25/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 maj 1990

U FESTUA ME GËZIM 46-VJETORI I KONGRESIT HISTORIK TË PËRMETIT

Dje populli i rrethit të Përmetit, në atmosferën e entuziazmit revolucionar për të vënë në jetë vendimet e plenumeve të 9-të e 10-të të KQ të Partisë, festoi me gëzim të madh 46-vjetorin e Kongresit të Parë Antifashist Nacionalçlirimtar, që hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar të demokracisë popullore. Është e 46 herë që festojmë këtë ngjarje të shënuar, ku u shpreh vullneti i popullit tonë sovran, zot i fateve të veta. Kjo ishte vepër e Partisë sonë heroike, e themeluesit dhe udhëheqësit të saj, komandantit legjendar, arkitektit të Shqipërisë së re socialiste, shokut Enver Hoxha. Banorët e qytetit dhe ata të ardhur nga fshatrat më të largët të rrethit, nga Frashëri, Miçani, Odriçani, Çarshova, Bubiçi, etj., bisedojnë me mall e ngrohtësi me ish delegatët e këtij kuvendi historik. Nderimi i parë u bëhet të rënëve. Në varrezat e dëshmorëve të luftës të rrethit u bënë homazhe dhe u vendosën kurora në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Komitetit të Partisë, të Komitetit Ekzekutiv të KP, të Komitetit të Veteranëve të Luftës, të organizatave të masave të rrethit etj. Pastaj në sheshin kryesor të qytetit u organizua një miting, ku ndodheshin edhe kandidati i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, shoku Kiço Mustaqi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Bashkim Xhakollari, si dhe kuadro drejtues e të ftuar të tjerë nga rrethet fqinjë. Mit ingun e hapi sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Skënder Kuçi. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të Këshillit të Ministrave, të Këshillit të Përgjithshëm (Vijon në faqen 2)

Si po i afirmojmë dukuritë e reja

Në kuvendet fshatare të rrethit të Tiranës me një disiplinë e rregull për t'u admiruar dhe pa të deleguar, u vendos për bagëtitë e rritura vjetak e për kujdesin zoologjinar. Në kuvendet fshatare të rrethit të Tiranës me një disiplinë e rregull për t'u admiruar dhe pa të deleguar, u vendos për bagëtitë e rritura vjetak e për kujdesin zooveterinar. Në ndërmarrjet bujqësore po rriten masat për vetfurnizimin nga tufëzat e arëzat. Rreth 12 kooperativa bujqësore që përbëjnë kurorën e Tiranës këto ditë organizuan tregtimin e drejtpërdrejtë të perimeve në 60 dyqane të shpërndara në lagje të ndryshme të kryeqytetit, që përbëjnë gati një të tretën e tregtoreve të perimeve. Me kujdes po punohet nga ndërmarrjet e Rajonit nr. 4 të Tiranës, për të kaluar në sistemin e drejtimit me llogari më vete. Të gjitha këto kanë krijuar një terren shumë të përshtatshëm e konkret për punën e Partisë, për t’u vënë më mirë gjithë komunitet, organizata-bazë si dhe forumet në rolin që u takon. Por, me gjithë punën e mirë, ka mjaft mangësi që e kanë bazën në një metodë pune disi strikte që ka qenë vend te shumekush, në ngurrimet për të hequr dorë nga e vjetruara. Në Komitetin e Partisë të rajonit u thirr sekretari i byrosë së Partisë të NB Vorës dhe sekretari i organizatës-bazë të fshatit Kuc, për gjendjen e pakënaqshme në furnizimin e punonjësve, më shumë. Ndaj tyre u dha masë ndëshkimore, edhe pse nuk është përgjegjësia e tyre e drejtpërdrejtë shpendarja e produkteve blegtorale. Por komiteti e pa të arsyeshme këtë sepse është detyrë e mirëfilltë dhe funksionale e sekretarit dhe të tjerëve në punë, përgjegjësinë e sektorit, brigadierin, organizatën deri në zgjidhjen e problemit, përmes kontrollit që duhet të ushtrojë organizata ose byroja. Të afirmosh të renë kërkohet ndjeshje me të vjetrën, studim e kulturë, emancipim i vetvetes, fu-shëvperimi kjo e hapur për të gjithë. E reja së pari po mbështetet nga forumet dhe aparatet e komiteteve të Partisë, nga komunistët dhe organizatat-bazë. Po bëhen përpjekje për të konceptuar dhe zbatuar më drejt në praktikë kërkesën që forumi të vihet më mirë në rolin drejtues të Partisë në rajon dhe secili anëtar i tij të ndjejë më mirë përgjegjësinë për të gjitha punët. Ndërkohë na mbetet të punojmë më shumë për nivelin e instruktorëve që ata të kenë vizion më të plotë e komplekse për të gjitha drejtimet që përfshin puna e Partisë. Mbi këtë bazë në aparatin politik të rajonit dhe nga sekretarët funksionarë në bazë u shkurtuan 11 veta ose 26 për qind e tyre dhe filloi puna menjëherë për zbatimin e këtij vendimi. Megjithatë kjo është ana teknike e problemit. Kryesore po vlerësojmë zbatimin në praktikë të një tërësie punësh që sigurojnë rritjen e rolit drejtues të forumit, që shtojnë frytshmërinë e punës së aparatit, pa zyrtarizma e sa më pak dubilme me aparatet shtetërore, më shumë lidhje me bazën, me komunistët e masën. Po këngulet që secili t’u dalë zot punëve dhe të ndjejë përgjegjësi të plotë për zgjidhjen e tyre. Në këto dy anë po vihen theksë që të ndjehet roli i punëtorit të Partisë. Janë këto cilësi që dallojnë mjaft komunistë apo drejtues të punës së Partisë, të pushtetit dhe të ekonomisë në NRSH e SMT, në Petrelë, Ndroq, Baldushk, Laknas e Zall Bastar, ku problemot shoqërore dhe detyrat ekonomike janë në nivele më të mira, drejtimi i punës është mbi baza më të kohës, ku teknologjitë, përvoja e përparuar e mendimi novator konceptohen dhe zbatohen më të plota. Po ky nivel pune nuk është në Kllojkë, Kamëz, Kurorë e Kashar apo në ndërmarrjen e grumbullimit, ku ka mangësi në kuptimin e në kryerjen e detyrave. Si në aparat edhe në bazë theksojmë po vihet në atë që secili të bëjë mirë detyrën, të menaxhojë zvarritjet, dyblimet apo tutelën. Nisur nga fakti që problemet zgjidhen aty ku lindin, po punohet për një qëndrim më të drejtë nga kuadrot drejtuese për t’u de-juar me kujdes zëri i masës, kërkesat e ankesat e shprehura në takime e mbledhje apo me letra, që nuk janë të pakëta. Jo rrallë nënvleftësohen kërkesat e popullit, ka ngutje në trajtimin e tyre, gjë që e rëndon shpesh aparatin më gjëra që fare lehtë zgjidhen në bazë. RAMADAN GARO, sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Rajonit Nr. 4, Tiranë

Kur «vret» mendjen e gjen rrugëzgjidhjen

Gjetja e rrugëzgjidhjes së problemeve vë në provë aftësinë e çdo drejtuesi e kuadri, përkushtimin ndaj punës. Kush pret zgjidhje të gatshme e formula, porosi nga lart sesi do të veprojë në frontin e vet, ai jo vetëm nuk… për çdo temë apo grup çështjesh, për të muaj nuk mund të gjejë dëshirën. Po a mund të jetë përgjegjësi i kursit specialit i çdo problemi dhe ç’horizont mund t’i hapë ai auditorit? Doemos që kursi merrte karakter shkollaresk. Si u veprua? Më të gjithë sekretarë… me disa shënime në xhep, sepse një bashkëbisedim prej 3-4 orësh të detyron për përcaktime serioze përpara një auditori të tillë. C’tregon ky shembull. Vec të tjerave, se ajo ç’ka mund të fitohej në disa javë, u fitua në pak ditë, vetëm se ndryshoi nga programe të tilla stereotipe, për të cilat me të drejtë edhe shoqet e kryesisë së gruas në Librazhd kanë vërejtje. Të ndalemi në njërën prej shumë pikave të këtij programi ku thuhet: «Shoqet specialiste në rreth të zbërthejnë me masën e grave nevojën e përqesorjes së marrëdhënieve të reja në prodhim, qëndrimin ndaj punës dhe pronës», sikur kjo gjë nuk është programuar fare në Librazhd e sikur gratë e atij rrethi të mos kenë marrë fare

Çast nga puna në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha», në Tiranë. (Foto: M. Progonati) Çast nga puna në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha», në Tiranë. (Foto: M. Progonati)

Përzgjedhja

Gjetja e rrugëzgjidhjes së problemeve në veçorë është vështirësia e çdo drejtuesi e kuadri, përkushtimi ai jo vetëm nuk ndalet nga mendësitë burokratike, por kërkon të gjejë një shtrat të ri, të rehatshëm. Duke diskutuar rreth kësaj teme, gjatë një bisede sekretari i komitetit të Partisë të rrethit të Elbasanit, Agim Leka, na thotë se kohët e fundit u hoq dorë nga zhvillimi një dhe tremujor i kursit të Partisë në rreth. Kur u hodh ky mendim në fillim, pati jo pak kundërshtime, madje edhe ndonjë këputim. Ndërsa po të bëjë llogari se ç’fitohej gjatë tre muajve në këtë kurs, del se përfitohej fare pak. Në më të shumtën e rasteve temat që jepshin aty i zhvillonin përgjegjësit e 1 kursit, sepse edhe aq lektorë për çdo temë apo grupetashmë për tre muaj nuk mund të gjenin. Po a mund të jetë përgjegjësi i kursit specialist i çdo problemi dhe ç’orizont shkollaske. Si u veprua? Me të gjithë sekretarët e organizatave bazë të Partisë, më pas edhe veprimtarë të organizatave të masave e të tjerëve, për tri ditë rresht, jo vetëm në kursin e Partisë, por dhe në auditore të gjera, u zhvilluan bashkëbisedime për mekanizmin e ri ekonomik, për legjislacionin, për marrëdhëniet e vendit tonë me botën, zhvilluar këto nga specialistët më të aftë të rrethit. Debati që u zhvillua në këtë bashkëbisedim del se jo vetëm që pati interes, të cilën e shprehën në fjalët e tyre edhe pjesëmarrësit, po edhe shpalos shumë gjëra që në leksione formulohen në mënyrë shabllone. Nga ana tjetër, edhe lektorët nuk vajtën orësh të detyron për përgatitje serioze përpara një auditori të tërë. Ç’tregon ky shembull. Të tjerë, fitua në pak ditë, vetëm se ndryshoi metoda e punës, problemi u pa në një këndvështrim të ri, njerëzit u gatësuan më mirë. Edhe bisedat me grupe të vogla njerëzish në brigada prodhimi, kolektiva institucionesh e gjëkjetë, po i zëvendësojnë bisedat me grupe e auditore të mëdha dhe leksione të përgatitura, por me pak ose aspak pyetje e debate. Në këtë vështrim tingëllon tepër anakronik një program pune që ka dëgjuar Këshilli i Përgjithshëm i BGSJ-së në kryesinë e gruas në Librazhd (por me sigurim edhe në Elbasan e gjëkjetë), ku udhëheqës sesi duhet të veprojë organizata e gruas në momentet e tanishme. Që ende nuk hiqet dore nga mënyra e vjetër, sepse planifikimi dhe koordinimi i punës, këtu është thuhet: «Shoqet specialiste në rreth të zbërthejnë me masat e grave nevojën e përdorimit të marrëdhënieve të reja në prodhim, qëndrim fare në Librazhd e sikur gratë e atjeshme të mos kenë marrë fare pjesë në bisedat e takimet që janë zhvilluar me kohë në ndërmarrje e kooperativa bujqësore(!) Sollëm vetëm një shembull, po kudo ka vend për t’u çliruar nga pushteti i metodave të vjetëruara. Zëvendësimi i tyre me të rejat kërkon argument, formim të shëndoshë dhe vetëveprim. Në këtë vështrim janë të dëshmshme ato qëndrime të ndonjë kuadri a drejtuesi që vazhdon të rrijë duarlidhur në heshtje, të japë gjykime e zgjidhje gjysmake dhe pret të bjerë telefoni apo t’i vijë ndonjë zarf ku t’i thuhet se si të veprojë.

Presidenti i Greqisë Konstantinos Karamanlis i dërgon telegram shokut Ramiz Alia

Presidenti i Republikës Greke, Konstantinos Karamanlis, i dërgoi këtë telegram falënderimi Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia: «Dëshiroj t’Ju falënderoj ngrohtësisht për përgëzimet dhe urimet që më dërguat me rastin e zgjedhjes sime si president i Republikës Greke. Unë bashkohem me besimin Tuaj se marrëdhëniet e miqësisë, të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të zhvillohen akoma më shumë në interesin reciprok të dy vendeve tona si dhe në të mirë të paqes dhe të sigurisë në Ballkan». (ATSH)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË ARGJENTINËS

Kryetari i shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Argjentinës, Karlos Menem: «Është kënaqësi për mua që, me rastin e festës kombëtare të Argjentinës, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, t’ju dërgoj Juve dhe popullit mik argjentinas përshëndetjet e përzemërta dhe urimet më të mira për lumturinë e tij dhe përparimin e vendit. Shfrytëzoj rastin të shpreh bindjen se marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Argjentinës do të zhvillohen paprerë». (ATSH)

Në rrethin e 46-të çiklistik të Shqipërisë

Vazhdon të kryesojë «Vllaznia» Dje u zhvillua etapa e pestë e rrethit të 46-të çiklistik të Shqipërisë. Fier - Gjirokastër, 124 km e gjatë. I pari hyri në qytetin e Gjirokastrës çiklisti Spartak Mua i ekipit të «17 Nëntorit». Pas pesë etapash përsëri në krye është «Vllaznia», me kohën 40 orë, 59 minuta e 50 sekonda dhe më pas vijën ekipet e «Traktorit» e të «Partizanit». Si individ kryeson çiklisti i «Traktorit», Xh. Manka. Të shtët zhvillohet gara individuale Gjirokastër - Jergucat - Gjirokastër. (ATSH)

Anketë muzikore

Këto ditë shtetpla e kulturës së kooperativës bujqësore të Kurdarisë në rrethin e Matit organizoi anketën e parë muzikore. U interpretuan 10 këngë, kryesisht të krijuesve matjanë, me tematikë të larmishme. Ato i kushtoheshin Partisë, shokut Enver Hoxha, jetës së re e të lumtur në fshatin tonë socialist etj. Në përfundim, juria e mbështetur edhe në mendimin e artdashësve ndau çmimet të parët këngën «Të mbrojmë lirinë», me tekst dhe muzikë të Shefqet Merçës, interpretuar nga këngëtarja Festime Allaj. U pëlqyen gjithashtu këngët «Peshku në liqen zemrat Partinë», «Billbill don fjalën etj.

Gjatë ditëve të fundit u janë dhënë qytetarëve rreth 3000 pasaporta

Një nga temat më të rrahura në bisedat e lira mes njerëzve është ajo e pasaportave, e ligjit të miratuar Kuvendi Popullor sipas të cilit është e drejta e cilitdo qytetar që të dalë jashtë shtetit për nevoja apo për turizëm. Miratimi i këtij ligji është një nga shkaqet e rëndësishme të procesit të thellimit të demokracisë socialiste, i frymëzuar nga vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të PPSH. Të tillë e kanë kuptuar dhe e kuptojnë atë të gjithë qytetarët. Ndërsa organet që merren me ekzekutimin e këtij ligji, përmes një përgjegjësie më të thellë qytetare po e konkretizojnë ligjin me punën e tyre. Për të informuar rreth kësaj teme qëndruam disa orë në degën e vizave, ku shokët Vait Rexhepi, Rexhep Balla, Bari Zibo e Margarita Vogolli janë në një valë pune me orar të zgjatur. Ata ndihmojnë edhe nga shokë të tjerë, të cilët e shpejti do jenë organikë normale e degës së vizave. Përgjegjësi i këtij sektori, Ilmi Muharremi, pasi njihet me kërkesën tonë, na thotë: «Edhe më parë sektori ynë ka qenë i ngarkuar me punë, sepse vazhdimisht kanë hyrë dhe kanë dalë vizitorë - turistë apo njerëz me shërbime të ndryshme. Mirëpo tani është krejt e natyrshme që në këtë sektor të kemi një pamje tjetër. Vetëm pas miratimit të ligjit nga Kuvendi Popullor sektori ynë ka dhënë rreth 1000 pasaporta për të shkuar qytetarët tanë në shtetet të tjera, si Greqi, Kanada, Jugosllavi, Australi, RF Gjermani, Belgjikë, Francë, Itali etj. Pas marrjes së pasaportës qytetari ka të drejtë ta mbajë atë për 5 vjet dhe të shkojë në çdo vend pa asnjë pasur me vizën përkatëse. Edhe një lehtësi tjetër: Në qoftë se më përpara, nga data e kërkesës të qytetarit deri në marrjen e pasaportës, kalonin disa muaj, ne tashmë e kemi detyrë dhe po përpiqemi ta zbatojmë në praktikë që ky proces të mos zgjasë më shumë se një muaj. Pikërisht shkurtimi i procedurave dhe i formaliteteve, që disa herë sillnin tonësa subjektive është shangur me një punë më intensive, me një kuptim të drejtë e me përgjegjësi të kësaj detyre. Ky është një zëbatim konkret dhe interpretim i saktë i ligjit të miratuar. Ndërkaq dega e vizave, në ndryshim nga praktikat e mëparshme, për t’u ardhur në ndihmë atyre që duan të vinë në Shqipëri i akordon cilido vizën edhe në pikat kufitare ku ata mbërrijnë. Gjithashtu për vizitorët që hyjnë në vendin tonë për raste të veçanta, si dasma, fatkeqësi e ndryshme etj. procesi i dhënies së vizave është i shpejtë punë një ditë. Këtu mësojmë gjithashtu se për rastet e atyre që kërkojnë viza për kulturim apo për shërbime urgjente në favor të zhvillimit dhe të bashkëpunimit ekonomik me jashtë, pasaporta jepet brenda dy orësh. Nderkohë, siç mësojmë këtu, po futet në praktikën e punës së degës së vizave dorëzimi i pasaportave në rrethet përkatëse ku banojnë qytetarët që kanë bërë kërkesë që është gjithashtu një lehtësi për këta. Për të gjitha këto është rritur komunikimi e bashkëpunimi me Ministrinë e Jashtme për të harmonizuar veprimet dhe kjo është arritur, aq sa në dy muajt e fundit nga qytetarët tanë dhe të huaj në degën e vizave mbërrijnë letra falënderimi. Ndërkaq të tjera rrugë e zgjidhje më të shpejta kërkohen për t’i ndihmuar qytetarët, për t’u kursyer kohë e për t’ia plotësuar kërkesat e tyre.

NGA VEPRIMTARIA E KOMITETEVE TË PARTISË

Sot fillon: «Java e monumenteve të kulturës»

Sot, në të gjithë vendin tonë, hapet «Java e Monumenteve të Kulturës», gjatë së cilës do të organizohen veprimtari të shumta, si vizita në qendra muzeore e arkeologjike, takime e biseda për vlerat e monumenteve etj. Në këtë kuadër, dje pasdite, në një nga mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, u hap ekspozita me temën «Restaurimi i veprave të artit mesjetar». Në të janë paraqitur rreth 60 ikona të restauruara të autorëve anonimë të shekujve 17-19, me vlera të larta artistike, në objekte kulti në rreth të ndryshme të vendit. Materialet e ekspozuara dëshmojnë për përvojën e mirë që kanë fituar punonjësit e sektorit të artit të Institutit të Monumenteve të Kulturës në restaurimin e veprave të artit, veçanërisht vitet e fundit. Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë restaurues e piktorë, punonjës të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Institutit të Historisë, Qendrës Kërkimore Arkeologjike, Institutit të Kulturës Popullore, pedagogë e studentë të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë etj. Ndodheshin edhe kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, prof. Alfred Uçi dhe shokë të tjerë. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, doktor i shkencave, Emin Riza. (Sipas ATSH-së) Hoxha», në Tiranë. (Foto: M. Progonati)

SOT NË «ZERIN E POPULLIT»

● NGA VEPRIMTARIA E KOMITETEVE TË PARTISË. (f. 1). ● HOQË DORË NGA SKEMATIZMI: JA FRYTET. (f. 2) ● DIPLOMACIA E ISMAIL QEMALIT NË SHËRBIM TË INTERESAVE KOMBËTARE. (f. 3). ● KABINETI I RI HUNGAREZ DHE PROGRAMI I TIJ. (f. 4)

NË DEGËN E VIZAVE NË TIRANË

në pikat kufitare ku ata mbërrijnë.