15/06/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 qershor 1990

PËRDORIMI SA MË I GJERË I BIMËVE MJEKËSORE - PRIRJE BASHKËKOHORE E FARMACEUTIKËS

— Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për eksportin e bimëve mjekësore. Numri i preparateve që mund të përgatiten nga kombinimi i tyre është shumë i madh. «Është e domosdoshme të përpiqemi që t’i përpunojmë bimet mjekësore në vend», deklaron ministri i Shëndetësisë, shoku Ahmet Kamberi. Trajtimi i derisotëm i kësaj pasurie të madhe kombëtare është shqetësues. — Më 9 qershor, në një nga auditorët e Fakultetit të Mjekësisë, ndodhi një sesion shkencor të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Studimeve të Mjekësisë Popullore dhe Bimëve Mjekësore, Fakultetin e mjekësisë, Institutin e Kërkimeve Mjekësore Ushtarake, laboratorin e kontrollit të barnave, proformën etj. Ky sesion ishte me vlerë shkencore dhe praktike, sepse bënte fjalë gjerësisht për përdorimin e bimëve mjekësore në mjekësinë tonë dhe për shtimin e eksportit. Për ne ishte me interes sepse në punën e përditshme shpesh jemi ndeshur me mendime krejt të kundërta për vlerën e bimëve tona mjekësore, sidomos kur diskutohet për mundësinë e prodhimit në vend të barnave nga këto bimë. Në sesion mernin pjesë personalitetet më të shquara të sektorit të farmacisë, botanistë, mjekë, ekologë, përfaqësues nga institucionet tona shkencore, nga rrethet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe aparati i Këshillit të Ministrave. U paraqitën rreth 40 tema shkencore. Duke marrë shkak nga problemet që ngriheshin në temat e referuara, mendojmë të themi diçka më konkretisht për ç’u diskutua në këtë sesion shkencor. Përpunimi i bimëve mjekësore, përdorimi i tyre në vend, si barna mjekësore e esenca në industrinë ushqimore etj. Nuk duhet të harrojmë se jemi ndër vendet e para në botë për numrin e njohur gjer tani të bimëve mjekësore. Tjetër: megjithëse eksportojmë pak lloje, prapë se prapë në zemë vendin e parë në Evropë për eksportimin e bimëve mjekësore. Afërsisht çdo vit eksportojmë rreth 10.000 tonë dhe sigurojmë rreth 20 milionë dollarë fitime. Këto ishin disa të dhëna që sollën në diskutimet e tyre Estref Haxhialushi, botanist në IKMU dhe Gazmend Skënderi, punonjës në Agrocksport. Primitivizim apo mjekësi moderne Sapo bie fjala për mundësinë e përdorimit të bimëve mjekësore në mjekësi, menjëherë mjaft mjekë, disa edhe personalitete të shquara të mjekësisë sonë, reagojnë ashpër. Madje ato të vënë përpara ve mendosmëri dilemën: primitivizëm apo mjekësi moderne. Kjo dilemë, tek ata që nuk kanë njohjen e duhur, ndikon për keq. Megjithatë zhvillimi bashkëkohor i mjekësisë, sot dëshmon me forcë se duhet t’u kujtojmë mendjeve të ma- min e bimëve mjekësore. Për këtë qëllim prej vitesh pranë OBSH funksionon edhe një seksion i veçantë. Në rrugën moderne të zhvillimit të industrisë farmaceutike, theksuan diskutantët, kacur edhe industria e përpunimit të bimëve mjekësore. Vende të ndryshme, si: RFGJ, Francë, Itali, Turqi etj. megjithëse kanë një industri farmaceutike të zhvilluar, kanë po aq të zhvilluar dhe fitopreparatet, të cilat përbëjnë rreth 25 për qind të llojeve farmaceutike. Në SHBA, sipas statistikave, në një të tretën e recetave përshkruhen barna me bazë bimët mjekësore. Mendimi shkencor bashkëkohor vlerëson shumë rëndësinë e shtimit të barnave me bazë bimët mjekësore. Sot në botë është i madh numri i punimeve e botimeve për këto bimë, në revistat shkencore më me autoritet. Kurse tek ne numri i punimeve të kryera në këtë fushë është fare modest dhe i papërfillshëm në krahasim me forcat ekzistuese shkencore. Punimet e paraqitura në sesion provonin shkencërisht efektin shumë të mirë të barnave me bazë bimore. Madje sot, kur gjithnjë e më shumë mjekësinë e në botë po e shqetëson problemi i efekteve të dëmshme në organizmin e njeriut të preparateve të përftuara me sintezë, del e nevojshme përdorimi në terapinë mjekësore i barnave me origjinë natyrore. Ky është një qëndrim shkencor, mjekësor, ekonomik dhe ekologjik. Mirëpo që të ndodhë kjo, duhet të ndryshohen rrënjësisht konceptet që kemi për këtë problem, sidomos nga mjekët tanë, të cilët ngatërrojnë mjekimin me bimë - er- njerëzore të tregojnë se nuk është plotësisht ashtu siç paraqitet. Punishtja për prodhimin e akulloreve është në ndërtim e sipër. Thu- Në paraqitën rreth 40 tema shkencore. Duke marrë shkas shkencor. Statistika domethënëse Sipas studimeve përfundimtare nga specialistët botanikë, del se në vendin tonë rriten 3200 bimë të llojeve të ndryshme. Nga këto 865 janë bimë mjekësore. Kemi të bëjmë me një pasuri natyrore, që rrallë gjendet në vende të tjera me sipërfaqe disa herë më të mëdha se vendi ynë. Kjo është një pasuri rrjedhëse që ripërtërihet çdo vit dhe nga vlera mund të krahasohet me një «minierë ari». Veçse ndërsa për të nxjerrë mineralin nga miniera duhet shumë mund, për shfrytëzimin e bimëve mjekësore duhet vetëm kujdes e vlerësim. Ato rriten kudo, vetiu, pa kërkuar investime. Po të bëhen llogari të sakta të të dhënave që kemi nga eksportimi i bimëve

STINA E VERËS ERDHI. TREGTIA PARA DETYRASH TË REJA

Në qytet e në fshat Ndërmarrjet tregtare nr. 1 dhe nr. 2 në rrethin e Lushnjës që u shtrojnë veprimtaritë e tyre në fshat u janë përkushtuar punës për të kryer në kohë dhe me cilësi të gjitha llojet e shërbimeve, me qëllim që të mos ndihet mungesa e tyre. Veçanërisht në këtë periudhë ne mot të nxehtë është intensifikuar puna për të qenë sa më afër kërkesave të punonjësve të fshatit. Veç 20 pikave të ushqimit social që e kanë në natyrën e punës së tyre furnizimin e popullit me sa më shumë pije freskuese, janë hapur edhe 15 pika ambulante ku shërbehet me orar të zgjatur. Këto vit furnizimi i njehsive është bërë mbi bazën e kërkesave të blerësve, duke mos marrë parasysh kontratat dhe planet e hartuara. Ndërmarrja ushqimore i ka rritur ritmet për t’i furnizuar ndërmarrjet tregtare me sa më shumë prodhime. Shumë aktive janë pikat ambulante të zonës së Çermës, Bishqethmit, Gorresë, Fierit i Ri, Divjakës etj. Shërbimi ambulant po bëhet emër të mirë. Në vendet më të populluara në lagje, në mes të fshatrave dhe pranë parcelave ku korrët gruri nga punonjës të veçantë tregtojnë me karroca e motokarro. Punonjësi i tregtisë në Gorre, Vangjel Bamja, thotë se rreth 8 orë në ditë shes pije freskuese, duke i ardhur në ndihmë kooperativistëve. Kështu vepron në Divjakë, Todi Prifti e të tjerë. Vetë ndërmarrjet tregtare pa ndihmën e drejtuesve të ekonomive bujqësore nuk mund të realizojnë një shërbim të shpejtë, na tho- të Vangjel Como, përgjegjës i sektorit të tregtisë. Interesimi vërehet re në sigurimin e mjeteve të transportit, në bashkërendimin e punës për të siguruar shpejtësi të veprime. Edhe ndonjë problem ngrejnë punonjësit e tregtisë në disa zona, si në Kolonjë, Divjakë, Fier-Shegan. Atje ka patur punishte për prodhimin e saj disa prej tyre nuk funksionojnë. Arësyeja? Nuk sigurohet dot uji për gatim! Sikur këto të ishin në gjendje pune, furnizimi do të ishte më i bollshëm dhe më pranë konsumatorëve. SOKRAT NDREÇKA

«Mirë» në letra

- Vëzhgim nga Përmeti - Këshilli Popullor i qytetit të Përmetit shqyrtoi masat e marra për tregtinë në verë. Sipas informacionit të paraqitur duket sikur masat janë në të plota dhe nuk mungon asgjë, sepse thuhet që është vënë në gatishmëri i gjithë rrjeti ftohës, sigurohet furnizimi normal i tregut me pije freskuese, aranka, shata, hurpra, ujë Gline etj. Janë vënë në gatishmëri mjetet për prodhimin e akullore dhe ka filluar tregtimi për të. Janë celur tre pika ambulante etj. Problemet që ngritën këshilltarët dhe verifikimi i gjendjes të masave përgatitore për tregtimin veror prodhimin e akullores është në ndërtim e sipër. Thuhet se do të përfundojë më 20 qershor, ndërsa punimet ecin me ritme të tilla që nuk premtojnë. Megjithëse është fillimi i shitjes së pijeve freskuese, ka mungesë akulli për ftohje, dhe ka raste që shishet e pikave të hapura hiqen prej tyre dhe ngarkohen me detyra të tjera për nëpër lokale. Këto tregojnë se drejtuesit dhe specialistët e degës së qendrës nuk po e ndjejnë siç duhet përgjegjësinë. Po ta shtrojmë më gjerë, në shkallë rrethi, ka edhe probleme të tjera. Në Këlcyre qysh vitin e kaluar u hoq aparati i prodhimit të akullores dhe megjithëse kaloi një vit, nuk u muarr asnjë masë për vendosjen e tij. Tani mendohet që të dërgohet akullorja nga Përmeti, duke zgjidhur kështu edhe problemin e akullit, që deri tani ka munguar për Këlcyrën dhe ka ankesa nga konsumatorët. Kjo gjendje që dihet prej kohësh nuk i përligj zvarritjet e deritanishme dhe kërkon që të merren masa të shpejta sipas detyrave që janë caktuar nga organet e pushtetit, të cilat duhet t’i ndjekë edhe seksioni i tregti - komunales dhe këshillat popullore të qytetit të Përmetit dhe Këlcyrës. Programet e hartuara prej tyre nuk kanë vlerë kur nuk plotësohen kërkesat e konsumatorëve në kohë. Në të njëjtën kohë tërheqim vëmendjen se nuk duhet ngurruar për përdorimin e formave të mekanizmit të ri ekonomik në shërbim të blerësit, si mjet nxitës edhe për tregtinë verore. PERPARIM MUSTAFAJ

Nuk është fjala thjesht për pije freskuese

- VLORE - Stina e verës, si të thuash, e dyfishon Vlorën. Është pak të thuhet që dyfishohen kërkesat edhe ndaj tregtisë. Kjo është e natyrshme. A merret parasysh kjo gjendje nga tregtia, apo ecet me mendimin «do të bëjmë si kemi bërë çdo verë»? Se dyti, a po dihet nga ai koncepti i ngushtë që e thjeshtëzon tregtinë verore të qeranxha, të freskueseve? Më shpejt është e nevojshme të mendohet e të veprohet për stinën e verës. Kjo duke u nisur dhe nga dikasteri. E nxituar këtë veprim organizimi nga ana e këtij dikasteri i seminarit për këtë qëllim, siç na thanë kuadrot e tregtisë, në fund të majit. Pasqyrohet kjo vonesë dhe në përgatitjen e disa lokaleve. Kjo nuk është vështirë të konstatohet. Në plazhin e bukur «Pavarësia», le për të dëshiruar mjaft paraqitja e lokalit e pajisja e tij. E njëjta gjë vërehet dhe në njësinë e pijeve freskuese në plazhin e ri. Ndërsa përgjegjësi i lokaleve të ushqimit social në këtë plazh, Ligor Thanati, thotë se këtë sezon në krahasim me atë të kaluarin, furnizimi ka përmirësime të dukshme. Me gjithëkëtë shton ai, është e nevojshme tregtia ambulante. Në drejtori thonë se janë marrë masa për ngritjen e njësive të posaçme, për njësi të tjera ambulante, kudo ku ka përqendrime të njerëzve, në rrugë kryesore etj. Përmirësime të dukshme vërehen në Ujë të Ftohtë. Në një nga pikat e rivierës, Arsen Taho, sqaron se kapaciteti i lokalit është shtuar me 90 vende, ka përmirësime në furnizim, kujdes bëhet dhe për cilësinë e shërbimit. NTUS-i muajin e ardhshëm nis (Vijon në faqen 2)

Si mund të rritet vlera e bimëve mjekësore

Në materialin e paraqitur nga Perikli Rizo, punonjës në profa- ke, Madje ato të vënë përpara me vendosmërinë kushtojmë vëmendje të madhe bimëve mjekësore. Në sesion punonjësi shkencor i mirënjohur, doc. Zef Sima, tha se pas viteve 70 në gjithë botën u bë një vlerësim i ri për bimët mjekësore. P.sh., vetëm në RFGJ brenda 10-vjeçari u dyfishua prodhimi i barnave nga bimët mjekësore. Kandidati i shkencave mjekësore, drejtori i Institutit të Studimeve të Mjekësisë Popullore e Bimëve Mjekësore, Gëzim Boçari, theksoi se në dhjetëvjeçarin e fundit në të gjithë botën po rritet gjithnjë e më tepër kundërshtimi ndaj përdorimit të barnave të përfituara me sintezë dhe po kërkohet që, aty ku është e mundur, të përdoren bimët mjekësore dhe produktet natyrore. Organizata Botërore e Shëndetësisë është e interesuar që sa më shumë vende të merren me studime, Madje ato të vënë përpara me vendosmërinë Madje ato të vënë përpara me vendosmërinë Madje ato të vënë përpara me vendosmërinë (Vijon në faqen 3)

Përgatitje në kohë

- PUKE - Rexhep Toska, drejtor i ndërmarrjes tregtare të shitblerjes në Pukë, duke këmbëngulur për shpejtimin e përgatitjeve për tregtinë verore, me punonjësit e ndërmarrjes shtron problemin që jo vetëm t’u përgjigjemi kërkesave të tyre, por, siç thotë ai, «t’i thërrasim blerësit, me shërbimin e shkathtët, të shpejtë, e të kulturuar aty ku janë njerëzit, jo vetëm në qytetin e Pukës, por edhe gjëkëtë.» Rexhep Toska, drejtor i ndërmarrjes tregtare të shitblerjes në Pukë, duke këmbëngulur për shpejtimin e përgatitjeve për tregtinë verore, me punonjësit e ndërmarrjes shtron problemin që jo vetëm t’u përgjigjemi kërkesave të tyre, por, siç thotë ai, «t’i thërrasim blerësit, me shërbimin e shkathtët, të shpejtë, e të kulturuar aty ku janë njerëzit, jo vetëm në qytetin e Pukës, por edhe gjëkëtë. Çfarë është bërë konkretisht? Prodhimi i akullit, i akulloreve, i pijeve freskuese, si aranxhatа, shurupra etj., krijon mundësinë e furnizimit të rregullt të njësive dhe pikave të tregtimit. Janë hapur në qytetin e Pukës pika ambulante përveç atyre ekzistuese, në ekstremet e qytetit. Vetëm kaç? Jo, thotë drejtori. Për aparatet ftohëse dhe tregtimin e pijeve freskuese është munduar edhe në zonat e ndryshme të rrethit. Në Gomsiqe funksionon ftohja dhe (Vijon në faqen 2)

MBËRRITI NË VENDIN TONË SEKRETARI I SHTETIT I MINISTRINË FEDERALE TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË RF TË GJERMANISË

Dje mbërriti në vendin tonë sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik të RF të Gjermanisë, Sigfrid Lengl. Po dje filluan në Tiranë bisedimet midis delegacionit qeveritar të RPS të Shqipërisë, të kryesuar nga ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, dhe delegacionit qeveritar të RF të Gjermanisë, të kryesuar nga sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik, Sigfrid Lengl, për bashkëpunimin teknik dhe financiar ndërmjet të dy vendeve për vitin 1990. (ATSH)

U kthye në Atdhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme

Dje u kthye në Atdhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, i cili bëri një vizitë të shkurtër pune në Francë dhe në RF të Gjermanisë. Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kishin dalë gjithashtu ambasadori i Republikës Franceze në Tiranë, Mishel Bulmer, si dhe i ngarkuari me punë a.i. i RF të Gjermanisë në Tiranë, Verner Daum. (ATSH)

Shoku Ramiz Alia priti ambasadorin e Venezuelës

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia priti sot ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Venezuelës në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Fredi Kristians, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Shatno Tоzaj, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Andon Bërxholi dhe të tjerë. (ATSH)

Takim i teatrove amatore

Jetën kulturore e artistike në rrethin e Durrësit e kanë gjallëruar më tej edhe grupet amatore. Gjatë një jave në sallën e pallatit të kulturës «Rinia» artdashësit ndoqën me interesim shfaqjet e grupeve amatore. Me çmim të parë u vlerësua grupi amator i kantierit detar me dramën «Familja pesëkatëshe» të Sulejman Pitarkës, vënë në skenë nga regjisori Enver Plaku. (Sipas ATSH-së)

Statistika domethënëse

Në ofiçinën mekanike të Durrësit fotoreporteri i ATSH-së, Lekë Hoti fotografoi punëtorët e dalluar Thoma Vasilini, Bashkim Bjedli e Xhemal Shela, të cilët po merren me zbatimin e një projekti për kaldajat e baxhove të qumështit.

NË AUDITORET E DEBATIT

SOT NË «ZËRIN E POPULLIT»

• Përdorimi sa më i gjerë i bimëve mjekësore-prirje bashkëkohore e farmaceutikës. (f. 1-3). • Zëri i deputetit, a vlerësohet, a dëgjohet (f. 2).