Çdo ditë e më shumë, nëpërmjet punës së kujdesshme për të vënë në jetë vendimet e plenumëve të komiteteve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë, afirmohen hapa nxitës.
Veprimet konkrete të të zgjedhurve, të vetë aparateve dhe masave po marrin vlera më të mëdha për përsosjen e pandërprerë të shoqërisë e të demokracisë, të revolucionarizimit të të gjithë sektorëve të jetës.
Natyrisht, zbatimi i kërkesave të shtruara për zgjidhje nuk është i lehtë, por jo i pamundur. Në këtë kuptim, me gjithë prirjet dhe mundësitë e përparura, veprimet, metodat dhe stili i punës nuk janë kudo të njëllojtë. Komiteti i Partisë i Rrethit të Beratit, duke e ditur se detyrat e veta mund t'i kryejë me gjysmën e efektivit, veproi realist. Dhe veprimi i mirë nuk qëndron thjesht te shkurtimi aritmetik, por te kuptimi i çështjes së rritjes së rolit të punonjësve të kualifikuar të aparatit në shërbim të të zgjedhurve, i lidhjeve të drejtpërdrejta me bazën, me shqetësimet e saj. Sepse dihet: punët e mëdha nuk zgjidhen vetëm me disa sekretarë apo instruktorë (sado të zotë të jenë ata) pa u këshilluar me masën e gjerë të të zgjedhurve e të punonjësve të thjeshtë, pa tërhequr mendimin e shefave të tyre.
Shoqërisë sonë i ka interesuar dhe i intereson që në krye të punëve të ketë sa më pak rogtarë nëpunës aparate e administrata, por njerëz sa më të mësuar dhe sa më të zotë. Në të vërtetë, ka diçka kontradiktore: gjen shumë rogtarë me kohëqëndrim të gjatë në të njëjtin vend pune dhe pak nga ata që i përgjigjen si duhet koherencës dhe kërkesave të kohës. Në komitetet e Partisë rajonit (në bazë) numri bëhet edhe më i madh. Mos janë tepër? Përkujdesjet për t'i ruajtur vendet dhe organizatat e frara janë më të preshta, me edhe në komitetet ekzekutive. Disa dhjetë e pesëmbëdhjetëvjeçarë (në kohëqëndrim) janë «velur» me punën, aq sa janë bërë indiferentë duke pritur me sot e me nesër për të lëvizur e punuar diku tjetër.
Në zbatimin praktik ka edhe lëvizje që të bëjnë të mendohesh e të «armatosesh» gjykimin: «përse erdhi sekretar në këtë rreth, kur më shumë se dhjetë vjet rri në Tiranë, sepse edhe familjen nuk e ka marrë me vete!». Dhe nuk janë të pakta ata që «ngulin» nga një gozhdë të tillë. Prandaj, në përputhje të plotë me logjikën e tejamjen e qartë të vendimeve të plenumëve të Komitetit Qendror të Partisë, duhet parë te vetja detyrat parësore: të bëhet medoemos njëfarë «qilizme» në psikologji, të ngrihet në përgjegjësi ai kuadër dhe të fuqizohet stili që shmang ftohtësinë, hierarkinë që kultivon dinamizmin dhe shkathëtësinë në veprime.
Nga ana tjetër, vihet re se krahas punës së mirë, ka mbetur në mes të rrugës çështja e normimit të punës intelektuale. Është lënë në harrësinë ndoshta jo rastësisht dhe, në më të shumtën e herëve, nuk duket krahasimi i punës së sekretarit me atë të instruktorit, i kryetarit me atë të inspektorit, i titullarit me atë të ndihmësit. Si vijim i këtij qëndrimi manifestohen dublimet e pse jo komprometimet. Për një çështje bëhen mbledhje rajoni, bën edhe rrethi; në raste të veçanta edhe dikasteri. Për hir të koncepteve teknokratike, qoftë edhe për një ving a për ndar-
më pak rogrëtare nëpër gjen shumë rogrëtare bashkëkohësisë së plenumëve. Ja një çështje që meriton më tepër vëmendjen e organeve epore. «Edhe pas Plenumit të 9-të, — thekson shoku Ramiz Alia, — aparatet në mjaft drejtime, në qendër e në rrethe, vazhdojnë thuajse si më parë, të kërkojnë nga të tjerët. Kurse elementarë për të zbatuar vendimet e tij duhet të jetë: «ta fillojmë më parë nga vetja...». Në këtë kuadër, aparatet dhe krejt sistemi i edukimit gjenden përpara një «provimi» të vështirë, i cili mund dhe duhet të kapërcehet, kur secili ta lehtësojë veten jo vetëm nga paragjykimet, por edhe nga kompleksitet e rutinës e të vetëfrenimit. Ajo që bëri komiteti i Partisë i Beratit kërkon bindje, përkrahje e hapa praktikë, por jo mendësi e parafytyrime metafizike. Fjala vjen, komiteti i Partisë i rajonit nr. 1 në Tiranë me të drejtë, siç thënë ka kaluar në veprime konkrete deri në përgjysmimin e aparatit. Më tutje, edhe pse tashmë ky komitet (i ashtuquajturi i dikastereve) nuk e ndjek më jetën e organizatave-bazë të Partisë, në to, sekretarët kanë mbetur po tre, aq sa një rreth jo i vogël, sepse «rajoni ka popullsi të madhe». Gjithsesi në kryeqytet ka 21 sekretarë funksionarë në aparate. Në Durrës veç 3 të tjerëve, ka dy sekretarë: një për industrinë, një për bujqësinë. Po të shtosh edhe sekretarët rogrëtarë të byrove të ekonomive bujqësore, numri shkon edhe më tej. Kështu, dublimet e pse jo komprometimet. Për një çështje bën dikasteri. Për hir të koncepteve teknokratike, qofshin edhe për një vinç a për ndarjen e një apartamenti... ndërhyrin instruktori, sekretari, shtohet presioni i atyre që nuk bëjnë punën që u takon, madje parapëlqejnë tej masës të marrin të tjerëve kompetencat. A nuk do të ishte mirë që studimi i këtij problemi, (i normimit) të vazhdojë dhe të theksojmë më saktë atë që punon në «diel» dhe atë që rri në «hije»? Çfarë duhet të bëjë njëri dhe çfarë duhet të bëjë tjetri! E drejta e organeve, e organizmave përkatës duhet të realizohet edhe ndaj asaj kuadros që e kanë të lehtë të kopjojnë metodën rutinë të vetvetes nga e djeshmja, të disa kuadrove tejpëkretë aparateve që vrapojnë të japin leksione në universitetet e në shkolla, sikur të mos kishin punë tjetër, madje disa marrin edhe leje krijuese me muaj të tërë... Nuk mund të mbahet dy kunguj në një sqetull thotë populli... Është e kohës të shikohet seriozisht edhe shkruaria jashtë shtetit e disa drejtuesve e specialistëve për gjëra krejt të zakonshme: «për të parë fushat», «për të hapur një ekspozitë», «për të marrë informacion». Llogaria e fondit ndaj vetes, ndaj shokut nuk është punë angarie, por detyrë, domosdoshmëri.
Sipas Statutit dhe rregullave të brendshme të Partisë, të orientimeve të Plenumit të 8-të të Komitetit Qendror të Partisë, pati një freskim të dukshëm të strukturave të aparateve; por a është kjo e mjaftueshme? Gjithashtu, kur e vë në qëndrim merret ndarja e fesave në ndonjë koncentrim, përsëri duhet të thërrasë e të thotë: «Përse merresh me këtë lojë pune medokre?». Pra, punët e Partisë nuk duhet të reduktohen në çikërima; ato kanë të bëjnë me një punë sistematike për emancipimin e vetvetes. Për mendimin tonë, do të ishte një punë e vyer, për gjykime e veprime gjithnjë e më serioze, nëse ata do të aktivizoheshin (jo vetëm si ndodh sot për festat përkujtimore ose ndonjë veprimtari të rëndomtë), por për problemet e mëdha partie, ekonomike e shoqërore. A marrin pjesë ata (dhe përse nuk marrin) në grupet e punës, kur diskutohet kjo e ajo çështje? Edhe marrin, edhe s'marrin ose marrin pjesë formalisht.
Problemet e shtruara kohëve të fundit në plenumet e Komitetit Qendror të Partisë, (vendimet përkatëse të Kuvendit Popullor) janë të mëdha, e të një rëndësie të veçantë. Edhe sukseset janë tepër të dukshme, tepër të prekshme. Por e madhe duhet të jetë edhe puna e secilit për të vënë veten kudo e kundërorë në pararojë të karvanit. Ka ikur koha e frazave e referimeve shkollareske veçan e pa vend. Në këtë kontekst, punonjësi, kuadri, specialisti e punonjësi i thjeshtë, i zgjedhuri dhe i emëruari pyet sinqerisht: «ç'bëra sot për ndërtimin e socializmit, çfarë lashë pa kryer dhe përse, çfarë do të bëj nesër, po pasnesër...?» Ky është mesazhi i ditës e në rezonancë me Plenumet e Komitetit Qendror të Partisë, me mësimet e shokut Ramiz Alia.
GATISHMËRIA SOT, SHIMANG FIROT NESËR
- VLORË - Gruri, thonë specialistët e bujqësisë, sivjet është i mbarë, ndonëse pohohet se është përkatësuese, për sigurimin e prodhimit, korrja, shirja e grumbullimi në kohë e pa humbje.
NE PRAG TË FUSHATËS SË KORRJES-SHIRJEVE
GATISHMËRIA SOT, SHIMANG FIROT NESËR
Shtabi ende nuk është vënë në lëvizje
- VLORË -
Gruri, thonë specialistët e bujqësisë, sivjet është i mbarë, ndonëse pohohet se është përkatësuese, për sigurimin e prodhimit, korrja, shirja e grumbullimi në kohë e pa humbje.
Ç'bëhet për këtë fushatë së pari, në SMT? Bisedojmë me drejtorin Njazi Bedini e kryeagronomin Jahja Begora. Puna, për fushatën ka filluar prej muajsh. Kombajnat janë vënë në gatishmëri që prej dy javësh. Kombajnerëve u janë bërë të njohura zonat ku do të punojnë. Për të ndrequr në kohë prishjet e mundshme janë ngritur grupe pune, në përbërje të të cilëve janë specialistë. Reparatet e paravijës do të punojnë me dy ndërrresa. Është menduar dhe për format e stimulimit që do të zbatohen.
Po fushata, siç dihet, shkon mbarë kur bashkërendohen punët e të gjithë atyre që kanë detyra ndaj saj. Interesimi nga rrethi ka qenë, po ende shtabi nuk është vënë në lëvizje. Përvoja dhe e viteve të tjera dikton sidomos sigurimin në kohë të transportimit të prodhimit. Kjo është domosdoshmëri për shfrytëzimin me kapacitet të plotë të kombajnave. Së dyti, duke pasur parasysh që në treta e sipërfaqes do të korret me krahë, nuk është pa vend e shpejt të tërhiqet vëmendja për grumbullimin në vend të caktuara të grurit të korrur. Ndërkohë bëhen vërejtje për degën e furnizimit materialo-teknike, të bujqësisë, që të tërheqë dhe të furnizojë në kohë me pjesët e nevojshme të ndërrimit. Po ashtu dhe për sigurimin e vajit dhe të alkoolit të nevojshëm për kombajnat.
VANGJEL STEFA
Kur do të vijnë pjesët e ndërrimit?
- Vëzhgim nga Kruja -
Në degën teknike të SMT-së u takuam me specialistin Myslym Xheraj.
Nga informacioni që na dha mësuam se në përgjithësi motorët dhe mekanikeritë e autokombajnave janë në përfundim. Në fund të kësaj jave përfundon kolaudimi i brendshëm dhe në 25 maj do të bëhet edhe në shkallë rrethi. Megjithatë, ka edhe të meta në furnizimin me disa pjesë, të cilat krijojnë shqetësime e pengesa gjatë fushatës. Fjala vjen, deri tani SMT-ja dhe bazat mekanike të NB-ve nuk kanë marrë asnjë metër zinxhir nga ato që janë planifikuar. Po kështu, mungesa ka edhe në furnizimin me pjesë të sistemit elektrik, me zinxhir elevatori, goma, pompa e fërrota frenash etj. Të kuptohemi,
(Vijon në faqen 2)
Bashkëpunim me vlerë
- DURRËS -
Këtë vit 70 për qind e sipërfaqes së grurit në Durrës do të korret me autokombajna.
Mekanizatorët e SMT-ve të rrethit kanë përfunduar plotësisht riparimin e të gjitha autokombajnave dhe tani po bëjnë kualidimin e tyre, me synim që në fund të muajit ato të shpërndahen nëpër ekonomitë bujqësore. Me qëllim që gruri i shirë të transportohet menjëherë, për të shmangur në maksimum firot, do të vihen në dispozicion 390 autovjete të ndërmarrjeve ekonomike dhe të ekonomive bujqësore.
Krahas kësaj, në SMT-të e rrethit janë duke u prodhuar pjesë.
(Vijon në faqen 2)
50 për qind e kombajnave janë gati
- LUSHNJE -
Këtë vit do të zgjer ohet sipërfaqja e korrur me mjete mekanike.
Këtë vit do të zgjerohet sipërfaqja e korrur me mjete mekanike. Ja përse kërkohet që gjithë ato mjete që tani të kenë gatishmëri të lartë.
Si paraqitet gjendja?
Janë riparuar e kolauduar mbi 50 për qind e numrit të autokombajnave dhe ato janë gati për të filluar korrjen. Detyrën do ta përfundojmë 5 ditë para objektivit, thotë Aleks Nashi, drejtor i SMT-së së Lushnjës. - Ka përfunduar gjithashtu riparimi i makinave shirëse dhe korrëse më shpejt se çdo herë tjetër. Mekanizatorët për këtë duhen përgëzuar.
Por nëse u punua mirë për sigurimin e gatishmërisë, nuk ka pse pritet shpërndarja sipas grafikëve të hartuar.
Para disa ditësh u shpërndanë autokombajnat në Divjakë, Saravë, Gorre etj. Është siguruar edhe baza materiale, si: carcafë, draperinj etj. Është caktuar radhë e punës për çdo sektor, brigadë, për çdo ngastër sipas llojit të grurit dhe hershmërisë. Specialistët e prodhimit janë në krye të punëve.
Detyra të veçanta ka edhe parku i mallrave. Drejtori i tij, Ili Rama, thotë se këtë vit të gjithë inventarin e mjeteve do ta vënë në shërbim të ekonomive për të transportuar grurin nga ngastrat për në depot e shitjet. Do të punohen me sistem tri ndërrasash. Përparësi do t'i jepet shfrytëzimit të rimorkiove. Planin e kemi hartuar për çdo ekonomi sipas nevojave dhe kërkesave të tyre. Ndërsa ndërmarrja e grumbullimit në qendër, tani i thotë fushatës së korrje-shirjes: jemi gati.
SOKRAT NDREÇKA
Në kampionatin evropian
Fillim i mbarë i peshëngritësve tanë — LUAN SHABANI - NENKAMPION I EVROPES -
Duke filluar që nga data 12 maj në qytetin Alborg të Danimarkës, vazhdon të zhvillohet kampionati evropian i peshëngritjes për të rritur. Në këtë aktivitet merr pjesë edhe vendi ynë, i përfaqësuar me ekipin kombëtar, që ka në përbërje të tij 10 sportistë, nën drejtimin e trajnerëve Niko Buneci dhe Zef Kovaci.
Në përfundim të garave të zhvilluara në kategorinë e peshës deri në 52 kilogram, ku konkuronin dy peshëngritës tanë, Agron Haxhihyseni dhe Genc Barkçi u arritën këto rezultate: Në vend të parë u rendit bullgari Ivanov me 265 kg, në vend të dytë rumuni Ciharean me 247,5 kg, dhe në vend të tretë Gutovski i Polonisë me 237,5 kg. Peshëngritësi ynë Agron Haxhihyseni u rendit i katërti në klasifikimin e përgjithshëm me 227,5 kg. Gjatë këtij aktiviteti në stilin e shtytjes ky peshëngritës, duke ngritur 130 kg, arriti të përmirësojë rekordin kombëtar që ishte 128 kg. Ndërsa peshëngritësi tjetër Genc Barkçi u rendit i rë nëntë i tetë në dygarësh me 222,5 kg.
Por suksesin më të madh të deritanishëm në këtë aktivitet e arrin peshëngritësi i talentuar, Luan Shabani. Ai duke kapur shifrat 257,5 kg, në dygarësh u shpall nënkampion evropian për peshën deri 56 kg. Ky peshëngritës, gjatë konkurimit të tij në këtë peshë fitoi tre medalje (dy bronxi në stilin e shtytjes dhe shkëputjes dhe një argjendi në dygarësh). Gjithashtu në stilin e shtytjes Luan Shabani arriti të vendosë një rekord të ri kombëtar, duke ngritur 142,5 kg. Në garën e po kësaj peshe, deri në 56 kg, vendin e parë e zuri Marinov i Bullgarisë me 265 kg, ndërsa në vend të tretë u rendit Gorzenaki i Polonisë me 255 kg. Në këtë peshë peshëngritësi tjetër i ekipit tonë kombëtar Erion Suli me 240 kg e ngritur në dygarësh u rendit i gjashti.
Ky aktivitet në të cilin marrin pjesë 24 shtete të Evropës do të vazhdojë dhe garat e tij deri më 20 maj.
Ekspozitë e talenteve të reja
Në sallën e ekspozitave të pallatit të kulturës «Hysni Kapo» të qytetit të Vlorës, mbi 30 autorë të rinj të arteve figurative, hapën një ekspozitë të përbashkët. Në të përfshihen 63 punime në vaj, akuarel, grafikë, skulpturë, qeramikë etj., me tematikë nga puna e jeta në këtë rreth.
Vend të mirë në këtë ekspozitë e zënë peizazhet, ku dallohen ato të Josif Koçes, Agtron Jakupit, Lefter Shtembarit etj., ndërsa portrete me nivel të mirë artistik kanë paraqitur sidomos krijuesit Agim Sulaj, Florida Guaci, Kastriot Zilja e Piro Stefa, etj. (ATSH)
RRETH ÇESHTJES SË VËLLËZËRVE POPAJ
Shtypi italian ka shkruar shumë këto ditë se çështja e vëllezërve Popaj të strehuar në ambasadën italiane në Tiranë është në rrugën e zgjidhjes së shpejtë.
Por së mësuam nga autoritetet tona kompetente, ato deri më sot nuk kanë marrë nga Popajt asnjë kërkesë për pasaportë dhe për dalje jashtë shtetit... (ATSH)
Mekaniku i SMT-së së Pukës Rasim Çoha gjatë punës për riparimin e pompave të naftës. (Foto: A. Bodinaku - ATSH)
I ka ra një gjallëri e re fshatit
Ke ndaluar në Katundin e Ri të Luznisë, anës Drinit të Zi. Menjëherë përpiqesh që ta kapësh kuptimin e shprehjes së një luznaku, Izet Matës, që thoshte para disa ditësh se «ka rënë një gjallëri e re Katundit». Syri ta kërkon këtë ndryshim. Pranvera ka sjellë natyrën e vet dhe në Zallin e Drinit; edhe kodrat me plantacione arrash mbi fshat kanë marrë gjelbërimin e stinës. Kësaj pranvere i shtohet tani edhe gjallëri e kap syri i malësorit. Dil këtë të dielë aty tek qendra e kooperativës së re, të sapo ndarë, njerëzit mblidhen grupe-grupe. Pleqtë dalin nga kullat e fëmijët lënë lojën e topit. Sikur e ndjejnë më të plotë gëzimin ashtu duke u besuar me njëri-tjetrin lajmet që hyjnë në fshat.
I gjatë e me moshë të thyer, është Hamit Damëzi. Bisedën e tij e fillon me urime për Partinë e shokun Ramiz. Po shpejt kujtohet se këto fjalë i thotë çdo njeri. Dhe Hamit Damëzi mundohet të gjejë të tjera fjalë. Befas hesht dhe hedh qeleshin e bardhë përpara, mbi ballë. Shenjë gëzimi. S'ka ç'të thotë më tepër, sado e zgjedhur qoftë fjala. Tek ajo shenjë janë mendimet e tij për Plenumin e 10-të të KQ të Partisë, për vendimet që miratoi Kuvendi Popullor. Aty është mirënjohja dhe urimi. Një shenjë krenarie, një pohim i lashtë që shprehet siguri për të ardhmen.
Dalgadalë Hamit Damëzi e ka kaluar bisedën «tek vetja». Kështu na thotë dhe shton se do të donte të jepte mendime të reja këtë ditë. Ose shumë shumë, po ta ndihmonte dikush, do t'i mblidhte disa fjalë në një korrespondencë. T'i tregonte se sa të drejtë ka Partia kur thotë që të gjitha punët të zgjidhen në kuvend me popullin, fshatçe, siç po i thonë.
Çfarë do të shkruante? p.sh., si u mblodh edhe fshati i tij në fillim të këtij muaji për të shpërndarë bagëtitë e tuzëve në çdo familje. Fjalë me mend thonë luznakët në atë kuvend. Me ndarjen, ndonjëri mendoi se kaq ishte puna. «Hic gjë, — i tha Hamiti një shoku, — s'paske kuptuar nga plenumi. Pas çdo pune del një tjetër e Plenumi kërkon që fshaqe të gjitha punëve t'u shkohet deri në fund».
Vërshuan propozimet. Në fund një mendim u përkrah nga të gjithë: të imëtat të bashkohen në dy tufa. Të caktonin një bari të mirë, Rexhep Palluqin, e një tjetër, me nga 80 krerë në tufë. «Ama zgjidhje! Po kështu i kishim...» tha dikushi si nën zë. Shumë të tjerë e ... (Vijon në faqen 2)
(Vijon në faqen 2)