ARRITJET – BAZË E SHËNDOSHË PËR ZBATIMIN E MEKANIZMIT TË RI EKONOMIK
Në NB «Çlirimi» dhe atë të Roskovecit në rrethin e Fierit tejkalohet rendimenti i grurit
Punonjësit e NB «Çlirimi» të rrethit të Fierit fushtën e korrjes, shirjes dhe dorëzimit të grurit e përfunduan për dy javë, ndërsa ata të NB të Roskovecit për 11 ditë. Për arritjet në këtë bimë si dhe për realizimin e detyrave të tjera të 6-mujorit të parë ata kanë informuar Sekretarin e Parë të KQ të Partisë shokun Ramiz Alia, nëpërmjet letrave që kanë dërguar këto ditë.
Ndërmarrja bujqësore «Çlirimi», në 850 ha mori një rendiment mesatar prej 51.6 kv për ha dhe prodhoi 3000 kv grurë mbi planin. Nga tejkalimet e grurit në të gjithë sektorët dhe në 17 brigada punëtorët përfitojnë nga 210 deri 900 lekë shtesë shpërblim. Ndërkohë në këtë ndërmarrje për periudhën 6-mujore tejkalohet prodhimi i qumështit me 540 kv, i mishit me 230 kv dhe i perimeve me 4000 kv. Plani i eksportit është tejkaluar me 1 milionë lekë. Të ardhurat e kësaj periudhe tejkalohen me 4 milionë lekë në një kohë që janë kursyer 1 milionë lekë shpenzime prodhimi në krahasim me planin. Këto arritje si dhe perspektivat e 6-mujorit të dytë janë një garanci për të zbatuar me sukses drejtime ekonomike të llogaritur më vete.
Në ndërmarrjen bujqësore të Roskovecit ku për 4 vjet radhazi tejkalohet rendimenti i grurit, këtë vit në krejt sipërfaqen prej 600 ha u morën 52.2 kv grurë për ha ose 2.2 kv për ha më shumë nga plani. Detyra kryesore e kësaj ekonomie, prodhimi dhe dorëzimi i mishit të derrit, si 6-mujor realizohet 102 për qind. Me tejkalime nga 10 deri 36 për qind janë për këtë periudhë dhe edhe prodhimet e dorëzimet e qumështit, perimeve, patateve, eksportit etj. Të ardhurat si 6-mujor pritet të realizohen mbi 120 për qind, ndërkohë që janë bërë kursime me shpenzimet e prodhimit. Realizimet dhe tejkalimet e planeve ekonomiko-financiare të këtij viti vlerësohen nga kuadrot drejtuese, specialistët dhe gjithë punonjësit e NB-së Roskovecit si premisë përparësore për të krijuar mundësi materiale financiare dhe valutore për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik. (ATSH)
HAP I MADH PËRPARA NË MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE
KONFERENCË SHTYPI E SHOKUT ADIL ÇARÇANI NË AEROPORTIN E ANKARASË
Në aeroportin e Ankarasë, kryetari i Këshillit të Ministrave i RPS të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, dha një konferencë shtypi për gazetarët e organ eve të ndryshme të shtypit e radiotelevizionit turk e shqiptar, që e shoqërojnë në vizitën e tij zyrtare e miqësore në Turqi.
Midis të tjerash, ai tha se «vizita miqësore në vendin tuaj bëhet kur e mikpritës më dha rastin për t’u takuar e zhvilluar bisedime me kolegun tim të nderuar turk, zotin Jëllëdërëm Akbullut, kryeministrin e Republikës së Turqisë, zotin Turgut Ozal, me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, zotin Kaja Erdem e personalitete të tjera të larta.
Në këto bisedime u trajtuan në radhë të parë çështjet e forcimit të marrëdhënieve historike midis dy popujve dhe vendeve tona në fushat politike, ekonomike, teknike, etj. Rëndësi iu kushtua forcimit të lidhjeve tradicionale midis popujve tanë për t’i ngritur ato në një shkallë të re cilësore. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë janë karakterizuar nga përparimi i vazhdueshëm dhe është me rëndësi fakti që të dy palët ekziston dëshira dhe vullneti i mirë për t’i çuar ato edhe më përpara. Këtë synim ka edhe vizita e delegacionit qeveritar që unë kryesoj.
Në bisedime të dy palët vlerësuan se miqësia shqiptaro-turke dhe zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe kanë bërë hapa pozitivë përpara. Në to u shpreh besimi se janë të hapura të gjitha rrugët dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë për të shkuar më tej në marrëdhëniet tona. Një mendim i tillë u theksua si nga presidenti Ozal, ashtu dhe nga kryeministri Akbullut e të tjerë.
Veçanërisht të mëdha janë mundësitë për përparimin e marrëdhënieve ekonomike, ku ekzistojnë rezerva e mundësi të pashfrytëzuara. Këtij synimi i shërbejnë të tri marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën industriale e teknike, në atë konsullore dhe për bashkëpunimin midis Radio - Televizionit shqiptar dhe atij turk. Ky është një hap i rëndësishëm, por kryesorja mbetet zbatimi dhe konkretizimi i bashkëpunimit ekonomik, tekniko-shkencor, etj., midis të dy vendeve.
Një faktor i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, u tha në bisedime, janë edhe shqiptarët në Turqi, të cilët jetojnë, punojnë në mirëkuptim e vëllazëri me popullin turk. Ata janë trajtuar dhe trajtohen si një faktor me rëndësi dhe shërbejnë si urë miqësie midis të dy vendeve tona».
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve turq dhe shqiptarë të pranishëm në konferencën e shtypit, kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, vuri në dukje se marrëdhënieve dypalëshe në fushat e sipërpërmendura, iu kush vendmendje e veçantë edhe çështjeve të Ballkanit, të Mesdheut dhe të Evropës. Rëndësi iu kushtua sidomos procesit të bashkëpunimit ballkanik, marrëdhënieve midis shteteve të rajonit, forcimit të bashkëpunimit midis tyre, pavarësisht nga disa vështirësi e pengesa në këtë drejtim, që ekzistojnë ose që krijohen artificialisht. Dëshira e të dy palëve është që të ketë paqe, mirëkuptim, bashkëpunim e siguri në Ballkan. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet që nëpërmjet dialogut e tolerancës të zgjidhim të gjitha problemet në interes të popujve dhe vendeve të Ballkanit.
Të dy palët vlerësuan hapat e hedhur drejt mirëkuptimit e bashkëpunimit ballkanik dhe shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë për mbarëvajtjen dhe kurorëzimin me sukses të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit, që do të zhvillohet në tetor të këtij viti në Tiranë.
Qeveria shqiptare, tha më poshtë shoku Adil Çarçani, informoi palën turke se ka filluar përgatitjet që të sigurojë zhvillimin e suksesshëm të kësaj mbledhjeje të rëndësishme.
Në bisedime u vu në dukje urgjenca e problemeve të situatës së sotme në Evropë, të zhvillimeve dhe perspektivave të tyre. Me këtë rast, ai theksoi angazhimin dhe interesimin serioz të Shqipërisë për sigurimin dhe bashkëpunimin në Evropë. Për këtë angazhim flasin edhe përpjekjet për të përfshirë në procesin e Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë. (Vijon në faqen 4)
Eksporti me tejkalime
- PERMET -
Të katra ndërmarrjet që kanë detyra për eksportin, e kanë tejkaluar planin për 6-mujorin e parë. Janë dhënë tej planit 850 mijë lekë mallra. Le të ballafaqohemi me secilën prej tyre. Kolektivi i ndërmarrjes ushqimore e ka tejkaluar tri herë detyrën. Janë prodhuar dhe nisur në vendin e caktuar tej planit 36 tonë shurupëra, 2.2 tonë reçel, 86 tonë konserva specash, 12,2 tonë salcë domate dhe 144 tonë qepujka të konservuara. Për qepujkën ka një problem me Agroeksportin, për 45 tonë që mbahen për llogari të ndërmarrjes, mëqë është tejkaluar plani. Punonjësit e ndërmarrjes së grumbullimit kanë tejkaluar detyrat 7 për qind. Tej planit janë dhënë 60 tonë dllinjë dhe 184 mijë lekë bimë mjekësore. Nuk është plotësuar plani për 17 tonë sheqer-bletë për mangësi në standardizimin e tij. Edhe në kolektivin e ndërmarrjes pyjore u plotësua plani i eksportit 120 për qind. Ndjeshëm janë tejkaluar bimët mjekësore. Mund të dyfishohej detyra po të mos pengojë tërheqja e sherbelës nga Agroeksporti. Edhe kolektivi i NPN-së për prodhimin e shpërndarës planin e eksportit e ka tejkaluar, duke rritur llojet dhe cilësinë e tyre. Të gjitha ndërmarrjet po luftojnë t’i tejkalojnë detyrat për të përfituar nga stimujt që janë vendosur. PËRPARIM MUSTAFAJ
tejkaluan planin për 6-mujorin e parë. Janë dhënë tej plani 350 30 tonë shurupëra, 2,2 tonë reçel, 8
PËRPARIM MUSTAFAJ
Pritje e përzemërt miqësore dhe e paharruar
NGA VIZITA E KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË SHQIPËRISË ADIL ÇARÇANI NË TURQI
(Nga i dërguari i posaçëm i ATSH-së). Dje Adil Çarçani dhe delegacioni qeveritar që e shoqëron u largua nga Ankaraja. Në aeroportin e Ankarasë, shoku Adil Çarçani, u përcoll nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Jëllëdërëm Akbullut, ministri i Shtetit Ismet Ozsallan, ministri i Jashtëm, Ali Bozerin, ministri i Turizmit, Ilham Akyzym dhe personalitete të tjera të vendit, Jëllëdërëm Akbullut, shoku Adil Çarçani dhe delegacioni qeveritar shqiptar mbërriti po dje në Stamboll. Ai shoqërohet nga ministri i Shtetit, Ismet Ozsallan dhe funksionarë të lartë të Kryeministrisë turke. Në aeroportin e Stambollit kishin dalë për ta pritur zëvendësvaliun e Stambollit, Erdogan Izgi dhe personalitete të tjera, si dhe konsulli i përgjithshëm i RPS të Shqipërisë në këtë qytet, Enver Zene-Stambollit, shoku Adil Çarçani u interesua për zhvillimin e Turqisë dhe veçanërisht të këtij qyteti. Ai vlerësoi arritjet e popullit mik turk në fusha të ndryshme të jetës. Për nder të kryetarit të Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë dhe delegacionit qeveritar dhe personalitetet e larta shqiptare që e shoqërojnë, vizitoi qendrën e tregtisë dhe të eksportit të Lindjes së Mesme në Stamboll, pallatin e famshëm Dollmabahçe, si dhe bëri një shëtitje me anije në Kanalin e Bosforit. Një proverb turk thotë: «Kush ka pirë një herë ujin e Stambollit nuk mund të kalojë pa u ndalur aty». Historia e qytetit më të madh të Turqisë është e lidhur ngushtë me atë të Turqisë. Për shekuj me radhë ai shërbeu si kryeqytet i saj. Ndaj nuk është e rastit që aty ndodhen disa nga monumentet më madhështore të qytetërimit të hershëm dhe të sotëm turk. Gjatë vizitave në qendrat ekonomike, historike e kulturore të
ku përcoll nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Xhëlldërem Akbullut, ministri i Shtetit Ismet Ozlaslan, ministri i Jashtëm, Ali Bozer, ministri i Turizmit, Ilham Akçyzym dhe personalitete të tjera të larta politike e shoqërore turke.
Kishin dalë për ta përcjellë edhe punonjës të ambasadës së RPS të Shqipërisë në Ankara.
Me këtë rast u organizua ceremonia e përcjelljes së shokut Adil Çarçani. Orkestra frymore ekzekutoi himnet kombëtare të të dy vendeve. Të dy kryeministrat kaluan në revistë rojen e nderit.
Kryeministri turk Xhëlldërem Akbullut i uroi shokut Adil Çarçani udhë të mbarë dhe e vlerësoi si shumë të suksesshme vizitën e tij zyrtare në Republikën e Turqisë.
Nga ana e tij, kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Adil Çarçani, shprehu falënderimet për pritjen shumë të përzemërt që iu bë atij dhe delegacionit qeveritar shqiptar.
Në vazhdim të vizitës zyrtare e miqësore, që po bën në Republikën e Turqisë me ftesë të kryeministrit turk
të Stambollit, Ismet Ozlaslan dhe funksionarë të lartë të Kryeministrisë turke. të Shqipërisë dhe delegacionit qeveritar shqiptar, ministri i Shtetit i Republikës së Turqisë, Ismet Ozlaslan, bashkëshorten, shtruan mbrëmë një darkë.
Në darkë merrnin pjesë personalitete të shuara të jetës politike, shtetërore, shoqërore të Stambollit, etj.
Merrnin pjesë gjithashtu ministër pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve Alfred Uçi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapi, drejtori i Institutit të Studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof Sofokli Lazri, si dhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Ankara, Nesip Kaçi, dhe ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Turqisë në Tiranë, Teoman Surenkok.
Darka kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.
(ATSH)
Në emër të kursimit lihem bimët pa ujë
- Vëzhgim -
Deri ditët e fundit ndërmarrja e ujërave në rrethin e Skraparit punonte me 12 mijë kilovatore energji elektrike, që do të thotë ta punojnë për ujitje vetëm tri pompa.
Me gjithë rezervuarët që janë mbushur deri 35 për qind me mundësisë së tyre, janë ujitur gjithsej 500 ha me të mbjella. Vetëm mbjellësit e Bërsë janë ujitur rreth 150 ha nga 1100 ha gjithsej. Pra, ujitja zë një pjesë ende në fillimet e saj.
Të mos zgjatemi më tej. Tabela e paraqitur më lart let qartë se ujitja nuk është vlerësuar si duhet. Zvarritjet dhe vonesat herë vijnë për shkak të energjisë elektrike, herë për shkak të prishmërisë. Në seksionin e bujqësisë na thanë se dje kuota e furnizimit me energji elektrike për ndërmarrjen e ujërave ka arritur nga 12 mijë në 50 mijë kilovatore. Pra, një rritje afro katër herë më e lartë se e deritanishmja. Kjo u gjet kjo energji elektrike tani? Gjithashtu dje mësuam se punonjën të gjitha pompat në stacionet e pompimit. Bukur! Po a nuk do të ishte më e udhës që kjo dhënie dhe ky frenim me energji elektrike të bëhej më i studiuar, sepse bl- ma e kërkon ujin kur dëshiron njëri apo tjetri, por kur e do ajo.
ASLLAN SARAÇI
Krahas korrjes së grurit, mbjellje të hershme
- KRUJË -
Siarhaji i parë në rrethin e Krujës është dhënë plani i dorëzimit të grurit dhe dhe plani i dorëzimit vazhdon të plotësohet. Dorëzimi vazhdon deri në përfundim, ndërsa në fushat që kjo detyrë të tejkalohet, përfitohet të gjitha ekonomitë bujqësore realizojnë një tregues kryesor të të ardhurave të bujqësisë. Por nuk është kjo arsyeja e vetme që i bën njerëzit të
Edhe një shfaqje e vogël bën pjesë në emulacion
- MAT -
Korrjet në grurë kanë filluar pothuajse në të gjitha ekonomitë e rrethit të Matit.
Sipërfaqja që do të korret me krahasë për veti shtrirjen malore të ekonomive, është më e madhe dhe se pjesa tjetër. Kjo mbledh brigada kooperativistësh që u ngjajnë qendrave të aksionit. Prandaj edhe forcat kulturore kanë menduar e ndërtuar programet e tyre. Në disa fshatra këto ditë janë ngritur grupe të vogla kulturore që kalojnë nga një fshat në tjetrin. Punë e mirë bëhet sidomos në Zenisht. Të rinjtë e të këtyre grupeve bashku me të rinjtë e tjerë që punojnë për korrjen e grurit, që gjithë kohë, ditës për të dhënë disa shfaqje. Shfaqje të tilla po jepen sidomos në Mallunxë, Shoshaj, Burgajet dhe në disa raste grupet dalin edhe jashtë ekonomisë, në Lis apo në kooperativat fqinjë. Edhe në Bruc, grupet kulturore me një program të pasur, me të rinjtë më të dalluar përvetësimit, që në toshte këto ditë një bisedë kryetari i këshillit të bashkuar Ahmet Xhokrosa, e kanë gjallëruar shumë emulacionin për të shpejtuar përfundimin e fushatës. Ato edhe lodhin, po kur ndërthuren me fantazi me format e tjera të emulacionit, nxitin e mobilizojnë për të arritur objektivat e përcaktuara.
A tregohet i njëjti kujdes nga të gjitha ekonomitë? Sigurisht jo. Nuk kushton asgjë që në çdo kooperativë të ngrihen grupe të vogla për të argëtuar kooperativistët në disa minuta pushimi pranë grupeve ku korrët gruri. Aq më tepër kur ato, si në asnjë proces tjetër pune të fshatit, kur kjo është e nevojshme për një, hije, por bëhen e kanë këto edhe nga këndvështrimi kësaj lloj argëtimi, ndoshta këtu më shumë mund të bëjnë edhe komiteti i rinisë së rrethit.
FRANO ÇAKA
Pika turistike e Ardenicës në rrethin e Lushnjës po tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë jo vetëm me bukurinë e saj, por edhe me shërbimin e kulturur të personelit punonjës.
(Foto: N. Xhufka)
Pika turistike e Ardenicës në rrethin e Lushnjës po tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë jo vetëm me bukurinë e saj, por edhe me shërbimin e kulturur të personelit punonjës. (Foto: N. Xhufka)
KRONIKA E «ZËRIT...»
Arritje ballore — TEJKALOHEN TREGUESIT E PLANIT DHE ATA FINANCIARE NË SHKALLË RRETHI. VETËM DY NDËRMARRJE, NGA 19, NUK I PLOTËSOJNË DETYRAT — Pas zbatimit 20 ditë para afatit të detyrave të 6-mujore në eksportin e mallrave, punonjësit e rrethit të Librazhdit më 20 qershor arritën objektivat e 6-mujorit në shkallë rrethi në prodhimin e përgjithshëm industrial, në qarkullimin e mallrave, në shërbimet komunale në popull, në pyllëzim dhe përmirësim pyjesh në pjesë të lartë. Kthesë e dukshme vihet re në furnizimin e popullit. Veçohut puna e mirë e kolektivëve të grumbullim-përpunimit, i cili ka tejkaluar të gjithë zërat dhe detyrat e 6-mujorit fuqizon të japë prodhime me vlerë 1 milionë e 600 mijë lekë. Kolektivi i NTSH-së që më 1 korrik do të kalojë me kalon me drejtim me llogari më vete, realizoi të gjithë objektivat e caktuar në treguesit ekonomikë, ata të punës dhe financiarë duke shtruar kërkesa të reja për karakterin shkencor të planeve, për rritjen e cilësisë së mineralit, forcimin e regjimit të kursimeve etj. - Kolektivi i minierës së kromit tejkaloi të gjithë objektivat dhe deri në fund të 6-mujorit do t’i japë ekonomisë 5 mijë tonë krom më shumë se detyra, - na thotë drejtori i kësaj miniere, inxhinieri Refik Disha, ku mbi 50 për qind të kromit është e cilë- shërbimeve. Detyrat e 6-mujorit në qarkullimin me lekë në dorë i tejkalon 1 milion e 700 mijë lekë, ai i NFP-së në Përrenjas 800 mijë lekë etj. Arritje të mira si 6-mujor kanë 17 kolektiva nga 19 që ka rrethi. - Tejkalimi i rendimentit të punës, - na thotë Haki Kryeziu, përgjegjës i seksionit të financës në Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit, - ka ndikuar për mirë edhe në treguesit financiarë. U realizuan të ardhurat e buxhetit, e ardhura neto e ndërmarrjes tejkalohen 15 për qind, kostoja u ul tej detyrës 360 mijë lekë dhe ka një kursim në fondin e pagave 750 mijë lekë. Objektivat (Vijon në faqen 2)