atë moshë janë të gjitha ato dhe fituan titullin «kampion». Hynë edhe në kampionatin e të rriturve radioamatorë. Përsëri këto punë. Këto ditë përsëri erdhën në Peshkopi me një titull nderi, si kampione e të rriturave. Kështu edhe festa vetëm fillon në familje, për të vazhduar në shkollat e tyre dhe ja tani të mblodhur në gjina bashkë në ditën e 1 Majit, në luginën e bukur të Valbonës, jashtë qytetit, midis bashkëqytetarëve të shumtë që mbushin këtë luginë, festojnë edhe ata suksesin e tyre.

Edhe në gëzime – bashkë

- BERAT - Gëzimi i bashkon njerëzit, e jo vetëm ai. Tek i shikon kështu të gëzuar, s’e ti mëndosh se janë këta punëtorë që duke vënë në jetë vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë dhe porosinë e shokut Ramiz Alia, plotësojnë e tejkalojnë detyrat në eksport, transportin e mallrave, shërbimet komunale në popull etj. Milike Kalandrara, Heroinë e Punës Socialiste, punonjëse në kombinatet e tekstileve, është familjare e vet në mesin e bukura e festive të Kalesë. - 1 Maji në natyrë, thotë Mili- [vijon në faqen 2]

(Foto: ATSH)

Mendimet e veprat e cilitdo duhet të lidhen me detyrat që shtron sot Partia; krijimtaria e çdo njeriu duhet të shkrihet në lëvizjen e masave popullore për zgjerimin e demokracisë socialiste, që udhëheq Partia.