17/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 maj 1990

Kronika ditore e «Zërit...»

Pas krijimit të tri ndërmarrjeve Në muajin prill në rrethin e Tepelenës nisën aktivitetin si ndërmarrje më vete ndërmarrja e grumbullimit, ushqimorja dhe përpunim druri, që më parë ishin në një të vetme. Ka kaluar më shumë se një muaj dhe efektiviteti i ndarjes është i dukshëm. Rritja e shkallës së organizimit e drejtimit, kalimi i administratës më pranë punëve, përqendrimi i prodhimit e aktivizimi më mirë i levave ekonomike po jep frytet e veta. Po ç’thonë drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve? Hysen Gjylji, në NPD: Vështirësitë janë jo të vogla, por punët po i bëjmë me më shumë mobilizim. Prodhimin e përgjithshëm industrial e realizuam 108 për qind dhe për herë të parë realizuam të gjithë zërat. Kështu reparti i zdruktarisë në zërin «mobilje - orendi» aq të kërkuara nga konsumatori e që më parë s’realizonte detyrat, tani e mbylli planin 122 për qind. Pse? Sepse u sigurua më mirë baza e nevojshme materiale, ndërsa më parë këtë mosrealizim e mbulonte globali. Hatë Dauti, në ushqimore: Gjatë kësaj periudhe pati rritje si prodhimi i përgjithshëm industrial ashtu dhe eksporti. Realizimi i këtyre treguesve në masën 116 dhe 119 për qind, shifra këto më të larta se muajt e mëparshëm, tregojnë se organizmi dhe drejtimi, po edhe kontrolli është rritur. Gjatë kësaj periudhe që prodhimi i qumështit është në pikun e vet, është organizuar më mirë tërheqja e përpunimi i tij nga zonat. Po kemi filluar të mpremë lapsin edhe për më tej. Kështu gjatë prillit nisi ndërtimi i depos frigoriferike që do të përpunojë gjithë produktet e bulmetit, nga e cila do të fitohet jo vetëm në cilësi, por edhe në sasi. Dhe më tej, kemi në dorë studimin për fabrikën e konservave të perimeve, mbasi rritjes së prodhimit të këtyre të fundit duhet ta mbështesim edhe me përpunim të mëtejshëm. Po në ndërmarrjen e grumbullimit? Drejtori i saj Lavdosh Limaj na thotë se edhe këtu prodhimi i përgjithshëm industrial për këtë periudhë u realizua 105 për qind, ndërsa detyrat e eksportit, për të cilat kjo ndërmarrje ka peshën kryesore në rreth, i ka realizuar 121 për qind. Nga të tre kolektivët e këtyre ndërmarrjeve, por edhe të tjerat në rreth këto ditë po punohet me ritme të reja për të mbyllur me arritje të mira 5 mujorin. TEPELENË SEJMIEN GJOKOLI

Çast nga puna në ndërmarrjen e grumbullimit - përpunimit të qumështit në Berat. (Foto: N. Xhufka) Çast nga puna në ndërmarrjen e grumbullimit - përpunimit të qumështit në Berat. (Foto: N. Xhufka)

Arrijnë objektivat dhe zhvillojnë veprimtari të ndryshme

NE «DITËN E ENVERIT» Dje, në «Ditën e Enverit» punonjësit e rrethit të Tiranës duke punuar me mobilizim të lartë për të zbatuar vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë dhe porosinë e shokut Ramiz Alia, arritën dhe tejkaluan objektivat e caktuara në prodhim. Në rajonin nr. 2 u dalluan minatorët e Valiasit që nxorën 200 tonë qymyrguri dhe bënë 5 metra punime paraqecje më shumë se në ditët e tjera, si dhe grumbulluan 15 tonë hekurishte. Me frymë sulmuese është punuar në uzinat dhe repartet e kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha» në rajonin nr. 1, ku detyrat e ditës për eksport u realizuan 100 për qind. 13 kolektiva në rajonin nr. 3, dhënë dje 120 mijë lekë prodhime industriale mbi detyrën. Me frymë aksioni punuan kooperativistët dhe punëtorët e NB-ve të rajonit nr. 4 për kryerjen me cilësi të shërbimeve në misër, perime, foragjere etj. Pas pune, u zhvilluan takime e biseda, me specialistë e kuadro të cilët folën për punën që bëhet për përsosjen e mekanizmit ekonomik, për frytet që ka dhënë zbatimi i parimit me llogari më vete, në sektorë të veçantë etj. Gjithashtu, u bënë ballafaqime të arritjeve me objektivat e lëvizjes «Flamurtarët» të mësimeve të shokut Enver Hoxha, luftëtarë të zbatimit të vendimeve të Kongresit të 9-të të Partisë, pasdite tematike, kushtuar të rinjve më të dalluar, fashiqe nga grupet amatore, si dhe veprimtari fizkulturore-sportive. (Sipas ATSH-së)

Tejkalojnë eksportin

-FIER- Këtë vit vazhdimisht të dhënat për arritjet në eksport kanë qenë optimiste. Shumica e ndërmarrjeve dhe e degëve që kanë plan eksporti i kanë plotësuar ritmikisht detyrat. Kjo ndodh se planet janë konkretizuar më mirë, mundësitë në bazë, zbatimin e studimeve, vlerën e këshillimeve të ndryshme me punonjësit e secilës qen- ndërmarrje pune. Sigurisht, kjo punë do të ishte e pamjaftueshme pa masat organizative për ndjekjen e zbatimin e detyrave konkrete. Herë pas here, vetë ndërmarrjet ekonomike bujqësore, si dhe në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit organizohen ballafaqime operative, ku shkëmbehet përvoja, por edhe njihen më drejt për mundësitë. Organet e Partisë të pushtetit në rreth, janë ndalur edhe në analiza të veçanta për probleme të ndryshme që lidhen me detyrat e eksportit. Dhe arritjet e periudhës për katër muaj e gjysmë janë të mira. Nga 18 ndërmarrje dhe ekonomi bujqësore me detyra eksporti, 11 i plotësojnë e i tejkalojnë. (Vijon në faqen 2)

Duhani kërkon shërbime të ngutshme

- SHKODËR - Kopliku e Gruemira, dy ekonomi që kanë sipërfaqet më të mëdha në rreth me duhan, kanë ecur me ritme të shpejta si në kultivim ashtu dhe në pastrime, detyra të mprehta të ditës në këtë bimë. Kopliku ka kultivuar e pastruar deri tani 50' për qind të sipërfaqes, ndërsa Gruemira ka kryer afërsisht 40 për qind të saj. Në shkallë rrethi këto dy procese janë kryer në 32 dhe 29 për qind, se në këto ekonomi diçka e ka spostuar vëmendjen nga puna për duhanin, pra janë thjesht mangësitë e organizimit. Më konkretisht: kooperativat bujqësore Vrakë, Hajmel e Grizhë, janë para. Në këto ekonomi është hetuar 15-20 për qind dhe pak a shumë në këto shifra gjendet edhe prashitja, ndonëse specialistët i vlerësojnë shumë këto shërbime, sidomos pas shirave që kanë rënë. Këto shërbime u krijojnë mundësi bimëve që të zhvillohen më tej, duke vënë kështu bazat e ... te ndërmarrje e fermë, kanë çuar pastërti, detyra të mbrojtjes së bimëve. Kompliku ka kultivuar e prashitur qind të sipërfaqes. Është për t'u vënë në dukje puna e pamjaftueshme e disa ekonomive në shërbime. Kjo tregon se ... RIFAT DAJTI

PËRGJEGJËSITË PËR KUSHTET E PUNËS NUK JANË LËMOSHË

TERHEQIM VËMENDJEN - Nga një analizë e byrosë së Komitetit të Partisë të Krethit të Durrësit - TERHEQIM VËMENDJEN PËRGJEGJËSITË PËR KUSHTET E PUNËS NUK JANË LËMOSHË - Nga një analizë e byrosë së Komitetit të Partisë të Krethit të Durrësit - Rëndësia e kushteve të punës dihet. Në praktikë këto kushte diku janë mirë, diku dobët. Mbledhjet e bëra janë të ndryshme: aktive, seminare, zbritshim dispozitash ligjore, kontrolle, analiza etj. Pra, plot mbledhje! Po konkretësia e tyre? Në shumë raste e zbehë. Përgjegjësi këtu mbajnë organizatat profesionale. Disa prej tyre nuk luftojnë. Ndonjë kënaqet me pak. Ndonjë drejtues i tyre nuk flet se mos u dalë «nami i keq», s’guxon. Ndonjë me kryetarin e komitetit profesional të fabrikës së orendive, uzinës së vaj - sapunit në Rrogozhinë etj. Konceptim dhe vlerësim më të shëndoshë kërkohet edhe nga vetë organet shtetërore e ekonomike. Vërtet për ç’farë problemi mund të shkohet në ndihmë e kontroll në një seksion i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit, por për kushte punës rrallë o-së hiq farë bëhet kjo? Në analizat që ka bërë vetë komiteti ekzekutiv, kjo çështje ze një vend minimal. Kjo ndodh se ka një mendësi jo të drejtë: me kushtet e punës merren vetëm bashkimet profesionale. Konceptim i njëanshëm. Po organizatat - bazë të Partisë? Në protokollet e shumë prej tyre nuk gjen analiza për këtë problem. Për përmirësimin e kushteve të punës, dër- duhen flakur tej praktikat e llafeve pa fund dhe do hedhur në aksione të vazhdueshme - konkrete. Përvojë ka. Kanë dalë nga kuadri i roj... timeve e shmangia e përgjegjësisë, organizatat profesionale në kantierin der-tar, ku për një kohë shumë të shkurtër u ndreqën mjaft gjëra, ndërsa në UEM, apo në portin detar ku janë bërë përmirësime të dukshme. E kundërta ka ndodhur në ndërmarrjen e qilimave, ORMN, parkun e lokomotivave etj., ku gjërat nuk kanë lëvizur siç duhet. S’ka si të lëvizë gjëra po nuk lëvizi mendimi. Kjo, e thënë ndryshe, do luftë kundër pritsmërisë, zvarritjeve, frymës së pajtimit me gjendjen. Që këtë del nevoja e rritjes së forcës së kontrollit punëtor kundër shfaqjeve liberale e burokratike, sidomos për mbrojtjen në punë e sigurimin teknik. Ndryshime kapor ende praktika e vjetra pengojnë. Në ndërmarrjen e plastikës, ndërmarrjen e konservave etj., ka aspirim të dobët ose mungon fare. Në eficienë mekanike, fabrikën e vaj-sapunit ka reparte e vende pune, ku, siç i thonë, ça bie jashtë, hyn brenda etj. Këto duken, gjendja lëviz ngadalë ose aspak. Pse? Ka ligje e rregulla për këtë gjëra. Janë lidhur edhe aktmarrëveshje të përbashkëta midis komiteteve profesionale dhe administrative. Këto të fundit në mjaft raste as japin llogari. Pse heshtet? Mbi këto nevojitet të ngrihen me forcë k- trës, UMB-ja, NB o-Sukthit etj., ku ka raste të pafalshme që ndikojnë në punën, shëndetin e jetën e punëtorëve. NB e Gosës kërkon 1000 palë çizme, i planifikohen 200 palë, kur vetëm punëtorë bujqësie ka 600. Ka mungesë antidodëshme, roba pune në ndërmarrjen e banesave, SMT-në e Shijakut etj. Për këto probleme, veç punës që bëri kontrolli i bashkimeve profesionale të rrethit u dërgua në bazë edhe një grup punonjësish të komitetit të Partisë të rrethit. Në një mbledhje të byrosë së komitetit të Partisë të rrethit, që e trajtoi këtë problem, u paraqitën të dyja materialet. Na u duk se materiali i këshillit të bashkimeve profesionale ishte më i përgatitur, me analizë më të thellë, me këndvështrim më të gjerë. Informacioni tjetër kishte probleme, por i frymëzuar në të njëjtën rrugë të përmirësimit të gjendjes nuk dilnin. Në byro problemi u analizua gjerë e me përgjegjësi. Por kjo frymë përgjegjësie nuk duhet të mbetet vetëm në kuadrin e një mbledhjeje, por të zbresë në bazë fort, e të zbatohen të gjitha detyrat. Kjo gjë duhet të jetë e qartë: përgjegjësitë për kushtet e punës nuk janë lëmoshë. «Kurajoja» që kanë disa drejtues për të mos zbatuar detyrimet që kanë ndaj punëtorëve, kontrolli ... punëtorëve t'i tregojë vendin, duke treguar se zotër të ndërmarrjes janë punëtorët. SOTIRAQ GJORDENI ... Mbi këto novitete të ngrhien me forcë klasa e kontrolli i saj. Veç të tjerash, vjet nga mungesa e kushteve të mira të punës, pati 24 mijë ditë paftësi të përkohshme në punë. Tani përsëri janë keq fabrika e le...

Frytet e garës

— KORÇË — Në ndërmarrjen e prodhimit të veshjeve tejkalimi në planin e prodhimit 26 për qind i shtohet tejkalimi 30 për qind i planit të eksportit, ulja tej detyrës e kostos dhe tejkalimi i së ardhurës neto të ndërmarrjes. Detyrat janë plotësuar në 8 repartet. Drejtoria e ndërmarrjes, Dhorë Trebicka, ndër kushtet kryesore që kanë çuar në këto arritje veçon harmonizimin e organizimit më të mirë të punës me rritjen e interesimit të punëtorëve për prodhimin. Ndikim ka pasur dhe ka edhe organizimi i garës mes ndërmarrjeve për nivelin më të mirë të cilësisë, uljen e shpenzimeve të prodhimit. Kolektivi i njësisë fituese të garës mujore shpërblehet nga drejtoria deri 2 mijë lekë. Pjesë nga shpërblimi marrin jo të gjithë, por vetëm ata punëtorë që meritojnë, pra që kanë edhe tregues më të përparuar. ... në sipërfaqen kanë edhe tregues më të përparuar. KOSTAQ DUKA

Prezantohet libri i Fan S. Nolit «Bethoveni dhe revolucioni francez» botuar në RF të Gjermanisë

Me rastin e botimit në RF të Gjermanisë, nga shtëpia botuese «Nojer Malik» të librit të F. S. Nolit «Bethoveni dhe revolucioni francez», që në përkthimin në gjermanisht mban titullin «Heroika-jeta e vrullshme e L.V. Bethovenit», dje paradite në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë u bë prezantimi i këtij libri nga botuesi i saj Xhuzeppe de Siati. Merrnin pjesë shkrimtarë e artistë, studiues të letërsisë, historianë e muzikologë dhe të ftuar të tjerë. Ndodhej dhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Drejtori Agolli. Takimin e hapi sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Nasi Lera i cili falenderoi botuesin Xhuzeppe de Siati. (Vijon në faqen 2)

Përurime në Zall-Herr të Tiranës

Dje në «Ditën e Enverit», në kooperativën bujqësore të Zall-herrit në rrethin e Tiranës, u përurua godina e re e PTT-së me të gjitha mjediset për një shërbim të shpejtë dhe të kulturuar. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në sheshin në qendër të ekonomisë, merrnin pjesë kooperativistë, veteranë, të rinj dhe të reja, pionierë të Enverit etj. Ndiqeshin edhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, shoku Llambi Geprifti, sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit, Bardhyl Parruca, dhe shokë të tjerë. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i këshillit popullor të fshatit të bashkuar të Zall-herrit, Vehbi Mancaku. Shiritin e përurimit e preu drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-ve, Sokol Hoxha. Të pranishmit vizituan mjediset e PTT-së dhe u lidhën me telefon me zyra në rreth. Deri tani me ndihmës vullnetare të ndërmarrjeve kanë përfunduar 3 godina të reja PTT-je dhe punohen të tjera. Aktiviteti që 10 të tjera të ndërtohen para afatit të caktuar. (Sipas ATSH-së)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI MBRETIT TË NORVEGJISË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi mbretit të Norvegjisë, Olav V: «Me rastin e përvjetorit të festës Suaj kombëtare, kam kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’Ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të mira për lumturinë Tuaj dhe begatinë e popullit norvegjez». (ATSH)

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Bojko Dimitrov do të vizitojë Shqipërinë

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë Reis Malile, siç njoftohet, do të bëjë një vizitë zyrtare e miqësore... Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë Reis Malile, siç njoftohet, do të bëjë një vizitë zyrtare e miqësore në vendin tonë ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Bojko Dimitrov. (ATSH)

Perspektiva e një zhvillimi më të vrullshëm

NE ZBATIM TE DETYRAVE E VENDIMEVE TE KUVENDIT POPULLOR Edhe në Elbasan temë e ditës në bisedat e njerëzve janë bërë vendimet e Plenumit të 10-të të Partisë dhe ato të sesionit të fundit të Kuvendit Popullor, për futjen e mekanizmit të ri ekonomik. Në biseda me punëtorë, ekonomistë, specialistë të profesioneve të ndryshme, vëre në të gjithë janë përfshirë në një atmosferë krijuese debati e diskutimi. Thelbi i këtyre bisedave, siç e shprehin dhe Sulejman Stafa e Bedri Gjorga, punëtorë dhe derdhën e pandërprerë të uzinës së çelikut, ka të bëjë me rritjen e mëtejshme të mirëqenien sonë. Synimi për të rritur mirëqenien, a mund të arrihet pa rritje të prodhimit? «Prandaj», - thonë ata, - edhe shoku Ramiz e tha shumë qartë në bisedën me selenicarët në Kolonjë se mirëqenia po rritet bashkë me prodhimin». «Nga blloku i shënimeve» «Ne si punëtorë - si kolektiv vazhdojnë ata, shohim të mekanizmi i ri ekonomik interesat tonë njëjtë e të gjithë shoqërisë. Ky mekanizëm i hap rrugë më shumë nismës sonë, na lidh më shumë me prodhimin, na lë fatet e tij. Në të vërtetë, deri tani ku mekanizmi, sapo është përdorur. Ndërmarrjet mund të ndjejnë se ai ka të bëjë thjesht me lejimin e ndërmarrjeve me llogari më vete apo me marrjen e disa kompetencave. Nga dikush tjetër, kuadër, specialist apo edhe organizëm, këto masa kuptohen thjesht si kalime të kompetencave nga organet qendrore në ato të bazës ose si ndryshime të disa përgjegjësive në shpërndarjen e të ardhurave, apo të rrugës së hartimit të planeve. Këto janë kuptime të pjesëshme, që nuk e rokin tërësisht problemin. Në fazën e tanishme mendime të tilla, edhe do të ketë, sepse ende nuk është krijuar përvoja. Ajo që ka rëndësi është të kuptohet se këto nuk janë përmirësime e pjesëshme në drejtimin e ekonomisë, por ndryshime thelbësore në tërë mekanizmin dhe levat e saj. Në këtë kuptim, rritja e rolit të masave në drejtim e ekonomisë, harmonizimi më i mirë i interesave të individit, kolektivit dhe ndërmarrjeve, përpunësja e metodave ekonomike të drejtimit marrin rëndësi të veçantë. Si po vlerësohet pikërisht ky fakt? Në bisedë me përgjegjësin e seksionit të financës në komitetin ekzekutiv, Benon Agollin, ai shpjegon: - Në seksionet operative, degët ekonomike nëpër ndërmarrje e reparte, madje edhe në brigada, po krijohen bindje se tani nuk mund ta presësh çdo gjë. Mendja duhet vënë për zgjidhjen më të frytshme, për të vendosur lidhje më të qëndrueshme me furnitorët e lëndëve të para dhe konsumatorët e prodhimeve të tyre, mbi bazën e interesave të shoqërisë e të kolektivit tënd. Duke e lidhur punonjësin si në përdorimin e të ardhurës neto të ndërmarrjes, edhe me rezultatin përfundimtar të saj, ai bëhet më i ndërgjegjshëm për vlerën e punës së vet dhe më i vendosur për të pasur sa më shumë prodhim me më... (Vijon në faqen 2)

Veprimtari me rastin e 95-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Haki Stërmilli

Me rastin e 95-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe patriotit, demokratit, Haki Stërmilli, seksioni i arsimit e kulturës dhe dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit të Dibrës organizuan një sesion jubilar në sallën e teatrit «Migjeni» së Peshkopisë. Ndodheshin edhe anëtarët i Komitetit Qendror të Partisë, Haxhi Lleshi, sekretari i parë i Komitetit... (Vijon në faqen 2)

ZGJIDHET ÇËSHTJA E VËLLEZËRVE POPAJ

Agjencia Telegrafike Shqiptare u informua se vëllezërit Popaj që ndodheshin të strehuar në ambasadën italiane në Tiranë iu drejtuan organeve kompetente shqiptare me lutjen për t'u pajisur me pasaporta dhe për t'u lejuar të dalin jashtë shtetit. Pasi u pajisën me dokumentet e rregullta të lëshuara nga zyra e pasaportave në Tiranë, ata dje u larguan nga vendi ynë për në Itali. (ATSH)