22/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 maj 1990

T’I SHFRYTËZOJMË PLOTËSISHT POTENCIALET E MEDHA INTELEKTUALE

Detyrat e shtruara në Plenumin e 9-të e të 10-të të KQ të Partisë dhe ndryshimet në jetën ekonomike e shoqërore që u ligjë­suan në sesionin e fundit të Kuvendit Popullor, dëshmojnë se vendi ynë po përjeton zhvillime të reja, të cilëve secili kërkohet t’u kushtojë tërë fuqitë mendore e fizike. Detyrat e shtruara në Plenumin e 9-të e të 10-të të KQ të Partisë dhe ndryshimet në jetën ekonomike e shoqërore që u ligjësuan në sesionin e fundit të Kuvendit Popullor, dëshmojnë se vendi ynë po përjeton zhvillime të reja, të cilëve secili kërkohet t’u kushtojë tërë fuqitë mendore e fizike. Për t’u dhënë impuls këtyre zhvillimeve, pa dyshim rol i inteligjencies është i madh. Ajo duhet të jetë flamurtare e zbatimit të së resë në çdo fushë. Partia dhe shoku Enver Hoxha, shoqëria jonë kurdoherë kanë treguar kujdes e vëmendje largpamëse për përgatitjen dhe formimin e gjithanshëm bashkëkohor të inteligjencies sonë popullore. Ndaj me të drejtë kërkojnë prej saj që të bëhet përmes punës krijuese novatore një promotor edhe më i fuqishëm i zhvillimit të sotëm e i së ardhmes së vendit. Si bijë besnike e Partisë, tek vija e së cilës inteligjencia ka parë të realizuara aspiratat e saj, e lidhur si mishi me thoin me popullin e vet, përçuese e idealeve të mëdha kombëtare, koha e kërkon që ajo të jetë në ballë të luftës për zhvillim. E tillë ka qenë inteligjencia edhe në të kaluarën, veçanërisht në çastet kyçe të historisë së popullit tonë. Aq më tepër sot, inteligjencia jonë e shumtë në numër dhe me një formim të gjerë kulturor jep dhe duhet të japë ndihmesë më të frytshme për vendin, për përparimin e tij, për të vënë në jetë mësimet e Partisë dhe porositë e çmuara të shokut Ramiz Alia. Proceset e demokratizimit të gjithë jetës sonë, që udhëhiqet me mësimet nga Partia, kërkojnë edhe më tepër burime të mëdha zhvillimi për vendin. Metodat administrative në organizimin e drejtimin e punës shkencore studimore e përvojë kërkojnë disa herë atë dhe nuk nxitun sa duhet frytshmërinë e saj. Mekanizmi i ri, ekonomik, që synon të bëjë të gjithë njerëzit më të interesuar për punën kërkon medoemos një pozicion të ri, më veprues e krijues të ekonomistit, teknologut, inxhinierit e çdo specialisti në kuadri në ndërmarrje. Varet shumë jo vetëm nga puna e punëtorëve, por edhe e specialistëve dhe drejtuesve që, fjala, vjen, ndërmarrjet të dalin me fitim. Ndodh kështu sepse intelektualët që punojnë në ndërmarrje, duke futur këtu edhe të reja në organizim, në teknikë e teknologji, duke u udhëhequr në çdo veprim nga mendimi, e logjika ekonomike, mund të realizojnë ndryshime të shumta e të shpejta në të gjithë treguesit ekonomiko-financiarë. Kjo është plotësisht e mundur të bëhet kudo, sepse tashmë mekanizmi i ri ekonomik harmonizon mjaft mirë interesat e individit me ato të grupit dhe të tërë shoqërisë. Çdo ndryshim në teknologji, fjala vjen, që mund të bëjë një specialist, sjell jo vetëm përfitime të mëdha për shoqërinë, qendrën e punës, por dhe për vetë autorin e familjen e tij. Është për të ardhur keq, por ende vërehet se ka defekte të mëdha në vjeljen e aftësive intelektuale të njerëzve tanë të shkolluar. Kjo kthehet në një humbje të madhe për shoqërinë. Të gjithë e dinë ç’shpenzime bëhen shoqëria deri sa një intelektual mbaron shkollën e lartë. Shoqëria së kërkon maksimumin nga të gjithë, por çka më shumë ajo ç’kërkon të jetë nga intelektualët. Në funksion të realizimit të kësaj kërkese është e nevojshme të bëhen të gjitha ndryshimet e duhura që njerëzit të vihen si duhet në punë, që asnjë intelektual të mos lihet të «flejë» për ai vazhdimisht të jetë në kërkim, në studim e eksperimentim. Megjithatë thelbësore është që inteligjencia ta thotë me guxim, me urtësi e aftësi fjalën e vet jo vetëm për problemet e prodhimit, por për të gjitha problemet e mëdha të zhvillimit të sotëm. Ajo i ka të gjitha mundësitë të afirmojë pjekurinë e vet politike, aftësitë profesionale teorike dhe praktike, duke marrë përsipër të zgjidhë probleme konkrete të ndërtimit socialist. Koha e sotme me zhvillimet e reja të vrullshme, i ka vënë përballë detyrash të mëdha intelektualët, jo vetëm ekonomistët e juristët, por edhe filozofët e sociologët. Mendimi i ri ekonomik i Partisë sonë kërkon të pasqyrohet sa më parë në tekstet e ekonomisë politike. Një gjë e tillë ka nevojë të bëhet edhe për tekstet e filozofisë që mësohen në shkolla, të cilat kanë nevojë të pasurohen me koncepte të reja. Edhe dukuritë e tanishme shoqërore, me veçanësitë e tyre kërkojnë të përballohen me sukses nga sociologët duke flakur shabllonet në interpretim e duke u nisur nga të dhënat që sjellin jeta. Sa më reale të jenë studimet sociologjike për dukuritë që shfaqen aq më mirë orientohen Partia për nxjerrjen e dukurive të reja përparues e parandalimin e atyre që janë të këqija. Janë të shkruara kohë ankimet e disa specialistëve të këtyre fushave, që paaftësinë e tyre për interpretimin e problemeve të reja e argumentojnë me mendimin se «duhet kujdes në trajtimin e gjërave delikate». Partia ka theksuar dhe thekson se pikërisht për gjërat më të mëdha ekonomike e shoqërore duhet diskutuar më shumë, me argumente e mendçuri, sepse kështu sqarohen gjërat më mirë, kështu del në shesh e vërteta objektive, gjenden rrugëzgjidhje dhe nuk u lihet shteg hamejndjeve të dëmshme. Duke kërkuar nga inteligjencia më shumë punë për problemet e mëdha të vendit, Partia i bën vlerësim të madh asaj. Kjo gjë është e kuptueshme, sepse Partia ka luftuar me forcë për të përcaktuar një itinerar të ri, të ditur që t’i shërbejë sa më mirë popullit e vendit të vet. Prandaj intelektualët tanë, të bindur se çdo gjë të mirë kemi arritur deri tani, kemi arritur nën udhëheqjen e Partisë, po e thonë dhe duhet ta thonë edhe me fort fjalën e tyre për të gjitha problemet që i interesojnë sot popullit e vendit tonë. mim sonë, që udhëhiqet me mençuri nga Partia, kërkojnë edhe mbështetjen më vepruese më të fuqishme të inteligjencies. Në qoftë se sot mbarë opinioni shoqëror këmbëngul për pozicionin qytetar më veprues të saj për problemet e mëdha të kohës, ndodh kështu sepse nuk janë të pakta rastet kur disa intelektualë rrijnë disi në pritje, nuk janë shumë veprues, presin ç’t’u thonë nga sipër. Vërtet në ndonjë rast ka pasur edhe dukuri të gjendërimeve mosprifillëse, nëvlerësuese të mendimit të specialistëve nga, disa punonjës të aparateve të Partisë e të pushtetit në bazë e deri në dikastere. Frenimi i mendimit krijues novator është bërë e mund të bëhet edhe në etiketën e kujdesjeve të tepruara për frytshmërinë e studimeve. Për këtë flasin edhe zvarritjet që bëhen shpesh për zbatimin e tyre. Në çdo formë që shfaqet nënvlerësimi për mendimin e ri krijues të njërit a tjetrit specialist, kuadër apo studiues, dëmí është një: frenohen ritmet e zhvillimit dhe nuk vihën plotësisht në shërbim të përparimit me ritme sa më të shpejta aftësitë intelektuale të njerëzve tanë, të cilat më të gjera kulturore specialist, kuadër apo studiues, dëmi është një: frenohen ritmet e zhvillimit dhe nuk vihen shpejta aftësitë intelektuale të njerëzve tanë, të cilat vete autorin e ta lënë në të madhe për shoqërinë. Të gjithë e dinë ç’shpenzime bën shoqëria deri sa një intelektual mbaron shkollën e lartë. Mirëpo pikërisht kur vjen koha që ai t’ia kthejë shumefish shpenzimet që ka bërë shoqëria për të përgatitur atë si specialist të lartë, ndodh një paradoks: kërkesat ndaj intelektualit janë jo rrallë shumë të ulëta. Ndaj tij kërkohet shumë më pak nga ç’është në gjendje të japë. Një gjë e tillë kultivon dembelizmin mendor. Shikoni se me se merren më të shumtën e rasteve e të kohës mjaft inxhinierë, agronomë, ekonomistë etj., në prodhim. Me furnizimin me lëndë të parë, erdhi apo s’erdhi autokombajna, ka ujë për ujitje apo jo, ka pleh për plehërim apo jo; sa është numri i punonjësve që mungojnë, e plot gjëra të tilla, që fare mirë mund t’i përballojë njerëz me kualifikim të mesëm. Nga specialisti i lartë prodhimi pret zgjidhje të rëndësishme që rritin rendimentin e frytshmërinë e punës. Dukuri të tilla kritikuese vërehen në mjaft raste edhe në institucionet tona studimore shkencore e projektuese e në administrata shtetërore, ku punojnë jo pak specialistë të lartë. Partia kërkon nga të gjithë t’u jepet fund qëndrimeve të tilla ndaj aftësive intelektuale të njerëzve tanë, të cilat

SHOKU ADIL ÇARÇANI PRITI BOJKO DIMITROVIN

NGA VIZITA E MINISTRIT TË JASHTËM BULLGAR NË VENDIN TONË Pardje paradite, kryetari i Këshillit të Ministrave të RP të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani priti ministrin e Jashtëm të RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov. Pasi u njohën ati marrëdhënien, shoku Adil Çarçani, tha se ndodha me interes vizitën tuaj në vendin tonë, bisedimet dhe takimet e frytshme. Ai shprehu bindjen se kjo vizitë do të japë rezultatet e saj e do të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona. E urojmë, vuri në dukje ai, marrëdhëniet midis vendeve tona në të gjitha fushat janë me interes dhe mund të zgjerohen edhe më tepër. Kemi ndjekur me vëmendje, zhvillimet në Shqipëri, dhe na bën përshtypje të menduarit në çdo hap që hidhet dhe qartësia e drejtimit. Kjo duket në fushat e ekonomisë, arsimit e kulturës, legjislacionit etj. Ai tregoi interes dhe kërkoi nga shoku Adil Çarçani për t’u njohur më mirë me marrëdhëniet e Shqipërisë me botën e jashtme, sidomos atyre ekonomike. Duke folur pastaj për politikën e jashtme të qeverisë së, shoku Adil tha se ajo i shërben forcimit të paqes e të sigurisë në rajonin tonë, në Evropë e më gjerë. Ne kemi besim se kësaj do t’i shërbejë edhe mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit, që do të mbahet në tetor të këtij viti në Tiranë, për të cilën qeveria jonë Shoku Adil Çarçani, pasi foli për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit, për arritjet në fusha e sektorë të ndryshëm, tha se përmirësimet dhe ndryshimet e bëra në mekanizmin ekonomik, të cilat u mbështetën edhe me ligje në sesionin e fundit të Kuvendit Popullor, synojnë në rritjen e iniciativës dhe vetëveprimit, të efektivitetit ekonomik, në shtimin e prodhimit, rritjen e rendimentit shoqëror të punës e mbi të gjitha, çka është edhe synimi kryesor, në rritjen e mirëqenies së popullit. Shoku Adil Çarçani i foli pastaj gjerësisht ministrit të Jashtëm të Bullgarisë për zbatimin praktik të mekanizmit të ri ekonomik në ndërmarrje. Ai theksoi gjithashtu se këto procese të reja ekonomike, janë në përputhje me zhvillimet e reja ekonomike në vendin tonë. përputhje me zhvillimet e reja ekonomike në vendin tonë. Në fund shoku Adil Çarçani i tha ministrit të jashtëm Bojko Dimitrov, t’i transmetojë përshëndetje kryeministrit të RP të Bullgarisë, Andrei Lukanov. Në pritje, e cila kaloi në një atmosferë të përzemërt e miqësore ndodheshin edhe ministri, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Niko Gjyzyari, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani. Ishin të pranishëm dhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Sofje, Bashkim Rama, dhe i ngarkuari me punë a.i i ambasadës së RP të Bullgarisë në Tiranë, Zhelio Velev. Boiko Dimitrov falenderoi shokun Adil Çarçani për këtë pritje të ngrohtë dhe për ndjenjat e miqësisë, të cilat tha ai, i provova sapo mbërrita në Shqipëri. Ai i solli shokut Adil Çarçani përshëndetjet e kryeministrit të Bullgarisë Andrei Lukanov. Në kushtet e reja të krijuara në Shqipëri dhe në Bullgari, (Foto: ATSH)

Shoku Adil Çarçani, pasi foli për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit, për arritjet në fusha e sektorë të ndryshëm, tha se përmirësimet dhe ndryshimet e bëra në mekanizmin ekonomik, të cilat u mbështetën edhe me ligje në sesionin e fundit të Kuvendit Popullor, synojnë në rritjen e iniciativës dhe vetëveprimit, të efektivitetit ekonomik, në shtimin e prodhimit, rritjen e rendimentit shoqëror të punës e mbi të gjitha, çka është edhe synimi kryesor, në rritjen e mirëqenies së popullit.

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha

Ministri i Punëve të Jashtme i RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha. Ministri i Jashtëm, Bojko Dimitrov, vendosi një kurorë pranë Mo- të Shqipërisë dhe në varrin e udhëheqësit të popullit shqiptar, Enver Hoxha. Në këtë ceremoni ai shoqërohej nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, sekretari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Zyber Sinani dhe komandanti i Garnizonit të Tiranës, Eduart Shehu.

Nga takimet dhe vizitat në Tiranë e Krujë

Të dielën paradite, ministri i Tregtisë së Jashtme, Shane Korbeci priti ministrin e Punëve të Jashtme të RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov. Të dy ministrat vlerësuan pozitivisht ecurinë e deritanishme të shkëmbimeve tregtare midis të dy vendeve dhe theksuan nevojën e rritjes në të ardhmen të vëllimeve të këtyre shkëmbimeve dhe për të zgjeruar gamën e mallrave. Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore. Ministri i Punëve të Jashtme të RP të Bullgarisë, Bojko Dimitrov, bëri të dielën paradite një vizitë në ndërmarrjen bujqësore «Gjergj Dimitrov» në rrethin të Tiranës. Tek busti i Gjergj Dimitrovit, udhëheqës i shquar i popullit bullgar dhe mik i ngushtë i popullit shqiptar, ministri i Jashtëm bullgar vendosi tufë lule. Në takimin që u zhvillua në një nga zyrat e kësaj ndërmarrjeje, drejtori i saj, Seit Alikaj, i njohu mikun nga Bullgaria me punën e kolektivit të ndërmarrjes për ta vënë vitikulturën mbi baza shkencore, për të shtuar prodhimin nëpërmjet rritjes së rendimenteve etj. Po pardje Dimitrov, shkoi në qytetin e Krujës, ku u prit nga kryetari i Komitetit (Vijon në faqen 4)

Përkujtohen ngjarjet të Luftës

Populli i rrethit të Pogradecit festoi 47-vjetorin e krijimit të batalionit partizan «Reshti Collaku». Pranë lapidarit që përkujton këtë ngjarje në fshatin Pleëshisht të zonës së Mokrës u vendosën kurora në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Komitetit të Partisë, të Komitetit Ekzekutiv të KP, të organizatave të masave të rrethit etj. Në të tilla organizuan në këtë rast pothuajse kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, deputet i kësaj zone, shoku Vangjel Çerrava, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Pilo Peristeri, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit Belul Lusha, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Vasil Prifti dhe shokë të tjerë. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Këshillit të Ministrave dhe të Këshillit të Përgjithshëm të FDSh-së, pjesëmarrësit i përshëndeti anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Petro Dode. Në fshatin Vodicë të rrethit të (Vijon në faqen 2)

Në rrethin e 46-të çiklistik

Pardje përballë redaksisë së gazetës «Bashkimi» u organizua gara e fillimit të Rrethit të 46-të Çiklistik të Shqipërisë. Ndodheshin aty qindra qytetarë të kryeqytetit që pasionuar pas këtij sporti. Në krye të kortezhit parakaluan pas këtij sporti, kryetari i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Besnik Dizardi. I përshëndeti kryeredaktori i gazetës «Bashkimi», Hamit Borici. Etapa e parë Tiranë-Shkodër 119 km, e cila u përshkua me një ritëm (Vijon në faqen 3)

NGA TELEKSI I FUNDIT

Ditët e fundit orkestra e harqeve «Liceut artistik «Jordan Misja», bëri një turne të shkurtër në Itali. Ajo pati mjaft sukses dhe për të na ka dërguar një shkrim Dhimitër Lazri, student pasuniversitar në Itali. Gjatë qëndrimit në Shqipëri shtatorin e vitit të kaluar, dirigjenti italian Vitorio Parizi, duke vizituar shkollën e mesme artistike «Jordan Misja», dëgjoi disa pjesë të ekzekutuara nga orkestra e harqeve e kësaj shkolle, e drejtuar nga Zhani Ciko. Nivel i lartë dhe natyrshmëria e këtyre të rinjve i bënë përshtypje më të mira. Me propozimin e tij konservatori i Milanos, «Xhuzepe Verdi», i ftoi ata për një koncert në Milano dhe për një tjetër edhe për dy shfaqje të tjera, në Jesoto dhe Kiançiano.

Muzikantët tanë të rinj fitojnë duartrokitje në Itali

Salla e konservatorit të Milanos, ku muzikantët tanë dhe koncertin e parë, është një nga qendrat më të njohura dhe më delikate të jetës instrumentale e simfonike italiane. Të shfaqësh në të njëjtin vend, pak kohë pas Rostropoviçit dhe një ditë përpara Salvadorë Akardos, është një nder i madh. Publiku tepër i zgjedhur dhe i informuar: muzikantë, pedagogë, kritikë muzike, studentë të konservatorit, gazetarë, intelektualë të mësuar me nivele vetëm sipërore, është gjykues i rreptë, sidomos kur bëhet fjalë për dukuri të reja. Mjafton të themi se ishte njëri publiku, i cili pas Maria Kalasit më 1956, për 35 vjet rresht nuk pranonte të dëgjonte Traviatën nga asnjë këngëtar tjetër. Vlerat interpretuese të kësaj orkestre nuk kanë qenë të panjohura për ne. Gjithashtu emri i mirë, vlerësimet, çmimet që janë dhënë në Shqipëri, përvoja e fituar në turnetë në Greqi e Austri, mjaftonin si siguri për të krijuar një figurë profesionale të mirë dhe dinjitoze. Sidokqoftë, me një situatë të tillë ishte e para herë që ata duhej të ballafaqoheshin. Megjithëse nuk ishim të pranishëm gjatë koncertit në Milano më 13 maj, po sjellim një pjesë të opinioneve të dy dirigjenteve milanezë, Vitorio Parizi dhe Xhilberto Serembe, të cilëve ua morëm të nesërmen. Për suksesin e kësaj orkestre në Itali, – na tha V. Parizi, – nuk kam dyshuar kurrë aq sa e dëgjova për herë të parë, por që do t’ia arrinin të krijonin të tillë atmosferë magjepsëse, këtë nuk e prisja. Është jashtë çdo imagjinate ajo që ndodhi mbrëmë në sallë. Të pushtuar nga ajo që po luhej, finalin e koncertit njerëzit e ndoqën të ngritur në këmbë. Duke vazhduar më tej, ai na citoi fjalët e drejtorit të konservatorit «Xhuzepe Verdi» të Milanos, M. Abado, dirigjent dhe një nga personalitetet muzikore më autoritare në Itali e gjithë, drejtuar dirigjentit tonë Zhani Ciko: «Ju keni krijuar më tepër se një an- (Vijon në faqen 4)