Organizimi i shkathët shmang vështirësitë
- SHKODËR -
Tani që po afrohet fundi i 6 mujorit në disa ndërmarrje të rrethit të Shkodrës vërehen shqetësime jo të pakta në plotësimin e detyrave të planit, të ardhura kryesisht për mungesë në furnizimin me bazë materialo-teknike. Këto ditë në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit u organizua një takim me të gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve ekonomike, duke përfshirë dhe të atyre që janë mirë me planin.
Kur themi se ka shqetësime në disa ndërmarrje, këtu futen edhe kolektiva të tilla të mëdha e me pesë uzina e telave elektrike, kombinati i drurit e ndonjë tjetër që ndikojnë për keq jo vetëm në prodhimin e përgjithshëm industrial të rrethit, po edhe në eksport. E vërteta është se shumë ndërmarrje, sidomos ato që ndjejnë shqetësim, po i analizojnë problemet e tyre edhe gjatë diskutimeve për hartimin e shqyrtimin e projektplaneve të vitit 1991. Më konkretisht ç’farë mangësish vërehen?
Në kombinatin e drurit mungon llaku, në uzinën e telave elektrike mungon bakri dhe PVC-ja, në tekstil-trikotazh-filli i pambukut, në shërbime transport-karburanti etj. Rrjedhojë e këtyre mangësive janë mosrealizimet e planit në 7 ndërmarrje. Veç kombinatit të drurit dhe uzinës së telave, në këtë gjendje është edhe ndërmarrja e ndërtimit, rajoni hekurudhor, bonifikimi, parku i mallrave e ndonjë ndërmarrje e tregtisë.
Secili të kryejë detyrën e vet, të gjejë rrugëzgjidhjet për mangësitë që vërehen në punën për
(Vijon në faqen 2)
Përballojnë detyrat në rritje të eksportit
- KORÇË -
Për të krijuar një përfytyrim më të saktë për shtimin e veprimtarisë eksportuese në rrethin e Korçës, kemi këto të dhëna: krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në shkallë rrethi janë eksportuar mbi 2 milionë e 300 mijë lekë mallra më shumë. Një sërë ndërmarrjesh janë me tejkalim të detyrave në këtë fushë, si ajo e duhanit, e prodhimeve të ndryshme, e prodhimit të veshjeve, ushqimore, qilimave, pyjore, uzina e instrumenteve etj. Shembullin më të mirë në rreth për plotësimin e detyrave të eksportit vazhdojnë ta japin dy ndërmarrje me traditë në këtë fushë, ajo e prodhimit të veshjeve dhe e prodhimeve artistike. Tipar kryesor i këtyre ndërmarrjeve janë ritmika dhe përpjekjet e vazhdueshme për të marrë përsipër detyra më të mëdha në eksport. Në mënyrë konkrete këtë vit u shtuan ndërmarrjet që punojnë për eksport, si ajo e prodhimeve të artizanatit, e prodhimeve metalike, e riparim-shërbimeve, fabrika e qilqit etj. Tani për tani kjo veprimtari është në fillim. Varet nga përpjekjet e drejtuesve, specialistëve, novatorëve, gjithë kolektivave që këto përpjekje të mos mbeten simbolike, por gjithnjë e më shumë të fitojnë peshë. Numrit të artikujve që eksportohen iu shtuan edhe këta artikuj të tjerë, si prodhime të konsumit të gjerë prej qelqi, kangjella metalike, shezllonë, konfeksione etj. Ky shqetësim i drejtë për zgjerimin e veprimtarisë eksportuese duhet shoqëruar me masa më të forta organizative për të bërë të mundur plotësimin në për zë të gjitha detyrave. Se, ja, kur kërkohet të dihet se a do të realizohet eksporti si gjashtëmujor, për disa zëra ka pikëpyetje. E këto janë qymyrguri dhe hekurnikeli. Shumë shkaqe mund të sjellin për një gjë është ndër kryesoret: brenda rrethit përpjekjet ende nuk janë bërë në maksimum për rritjen e cilësisë së këtyre mineraleve, ç’ka siguron vazhdimësi në plotësimin e detyrës. Mësojmë gjithashtu se ka zvartje për fillimin e punës në linjën për qepje suprinash në fabrikën e këpucëve. KOSTAQ DUKA
Shembullin më të mirë në rrugën veshjeve dhe e prodhimeve artistike. Tiparet kryesore të marrë përsipër detyra të reja me qëllim që eksporti të shtohet në zëra të reja dhe në sasi. Veç të tjerash, shoqet e ndërmarrjes së prodhimeve të veshjeve dallohen për kualifikim të mirë dhe të shpejtë profesional, ç’ka duket në përgjigjen pozitive të tyre ndaj ndryshimeve strukturore të prodhimit në përputhje me kërkesat e eksportit.
Ja dhe një dukuri pozitive që sa vjen e po merr përmasa: është rritur iniciativa dhe zelli për të shtuar veprimtarinë eksportuese në shumicën e ndërmarrjeve. Ko-
Të përparuarit vështrojnë përtej qershorit
- BERAT -
Kanë njoftuar mbylljen e detyrave të kësaj periudhe ndërmarrja ushqimore «Koli Myzeqari», ajo e grumbullimit përpunim mish-qumështit, dhe dy NPA-të, Berat dhe Qyteti Stalin. Kështu, sipas llogaritjeve, deri në fund të muajit qershor prej këtyre ndërmarrjeve do të jepet një tejkalim prej afro 5.5 milionë lekë prodhime. Megjithatë ky tejkalim nuk e mbyll dot deficitin në shkallë rrethi të krijuara nga kombinati i tekstileve, ndërmarrja e nxjerrjes së naftës në Qytetin Stalin, ndërmarrja e ndërtimit-montimit në Qytetin Stalin, NPD-ja dhe TEC-i. Nga ndërmarrjet e përparuara vlen të veçojmë atë ushqimore, e cila deri në fund të gjashtëmujorit do Mikel Bozaxhiu, kryeinxhinier i saj thotë se kolektivi ynë ka krijuar traditë të arritur. Me këtë frymë punon si punëtori sezonal, ashtu dhe mjeshtri i prodhimit. Detyrat e periudhës 6 mujore i mbulon sol, duke dhënë mbi planin 80 tonë qepë, 3 tonë perime të thata, 30 tonë ullinj të konservuar, eksportin e kemi çuar tek dyfishi i planit etj. Kujdes po i kushtojmë përgatitjes dhe dhënies për dyfishimin e prodhimit të salcës së domates për eksport. Për këtë kemi marrë masa për zgjerimin e kapacitetit përpunues të linjës. Megjithatë kemi shqetësimin se deri tani nuk na janë siguruar kutitë e salcës, kapakët e kavanozëve etj. Kështu do të thoshim edhe për NPA-në në Berat, e cila me 1 korrik kalon në drejtimin me llogari më vete. Këtu të thonë se nga studimi u kalua në veprime konkrete, si janë sigurimi i burimeve për lëndën e parë, kalimi i linjës pjesë të administratës poshtë në bazë etj. Siç shihet i përparuari gëzohet, por nuk vetëkënaqet për arritjet e tij. Vërtet ai punon për muajt e ardhshëm, por këtë të ardhme ai e ka përgatitur. Të prapambeturit kanë ç’të mësojnë. ASLLAN SARAÇI
SIHARIQI I PARË NGA FUSHAT ME GRURË - NB E VRINËS TEJKALOI PRODHIMIN 1000 KUINTALË
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KQ TË PARTISË
Ne punonjësit e NB-së Vrinës mbyllëm me sukses fushatën e korrjes dhe të dorëzimit të grurit dhe dëshirojmë që nëpërmjet këtij njoftimi ta ndajmë gëzimin së pari me Partinë dhe me ju, shoku Ramiz.
Gëzohemi sepse pas disa vitesh që nuk i realizojmë si duhet detyrat e planit të prodhimit të grurit, këtë vit ato i tejkaluam mbi 1000 kv.
Baza e kësaj arritjeje është jo vetëm puna këmbëngulëse dhe kujdesi për t’i kryer kësaj bime shërbimet e nevojshme në kohë e me cilësi, por edhe zbatimi efektiv i lidhjes më të mirë të punës me shpërblimin sipas vendimeve të Plenumit të 7-të e të 10-të të KQ. Mjaft brigada, si ajo që drejtohet nga Andon Zano, Latif Xhaferi, Nase Cerro, Jorgo Pando etj., morën mbi 55 kv për ha në zënën fushore. Për punën e bërë dhe rezultatet që arritëm u stimulua me shpërblime plotësuese në proces çdo punëtor. Ky stimul është zbatuar me sukses jo vetëm për kulturën e grurit, por edhe për punëtorët e sektorëve të tjerë të prodhimit të mishit, qumështit, të vezëve, perimeve etj., që plotësuan detyrat e 5-mujorit përkatësisht 160 për qind, 167 për qind, 106 për qind dhe 120 për qind, duke ulur dhe shpenzimet e prodhimit.
Për sukseset që kemi gëzohen më tepër kur hedhin sytë e shi-kojmë fushën e begatë të Vrinës e Vurgut, që është kthyer nga moçale të vujajtjeve shekullore, në një barë për të gjithë rrethin. Dëgjojmë nga pleqtë tanë vuajtjet e mundimet e vurgarit e mursiotit, që në vendnin për arritur të gëzojnë jetën, ndërsa sot nën udhëheqjen e Partisë shohim nivel të reja në të gjitha fushat e sektorit.
Tek ne i madh e i vogël i di dhe mëson investimet kolosale që ka bërë shteti ynë socialist në të gjithë vendin e aq më shumë në Vrinë për të ndërtuar të sotmen, që të parët tanë as e ëndërronin.
Kryesore është që ne jetojmë më unitet, si vëllezër të një familjeje, të lirë e krenarë për atë që kemi fituar me gjak e me djersë, për ato që prodhojmë e krijojmë me duart e mendjet tona. Shumë fjalë dëgjojmë nga propaganda e jashtme, që përpiqet të na prishë jetën tonë të re: por sado të çirren ata, ne kemi ndarë përfundimisht mandelën: lirinë e socializmin nuk i ndërrrojmë kurrë me asgjë. Njëqind herë më mirë të lirë e me dinjitet, njerëzorë, sesa të futemi në vorbullën e shfrytëzimit e të pasigurisë së jetës.
Arritjet që kemi na gëzojnë, na japin edhe forcë për të ecur më përpara. Për këtë, pa eufori, na bind edhe gjendja premtuese e bimëve të pranverës. Prandaj synojmë dhe jemi optimistë se do të marrim rendimente të larta të grurit në bimën e misrit, ku për vite me radhë kemi rendimente nga më të lartat në shkallë vendi, por edhe me bimët e tjera, si në sojë, luledielli, perime etj. Është zotimi i të gjithëve për ta kthyer ndërmarrjen në një ekonomi intensive me zhvillime dinamike të prodhimeve bujqësore e blegtorale.
I dashur shoku Ramiz,
Ne punonjësit e NB-së Vrinës, në vendimet e Plenumit të 10-të të KQ të Partisë shohim perspektiva të reja për zhvillimin e vendit. Vënia e drejtimit ekonomik-financiar në shërbim të procesit dhe të ngritjes së mirëqenies të popullit, na jep shpresë, interesimin dhe përgjegjësinë për realizimin e ndryshimeve në front të gjerë.
Ju japim fjalën se punonjësit e ndërmarrjes sonë, nën udhëheqjen e Partisë edhe në të ardhmen do të vënë të gjitha forcat për fuqizimin ekonomik e organizativ të saj, duke mprehur edhe më shumë vigjilencën revolucionare këtu në Shqipëri, në skajin më jugor të Atdheut, duke qenë gjithnjë në këmbë për mbrojtjen e fitoreve tona, të lirisë e të pavarësisë së vendit, që Shqipëria socialiste të ecë vazhdimisht përpara.
Rroftë Partia e Jonë e Punës me ju në krye, i dashur shoku Ramiz!
NGA PUNONJËSIT E NDËRMARRJES BUJQËSORE TË VRINËS
Harmonizim më i mirë i stimujve
- PERMET -
Për periudhën janar - qershor kolektivat punonjëse në rrethin e Përmetit tejkalojnë detyrat e planit në prodhimin industrial 6 për qind, në eksport 60 për qind, në volum në ndërtime 3 për qind, në shërbimet komunale 5 për qind.
Mbi planin e kësaj periudhe janë prodhuar 2.5 milionë lekë mallra industriale, 820 mijë lekë mallra për eksport, 5800 kv qumësht, si dhe perime, vezë etj.
Karakteristikë dalluese për këtë periudhë është kombinimi më i mirë i stimujve moral me ato material. Edhe emulacioni po i përgjigjet mekanizmit të ri ekonomik, gjë që ka sjellë që detyrat e planit të mos ndiqen në global, por ritmikisht e për çdo zë, me frytshmëri të plotë. Arritje të mira kanë NPD-ja, NPN-ja, ndërmarrja ushqimore etj.
Po veçojmë kolektivin e ndërmarrjes bujqësore për prodhimet që kanë të bëjnë me furnizimin e popullit. Zotimet që mori në fillim të vitit kolektivi i NB-së i ka tejkaluar në vazhdimësi. Fjala e dhënë po mbahet. Deri tani janë treguar kanë NPD-ja, NPN-ja, ndërmarrja ushqimore etj.
(Vijon në faqen 2)
Fjala u mbajt: Uzina e re e urës nisi prodhimin më shpejt se zotimi
NË VEPRAT E 5-VJEÇARIT
Në biografinë e uzinës së re të urës në Fier, një nga veprat më të mëdha të pesëvjeçarit të 8-të, hyri dhe një ditë tjetër nga më të shënuarat: 14 qershori. Uzina do të niste provën me ngarkesë, do të jepte prodhimin e parë.
Besim të madh kishin të gjithë për suksesin. Në një çast shpërthyen brohoritjet, urimet. Nga transportieri ra mbi sheshin e depo... pos prodhimi i bardhë, ureja, aq e nevojshme për bujqësinë. Prodhimi i parë u dha 17 ditë më shpejt se afati i caktuar në vendimin e Plenumit të 7-të të KQ të Partisë, që e çoi maj përfundimin e veprës. Është shumë i madh përfitimi. Çdo ditë prodhimi me kapacitet të plotë, sigurohen 354 mijë lekë të ardhura, veç përfitimit që ka bujqësia.
Ndërkohë që uzina vazhdon të prodhojë, në krah të uzinës të tjera të reja, mjedise të saj po u jepet dora e fundit. Asfaltimet, suvatimet, lulishtet në etj. ansambël objektesh të bukura e madhështor, nxjerrin më shumë në pah një karakteristikë të veprës - cilësinë e lartë të punimeve. Disa biseda në shtabin e veprës çartësinë më mirë punën e bërë e përballuar e që kryhet në faza të ndryshme, përvojën e fituar.
Stefan Çeku, drejtor i kantie-
(Vijon në faqen 2)
U largua nga vendi ynë delegacioni i Bashkimit Kombëtar të Rinisë të Algjerisë
Gjatë qëndrimit në vendin tonë delegacioni i Bashkimit Kombëtar të Rinisë të Algjerisë këto ditë bëri vizita në qendra pune e prodhimi, institucione kulturore — artistike, zhvilloi takime e biseda me kuadro drejtuese të organizatave të rinisë të rinj e të reja etj., në rrethet e Tiranë, Durrës, Krujë e Berat.
Sekretari i parë i Komitetit Qendror të BRPSH-së, Lisen Bashkurti dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Rinisë të Algjerisë Abderrahid Bukeraza në takimin e tyre folën për veprimtarinë e organizatave të rinisë, si dhe shkëmbyen mendime për një bashkëpunim sa më të frytshëm midis rinisë shqiptare dhe asaj algjeriane.
Gjithashtu në Tiranë delegacioni u prit nga ministri i arsimit prof. dr. Skënder Gjinushi, kryetari i KQ të BRPSH-së Ali Vukatana, rektori i Universitetit të Tiranës Enver Hoxha, prof. dr. Nikolla Konomi, e shumë të tjerë. Në këto takime morën pjesë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Algjeriane Demokratike dhe Popullore në vendin tonë Mohamed Lemkami.
Dje delegacioni i Bashkimit Kombëtar të Rinisë së Algjerisë i kryesuar nga sekretari i tij i përgjithshëm Abderrahid Bukeraza u largua nga vendi ynë. Në aeroportin e Rinasit ai u përcoll nga sekretari i parë i KQ të BRPSH-së Lisen Bashkurti, Ndodhej dhe Popullore Mohamed Lemkami.
(ATSH)
Ekspozita që po ndiqen me interes
Krahas ekspozitës kombëtare të talenteve të reja «Panorama ’90» që u hap pak ditë më parë në Galerinë e Arteve Figurative dhe është vizituar nga rreth 1500 artdashës, këto ditë në Tiranë janë hapur dhe po ndiqen me interes edhe dy ekspozita të tjera: ajo e arteve të aplikuara e Rakip Shabanit në sallën e ekspozitave në Pallatin e Kulturës dhe e piktorit krutan Ismail Bërdaku në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Ekspozita e arteve të aplikuara e Rakip Shabanit është e para e llojit të vet në vendin tonë. Autori ka përdorur si lëndë të parë në punimet, mbetjet e akrilikut dhe me to ai ka qëndisur në teknikën e gobelin 33 punime, pothuajse në të gjitha gjinitë, si kompozim, natyrë e qetë, peizazh etj.
— «Kjo është ekspozita e katërt personale që kam hapur dhe e para në këtë fushë, — thotë piktori. Jam nisur nga ideja se edhe me të ashtuquajturat mbeturina, po të dish t’i shfrytëzosh, mund të nxjerrësh gjëra të bukura, risi që nuk janë parë më parë. Po ashtu dua t’u kujtoj sidomos artistëve të rinj, që sapo kanë hyrë në këtë rrugë të vetë shtrirë, se artist nuk të bën vetëm kavaleti apo vaj, por edhe aplikacioni.»
Ndërmjet punimeve të shumta bien në sy për bukurinë e punimit veprat «Në murë», «Ngriçea», «Dy luftrat», «Kaprolli» etj.
Piktori tjetër Ismail Bërdaku po paraqitet për herë të dytë me një ekspozitë personale në kryeqytet. Në të 75 punimet e tij, kryesisht në vaj, por edhe në pastel e guash bie në sy individualiteti krijues i tij, peneli i grohtë dhe realist.
Nga kompozimet, portretet, peizazhet dhe natyrat e qeta, pjesa më e madhe e të cilave i kushtohet qytetit të lindjes, vizitorët kundrojnë me kënaqësi sidomos punimet «Nata me hënë», «Buzëmbrëmje», «Kuqja dhe e Onufrit» etj.
VIRON GJYMSHANA
Çast nga puna e mekanizatorëve të SMT-së së Fierit në korrjen e grurit. (Foto: N. Xhufka)