04/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 maj 1990

SHOKU RAMIZ ALIA VAZHDON VIZITAT NË PERMET E GJIROKASTËR

Mirëqenia është optimizëm dhe frymëzim për punë

– MITING ME POPULLIN E DESHNICES – Dje Suka mund të themi ishte bërë tamam qendra e Dëshnicës me ata qindra e qindra kooperativistë që kishin ardhhur edhe nga Podgorani, Fshati i Ri, Katundishta, Balabani, Zhepova, nga e gjithë krahinë. Të mbledhur në faqen e një kodrine që i ngjan një amfiteatri natyror, të gjithë ata presin me duartrokitje e brohoritje të forta shokun Ramiz Alia. Ai i përshëndet me gëzim kooperativistët. Shoku Ramiz Alia shoqërohej nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Shkëndër Kuçi dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Bashkim Xhakollari. Nuk rresht entuziazmi i njerëzve të ngritur në këmbë. – Më mirë ulem, – thotë shoku Ramiz. – E bëjmë muhabetin më shtruar. Një vajzë sjell menjëherë qirasje tradicionale të krahinës e të krejt Përmetit, – rakinë e glikonë e dëgjuar. – Po e ngre këtë shëndet për juve, – uron shoku Ramiz. – Gëzime e të mira paçi. Të rrojë Partia. – Të na rroni ju shoku Ramiz! Ju lumshin këmbët që erdhët! – përgjigjen dëshnikarët. Sekretari i byrosë së Partisë të kooperativës Hajbi Kopo, flet për punët e arritjet në ekonomi dhe në fusha të tjera, për jetën e njerëzve që po bëhet më e begatë dhe e kulturuar, për entuziazmin që kanë ngjallur vendimet e Plenumit të 10-të dhe për përpjekjet e komuniteteve të të gjithë kooperativistëve për t’i vënë ato në jetë. Të gjithë duan t’i shprehin udhëheqësit ato që ndjejnë, ndaj mikrofon kalon dorë më dorë. – Fshati ynë Podgoran-Fushë është ndërtuar me shtëpi të reja pesëvjeçarin e fundit, – thotë sekretarja e rinisë e fshatit. – Organizata e rinisë është në ballë të punëve me grurin e misrin. Vetëm në brigadën tonë do të prodhojmë 300 kv grurë mbi planin. – Babai im mori rrugën e kurbetit e punoi në minierat e Francës, ndërsa mua, birin e tij, Partia më bëri me shkollë të lartë, – thotë mësuesi Hekuran Pashollari. – Populli i meriton me gjithë zemër vendimet e Plenumit të 10-të, sepse ato prekin telat e zemrës të fshatarëve e të punëtorëve, të intelektualëve, të gjithë. Ai flet pastaj rreth qëndrimeve të Partisë sonë për çështje të marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet të tjera dhe argumenton me bindje e siguri. – Të lumtë, – e përgëzoi shoku Ramiz, – shumë mirë i shpjegove këto çështje të politikës së jashtme. Kjo tregon se ti i ke kuptuar drejt ato. Një i ri nga Zhepova tregon se si i ndanë nëpër oborre bagëtitë e tufëzave dhe për kujdesin e madh që po tregojnë për to. Dëshnikarët i kanë ndjekur me vëmendje vizitat e shokut Ramiz në Korçë dhe Kolonjë, dhe ia tani që e kanë midis tyre duan sa më parë të dëgjojnë të flasë. Duke e marrë fjalën shoku Ramiz Alia pasi shprehu gëzimin e kënaqësinë që është mes popullit të kësaj zone, tha: Përmirësimi i jetesës së popullit është preokupimi kryesor i Partisë, pikësynimi i tërë planeve e vendimeve të saj. Përparimet në këtë fushë janë të mëdha e të pakrahasueshme me të kaluarën. Por Partia mendon gjithnjë për më shumë, për të ngritur kushtet materiale të jetesës së punonjësve në nivelin e kulturës e të arsimit të tyre, në nivelin e kërkesave të kohës e të fuqisë blerëse të popullatës. Kur flasim për kushtet e jetesës, baza është ushqimi. Prandaj sigurimi i produkteve të nevojshme ushqimore nga bujqësia është kusht themelor për mirëqenien dhe shëndetin e popullit, është siguri për jetesë. Duke thënë që, kur çdo bukën, i ke sytë të çelur e mëdhenj të fjetur. Kurse sot kërkojmë të bëjmë realitet një program ushqimor që plotëson kërkesat e shoqërisë, që përbën faktorin bazë për të rritur rendimentin e veprimtarisë fizike e mendore të njerëzve. Politika e Partisë për zhvillimin (Vijon në faqen 2)

Takim me kuadro të rrethit të Gjirokastrës

Dje pasdite, në sallën e teatrit «Zihni Sako» të qytetit të Gjirokastrës, shoku Ramiz Alia pati një takim me kuadro drejtues të organëve të Partisë, të pushtetit, të ekonomisë, me punonjës të pararojës të rrethit. - Të pranishmit e pritën me duartrokitje e brohoritje për Partinë hyrjen në sallë të shokut Ramiz Alia. - Isha këto ditë në Korçë e Kolonjë, dje në Përmet dhe sot nuk mund të mos vija këtu në Gjirokastër, - thotë shoku Ramiz. - Kjo për shumë arsye: sepse jeni njerëz të mirë e më merr mall për t’ju parë, sepse është vendlindja e shokut Enver dhe sepse punët e Partisë kërkojnë që çdo kuadër sa më shumë të tako-jë njerëz, aq më mirë është. Pastaj, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Manxhar Binaj, informoi shokun Ramiz mbi punën që bën organizata e Partisë dhe për mobilizimin, vrullin dhe entuziazmin revolucionar të punonjësve të qytetit dhe të fshatit për të vënë në jetë vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë. E morën fjalën dhe kuadro të ndërmarrjeve dhe ekonomive bujqësore, të cilët folën për punën dhe rezultatet që kanë arritur në plotësimin e detyrave në sektorin e bujqësisë e të blegtorisë për furnizimin sa më të mirë të popullit me produkte bujqësore e blegtorale, për efektivitetin në prodhim të formave të reja të organizimit e të shpërblimit të punës në ndërmarrjet ekonomike e kooperativat bujqësore, sipas detyrave që ka caktuar Partia në plenumet e saj të kohëve të fundit. Ata vunë në dukje jehonën dhe miratimin që kanë gjetur tur te punëtorët, kooperativistët, intelektualët, rinia, masat që ka marrë Partia për demokratizimin e mëtejshëm të jetës materiale e shpirtërore të popullit. Në takim e mori fjalën shoku Ramiz Alia. Fjala e shokut Ramiz u ndoq me interesim të veçantë nga të pranishmit. Grupet amatore të shtëpisë së kulturës të qytetit dhanë një program artistik. (ATSH)

EPËRSITË E MEKANIZMIT TË RI EKONOMIK DO TË SHFAQEN DUKE PUNUAR ME RENDIMENT E KRIJIMTARI

— NGA FJALA NË TAKIMIN ME KUADROT E RRETHIT TË GJIROKASTRËS — Pas përshëndetjeve për popullin e Gjirokastrës, shoku Ramiz foli për disa probleme të kuptimit të drejtë të vendimeve që u morën në Plenumin e 10-të. Duke folur më tej për këtë çështje ai tha: Partisë në kushtet aktuale. Këto synime gjejnë shprehje të gjithanshme në Plenumin e 9-të të Komitetit Qendror. Ato u pasqyruan në thellimin kudo të vijës së masave e të luftës kundër burokratizmit, në përpunimin e një programi masash për përsosjen e marrëdhënieve në prodhim dhe të legjislacionit bazë, si dhe në forcimin e rolit aktiv të politikës së jashtme të vendit. Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror i thelloi më tej këto objektiva dhe i konkretizoi me masa specifike e veprime praktike. Ai është vazhdim i plenumëve të mëparshëm, vazhdim i tërë vijës së Partisë. Me këtë shpjegohet, bashkëlidhimi i opinionit të brendshëm, rritja e interesimit të punonjësve për punët, shpërthimi me vrull i iniciativave të klasës punëtore, të fshatarësisë kooperativiste e të inteligjencës. Deputetët, organet e shtetit e të ekonomisë, po përgatiten për sesionin e afërt të Kuvendit Popullor, që është thirrur për të dhënë gjykim e për të vendosur për problemet e posaçme që mekanizmi i ri ekonomik e të gjithanshëm socialiste. Në procesin e diskutimeve në zgjedhjet e këtij rrethi këto probleme të shumta e komplekse, po evidentohen drejtimet kryesore ku duhet të përqendrohet puna e Partisë aktualisht dhe në të ardhmen për t’i përvetësuar sa më mirë avantazhet e masave që janë propozuar. Rritja e ndjeshme e të ardhurave për të dhënë të ardhmen për nevojën e ndryshimeve të vazhdueshme dhe mobilizimi i energjive që projektohen dhe mobilizimi i tyre për t’i realizuar ato në jetë është faktor vendimtar në tërë punën që kemi përpara. Përvoja tregon se ky hap realizohet me sukses kur do kolektiv punonjës e do individ shën orientimet e Partisë interesat e veta jetësore, çeljen e perspektivave të reja për progres dhe për mirëqenie. Vendimet e Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror japin mundësi reale për të rritur rendimentin e punës dhe efektivitetin e ekonomisë, por edhe për më shumë të ardhura për punonjësit. Njohja e vendimeve të Plenumit duhet të shoqërohet kudo me mobilizimin e rezervave të brendshme për më shumë prodhim e të ardhura, për cilësi e kursim, për shpejtimin e punëve dhe shfrytëzimin e kushteve të favorshme të motit në bujqësi. Themelore është të bëhen kudo hapa praktike, të arrihen rezultate konkrete. Kështu shprehet shkalla e kuptimit të detyrave të reja që shtron Partia, vërtetohet drejtësia e programit që po ndërmarrim, forcohet bindja për të ecur me vendosmëri përpara. Gjatë diskutimeve në organizmat ekonomikë dhe në bazë është shprehur mendimi se masat që po marrim do të japin efektin e dëshiruar nëse ato do të shoqërohen me një furnizim të rregullt materialo-teknik. Është e qartë se prodhimi nuk mund të përparojë pa strukturën e nevojshme të lëndëve të para e të materialeve, pa burima valutore dhe makineritë e pajisjet e nevojshme. Por kjo bazë materialo-teknike nuk sigurohet vetiu. Ajo varet nga realizimi i planeve të prodhimit e të eksportit, nga luta për kursimin dhe nga forca e mobilizimit shoqëror. Po u krijuan boshllëqe në realizimin e detyrave të planit, patjetër do të ketë vështirësi për vitin pasardhës. Nga kjo pikëpamje nuk është normale që në parashtrimin kushte për arritjen e objektivave të vendimeve që po ndërmarrim, kur mundësitë materiale për arritjen e tyre janë në dorën e çdo kolektivi punonjës, të çdo punëtori, kooperativisti e kuadri. Çdo e ardhur financiare sigurohet vetëm me rritje të prodhimit e të cilësisë. Nëse këto dy anë të prodhimit nuk shikohen paralel, kjo do të thotë se diçka çalon në mekanizmin e planit, të financës e të drejtimit të ekonomisë. Pra, nga çdo kënd që të shi-kohen problemet: furnizimit materialo-teknik dhe ai i importit, është evidente që çdo organizëm, çdo kolektiv e çdo punonjës në radhë të parë, vetë duhet të realizojë detyrat e prodhimit e të eksportit e pastaj të kërkojë nga të tjerët. Mekanizmi ekonomik që do të veprojë në ndërmarrjet me llogari më vete do të bëjë që ato të disponojnë në bankë burime akumulimi të rëndësishme, që në tërësi do të kapin miliarda lekë. Kështu ndërmarrja fiton të drejtën për t’i siguruar e zotëruar vetë të ardhurat që i takojnë, për të financuar zgjerimin e prodhimit e për nevoja të tjera. Por destinacioni i këtyre fondeve përcaktohet me planin e shtetit. Objektivisht, kjo është një farë pengese, bile një farë kontradikte, nuk mund të zgjidhet ndryshe, veçse duke i harmonizuar drejt interesat e bazës e të ndërmarrjes që në fazën e planifikimit. Lovat ekonomike në bazë nuk mund të veprojnë në drejtimin e dëshiruar në qoftë se nuk shoqërohen me planifikime të shkathta dhe me metoda ekonomike të adekuata në organet qendrore dhe nga rrethet. Praktika do të jetë mësuesi më i mirë. Por është e nevojshme të parashikohen fenomenet në lidhjen e ndryshme me veprimet e punës dhe të përmirësohen të shpejtë në organizim, në metodologji, në modelin e punës së organeve qendrore, me synim rritjen e iniciativës së bazës. Metodat e levat ekonomike të mekanizmit (Vijon në faqen 2)

Debat që çon punët përpara

Në prag të mbledhjes së Kuvendit Popullor Në vazhdim të përgatitjeve për sesionin e ardhshëm të Kuvendit Popullor, dje në Tiranë u mblodhën komisionet e përhershme të Plan-Buxhetit dhe të Shëndetësi-Komunales. Në qendër të diskutimeve të deputetëve të Komisionit të Plan-Buxhetit, që u mblodh nën kryesinë e kryetarit të këtij komisioni, deputetit Luan Muhameti, ishte veçanërisht projektligji për «Ndërmarrjet». Deputetët bënë pyetje dhe kërkuan sqarime për një sërë neneh të këtij projektligji. Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit, shoku Qirjako Mihali, duke folur për formulimin e rolit të Bankës, theksoi nevojën e rritjes së kreditit të saj në këtë fazë, nga nga studimi, projektimi dhe zbatimi i tre regjimeve të reja ekonomike si dhe formimi i një forme të re organizimi drejtimi të ekonomisë sipas vendimeve të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë. Në të njëjtën kohë shokuat Ramiz Alia, i cili harmonizon më mirë interesat e individit, kolektivit dhe të shoqërisë. Ministri, sekretari i përhershëm i Këshillit të Ministrave Enver Halla, nënvizoi domosdoshmërinë e mbështetjes në projektligj në përmirësimin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore, që plotësohen me kuadrin e zbatimit të detyrave të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë. Ministri i Financave, Andrea Nako, dha sqarime për përdorimin më mirë të shumave fiskale, pjesëmarrjen e punonjësve në përdorimin

Demokratizimi i jetës ekonomike e shoqërore dhe rritja e forcave lëvizëse të shoqërisë sonë janë objektiva parësore të veprimtarisë së Partisë në kushtet aktuale.

Verifikimi i direktivës

Mbresa Afro një orë përpara se të fillonte takimi i shokut Ramiz me popullin në Sukë të Përmetit, po bisedonim nën hijen e një rrapi shekullor, të shpallur monument kulture, me Kastriot Hasan-in, veteriner, njëkohësisht kryetar i organizatës së Frontit në fshat. I kërkoj të më thotë diçka se si u veprua këtu për atë diskutim fshatçe që porositi Plenumi i 10-të lidhur me bagëtitë e tufëzave. Ai më thotë: - Ju gazetarët nga një herë kini një huq të keq. Kërkoni të thoni në gazetë një gjë që vëllezërit nuk e kanë parë me sy. - Po ja, e ke parë ti, i them, duke e ndjerë se ai ka të drejtë. - Ndryshe është, - saktëson Kastrioti. - Se unë do të them mundshëm vërtet fshatare, por pyetje ishte si ose ndonjë nga shokët e tu, kur bëmë mbledhjen, kishit për të parë se nuk do të lodhej fshati fare për ta gjetur fjalën. - Po ja, po të le të në rolin e gazetarit, - i them. Dhe Kastrioti vazhdon: Mbledhje që gjerë të fshatit bëhmë. Në fillim diskutuam çdo të bëjmë (Vijon në faqen 2)