06/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 maj 1990

THEMELLI I JETËS SË RE NË IDEALËT E TË RËNËVE Vendosen kurora e bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Dje, në ditën e 5 Majit, mbarë populli ynë përkujtoi me nderim të thellë bijtë e bijat e tij që flijuan jetën për çlirimin e vendit, u përul me respekt para atyre që nuk kursyen gjakun për Shqipërinë e, për këto ditë të lumtura që gëzojmë sot. Në shenjë mirënjohjeje për veprën e pavdekshme të dëshmorëve mijëra banorë të kryeqytetit - punonjës të qendrave të punës e prodhimit, të institucioneve e dikastereve, veteranë të luftës e të punës, ushtarakë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, të rinj e të reja pionierë të Enverit, shkuan në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku bënë homazhe dhe vendosën tufa me lule. Në orën 10 ardhën këtu edhe udhëheqës të Partisë e të shtetit: anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, anëtarët e Byrosë Politike dhe sekretarë të Komitetit Qendror të Partisë, shoku Hekuran Isai dhe shoqja Lenka Çuko, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, shokët Rita Marko e Simon Stefani, kandidatët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, shokët Kiço Mustaqi dhe Llambi Gegprifti, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, Shefqet Peçi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Lisen Bashkurti, e të tjerë. Udhëheqësit e Partisë e të shtetit u takuan e u përshëndetën me pjesëtarë e të afërm të familjeve të heronjve e të dëshmorëve dhe me banorë të kryeqytetit që kanë ardhur këtu për të nderuar të rënët. Pranë monumentit “Nënë Shqipëria” u vendosën kurora. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë kurorën e vendosën shoku Adil Çarçani dhe shoqja Lenka Çuko; të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Rita Marko dhe sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj; dhe të Këshillit të Ministrave, shoku Simon Stefani dhe ministër, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Enver Halili. Gjithashtu u vendosën kurora në emër të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, Komitetit të Partisë e Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, ministrisë së Mbrojtjes Popullore, Këshillit të Përgjithshëm të BPSH-së, Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së dhe Komitetit Qendror të BRPSH-së. Në varrin e shokut Enver Hoxha vendosën tufa me lule shoku Adil Çarçani e shoku Hekuran Isai. Udhëheqësit e Partisë e të shtetit qëndruan në heshtje dhe nderuan me grushtin lart kujtimin e komandantit legjendar, arkitektit ‘ç’ Shqipërisë së re, udhëheqësit të shenjtë e të paharruar, shokut Enver Hoxha. Gjithashtu ata bënë homazhe dhe vendosën tufa me lule në varret e shokëve Hysni Kapo, Gogo Nushi dhe Qemal Stafa. Pastaj ata kaluan me grushtin lart pranë varreve të bijve e bijave që vunë jetën në altarin e kombit. Gjatë kësaj ceremonie orkestra frymore ekzekutoi marshе funerbre dhe Himnin Kombëtar. Ushtarakë e pionierë të Enverit bënë roje nderi. (ATSH)

Shoku Ramiz Alia vendosi një kurorë dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve të Luftës në Tepelenë

5 Maji i sivjetëm për Tepelenën ishte krejt i veçantë. Tepelenasit, që qysh parmbëmë e dinë se kanë në qytetin e tyre shokun Ramiz Alia, presin me padurim ta shohin, përshëndetin e të bisedojnë me të. Është dita e Dëshmorëve dhe udhëheqësit do të shkojë bashkë me popullin për të nderuar kujtimin e paharruar të bijve e (Vijon në faqen 2)

Përkujtimi i 5 Majit në rrethe

Dje në ditën e dëshmorëve në të gjitha rrethet e vendit u zhvilluan veprimtari përkujtimore. Në varrezat e dëshmorëve u bënë mitingje, homazhe dhe u vendosën kurora e tufa me lule mbi varret e të rënëve. Gjithashtu u organizuan takime me pjesëtarë të afërm të familjeve të heronjve e dëshmorëve, vizita në familjet e tyre, takime e biseda me veteranë të luftës, montazhe muzikore, etj. - TIRANË - Dje paradite, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, në kryeqytet u organizuan takime me pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të heronjve dhe të dëshmorëve të luftës të rënë në katër rajoneve të rrethit të Tiranës. Në takimin e zhvilluar në njërën nga mjediset e Muzeut “Enver Hoxha” merrnin pjesë edhe shokët Adil Çarçani, Llam bi Gëqerfti, Shefqet Peçi dhe shokë të tjerë; në takimin në Muzeun Historik Kombëtar ndodheshin shokët Hekuran Isai, Nexhmije Hoxha e Haki Tosk[a]; në takimin në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve ndodheshin edhe shokët Lenka Çuko, Kico Mustafa e Pilo Peristeri; në takimin në Pallatin e Kulturës merrte pjesë edhe shoku Rita Marko; në takimin në një nga sallat e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore ndodheshin edhe shokët Simon Stefani e Qirjako Mihali; në takimin në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve ndodheshin edhe shokët Pali Miska e Xhafer Spahiu; në takimin në një nga mjediset e gjelbëruara të kooperativës bujqësore “Myslim Peza” të Pezës ndodheshin edhe shokët Pirro Kondi e Hazhi Lleshi dhe shokë të tjerë. Në varrezat e dëshmorëve të Pezës u bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe tufa me lule. Në këto takime ata shprehën ndjenjat e tyre të respektit e të mirënjohjes së thellë të Partisë e të mbarë popullit për veprën e pavdekshme të dëshmorëve, të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe fitoren e revolucionit popullor, për lumturinë e popullit e begatinë e atdheut tonë socialist. Gjithashtu u theksua se homazhi më i madh për veprën e dëshmorëve, në gjakun e të cilëve u rrënjët vendosën e siguria të ecur në rrugën socialiste, janë puna e përpjekjet që duhet të bëjë çdo pjesë për të vënë në jetë detyrat që shtroi Plenumi i 10-të i KQ të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia në sektorët e jetës e prodhimit. Gjithashtu udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, kuadro drejtues të organizatave qendrore të masave, të dikastereve, të organeve të Partisë, pushtetit e të organizatave të masave në rreth, deputetë të Kuvendit Popullor etj. bënë vizita në familjet e heronjve të popullit e të dëshmorëve. Në qendra pune e prodhimi, institucione, reparte ushtarake, ekonomi bujqësore, shkolla etj. të rrethit u bënë takime e biseda me veteranë të luftës, nëpërsa pranë bustëve të heronjve të popullit Qemal Stafa, Josif Kushi, Ali Demi, Misto Mame, Mid’hat Toskë e lapidarëve kushtuar dëshmorëve. (Vijon në faqen 2) Tupi diplomatik vendos kurorë dhe bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, trupi diplomatik i akredituar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, të Kombit. Në ceremoninë e rastit ndodhej kryetari i Degës së Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kostaç Çifligu. (ATSH)

FITORE QË MERITON EDHE ÇMIMIN MË TË LARTË

Tepelenasit, që qysh parmbremë Alia, presin me padurim ta shohin, ta dhe udhëheqësi e paharruar të bijve e bija. (Vijon në faqen 2) FITORE QË MERITON EDHE ÇMIMIN MË TË LARTË - NGA FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA ME PJESTARË TË FAMILJEVE TË DËSHMORËVE TË ATDHEUT Në fillim të këtij takimi shoku Ramiz u përshëndet me të pranishmit dhe u interesua për shëndetin e tyre. Gjatë këtyre ditëve që ndodhem në rrethin e Jugut kam pasur shumë takime e biseda me popullin, tha ai. Nga këto aktivitete, dy i kisha ndërmend që në Tiranë: festimin e 1 Majit në Korçë dhe përkujtimin e Ditës së Dëshmorëve në Tepelenë. Këto dy ngjarje qenë dhe qëllimi kryesor i ardhjes në këto anë. Sigurisht, në punë e sipër, programi, siç e keni parë nga shtypi e televizioni, u pasurua. Më tej shoku Ramiz foli për rëndësinë historike të veprës së dëshmorëve të Atdheut dhe për kontributin e rrethit të Tepelenës gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Pastaj shoku Ramiz tha: Historia për shekuj të tërë e ka vënë popullin tonë përpara alternativës: të ekzistojë apo të shuhet, të jetojë i lirë apo të robërohet. Në këto kushte historike, të rrezikuar kurdoherë si komb e si vend, për shqiptarët liria dhe pavarësia kanë qenë aspirata më e madhe. Shqiptari ka pranuar me ndërgjegje të plotë që lirinë dhe pavarësinë t’i paguajë me çfarëdo çmimi, edhe me çmimin më të lartë, edhe me jetën e vet. Më parë se nënshtrimin ai ka zgjedhur luftën për liri pa u trembur as vdekjes. Sakrificat njerëzore e materiale s’kanë të numëruar. Nuk e kishte të tepërt atë lumë gjaku që derdhi Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por nuk u kursye ajo 28 mijë dëshmorë, djem e vajza në lule të rinisë, që vu[n] gjakun e tyre në themel të kësaj Shqipërie që kemi sot para syve. Ishte një sakrificë e dhimbshme, por e domosdoshme për të çelur rrugën e së ardhmes. Dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare përsëritën një epope të shkruar sa e sa herë në këtë truall. Ata qenë në gjurmët e lavdishme të heroizmit tradicional popullor dhe nën udhëheqjen e Partisë e të Enver Hoxhës, e ndërtuan vetën si bij o bija luftëtarësh, si gjeneratë e përgatitur për të marrë mbi vete barrët e historisë. Partia dhe populli ynë e evokojnë të kaluarën në shenjë kujtimi e respekti të atyre idealeve të mëdha që i buruan prej saj. Ne, që jemi pjesëmarrës të luftës, ndërmarrim një Shqipëri të popullit, pa zgjedhë të huajve, pa shtypje e shfrytëzim të çfardo lloji, ku gjithsecili të trojë me nder dhe të gëzojë plotësisht frytet e punës së tij. Të këtillë e kemi Shqipërinë e sotme. Idealet e saj, të popullit të saj, vijnë drejtpërdrejt nga lufta. Prandaj 5 Maji ka qenë dhe do të jetë një ditë përkujtimore, një ditë që forcon ndërgjegjen kombëtare dhe rrit vetëdijen e Partisë e të popullit për detyrimet ndaj së kaluarës dhe angazhimet ndaj së ardhmes. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot, të drejtat e qytetarëve, ato politike, shoqërore dhe ekonomike nuk kanë të krahasuar me ato të viteve të para, madje edhe me ato të dy dekadave të shkuara. Ato janë përforcuar e fuqizuar me pavarësinë ekonomike, me zhvillimin e gjithanshëm të individualitetit të njeriut. Në Shqipëri populli është në fuqi, gjithë pasuritë e saj shkojnë për popullin, për mirëqenien dhe lumturinë e tij. Ikën ato kohë kur për fatin e vendit tonë vendosën nga të tjerët. Shqipëria i del zot vetes brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare. Partia dhe populli janë nisur e nisen nga premisa që liria dhe pavarësia kombëtare janë kushti bazë dhe përcaktues për zhvillimin e lirë dhe realizimin e plotë të të drejtave që i takojnë qytetarit tonë. Është domosdoshmë e mastrim të flasësh për lirinë e të drejta qytetare pa liri e pavarësi shtetërore. Vetëm një shtet me të vërtetë i lirë e i pavarur, madje në përshtatjen e qëndrimeve politike, të raporteve të marrëdhënieve me të tjerët, mund të garantojë drejtësi sociale dhe zhvillim të gjerë të individit. ndërtimtare është vazhdim i heroizmit të kohës së luftës. Përherë kemi nevojë për atë energji krijuese e frymë konstruktive që zgjoi revolucionin e gjirin e masave, për atë forcë shpirtërore e ndjenjë përgjegjësie historike që kultivoi tek njerëzit, për angazhimin total të gjithë shqiptarëve për përparimin e mëtejshëm të atdheut socialist. Vendimet që mori kohët e fundit Partia në Plenumin e 10-të të Komitetit të saj Qendror i kanë shënuar forcimit të pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë, rritjes së autoritetit të saj në bashkësinë e popujve, afirmimit të interesave të saj për problemet globale, neutralizimit të veprimtarive së armiqve dhe pohimit të angazhimit të vendit në proceset ballkanike, evropiane e botërore, në zhvillimet bashkëkohore. Liria, pavarësia, pushteti e socializmi nuk mund të ndahen. Nga këto fitore kapitale nuk mund të ndahet vepra e madhe e dëshmorëve që përkujtojmë sot me respekt, ajo vepër që mban mbi vete çdo përparim, çdo zhvillim që realizojmë. Në përfundim shoku Ramiz foli për situatën entuziaste që sundon në tërë vendin pas Plenumit të 10-të. Lufta Nacionalçlirimtare dhe ndërtimi socialist përbëjnë një epokë, tha ai, epokën e Partisë e të socializmit. Prandaj mirënjohja për veprën e dëshmorëve të Atdheut do të jetë e paëndë. Amaneti i të rënëve rron në përparimin e Shqipërisë së re. Lavdi kujtimit të tyre!

Për lirinë dhe pavarësinë kombëtare lufta kurrë s’merr fund. Djersa e sotme është si gjaku i djeshëm, militantizmi në punën ndërtimtare është vazhdim i heroizmit të kohës së luftës.