31/05/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 maj 1990

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI KONGRESISTËT AMERIKANË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë shoku Ramiz Alia priti dje në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor kongresistin amerikan Tom Lantosh, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kryetar i delegacionit parlamentar të Kongresit amerikan në Parlamentin Evropian si dhe ish-kongresistin Xhozef Dioguardi dhe personat që i shoqëronin të cilët ndodhen për një vizitë në Shqipëri. Gjatë takimit shoku Ramiz Alia zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. (ATSH)

Kongresisti amerikan, Tom Lantosh, vizitoi qytetin e Beratit

Dje paradite, kongresisti amerikan Tom Lantosh me bashkëshorten e tij, ish-kongresistin Xhozef Dioguardi, etj., bënë një vizitë në qytetin e Beratit. Këta u pritën nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Stavri Risto, i cili pasi u urrimesardhjen u foli për historinë e lashtë të këtij qyteti, si dhe për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të rrethit të Beratit. Pastaj ata vizituan muzeun ikonografik «Onufri» ku vlerësuan lart artin e piktorëve shqiptarë të Mesjetës, krijimtarinë e pasur të piktorit të shquar beratas të shekullit të 16-të Onufri dhe të birit të tij Nikolla, e të tjerëve, ku spikat niveli i lartë i punimeve dhe kombinimi i ngjyrave. Kongresisti Tom Lantosh duke vizituar mjediset e muzeut tha se ai është i një niveli botëror me bukuri të mahnitshme. Ndërsa ish-kongresisti Xhozef Dioguardi u shpreh se ky muze i la përshtypje të pahlyeshme. Për nder të tyre shtroi një drekë në pikën turistike të kalasë e cila kaloi në një atmosferë miqësore. Në këtë vizitë ata shoqëroheshin nga nënkryetarja e Komisionit të Përhershëm të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor, Jolanda Dhimitri dhe nga Kryetari i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme Jorgo Melica. (ATSH) zhvillimin ekonomik-shoqëror të rrethit të Berat[it]. Pastaj ata vizituan muzeun ikografik «Onufri» ku vlerësuan lart (Foto: ATSH)

Përfundoi punimet mbledhja e Ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit

Dje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë përfundoi punimet mbledhja e ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit. Në seancën e fundit, pasi delegacionet kishin zhvilluar takime dy-paleshe, u miratua Komunikata e Përbashkët e mbledhjes së ministrave të Energjitikës së shteteve të Ballkanit. Mbledhjen e deklaroi të mbyllur kryetari i delegacionit shqiptar, ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjitikës, Dr. Besnik Bekteshi, i cili kryesoi punimet e saj. Është me të vërtetë një kënaqësi e veçantë të konstatoj, dhe jam bindur se ky është edhe mendimi (Vijon në faqen 2) gacionet mbledhjes së ministrave të Energjitikës së shteteve të Ballkanit.

SHOKU ADIL ÇARÇANI PRITI MINISTRAT E ENERGJETIKËS TË SHTETEVE TË BALLKANIT

sekretar Federativ për Energjetikën dhe Industrinë të Jugosllavisë. Në pritjen merrnin pjesë ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjitikës Besnik Bekteshi, ministër sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Niko Gjyzi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. Ishin të pranishëm edhe titullarë të trupit diplomatik të vendeve të Ballkanit në Tiranë. Shoku Adil Çarçani, pasi i uroi për përfundimin me sukses të takimit të parë të ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit, theksoi se ai përbën njëkohësisht një kontribut të ri për thellimin e procesit të bashkëpunimit ballkanik. Edhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës, tha ai, është një drejtim i rëndësishëm për çuarjen më përpara të këtij procesi dhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis vendeve të rajonit tonë. Pastaj shoku Adil Çarçani u foli ministrave për rëndësinë e veçantë që i kushtohet në vendin tonë zhvillimit të burimeve energjetike dhe përdorimit sa më racional e efektiv të tyre në dobi të ekonomisë e të rritjes së mirëqenies së popullit, si dhe për masat që po zbatohen kohët e fundit në Shqipëri për përsosjen e mekanizmit ekonomik, që krijon mundësi edhe për të forcuar më tej marrëdhëniet në fushën e ndryshme me interes të ndërsjellë midis vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë. Duke u ndalur në traditat e përbashkëta të popujve tanë, ai tha se në Ballkan, që dikur, për arsye që dihen, quhej «fuçi baroti» e kemi shkëta të «fuçi baroti» e kemi

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E ARGJENTINËS

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Argjentinës në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë Frederiko Karlos Bartfeld i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andon Berxholi dhe shokë të tjerë. (ATSH)

U hap festivali i 28-të kombëtar i këngës për fatosa e pionierë të Enverit

Në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbrëmë në teatrin «Migjeni» të qytetit të Shkodrës u hap festivali i 28-të i këngës për fatosa e pionierë të Enverit, organizuar nga Komiteti i Kulturës dhe Arteve, Komiteti Qendror i BRPSH-së, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Komi-teti Ekzekutiv i KP të rrethit. Për të ndjekur koncertin e natës së parë kishin ardhur fatosa e pionierë të Enverit, prindër e mësues, punonjës të artit e të kulturës etj. Ndo-dheshin edhe sekretari i pa- (Vijon në faqen 2)

Në rrethin e 46-të çiklistik të Shqipërisë

Pas 10 etapave kryeson «Partizani» dhe si individ Selim Çelmela Dje u zhvillua etapa e 10-të e rrethit të 46-të çiklistik të Shqipërisë, garë individuale me kronometër Korçë-Sovjan vajtje ardhje 40 km e gjatë. Vendin e parë e zuri ekipi «Partizani» me kohën 2 orë, 43 minuta, 55 sekonda, vendin e dytë ekipi i «Dinamos» me 2 orë, 55 minuta dhe 45 sekonda dhe vendin e tretë ekipi i «Vllaznisë» me 2 orë, 55 minuta e 52 sekonda. Si individ vendin e parë e zuri çiklisti Selim Çelmela i «Dinamos», vendin e dytë Agim Paja i «Partizanit» dhe të tretin Brahim Sykja i ekipit të «Vllaznisë». Pas 10 etapave, kryeson ekipi i «Partizanit» me kohën 72 orë, 18 minuta dhe 45 sekonda, pas tij renditen ekipi i «Vllaznisë» me kohën 72 orë, 26 minuta dhe 08 sekonda dhe ai i «Dinamos» me 72 orë, 49 minuta dhe 41 sekonda. Sot do të zhvillohet etapa e 11-të e fundit e rrethit të 46-të çiklistik të Shqipërisë, Korçë-Tiranë, 181 km e gjatë. (ATSH)

U kthye në atdhe kryetari i Bashkimit të Gazetarëve

Dje u kthye në atdhe kryetari i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe kryeredaktor i gazetës «Zëri i popullit», Marash Hajati, i cili bëri një vizitë miqësore në Republikën Algjeriane Demokratike e Popullore. (ATSH)

Kryetari i Këshillit të Ministrave të RP të Shqipërisë shoku Adil Çarçani, priti dje në selinë e Këshillit të Ministrave kryetarët e delegacioneve të shteteve të Ballkanit në mbledhjen e ministrave të energjetikës: Nikolla Todorlev, minister, kryetar i Komitetit të Energjetikës të Bullgarisë; Georgi Apostolakis, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë, Energjisë dhe Teknologjisë së Greqisë; Adrian Georgescu, ministër i Energjisë Elektrike të Rumanisë; Fehrettin Kurt, ministër i Energjitikës dhe i Burimeve Natyrore të Turqisë dhe Stevan Santo, anëtar i Komitetit Ekzekutiv Federativ (Foto: ATSH)

NË BLEGTORINË E IMET KEMI REZERVA TË MEDHA

SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KQ TË PARTISË TË PUNËS TË SHQIPËRISË TIRANË SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KQ TË PARTISË TË PUNËS TË SHQIPËRISË TIRANË I dashur shoku Ramiz! Në barinjtë e të imtave të rrethit të Matit, u mbledhëm këto ditë për të diskutuar e shkëmbyer përvojë me njëri tjetrin. Vendet e mbledhjeve tona, ishin tufat-shkollë të përvojës së përparuar të Bashkimit Jazi për dhi, në kooperativën bujqësore «1 Maj» dhe të Ramiz Lleshit për dele, në kooperativën bujqësore të Rremullit. Këta dy barinj të mirënjohur, ashtu si dhe vitin e kaluar, po luftojnë për të bërë realitet objektivat për të marrë mbi 300 litra qumësht për dhi dhe 110 litra për çdo dele. Në këto takime mësuam se shembullin e tyre po e ndjekin edhe dhjetra të tjerë. Barinjtë e dhive Nezir Marqueshi, Sule Pisli, Ali Muriqi, Qamil Lila, Fiqiri Demiri, etj., luftojnë për të arritur Bashkimin, ndërsa Shkëlqim Fetiu, Nazif Demiri, Ibrahim Ruçi, Qazim Farruku etj., në tufat e deleve, punojnë për të arritur Ramizën. Më 25 maj, shumë prej tyre, kanë realizuar planin vjetor, duke marrë mbi 110 litra qumësht për dhi e mbi 50 litra për dele. Prandaj edhe në shkallë rrethi, si 5 mujor, është dhënë shumë më tepër qumësht se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe është tejkaluar me mbi 1000 kv prodhimi i planifikuar nga të imtat. Në këto takime të gëzuara shokësh, folën shumë prej nesh. Të gjithë sa folëm, kishim diçka të përbashkët: frymëzimin dhe mobilizimin, viteve e kaluara edhe shqetësime e kundërshtime kemi patur me drejtuesit, bile edhe me specialistët, për shpërblimin e punës së barinjve. Si i thonë fjalës, specialistët e merrnin një. Shpërbleheshim njëlloj me shokët tanë, punonin në brigadat e arave, megjithëse natyra e punës na e do që shpesh herë të rrimë natë e ditë pranë tufave. Vendimet e Plenumit të 9-të dhe të 10-të të KQ të Partisë na dhanë mundësi të plota, që të kombinohet më mirë interesi i përgjithshëm me atë personal. Në këto takime, mësuam se kudo barinjtë kishin marrë deri në 100 lekë shtesë page për çdo kec ose qingj, të lindur mbi plan ose të shpëtuar nën limitin e planifikuar për dëmtimin e tyre. Më të dalluarit prej nesh, kishin marrë nga 1000 deri 3600 lekë shtesë page nga tejkalimi i lindjeve dhe ulja e dëmtimeve. Pas realizimit të planit vjetor të prodhimit, sivjet do të marrim 40 deri 60 për qind të vlerës së qumështit që japim mbi plan. Të gjithë këto shembuj të përparuar, na frymëzuan dhe na nxitën edhe më shumë. Në këtë letër, duke falenderuar Partinë për vendimet shumë të drejta që ka marrë, deshëm t’ju informojmë edhe Ju, i dashur shoku Ramiz, për zotimet tona. Ne, 1 njerëz u zotuam se planin e qumështit të këtij viti, si rreth, nga të imtat do ta realizojmë 115 për qind. Në 5000 krerë në, vitet natë e ditë pranë tufave. Këto e kanë bazën edhe tek puna më e kujdesshme që kemi bërë këto 2-3 vjet, me përmirësimin racor me dhinë e «Valit» e atë të racës «Matit», sipas porosive të majit 1987 e 1988, në takimet në Martanesh e Burrel. Shembulli bariut Bashkim Jazi, që vazhdon traditën e shkëlqyer të shokut tonë, Heroit të Punës Socialiste Lezun Pisli, që në tufën e dhive të tij, në më shumë se gjysmën e krerëve merr 600 litra në vit për krerë, tregon më së miri për mundësitë që kemi. Arritjen e këtyre objektivave, sic tregojnë përvoja e më të mirëve e kemi në dorë, në radhë të parë, ne darinjët. Varet nga ne që t’i mjelim 3 e pse jo edhe 4 herë në ditë. Vetëm nga kjo, prodhimi i qumështit nga çdo krerë rritet 25 deri 30 për qind, në krahasim me mjeljen dy herë. Ose vetëm nga rritja në një tufë prej 100 krerësh, siç e pamë edhe konkretisht tek Bashkim Jazi e Ramiz Lleshi, merren 8 deri 10 kg qumësht në vakt. Duke qenë të ndërgjegjshëm se këto objektiva do t’i bëjmë realitet, ndjejmë gëzim t’ju informojmë se kështu ndihmojmë edhe ne në zbatimin e direktivës së Partisë, që tani furnizimi i popullit është përgjegjësi e përparësive. Të rrojë sa mali i Dejes, Partia dhe e Punës së Lu- Dejës, Partia jonë e Punës me Ju në krye i dashur shoku Ramiz! NGA AKTIVI I 300 BARINJVE TË IMTAVE TË RRETHIT TË MATIT

Për mbrojtjen dhe krijimin e mjediseve të kulturuara

Në kuadrin e 5 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, dje paradite, në sallën e bibliotekës të Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet, u mbajt mbledhja e Komisionit Qendror të Mbrojtjes së Mjedisit, i cili diskutoi për punën e bërë dhe masat që duhen marrë. (Vijon në faqen 4)