DINAMIKA E JETËS KËRKON DINAMIZËM EDHE NË PUNËN E PARTISË
- Ça kohë më parë byroja e Komitetit të Partisë të rrethit të Dibrës merrte në shqyrtim veprimtarinë e organizatës - bazë të aparatit të Komitetit të Partisë të rrethit nisur nga një shqetësim i ditës: në çaraportë të reja vihej puna e aparatit përballë detyrave që diktohen në kushtet e tanishme, në kërkesat e plenumëve të 9-të e të 10-të. Pas kësaj analize bëhej edhe një informacion me aparatin e Komitetit Qendror ku flitej, ndër të tjera, për nivel të pamjaftueshëm të disa prej instruktorëve, se jo pak prej tyre e kanë të vështirë të reflektojnë në kërkesat e reja dhe se mbeten rob të shablloneve të vjetra.
Nakështu gjithëshatu se grupi i instruktorëve është në nivelin për të zotëruar problemet e jetës së Partisë, astu siç njoftohej edhe për masat që mendoheshin për të ndryshuar gjendjen.
Në këtë informacion të zakonshëm ka një problem të madh, i cili nuk kufizohet vetëm tek aparatet e Partisë, po përjashtim është i pranishëm në të gjitha organet dhe organizatat - bazë, në veprimtarinë e çdo komunisti. Çdo kohë ka kërkesat e veta dhe gjithnjë është dashur pjesëmarrja vepruese e komunistëve dhe e masës. Aq më shumë sot, në këto procese zhvillimesh intensive në gjithë jetën ekonomike e shoqërore, kur mendimi dhe veprimi i njerëzve, i punonjësve të thjeshtë e të kuadrove drejtues, i specialistëve dhe novatorëve, e të gjithëve, është më i kërkuar se asnjëherë.
Në këto kushte puna e Partisë fiton përmasa të reja në të gjitha nivelet e saj. Dhe kjo duhet kuptuar drejt e saktë nga kushdo, që kjo e vërtetë të gjejë zbatim kudo e jo të mbetet parullë, siç ndodh për të ndryshuar gjendjen. Ky dinamizëm i ri që kërkon Partia nuk është baraz me shembullin e komunisteve në punë. Jo, ai është më i gjerë, më i thellë, më i shumanshëm. Mbi të gjitha, ai do të thotë që organizata e Partisë në kombinati e kooperativë, në dikaster e institucion tjetër të vihet në krye të punëve që ka nxjerrë dita, të krijojë bindje të qarta tek të gjithë për proceset e sotme, të kuptojë e t’i bëjë jehonë të përparuarës, të ngushtojë e izolojë të paaftit, mediokrit, konservatorët, ashtu si duhet t’u vënë fre edhe elementëve liberalë, që kërkojnë të përfitojnë nga thellimi i demokracisë. Si gjithnjë, çdo ndryshim do të bëhet me Partinë në ballë, me mbështetjen aktive të komunistëve e masës, me një mendim të vërtetë intelektual, që aspiron për të përparuarën, që nga më të thjeshta e deri në krijimin e vlerave të reja të ekonomisë e kulturës së kombit.
S’ka dyshim se këto janë punë të mëdha. Por ato nuk po kuptohen nga tërë me peshën e vërtetë. Kështu, gjen edhe organizata partie jo vepruese, aq sa duket sikur këto kërkesa janë jashtë tyre. Në tematika e mbledhjeve të organizatave - bazë, shpesh është quajtur i mjaftueshëm një diskutim pas çdo plenumi të Komitetit Qendror, ndërsa analizat e mëpasme janë krejt të tjera, të përgjithshme, me formulime të vjetëruara, si të viteve të shkuara. Kjo është e papranueshme. Pastaj ndodh të dëgjojmë ankesa se këtu ose atje në mbledhjet e organizatave - bazë vënë fare pak punonjës pa parti. Sigurisht që në rastësi si këto do të vënë pak, në mos aspak, sepse për diskutime të tilla të mërzitshme e jashtë kohës askush s’ka nevojë. Një dukuri e përgjithshme, ekonomisë e kulturës së kombit.
Punët që kemi nëpër duar nuk arrhen pa ndjenjë të thellë përgjegjësie. Por nuk mungon të dëgjohet aty - këtu pyetja: «kompetenca ka organizata - bazë? Një pyetje e çuditshme! Dhe si «argumente» sillen kompetencat që kanë kolektivat, drejtoritë e organizmat e tjerë, organizata e bashkimeve profesionale etj. Ata që e bëjnë këtë pyetje jo vetëm e ngushtojnë problemin, por dhe e zhveshin padrejtësisht organizatën e Partisë nga detyrat e të drejtat e saj, për të thënë se kështu nuk mund t’i kërkosh as ndjenjë përgjegjësie. Kjo është sa kuptim i shtrembër e po aq i tejkaluar. A ka kompetencë e njëkohësisht detyrë më të madhe se të njohesh situatën e ndërmarrjes, kooperativës, të sektorit ose të fshatit e në përputhje me këtë të kërkosh të merren këto ose ato masa? Mos vallë është pak të nxitesh e organizosh që në organizatat, në kolektiv, në rini të zhvillohet debat për çështje nga më të ndryshmet që u interesojnë njerëzve e që janë përpara prodhimin e kulturën? Ky është një shërbim i drejtpërdrejtë që i bëhet zhvillimit e përparimit tonë të gjithanshëm, mbështetje konkrete e politikës së Partisë. A ka kompetencë më të gjerë e njëkohësisht me përgjegjësi që të organizosh atë punë të mirëfilltë partie që njerëzit të jenë të parë për çka kërkohet sot prej të gjithëve, aty ku punojnë e jetojnë? A ka kompetencë më të plotë se të shohësh e të ndryshë që organe dhe organizma të caktuar ta veprojnë në përputhje me ligjet, me rregullat...
ve të thjeshtë të kuadrove drejtues, i specialistëve dhe novatorëve, i kudo e jo të mbetet parullë, siç ndodh jo rrallë. Përvoja e Partisë është e madhe. Ajo, me organizatat - bazë me shembullin e pakuërsydër të komunistëve, me autoritetin e saj e të anëtarëve të vet në masat ka përballuar kudorëherë punë të mëdha. Ashtu dhe sot, kur mbështetja e masave ndaj vendimeve të kohëve të fundit të Partisë është edhe më entuziaste, më e fuqishme. Ka vetëm një vështirësi, po që është plotësisht e kapërcyeshme: sot nuk mund të punohet njëlloj si dje. Përvojat janë me vlerë, por ajo që duhet ndryshuar nuk është pak. Shabllonet jo vetëm nuk vlejnë, por ato duhen flakur tej, sepse janë me dëme dhe rrezikojnë. Ka vend që çdo aparat partie, çdo byro e organizatë - bazë të shohë me sy të vërtetë kritik për çdo punë që nuk ecën mirë, të kërkojë shkaqet e të hidhet me forcë shkakuara. këtu ose atje në mbledhjet e organizatave - raste s'ka nevojë. Një dukuri e përgjithshme që flet shumë. Kudo ku kemi vajtur thuhet se në popull ka shumë pyetje, madje mjaft interesante. Në organet e institucionet e propagandës shpesh bien telefonatat ku kolektiva kërkojnë t'u mbahen biseda e zbërthime për çështje të ndryshme; specialistëve të prodhimit, sidomos ekonomistëve, u kërkohet e njëjta gjë. Një interesim i përgjithshëm, mbresëlënës. Por asgjëkundi nuk kemi dëgjuar që një organizatë partie duke i tërëmbledhur e të thotë copë: «Ja pyetjet që bën populli, ja çfarë i intereson kolektivit tonë e ja tematika tona të organizatës! Në këto çështje më shumë duhet të bëjnë edhe forumet e Partisë në rreth, të reflektojnë e të vënë në analizat e tyre, ashtu siç duhet të jenë më pranë organizatave - bazë, sidomos atje ku ka më shumë nevojë. Të gjithë kanë nevojë e gjërë e njëkohësisht me përgjegjësi që të organizohen gatshëm shohësh e të ndryshësh që organet dhe organizma të caktuara të veprojnë në përputhje me ligjet, me rregullat me normat në përputhje me opinionin e kolektivit e duke vepruar bashkë me të? Të gjitha këto nuk bëhen mirë e do të çohen atje ku organizatat - bazë do t'i shohin ato jashtë vetes, jashtë kompetencave të tyre. Kjo është me pasoja dhe dëmton rolin kontrollues e veprues të organizatës së Partisë.
Në organizatat - bazë nuk mungojnë njerëzit e devotshëm e të mençur. Prej tyre janë mbushur radhët e Partisë. Aq më tepër tani që problemet e veta organizata i diskuton dhe i vendos bashkë me masën, duke u këshilluar gjerësisht me të, ashtu dhe në mbledhjet përbalkështa me punonjësit. Është edhe ky një çast që shton më tej ndjenjën e përgjegjësisë së thellë, nxit për punë më të madhe e kudo militante, shembull vetiak e rol të vërtetë pararojë nga të gjithë komunistët.
PRESIM ME SHUMË NGA TREGTIA
Organizime më të shkathta
- KORÇË -
Për rrethin e Korçës, ky muaj me traditë është vlerësuar më i vështirë përsa i përket tregut të perimeve.
Përimet këtë njohin bollëkun e tyre në prag të vjeshtës. Megjithatë po të hysh sot në njësitë tregtare, e harron faktin se jemi në qershor. Ja pse: krahas perimeve të freskëta të ditës, si: qepë, hudhra, spinaq, trangull, (këta u prodhuan herët në serrën diellore të ngritur në Shuec, zonë me mikroklimë) gjen edhe gogozhare e bizele të ruajtura në frigorifer, dhe patatet e rezervës sikurse e patatet verore dhe domatet të marra nga rrethet e tjera.
- Këtë qëndrushmëri, - thotë përgjegjësi i seksionit të tregtisë të rrethit, Ropi Orgocka, e ka sjellë harmonizimi i detyrave, ndërtuarja e rrugëve më të frytshme. Ka tre vjet që barrën kryesore të furnizimit të tregut të qytetit e morën tri NB-të e rrethit: ajo e Plasës, e Plashës dhe e rritjes së gjedhit. Dobitë e këtij organizimi janë të dukshme. Nga dhjetëra kontrata që kishte tregtia me ekonomitë bujqësore që në shumicën e tyre nuk plotësoheshin, tani ka tri kontrata të sigurta. Detyrimet nga viti në vit janë shtuar. Nëse në vitin e parë NB-të detyroheshin vetëm për perimet, në vitin e dytë plotësuan edhe nevojat e tregut për patate; ndërsa këtë vit me sipërfaqen e mbjellë do të sigurojnë një furnizim më të mirë edhe me fasule. Marrëdhëniet tregti-ndërmarrje bujqësore janë të tilla që nxitin prodhimin dhe shitjen e shpejtë me leverdi të dyanshme. Po merren masa që furnizimi i njësive me perime të freskëta të bëhet direkt nga N.B-të. Kjo nuk do të zbatohet në frigoriferët, por edhe në këtë vit do të përpunojë dhe depozitojë sasi të mëdha frutash e perimesh. Me të do të çohet edhe tradita e vendosjes së rezervave dimërore nga vetë ndërmarrja tregtare ushqimore. Dhjetë ndërmarrje industriale të rrethit kanë marrë detyrën që të ndërtojnë në një kohë të shpejtë njësi të reja të tregtimit të frutave dhe perimeve me ndërtimet të lehta metalike. Kanë rritur veprimtarinë e shitjes edhe njësitë që administrohen nga ekonomitë bujqësore. Në qytet kanë bërë emër njësi të tilla, si ajo e kooperativave të Dishnicës, Drenovës, Lumasit, Polenës, si dhe ndërmarrjet bujqësore të Plasës, Korçës dhe rritjes së gjedhit. E veçanta e këtij viti është edhe larmia që sjell tregu fshatar, dhe NTUS-i po gjallëron tregtinë ambulante.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Pa u kënaqur me përmirësimet
- MIRDITË -
Këtë të diel në qytetin e Rrëshenit u përuruan njësitë e ushqimit social dhe një sallë lojërash.
Duke pritur ceremoninë e rastit, bisedojmë me përgjegjësin e seksionit të tregtisë pranë komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, Pal Perlala. Ai thotë se ky muaj për rrethin e tyre është muaj aksioni për përmirësimin e kulturës dhe të shërbimit në ushqimin social, si pjesa më e dobët e gjithë shërbimit tregtar. Këto lokale që janë ngritur do të ndikojnë për t’u shërbyer më mirë punonjësve.
Në takimet me blerësit, me shitësit e ndjen se vërtet ka përmirësime të dukshme. Të gjithë shprehin kënaqësinë për rritjen e nivelit të furnizimit, por tek të gjithë del si kërkesë e ditës cilësia, zbatimi i standardeve. Është treguar më shumë kujdes në furnizimin me fruta e perime. Kur rrethi nuk i ka plotësuar dot kërkesat me prodhimet e tij, ato janë marrë edhe nga rrethe të tjera të vendit. Qytetari e vlerëson këtë, por në lehtë e çmimeve kërkohet
(Vijon në faqen 2)
Shitës dhe grumbullues
- ELBASAN -
Konceptimi i njësive të shitjes edhe si njësi grumbullimi, bën të mundur shtimin e sasisë dhe llojshmërisë së artikujve në treg.
Nëse vërejt p.sh., thuajse nuk kanë munguar në tregun e Elbasanit dhe sivjet furnizimi me to është përmirësuar ndjeshëm, kjo ka ardhur sepse çdo muaj janë grumbulluar nga oborri kooperativist trehishin e numrit të grumbulluar gjatë pesëmujorit të vitit të kaluar. Qytetet e Cërrikut e Peqinit dhe qendra e Belshit, këto vit janë shkëputur nga furnizimi me vezë prej ndërmarrjes së rritjes së shpendëve. Ndërmarrjet tregtare të shitblerjes kanë hapur 12 pika grumbullimi, ku, përveç vezëve, grumbullojnë edhe fruta, perime e teprica të tjera nga oborri kooperativist dhe tërheqja e tyre për në njësitë e shitjes bëhet në një kohë më të shkurtër. Ndërsa në qytetin e Elbasanit, ndërmarrja tregtare e fruta - perimeve në të 56 njësitë e veta, duke u lidhur drejtpërdrejt me prodhuesin, krahas furnizimit ritmik dhe freskisë së prodhimeve, ka siguruar më shumë llojshmëri. Ndërkohë 8 ekonomi bujqësore të rrethit kanë hapur njësitë e veta të shitjes në qytet, veçse ana estetike dhe funksionale e tyre përgjithësisht lë për të dëshiruar. Nga ana tjetër ndërmarrja indus- industriale ushqimore, e para nga ndërmarrjet e tjera, hapi një njësi ku po tregton prodhimet e veta. Së shpejti njësi të tilla do ta hapë edhe ndërmarrja e mish - qumështit, më pas ndërmarrje të tjera të qytetit. Brenda qershorit (Vijon në faqen 2)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTES SË FILIPINEVE
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentes së Republikës së Filipineve, Korazon Akino:
«Përvjetori i festës kombëtare të Filipineve më jep rastin që, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, T'Ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush popullit filipinas përshëndetjet e përzemërta dhe urimet e sinqerta për lumturi dhe begati».
(ATSH)
U nis për një vizitë në Paris dhe Bon zëvendësministri i Punëve të Jashtme
U nis për një vizitë në Francë dhe në RF të Gjermanisë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani. Në aeroport ai u përcoll nga funksionarë të Ministrisë të Punëve të Jashtme, kishin dalë gjithashtu edhe ambasadori i Republikës Franceze në Tiranë Mishel Bulmer dhe i ngarkuari me punë a. i. i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë (z. ... Daun).
(ATSH)
70-vjetori i rënies së Heronjëve të Popullit Selam Musai dhe Zigur Lala
Me rastin e 70-vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Selam Musa Salari, në rrethin e Tepelenës, u zhvilluan veprimtari përkujtimore.
Në vendlindjen e heroit në Salari, u organizua një miting ku morën pjesë kooperativistë, athtarë e veteranë, këshilltarë, pjesëtarë të familjeve të heroit, si dhe të rinj, pionierë të Enverit etj.
Ndodheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Gramoz Ruçi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Velo, etj.
Për jetën dhe veprën e Heroit të Popullit Selam Musai, foli sekretari i Komitetit të Partisë të rrethit, Muhamet Hadaj.
Nga mitingu iu dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia.
Tek busti i heroit në qendër të fshatit u vendosën tufa me lule. Pas përfundimit të vizitës në shtëpinë muze të Selam Musait, si dhe ndoqën një program artistik. Në këtë kuadër në shtëpinë e kulturës u ... folkloristë popullore “Mustafa ...”
(Vijon në faqen 3)
Ekologjia dhe ruajtja e mjedisit jetësor në Tiranë
Intervistë e bashkëpunëtorit të vjetër shkencor, Niko Pano, dhënë redaktorit Viron Gjy mshana
.
Ndotja e mjedisit jetësor është bërë një nga problemet më të mëdha e më shqetësuese të njerëzimit. Edhe në vendin tonë, për rrjedhojë të zhvillimit të tejshëm të jetës dhe të ekonomisë popullore, si dhe të detyrimeve në shkallë ndërkombëtare, problemet e mbrojtjes së natyrës dhe të mjedisit jetësor po bëhen gjithnjë e më aktuale. Në mënyrë të veçantë, me këto shqetësime ndeshemi në Tiranë, qendra më e madhe dhe më e rëndësishme e vendit tonë, ku punon e jeton një popullsi rreth një çerek milion banorës.
- Cilat janë arritjet kryesore të deritanishme për mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit jetësor në Tiranë dhe mangësitë e vërejtura?
- Ekuilibri ekologjik ndërmjet veçorive fiziko - gjeografike të mjedisit natyror të rrethit të Tiranës dhe veprimtarisë së përgjithshme jetësore dhe ekonomike që kryhet në këtë rreth, përcakëson një çështje sa komplekse aq dhe me shtrirje të gjerë, si dhe të një natyre të ndërlikuar.
Çështjet e ruajtjes së natyrës dhe të mjedisit jetësor në Tiranë janë bërë objekt i analizave të herëpashershme të organeve të Partisë e të pushtetit në rreth. Për të janë marrë një seri masash me karakter teknik, organizativ e studimor për përmirësimin e gjendjes. Në kuadrin e këtyre masave në përgjithësi nga institucionet e specializuara është organizuar vrojtimi i rregullit i nivelit të ndotjes dhe vëzhgimit të radioaktivitetit në ujëra, në ajër, dhe në përmbajtjet ushqimore të import - eksportit dhe janë kryer një varg studimesh kërkimore shkencore. Për disa objekte me mundësi të lartë ndotëse, janë dhënë investime dhe janë marrë masa përkatëse për uljen e nivelit të ndotjes. Përveç kësaj, në bujqësi janë hequr nga përdorimi disa pesticide shumë toksike dhe janë bërë përmirësime sistemimin e tokës e në mbrojtjen e saj nga gërryerjet. Masa të rëndësishme janë marrë edhe për të rritur sipërfaqen e gjelbëruar të parqeve etj. Këto kanë bërë të mundur që Tirana, në përgjithësi të jetë një qytet i bukur, i pastër, me parqe të shumta dhe gjelbërim të gjithanshëm.
Po krahas arritjeve, për përmirësimin e mëtejshëm të ekuilibrit ekologjik të Tiranës ka edhe mjaft probleme e çështje që ende nuk kanë gjetur zgjidhjen e tyre.
Ndotje të mjedisit vihen në rrezik ujërat e rrjetit hidrografik sipërfaqësor dhe nëntokësor të Tiranës. Kjo dukuri është më e theksuar në ujërat e Lanës, të Lumit të Tiranës, të Erzenit etj. Në këta lumenj, si pasojë e shkarkimeve të pakontrolluara të qytetit dhe industriale, është dëmtuar rëndë flora dhe fauna ujore. Gjithashtu ka ndotje edhe në atmosferë për pasojë të pluhurave dhe tymërave që dalin nga objektet ekonomiko - industriale. Dëmë të mjedisit vihen re edhe nga përdorimi pa kriter i pesticideve etj.
- Cilat janë çështjet më kryesore që i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të ekuilibrit ekologjik të Tiranës dhe rrugët për zgjidhjet e tyre?
Në kuadrin e Javës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit të Vendeve Mesdhetare, e cila u mbyll dje, në bazë të planit të Komisionit Qendror të Mbrojtjes së Mjedisit në Tiranë, u organizua një aktiv i gjerë me temë «Problemet ekologjike dhe ruajtja e mjedisit jetësor në qytetin e Tiranës». Aktivi u organizua nga Komiteti Ekzekutiv i rrethit në bashkëpunim me bërthamën sociologjike pranë Komitetit të Partisë së Rrethit. U shtruan për diskutim një varg çështjesh të rëndësishme, si: gjelbërimi dhe mbrojtja e natyrës në mjediset dhe shërbimin të shëndetit dhe të pushimit të kulturës, të punonjësve, probleme të ndotjes së atmosferës dhe të ujërave, urbanistika në mbrojtjen dhe zhvillimin në mjediset qytetare, mjedisi ...
(Vijon në faqen 3)
Në lokalin e ri, ngritur në kalanë e Gjirokastrës gjen vazhdimisht shërbim të shpejtë e të kulturuar.
(Foto: A. Bodinaku - ATSH)
Në lokalin e ri, ngritur në kalanë e Gjirokastrës gjen vazhdimisht shërbim të shpejtë e të kulturuar. (Foto: A. Bodinaku - ATSH)
Seminar për punën me librin
Pak ditë më parë u organizua në Shupenzë një seminar për punën me librin, ku u fol për punën që bëhet në rrethin e Dibrës në këtë fushë. Më pas u ndoq një veprimtari praktike, që dhe një fjalë për prezantimin e kësaj. Në këtë veprimtari u shkrua: «Këtu ...»
... nga mësuesi i shkollës së mesme Shupenzë, Viktor Cenoshina, si dhe vizita në shtëpinë e të kulturës, në muzeun e ri të zonës, që u përurua po aty ditë.
XHEVDET DAÇI
korresp. vull. i “Zërit të popullit”