LEGJISLACION NË SHËRBIM TË THELLIMIT TË MËTEJSHËM TË DEMOKRACISË
Shoqëria jonë socialiste është në pragun e zhvillimeve të përshpejtuara ekonomike e shoqërore të vendit. Tashmë në rend të ditës është vënë detyra e thellimit të mëtejshëm të demokracisë, për të cilën Partia jonë dhe shoku Enver Hoxha kurdoherë kanë punuar e luftuar që ajo të gëzohet, siç është gëzuar realisht nga masat e gjera të popullit.
Por ky proces historik, veç të tjerash, kërkon përsosje të legjislacionit, që si deri më sot ai të jetë bashkëkohor e t’u përgjigjet kërkesave të kohës e të rregullojë sa më mirë marrëdhëniet juridike në fushën e punës, të familjes, në atë civile e penale, si dhe në fusha të tjera. Kuvendi Popullor miratoi njerëz pas debatash konstruktive, një sërë ligjesh e ndryshimesh në to, që u hapin udhë zhvillimeve përpara me ritme më të shpejta dhe që do të kontribuojnë në thellimin e paprerë të demokracisë socialiste. Në to u përgjithësuan mësimet dhe orientimet jetike të Plenumit të 9-të e të 10-të të KQ të Partisë, të cilat kanë gjetur një jehonë entuziaste tek masat punonjëse në mbarë vendin. Në to u shpreh dhe u përgjithësua vullneti i popullit. Miratimi i njëzëshëm i ndryshimeve të domosdoshme të legjislacionit nga deputetët e Kuvendit Popullor është një shprehje tjetër e unitetit të popullit dhe e bashkimit të tij rreth Partisë. Vendimet e Kuvendit Popullor do të shënojnë një hop tjetër të madh në rrugën e forcimit të demokracisë socialiste. Orientimet e plenumëve të fundit përmes ndryshimeve që miratoi në të Kuvendi Popullor jo vetëm i përshtaten gjendjes në mënyrë më të plotë vijës së zhvillimit të shoqërisë, por edhe kërkesave e vullnetit të çdo shtetasi. Miratimi i institutit të rehabilitimit ose i heqjes së dënimit, ai i parashkrimit të ndjekjes penale dhe i ekzekutimit të vendimeve të dënimit, ai i lirimit para kohe me kusht apo pakësimi i rasteve të dënimit me vdekje (veçimi i grave nga ky dënim pa asnjë përjashtim), përmirësimi i dispozatave që u referohen krimeve kundër shtetit, si dhe shfuqizimi i dekretit për internimet dhe dënimet si masa administrative e parandaluese, janë shprehje e thellimit të demokracisë dhe e humanizmit socialist, që karakterizon rendin tonë socialist. Ato shprehin një njohështësi forcimin e mëtejshëm të pushtetit tonë dhe rritjen e fuqisë realizuese të punës edukative që bën mbarë shoqëria nën udhëheqjen e Partisë. Masat punonjëse jo vetëm i ndoqën me interesim të veçantë punimet e sesionit të 7-të të Kuvendit Popullor, por po studiojnë e po thellohen në përmbajtjen e vendimeve të rëndësishme që miratoi ai, duke nxjerrë njëherazi edhe detyrat e shumta e të rëndësishme që rrjedhin prej tyre, për çdo kolektiv e për çdo individ. Fryma thellësisht demokratike e ndryshimeve në legjislacionë vë secilin përballë një detyrimi të lartë moral, qytetar dhe shtetëror për t’iu përgjigjur kërkesave që burojnë prej tij – për të qenë në rregull ngarkuar vendimet historike Partisë. Karakteristikë thelbësore e ligjeve tona është se ata jo vetëm shpallin formalish të drejtat e kolektivitetit e të shtetasve, por sigurojnë edhe kushtet për zbatimin e tyre. Këtij qëllimi i shërben, veç të tjerash, edhe marrja e disa masave organizative nga Kuvendi Popullor, siç ishte krijimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe rivendosja e avokatisë. Me krijimin e Ministrisë së Drejtësisë veprimtaria e organeve të drejtësisë do të shënojë rritje. Ky organ i lartë shtetëror do të kujdeset për organizimin e funksionimin e gjykatave dhe do të drejtojë e kontrollojë veprimtarinë e administratës gjyqësore, pa ndërhyrje në procesin gjyqësor. Ky dikaster do të kujdeset edhe për organizimin dhe funksionimin e avokative, të zyrave të përmbarimit e të noterisë, si dhe do të përgatitë projektligjet e projektkodet që kanë lidhje me organizimin dhe veprimtarinë e organeve gjyqësore, duke dhënë njëkohësisht mendim për të gjitha projektet e akteve juridike të përgatitura nga ministritë e institucionet e tjera qendrore. Kompetencat që i dha Kuvendi Popullor këtij dikasteri, ushtrimi i tyre do të ndikojë në forcimin e ligjshmërisë socialiste, të ndërtimit e kontrollit, ndaj gjykatave të zonave e të rretheve, në ngritjen cilësore të veprimtarisë juridike të përgjithshme së vazhdueshme të legjislacionit. Forcimit të ligjshmërisë socialiste do t’i shërbejë edhe marrja e një mase tjetër organizative - thjeshtësimi i organeve të drejtësisë, duke hequr nga sistemi gjyqësor gjykatat e fshatrave, të qyteteve e të lagjeve të qyteteve, të cilat do të shndërrohen në organizma me karakter shoqëror. Të gjitha vendimet që mori Kuvendi Popullor në fushën e legjislacionit janë një program i madh pune, që duhet të përfshijë të gjithë forcat e kualifikuara të këtij sektori, për të realizuar në kohë me cilësi detyrat e ngarkuara, të cilat kanë karakter të thellë politik, ideologjik e organizativ. Zbatimi i tyre do të çojë më tej proceset e demokratizimit të jetës së vendit, duke i shërbyer kështu vetë nisjes në jetë të programit të Partisë dhe mësimeve të çmuara të udhëheqësit të Partisë e të popullit, shokut Ramiz Alia.
meve të demokracisë socialiste. Orientimet e plenum eve të fundit të KQ të Partisë edhe në të ardhmen do të jenë një platformë për thellimin e mëtejshëm të procesit të demokratizimit e të përsosjes së legjislacionit në të gjitha fushat e jetës.
Legjislacioni ynë ka shprehur e shpreh interesat e popullit, stadin e zhvillimit material, kulturor e shoqëror të vendit, kërkesat e kohës. Arritjet e shënuara në të gjitha fushat e bënë të nevojshme të domosdoshme pasqyrimin e proceseve përparimtare që po zhvillohen në shoqërinë tonë edhe në legjislacion, gjë që përbën një shtytje të fuqishme për përparimin e mëtejshëm të vendit dhe zgjerimin e thellimin e demokracisë. Kjo do të thotë se shoqëria dhe shteti ynë socialist e rrit më tej kujdesin për njeriun, për mirëqenien e tij materiale e kulturore, për të drejtat e tij. Një shoqëri e emancipuar duhet t’i përgjigjet edhe një qytetari të emancipuar. Pra, përsosja e legjislacionit rinë Alia se zemra dhe qënia e Enver Hoxhës, reagontë
(ATSH)
rat çdo kolektiv e për çdo individ. Fryma themelisht demokratike e tërë ndryshimeve në legjislacion shtetëror për t’iu përgjigjur kërkesave që burojnë prej tij - për të qenë në rregull me normat morale të shoqërisë sonë, me ligjshmërinë socialiste, i rregullt me detyrimet që ka secili në veprimtarinë e vet prodhuese në ndërmarrje, në kooperativë e kudo gjëkët. Një harmonizim i tillë më i përparuar i interesave të individit me ata të shoqërisë dhe anasjelltas jo vetëm do të ndikojë fuqimisht në rritjen e prodhimit material e shpirtëror, por do të ketë edhe rrezatimin e vet të madh respektimin më të vetëdijshëm të shtetasit të normave të jetesës e qytetarit tonë modern socialist. Kjo është në interes të të gjithë shoqërisë dhe të çdo individi në veçanti. Prandaj edhe kanë gjetur në popull atë përgjigje entuziaste vendimet që mori në sesionin e tij të fundit Kuvendi Popullor, të cilat çelin mundësi të reja më të mëdha për realizimin e tërë detyrave, në të gjitha fushat, që kanë
Për vetëveprim të frytshëm
- Bisedë në ndërmarrjen ushqimore të Korçës -
Personeli drejtues inxhinierio - teknik i ndërmarrjes ushqimore diskutoi për treguesit e projektplanit të vitit 1991. Pas kësaj biseduam me disa shokë.
- Ligji i ri për ndërmarrjet ekonomike i miratuar në Kuvendin Popullor, - thotë drejtori Perikli Zguro, krijon kushte për vetëveprim të frytshëm. Tani më shumë se kurrë maten aftësitë, shkathtësia në mendim e në veprim e kujtdo. Në peshore vihet sa drejtuesi, aq edhe ekonomisti, financieri, inxhinieri, brigadieri e çdo punëtor. Ligji na krijon mundësitë për një planifikim real dhe me liri më të përpumë në përputhje me mundësitë e rrethit, me lëndët që na afron bujqësia. Nuk ishte normale, fjala vjen, që ne planifikonim për vitin e ardhshëm disa në-produkte, kur furnizimi faktik nuk ishte as 50 për qind. Tani bashkëpunimi me lëverdi të dyanshme mes ndërmarrjes sonë dhe ekonomive bujqësore vihet në kushte më konkrete. Fakti që 20 për qind të kapaciteteve prodhuese do t’i kemi të pambuluara në plan, nxit fantazinë e detyrimin tonë për të prodhuar mallra të pëlqyeshme jo vetëm për tregun e brendshëm, por edhe për eksport. Mendoj se pas kësaj edhe furnizimi material do të vihet më mirë në shërbim të prodhimit. Se nuk është normale që vazhdojmë të mbajmë në ruajtje disa qindra kv prodhime në frigorifer, duke shtuar shpenzimet, sepse nuk kemi llamarinë për kuti konservë. Dhe diskutuan gjerësisht dhe mendimi i përbashkët është se në fabrikat tona, si: në atë të birrës, të konservave, të pijeve dhe të prodhimeve të sheqerit, janë «ndërmarrje» brenda ndërmarrjes, gjerësisht të shtrihen elementët e ekonomisë me llogari më vete.
- Ligji i ndërmarrjes na thotë të punojmë mendja e ekonomistit edhe tek ne punëtorët, thotë Llambi Bardhi, brigadier në fabrikën e birrës. - Ja çfarë shpenzimesh e rëndojnë, p.sh., fabrikën tonë. Nuk është normale që shishet e birrës prodhohen në Kavajë, dërgohen më rarë nga Korça, kur fabrikën dhe e kemi tek dera e ndërmarrjes. Ka shpenzime transporti, dëmtime etj.
- Kurse unë do të shtoja këtë, - thotë Pandi Jorgji, përgjegjës i fabrikës: - duke qenë ekonomi me llogari më vete do t’i caktojmë më së miri detyrimet kontraktore. P.sh., nëse elbin e birrës duhej të blejmë jo vetëm me kushtin e peshës, por së pari, për bazë të fuqisë më të mirë. Qënia 1 për qind më e ulët e aftësisë mbirëse i kushton fabrikës sonë në 50 mijë lekë humbje. Pra, ta bëjmë të interesuar prodhuesin e elbit, ekonominë bujqësore, që ajo të kujdeset të na shesë elb me fuqi të lartë mbirëse. Me këtë kujdes, hallka pas hallke nga lënda e parë deri te ambalazhet, pa folur për rendimentin e punës, do të synojmë që të rritim sa më shumë të ardhurën neto. Mundësitë janë të plota.
KOSTAQ DUKA
Mbështetje për ishallin
Në kooperativën bujqësore të Morinit në rrethin e Kukësit, ku siç na thonë, janë ndjekur me interesim të jashtëzakonshëm punimet e Kuvendit Popullor, Lutfiu Cenës, kryetarit të degës së financës, i duket në xhepin e xhaketës një pjesë e gazetës.
Pasi e takojmë, ai e rihap edhe një herë gazetën dhe na shohim të nënvizuar, veç të tjerave edhe atë pjesë të raportit të shokut Adil Çarçani, ku thuhet: «Me qëllim që të nxitët shtimi i prodhimit për treg me anën e levës së çmimit është parashikuar që çmimet e blerjes nga shteti të produkteve bujqësore e blegtorale sipas zonave të diferencohen më tej, duke e ndarë më vete zonën veri-lindore,...». Rreth kësaj temë përqendrohet edhe biseda jonë. Lutfiu është ekonomist dhe më mirë se kushdo ia di vlerën kësaj mase. «Partia dhe shteti, – thotë Lutfiu, - ndihmën ndaj zonës veri-lindore, si zonë me kushte klimatike tokësore më të vështira, e shohin me përparësi në projekte konkrete. Me ligjet e reja ndihma për zonën veri-lindore do të jetë shumë më e madhe se në të kaluarën.
Vjet kooperativa e Morinit shpërndau 11.5 lekë për ditë-pune. Ajo kultivon grurë dhe misër, mbarështon dhi, lopë dhe dele. Po si është kostoja e prodhimit? Është e lartë dhe çmimet e blerjes nga shteti të këtyre prodhimeve nuk përgjigjeshin si duhet kostos së planifikuar. Kështu në vitin 1989 kostoja e prodhimit të grurit nga 180 lekë për dod kg e planifikuar, doli 199 lekë. Ndërsa në misër, kur vjet ishte viti më i mbarë, kostoja doli nga 135
(Vijon në faqen 2)
Shoqëria e jonë socialiste mbron të ardhmen e saj
Ndoqëm me vëmendje të veçantë punimet e sesionit të 7-të të legjislaturës së 11-të të Kuvendit Popullor. Na bëri përshtypje veçanërisht raporti «Për përsosjen e demokratizimin e legjislacionit penal si dhe disa masa organizative» paraqitur në emër të Këshillit të Ministrave ku u argumentuan ndryshimet në legjislacionin shqiptar, për të cilat dëshirojmë të shprehim edhe ne disa mendime:
Ndoqëm me vëmendje të veçantë punimet e Na bëri përshtypje veçanërisht raporti «Për përsosjen e demokratizimin e legjislacionit penal si dhe disa masa organizative» paraqitur në emër të Këshillit të Ministrave ku u argumentuan ndryshimet në legjislacionin shqiptar, për të cilat dëshirojmë të shprehim edhe ne disa mendime:
Zhvillimet e sotme të shoqërisë sonë pasqyrohen në mënyrë të përshtatshme në këto ndryshime dhe ato nuk mund të quhen artificiale e të montuara pa logjikë në legjislacionin ekzistues, por janë një vazhdim i natyrshëm e shprehin dinamizmin e këtij legjislacioni. Mënjanimi i arbitraritetit të mundshëm në trajtimin e çështjeve penale e atyre civile, nëpërmjet vendosjes së mbrojtjes ligjore, si e dhe heqja e internimit dhe dënimit me kusht si masa administrative, janë shprehje e gjallë e reale e mbrojtjes të të drejtave të njeriut.
Është i njohur parimi socialist i shpërblimit të ... (Vijon në faqen 2)
Recital në Ballsh
Në qytetin e Ballshit, u shfaq recital i aktorit Fadil Hasa artist i merituar, që u përgatit në bashkëpunim me amatorët e pallatit të kulturës të këtij qyteti. U mirëpritën edhe këngët «Këndoj për ju», «Ky merak», «Potpuri këngësh popullore të Shqipërisë së mesme», «E dua stinën e pranverës», etj., të interpretuar nga këngëtarët amatorë Arben Ymeri, Zhaneta Disha etj.
Prezant ohet vëllimi i dytë i librit «Kujtime për Enverin»
Me rastin e botimit të vëllimit të dytë të librit «Kujtime për Enverin», Shtëpia Botuese «8 Nëntori» dhe Muzeu «Enver Hoxha» organizuan në një nga sallat e këtij muzeu një takim me shokë e shoqe që kanë botuar kujtime e tyre në këtë vëllim.
Merrnin pjesë edhe punonjës të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, të Shtëpisë Botuese «8 Nëntori», veteranë, kuadro drejtues të organeve të Partisë, të pushtetit dhe të organizatave të masave të rretheve të Tiranës etj.
Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i Shtëpisë Botuese «8 Nëntori», docent Xhemal Dini, i cili bëri prezentimin e vëllimit të dytë të librit «Kujtime për Enverin». Këto kujtime të shkruara bukur, plot frymëzim, dashuri e nderim, theksojnë ndër të tjera, si sjellin në freski udhëheqësit tonë të paharruar, si njeri, si udhëheqës, si edukator e udhëheqës i madh, përkrahësi i tij të fuqishëm, individualitetin e guximin e rrallë, mençurinë e largpamësinë, por edhe thjeshtësinë e përkujdesjen për çdo gjë që kishte të bënte me njeriun, me jetën, me punën dhe me luftën e tyre, të cilat ai i përjetonte thellësisht. Në këtë libër lexuesi e ndjen në çdo çast thënien lapidare të shokut Ramiz Alia se zemra dhe qënia e Enver Hoxhës, reagonte me një humanizëm të thellë ndaj të gjitha ndjenjave e shqetësimeve të jetës së popullit.
Pastaj u bënë diskutime, ku u vunë në dukje vlerat ideore e publicistike të këtij vëllimi, rëndësia e tij për edukimin komunist të masave, sidomos të brezit të ri.
Bashkëpunëtorët dhe bashkëluf-tarët të udhëheqësit të shtrenjtë e lavdishëm, shokut Enver Hoxha, treguan kujtime nga takimet që kanë patur me të.
Për pjesëmarrësit në këtë takim u shfaq filmi dokumentar me ngjyra «Mes shokëve, mes popullit».
(ATSH)
Përfaqësues të shtypit botëror në Shqipëri
Me rastin e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kanë ardhhur për ta pasqyruar këtë vizitë gazetarë të organeve të shtypit, të radios e televizionit dhe të agjencive të lajmeve nga SHBA, Anglia, Italia, Greqia, Jugosllavia, Franca, Japonia, Portugalia etj.
Redaktori ynë SHKËLQIM BEQARI u takua me disa prej tyre dhe n’a mori këto mendime:
DEJVID BAJNDER (SHBA: «Nju Jork Tajms»). Kolegët më kanë zgjuar disa herë natën këtu për t’u dhënë informacion për Shqipërinë. Reportazhi im i djeshëm për punimet dhe vendimin e Kuvendit Popullor si dhe përpjekjet e mia të para në Shqipëri u botua në krye të faqes së parë të gazetës «Nju Jork Tajms», ç’ka tregon për interesin e madh për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës Punimet e këtij sesioni të Kuvendit Popullor janë të rëndësishme në aspektin ekonomik, në legjislacion, si dhe çështja e marrëdhënieve ndërkombëtare të ngitura në plenumim e 10-të. Po kaq të rëndësishme ishin qëndrimet në këtë plenum mbi bashkëpunimin midis shteteve, dhe ato lidhur me procesin e integrimit evropian, atë të Helsinkit etj. Për mendimin tim, këto ecuri e zhvillime e bëjnë pjesëmarrjen e vendit tuaj më aktive se deri tani në të gjitha proceset evropiane. Këtu pjesëmarrjare aktive e kemi vënë re në rolin që ka luajtur e luan Shqipëria në procesin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ballkanik. Edhe kjo është pjesë e atij procesi për të cilin ka nevojë Evropa.
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Pereç dhe e Kullar bëhet në OKB-së dhe Shqipëri është në përputhje dhe shpreh një aktivitet dhe dëshirës së Shqipërisë për të zgjeruar më tej marrëdhëniet e saj gjerë qartë rrugët shumërëndësishëm e ligjshëm në botë.
Do të shtoja diçka për kryeqytetin tuaj, Tirana është një qytet ... (Vijon në faqen 4)
SOT MBËRRIN NË VENDIN TONË
HAVIER PEREZ DE KUELAR, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KOMBEVE TË BASHKUARA
Havier Perez’ de Kuelar, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara që nga viti 1982, lindur në Limë të Perusë, më 19 janar 1920. Është avokat dhe diplomat karriere.
Ka filluar karrierën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perusë që nga viti 1940, ka punuar si drejtor, sekretar i përgjithshëm dhe këshilltar juridik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasador në Zvicër, ambasador në Sovjetik, Poloni dhe Venezuelë.
Ka marrë pjesë në shumë sesione të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si anëtar dhe kryetar i delegacionit të Perusë. Më 1971 u emërua përfaqësues i përhershëm i Perusë në OKB, ka përfaqësuar vendin e tij në Këshillin e Sigurimit dhe ka qenë kryetar i tij në kohën e ngjarjeve në Qipro, në korrik 1974. Më 1975-1977 ka qenë përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm në Qipro, më 1979 u caktua zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Paqes Politike.
H. Perez de Kuelar ka punuar gjithashtu si profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Akademinë Diplomatike dhe në Akademinë e Luftës Ajrore të Perusë. Ai është doktor honoris causa i shumë universiteteve të botës. Gjatë karrierës së tij diplomatike H. Perez de Kuelar është dekoruar nga 25 shtete dhe i janë dhënë çmime të ndryshme për çështje të bashkëpunimit të sigurimit ndërkombëtar.
Si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, ai jep një kontribut të shquar në gjirin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në shërbim të paqes dhe sigurisë në botë.
MIRATIM POPULLOR I NJËZËSHËM
Punonjësit tanë ndoqën me interesim të madh zhvillimin e punimeve të sesionit të 7-të të legjislaturës së 11-të të Kuvendit Popullor. Detyrat e rëndësishme që u shtruan në të, debati i frytshëm dhe ligjet që u miratuan i hapin rrugë të reja gjithë zhvillimit ekonomik të vendit, zgjerojnë demokracinë tonë socialiste, fuqizojnë atdheun dhe ndikojnë për rritjen e mirëqenies së masave.
Redaktorët dhe korrespondentët tanë bënë takime me punëtorë, kooperativistë e kuadro dhe na sollën këto mbresa: