10/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 maj 1990

VENDIMET E KUVENDIT – PERSPEKTIVA TË REJA PËR EKONOMINË TONË

Mbarë populli ynë jetoi këto ditë me zhvillimin e punimeve të Kuvendit Popullor në sesionin e tij të 7-të. Ai diskutoi e mori vendime për problemin të rëndësishme që lidhen me thellimin e demokratizimit të tërësisë së vendit, siç janë ato të përsosjes së mekanizmit ekonomik dhe të Legjislacionit. Deputetët sollën në këtë Kuvend atmosferën revolucionare dhe entuziazmin që kanë ngjallur kudo vendimet e Plenumëve të kohëve të fundit të KQ të Partisë, si dhe fjalimet e bisedat e ngrohta e të përzemërta të shokut Ramiz Alia javën që kaloi në rrethin e jugut. Raporti i paraqitur për mekanizmin e ri ekonomik, diskutimet dhe ligjet e miratuara kurorëzojnë një debat të gjerë të punonjësve, të kuadrove e specialistëve në të gjitha hallkat për të konkretizuar, zbërthyer e zbatuar sa më mirë idetë dhe vendimet e rëndësishme të Plenumit të 9-të e të 10-të të KQ të Partisë. Kjo frymë diskutimi e debatit përshkoi dhe punimet e këtij sesioni të Kuvendit Popullor. Ligjet e miratuara për mekanizmin e ri ekonomik pasqyrojnë kujdesin dhe masat e vazhdueshme të Partisë për demokratizimin e jetës së vendit, duke ju përmbajtur dialektikës së zhvillimit dhe mësimeve të shokut Enver Hoxha. Ato, siç u theksua në Kuvend, kanë të bëjnë me aspektet thelbësore të politikës ekonomike e sociale të shtetit tonë, me ndryshime të rëndësishme cilësore në mekanizmin ekonomik, në organizimin e drejtimin e prodhimit, duke u dhënë përparësi metodave Kuvendi sanksionojnë konceptimin e ri që kërkohet për drejtimin me llogari më vete të ndërmarrjes, duke ju përmbajtur kërkesave të ligjeve ekonomike. Ato harmonizojnë e bashkërendojnë në mënyrë më të plotë pavarësinë relative e vetëfinancimin e ndërmarrjes me planin unik shtetëror. Në këtë mënyrë korrigjohen e menjëanohen ndikimin e atyre faktorëve, sidomos të shfaqjeve burokratike e liberale, që kanë çuar në mbizotërimin e metodave administrative të drejtimit, në përqendrimin e tepruar të kompetencave, në kufizimin e elementëve të veçantë të drejtimit me llogari të ndërmarrjes. Këto ligje duke pasqyruar zhvillimet cilësore të të gjitha degëve të ekonomisë, e gjallërojnë veprimtarinë e ndërmarrjes duke e çliruar drejtimin e saj nga elementët e vjetëruar e praktikat joefektive. Drejtimi me llogari më vete e në tërësi mekanizmi i ri ekonomik ka në bazë mendimin dhe logjikën ekonomike. Vendimet që mori Kuvendi Popullor, me ligjet që miratoi, janë, padyshim, shprehje e gjallë e thellimit të demokracisë së masave punonjëse në jetën ekonomike të vendit. Tani ndërmarrja e kolektivi i saj kanë të drejta më të mëdha në planifikim, në prodhim e në shpërndarje, në eksport – import, në lëshën e punës e të pagave dhe të përllogaritjes të fondeve financiare e valutore që krijohen. Mekanizmi i ri nxit fuqizimin e më drejtëpërdrejtë punonjësit për të shtuar prodhimin e përmirësuar treguesit e tij, për të përdorur me frytshmëri investimet, për kursim e rentabilitet, përparim të teknikës e të teknologjisë etj. Në re që ka zbatim të vëni në jetë të masave e ligjeve të miratuara. Në njësi e elementë të veçantë puna ka nisur, ndërsa në komplekset e tyre ato fillojnë me hartimin e zbatimin e planit të vitit 1991. Ky proces i cili s'është i lehtë, nënkupton një tërësi masash të gjithanshme, që lidhen edhe me konceptimin e kuptimin e kërkesave të veprimit të këtij mekanizmi, edhe me masa të tjera të karakterit metodologjik, organizativ e teknik. Gjithsesi, që nga punonjësi i thjeshtë e deri në aparatet qendrore, është i ngarkuar me punë, që duan edhe angazhim e përkushtim militant, edhe veprime të shkathëta, krijuese e të menduara. Kalimi i më shumë kompetencave në bazë i rrit përgjegjësitë e saj për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë që krijon mekanizmi i ri për të arritur synimin themelor që ka vënë Partia me vendosjen e tij. Reflektimi i këtyre përgjegjësive do të duket që me punën e mobilizimin e gjithanshëm për të plotësuar sa më mirë planet e këtij viti në treguesit e tij. Kështu duke shtuar prodhimin dhe të ardhurat, duke rritur eksportin, duke ulur koston etj., llogaria më vete do të na gjëjë më të përgatitur, jo vetëm me bindje të shëndosha por dhe nga pikëpamja e rezervave materiale e burimeve financiare. Përgjegjësia që shoqëron kalimin e kompetencave e në tërësi mekanizmin e ri ekonomik duhet të materializohet edhe në hartimin e planit për vitin që vjen. Ligjet e miratuara nga Kuvendi Popullor, konkretizojnë e përcaktojnë përgjegjësi e detyra të reja për organet shtetërore dhe ekonomike [Teksti i dukshëm nis në mes të fjalisë.] se të bëjnë me aspekte drejtimit e prodhimit, duke u dhënë përparësi metodave ekonomike, në përputhje me natyrën e re e rendit tonë shoqëror. Pra, përmirësimet që bëhen nuk janë të pjesshme, por thelbësore, janë domosdoshmëri dhe kërkesë e kohës. Ndryshimet e rregullimet mbajnë parasysh situatën ekonomike të vendit, aftësitë dhe nivelin e njerëzve tanë e përvojën e fituar. Por, në të njëjtën kohë ato iu përgjigjen dhe perspektivave të reja të zhvillimit të gjithanshëm të vendit. Mekanizmi i ri hap rrugë më të gjerë iniciativës dhe vetveprimit të masave punonjëse për progres, përdorim më efektivitet më të lartë të potencialit njerëzor, material e shkencor që ka vendi. Në këtë mënyrë krijon mundësi më të mëdha për të ngritur më tej mirëqenien e popullit e fuqizuar akoma më shumë aftësinë mbrojtëse të vendit. Kuvendi nënvizoi idenë e rëndësishme të theksuar nga Partia në Plenumet e kohëve të fundit se masat që merren e ndryshimet që bëhen nuk kanë karakter teknik-organizativ, por në radhë të parë ato kanë përmbajtje të thellë politike, ekonomike e shoqërore. Pra, nuk duhen parë si çështje amatorësh, treguesish e kompetencash. Përkundrazi shprehin raporte që do të realizohen mbi baza të reja ndërmjet centralizmit e demokracisë, ndërmjet interesave të shoqërisë dhe atyre të kolektivit e të çdo punonjësi. Ligji për ndërmarrjen, për çmimet dhe tarifat, për hartimin e zbatimin e buxhetit të shtetit dhe ligjet e tjera që shqyrtoi e miratoi Kuvendi, në eksport - import, në fushën e punës e të pagave dhe të përdorimit të fondeve financiare e valore që krijohen. Mekanizmi i ri nxit fuqizimin e më drejtpërdrejtë për të përdorur më frytshëm teknologjisë etj. Në këtë mënyrë këto ligje mishërojnë tejmënbajën interesat rrënjësore punonjësve, synimin për zhvillim e progres, për mirëqenien e emancipimin e gjithanshëm. Miratimi i njëzëshëm që i bënë deputetët ligjeve për përsosjen e mekanizmit ekonomik, përbën një bazë të shëndoshë e garanci se masat punonjëse kuadrot dhe specialistët do të punojnë e luftojnë pa u kursyer, me shpirt krijues e militantizëm për t’i vënë në jetë. Sigurisht, kjo nuk është e lehtë e nuk realizohet vetvetiu. Këtë e ka theksuar Partia në plenument e saj. Me këtë frymë u diskutua e u shtruan detyrat edhe në Kuvendin Popullor. Masat që u morën për përsosjen e mekanizmit ekonomik, - u tha në kuvend, përfshijnë të gjitha fushat e jetës ekonomike e shoqërore të vendit. Në këtë kushte merr rëndësi kuptimi e zbatimi i plotë e i thellë i tyre nga të gjithë punonjësit në të gjitha hallkat. Kjo nuk mund të bëhet me një punë të zakonshme të thjeshtë teknike. Përkundrazi, ai duhet të shndërrohet në një aksion të madh politik, ekonomik e shoqëror, aktual e afatgjatë. Në këtë aksion, që duhet ta udhëheqin organet dhe organizatat e Partisë, kërkohet angazhimi i plotë e cilësor i tërë levave të Partisë, i kuadrove e specialistëve në bazë e në dikastere. Kjo është e domosdoshme por jo gjithçka kërkohet: që mekanizmi i ri ekonomik të shfaqë ato përparësi që ka e të japë ato rezultate të dukshme që priten. Prandaj Kuvendi e vuri theksin në rëndësinë vendimtare e mbimave të veprimtarisë, shkencëtareve bashkëpunimi tjera të specializuara.

ME OBJEKTIVA E REALIZIME ME TË LARTA

Kronika ditore e «Zërit…» Me hapa të shpejtë - DURRËS - Shumë ndërmarrje që po i organizojnë punët mbi baza të forta shkencore dhe me frymë sulmuese, kanë realizuar me sukses detyrat e periudhës. Ndër to mund të përmendim ndërmarrjen kimike, e cila gjatë katërmujorit që kaloi dha mbi planin mbi 1 milion e gjysëm lekë prodhime, dhe deri këto ditë eksportin e realizuan 102 për qind, kushton 101 për qind, rendimentin e punës 105 për qind. Dhe tani kolektivi punonjës i saj mendon që planin e muajit ta mbyllë disa ditë para afatit. Këtë e tregon edhe fakti se plani i ditës së djeshme u plotësua në mënyrë të kënaqëshme. Edhe puna e bonifikimit ka hedhur një bazë mjaft të mirë jo vetëm për 6 mujorin, por për krejt vitin, duke realizuar detyrat e periudhës afro 115 për qind dhe duke tejkaluar të gjithë treguesit e tjerë të punës. Po kështu me temp revolucionar po punojnë edhe punëtorët e ndërmarrjes së prodhimeve të materialeve dekorative në Kavajë. Ata kanë tejkaluar në mënyrë të ndjeshme detyrat e eksportit, duke dhënë mbi planin disa qindra mijë lekë dhe prodhuan 6 artikuj të rinj për eksport e vend prej alabastrit e qeramike. Në pararojë janë edhe ndërmarrja pyjore, e cila po i rrit ritmet e punës si në prodhimin industrial, planin e eksportit, në zëra të ndryshëm, ku janë regjistruar tejkalime. Plani i eksportit për 10-ditorin e parë të këtij muaji është plotësuar. Po i njëjtë me tej arritjet e punonjësit e ndërmarrjes së grumbullim – pambukut në Rrogozhinë, të cilët mbyllën planin 10 ditor. Kështu po punojnë gjithashtu edhe kolektivat e ndërmarrjes së qilimave, fabrikës së konservave në Kavajë, parku i eksportit në Durrës dhe majft kolektiva të tjera. SOTIRAQ GJORDENI ndarje, në eksport - ri nxit fuqizimin e më drejtpërdrejtë për të përdorur më frytshëm emancipimin e gjithanshëm. e detyra të reja për organet shtetërore dhe ekonomike për të tëra hallkat e nivelet. Siç u tha në Kuvend, Këshilli i Ministrave, Komisioni i Planit të Shtetit, Ministria e Financave, Banka e Shtetit, ministritë dhe institucionet e tjera qendrore do të nxjerrin aktet përkatëse nënligjore që lidhen me përsosjen e mekanizmit ekonomik. Për kalimin në binarët e këtij mekanizmi nënkupton ndryshime të rëndësishme në metodën e punës të këtyre organeve dhe të komiteteve ekzekutive të KP të rretheve. Ato janë konkretizuar në Ligjet e miratuara dhe shënojnë që aparatet dhe organet e tyre të realizojnë atë kërkesë që parashtroi për to Plenumi i 10-të për t’u marrë seriozisht e me kompetencë me përpunimin e politikave të zhvillimit, me strategjinë e përparimit teknik e teknologjik, me studime e përgjithësime me vlerë. Pra, kërkohet një konceptim i detyrave e i përgjegjësisë, duke hequr dorë nga ato praktika e forma pune të vjetëruara, që nuk i përgjigjen mekanizmit të ri të drejtimit. Një konceptim i ri kërkohet për rolin e funksionet e bankës së shtetit në kushtet e drejtimit me llogari vetë, i cili përcaktohet në ligjin për kreditës të miratuar në kuvend. Duke kuptuar rëndësinë e madhe të masave që miratuan njëzëri, deputetët shprehën gatishmërinë e tyre që me entuziazëm të lartë e punë të palodhur, bashkë me masat, në unitet të çelikët, t’i vënë ato në jetë. Ata shprehën bindjen e plotë se kjo është rruga e progresit dhe përparimit ekonomik - shoqëror, e begatisë dhe forcimit të atdheut. Përgjegjësia që shoqëron kalimin gjallë arrijë kufirin e 6300 metërkubë. SEJDIN CEKANI po japim vetëm objektivin e ditës së djeshme. Mbiushja me zhavorr e asfalt ndërtimit të banesave me ndihmë... FRANO CAKA

Tregues në rritje

- SIKODËR - Kudo në këto ditë maji ka një ritmikë të lartë pune. Ndërtuesit e ndërmarrjes së ndërtimit «Muhamet Gjollesha» pasi bënë këto ditë betonimin e soletës në kuotën 3.70 të silosëve të grurit në fabrikën e miellit, një ndër objektet më të rëndësishme të rrethit për këtë periudhë po vazhdojnë në objekte të tjera. Meritë për këtë ritmikë ka brigada e ndërtuesve me brigadier Muhamet Bushin dhe drejtues teknik inxhinierin Bernard Shkoza. I dukshëm ishte mobilizimi edhe në ndërmarrjen minerare, ku në krye janë minatorët e minierës së bakrit në Palaj dhe Karmë. Në këto ditë të para të majit janë dhënë 50 tonë bakër mbi planin, dhe të një cilësie të lartë. Po edhe në minierat e tjera detyrat realizohen sipas parashikimit për nxjerrjen e magnezitëve, kaolinave, argjilave të bardha, kuarcit etj. RIFAT DAJTI

Ritmikë në Banjë

Ditët e majit ndërtuesit e Banjës i kanë rritur ritmet e punës. Agim Dumani, brigadier i brigadës tashmë të njohur hekurthyese, thotë se tani punojmë për llogari të qershorit. Po ashtu mund të thuhet edhe dhe për brigadën e mjeteve të rënda të transportit, për kantierin e prodhimit etj. Ndërkohë parashikimi për ta përfunduar në kuotën e caqet e pritën definitive brenda qershorit, u arrit që këto ditë. Brigadat e Shaban Shehut dhe Xheme Pecës, duke siguruar përditë ritme të larta pune, bënë të mundur që përfundimi i punimeve në pritë të garantohej njëjtë për bujqësinë dhe paragershorit po të jetë e nevojshme. Ndersa pyet se cili është objektivi më i afërt i ndërtuesve, në degën e planit marrim këtë përgjigje: po japim vetëm objektivin e ditës së djeshme. Mbulsha me zhavorr e argjil arriti kufirin e 6300 metërkubëve. SEJDIN CEKANI

Shoferët në pararojë

- DIBËR - Në udhëtim, nga një shofer i parkut të Dibrës, këto ditë mësuam edhe një fakt të tillë: fabrika e pasurimit të kromit në Bulqizë është shumë prapa me prodhimin e koncentratit. Kryesisht për mungesë furnizimi me mineral. Përshpejtimin e mbylljes së deficitit e ka në dorë kolektivi i fabrikës, por e kanë edhe minierat, e ka edhe parku. Dhe parku, këto ditë mori një zotim: nga Bulqiza, Tërnova e Batra çdo ditë t'i sjellë fabrikës mineral mbi planin. Zotimi për fabrikën nuk është i vetëm në këtë kolektiv. Transporti për eksport, që është nga frontet parësore, gjatë këtij muaji nga 6300 tonë mineral që është plani, do të shkojë në 7 mijë tonë. Pikat tranzite të lëndës së drurit do të fuqizohen gradualisht. Një nga objektivat jashtë planit është edhe plotësimi i kërkesave për transport në sektorin e ndërtimit të banesave me ndihmë vullnetare. Vetëm në ndërtimin e unazës së qytetit, do të bëhet një volum pune prej 500 tonësh. Do të vazhdojmë përsëri me zotime të tjera, në sektorët ku punojnë shoferët Ajet Hoxha apo Pëllumb Elezi, Qemal Sadiku, Halit Rina, Ismail Ferruku apo gjëkundi. Po faktet, po puna e dertanishme, ç'thotë? Ky është edhe «treguesi» më i mirë me të cilin kolektivi i parkut po punon tani në maj. Volumi katërmujor i punës u plotësua që më 20 prill e pas disa ditësh edhe volumi në ton – km. Tani, shoferët, në këto dy tregues e në tregues të tjerë punojnë për llogari të javës së tretë të majit. - Gjatë kësaj periudhe janë plotësuar të gjitha kontratat, me përjashtim të minierës së Batrës, e cila nuk ka mineral të prodhuar për transport, na e plotëson këtë informacion Xhevat Osmani, në degën e planit. FRANO ÇAKA

TE DREJTA QE I GEZOJME PERDITE

Minoritetet janë bërë një temë dite mbarëbotërore. Të shkruash sadopak për rreth e si Gjrokastra, nuk mund t’i mos ndalesh në këtë. Por e ke lehtë. Një fat njerëziu, një jetë familjeje mund të zbërthejë një jetë të tërë të madhe të kohës, një temë gazete. Kjo tregon se zgjedhjet e problemeve nacionale këtu janë të natyrshme, jetësore, t’ia sforcuara. Dhe kjo është një nga vlerat e mëdha që ka krijuar socializmi tek ne. Veçse atij i ka ardhur në ndihmë ai thesari i paçmuar, ajo filozofi politike kombëtare, për të cilën foli shoku Ramiz në plenumin e 10-të. Dy popuj tanë historia i ka detyruar të bashkëjetojnë vërtet, veçse është merituar e tyre, dhe të kanë e kanë bërë këtë, të kanë dhitur si e kanë bërë këtë, të bashkëjetesës. Në të ka pasur barazi e respekt të ndërsjelltë dhe ka munguar pabrazia e persekutimi kombëtar. Shtëpia me nr. 1 në Sofratikë është e kryetarit të Frontit Demokratik për Dropullin e Poshtëm, Thanas Xhumba. Ftesën për të e gjejthmonë me vete. 60 për qind e kësaj familjeje, thotë i zoti, pa përfshirë kushërinjtë, ka qenë në kurbet: gjyshi, babai, xhaxhai, halla. Babai erdhi nga kurbeti, u martua, qëndroi 6 muaj, iku e s’u kthye më. Po ja që në këtë shoqëri tonë, në socializëm, këtë dramë të rëndë në naj plagosje, familja e kapërceu shpejt e lehtë. Ata atje i humba, thotë nëna Julia, kurse djali këtu m’u bë agronom e mësues, drejtor shkolle dhe vëllai shkrimtar (vëllai është Spiro Xhai). Rrugët e mbullura ma humbën burrin, thotë Julia dhe jep mendimin e saj për këtë politikë miqësie që ndjek vendi ynë me gjithë botën. Ajo, më shumë se të rinjtë, e di ç’është një rrugë e mbullur dhe një e hapur. Nga pamja, portreti, e tipi Ashua duket vërtet si një fshatar i Dropullit. Mbi të është shtuar natyrshëm intelektuali i kohës dhe ndjenja e dinjitetit, vlera të vërteta të shoqërisë socialiste. Vazhdojmë bashkëbisedimin për këtë temë. Ka lindur më 1939-n, më 1947 pa rr herë të parë Gjirokastrën me vonë Tiranën. Atëherë as gjuhën shqipe s’e dinte mirë, po dallimin, nënçmim e diskriminim nuk ndjen gjëkund, asnjëherë. E u rrit ai tërë dinjitet. Gruan e ka arsimtare, një vajzë librashitëse, djalin (Vijon në faqen 2)

Shoku Adil Carçani priti zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin William H. Drejper

Dje paradite Kryetari i Këshillit të Ministrave të RP të Shqipërisë shoku Adil Carçani priti në selinë e Kryeministrisë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD), William H. Drejper dhe personat që e shoqërojnë. Në pritje merrnin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme Muahmet Kapllani dhe përfaqësuesi i përhershëm i RPS të Shqipërisë pranë OKB-së, Bashkim Pitar ka. Gjatë këtij takimi, shoku Adil Carçani shprehu kënaqësinë që projektet e realizuara deri tani me mbështetjen e PNUD-it kanë dhënë efektivitet e duhur në përmirësimin e teknologjike, në fushat e informatikes e telekomunikacionit, në përmirësimin e metodave të reja bashkëkohore në degë të ndryshme të ekonomisë, etj. W. H. Drejper vlerësoi sukseset e arritura në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë e angazhimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD), për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me vendin tonë në fushat e ekonomisë, shkencës, kulturës etj., dhe të shkëmbimeve të specialistëve, shkencëtarëve e institucioneve të ndryshme. Në takim u vlerësua roli i OKB-së në zbutjen e diskriminimit e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe bashkëpunimi në kuadrin e saj, të organizmave si PNUD-i dhe organizatat e tjera të specializuara. Duke iu përgjigjur interesimit të W.H. Drejper dhe të personave që e shoqëronin për masat që janë marrë në vendin tonë për vendimin e Plenumit të 10-të të Komitetit Qend- (Vijon në faqen 4)

Veprimtari me rastin e 9-Majit, 45-vjetorit të Ditës së Fitores mbi fashizmin

Dje me rastin e 9-Majit, 45-vjetorit të Ditës së Fitores mbi fashizmin, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, në bashkëpunim me Komitetin e Partisë dhe Komitetin e Veteranëve të rrethit të Durrësit organizuan veprimtari përkujtimore. Në sallën e Komitetit të Partisë së Rrethit, u zhvillua një mbledhje jubiliare ku murrin pjesë veteranë, ish-partizanë dhe partizane të luftës së bashkuar dhe internuar në burgosurat dhe të internuar në burgjet dhe në kampet nazifashiste, pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, të rinj dhe të reja, veprimtarë shoqërore nga rrethe të ndryshme të vendit. Ndoqeshin edhe shokët Muho Asllani, Kico Mustagj, Shefqet Peçi, Leka Shkurti etj. Mbledhjen e hapi sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, Myqerem Fuga. Në referatin «Fitorja mbi fashiz- (Vijon në faqen 3)

Gjatë punës në repartin e mobilerisë të ndërmarrjes së përpunimit të drurit në Fushë-Arrëz. (Foto. A. Bodinaku = ATSH)

SHENIME