29/06/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 qershor 1990

NUK ËSHTË SHPEJT PËR T’U PËRGATITUR PËR 1 SHTATORIN...

Bisedë e redaktorit tonë Avdul Dule me kuadro drejtuese të Ministrisë së Arsimit Njeri pas tjetrit ciklet e ndryshme të shkollave po përfundojnë një vit mësimor. Gjithkush pas një periudhe intensive mësimesh, të mbushur me objektiva e emocione të mëdha mezi pret stinën e pushimeve. Ndër kohë stina e provimeve në auditorët e shkollave të mesme e të larta po bie dalëngadalë. Ka përfunduar plotësimi i kërkesave për shkolla të mesme profesionale e për të lartën. Ka përfunduar emërimi në rrethe i studentëve. Mbarë shoqëria i përjeton bilancet e bëra në këtë «korra» mësimesh. I përjeton po thuaj çdo familje edhe për faktin se në bankat e shkollës ulet mbi 30 për qind e popullsisë. Janë fëmijët, vëllezërit e motrat tona që futin përditë në dyert e çdo shtëpie botën e madhe të dijeve, ankth et që mbart pretendimi për të ecur cilësisht në udhët e arsimit bashkëkohor. E megjithatë, qoftë edhe për pak kohë, është i kërkuar meditimi, pushimi. Plazhet kanë filluar të mbushen. Kampet e pushimit presin pionierë, të rinj. Gjithkush në mënyrën e vet ka menduar si ta kalojë këtë verë. Po le t’i lemë ata të pushojnë. Ndërkohë pasi bisedon nëpër zyrat e Ministrisë së Arsimit, me kuadro, njohjen se këtu më shumë flitet për shtatorin që vjen. Ndjen se 1 shtatori nuk është larg. Ai pothuaj ka ardhhur për ta. Shkëpusim nga bisedat e bëra: - Ndërkohë, po në shkollat ekzistuese, në konvikte, ka filluar meremetimi, kompleti? - Do pranuar se në këtë drejtim ka mungesa që s’mund të kapërcehen pa një mbështetje të ndjeshme me bazë materiale. Ka nevojë për banka, për xhama etj. Rako... [vijon e prerë] - Megjithëse është ende herët, tani që ka përfunduar diskutimi shoqëror për shkollën, a mund të bëhet fjalë paraprakisht për ndonjë zbatim paraprak për këtë vit mësimor? Vasillaq Zoto: Në këtë vit do të çelim në Fier një shkollë veterinare, në Korçë do të ri hapet mjekësorja, në Elbasan një shkollë e përgjithshme mekanike. Tashmë është vlerësuar si i drejtë mendimi që në fshat të kemi një shkollë të përgjithshme ku të mësohen dhe njohuri për bujqësinë. Kjo shkollë do të nxjerrë nxënës me formim të tillë që të kenë mundësi të ndjekin tërë degët e shkollës së lartë. Do të thosha se për të fituar kohë që tani, në vitet e para e të dyta të shkollave të mesme bujqësore, që janë bazë e arsimit tonë të mesëm, shkallë shkallë mund të barazohen programet me shkollat e mesme të arsimit të përgjithshëm. Sidomos, me gjithë shtesat në konvikte do të përmendja këtu edhe atë të Ballshit, të Himarës e Pogradecit, dy të fundit të ndërtuara me dho... [vijon e prerë] Vasillaq Zoto: Shumë syresh tani janë të provuara, ndaj fjala eksperiment ka mbetur si nocion. E udhës do të qe që të masivizoheshin, por sidomos mungesat në bazë materiale bëhen pengesë. Do të përmend si të re këtë vit mësimet fakultative për matematikë e letërsi në shkollat e mesme, për të nxitur talentet e reja. - Shumë programe e tekste të miratuar tani mund të jenë bërë dhe libra. Si do të reflektohet, sidomos në lëndët shoqërore, veçanërisht në shkollat e mesme e të larta, detyrat që shtruan plenumi i fundit të KQ të Partisë? - Mësuesi është objekt e subjekt i mësimit. Pra ai vetë duhet t’u përgjigjet kërkesave të reja. Sidomos për nërën masa për të përgatitur udhëzime për ta, ndërkohë për kapituj të veçantë mendohet t’u dërgohen leksione me shtapilog... [e paqartë] Nazmi Skuqi, drejtor i kuadrit. Viti të ri mësimor po i përgjigjemi edhe me përmirësime në punën kualifikuese me mësuesit. Seminaret, kurset njëvjeçare pa shkëputje nga puna, bisedat, takimet, konsultat e ndryshme, por dhe përgjithësimet po i shërbejnë përgatitjes më të mirë të tyre. Ndërkohë në këtë periudhë edhe në arsim do të diskutohet për drejtuesit që kanë mbushur vitet e ko... [vijon e prerë] kohëqëndrimit. Diskutimet do të shërbejnë për të bërë jo zëvendësime mekanike, po çuarjes më përpara të nivelit të drejtimit të shkollës. Ndërkohë kuadrit të arsimit i shtohen këtë vit edhe 1340 mësues të rinj. Në zonën verilindore (përfshi dhe Librazhdin e Gramshin) nga 152 që janë dje m e vajza nga këto rrethe do të shkojnë 430, për të plotësuar nevojat e tyre, edhe në zbatim të vendimit të Sekretariatit të KQ të Partisë, Siç shihet, për shtatorin punohet e mendohet që tani. Ndarja e tërë punonjësve të dikasterit me rrethe që i ndjekin në vazhdimësi, ka siguruar një njohje më të mirë të gjendjes, ndihmë më të kualifikuar. Po në se këto do ta konsideronim një fillim të mirë, për ta filluar mbarë 1 shtatorin ka ende shumë e shumë punë për të bërë. Nga vetë dikasteri, po sidomos nga rrethet, nga këshillat popullore në çdo zonë e fshat. Me shkollën lidhemi të gjithë, ndaj për të sjellë ka detyrime e të gjithë mund të ndihmojë. me kuadro, ndjen se 1 shtatori nuk është larg. Ai pothuaj ka ardhur për ta. Shkëpusim nga bisedat e bëra: Vasillaq Zoto, drejtor i arsimit të mesëm: Rretheve u është dërguar me kohë plani i tërheqjes së nxënësve në shkollat e mesme profesionale dhe ato të larta. Do të veprojnë këtë vit hopin e bërë për të rritur numrin e nxënësve nga fshati në arsimin e mesëm. Janë ndjekur për këtë qëllim dy rrugë: shtimi i shkollave të mesme, me 3-4 për çdo vit, në ato rrethe ku përqindja ka qenë më e ulët, po dhe tërheqja e më shumë nxënësve në konvikte nga zonat e thella. Nga 32 për qind që ishte këtë vit numri i tyre, do të ngjitet në 40 për qind. Tërheqja nga fshati do të rritet nga 40 në 50 për qind në shkollat artistike, duke u dhënë përparësi atyre degëve e instrumentave për të cilat fshati ndjen mungesa. - Po shkolla të reja a do të hapen? Qamil Talka, drejtor i planit: 13 shkolla të mesme, 17 tetëvjeçare, 25 kopshte fëmijësh, 3 konvikte të reja do t’u shtohen aty- tet që janë bazë e arsimit tonë të mesëm, shkallë-shkallë përmendja këtu edhe atë të Ballës, dhoma 2-she e 4-she për t’u shfrytëzuar në verë dhe si vende pushimi), pra me gjithë këto, problem s’kemi masivizimin e arsimit (ai i mesëm është në nivelin e 73,5 për qind), po konsolidimin e tij. - Në këtë drejtim rol parësor luajnë edhe programet, tekstet, niveli i mësimdhënies. Luan Memushi, drejtor i dokumentacionit shkollor: Realisht ne vitin mësimor 1990-1991 e kemi të përfunduar. Tanimë punojmë për vitin tjetër shkollor. Kjo është e kuptueshme. Edhe tekniksht librat që të shtypen duan kohë. Pa programe, diskutimet për to. Dua të theksoj se ky vit shkollor do të ketë 40 tekste të reja, 15 të ripunuar. Nga 350 tituj librash në kuadër shtypi 250. Do të veçoja më këtë rast punën e bërë për vijimësinë e teksteve eksperimentale, si Fizika-6, Kimia-8 që do të shtrihen në 12 rrethe të vendit. - Kemi dëgjuar për klasa eksperimentale të gjuhëve të huaja, për informatike. A ka përfundi-

HAPA TË RINJ NË RRUGËN E MIQËSISË E TË BASHKËPUNIMIT

Shoku Adil Çarçani përfundon me sukses të plotë vizitën zyrtare e miqësore në Republikën e Turqisë (Nga i dërguari i posaçëm i ATSH-së) Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, dhe delegacioni qeveritar, që e shoqëron, përfundoi dje vizitën zyrtare e miqësore, që ai bëri në Turqi me ftesë të kryeministrit turk, Jëlldërëm Akbullut. Në aeroportin «Ataturk» të Stambollit ai u përcoll nga ministri i Shtetit, Ismet Ozarslan, zvendësvali i Stambollit, Erdogan Izgi dhe personalitete të tjera të lartë të kryeministrisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dikastereve të tjera turke. Kishin dalë për ta përcjellë gjithashtu edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Ankara, Nesip Kaçi, ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Republikës së Turqisë në Tiranë Teoman Surenkok, si dhe konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll, Enver Zeneli. Para largimit, kryetari i Këshillit të Ministrave i RPS të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani bëri një deklaratë për shtypin turk e shqiptar, në të cilën ai tha: «Po largohem nga Turqia me mbresa të paharruara, duke marrë me vete ndjenjat e dashurisë dhe të miqësisë të popullit vëlla turk, për popullin shqiptar. Pata kënaqësinë të takohem me shumë personalitete të larta të Turqisë, me presidentin Turgut Ozal, me kolegun tim, Jëlldërëm Akbullut etj., me të cilët patëm një shkëmbim të gjerë mendimesh si për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona e për bashkëpunimin ballkanik, ashtu dhe për mjaft probleme të situatës së sotme ndërkombëtare. Bisedimet tona ishin miqësore dhe konstruktive. Në takimet e zhvilluara shprehëm bindjen dhe vullnetin e përbashkët që këto marrëdhënie tradicionale, që kanë ecur gjithnjë përpara, të zhvillohen e të forcohen më tej, në të mirën e të dy popujve. Ne nënshkruam disa marrëveshje të cilat u shtohen marrëveshjeve të tjera të përfunduara më parë, realizimi i të cilave në të dyja palët do të kontribuojë realisht në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, industrial, tekniko-shkencor e kulturor midis Shqipërisë dhe Turqisë. Ne ishim të një mendimi se interesat e të dy vendeve, kërkojnë që të vazhdojë konsolidimi dhe forcimi i mëtejshëm i procesit të bashkëpunimit ballkanik, si pjesë e proceseve pozitive evropiane. Shqipëria dëshiron që me të gjithë popujt të ruajë në paqe e miqësi. Bashkëpunimin ndërkombëtar ajo e sheh si një faktor që ndihmon në zhvillimin jo vetëm të saj, por që kontribuon edhe në forcimin e çështjes së paqes dhe të sigurimit. Në përfundim, duke ju falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë, dëshiroj të theksoj se vizita ime në Turqi ishte mjaft e suksesshme. Ajo ndihmoi për përparimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke dhe na krijoi bindjen se këto marrëdhënie do të njihen vetëm zhvillime pozitive. Besojmë se në një të ardhhme të afërt do të kemi kënaqësinë të presim në Shqipëri miqtë e nderuar, Presidentin Ozal dhe Kryeministrin Akbullut». Dje paradite, kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë shoku Adil Çarçani dhe delegacioni që ai kryeson, bënë vizita në qendra të ndryshme historike dhe kulturore të Stambollit, të njohur për monumente të shumta të qytetërimit... [vijon jashtë kornizës] (Vijon në faqen 4)

Kryetari i Këshillit të Ministrave i RPS të Shqipërisë u kthye në Atdhe

Adil Çarçani dhe delegacioni qeveritar, që e shoqëroi në ftesë të kryeministrit Jëlderëm Akbullut, dje mbasdite u kthye në Atdhe. Për ta pritur në aeroportin e Rinasit kishin dalë shokët Rita Marko, Manush Myftiu, Hekuran Isai, ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, ministër Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Niko Gjyzari, ministri i Drejtësisë, Enver Halili, kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit të Tiranës, Llambi Gegprifti e personalitete të tjera politike e shoqërore. Kishte dalë gjithashtu edhe i ngarkuari me punë a.i. i ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Ali Aydin. (ATSH)

Të rinjtë naftëtarë në ballë të detyrave

- PATOS - Nisma e rinisë shkodrane «Si është rinia sot, do të jetë Atdheu nesër», është bërë moto e punës për të 2300 të rinjtë nga Patosi. Këta të rinj, bij naftëtarësh, punojnë sot në disa nga ndërmarrjet më të mëdha të qytetit të tyre, si në ndërmarrjen e shpim-kërkimit, ndërmarrjen e naftës e gazit, ndërmarrjen e shpim-shfrytëzimit. Sidomos dhe kryesisht në të ka katar ndërmarrjet e nxjerrjes së naftës ku punojnë mbi 1200 anëtarë të BRPSH-së që përbëjnë më shumë se 60 për qind të efektivit. Vetëm në remontin nënteknikësor, në sektor sa i vështirë aq dhe i ndërlikuar, punojnë 250 të rinj, prandaj mund të thuash se sot të rinjtë në Patos i gjen më ballë të punëve në të gjitha sektorët e naftës. Eshtë për t’u theksuar se këta të rinj shpesh herë kanë ndërrmarrë punë personale më të larti edhe sa kërkon vendi i punës dhe kjo shpesh ka kryeshisht se 80 për qind e tyre janë me shkollë të mesme ose po ndjekin shkollën e mesme profesionale të naftës. Është mirë që në frontet kryesore të naftës tani vijnë me dëshirë të punojnë kryesisht të rinj nga Ballshi, Fierit, Patosi dhe nga Rroskoveci dhe kjo dukuri lidhet edhe me faktin se forma e shpërblimit ka ndryshuar dhe pagesa lidh dhe drejtprërdrejt me realizimin dhe tekalimin e normës. MURAT MURATI

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së Gerald Hinteregger në vendin tonë

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, anëtarit për një vizitë në vendin tonë, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Sekretar i Ekzekutivit (KEE) Gerald Hinteregger... Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, anëtarit për një vizitë në vendin tonë, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Sekretar i Ekzekutivit (KEE) Gerald Hinteregger mbërriti në Tiranë si u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani dhe të tjerë. Ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë a.i. i RPS të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Alfred Papagjika. (ATSH)

SHPREHJE E FORCIMIT TË MIQËSISË MIDIS SHQIPËRISË E TURQISË

- Nga i dërguari i posaçëm i «Zërit të popullit» - Vizita zyrtare e miqësore e kryetarit të Këshillit të Ministrave, shokut Adil Çarçani dhe e delegacionit që e shoqëroi atë në Republikën e Turqisë, përfundoi dje me sukses të plotë. Në takimet e bisedimet që pati shoku Adil me presidentin e Turqisë Turgut Ozal dhe mikpritësin e tij, kryeministrin Jëlderëm Akbullut, me kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë Kaja Erdem, si dhe me ambasadorët që i njihkruan u hodh një hap i ri përpara në marrëdhëniet miqësore tradicionale e të gjithanshme shqiptaro-turke. Këto marrëdhënie mbështeten mbi një bazë të shëndoshë të frymës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit që ekziston prej kohësh midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe që ka ardhur vazhdimisht në rritje. Për gjatë kësaj vizite u firmuan disa protokolle e marrëveshje që shënojnë një hap të ri përpara në marrëdhëniet tona shqiptaro-turke, themelët e të cilave janë hedhur nga dy udhëheqësit tanë të mëdhenj Enver Hoxha e Qemal Ataturkut. Gjatë gjithë kësaj vizite u konfirmua se rruga e forcimit të bashkëpunimit të të gjitha fushat - politike, ekonomike, teknike etj., është me interes të përbashkët dhe i shërben të dy vendeve tona. Fakti që u theksua nga të dy palët se marrëdhëniet midis Shqipërisë e Turqisë nuk ekziston asnjë problem, tregon jo vetëm për një atmosferë të shëndoshë pune konstruktive gjatë kësaj vizite, por dhe mundësitë e mëdha të përparimit në bashkëpunimin tonë. Është dëshira dhe vullneti i mirë për të cuar marrëdhëniet tona edhe më përpara në të gjitha aspektet, prandaj hapave pozitive të mëparshëm iu çelën perspektiva të reja përmes bashkëpunimit për të dy palët me gjithë aftësinë e mirë për t’i kapërcyer ato, në fushat industriale e teknike, në marrëdhëniet e tjera politike, ekonomike, kulturore etj. Vlerita e shokut Adil Çarçani, konfirmoi edhe një herë hapët e miratuara historike që kanë qenë të popullit tonë, kontributin e përbashkët në historinë e zhvillimet e sotme të Ballkanit, ajo si shprehje e vërtetë bashkëpunimit të popujve të kësaj zone të Ballkanit që përpjekjen e përparimin e vendeve tona e shohin si të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, siç doli dhe gjatë kësaj vizite, kanë qenë dhe janë edhe shqiptarët e shumtë që jetojnë e punojnë në mirëkuptim e vëllazëri me popullin turk, duke shërbyer si një urë miqësie dhe në kohën e sotme midis dy vendeve tona. Në takimet e bisedat me personalitetet e larta të Turqisë mike, shoku Adil Çarçani i njohu ata me gjendjen e brendshme aktuale në vendin tonë dhe me zhvillimet e reja të rëndësishme për demokracinë tonë e jetës së vendit. Masat që janë marrë e po merren për përsosjen e mekanizmit ekonomik, të lehtësirave e aspekte të tjera të jetës politike, ekonomike shoqërore, në zbatim të vendimeve shumë të rëndësishme të plenumeve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë, përbëjnë një proces të rëndësishëm e të pandalshëm në rrugën e përparimit të popullit e të vendit tonë, për të shkuar e për t’i ardhur, si shprehu në këtë proces janë edhe hapa të rinj e rezultatet konkrete në forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë e Turqisë që u arritën gjatë kësaj vizite. Si dy vende ballkanike, Shqipëria dhe Turqia, u theksua në bisedime janë shumë të interesuara për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike urë miqësie edhe në kohët e sotme midis dy vendeve tona. (Vijon në faqen 4)

(Foto: ATSH)