16/06/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 qershor 1990

TË GJITHA KOLEKTIVAT NË LIBRAZHD TEJKALOJNË EKSPORTIN

— Synimi: Deri në fund të qershorit do të jepen 9 milionë lekë prodhime më shumë se detyrat — Zbatimi i mekanizimit të ri ekonomik, duke u dhënë ekonomive të drejtën një pjesë të tejkalimeve të eksportit ta përdorin si investim për zgjerimin e prodhimit dhe përsosjen e teknologjisë së tij, ka rritur gatishmërinë dhe është bërë një mjet nxitës për klasën punëtore të rrethit të Librazhdit për shtimin e prodhimeve për eksport. Edhe pse eksporti i këtij viti është rritur 2,5 herë në krahasim me vitin 1988, ndjekja e tij me përparësi bëri që më 10 qershor të plotësohet detyra 6-mujore dhe deri në fund të muajit llogaritet që eksporti t’i jepen 9 milionë lekë prodhime më tej detyrave. E veçanta e kësaj periudhe është se atë e kanë plotësuar e tejkaluar të gjitha ndërmarrjet që kanë detyrë këtë fushë. Në ballë qëndrojnë në minatorët. Ata gjatë periudhës maj-qershor detyrat e eksportit i plotësuan mbi 22 për qind. Kolektivi i minierës së kromit lufton që detyrat 6-mujore në eksport t’i tejkalojë mbi 4 milionë e 500 mijë lekë, ku mbi 2 milionë e 300 mijë janë rjedhojë e shtimit të cilësisë së mineralit. Para kohe detyrat plotësoi edhe kolektivi i minierës së bakur - nikelit. Hekur-nikelit. Në Punës Sociale, dhe deri në fund të qershorit luftojnë e detyrat luf-t’i japë eksporti 3 milionë e 700 mijë lekë prodhime më shumë. Edhe kolektivi i përpunimit të drurit Heronjtë e Punësocialiste, detyrat 6-mujore të periudhës në eksport i tejkaloi 78 për qind. Arritjet dhe përvojaja e deritanishme po shërbejnë si një bazë mbështetje për plotësimin e tejkalimin e detyrave të të gjithë vitit. XHEVDET ALMETA

Çast pune në veprën hidro-energjitike të Banjës. (Foto: L. Lika - ATSH)

MBËSHTETJE ME PESHE PËR PRODHIMIN BUJQËSOR

— ÇILESIA E FARËRAVE RRITET; ÇMIMET E TYRE NUK NDRYSHOHEN. NE PUNËN PËR TO MUND TË VLERËSOHET ME MIRË MENDIMI SHKENCOR. — Një rrjet i gjërë institutesh bujqësore shtrirë në gjithë vendin, një armatë e tërë specialistësh e shkencëtarësh kanë bërë që kujdesi për farën të rritet vazhdimisht. Në rendimentet e larta në misër, grurë, patate, etj. ka vendin e vet, madhor, puna me farën, kujdesi për të në të gjitha hallkat e prodhimit dhe të qarkullimit ekonomik. Por duke i vlerësuar të mirëqena dhe arritje me vlerë të madhe punën me farën, mendojmë që disa probleme e hallka të saj mund të shihen me një sy tjetër. 1. Fara, nga vetë emri, përbën zanafillën e jetës. Vlera e farës së misrit, grurit, patates, jonxhës, fidaneve frutorë etj., është përcaktuar nga puna që duhet për prodhimin e saj, nga kontot, duke formuar çmimin e shitjes së saj. Por ajo që ka pak zë në vlerën e farës është puna intelektuale. Puna e specialistit me farën, vlerat e saj për rritjen e prodhimit janë vlerësuar simbolikisht, pak, deri aspak. Kur në Dibër flasim për Bellovën, Staravecin, Klenjën apo Steblevën, shëmbulli në prodhimin e patateve, lexohet mund të shtojë këtu emrat e ekonomive në rrethin e vet, kur flasim për Brezhdanin në prodhimin e farës së jonxhës apo për fidanishten frutore në NB-në e Dibrës, stimulim moral e atë material e zbresim tek brigada e brigadierit. Në shtyp shkruajmë «Brigada e Zarit» dhe brigadier... mori 300 kv për ha patate...». Duhet vlerësuar puna e këtyre njerëzve, por po me këto përmasa duhet pohuar edhe puna e specialistit të cilët i dhanë prodhimit këtë farë. Kjo do vlerësuar edhe me pagësen e specialistit, në shpërblimin e tij, por edhe në vlerën e farës. Sepse çfarë ndodh? Për farën e patates që prodhohet në Bellovë, Staravec e gjëtkë, në ato toka ku nuk hyn traktori e punët bëhen me forcën krahut. Duke harxhuar 500-600 ditë pune për hektar, çmimi i farës duhet të përmbajë jo vetëm shpenzimet e prodhimit, por edhe atë të rentës diferencuale. Shoqëria jonë ka nevojë të marrë prodhimin edhe në tokat më të pjerrëta pa u tërheqë. Por që të marrësh në këto toka 100 kv për ha patate duhet të shpenzosh dy, tre dhe më shumë herë punë se sa në fushë. E pra Bellova jep farën e patateve degëve të farërave sipas cilësisë përkatësisht 3,1, 2,9 dhe 2,6 lekë kilogramin. Dega e farërave i shton këtij çmimi 30 qindarka për çdo kilogram dhe ua shet ekonomive të fushës. Këta e marrin farën e farë, e mbjellin në dhjetor-janar, i bëjnë (në krahasim me Bellovën), disa shërbime simbolike dhe dalin në treg me «patate të hershme», me një çmim më të madh sesa vlera e çmimi i farës. Cila është me e vlefshme, patatja e farës apo ajo e konsumit? Kush duhet ta ketë çmimin më të lartë? Secili, specialist, ose jo, pa nguruar do të thotë: «Fara duhet të ketë çmim më të lartë». Disa vjet më parë çmimi i farës së patates ishte gati dy herë më i madh se ai i konsumit (për pataten e vjeshtës). Tani çmimet e patates për farë dhe për konsum janë kaq pranë, sa nuk e vlen të bësh punë të veçantë përzgjedhëse. Ky mekanizëm çmimesh e zbeh punën shkencore e përgjegjësinë për farën. Që pasojat e tij nesër të mos ndjehen në prodhim, është e domosdoshme të bëhen rivlerësime. Ekonomikë e fushës, me shtet më të përshtatshme me të ardhura më të mëdha duhet ta blejnë pataten e farës në malësi me një çmim më të lartë sesa i japin tregut të vendit dhe eksportit. Ndërsa specialistët e fushës, në bazat që kemi bërë, shtron problemin se ata marrin 60-80 kv për ha patate. Vërtet ashtu mund të ndodhë, por koperativisti i malësisë thotë: «Derdh edhe ti aq djersë sa derdh unë, shpenzo aq sa shpenzoj unë dhe me siguri do të marrësh më shumë se unë». 2. Në Dibër, pemëtaria, ato një milion pemë frutore në blloqe, ato dhjetëra mijëra kuintalë fruta që i jepen tregut të vendit e atij të jashtëm, industriushqimore, buronin nga fidanishtja frutore, ajo brigadë që ka afro 40 vjet që prodhon fidanë. Është paradoksale që kjo brigadë të planifikohet e të dalë me humbje. Arsyen duhet ta kërkojmë edhe tek çmimi i ulët i fidanit. Një fidan frutor kushton 5.6 lekë dhe shitet 2.6 lekë. Brigadieri thotë se «kostoja do të ishte më e madhe sikur...», por fidanit të gjitha shërbimet që kërkon... Pra për hir të çmimit, të kostos, abuzohet në shkencë. Një çmim që është vendosur 30 vjet më parë, me gjithëse gjatë kësaj kohe paga e punëtorit dhe çmimi i lëndëve të para është rritur ndjeshëm, qëndron në vend. Këtë ngurtësi e paguan dhe vazhdon ta paguajë shumë shtrenjtë. Një numër fidanishtesh are të ardhura nga importi këtë vit u mbollën në NB-në e Dibrës. Çmimi i një fidani ishte 50 lekë (rreth 20 herë më i madh se çmimi i fidanëve tanë). Kjo na bën të pyesim: mos vallë çmimi i ulët i fidanit ka bërë vend në ato shfaqje të moskujdesit për pemëtarinë, në zëniet e pakta dhe shërbimet simbolike, në vonesat e ndjeshme të hyrjes në prodhim? Mendojmë se po, ashtu siç mendojmë se gabohen që fidanishtet frutore janë e vazhdoj- (Vijon në faqen 2)

Mund të kultivohet çaji i malit në zonën e ulët gurishtore

— Një eksperiment me leverdi ekonomike. — TE REJA NGA PRODHIMI Pas një pune disavjeçare eksperimentale e studimore inxhinieri i pyjeve, Ferdin Liçi, arriti të kultivojë në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit çajin e malit dhe në ngastrën eksperimentale siguroi rendimentin 20 kv çajë të thatë për hektar. Është gati e pabesueshme pamja, zhvillimi fiziologjik i kësaj bime në ngastrën eksperimentale, kur zona e përhapjes së saj në natyrë

Mund të kultivonët çaji i malit në zonën e ulët gurishtore

— Një eksperiment me leverdi ekonomike. — rimentale malit dhe në ngastrën eksperimentale siguroi rendimentin 20 kv çaj përhapjes së saj në natyrë lëviz në kufijtë 900-1800 m mbi lartësinë e detit. Ferdin Liçi është fitues i çmimit të vitit 1988 në fushën e shkencës e teknikës me punimin «Studimi i florës mjekësore të rrethit të Tepelenës», paraqitur në ekspozitën kombëtare të talenteve të reja. Lexon në dy gjuhë të huaja, i apasionuar për eksperimentime me leverdi të madhe ekonomike për shtimin e prodhimeve natyrore e të kultivuar për ekonominë dhe eksportin. Pyetjes sonë për motivet nxitëse dhe të ardhmen e punës së mëtejshme të tij ai i përgjigjet: - Gjatë viteve 1981-1988 jam marrë me studimin e inventarizimin e kullotave dhe bimëve mjekësore të masivit malor Progonat-Dukaj-Si-nanaj. Duke vënë re degradimin e përshpejtuar të çajit të malit nga vjeljet pa kriter më lindi ideja për kultivimin e përpunimin e disiplinuar të kësaj bime, duke shfrytëzuar toka gurishtore të pashfrytëzuara ose toka që tani japin rendimente të paleverdisshme nga pikëpamja ekonomike në lartësitë 400-800 m mbi nivelin e detit. Arritjet janë më shumë premtuese. Këtë vit arritëm të marrim 20 kv-ha si vit i parë i prodhimit, por dihet se kjo bimë është shumëvjeçare dhe natyra rustike e saj na krijon mendimin se me shërbime minimale (vetëm dy prashitje) do të arrijmë të marrim një rendiment edhe më të madh gjatë një periudhe 10-vjeçare, kur tani diçka se kostoja e 1 ha për kultivimin e saj shkon rreth 17.000 lekë dhe prodhimi i vitit të parë vlerësohet 20.000 lekë; ndërsa në vitet e ardhshme ajo do të kërkojë shërbime me një vlerë prej 4000 lekë. Mendojmë se leverdishmëria ekonomike e kultivimit të çajit të malit është mjaft e madhe. Nga krahasimet e bëra edhe me bimët më të dobishme të bujqësisë, siç është gruri që siguron 1,5-2 lekë të ardhura për 1 lek shpenzim, çaji i malit siguron 3-4 lekë të ardhura për 1 lek shpenzim. Të ardhmen e mëtejshme të kësaj pune të filluar e kemi të qartë. Punën po e përqëndrojmë në krijimin e një baze prodhuese të farës së përshtatur, me synim krijimin e një blloku prej 7 ha, ku do të sigurojmë hasinë e prodhimit natyror të rrethit tonë. Njëkohësisht po studioj edhe mundësinë e kultivimit të çajit të malit të bushëkozoguar me dafinën. Ashtu siç porosisët plenumet e fundit të KQ të Partisë për rritjen e mëtejshme të eksportit, mendojmë se ka vend që organet e tregtisë së jashtme të shikojnë mundësitë e propagandimit të kësaj bime autoktone në tregjet e jashtme. LAMIE SELMANI përgjegjës i seksionit të financës në komitetin ekzekutiv të KP të Rrethit Tepelenë

Mekanizojnë prodhimin

U ndërtua dhe së shpejti do të fillojë nga puna trigan[i?] i ri, për shkarkimin e vagonëve, në sektorin e Theknës të minierës së kromit «11 Heronjtë» në Krastë të rrethit të Matit, i cili lehtëson punën e punëtorëve. Po në këtë sektor, para pak ditësh u përurua impianti i ri i përzgjedhjes, i cili do të përpunojë rreth 20 000 tonë krom të pasur. K. GJONI

Plotësuan 6-mujorin

Ndërmjet kolektivave të ndërmarrjeve të rrethit të Fierit dallohen punonjësit e grumbullim-përpunimit të pambukut që detyrat e 6-mujorit i kanë plotësuar duke dhënë 4.5 milionë lekë prodhime më tepër. Kjo bëri që të realizohen të gjitha kontratat si dhe llogaritë. S. SHEQI

Kronikë nga jeta artistike: Skrapar

• Këto ditë në qytetin e Çorovodës u festua 20-vjetori i ngritjes së muzeut historik të rrethit. Ky aktivitet u shoqërua me disa veprimtari, midis të cilave përmendim ekspozitën «Kthuat vep-rimtarie 20-vjeçare të këtij institucioni, ekspozitën e gjetjeve të reja arkeologjike në zonat e ndryshme të rrethit, ekspozitën e veglave muzikore të traditës, si dhe atë të traditës së përpunimit të rrushit, e cila u çel për n[?]shëm në Theërapel. • Trupa e estradës amatore të shtëpisë së kulturës e të krimtarive popullore «Rizo Cerova» në Çorovodë dha një artd[?] para Çorovodës dhe në të rreth të gëzuar. U mirëpritën e këngët e Gëzim Zyhafit, pallave rreze Çuçomit si dhe loja e zika e Ylli Çafokut e të tjerë artistë amatorë, të cilët sollën në skenë sipas karakterit të popullit, Përmeti humori materialet letrare shkakullonin m[?] përgëzime. • Tani, në përfundim të vitit shkollor përfundimit të vitit shkollor përfundimit të 8-vjeça-re në qytetin Çorovodës, në bashkëpunim edr[?]at, e bëhet përfundim të në shtëpinë e kulturës, i cili ishte muzikal nga pika turistike në një aktivitet në kët[?] rreth. Ky aktivitet në këtë vit do të pasurohet nga akti[?] e kulturorë, artistë të tjera të gjithë sezonit. • Shtëpi kulture e qytetit të Poliçanit[?] përgatitin një brigadë lëv[?] me amatorë, e cila po jep me këngë, humor etj., me melodinë, punojnë ko[?] ngastrave ku punojnë ko[?] të shëtitëse listë. Kjo brigadë është shoqëruar gjithnjë fshat[?] edhe të bukur[?] e. • 8-vjeça-re në qytetin Çorovodës, në bashkëpunim edr[?]at, në bashkëpunim të «Riza Cerova» të tjera të gjithë sezonit. A. OMORRI

Perspektiva të zhvillimit të turizmit në vendin tonë

- Kohët e fundit vihet re një rritje në veprimtarinë turistike të Albturizmit. Ç’mund të na thoni për këtë? Redaktori Viron Gjymshana u takua me drejtorin e drejtorisë së përgjithshme të Albturizmit, Ruhi Sheqi, dhe i mori intervistën e mëposhtme: - Kohët e fundit ka një rritje të veprimtarisë turistike të vendit tonë, të cilën dua ta theksoj që në fillim, nuk e quajmë si një ndërmarrje tregtare, por edhe si një urë lidhëse miqësie e ndërsjellë midis popujve, midis njerëzve. Shumë vizitorë të huaj që vijnë në vendin tonë si turistë, kanë kështu rastin të njihen me realitetin shqiptar, me bukuritë e natyrës sonë, me të shkua-rën dhe të sotmen e saj dhe në këtë mënyrë ata krijojnë një mendim më të plotë e më të qartë për Shqipërinë. Këto përshtypje pastaj ata ua transmetojnë edhe miqve të tyre në vendet e tyre. Ne vëmë re me kënaqësi se interesi nga jashtë për të vizituar vendin tonë është rritur. - Si është organizuar ardhja e turistëve të huaj? - Ardhja e turistëve të huaj deri tani është organizuar kryesisht në grupe, por edhe në mënyrë individuale, me anë të firmave të ndryshme turistike të vendeve të tjera dhe shoqatave të miqësisë të këtyre vendeve me vendin tonë. Interes i huajve për të ardhur në Shqipëri si turistë, është i madh, se parapëlqehet në mënyrë të veçantë qetësia që gjejnë në vendin tonë. Ata vlerësojnë edhe bukuritë e kontrastet e shumta që paraqet natyra jonë në një sipërfaqe relativisht të vogël, përmendoret e shumta historike e kulturore etj. Natyrisht, me këtë zhvillim që ka marrë turizmi në botë sot, informacioni më i bollshëm për Shqipërinë, për të ardhmen e zhvillimit të vendit tonë, disa herë e ndihmon të ndryshojë në mjetet e ndryshme të informacionit jashtë, mundo se zgjojnë kureshtje dhe interesim në njerëz të ndryshëm për të njohur Shqipërinë, të kaluarën e të tashmen e saj. - A ka studime për mundësitë që ofron turizmi në vendin tonë dhe të ardhmen e tij të afërt? - Me gjithë arritjet, mendoj se turizmi ende nuk zë atë vend që ka në perspektivën e mundësitë siç ka vendi ynë, bukuritë natyrore dhe kushtet turistike që kemi. Për realizimin e këtyre kërkesave deri tani kanë munguar studimet e plota e të hollësishme. Për këtë vihen re disa mangësi që na bie detyra t’i ndreqim sa më shpejt, në zbatim edhe të detyrave që shtruan plenumi i fundit të Komitetit Qendror të Partisë. Në radhë të parë, hotelet ekzistuese turistike, me disa përjashtime të vogla, funksionin e tyre e kanë të njëanshëm: vetëm për ushqim dhe fjetje dhe u mungojnë mjediset argëtuese të përshtatshme. Për ndryshimin e gjendjes po punohet në disa drejtime. Në radhë të parë, po bëhen ndërtime në disa nga hotelet kryesore ekzistuese, si në hotel «Dajti» në Tiranë, në hotel «Durësi» dhe «Apollonia» të plazhit tonë më njohur etj. Janë duke u ndërtuar dhe do të vihen në shfrytëzim edhe hotele dhe hotele të tjera turistike, si ai që është ndërtuar në Kukës, në manastirin e Ardenicës në Lushnjë etj. Në Llogara gjithashtu, po ndërtohet një fshat turistik i veçantë. Ndërkohë që vazhdon puna për ndërtimin e hoteleve të reja turistike në Vlorë dhe Gjirokastër. Qëllimi i gjithë kësaj pune lidhet me të ardhmen e zhvillimit të turizmit në vitet 1990-1995, që mendohet të përqëndrohet kryesisht në zonën bregdetare dhe të Rivierës, për shkak të lehtësive të transportit, që mund të realizohet me rrugë detare po edhe tokësore. Ndërkohë klima atje lejon shfrytëzimin e hoteleve deri 250 ditë në vit, gjë që do ta quaja një përparësi të madhe dhe të pëlqyeshme nga të huajt. Parë në aspektin e mundësive që ofron kjo zonë për ndërtime qendrash turistike, mendohet që në fazën e parë studimi të shtrihet në krijimin e 7 qendrave turistike, prej të cilave 2 do të konceptohen si fshatra turistike dhe 5 si ndërtime hotelerie. Këto ndërtime mendohet të bëhen pranë qendrave, të banuara që të jenë sa më racionale në shfrytëzimin dhe të sigurojnë më shumë vende pune dhe të ardhura valutore. Në ndërtimin e këtyre qendrave do të mbështetemi në vlerat tradicionale të arkitekturës sonë. Në zbatim të detyrave të shtruara për zgjerimin e turizmit, deri në këtë vit plani 1 dhe ardhurat parashikon një rritje më të madhe krahasuar me të kaluarën. Të ardhurat në valutë do të rriten rreth 1.5 herë ndaj turistëve dhe rreth 72 për qind, ndërsa numri ... - Si po punon Albturizmi për të njohur dhe popullarizuar vendin ... (Vijon në faqen 3)

Në një nga repartet e ndërmarrjes së veshjeve në Përmet. (Foto: N. Xhufka) Në një nga repartet e ndërmarrjes së veshjeve në Përmet. (Foto: N. Xhufka)

KORRESPONDENTET VULLNETARE NA NJOFTOJNE

Mekanizojnë prodhimin U ndërtua dhe së shpejti do të fillojë puna në tirrganë i ri, për shkarkimin e vagonëve, në sektorin e Thekës të minierës së kromit «11 Heronjtë» në Kraste të rre-

Stmi i kryer dy | XHEVDET ALMETA