05/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 maj 1990

NDER DHE LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT

Në historinë e popullit tonë ka shumë data e ngjarje të shënuara. Secila prej tyre u përcjell brezave vlerat e veta. E tillë është edhe 5 Maji, dita e dëshmorëve të kombit. Mbarë populli ynë, burra e gra, të rinj e të reja, pionierë të Enverit, ushtarakë e veteranë përulen me respekt te thëllë para atyre që vunë jetën në altarin e kombit, ndërtojnë me mirënjohje veprën e tyre të lavdishme në ndjenjën e përkushtimit për të ruajtur të paprekura fitoret e arritura. Populli shqiptar në shekuj ka luftuar për liri dhe pavarësi, për dije e kulturë, për drejtësi e barazi, për përparim shoqëror. Për ideale të tilla të larta shkrihen jetën rilindasit tanë të mëdhenj, për këto ideale luftuan me pushkë e dituri figurat e shquara të shpalljes së pavarësisë. Në një shkallë më të lartë i ngriti Partia këto tradita të mrekullueshme në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që përbën epopenë më të madhe e më të lavdishme në historinë e Shqipërisë. Populli shqiptar i bashkuar grusht në Frontin Nacionalçlirimtar, me Partinë dhe Enver Hoxhën, udhëheqësin, komandantin e komisarin legjendar në ballë, e bëri luftën dhe e fitoi. Ai ka të drejtën e ligjshme të krenohet për kontributin që dha për fitoren e Luftës Antifashiste të popujve, 45-vjetorin e së cilës po përkujtojnë këta vit. I vogël në numër, por me shpirt të papërkulur patriotik e revolucionar, populli ynë që nga të parët që u rezistoi hordhive fashiste. Për gjashtë vjet me radhë luftoi pareshtur kundër armiqve më të mëdhenj e më të fuqishëm, duke u radhitur ndër pjesëtarët më aktivë të koalicionit antifashist. Gjakun që ka derdhur dhe sakrificat që ka bërë në këtë luftë, e ka thënë shoku Ramiz Alia, - populli ynë nuk i harron kurrë. Plagët akoma na dhembin. Por ne jemi krenarë pse ishin këto sakrifica që popullit tonë i siguruan lirinë e pavarësinë, jeleën e lumtur që gëzojmë sot, emrin e nderuar që Shqipëria ka në botë. Është kënaqësi për popullin që e shikon veten zot të fateve të tij, të lirë e të pavarur, që punon e krijon, e ngre vendin lart e më lart në rrugën që e ka zgjedhur vetë. Vendosmëri dhe siguri për të ecur në rrugën socialiste, për të mbrojtur lirinë, pavarësinë e sovranitetin i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve të kombit të të gjitha epokave. Bartës dhe garancia e këtyre idealeve të larta patriotike e revolucionare është brezi ynë i ri i formuar me virtytet më të mira të popullit tonë, i ditur dhe i kualifikuar, me dashuri të pakufishme për atdheun e socializmin. E kaluara historike dhe e sotmja, Lufta Nacionalçlirimtare, revolucioni popullor dhe ndërtimi i socializmit, heroizmi partizan dhe ai i punës në ditët tona janë një e të pandara. Ato përfaqësojnë një vepër të vetme si për idealet që i kanë frymëzuar ashtu edhe nga përmesat, me të cilat janë zhvilluar. Prandaj nderimi për dëshmorët është në edukatën e popullit tonë, është në veprimtarinë e përditshme të tij, është në arritjet dhe në të ardhmen e sigurt të vendit. Gjaku i dëshmorëve qëndron në themel të të gjitha zhvillimeve e përparimeve tona. Ai qëndron në themel të proceseve të sotme të demokratizimit të jetës së vendit, të rritjes së mëtejshme të rolit të masave, të të gjitha atyre perspektivave që çel Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror të Partisë. Homazhi më i madh për veprën e dëshmorëve janë përpjekjet e miltantizimit i secilit për të vënë në jetë detyrat që shtron ndërtimi dhe zhvillimi i shoqërisë socialiste. Përvoja e ka mësuar popullin tonë që të jetë gjithnjë i bashkuar, në këmbë e vigjilent, i gatshëm për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së atdheut nga çdo armik. Ky është amaneti i të rënëve. Populli i ka dëshmorët në apelin e tij të përditshëm, bashkëlufëtarë të shtrenjtë. Të tillë do t’i ketë përjetësisht. Ata filluan jetën për të ardhmen e vendit dhe kjo e ardhme është e sigurtë në duart e popullit. I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve të kombit! KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I FRONTIT DEMOKRATIK TË SHQIPËRISË

SHOKU RAMIZ ALIA TAKOHET ME POPULLIN E KARDHIQIT

[Teksti i dukshëm nis në kolonën e ngushtë në të djathtë të fotografisë.] shëndet me përzemërsi e shtrëngon duart fort me fshatarët. Ai shoqërohej nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Manxhar Binaj, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Flamur Çani. Një vajzë i jep shokut Ramiz dy trëndafila të kuq të kopshtit të vet, të tjerë fëmijë ndjekin shembullin e saj, ndërsa ai, i gëzuar, u përkëdhel fëmijëve me dashuri flokët. Mihase Bime, e moshuar, nënë heroinë, i hedh duart në qafë. - Na gëzuat shumë, shumë, shoku Ramiz. Duke iu drejtuar të gjithë të pranishmëve, shoku Ramiz Alia thotë: - Kur u nisa nga Tirana dhe vajta në Korçë e në rreth e tjërë dhe mendova të vij në Gjirokastër, thashë, po nuk vajta në Kardhiq, s’bëhet. Kam qenë herë të tjera në Gjirokastër, tek ju nuk kam ardhur, por si i thonë fjalës, ëmbëlsira lihet për në fund. - Faleminderit që erdhet, na kishte marrë malli për ju, - thonë fshatarët. - Do të doja të dëgjoja si i keni punët e hallet, ç’mendoni për politikën e Partisë sonë, për vendimet e plenumëve të kohëve të fundit. Flet kryetari i kooperativës së Golemit, Alush Nikolla, për arritjet, sidomos në blegtori, nga ku sigurojnë 70 për qind të të ardhurave të përgjithshme. Kjo ekonomi ka rreth 10 mijë krerë të imta dhe një tufë 13 leke për ditë pune. - Më kanë thënë se prodhoni edhe domate ju, - i drejtohet shoku Ramiz. [Kolona në fund, e prerë nga kufiri i figurës:] Rrugët e shtigjet që lidhin Golemin, Fushë - Bardhën, Mashkullorën, Plesatin, Prongjinë, Zhulat-in e fshatra të tjerë me Kardhiqin a rrëzë dhe dysh në mëngjes … zuara ata nxitonin të gjithë të arrinin sa më parë në Kardhiq për t’u takuar me shokun Ramiz Alia. Një sheh i madh i gjelbëruar është mbushur plot. Dëshira e madhe … ka ardhur në Gjirokastër, u realizua. Të gjithë ata, burra e gra, veteranë, të rinj e fëmijë duartrokitën e brohorasin fort kur vjen këtu shoku Ramiz Alia. Të gjithë … e kardhiqotëve për ta parë në gjirin e tyre udhëheqësin, sido-mosparmbremë, kur dëgjuan se ai e gra, veteranë, të rinj e të rinj e familje durt-kasin gjithë zgjasin duart ta përshëndesin, t’i thonë urimin e bukur «ju lumshin këmbët». Shoku Ramiz Alia për- (Foto: ATSH)

KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I FRONTIT DEMOKRATIK TË SHQIPËRISË

Në prag të mbledhjes së Kuvendit Popullor Përfunduan analizat e komisioneve të përhershme Në mbledhjen dje në Tiranë të Komisionit Juridik, përfunduan përgatitjet për sesionin e afërt të Kuvendit Popullor. Në këtë mbledhje, deputetët debatuan e diskutuan me frymë bashkëpunimi rreth projektligjeve për ndryshimet në Kodin Penal, në Kodin e Procedurës Penale e Civil, për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Avokatisë, etj. Rreth pyetjeve që u bënë, dhanë shpjegime ministri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Enver Halili, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme Qemal Lamaj, prokurori i Përgjithshëm Rrapi Mino. Deputetët thanë se, në takime që kanë pasur me punonjës të kolektivave ku punojnë dhe me zgjedhës, është shprehur miratimi për këto ndryshime, por janë bërë edhe vërejtje, sugjerime e propozime, të cilat ata i paraqitën në mbledhje. Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e rrethit të Dibrës, Dashuri Gjunxhi, theksoi se ndryshimet me këto projektligje sipas ideve të plenumeve të 9 dhe të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia, shprehin thellimin e demokracisë socialiste, përsosjen e legjislacionit tonë socialist dhe vënë në një raport më të drejtë mbrojtjen e interesave të shtetit e të shoqërisë me ato të qytetarit. Duke folur për ndryshimet që propozohen të bëhen, deputeti i rrethit të Vlorës, Aranit Çela, tha se në këtë projektligje duhet të pasqyrohet më gjerë lufta për parandalimin e veprave penale, të sjellë vetë padënja në shoqëri etj. Deputeti i rrethit të Fierit, Zylftar Ramizi, diskutoi rreth disa plotësimeve që i bëhen Kodit Penal, të cilat shprehin për forcimin e mëtejshëm të rendit tonë juridik socialist. Krye-tari i institutit të rehabilitimit dhe lirimit parakohe me kusht, tha deputetja e rrethit të Lushnjës, Mirka Papa, është e lidhur me kujdesin e shoqërisë sonë për njeriun. Deputeti i rrethit të Korçës, Flori Bucu-ku dhe deputeti i rrethit të Gramshit, Haki Ajazi, dhanë mendime për ndryshimin e emërtimit të gjykatave shoqërore, në funksion të përmbajtjes dhe për kalimin e tyre në varësi të organizatave të Frontit Demokratik etj. Deputetët diskutuan edhe për sugjerimet e propozimet e bëra nga komisionet e tjera të Kuvendit Popullor për projektligjet e fushës së drejtësisë dhe panë me vend që të bëhen shtesa e formulime më të sakta të disa neneve. (Vijon në faqen 2)

Një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar u nis për në Austri

Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të kampit nazist të shfarosjes në Mauthauzen, ku kanë dhënë jetën e tyre edhe dhjetëra komunistë e patriotë shqiptarë. Delegacioni kryesohet nga shoku Gjon Gorishti. (ATSH)

NË BLEG TORI TË SHFRYTËZOHEN KUSHTET E PËRSHTATSHME PËR INTENSIFIKIM

- Nga fjala e shokut Ramiz Alia në takimin me popullin e Kardhiqit - Shoku Ramiz i përshëndeti pjesëmarrësit në emër të Komitetit Qendror të Partisë. Ai evokoi traditat e shquara patriotike e liridashëse të kësaj zone, luftërat e sakrificat e gjithë popullit të Labërisë dhe të Kurveleshit për çështjen e Atdheut. Në mënyrë të veçantë ai theksoi kontributin e tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Pasi vlerësoi arritjet e zonës që gjithë rrethi të Gjirokastrës në ndërtimin socialist, në zhvillimin e bujqësisë, shoku Ramiz u ndal më gjerësisht në disa probleme të përparimit të mëtejshëm të blektorisë. Tërë kjo krahinë, tha ai, është kthyer në zonë të intensifikimit të blektorisë së imët. Atë që kemi në Myzeqe për grurin dhe bimët e tjera të arave e kemi këtu për blektorinë. Gjithë Gjirokastra ka namin e një rrethi blektoral. Këtu merren 110 litra qumësht për dhi dhe 55 për dele. Me produktet blektorale për frymë të popullsisë renditen në vend të tretë në shkallë vendi. Por, duke u krahasuar me mundësitë, rruga është e hapur për një shfrytëzim më të mirë e për rendimente më të larta. Aktualisht, vazhdoi shoku Ramiz, nga blektoria e kooperativiste kërkohet rritje e shpejtë e prodhimeve. Intensifikimi mbetet rruga kryesore për arritjen e detyrave të planit. Ky proces po lehtësohet, sepse, me marrjen e bagëtive në oborr nga fshatarët, kundrejt pagesës, lirohen mjaft burime ushqimore. Situata në blektori, tha më poshtë shoku Ramiz, është e kënaqshme. Bagëtitë dola nga dimri pa dëme, më mirë se vitet e tjera. Tani për tani nuk del ndonjë problem për ushqimin e saj, kushtet natyrore e kanë favorizuar. Por duhet menduar për më tutje, për të mos u gjendur para vështirësish për ushqimin e saj. Me kalimin e bagëtive të tufëzave në oborret e kooperativisteve numri i krerëve në kopesë dhe tufëza të pakësohet me rreth një të tretën, theksoi ai më poshtë, fieri në tërësi e tokës në dispozicion të saj. Kurse sipërfaqja e tokës në dispozicion të blektorisë mbetet pak a shumë po ajo (nga 120 mijë hektarë, bie në 110 mijë hektarë). Kjo do të thotë që krijohen kushte më të përshtatshme për zhvillimin e saj. Këto kushte duhen shfrytëzuar në maksimum dhe duhet hedhur në prodhime mbi planin për treg, për popullsinë qytetare. Sot pesha e prodhimit blektoral në të ardhurat e përgjithshme të kooperativave vërtitet në nivelin 28-32 për qind. Kjo peshë nuk duhet të bjerë, pavarësisht nga shpërbërja e tufëzave. Ky është objektiv bazë, detyrë themelore, që nuk duhet të diskutohet. Për këtë të intensifikohet prodhimi në tufën e kooperativës. Përndryshe mund të krijohen shpërpjesëtime në bilancin e ekonomisë bujqësore, të cilat do ta vështirësojnë edhe kooperimin brenda degëve të saj. Detyrat e planit do të jenë ato që e japin. Edhe stalla dhe objekti të tjera të ndërtuara për blektorinë mund të mbeten të lira, vuri në dukje shoku Ramiz. Investimet që janë bërë për to nuk duhen lënë të shkojnë kot. Në radhë të parë, këto objekte të përdoren për blektorinë, duke bërë edhe riorganizime të tufës kooperativiste, me qëllim që bagëtitë të afrohën sa më pranë fshatit dhe njerëzve. Është koha për ndryshime cilësore pozitive në tërë treguesit e blektorisë. Kushtet janë që kjo degë të zhvillohet më me shpejtësi si sektor prioritar. Sot për sot numri i lopëve të oborrit dhe i atyre të kooperativës është gati një me një. Duhen rendimente të larta të paktën mbi 2 000-2 500 litra për kokë, që furnizimi të përmirësohet e fshat e në qytet. Duke folur më tej shoku Ramiz theksoi forcën e unitetit të popullit rreth Partisë, si faktor themelor i stabilitetit shoqëror e politik që sundon tek ne. Në çdo situatë, tha ai, faktori i brendshëm është vendimtar e përcaktues. Ka rëndësi që vendimet e Plenumit të 10-të u kanë shërbyer pikërisht forcimit të këtyre faktorëve. Plenumi i 10-të, tha shoku Ramiz, gjithsesi, solli, përforcoi, tërësisht, specialist dhe shkrimtarët, i kërkon punë më të dobishme për shoqërinë në frontin e vet. Të gjithë fshatarët që zotërojnë njerëzit tanë duhen bërë në punë e në vepra për të çuar përpara ndërtimin socialist në rrugën e Partisë, në rrugën që ka zgjedhur dhe vullnetin e vet populli. Është kjo rrugë e forcimit të lirisë dhe pavarësisë së Atdheut, rruga e tërësimit të gjithanshëm të Shqipërisë sonë të dashur. Në frontin e luftës drejt kësaj synimeve shprehen vlerat shoqërore, patriotizmi dhe militantizmi të çdo komunisti dhe qytetari. Ndërtimi socialist, tha në vijim shoku Ramiz, ka nevojë për masa të atilla që i japin frymëmarrje të gjerë të gjithë sektorëve të jetës shoqërore, për veprime që çojnë në rritjen e efektivitetit të punëve, që nxitin iniciativën e punonjësve në rrugën e harmonizimit të interesave të tyre me ato të kolektivitetit dhe të shtetit. Mekanizmi i ri ekonomik që do të fillojë të zbatohet së shpejti, përfaqëson atë levë të domosdoshme që i hap rrugë energjisë së masave, përparimit të gjithanshëm të ekonomisë e të kulturës. Vendimet që u morën në Plenumin e 10-të vazhdojnë traditën e Partisë sonë, e cila kërkon ‘s’ka qenë e ngurtë, por ka vepruar me logjikë të shëndoshë dialektike, duke iu përgjigjur me qëndrimet e nevojshme të gjitha situatave që kanë kaluar. Në këtë takim shoku Ramiz foli edhe për probleme të gjendjes në botë, të qëndrimeve të Partisë e të shtetit ndaj zhvillimeve të ndryshme aktuale. Politika e jashtme që ndjek vendi ynë, theksoi ai, ka shërbyer dhe i shërben forcimit të pozitave ndërkombëtare të Shqipërisë, fuqizimit të lirisë dhe pavarësisë së saj, të sovranitetit të popullit. Kjo politikë, vazhdoi shoku Ramiz, synon të krijojë kushte pa më të favorshme që populli të luftojë për begatinë e atdheut dhe mirëqenien e tij. Shoku Ramiz foli edhe për gjendjen e rëndë në botë të vendimeve të Plenumit të 10-të për çështjet e jashtme. Këto vendime, tha ai, kanë bërë që të rritet interesi i bashkësisë së popujve për Shqipërinë dhe të forcohet angazhimi e veprimtaria e saj në zhvillimet ndërkombëtare. Qëndrimet tona, vuri në dukje shoku Ramiz, i përgjigjen ndryshimeve që kanë ndodhur në shkallë globale dhe sidomos ndryshimeve që kanë ndodhur në qëndrimet e të tjerëve ndaj Shqipërisë.

(Foto: ATSH)

Viti I 48-të i botimit E shtunë, 5 maj 1990 Nr. 107 (13 051) Çmimi 30 qindarka