Përvoja është brenda rrethit
- VLORE - Interesimi i madh për korrjen, shirjen e grumbullimin e grurit nuk ka pse të zbehë kujdesin për mbjell... e hamulloreve.
Edhe për k... e dytë, që bën pjesë në gjithë këtë fushatë, mundësitë ditore janë llogaritur. Prandaj prapambetja që vihet re mes këtyre ...sisht dhe për bazën ushqimore në këtë gjendje. NB e Kotës dhe ajo «Vlora» e kanë përfunduar mbjelljen në gjithë sipërfaqen. Më e theksuar është prapambetja në mbjelljen e lakrës foragjere. Dhe ndonëse krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, del se ndryshimi është i madh. Vetëm 7 ha janë mbjellë dy detyrave, nuk lidhet aspak me ngarkesën për fushatën e grurit. Janë liruar mbi 3 mijë ha që ishin të zëna me grurë. Pra, front pune ka. Edhe plugimet janë tejkaluar 230 ha. Ndërkohë ka zvjarrje të theksuara për mbjelljen e hamulloreve në mjaft ekonomi. Me misër janë mbjellë 100 ha nga 400 të planifikuar. Janë mjaft ekonomi me sipërfaqe të mëdha, si: Peshkëpia, Risilia, Kanina, Armeni, Sevastëri etj., që s’kanë nisur ose sapo kanë nisur mbjelljen. Jo më pak punë për grurin ka pasur e ka në Novoselë. Po atje janë mbjellë gjatë kësaj kohe 20 ha me misër nga 30 të planifikuar. Pra, është forca e organizimit, e interesimit njëkohë-
Tekstilistja e re. (Foto: A. Bodinaku)
Në çdo hallkë – vlerësimi në kohë
- BERAT -
Si rreth deri më 20 qershor janë mbjellë vetëm 46 ha me misër hamullor nga 928 ha që është plani.
Dhe kaq vetëm në 7 ekonomi bujqësore nga 31 ekonomi që kanë detyra të tilla. Kurse lakra foragjere paraqitet edhe
shisht dhe ajo «Vlora» e kanë përfunduar mbjelljen e lakrës foragjere. Dhe ndonja krahasim me vitin e kaluar, për të njejtën janë mbjellë deri tani, nga 100 ha të mbjellë vjet në këtë periudhë. «Ka kohë, thuhet, do të mbjellim gjatë korrikut». Po veç ky 10-ditor, siç pranohet nga specialistët, është përcaktues për plotësimin e planit në tërësi prej 1000 ha. Ekonomi me sipërfaqe të mëdha për lakrën, si: Armeni, NB Lakatundi, «Rinia», «Fitorja», Poroja pothuaj të gjitha nuk e kanë filluar mbjelljen.
Kush vlerëson drejt këto bimë për sigurimin e bazës ushqimore të bagëtisë, është koha ta tregojë me punë konkrete. Në të kundërt nuk kanë vlerë autokritikat e vonuara, kur nuk mund të rregullohet asgjë.
Pushime të gëzuara të fëmijëve
— PUKE —
Në sheshet verore në rrethin e Pukës këtë ditë po pushojnë më shumë se 1800 fëmijë.
Arrëz qendra e pushimit është ngritur në periudhë të qytetit, afër përroit të Micajt, ndërsa në Pukë në pyllin me gështenja në kodrat mbi qytetin. Pranë këtyre qendrave me ushqim janë krijuar kushte të mira për edukimin, argëtimin e çlodhjen me ngritjen e tendave, me sigurimin e pajisjeve për lojëra tavoline, të librave etj. Komiteti i Rinisë i rrethit, këshillat popullore dhe drejtoritë e shkollave kanë marrë masat e nevojshme që veprimtaritë e përditshme të jenë interesante e tërheqëse për fëmijët. Edhe në fshatrat Luf, Gomsqe Qafë — Mali, Iballë e Gjetkë janë ngritur qendra pushimi të fëmijëve në vende të bukura të natyrës. Sipras një program të hartuar, po bëhen ekskursione, takime me veteranë, recensione librash, lojra popullore, mikro-konkurse e veprimtari të tjera. Këto qendra do të gjallërohen edhe me veprimtaritë që do të organizojnë shtëpia e pionierëve Enverit dhe grupi artistik i saj, dega e filmit, muzeu historik dhe teatri i kukullave. Ndërkohë, piotë fëmijë nga qyteti e nga fshatrat janë duke kaluar pushimet në plazhet e Shëngjinit e të Durrësit, e po nga këta do ta kalojnë në të gjitha ndërresat gjatë stinës së verës. — POGRADEC — 560 fëmijë nga rreth të ndryshme të vendit kanë gjallëruar mjediset e shtëpisë së pushimit të pionierëve të Enverit «Reshit Çollaku», në Pogradec. Gjatë kësaj vere këtu do të kalojnë pushimet mbi 3500 fëmijë e pionierë të Enverit në 5 ndërresa. Janë marrë të gjitha masat që ata të kalojnë pushime sa më aktive. Kështu janë përmirësuar dukshëm kushtet e jetesës në jetore e bllokun ushqimor, si dhe janë përshtatur sipas kërkesave e interesave të kësaj moshe mjediset për veprimtari masive kulturore e sportive. Pushuesit e vegjël do të njihen me bukuritë e Pogradecit, me pikën turistike të Drilonit, me historikun, me veprat e përsveçanërisë, si dhe do të zhvillojnë veprimtari të shumta cilësore, sidomos në ujë. Gjithashtu nga rrethi i Pogradecit u nisën dhjetëra fëmijë që do të kalojnë pushimet në plazhin e Durrësit, Vlorës etj. (ATSH)
Njoftim pas njoftimi
Në rrethin e Tiranës, prej fillimit të vitit, plani i prodhimit të përgjithshëm industrial është tejkaluar me rreth 800 mijë lekë.
Janë realizuar apo tejkaluar detyrat në sektorë të ndryshëm, si të tregtisë, shërbimeve komunale etj. Janë prodhuar afro 20 për qind më shumë artikuj të përdorimit të gjerë. Për eksport janë dhënë mbi planin 5 milionë lekë prodhime të një cilësie të lartë. Ndërkaq, të ardhurat e buxhetit janë tejkaluar me mbi 15 milionë lekë. Kolektiv at punonjës të ndërmarrjeve ekonomike në rrethin e Lushnjës me punë e përpjekje të vazhdueshme detyrat prej fillimit të vitit e deri më 20 qershor në prodhimin e përgjithshëm industrial i tejkaluan me mbi 14 milionë lekë. Gjithashtu u tejkaluan të ardhurat e buxhetit dhe e ardhura neto e centralizuar, e shtetit. Arritjet janë të mira edhe në fushën e eksportit, etj. Disa kolektiva në rrethin e Vlorës, në 6-mujorin e dytë të këtij viti do të kalojnë me llogari ekonomike më vete. Përgatitjet që po bëhen për këtë synojnë realizimin me efektivitet të kësaj forme të re organizimi. Kështu, në ndërmarrjen e mish-qumështit, portin detar, fabrikën e tnanit e të tullave, në ndërmarrjen e nxjerrjes së kripës e dy ndërmarrje tregtare janë studiuar rrugët e përsosjes së organizi- organizimit e të drejtimit të prodhimit. ● Klasa punëtore e rrethit të Tepelenës për periudhën janar-15 qershor dha 3 për qind prodhime industriale më shumë se detyra. Janë plotësuar gjithashtu treguesit e riparim-shërbimeve, të punimeve të mekanizuara etj. Eksportit i janë dhënë 230 mijë lekë prodhime më tepër se plani. Shembullin më të mirë në zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik e jep kolektivi i punonjës i minierës së Memaliajt, i cili deri tani ka dhënë 3 550 tonë mineral qymyrguri, si dhe 2 386 tonë qymyr pluhur më tepër. Këto arritje janë shoqëruar me tregues të mirë financiarë. (Sipas ATSH-së)
Në parqet e transportit kërkohet organizim më i shkathët
VEZHGIM
Punonjësit e transportit si hallkë ndër-lidhëse e gjithë sektorëve të ekonomisë janë përpjekur t’i zbatojnë mirë detyrat.
Megjithatë mangësitë në punën e këtij sektori nuk janë të vogla. Një problem i mprehtë që ka dalë dhe që vlerësohet në Ministrinë e Transportëve është: Të përballojmë me një metodë më të shkathët punëngesat në furnizimin me goma. Në këto kushte drejtorive të parqeve automobilistike në rreth përreth ka kohë që u është dërguar një udhëresë nga dikasteri për të bërë organizime të tilla të shkathta për vënien në punë të mjeteve që të përballojnë detyrat me atë sasi gomash që kanë. Dhe detyra që u shtrua nga dikasteri u mbështet mirë në parqet e Vlorës e të Elbasanit. Kjo përgjigje ndaj goditjeve të armikut? qëndrim konkret. Çfarë del? Ngurime shoferët, por edhe drejtuesit e parqeve për të bërë kombinime të tilla të nevojshme, pra, që të plotësohet një makinë me goma dhe një tjetër të mbetet në gjendje. Kësaj i thonë ... të reja, është më e udhës që të punoje njëri e jo të rrinë që të dy. Kështu në radhë të parë i bëhet mirë punës. Por i bëhet mirë edhe shoferëve të cilët në kushtet e krijuara domosdo duhet të punojnë me dy ndërresa. Pse nuk zbatohet kjo përvojë e parqeve të Vlorës dhe Elbasanit? Me të lutura nuk zgjidhen problemet. Vetëm në parkun e Rrëshenit numri i mjeteve që s’punojnë për këtë shkak mund të për-gjysmohet nga zbatimi i një praktike të tillë të dobishme. Po nëse dikasteri e ka ngritur këtë shqetësim, na duket i çuditshëm qëndrimi i seksioneve përkatëse të komiteteve ekzekutive të rretheve dhe pajtimi me këtë gjendje të prapambetur nga drejtoritë e parqeve automobilistike. Presionet mikrobiologjike disa shoferëve s’duhet të kenë vend në kolek- kolektiv(at) e parqeve të transportit, kur dihet se minierat, uzinat e fabrikat e deri bujqësia kanë shumë nevojë për transport. AVDUL DULE
dikasteri u mbështet më mirë në parqet e Vlorës e të Elbasanit. Kjo për të rritur e ndoq edhe nga mjaft shoferë të parqeve të Shkodrës, Pograd(e)cit dhe Tiranës.
Si shtrohet çështja konkretisht?
Në kushtet e mungesave me goma, (nuk është vetëm për fajin e tyre) duke bërë kombinime
të tilla të nevojshme, pra, që të plotësohen tako. Kësaj i thonë ti jepet «leje kalimi» interesante e presioneve të vogla të disa shoferëve, kurse llogjika ta kërkon që kur dy mjete u mungon një gomë, në pritje për t’i zëvendësuar me
Ç’humbet sot, nuk e fiton dot nesër
- ELBASAN -
Vetëm 120 ha me misër hamullor janë mbjellë deri tani në ekonomitë bujqësore të Elbasanit, kurse në 6 kooperativa të zonës së ulët ende nuk është hapur asnjë brazdë nga traktorët.
Po të bëhet një krahasim me 20 qershorin e vitit të kaluar, edhe pse atëherë korrja e grurit filloi një javë më vonë, ishin pluguar e mbjellë mbi 500 ha. Pra, prapambetja është e dukshme jo vetëm si kohë, por duke pasur parasysh se sivjet do të mbillen më tepër – konkretisht 1100 ha me misër hamullor dhe 1800 ha të tjera me lakër foragjere.
Shkaq për këtë prapambetje është mungesa e karburantit. Edhe më 22 qershor, përsëri për njejtën arsye edhe autokombajnat mund të mbeten pa punë, ashtu siç ka ndodhur edhe dy ditë të tjera me radhë.
Edhe në një korrespondencë tjetër para disa ditësh është thënë se për mungesa e karburantit po bëhet pengesë për të përballuar detyrat e fushatës dhe kjo gjendje mund të çojë në humbje të prodhimit. Korrja e grurit me krahë dhe mbjellja e hamulloreve me pendët e qeve, tregojnë se kooperativistët po përpiqen të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që kanë, veçse kjo nuk është zgjidhje përfundimtare dhe nuk siguron përfundimin me sukses të fushatës. Pra, furnizimi me karburant kërkohet të jetë ritmik për të përballuar si korrjen, ashtu edhe mbjelljen e hamulloreve. Nëse shqetësimi i tanishëm për korrjen e shirjen e grurit ka të bëjë me sigurimin e bukës, shqetësimi për hamulloret ka të bëjë me fatin e dimrit të blegtorisë.
SEJDIN ÇEKANI
SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E ZVICRËS
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Konfederatës Zvicerane në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, zhan zhylyen Indermyl, i cili paraqiti letrat kredenciale.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Touzaj, dhe ministri i Punëve të Jashtme Andon Bexhati e të tjerë.
(ATSH)
Përgatiten për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik
Në arritjen e objektivave të eksportit për periudhën e deritanishme në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Gjirokastrës ka ndikuar edhe puna e mirë që bëhet për futjen e mekanizmit të ri ekonomik.
Kështu, ndërsa në shkallë rrethi janë siguruar 3 për qind prodhime për tregun e jashtëm më shumë se plani, në ndërmarrjen artistike ky tregues është tejkaluar me 5 mijë lekë. Më 1 korrik kjo ndërmarrje do të fillojë punën me llogari më vete. Mirë punohet në repartin e xhunkthit ku 100 për qind e prodhimeve janë për eksport si dhe në atë të prodhimeve të drurit.
Të përgatitur janë për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik edhe punonjësit e ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve «Bule Naipi», ku gjithashtu detyrat e eksportit për këtë periudhë janë tejkaluar. Punë e mirë është bërë për rritjen e llojlshmërisë e modeleve të reja, nëpërmjet punës krijuese të byrosë teknologjike si dhe automatizimit të disa maki(n)ave.
Detyrat e eksportit janë arritur edhe nga kolektiva të tjerë si ata të grumbullimit, uzinës metalike, fabrikës së duhan cigares etj., në të cilat janë përgatitje që të fillohet puna mbi bazën e kërkesave të mekanizmit të ri ekonomik.
(Sipas ATSH-së)
(Foto: N. Xhurku)
Çast nga puna në uzinën e përpunimit të thellë në naftës në Ballsh.
- BERAT -
më keq: asnjë ekonomi nuk është kujtuar të kthejë sytë nga kjo anë. Bedri Alimeta, specialist në seksionin e bujqësisë, thotë: «Para dy tri ditësh patëm një takim me drejtues të ekonomive bujqësore dhe të SMT-ve për prapambetjen në hamullore. Tërhoqëm vëmendjen dhe theksuam se motoja e këtyre ditëve duhet të jetë: pas kombajnës, mekanika për plugime».
Po drejtuesit dhe specialistët e bazës ç’thonë? «Skemi naftë, i kemi vënë traktorët e plugimeve për transportimin e grurit».
Këto nuk janë argumente, por fjalë për të përligjur prapambetjen, konceptin e pritshmërisë dhe zvarritjeve. «Të përfundojmë një herë fushatën e grurit, pastaj vijnë mbjelljet». Por derisa sipërfaqe të lira ka, përse ngurrohet për mbjelljet e bimëve të dyta? Traktorët e plugimeve s’ka pse përdoren në transportimin e grurit, kur për këtë qëllim ekonomive u janë vënë mjete të tjera transporti nga ndërmarrjet e rrethit. Përse nuk shfrytëzohen këto mjete në maksimum? Në qoftë se funksionon mirë si thuh(et), shtabi i grurit, përse nuk e quan detyrë të vetën ky shtab edhe mbjelljen e hamulloreve?
Specialistët dhe drejtuesit e ekonomive bujqësore e dinë mirë se çdo vonesë në mbjelljen e hamulloreve tani është me pasoja për sigurimin e qumështit në dimër. Zötësia në «pikë» të tilla punësh nuk është ta shkosh në një drejtim dhe të harrosh të tjerët, por në çdo hallkë përgjegjësia dhe veprimi i duhur.
Më shpejt nga koha
Duke përsosur më tej organizimin dhe drejtimin e punës gjeologët, sondistët dhe punonjësit e tjerë të ndërmarrjes gjeologjike në rrethin e Matit realizuan 20 ditë më shpejt objektivat e 6-mujorit dhe synojnë t’i çojnë më përpara arritjet.
Është punuar me rendiment 10 për qind më të lartë dhe, për rrjedhim, detyra në kërkim deri tani është tejkaluar 4 700 metra, ndërsa në avancimin e galerive 11 për qind. Në ekspeditën e Theknës gjatë këtyre ditëve të muajit qershor u realizua dyfishi i planit.
(Sipas ATSH)
SOT NE «ZERIN E POPULLIT»
● KUR KOHA TA SHKURTON VENDIN, faqe 2.
● RRUGËZGJIDHJE E THJESHTË PËR NJË SHQETËSIM SERIOZ, faqe 3.
● TË PASIGURTIT PËRBALLE SE NESËRMES, faqe 4.