13/06/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 qershor 1990

TË SHPEJTOJMË KORRJEN E GRURIT

Në 11 rrethe të zonës së ulët dhe bregdetare ufsata mbledhjes së bukës së re ka hyrë në fazën më intensive, ndërkohë që në ekonomitë bujqësore të rretheve të tjera pritet të jepet sinjali i fillimit të korrjes së grurit. Në këtë zonë është përqendruar dhe sipërfaqja më e madhe e mbjellë me këtë bimë. E përgjithshmja është se fushata po ecën, mbarë për të arritur atë objektiv që është caktuar për ta përfunduar brenda 20 ditëve. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar deri dje në shkallë vendi janë korrur 14 mijë ha më shumë, ndërsa sipërfaqja e korrur me autokombajna është gati dy herë më e madhe. Megjithatë vend për vetëkënaqësi nuk ka. Sepse, sipas evidencave që ka Ministria e Bujqësisë, shifrat tregojnë për diferenca midis rretheve dhe brenda ekonomive të tyre. Nuk është fjala thjesht për ato grafikë që janë hartuar para fillimit të fushatës e sipërfaqes. Masat që kemi marrë qysh më parë, por edhe ato tani, detyrat që kemi vënë, thotë përgjegjësi i sektorit të bujqësisë Ismail Çerri, po i ndjejnë në vazhdimësi, për çdo ekonomi e në shkallë rrethi. Në zonën e ulët kodrinore ka tre ditë që e kemi përfunduar korrjen me dorë, kurse me autokombajna deri tani grafikët janë tejkaluar: nga 440 ha çdo ditë korren 473 ha. Për heqjen e kashtës janë krijuar brigada të posaçme që merren vetëm me grumbullimin dhe kavaletimin e saj. Pas kësaj ka filluar dhe plugimi i tokave dhe këto dy-tre ditë fillon mbjellja e hamulloreve. Krahasi rrethit të Elbasanit, dallohen edhe rrethet e Vlorës e të Durrësit që deri tani kanë korrur 50 për qind të sipërfaqes. Por ritmet nuk janë të tilla në rrethin e Krujës ku janë korrur vetëm 700 ha ose 11 për qind e sipërfaqes. Po kështu mbrapa janë edhe ekonomitë bujqësore të Krujës. Në shkallë rrethi deri tani janë korrur 1300 ha me grurë dhe i tërë prodhimi është dorëzuar drejt e nga fusha në depot e grumbullimit. Korrja e grurit nuk ka lënë mënjanë përgatitjen e tokave për mbjelljen e bimëve të dyta. Po kështu përkrah 30 kombajnave të grurit para për çdo ekonomi, si dhe 8 grupeve të mekanikëve shëtitës për riparimin e defekteve, janë vënë në punë edhe 12 mjete për mbullimin e kashtës. Në bisedë me drejtorin e SMT-së, Theodhori Loli, mësojmë: - Midis kombajnave e mekanizatorëve është nxitur interesimi, duke përdorur drejt emulacionin me stimuj moral e material. Për këtë janë bërë llogaritë për çdo ngastër. Me këtë janë njohur kombajnerët, punonjësit, shoferët duke i shpërblyer jo në krye të javës apo të 15 ditëve, por çdo ditë. - I kam vënë vetes objektiv të korr 10 ha në ditë, thotë kombajneri Aleks Çeko në kooperativën e Bistricës. Edhe kombajnerët Niko Nasto e Niko Kola në Livadhja e Gravë korrin çdo ditë 9-10 ha. Për tejkalimet e deritanishme ata janë shpërblyer me pagë shtesë. Kudo punohet me synimin që korrja e grurit me kombajna të përfundojë brenda 15 ditëve. Ky objektiv po bëhet i mundshëm. Ndërkohë korrja me kombajna nuk ka ulur ritmin edhe në korrjen me krahë: Në ekonomitë e zonës malore të Partizanit, Gravës, Leferohorit, punohet për të përfunduar korrjen brenda qershorit. BARDHYL BEJKO e Bujqësisë, shifrat tregojnë një diferencë fushatës. Rëndësi ka që herë-ndonjë kohë të shkurtër të korrën të gjitha ngastrat ku gruri është pjekur. Vetëm në këtë mënyrë mund të mënjanohen fitrot, sidomos për llojet e grurit që shkëputen shpejt. Ashtu si dhe vitet e kaluara më mirë është organizuar kjo fushatë në rrethin e Elbasanit. Deri mbrëmë në darkë këtu është korrur mbi 60 për qind në rrrethin bujqësore në rrethet Fier e Lezhë. Pra ngastra me grurë që është bërë për t’u korrur ka. Është detyrë e vetë ekonomive bujqësore në radhë të parë, por edhe e seksioneve të bujqësisë e shtabeve të ngritura në rrethe, që të shfrytëzohen me rendiment më të lartë autokombajnat, mjetet e transportit etj. Fushata kërkon të punohet me orar të sipërfaqes. Por ritmet nuk janë të tiso[j?]es apo të bimëve të tjera foragjere. E themi këtë, sepse deri më sot janë korrur rreth 45 mijë ha, e gjithë në zonën e ngrohtë e që mund të mbillen, mirëpo deri tani sipërfaqja që është plug[?]uar e mbjellë është fare e vogël. Jo vetëm të rendim pas korrjes. Mbjellja e hamulloreve kërkon vlerësim nga të gjitha rrethet. Pranë autokombajnave, të jetë traktori e pas tij makinat mbjellëse. Vetëm kështu mund të themi se fushata është organizuar zinxhir.

Ka nisur plugimi i tokave

VLORË Është korrur më shumë se gjysma e sipërfaqes me grurë. Çdo ditë korren 470 ha. Gatishmëria e mjeteve mbahet e mirë, edhe pse në çdo zonë grupet me specialistë janë fushave për ndihmën e nevojshme. Kombajnerët nxitën në forma të ndryshme nga SMT-ja e vetë ekonomitë bujqësore. Shembull nxitës është bërë në kooperativën e Çerkovimës kombajneri Mina Kacani, që korr deri në 12 ha në ditë, Estref Lame në Porro, që korr më shumë se 10 ha në ditë etj. Në Tragjas dhe Nartë përfundoi korrja dhe u tejkalua detyra e prodhimit. Edhe brigadat e drejtorisë nga Namik Metaj e detyrat e prodhimit. Kanë përfunduar korrjen dhe sektorët Poro e Bishan. Në këtë të fundit brigada e drejtuar nga Sihat Bulla mori 62 kv për ha nga 52 të planifikuar. Është korrur në gjithë rrethin 60 për qind e sipërfaqes që është caktuar për me krahë. Në kooperativën bujqësore të Vajzës, p.sh., korren 20 ha në ditë. E ka nxitur punën dhe shpërblimi me 10 lekë i tejkalimit 30 për qind të normës. Menjëherë, madje krahas korrjes, po punohet që të përgatiten tokat për mbjelljen e hamulloreve, si të misrit e lakrës foragjere. Në Drashovicë, Poro, Shkozë, etj. ka nisur plugimi i tokave detyra e prodhimit. Edhe brigadat që drejtohen nga Namik Metaj e Fejzi Metaj në Drashovicë e përfunduan korrjen dhe realizuan Deri më 11 qershor në shkallë rrethi ishte korrur afro 34 për qind e sipërfaqes me grurë, janë shirë 14 për qind dhe janë dorëzuar 13,5 për qind e sasisë së planifikuar. Kjo është panorama e fushatës së bukës së re që ka ditë që ka nisur në rrethin e Beratit. Nisur nga fakti që gruri këtu ka veçorinë që nuk vjen njëherësh për t’u korrur, duhet thënë se ritmet e deritanishme të korrjes përgjithësisht janë të kënaqshme. Më mirë është vlerësuar korrja me krahë, ku nga 6400 ha janë korrur 2500 ha, ose 44 për qind, kurse me autokombajna rreth 30 për qind e sipërfaqes së planifikuar. Kupton se më shumë përpjekje kërkohen nga SMT-ja për të siguruar një gatishmëri. (Vijon në faqen 2)

ÇASTE PROVIMESH

Mbresa Nuk ka rast më të mirë për të shkruar një reportazh për studentët se sa në periudhën plot emocione të provimeve, prandaj këto ditë shkruam në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. - Si keni dalë me provime. - Mirë, të shohim më tutje. - Po ju? - Edhe unë jo keq. - Si ndjeheni para derës së provimit? - Si të them, është e vështirë kur pret të futesh në sallë, por sapo dora tërheq tezën, emocionet kalojnë, kuptohet, nënaret edhe nga teza që ke tërhequr. Këto ishin frazat e para që dëgjuam me një grup studentësh që prisnin të hynin në provim. Vështirëmet e shqetësuara, lëvizjet, fletoret e hapura - gjithçka fliste për ato emocione që ndjen njeriu kur ndodhet para një prove. E megjithatë, ata që të gjithë të haxhojnë pak kohë me ne. Ata quheshin Vjollca, Vani nga Lushnja, Martin Pali nga Puka, Ali Rustani nga Kavaja, Shkëndije Alla nga Durrësi. Ishin të fakultetit Ekonomi Agrare, në vitin e IV, dhe po jepnin provimin e planifikimit. Ky vit kishte nëntë grupe dhe kishin tetë provime për të dhënë. Pyetjet e para s’mund të ishin veçse rreth provimeve. - Sa ditë keni patur për t’u përgatitur? - Koha ka qenë e mjaftueshme - nga shtatë ditë për çdo provim. - A mbeti ndonjëri pa hyrë për shkak të mungesave ose për mosshlyerje seminaresh? - Jo, nuk patëm probleme. - Cili është provimi më i vështirë? Këtu ata hezituan një çast. - Statistika - tha njeri prej tyre. - «Ashtu është» pohuan edhe të tjerët. Është lëndë e ngjeshur dhe kërkon punë sistematike. - Po lënda më tërheqëse? - Këtu s’pati hezitime. Të gjithë ishin për informatikën. Është një nga lëndët më të reja dhe që po pritet me interes nga studentët. Martini u shpreh se informatika është tashmë e domosdoshme për një kuadër të lartë. - Ku e zhvilluat praktikën këtë vit? Martini dhe Aliu thanë se e kishin kaluar në Fier, kurse Shkëndija me Vjollcën e kishin kryer në Berat. Si temë kishin planifikuar në ekonomitë bujqësore gjendjen e të ardhurave, fondet, etj. - Këtu kemi vërejtje për organizimin mësimor - thanë ata. - Në detyrën e kursit e mbrojmë para praktikës, ndërsa do të ishte më mirë të mbroheshin pas saj. Pra praktikën e kanë mbrojtur pas saj. Pra praktika do të na ndihmonte shumë për këtë të thotë Shkëndija. Në ekonomi konkretizohen çështjet teorike për të cilat duhet të përgatitemi. - Me tekstet, a keni patur probleme? - Me thënë të drejtën, thotë Aliu, ka raste kur teksti përputhet me leksionin dhe kjo është e metë e pedagogut, por ka edhe tekste që tashmë japin informacion të vjetëruar e duhen hartuar nga e para. Kjo sidomos ndjehet në tekstet e ekonomisë bujqësore dhe të organizimit të ekonomisë bujqësore. - Cilët nga pedagogët ju kanë pëlqyer? - Bashkim Tabaku - përgjigjet Aliu, pa hezitim - Shto edhe Bahri Musabelliu, thotë Shkëndija. Ai nuk të lë të dalësh nga klasa pa e qartësuar mësimin. Përgjithësisht niveli i mësimdhënies është i mirë. Dijet që fitojmë në masën më të madhe janë bashkëkohore. Këtu ka ndihmuar edhe fakti që 25-30 për qind e pedagogëve kanë kryer specializime edhe jashtë shtetit. - Tek ne japin mësim edhe pedagogë të jashtëm, thotë Aliu. Shpesh na vijnë edhe njerëz të shquar të shkencës për të dhënë leksione. Instituti ka edhe marrëveshje me institute italiane e turke për shkëmbim përvoje, kuadrosh e literaturë. Studentët me të cilët biseduam, sapo kishin zhvilluar mbledhjen e organizatës së rinisë për emërimin në detyrë. - Si shkoi mbledhja, Martin? - Mbledhja pati debate dhe vazhdoi gjatë. Emërimet do të bëheshin në tre rrethe: Korçë, Shkodër dhe Lezhë. Korça, nga 17 studentë, të saj, mbajti 7; Shkodra kishte 16 dhe mbajti 15, ndërsa Lezha 2 i mbajti dhe 2 jo. Tirana nuk mbajti asnjë nga studentët e saj. Diskutimet qenë përgjithësisht objektive, por në ndonjë rast pati edhe përpjekje për ndërryje. Gjithashtu, theksoi Aliu, duhet t’i bien emërimet bashkë me vendin e punës. - Në të katërt na tërheqin (Vijon në faqen 3) SKËNDER MINXHOZI

Shembull në korrjen me krahë

- DURRËS - Përgjegjësi i sektorit Domen në kooperativën bujqësore të Spaneshit, Namir Kola, njofton se sektori që drejton ai ishte i pari në kooperativë që përfundoi korrjen e grurit me krahë. Dhe ja brenda pak ditëve në një sipërfaqe prej 450 ha Span[e]shi përfundoi korrjen e grurit me krahë. Fakti që përfundimi i korrjes me krahë u bë në pak ditë, si asnjëherë tjetër, flet për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe mobilizimin në punë, të cilin e shtyu më tej edhe stimulimi që u vu në zbatim në proceset e ndryshme të punës. Pas korrjes së grurit me krahë, sektori i Sterbergut në këtë kooperativë, që drejtohet nga Dashamir Çullhaj, filloi shirjen. Objektivi i kësaj ekonomie është që po kaq shpejt të përfundojë edhe shirjen si dhe korrjen e grurit me autokombajnë. Njoftime të reja vazhdojnë të vijnë edhe nga ekonomi të tjera. Kështu përfundoi korrjen me kra- (Vijon në faqen 2)

Ministri i Jashtëm priti ambasadorët e Bullgarisë dhe të Venezuelës

Dje ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, priti ambasadorin e RP të Bullgarisë, Stefan Naumov dhe ambasadorin e Venezuelës, Fred[i?] Kristians, të akredituar në RPS të Shqipërisë, lidhur me paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia. (ATSH)

Nga vizita e zëvendësministrit të Jashtëm në Paris

Dje zëvendësministri i Punëve të Jashtme i RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani zhvilloi bisedime në Paris me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Franceze Francua She[r?] dhe me drejtorin për Evropën Zhak Bilot. Gjatë këtyre takimeve pati një shkëmbim të gjerë mendimesh lidhur me zhvillimet e fundit në Evropë dhe në mënyrë të veçantë procesin e sigurimit dhe të përparimit evropian në mes aktiviz[?] bashkëpunimit në Kopenhagën, në të cilin, në këtë vështrim, u morën pjesë edhe të veçanta. Nga ky takim, pjesë e së cilës duket ana e palës franceze u vu në dukje se Shqipëria, e cila ka vendin e vet në Evropë, mund të japë kontributin e saj në këtë proces. Po kështu u fol mbi ecurinë e procesit të bashkëpunimit ballkanik dhe kontributin e tij në dob[?] e paqes në Ballkan, Evropë dhe Mesdhe. U shkëmbyen gjithashtu mendime mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës dhe nga të dyja palët u shpreh bindja se ekzistojnë mundësitë për t’u dhënë atyre shtytje të mëtejshme dhe për t’i çuar ato më përpara. (ATSH)

KOOPERATIVA PA BLEG TORI

TERHEQIM VËMENDJEN Në rrethin e Kukësit gjatë këtij vjetëve të këtij 5-vjeçari është rritur numri i blegtorisë. Kështu, në krahasim me vitin 1985, numri i krerëve në gjedhë është rritur me 14 për qind, ndërsa në të imta 28 për qind. Një hop i ndjeshëm vërehet në rritjen e numrit të lopëve, me 66 për qind. Me konkretisht, gjatë vitit 1989, për shembull, u shtuan 6000 krerë të imta, nga të cilët 3000 krerë janë pëllaja. Të sjellim disa fakte për ta bërë më të dukshëm këtë problem. Kooperativa bujqësore e Kam[i?]lashit është pa blegtori. Kjo mund të duket e çuditshme po i kemi parasysh terrenin, kushtet e punës që ka kjo ekonomi malore. Atë që kjo kooperativë duhet ta kishte degën më të fuqishme dhe më frytdhënëse, pikërisht blegtorinë e imët, ajo nuk e ka. Tradita duhet të deshmo[n?]te të kundërtën. Të gjithë fondin blegtoral të kooperativës, që përbëjnë 31 lopë, 25 dhe dhe 46 krerë gjedhë në remont. Asnjë dhi, asnjë dele, banorët e kooperativës janë «pa punë». Kooperativa bujqësore Shikaj: gjedhë ka 60 krerë gjithsej, të leshta 370 krerë, të dhirta 450 krerë. Kooperativa bujqësore Arrën: gjedhë ka 67 krerë, të leshta 2660 krerë, të dhirta 270 krerë në remont. Kooperativa bujqësore Shemri: fondi i blegtorisë përmbledh 1000 krerë, nga të cilat 150 gjedhe, 140 dele dhe pjesa që mbetet janë të dhirta. Para disa ditësh, në plenum[in?] e Komitetit të Partisë të rrethit u ngrit ky shqetësim, madje për kooperativat e lartpërmendura u kërkua të marrin masa që ta kapërcejnë këtë gjendje. Por si do të rregullohet kjo, me çmasa e cilat janë mundësitë konkrete? Në rrethin e Kukësit, sektori i blegtorisë në komitetin ekzekutiv të kp të rrethit, na thotë: - Kjo gjendje nuk vjen vetëm pse bagëtitë e tufëzuara kaluan në oborrin vetjak. Në këto kooperativa, në Malmash, në Arrën, në Shemri, në Shinaj, përgjithësisht nuk është punuar mirë për rritjen e numrit të krerëve, të pasht num[?] është ecur me ritmet e rrethit. Këtu kanë ndikuar shumë faktorë si, për shembull, fakti që nga këto kooperativa forcat më të afta për t’u marrë me blegtori, sidomos për blegtorinë e imët, janë thithur nga ndërmarrjet shtetërore, si mineralet e gjeologjia. Por edhe ne specialistët kryesie e kooperativave në këtë drejtim nuk kemi punuar siç duhet. Por nuk është koha të qahemi e të justifikohemi. Që këtë vit ne do të krijojmë mundësinë që këto kooperativa të pajisen me blegtori. Si rreth kemi ekonomi bujqësore që kanë ngarkesë me blegtori për çdo hektar, kullotë ose pyll, më të larta se mesatarja e rrethit, si kooperativat e Ujëmishit, Golajt, Gjinajt etj. Mund të bëjmë lëvizje të blegtorisë, duke u dhënë kooperativave me numër më të pakët krerësh. Kooperativat i kanë mjetet financiare për të blerë blegtori në kooperativa të tjera. Në kooperativën e Shemrisë, kryetari i kooperativës, Myrteza Myftari, na thotë: - Ngarkesa e tokës me blegtori është e pakët. Këkohet me çdo kusht shtimi i numrit të krerëve, veçanërisht të imtave, dhenve. Nga ble[r?]jet e tufëzave nga fshatarët në kooperativë kemi 4 milionë lekë (të vjetra). Nga këto 3 milionë do t’i ndajmë për fondet themelore për ta blerë bleg[t]ori. Por sk[?]emi burime ku t’i blejmë. Ndoshta komiteti ekzekutiv i rrethit mund te na ndihmojë për këtë, por një gjë duket sheshit: zgjidhja e këtij problemi nuk duhet lënë në dëshirën e njeriut apo tjetrit. NAIM ZOTO

- BERAT - Deri më 11 qershor në shkallë rrethi ishte korrur afro 34 për qind e sipërfaqes me grurë, janë shirë 14 për qind dhe janë dorëzuar 13,5 për qind e sasisë së planifikuar.

Nga vjelja e trang ujve në serrën e ndërmarrjes bujqësore «Çlirimi» në rrethin e Fierit, për punë të mirë, dallohen edhe Arikli Pjetri dhe Irina Kushe. (Foto: N. Xhufka)