SHOKU RAMIZ ALIA PRITI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË OKB-së HAVIER PEREZ DE KUELAR
Dje, mbasdite, kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti në selinë e Kuvendit Popullor sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Havier Perez de Kuelar, dhe personat që e shoqërojnë.
Dje, mbasdite kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti në selinë e Kuvendit Popullor sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Havier Perez de Kuelar, dhe personat që e shoqërojnë. Në pritje merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, dhe anëtari i këtij Presidiumi, Kristaq Rama.
Shoku Ramiz Alia zhvilloi me Havier Perez de Kuelarin një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.
Ai i uroi mirëseardhjen mikut të shquar, dhe shprehu kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se e konsideronte vizitën e tij në Shqipëri si shumë të rëndësishme.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Perez de Kuelar, tha: Jam shumë i gëzuar që takohem me ju dhe ju falënderoj për pritjen e ngrohtë e të përzemërt, dhe e quaj veten të nderuar që pritem nga ju dhe nga autoritetet më të larta shqiptare. Ju falënderoj edhe për mbështetjen e vazhdueshme që i jepni Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Pas pritjes, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Petraq Pojani, u shpërndau gazetarëve një përmbledhje nga biseda e shokut Ramiz Alia në takim. Ai informoi gjithashtu se Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuelar, falenderoi presidentin Ramiz Alia për ekspozitën e plotë për konceptin shqiptar mbi lirinë, pavarësinë, zhvillimin e Shqipërisë, marrëdhëniet me shtetet e tjera, bashkëpunimin ndërkombëtar, bashkëpunimin me Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Problemet të gjerë zgjedhjen e tyre. Së fundi, ka edhe një grup të caktët problemesh, probleme globale, siç janë problemet e mbrojtjes së mjedisit, të luftës kundër drogës, kundër sëmundjeve ngjitëse, të cilat përsëri nuk mund të zgjidhen paqësisht. Shqipëria në rrugën e vet nuk ndalet kurrë, në rrugën e lirisë, të pavarësisë dhe të socializmit. Në këtë rrugë nuk ka forcë që ta ndalojë atë. Kjo është dëshira e të gjithë popullit shqiptar, që ka në themel gjakun e të rënëve. Shqipëri...
Nga vizitat e Perez De Kuelarit në Tiranë dhe në Krujë
Në vazhdim të qëndrimit të tij në Tiranë, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Havier Perez de Kuelar me bashkëshorten dhe personat që e shoqërojnë vizituan dje muzeun Historik Kombëtar, ku u pritën nga drejtori i Institutit të Historisë, Selami Pulaha.
Ata u njohën këtu me historinë e popullit tonë në shekuj, me luftën e tij për liri dhe pavarësi dhe me punën për ndërtimin e vendit. Perez de Kuelar, duke qenë njohës i historisë dhe arkeologjisë, u interesua në mënyrë të veçantë për objekte dhe dokumente të periudhave të ndryshme të historisë sonë, për kulturën arbërore, për veshjet, reliket e stolité të trashëguara nga illirët etj.
Në librin e përshtypjeve të muzeut ai la këtë shënim: «Kam vizituar me interes dhe kënaqësi muzeun Historik Kombëtar që na tregoi në një mënyrë demokratike zhvillimin e rëndësishëm të popullit shqiptar, gjithmonë besnik i pavarësisë së tij dhe i përkushtimit ndaj identitetit të tij».
Përpara muzeut Historik Kombëtar, Perez de Kuelarin e përshëndetën banorë të kryeqytetit.
Mbasditë Perez de Kuelari shkoi në qytetin e Krujës ku vizitoi muzeun historik «Gjergj Kastrioti Skënderbeu». Këtu atë e priti krye- (Vijon në faqen 2)
SHOKU ADIL ÇARÇANI PRITI HAVIER PEREZ DE KUELARIN
Dje paradite kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë shoku Adil Çarçani priti në selinë e Kryeministrisë sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Havier Perez de Kuelar dhe personat që e shoqërojnë.
Dje paradite kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë shoku Adil Çarçani priti në selinë e Kryeministrisë merrnin pjesë ministri, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Niko Gjyzari, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani dhe përfaqësuesi i përhershëm i RPS të Shqipërisë pranë OKB-së Bashkim Pitarka. Në fillim shoku Adil Çarçani i uroi Havier Perez de Kuelarit mirëseardhjen në emër të qeverisë shqiptare dhe shprehu kënaqësinë për këtë takim. Më lejoni, tha ai, t’ju shpreh ndjenjat e miqësisë që ... dërin e Kartës së saj, OKB-ja i trajton vazhdimisht. Nëpërmjet jush, tha nga ana e tij Havier Perez de Kuelar, dëshiroj të falënderoj qeverinë shqiptare për festen që më bëri për të vizituar vendin tuaj. Kjo është vizita e parë e një sekretari të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Unë kam nderin të jem vizitor i pari si sekretar i Përgjithshëm. Jam i bindur se vizita ime, kontaktet me shkëlqesinë tuaj, me presidentin Ramiz Alia, me ministrin e Punëve të Jashtme Reis Malile, do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve midis Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë, në kuadrin e madh të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, të cilat janë dy dokumente të ... për çështjen e paqes, të sigurisë, të solidaritetit ndërkombëtar, që duhet të demonstrojnë kombet. Sot, nënvizoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ndërvarësia në botë është bërë e pashmangshme. Fqinji duhet të mendojë patjetër për fqinjin, vendet e zhvilluara duhet të mendojnë për vendet e tjera që janë në zhvillim. Probleme të mëdha qëndrojnë sot para botës, probleme politike, që kërkojnë vullnet politik të sinqertë, për zgjidhjen e tyre. Ka probleme ekonomike që kërkojnë përpjekje të gjithanshme për zgjidhjen e tyre. Unë gëzohem se tepërmi që Shqipëria nuk ka borxhe. Përpara kombëve sot ka probleme shoqërore, probleme të të drejtave të njeriut. Përpjekje po bëhen në të gjitha drejtimet që këto probleme të gjejnë zgjidhjen e tyre. Së fundi, ka edhe një grup të katërt nuk mund të zgjidhen pa një bashkëpunim ndërkombëtar, rajonal, ndërrajonal. Unë jam i bindur se Shqipëria do të japë kontributin e saj ashtu si edhe deri tani në gjirin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e këtyre problemeve. Shoku Ramiz Alia para takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Javier Perez de Kuelar, takoi gazetarët e huaj që ndodheshin aty. Pasi u përshëndet me ta ai iu përgjigj pyetjeve që i drejtuan për aspekte të ndryshme të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Pyetjes lidhur me proceset e ndryshimeve që kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri dhe nëse ato do të vazhdojnë më tej, shoku Ramiz Alia iu përgjigj: «Tërë procesi i zhvillimit në Shqipëri është i pandalshëm. e të rënëve. Shqipëria do të ecë në këtë rrugë, të cilën e ka vendosur vetë populli shqiptar». Shoku Ramiz i pyet gazetarët për vizitat që kanë bërë këto ditë në Shqipëri dhe ata i shprehën kënaqësinë për qëndrimin e tyre në vendin tonë. Si po kalojnë bisedimet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Perez de Kuelar, dhe a jeni i kënaqur nga kjo vizitë? – e pyeti një gazetar. – Jam shumë i kënaqur dhe besoj se ajo do të jetë frytdhënëse, përgjigjet shoku Ramiz. Gazetarët i bënë pyetje shokut Ramiz Alia edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me vende të ndryshme të botës. Lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, ai tha se mirë është që të vendosen, se kur, këtë t’ua lëmë diplomatëve. Ndërsa përsa i përket Anglisë, shoku Ramiz theksoi se ne jemi dakord të vendosim marrëdhëniet edhe me Anglinë, por kjo varet prej saj. Marrëdhëniet me Greqinë, tha pastaj ai, janë të mira, por duhen bërë shumë më të mira. Jemi dy popujt më të vjetër në Ballkan, jetojmë këtu prej mijëra vjetësh, dhe është në nderin e popullit shqiptar dhe të popullit grek që kanë jetuar kurdoherë në paqe dhe në miqësi dhe nuk kanë bërë luftë asnjëherë me njëri tjetrin. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira edhe me Jugosllavinë. Në fjalimin që mbajta në Plenumin e 10-të bëra një propozim për dialog. Gazetarët i thanë shokut Ramiz Alia se e gjithë bota tregon shumë interes për Shqipërinë, dhe se ata kanë shumë dëshirë për të qëndruar sa më gjatë në vendin tonë dhe të ndjekin me mirë aktualitetin këtu. «Mirë se të vini, përgjigjet shoku Ramiz. Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur. Do të kisha shumë dëshirë të bisedoja me ju. Kam simpati për gazetarët, por, si e shihni, koha nuk na premton». (ATSH)
pranë OKB-së Bashkim Pitarka.
Në fillim shoku Adil Çarçani uroi Javier Perez de Kuelarin miqësisë së gjithë popullit tonë që ka pritur me interes të veçantë vizitën tuaj. Shfaqim besimin e plotë se kjo vizitë do t’ia arrijë qëllimit të saj, në mënyrë që marrëdhëniet e vendit tonë me OKB-në, që kanë të bëjnë me çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar, me probleme të ruajtjes së paqes e të sigurisë, të zhvillohen e të forcohen më shumë. Shqipëria, si anëtare aktive e Organizatës së Kombeve të Bashkuara qysh kur është pranuar, me vizitën tuaj akoma më shumë do të japë kontributin e saj modest në zgjidhjen e të gjitha problemeve, të gjëra e të shumëanshme, që ne kua[ ]... [pjesa e prerë/dëmtuar]
... shkelësinë e Njeriut, të cilat janë dy dokumente të mëdha e të përbëjnë filozofinë e Organizatës botërore. Dua të them se që nga viti që ju jeni pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shumë vite më parë, ju keni kontribuar vazhdimisht në përpjekjet tona. Edhe ne dëshirojmë të kontribuojmë në zhvillimin tuaj dhe inkurajojmë qeverinë tuaj në përpjekjet e saj të përpëritëra, që të shpejtohet zhvillimi i vendit tuaj në të gjitha aspektet, politike, ekonomike e sociale.
Javier Perez de Kuelar, falende- (Vijon në faqen 2)
Nga biseda e shokut Ramiz Alia me Perez De Kuelarin
Në fillim shoku Ramiz Alia e falenderoi zotin De Kuelar për vizitën në vendin tonë, të cilën e vlerësoi si një nder të veçantë që i bëhet Shqipërisë e popullit të saj.
Ai çmoi lart urtësinë, kujdesin e zotit De Kuelar në dobi të paqes jo vetëm brenda mureve të OKB, por edhe në përpjekjet për gjetjen e rrugëve të përshtatshme për kapërcimin e krizave e konflikteve të ndryshme. Ai i tha se në misionin e tij fisnik do të ketë kurdoherë mbështetjen e Qeverisë shqiptare.
Gjatë bisedës së hapët e miqësore ku u diskutua për mjaft probleme të situatës së sotme ndërkombëtare shoku Ramiz Alia i foli Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së edhe për disa probleme të brendshme e të jashtme të vendit tonë që u pasqyruan edhe në punimet e Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe në vendimet e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
«Ne deklaroi Ramiz Alia, në ndërkohë e shtetit tonë, të shoqërisë sonë, të politikës sonë, udhëhiqemi nga idetë socialiste, nga mësimet që nxjerrim nga historia jonë kombëtare, nga njohja realiste e kushteve të veçanta të Shqipërisë si një vend e popull i vogël, nga pozita e caktuar gjeostrategjike që ajo ka. Socializëm për ne nuk është një model unik, as një praktikë unike. Prandaj për Shqipërinë, e kemi thënë, nuk mund të gjykohet duke u nisur nga emri ose nga eksperienca socialiste, që shpesh nga disa quhen unike, e aq më pak nga praktika të të tjerëve, të emërtuara edhe këto socialiste.
Ne jemi një vend paqësor dhe dëshirojmë më të gjithë të rrojmë në miqësi. Nuk pretendojmë t’u diktojmë të tjerëve as politikën, as ideologjinë tonë, as ndonjë model ekonomik. Nuk synojmë të shfrytëzojmë ndokënd, as të rregullojmë botën siç mund ta donim ne.
Qëllimi ynë i vetëm është që qytetarët tanë të jetojnë të lirë në një vend të lirë, të kenë punë, të mësojnë e të arsimohen, të kenë ndihmë me mjekësore, të rrojnë në harmoni, pa grindje, pa konflikte, pa dallime e privilegje që rrjedhin nga përkatësia kombëtare ose nga gjendja sociale.
Jemi të bindur se vetëm njerëzit të lirë mund të krijojnë një ndërtori të një jetë të re, se tjerë në mënyrë paqësore e miqësore.
Shqipëria ka bërë ndryshime të shumta brenda një kohe të shkurtër. Rruga është e madhe po ta krahasosh me atë ku kemi qenë. Ata që nuk e njohin Shqipërinë dhe bëjnë kritika për zhvillimin e saj, harrojnë se për të arritur këtu jemi, na është dashur të bëjmë sakrifica e të akumulojmë mjete të shumta me rripin të shtrënguar. Brezi që bëri luftën, revolucionin, i pranoi sakrificat në mënyrë të vetëdijshme, sepse deshi që fëmijët e tij t’u ndërtojë të ardhmen, t’u japë arsim, t’u ndërtojë një ekonomi që të plotësonte nevojat ekonomike, t’u garantonte lirinë e pavarësinë.
Transformimet e thella, për kushtet e Shqipërisë, nuk mund të bëheshin pa një drejtim të centralizuar dhe një disiplinë të fortë. Kjo nuk mund të mos shoqërohej edhe me disa privacione e kufizime të karakterit të ndryshëm.
Me fuqizimin e vendit, me rritjen e mirëqenies, me zhvillimin e kulturës e të arsimit, gradualisht u arhdur duke u forcuar aspekti demokratik e duke u dobësuar centralizmi e disiplina rigoroze që i impononte akumulimi i domosdoshëm për zhvillimin e vendit. Ky proces, i udhëhequr nga Partia e Punës e Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën, është kryer natyrshëm dhe populli ishte i vetëdijshëm. Ndryshe pushteti ynë nuk do të qëndronte në këmbë as një ditë.
Kohë pas kohe ne kemi bërë ndryshime që i janë përgjigjur zhvillimit të vendit. Edhe ndryshimet që po bëjmë tani vërtetojnë këtë konsekuencë dialektike. Çdo ndryshim, siç është demokratizimi, rritja e iniciativës së masave, nuk vini vetë... (Vijon në faqen 2)
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Javier Perez De Kuelar, bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
Dje paradite sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Javier Perez de Kuelar, bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi një kurorë në monumentin “Nënë Shqipëri”.
Në këtë ceremoni ai shoqërohej nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës, Llambi Gegprifti, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, komandanti i garnizonit të Tiranës, Eduard Shehu, Pitarka dhe shokë të tjerë. (ATSH)
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Javier Perez De Kuelar, bën homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Vetëm njerëz të lirë mund të krijojnë e ndërtojnë një jetë të re, vetëm njerëz të lirë mund të bashkëpunojnë me popujt e tjerë në mënyrë paqësore e miqësore.