10/06/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 qershor 1990

QËNDRIME LIBERALE QË DËMTOJNË SHËNDETIN E NJERËZVE

– Morëm shkak nga një aktiv kombëtar për mjedisin e punës – Këto ditë në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha» u organizua një takim pune për problemet e përmirësimit të shërbimit shëndetësor në ndërmarrje. Në këtë takim që organizohej nga Këshilli i Ministrave, Këshilli i Përgjithshëm i BPSH dhe Ministria e Shëndetësisë, u trajtuan shumë probleme me vlerë që kanë të bëjnë me rëndësinë e mjekësisë së punës. Cili është roli dhe detyrat e mjekut në qendrën shëndetësore? Ç'duhet bërë më tej për kualifikimin e tij, duke pasur parasysh edhe specifikat e ndërmarrjes ku punon secili? Çfarë detyrash kanë administratat për përmirësimin e kushteve të punës të punonjësve? Cila duhet të jetë lidhja mes mjekut të ndërmarrjes, organizatës së BP dhe administratës për problemet e shëndetit të punonjësve në ndërmarrje? Pse konceptohet kaq ngushtë roli i mjekësit të shëndetshëm dhe i kushteve të mira të punës për shëndetin e punëtorëve? – Këto ishin disa nga problemet që u analizuan gjerësisht si në diskutimin kryesor të mbajtur nga Ministri i Shëndetësisë, Ahmet Kamberi; ashtu edhe nga të tjerët që bënë pyetje, kërkuan sqarime e diskutuan. Nga ky aktiv mendojmë të ndalemi në një problem që na duket mjaft i rëndësishëm dhe për të cilin pati debate të vërteta: pse mba[n] qëndrimin liberal inspektoriati sanitar shtetëror për veprimet që dëmtojnë e rrezikojnë shëndetin e punonjësve? Për detyrat, rolin dhe kompetencat e inspektoriatit sanitar shtetëror është shkruar dhe herë të tjera në shtyp. Në disa raste puna, shëndetit të popullit dhe autoritetit të tyre. Më konkretisht: Kryeinxhinieri i kombinatit «Josif Pashko» tha në diskutimin e tij se fabrika e çimentos e këtij kombinati ka një teknologji shumë të vjetëruar. Kjo bën që edhe cilësia e çimentos të jetë shumë e dobët. Kjo teknologji e papambetur është shkak i ndotjes shumë të madhe që ka krijuar kjo fabrikë jo vetëm në kombinatin, por edhe në qendrat e banimit atje pranë, siç është p.sh., zona e Laprakës. Ndotja është disa herë mbi normat e lejuara. Për këtë është kërkuar nga dikasteri përkatës që kjo fabrikë të mbyllet. Kjo nuk do të shkaktonte asnjë shqetësim për prodhimin dhe fuqinë punëtore. Aq sa prodhon kjo fabrikë, mund të prodhohet fare mirë në fabrikën e çimentos së Fushë-Krujës. Madje me një cilësi shumë herë më të mirë. Kjo fabrikë ka mundësi ta bëjë këtë, sepse ka kapacitet të lirë prodhues. Kurse fuqia e lirë punëtore mund të sistemohet në fronte të tjera të punës në kombin at. Megjithatë kjo fabrikë nuk mbyllet nga inspektoriati sanitar! Kaq tha kyreinxhinieri në diskutimin e tij. Argumentet që sollën inspektorët sanitarë të Tiranës, se i ka penguar dikasteri, nuk na duken bindëse. E themi këtë, sepse ata asnjëherë nuk kanë provuar ta mbyllin këtë fabrikë, që të shikonin si do të kundërvepronte Ministria e Ndërtimit. Shembuj të tillë të qëndrimeve liberale të inspektorëve sanitarë gjen në Tiranë, por dhe në mjaft rreth të tjera. Në diskutimet që u bënë rreth këtij problemi, u tha që në mjediset e punës, Tiranë, por dhe në mjaft rreth të tjera. Në praktikë ka edhe raste disi të çuditshme. Çdo vit ndërtohen vepra të ndryshme industriale, por ndodh që në projektet e reja nuk parashikohen gjërat e nevojshme që sigurojnë kushtet normale pune. Madje këto projekte nuk kalojnë për miratim, siç e kërkon ligji, tek inspektoriati sanitar shtetëror. Dhe ç'ndodh? Ndërtohet fabrika e re e bukës dhe ajo e majasë së birrës në Ti-[?] nuk duhet të lejojë në asnjë rast që ndonjë objekt të projektohet, aq më keq të ndërtohet e të merret në dorëzim, pa kushtet e nevojshme që sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të punonjësve. Edhe kur hedhim firmat dhe miratojnë këto lloj projektesh, inspektorët sanitarë duhet të mos e bëjnë në të gjë formalisht, siç edhe ndodh, por t’ia nënshtrojnë ato një gjykimi sa më shterues. Nuk duhet harruar se për shëndetin e njerëzve nuk kursen asgjë. Në qoftë se projektohet ose zbatohet diçka që të ndërtojnë mirë e lirë, kjo s’do të thotë që të vuajë vize mjedisve hidrosanitare, sistemeve bashkëkohore të ajrimit, të ndriçimit etj. ... cilin pati debate të vërteta: pse mban qëndrimin liberal inspektorati raste kritikat e drejta edhe nuk janë mirëpritur si duhet. Megjithatë, shembujt që u sollën në aktiv dëshmojnë se ky organizëm shumë i rëndësishëm i sistemit tonë shëndetësor, në jo pak raste nuk është në lartësinë e kërkesave të kohës e të kompetencave që sot u jep ligji. Rrallë gjen inspektoriat tjetër tek ne, që të ketë kaq kompetenca sa ai sanitar. Megjithatë këto kompetenca shpesh mbeten në letër, nuk zbatohen. Ka shumë presion nga drejtues ndërmarrjesh, kooperativash, institucionesh, madje edhe dikasteresh mbi inspektorët sanitar, që ata të mos ndërhyjnë në vendosmëri, kur shkelën rregullat higjieno-sanitare, paçka se kjo gjë dënton shëndetin e popullit. Kjo është e vërtetë. Veçse duhet thënë me forcë se ka plot shembuj kur inspektorët sanitarë, në vend që të këmbëngulin, tërhiqen edhe nga presioni më i vogël, duke i bërë kështu një shërbim të keq

Njoftim pas njoftimi ● Kolektiv at punonjës në rrethin e Lushnjës detyrat prej fillimit të vitit e deri më 10 qershor në prodhimin e përgjithshëm industrial i tejkaluan me 14 milionë lekë. ● Në rrethin e Kolonjës për periudhën janar-5 qershor u dhanë 1 milion e 480 mijë lekë prodhime industriale me shumë e planin, si dhe u tejkaluan në mënyrë të ndjeshme të ardhurat. ● Blegtoria e rrethit të Gramshit deri tani kanë marrë mbi 6 200 kv qumësht më shumë se detyra e caktuar. Me këtë tejkalim ata kanë arritur edhe objektivat e caktuara për 6 mujorin. ● Punonjësit e ndërmarrjeve të sistemit të tregtisë në rrethin e Tropojës detyrat e pesë muajve në qarkullimin e mallrave në likuiditet i tejkaluan 1 për qind. Pamje e pjesëshme e uzinës së uresë në Fier. (Foto: N. Xhufka)

INTERVISTA JONË Që piku i pushimeve të kthehet në periudhë kënaqësie

Me Aleko Posh[n]jarin, specialist për plazhet në Ministrinë e Ekonomisë Komunale, ishte e vështirë të bëje një «intervistë» vetëm për vetëm. Hynin e dilnin njerëz të ndryshëm nga Tirana e nga rrethet me të vetmen kërkesë: për kabina plazhi, të përlajshme, në sasi e me mjeshtëri. E natyrshme kjo. Stina e verës thuajse ka ardhur. Durrësi e Vlora, Shëngjini e Pogradeci, Saranda e tërë bregdeti, por edhe pika të tjera, po ndiejnë dallgët e para të dyndjeve. Po ç'është menduar për pushuesit? Ç'përgatitje janë bërë? Aleko Posh[n]jari: – Normalisht me kabina plazhi përballojmë rreth 20 mijë pushues çdo 15-ditor. Nuk themi se janë shumë. Po e veçantë për këtë vit është përmirësimi i kushteve në një pjesë kabinash, në mjediset e pushimit jashtë, në shërbim më të plotësuar tregtar. Është në ndërtim në plazhin e Durrësit një godinë me 124 dhoma. – Me sa dimë, themelet për të janë hapur para tre vjetësh? – Ashtu është. Ndërmarrja e ndërtimit në Durrës është zotuar që të verë në punë 50 dhoma për 1 korrik, por... e shohim të vështirë këtë. – Sepse shikohet si angari... – Vitet e kaluar s'kishim fonde, dy vjet më parë s'ndërtuam ata. Për këtë vit vërtet ka më shumë vlerësim nga Durrësi për plazhin. – Janë dhënë mendime që vetë rrethet të ndërtojnë në plazh? – Ato mundësi që ofrojnë rrethet «vullnetarisht», përse të mos u merren me plan e të kishim një ndërmarrje ndërtimi për plazhin? – Plazhi i Durrësit, sidomos të dielat, ka dyndje të madhe. Shkojnë edhe 100 mijë veta. Njerëzit parapëlqejnë të shtyhen më tej, në Currila, në Golem e deri në Rrushkull. – Te Shkëmbi i Kavajës këto vite kanë shkuar në ditë edhe 10 mijë veta. Por ka munguar uji, shërbimi komunal, ai tregtar. Këtë të vit përfundon kampingu direkt, ku me një vlerë simbolike, ndoshta 30 qindarka, do të hyjë më në mjediset ku do të ketë dushe, çezma, zbukurues, piknik, tregtare, vend parkimi motoci-[?] – Mos do zgjeruar ideja e kamp[e]ve ditore. Durrësi është kaq afër Tiranës, Shëngjini 10 km nga ngresh godina fjetje në atë masë që të plotësojnë kërkesat e mëdha që ka për pikun e verës. Për këtë problem shkruam në Ministrinë e Transporteve e biseduam me shokët Qemal Bino, drejtor i transportit hekurudhor, e Lig[o]r Gjoka, kryetar i degës të autotran sportit të udhëtarëve i cili na tha: – Në stinën e verës ndalojnë në plazhin e Durrësit tërë trenat e udhëtarëve ditët e dielë dhe në datat e ndërrimit të turneve. Në linjën Tiranë - Durrës për të diel vihen një tren i veçantë që siguron vajtjen e kthimin e qytetarëve. Ndërkohë parku i autobuseve për ditët e javës vë në dispozicion të ndërmarrjeve 7-8 automjete, sipas kërkesës; ndërsa për të dielat edhe më tepër. – A plotësohen kërkesat? – Vetëm në 29 korrikun e vitit të kaluar janë shitur 90 mijë bileta treni. Ndoshta në sasi, bileta trenat tona e më të ndërmarrjeve njerëzit lëvizin, por kultura e shërbimit është e mangët. Do të duheshin pa dyshim më shumë trena, vag[o]ne, autobuse, por vështirësi tërësitë janë. Se pari, linja hekurudhore Vorë - Rrogozhinë është në kapacitetin maksimal. Koha po nxjerr si nevojë shtimin e rrugës paralele të hekurudhës. – Për të shmangur mbipopullimin në Durrës, treni siç e diella, a mund të ndalojë te Shkëmbi i Kavajës e të shkojë deri në Golem? – Te Shkëmbi i Kavajës do të duhej një p[o]ldrom, në Golem doshta po, por deri tani kjo është përballuar me shërbim qytetës. Ndoshta do të duhej një linjë qytetëse Durrës - Shkëmbi i Kavajës. – Po për plazhet e tjera? – Ne vëmë në dispozicion autobuse shtesë, por konkretisht me trafik të shërbimit merren rrethet përkatëse. Një gjë dihet, neve për autobuse më të mirë ka. Diçka në përmirësimin e kërkesave do të ndikojë edhe vendosja e trenave ekspres në drejtimet Tiranë - Pogradec, Tiranë - Shkodër dhe Tiranë - Fier brenda numrit ekzistues, veç linjës së Pogradecit, e cila është më e ngarkuar, ndaj është menduar që të shtohet një linjë e veçantë Pogradec - Rrogozhinë - Fier. Sidomos këto kënd janë mendim. Shokët me të cilët biseduam mendonin se janë përpara një numri ...thin 10 qershor ndoshta 30 qindarka, do të hyjnë në mesjetën ku do të ketë çadra, qezma zbukuruese, pika tregtare, vend parkimi motocikletash etj. - Mos do zgjuar ideja e kampëve Lezha, Semani 18 km nga Fieri, Divjaka 40 km nga Lushnja, Pato-ku 10 km nga Kruja, Velipoja 24 km nga Shkodra, Delvina e Gjirokastra 20 e 50 km nga Saranda etj., etj. - Mendoj se është më e frytshme të investosh në transport, se njerëzit më mirë mund të shkojnë gjatë ditës në plazh e në mbrëmje të kthehen në shtëpi, sesa të ndërtojnë kampe... ... në një vlerë simbolike, etj. - ...

Përfundoi punimet Konferenca e 14-të e Komisioneve Kombëtare të vendeve ballkanike për UNESKO-n

Konferenca e 14-të e Komisioneve Kombëtare të vendeve të Ballkanit për UNESKO-n, i vazhdoi punimet dje paradite. Delegacionet pjesëmarrëse diskutuan lidhur me pikën e fundit të rendit të ditës. Ata bënë vërejtje, sugjerime, shkëmbyen mendime lidhur me disa pika të proces-verbalit përfundimtar të Konferencës së 14-të të Komisioneve Kombëtare të vendeve ballkanike për UNESKO-n. Pas disa shtesave e saktësimeve, për të cilat u dakort, komisionet e miratuan këtë dokument përfundimtar të konferencës. Në seancën e mbylljes ndodheshin edhe kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, prof. Alfred Uçi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kappallani. Ishin të pranishëm edhe titullarë të përfaqësive diplomatike të vendeve të Ballkanit të akredituar në Tiranë. Duke marrë fjalën përfaqësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të UNESKO-s, Ahdi Ngoma, pasi falënderoi për mikpritjen, vuri në dukje se për nga cilësia dhe rezultatet, kjo konferencë është një sukses i madh, për krijimin e një atmosfere miqësie e bashkëpunimi në Ballkan. Edhe gjatë vizitave që bëmë në disa rrethe, tha ai, pamë nga afër pasuritë e çmuara kulturore të Shqipërisë. Pastaj përshëndetën kryetari i delegacionit jugosllav dr. Punisha Pavlloviç, kryetari i delegacionit bullgar, prof. Lubomir Dramalev, kryetari i delegacionit rumun Mihai Gulu, kryetari i delegacionit turk, Gel Oljmak, dhe kryetari i delegacionit grek Nikolas Papageorgiu. Ata vlerësuan punën e mirë të organizatorëve të kësaj konference, e cila u karakterizua nga fryma e miqësisë, dëshira e vullneti për konkretizimin e propozimeve e angazhimeve në problemet që trajtojnë komisionet kombëtare të vendeve të Ballkanit për UNESKO-n. Fjalën e mbylljes të Konferencës së 14-të të Komisioneve Kombëtare të Vendeve të Ballkanit për UNESKO-n e mbajti, kryetari i kësaj konference, prof. Sofokli Lazri. Mbremjet kështu në përfundim (Vijon në faqen 4)

SHOKU ADIL ÇARÇANI DO TË VIZITOJË TURQINË

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Adil Çarçani, nga fundi i muajit qershor do të bëjë një vizitë zyrtare e miqësore në Turqi, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Turqisë Yildirim Akbulut. Kjo vizitë e nivelit të lartë bëhet në kuadrin e zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësor midis Shqipërisë dhe Turqisë. (ATSH)

Të rinjtë – në ballë të fushatës

Në rrethin e Tepelenës fushata e korrje-shirjeve është në pikun e saj. Në ngastrat buzë Vjosës tani autokombajnat punojnë me orë të zgjatura, megjithëse ndonjë mangësi në furnizim. Objektivi është që më 26 qershor të përfundojë korrja në fushë. Në ndihmë kanë ardhur edhe shumë të rinj nga Gjirokastra, Erseka e ndonjë rreth tjetër. Por ajo që bie më tepër në sy, këto ditë kulmore në bujqësi, është puna e rinisë kooperativiste për korrjen e grurit. Tepelena me një terren tepër të thyer detyrohet që rreth 3 mijë ha me grurë t’i korrë me dorë. Ka ekonomi si Zhapokika e zona të tilla si Kamçishti, Xhaxhaj, Rabia, Selcka e Buzi që korrin mbi 80 përqind të sipërfaqes me dorë. Për përmbushjen e kësaj detyre të vështirë në një kohë sa më të shkurtër të rinjtë janë zotuar që ta korrin nga 1 dynym grurë në ditë secili. Deli tani në shkallë rrethi janë korrur mbi 500 ha me krahe dhe kjo po realizohet nga pjesa më e madhe e të rinjve. - E vërteta është se lodhmi, thotë e reja Lumturi Resuli, që është në këtë fotografi, - por jemi të vendosur që buj-qesi, është në këtë fotografi... Kën e popullit të mos mbetet. Në lemë të na shkojë dëm. - Të rinjtë e koo-perativës së Qesaratit ku punon kjo e re, kanë vendosur të korrin më rehat grurin që ka ardhur në pjekje në një kohë më me mekanizër. Organizata e rinisë ku është e reja Lumturi Resuli realizon normën ditore 130 për qind. (Foto: Dh. Kocoli)

Hapa të mira në eksportin e perimeve

- DURRËS - Detyrat e eksportit nga bujqësia, për këtë vit, edhe në Durrës kanë rritje. Përballë tyre, është rritur mobilizimi dhe përgjegjësia. Si 5 mujor, detyrat në prodhimin e domates, trangullit, preshit, etj. janë tejkaluar. Në vlerë eksporti nga bujqësia për këtë periudhë u realizua 134 për qind. Kjo është një bazë e mirë edhe për realizimin e detyrave vjetore. Organizimi dhe specializimi i brigadave apo sektorëve të veçantë për eksport është efektiv. Në shkallë rrethi janë 70 brigada dhe 2 sektorë të specializuar, që do të zgjerohet edhe më tej. Po kështu përsosja e formave të shpërblimit e ka nxitur më tej punën. Sidomos në ambientet e mbrojtura, është zbatuar shpërblimi me plan detyrë, akordi në perimet e fushës, të cilat po vazhdojnë të thellohen. Peshën më të madhe të eksportit të perimeve e zënë ambientet e ngrohta. Durrësi ka 168 serra, nga të cilat 15 ha me ngrohje, 42 ha me xham dhe 111 ha me plastmas. Efektiviteti i tyre ka qenë i mirë. Për çdo hektar serre me ngrohje janë siguruar 880 mijë lekë të ardhura, në serrat dielore 359 mijë lekë për hektar. Duke zbritur ... (Vijon në faqen 2)