14/06/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 qershor 1990

STINA E VERËS ERDHI. TREGTIA PARA DETYRASH TË REJA

Shpirti praktik - «investim» që disa herë mungon - Duke «udhëtuar» nga Tirana në Butrint në prag të stinës së verës - Një kuzhinier i mirë, një banakier i mirë, një personel shërbimi i kulturuar ft on në lokal më shumë klientë sesa ftojnë arkitekturat e bukura të tyre. Me kohë njerëz të tillë të pasionuar u japin shpesh mjediseve ku punojnë një «emër» e vet. Për këta kushte ka nevojë gjithçka që quhet punë, sfera e shërbimit, domos. Nëse artisti që të jetë vërtet i tillë ka nevojë për shpirt krijues, nëse teknologu e ekonomisti ka nevojë për shpirt praktik, punëtori i shërbimit ka nevojë për shpirt tregtari. Atje ku mbaron puna e arkitektit, e ndërtuesit në lokale si «Blerim» i Lushnjës, ta zëmë, fillon puna e tregtarit. Ndërsa të parëve që larg u çmohet shpirti krijues, fantazia, e cila të fton t'u afro-hesh, të dyteve u çmohet puna, kur rri brenda në pritje të një shërbimi të shpejtë, me kulturë. Në Ujin e Ftohtë të Tepelenës natyra ka falur bukuri të mëdha. Mali nxjerr nga gjiri i vet burimet e ftohta, që rrjedhin përrej-sive. Po edhe dora e njeriut ka investuar jo pak. Po a u përgjigjet dot tregtia këtyre kërkesave? Drejtori i degës së turizmit bashkë me punonjës të tjerë, në përgjigje të një kodre shënon një vend, për një shesh ngrënie në natyrë. Bukur. Gjithandej faqes së kodrës, nën hijen e dendur të pemëve ka vende të shumta çlodhjeje, ta tavolina dhe Stola. Rrugë. Çezma. Por... drejtori nuk e lënë të qetë. Një shoku të seksionit të arsimit i kanë zënë «adërën», por s'ka ku t'i ulë. Një i seksionit të bujqësisë me të tjerë. Më të punonjësit e PT-së... E udhëtarë që ngjiten e zbresin. Futin kokën te dera e restorantit ku zotëron zhurma nga njerëzit që mbajnë radhën në këmbë, pranë atyre që janë ulur dhe po hanë. Brenda në lokal 60-vendesh, në mos gabojmë, bën vapë. Dritaret s'hapen. Afshi i kuzhinës është i mirë as në dimrin e ftohtë. - Përse nuk shërbehet jashtë? Drejtori është i ri në këtë detyrë. Ka mendime. Po kështu e ka gjetur. Një ekonomist që është bashkë me ne, u hyn «llogarive». Del se këtu kalojnë për ditë jo më pak se 1500 veta, me autobusë të linjave të Ballshit. Ekskursionistë nga Ujga e nga Vjariu. Turistë (kur vijnë ata turizmi bllokohet fare). Ekonomisti për një çast kthehet në «pronari» të kësaj mrekullie turistike e tregtare. Kapaciteti i kuzhinës? I vogël. Frigoriferi? I vogël. Pra, janë edhe këto nga arsyet pse nuk shërbehet në taraca të restorantit. Pse nuk shërbehet në tavolinat jashtë? Pse nuk kthehet në mjedis ngrënieje sheshi lart te rrapi? Për të mos u ngjitur te lokali i vjetër, që është në varësi të ndërmarrjes tregtare, ku shërbehet pa dyshim vetëm brenda, megjithëse veranda e madhe shtruar me mermer rri bosh. Dhe rreth saj hekurat që tunden, tavolina metalike që i «ha» ndryshku. Kur «zbulohët» tërë kjo hapësirë shërbimi, tërë këto mundësi, kur bëhet llogari tërë këta njerëz që nuk u shërbehet vjen kundërpërgjigjja: - Po mishin e furnizimet e tjera? Përgjegjësi i seksionit të bujqësisë thotë: - Mund ta merrni direkt edhe nga kooperativat afër, të freskët. - Po raportin mjekësor? Veterinerin ku ta gjejmë? - Grumbulluesin a një personel shërbimi, në s'keni, merreni veterinerin. - S'na kish shkuar ndërmend. Po sa gjëra duhen shkuar ndër-

Si është Burreli me tregtinë verore

Stina e verës në Burrel është mjaft e nxehtë. Por edhe më të nxehtë e bën atë një tregues tjetër, mungesat e shumta në tregtinë verore të qytetit. Ky shërbim ka mbetur vetëm në dy njësi, me një ëmbëltore dhe në lokalin e turizmit, ku nga njëra anë shërbehen pije alkoolike në vorbullën e tymit të duhanit, ndërsa tek banaku i lokalit dunden fëmijët për të blerë akullore. Vetëm dy lokale për një qytet me 14 mijë banorë! Pse kaq pak shërbim për qytetin, ndërsa mundësitë janë shumë më tepër? Tri njësi të tjera, për arsye të ndryshme, por më shumë për moskokëçarje, nuk i kanë vënë në punë mjetet freskuese, ndërsa të nxehtit ka kohë që ka filluar. Dikur bëhen riparime, diku kërkohet ndonjë pjesë ndërrimi, ndërsa këtu to duheshin bërë që në pranverë. Edhe mungesat nuk janë të pakta. Një pajisje për prodhim të madh akulloresh prej vitesh rri prishur dhe vetëm tani thonë se do të vihet në punë. E themi këtë sepse Burreli ka një agjenci transporti, ku dhjetëra njerëz presin

Pse nuk dalin në tregun e qytetit ekonomitë bujqësore?

- GJIROKASTËR - Tregu kooperativist dhe ai fshatar në Gjirokastër ndihen pak. Nuk ka çfarë të tregtohet apo ka nënvlerësim? E vërteta është se furnizimi me bulmetëra e perime është i kënaqshëm, por edhe probleme ka, p.sh., me hershmërinë, llojshmërinë dhe konvejerin e veçanërisht çmimet, që nuk janë elastike, nuk ndjekin kohën e nuk nxitin prodhimin. Prodhimi i serrave ka dalë vonë, fusha ka dalë gjithashtu në treg fare pak dhe pesë qershori është në mesin e tij. Njësi shitjeje për ekonomitë ka vetëm dy: një NB «Muzafer Asqeri», dhe një NB «Misto Mame». Ato ishin edhe vjet, sivjet nuk janë hapur ende. Mundësitë për të tregtuar në qytet ka edhe NB e Libohovës, Sofratikës, Jorgucatit, thuajse të gjitha ekonomitë Odria ka pakte, megjithatë nuk del t’i shesë; kooperativa të tjera kanë kunguj, barbunjë, etj., por as ato nuk tregtojnë, kur bletësit i duan. Ç’pengon? Drejtuesit e disa ekonomive nuk e kanë kuptuar thellë leverdinë e tregtisë kooperativiste, nuk mendojnë të punojnë me fantazi në këtë sektor e të nxjerrin fitime prej tij. Po kështu edhe kujdesi i organeve të tregtisë dhe të pushtetit është i pakët për gjallërimin e këtyre dy formave të frytshme tregtimi, të cilat mbi të gjitha mund t’i japin larmi e gjallëri tregut, ta zhvillojnë e nxitin atë, përmasa «konkurrencës», dhe punës krijuese me fantazi. Është një problem ku duhet reflektuar. Blerësi ka të drejtë që e pret këtë.

Kur flasim për mekanizmin e ri ekonomik

Për çdo «pse», argumente të qarta Shoku Ramiz thekson: «Drejtimi me llogari më vete kërkon stimulime materiale kolektive e individuale, por vetëm stimulimi nuk do të ushtronte ndikimet e dëshiruara, nëse nuk nxitën për plane mobilizuese, nëse nuk shoqërohen me përpjekje më të mëdha për të zbuluar rezerva të reja...» Në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Përmetit ka lëvizje për këtë problem dhe periudha e mbetur deri në janar të ’91-it po shihet si një periudhë intensiteti parapërgatitore, studimore e deri në zbatime konkrete. Më 1 korrik do të kalojë krejt ndërmarrja ushqimore në drejtim me llogari më vete. Këtu para disa ditësh u organizua edhe një seminar për problemet e projekt-planeve të vitit të ardhshëm. U bashkëbisedua, u hodhën ide dhe për mjaft probleme, për «vështirësitë» që ka në praktikë për mbulimin e aftësive prodhuese që i lihen ndërmarrjes në dispozicion e tj. Disa reparte në ndërmarrjen komunale kanë kaluar me llogari më vete, po kështu dega e albturizmit, fabrika e tullave në ndërmarrjen e ndërtimit e ndonjë sektor e repart tjetër kanë ditë e javë që kanë vënë në jetë drejtimin me llogari më vete. Është herët për të thënë diçka, por le t’u referohemi disa fakteve. Në degën e albturizmit detyra e parë të xhiro-s brenda muajit 100 mijë lekë është lidhur me natyrshëm stimulimi me njëriun e përparuar. Çdo ndër qumësht është prodhuar në plan i paguhet barit, 0,80 qindarka, kur ekonomia e shet në shet trefish. Çka bërë kjo? Ekonomia ka tejkaluar prodhimin 1400 kv qumësht ka përfituar 53 mijë lekë të ardhura dhe vetëm 35 për qind e këtij tejkalimi u është shpërndarë blegtorëve të fshatar. Ishin këta që zbuluan rezerva të brendshme me të planeve, që i rritën kuotat e prodhimit, ndaj ndjekja dinamike e planeve e nxjerrja me anë të levave të shpërblimit u bë e studiuar e dha fryte. ’91-shi, në një farë kuptimi, do të thotë boshim ka filluar. Hartimi i projekt-planeve vuri «piketa» të reja për mjaft tregues ku u theksua mendimi i specialistuar i të gjitha degëve. Debate e argumente u sollën për treguesit e prodhimit mall të shitut, për të ardhurat, për shpërndarjen e prodhimit etj. Drejtimi me llogari më vete ka lëvizur së pari ato punë që kërkojnë stim-dim të prodhimeve, shoqëruar me zbatimin e frytshëm, rezultatin konkret dhe përgjithësimin e ri. Me të drejtë ekonomi-misti i ndërmarrjes ushqimore, Androkli Papa, shpjegon fryt-shmërinë që sjell rritja e sipërfaqes së qepujkës për eksport brenda rrethit. Zëri është ngritur edhe më parë, por futja në drejtim me llogari më vete kërkon si-mulimin e papërplikuar për ta marrë këtë prodhim në Korçë kur tradita për qepujkën është jo në 1-2 ekonomi, por në disa. Aty-këtu p.sh., në disa ndërmarrje, hartimi i projektplaneve të ’91-shit u bë i qetë, «nën kuota e arritura, me prirje për t’i kapur shifrat e planit pa sforco. Kjo u quajt e dëmshme dhe u bënë korrigjimet e nevojshme. Nga diskutimet e bëra del se më i frytshëm do të jetë organizimi me llogari më vete i sektorëve që janë larg qendrave të ndërmarrjes e që kanë vëllime të plotë ekonomike - financiare. Ndërmarrja komunale, ushqimore, grumbullim, tregtia kanë, si të thuash «mikrovetën» e tyre në dy pjesë, në qytetin e Përmetit e atë të Këlcyrës. Në Këlcyrë këta sektorë prodhimi e shërbimi po e rritin veprimtarinë, ndaj kalimi në drejtimin me llogari më vete bëhet i domosdoshëm, bile do të shtonim, me llogari shlyerëse në bankë. Natyrisht, në problemet e mekanizmit ekonomik ka mjaft për të bërë, se ka shumë prodhime e reparte, deri sektorë, me humbje. Kur themi se mekanizmin ekonomik është filluar disi mirë, jemi të bindur se ende ka mjaft për të bërë. Për këtë flasin edhe ngurimet për parapaskhuar që në projektplan 20 për qind të kapaciteteve prodhuese që i lihen në përdorim ndërmarrjeve, nënvlerësimi i dokumentacioneve përkatëse për investime e kredi për vitin 1991 etj. VLADIMIR LIKO-LLARI sekretar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Përmetit. drejtimin me llga-ri planit të xhiros u rrit brenda majit 190 për qind, por mbi të gjitha është rritur kultura e shërbimit, janë forcuar kontrollet javore nëpër lokale. Në ekonominë e Paqa, shpjegon frytshmërinë që sjell rritja e sipërfaqes së çepujkës por futja në drejtim me llogari më vete kërkon sigurimin e të ardhurave me rrugë të drejtpërdrejta brenda rrethit, kur edhe mundësitë janë të pa fryte e s’ia vlen të shtosh shpenzi-

Arritje të blegtorëve të Gramshit

Ditët e fundit në një takim të posaçëm, blegtorët gramshiotë bënë bilancin e arritjeve të 5-mujorit dhe morën përsipër zotime të reja për avancimin e objektivave që kanë vendosur. Gjatë periudhës 5-mujore u prodhuan mbi 3.500 kv dhe u dorëzuan 1900 kv qumësht mbi planin. Grafik-ut ditor i prodhimit të qumështit po tejkalohet me 40 kv. Shembullin pararojë e japin ekonomitë bujqësore të Lenies, Drizës, Kukurit, Mashanit, si dhe blegtorët e dalluar të dhënve Argjend Caci, Shaban Tarko, Ali Xhangolli, Isa Hoxha që këtë ditë realizuan planin vjetor. Për rendimente të larta të qumështit nga ditë në shembullin Heroit të Punës Socialiste, Xhemal Hoxhollit, po ecin dhe barinjtë e Porocanit, Kodovjatit, Holtasisit, Sojnikut e Kishtës. Krahas rritjes së rendimenteve nga bagëtitë e imëta, në ekonomitë bujqësore të këtij rrethi nën drejtimin e specialistëve të blegtorisë po punohet tani për krijimin e një tipi të përshtatshëm deleje dhe që shfrytëzon mirë kullotën. Të nxitur dhe nga vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë e sidomos nga stimulimi nëpërmjet çmimeve të prodhimeve blegtorale, blegtorët gramshiotë u zotuan që planin vjetor të prodhimit të qumështit ta realizojnë në fund të muajit gusht. (ATSH-4)

Organizim sipas praktikave të vjetëruara

- SHKODËR - Kur thuhet se pjesët freskuese këtë vit do të tregtohen më shumë se vitin e kaluar, dhe për këtë tregtë plani i aranzhata-ve dhe herë më i madh, dhe rritja e numrit të pikave të treg-timit, kuptohet se në NTUS-in, e Shkodrës ka një dëshirë të mirë për të bërë diçka më shumë. Por tjetër është dëshira, e tjetër është organizimi i punës për ta realizuar atë. Plani i tregtimit të arançata-ve si pesëmujor u realizua vetëm 32,7 për qind. E vërteta është se me përdorimin e stimulit të shërbimit deri 5 për qind të xhiros që realizon pika e shitjes, u shtua interesi, për tregtimin e këtij artikulli tepër të kërkuar në stinën e ngrohtë, aq sa nga z-shnadhet e bera del se më 11 qershor kuota ditore e planifikuar (Vijon në faqen 2)

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E RP TË BULLGARISË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e Republikës Popullore të Bullgarisë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Stefan Naumov. Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e Republikës Popullore të Bullgarisë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Stefan Naumov, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Shat Tazaj, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Bashkim Dino e të tjerë. Ambasadori shoqërohej nga diplomatë të ambasadës së RP të Bullgarisë në Tiranë. (ATSH)

Takime të zëvendësministrit të Jashtëm në Bon

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RP të Shqipërisë, Muhamet Kapllani, shkoi në Bon, ku takua dhe zhvilloi bisedime me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, Jürgen Sudhof, të Gjermanisë. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RP të Shqipërisë, Muhamet Kapllani, shkoi në Bon, ku takua dhe zhvilloi bisedime me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, Jürgen Sudhof, të Gjermanisë, me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik. Në këtë takime u bisedua për zhvillimet e reja në Evropë, dhe rreth procesit të sigurimit dhe të bashkëpunimit evropian. Pala amerikane informoi lidhur me hapat konkrete që po ndërmerr ajo për bashkimin e Gjermanisë. Gjithashtu u shkëmbyen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe RF të Gjermanisë. Gjatë bisedimeve ishin të pranishëm ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Bon, Shpëtim Çaushi, dhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i RF të Gjermanisë në Tiranë, Friedrich Kronek. (ATSH)

Tejkalojnë eksportin

- PUKE - Prodhimet e dyta nga pyjet e grumbullimi i bimëve mjekësore në Pukë përbëjnë një fushë veprimtarie me të ardhura të mëdha nga eksporti dhe me mundësi e rezerva të shumta për t’i shtuar ato në vazhdimësi. Kolektivi i fabrikës së kollonofonit, nëpërmjet përpunimit të rrëshirës, ka prodhuar kollonofon e terpentinë në vlerë tridhjetë e sa mijë planifikuar. Vetëm nga ndërmarrja e përpunimit të drurit për eksportin janë tejkaluar 868 mijë lekë, duke mbyllur para afatit edhe 6-mujorin. Edhe nga ndërmarrja pyjore i janë dhënë tregut të jashtëm prodhimet e planifikuara për këtë periudhë. Ndërkohë, punohet për grumbullimin e artikujve të ndryshëm të florës së pasur të këtij rrethi. (Sipas ATSH-së)

KULMI I FUSHATËS, MINIMUMI I KARBURANTIT

Në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit të Krujës ndjen një shqetësim jo të zakonshëm. Ishte bërë një kritikë në një nga organet e shtypit: «ritmet e fushatës në këtë rreth janë të ulëta». Ndoshta s’ishte ky i vetmi shkak që përçinte atë shqetësim ndër zyrat e komitetit. Rastësisht u takuam me sekretarin e këtij komiteti, z. Gëzim Haxhiu. - Problemet kryesore të fushatës për ne kanë dalë në plan të dytë, se pothuajse ta gjithë kemi-tremi me karburantin. U bë disa ditë që nafta na vjen me «pikato-re». Shkuam në kooperativën bujqësore të Bor- zanës. Kryetari i kooperativës, Osman Meta, i qante hallin sekretarit të komitetit ekzekutiv, që ta ndihmonte për karburant, se kishin mbetur pa punë mjetet. Në NB e Thumanës, drejtori Sali Gordi na pa- rrëgjati po të njëjtin shqetësim: marrim rreth 30 për qind të nevojave ditore të karburantit. Në kooperativën e Laçit në datën 12 qershor dhe autokombajna nuk punonin për mungesë nafte etj. Në degën e karburantit në Laç kërkuam shpjegime nga ekonomisti Eqerem Spahiu. - Ballshi, me sa di, ka qenë në remont, - na është thënë. Në datën 10 qershor u nis nga rafineria e Çërrikut një vagon me naftë dhe deri në datën 12 kishte bërë vetëm 2-3 km rrugë. Tani, siç jemi informuar ndodhet në stacionin e Paprit! Nga evidencat mësuam se si 11-ditor dega e karburantit e Laçit ka marrë 36,6 për qind të planit të benzines dhe 50,3 për qind të naftës. Ja, kështu qëndron problemi. Ndërkohë që fushata e korrjes dhe e grumbullimit të grurit ka arritur në fazën më intensive, kur për shërbimet e bimëve, gjithashtu, kanë mbërritur caqe delikate, kur mungut nevojitet plugimi i tokave dhe mbjellja e hamulloreve, pikërisht tani mungon karburanti. Fushata e grumbullimit të bukës së re nuk do t’ia dijë nëse Ballshi është në remont apo që ka vështirësi transporti. Le të mendojë me kokë për këtë probleme e pa dyshim edhe rrugëzgjidhje do të ishin gjetur, siç duhen gjetur menjëherë. Kjo nuk do të thotë që të mos realizohet e tejkalohen ritmet e sipërfaqet që do korrën me krahë. THANAS SAHAÇIÇU

Në njësinë nr. 1 të tregtores qendrore të fruta - perimeve në Tiranë, ku shërben shitësja e dalluar Valentina Hodo. (Foto: N. Xhufka)