MBLEDHJE E POSAÇME E KRYESISË SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TIRANË, 2 janar - Mbrëmë u zhvillua një mbledhje e posaçme e Kryesisë së Këshillit të Ministrave të kryesuar nga shoku Adil Çarçani, kryeministrin e përgjithshëm dhe disa anëtarë të qeverisë.
Me këtë rast u shqyrtua gjendja e krijuar ditët e fundit në kufirin shqiptaro-grek, ku kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në rrethin e Sarandës një numër i paparëkuar qytetarësh, shumica e të cilëve janë pjesëtarë të minoritetit grek në Shqipëri. Midis atyre që kanë kaluar kufirin ka shumë persona të papajisur prej kohësh me pasaporta të rregullta, por që deri më parë nuk kanë mundur të sigurojnë vizën nga konsullata greke në Tiranë.
Në mbledhje u theksua se RPS e Shqipërisë nuk ka nxitur dhe nuk nxit largimin e qytetarëve të vet nga vendi i tyre, siç pretendohet nga burime të ndryshme. Qeveria shqiptare ka treguar kujdes dhe vëmendje të posaçme për zhvillimin e barabartë të minoritetit grek me vëllezërit e tyre shqiptarë në Shqipëri. Ajo respekton normat ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar i garanton të drejtën e lëvizjes jashtë shtetit çdo individi që e dëshiron një gjë të tillë. Kështu që nuk ka asnjë arsye për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Ministrave u nënvizua se Ministria e Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë është në kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Greke për të shmangur një situatë të tillë jo normale.
Kryesia e Këshillit të Ministrave vendosi krijimin e një ekipi qeveritar për të parë e ndjekur gjendjen nga afër.
(ATSH)
Minoritarët duhet të qëndrojnë në Shqipëri
- Takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë -
Korrespondenti i ATSH-së mësoi se ministri i Republikës së Greqisë, se ambasadori i Shqipërisë në Athinë, z. Izedin Hajdini, pati dje një takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ambasadorin Megalokonomi, ku u diskutua rreth gjendjes së krijuar në kufirin shqiptaro-grek, lidhur me kalimet e paligjshme të tij.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme Greke, gjatë takimit konfirmoi deklaratën e bërë dje nga kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, i cili sipas shtypit grek, ka theksuar ndër të tjera, se minoritarët duhet të qëndrojnë në Shqipëri. Nga ana e tij ambasadori Megalokonomi e theksoi ambasadorit shqiptar se Greqia nuk dëshiron që shtetasit shqiptarë të ikin nga vendi i tyre. Ata, vuri në dukje ai, janë shtetas shqiptarë dhe duhet të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri.
(ATSH)
NJOFTIM I ATSH
Në takimin që patëm sot më datën 2.01.1991 në shefin e vizave pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, z. Imeri Muharremi, del se gjatë vitit 1990 u janë dhënë qytetarëve tanë për të shkuar në Greqi, rreth 22.000 pasaporta.
Vetëm në rrethin Gjirokastër e Sarandë janë shpërndarë 9.700 pasaporta, ndërkohë që janë bërë gati për t’u shpërndarë 500 pasaporta. Nga këto, rreth 8.700 pasaporta u përkasin qytetarëve grekë, në rrethet Gjirokastër e Sarandë. Kanë shkruar në Greqi nga Gjirokastra rreth 1.400 veta dhe nga Saranda rreth 2000 persona. Të tjerët, gati 5.800 veta nuk i kanë marrë ende vizat.
Theksojmë, se çdo të grumbullohen para ambasadës greke rreth 1.000 qytetarë nga Gjirokastra, Saranda, etj., duke braktisur punën për muaj të tërë.
(ATSH)
FAQEBARDHË NË VITIN E RI
TIRANË
Urime që përfshijnë zotime dhe optimizëm
Përshëndetja që shoku Ramiz Alia i drejtoi popullit shqiptar me rastin e Vitit të Ri, aq sa ishte një mesazh, ishte një urim i ngrohtë. Në fjalët e udhëheqësit ishte thirrja njerëzore për ta shpëtuar vitin 1991 në një periudhë pune të madhe në dobi të popullit e të atdheut. Ky urim i shumëfishoi edhe më tej urimet e të gjithëve, duke iu shtuar dëshirave të mira edhe zotimin për më shumë punë, edhe premtimin për më tepër këmbëngulje, edhe optimizmin që proceset demokratike do të shkojnë vazhdimisht përpara duke u thelluar.
— Natën që ndau 1990-ën nga 1991-shi, na thotë punonjësi i stacionit hekurudhor Fiti[m?] K[o?]r[r?]si, - u punua pa ndërprerje. Mashinistët Hajdar Limani, Ilir Laze e të tjerë qenë në kye të detyrës.
Thanas Dede, drejtor i minierës së Mëzezit, në këto ditë të para të 1991-shit sëç ndjen një trazim ndjenjash. Jeton gëzimin e natyrshëm që sjell festa tradicionale, por jo kështu përjeton edhe shqetësimin e ligjshëm për detyrat e radhës.
- Siç njerëzit kemi ar...
(Vijon në faqen 2)
Është detyrë e të gjithëve, e popullit, e pushtetit të tij, që atdheun ta forcojmë e lulëzojmë pareshtur.
PROGRAM
I PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË PËR FUSHATËN ELEKTORALE DHE PËR TRE LEGJISLATURËN E ARDHSHME
I
Zgjedhjet e tanishme të deputetëve në kuvendin popullor do të bëhen në kushtet kur zhvillimi demokratik i shoqërisë sonë ka hyrë në një fazë cilësisht të re.
Historia dhe e sotmja i japin Partisë së Punës të Shqipërisë të drejtën e ligjshme e morale që t’i drejtohet popullit shqiptar me thirrjen për të votuar për kandidatët dhe programin e saj.
Partia jonë hyri në jetën politike atëherë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga të huajt dhe e braktisur nga të gjithë. Duke trashëguar e pasuruar me tej traditat më të mira të historisë sonë ajo organizoi dhe udhëhoqi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe themeloi shtetin e ri shqiptar.
Partia e Punës me në krye shokun Enver Hoxha ka merita historike se e pajisi popullin me një program politik, i cili i dha mundësi Shqipërisë, një vend i vogël e shumë i prapambetur, të ndahej një herë e mirë nga strukturat ekonomike e sociale gjysëm-feudale të së kaluarës, të hynte në rrugën e industrializimit, të zhvillimit e të përparimit ekonomik-kulturor.
Nën udhëheqjen e Partisë u siguruan një varg barazish të vërteta sociale për tërë popullsinë, u ruajtën e u konsoliduan liria dhe pavarësia, identiteti dhe sovraniteti shtetëror në kushtet e luftës së ftohtë e të një Europe të ndarë në blloqe antagoniste. Nën udhëheqjen e saj, në rrugën e socializmit u bë e mundur që Shqipëria të krijonte struktura ekonomike të qëndrueshme dhe të arrinte një progres të shpejtë arsimor, kulturor e shkencor, të siguronte një status të barabartë për të gjithë qytetarët dhe të realizonte unitetin e popullit, si kusht i domosdoshëm për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë e sovranitetit të Atdheut.
Partia ka synuar e synon ndërtimin e një shoqërie të drejtë e demokratike, ku secili të vlerësohet e të shpërblehet sipas punës që bën e kontributit që jep në përparimin e shoqërisë. Është angazhim historik i saj t’i ruajë këto vlera e t’i pasurojë ato me arritjet e qytetërimit të kohës së sotme.
II
Për të garantuar vazhdimësinë e realizimit dhe të thellimit të nismave historike që ka ndërmarrë, PPSH përcakton këta objektiva:
4. PPSH ka nxjerrë e do të nxjerrë mësime si nga përvoja pozitive, ashtu edhe nga ajo negative. Komunistët shqiptarë, si kurdoherë, kanë edhe guximin, edhe vullnetin që në emër të së ardhmes e në të mirë të popullit të korrigjojnë çdo praktikë të vjetruar, çdo të metë e gabim që mund të jetë bërë. Ata do të luftojnë me vendosmëri kundër dukurive konservatore, sektare ose liberale, kudo që ato të shfaqen, brenda ose jashtë radhëve të saj.
5. Partia është plotësisht e vendosur që të përsosë tërë veprimtarinë e vet ideologjike, politike e organizative, në mënyrë që të rritet roli i saj në shoqëri e në sistemin shoqëror në përputhje me kërkesat e kohës. Ajo do të pasurojë programin e saj, do të përtërijë metodat e stilin në punë për t’u hapur rrugën zhvillimeve të reja progresive.
Partia do të ndërmarrë një riorganizim tërësor të saj, në të gjitha hallkat e në të gjitha nivelet për ta lehtësuar veten nga aparatet me shumë njerëz, për t’u shndërruar në një organizatë luf tarake. Periudha deri në kongresin e ardhshëm do t’i shërbejë asaj për një freskim të përgjithshëm të përbërjes së forumeve nga qendra në bazë. Ndryshime do të bëhen edhe në kriteret e pranimit në Parti, që të ndihmojnë për shëndoshjen e mëtejshme të përbërjes së saj.
6. Partia edhe në të ardhmen do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat e masave, duke luftuar me konsekuencë për ruajtjen dhe forcimin e unitetit të popullit; për mbrojtjen e pasurimin e të drejtave të klasës punëtore; për mbrojtjen e interesave të shtresësisë e përparimin e fshatit; për rritjen e rolit të inteligjencies; për t’i krijuar rinisë kushte që të rritet e shëndetshme, e arsimuar, e kulturuar, e denjë për të marrë nëser fatet e ardhshme në duart e veta; për të mbështetur gratë e Shqipërisë në luftën e tyre për emancipimin e gjithanshëm dhe rritjen e dinjitetit e personalitetit që kanë fituar.
7. Partia jonë është për dialog luajal, për marrëdhënie korrekte e demokratike me çdo forcë politike që ka dalë ose do të dalë brenda vendit, mjaft që këto organizata në qëllimet e veprimet e tyre të udhëhiqen nga fryma kombëtare e demokratike, nga interesat e atdheut, të lirisë e të pavarësisë së tij.
Ky ristrukturim i thellë synohet të bëhet në përputhje me realitetin konkret të Shqipërisë, me mundësitë materiale njerëzore, teknike e profesionale, me traditat e psikologjinë e popullit.
2. Partia do të luftojë të kapërcehen brenda një kohe sa më të shkurtër gjendja e vështirë ekonomike dhe pasojat e saj, të normalizohet prodhimi e tregu me lëndët e para dhe mallrat e konsumit të nevojshëm, me burime të brendshme dhe me kredi. Ky është hapi i parë e i domosdoshëm për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik.
3. Reforma ekonomike të synojë:
— shfrytëzimin më racional të pasurisë kombëtare në përputhje me ligjet e brendshme të ekonomisë;
— përmirësimin e ndjeshëm të strukturës së ekonomisë për rritjen e rendimentit e të rentabilitetit të saj, duke kufizuar investimet në industrinë e rëndë, që të zhvillohen më shpejt e më përparësi bujqësia, industria ushqimore, ajo e lehtë, transporti e shërbimet ndaj popullit;
— rikonstruksione e modernizime në shkallë të gjerë të teknikës e të teknologjisë në gjithë sektorët, përtëritje e zgjerime në infrastrukturat për nevojat e ekonomisë dhe të popullit;
— shtimin e sasisë së mallrave të shërbimeve dhe rritjen e cilësisë së tyre në nivelin e kërkesave të popullit e të standardeve të kohës;
— ngritjen e efektivitetit të përgjithshëm të ekonomisë dhe mënjanimin gradual të prodhimeve me humbje e të subvencionuara, duke marrë masat e nevojshme për stabilitet në punësimin e njerëzve dhe në nivelin e jetesës së tyre.
— shpërqendrimin e riorganizimin shkallë-shkallë të prodhimit e të shërbimeve në sa më shumë njësi të mesme e të vogla, për të zbutur e mënjanuar pozitën monopol në treg e në formimin e çmimeve, dhe për t’i hapur rrugë konkurrencës për efektivitet ekonomik e cilësi;
— afrimin gradualisht të çmimeve me vlerën brenda vendit dhe në shkëmbimet me jashtë. Kjo të shoqërohet me forcimin e lidhjes së pagës me fitimin për punëtorët, kooperativistët dhe inteligjencien e prodhimit.
III
këta objektiva politikë:
1. Si iniciatore dhe udhëheqëse e shumë reformave të gjera e të thella demokratike, të luajë një vendosmëri që proceset e sotme të shkojnë përpara pa u ndalur. (Ajo angazhohet t’ia kushtojë të gjitha forcat përsa i përket sistemit politik dhe realizimit efektiv të rolit të organeve të zgjedhura nga populli. Këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe miratimi i Kushtetutës së re, një tjetër iniciativë e rëndësishme e Partisë, që i hap rrugë të gjerë zhvillimeve të mëtejshme demokratike.
2. Të luftojë për krijimin e një sistemi të tillë ligjor që të sigurojë të drejtat e njeriut, sipas normave evropiane të kohës, në përputhje me angazhimet zyrtare të vendit tonë në forume dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, duke ruajtur vlerat tona shpirtërore, kombëtare e popullore. Partia do të luftojë që të respektohen liria e ndërgjegjes dhe e besimit, traditat e zakonet tona të mira, veçoritë e grupeve të ndryshme etnike e shoqërore si dhe për zhvillimin e një kulture mbi baza kombëtare, popullore e demokratike.
3. Një nga synimet kryesore të Partisë do të jetë forcimi i shtetit juridik. Ajo angazhohet për një dallim të saktë e të qartë të veprimtarisë shtetërore nga ajo partiake. PPSH do të mbështesë, të personat e të gjithë legjislacionit, që marrëdhëniet e individëve, të kolektivave, të organizatave dhe institucioneve me shtetin të rregullohen me norma ligjore dhe jo thjesht publikisht.
Partia e sheh të nevojshme dhe do të punojë që veprimtaria e të gjitha organeve e organizmave shtetërore dhe të drejtësisë t’u
pavarësisë së tij.
III
Programi ekonomik i Partisë ka në themel realizimin në kushte të reja të qëllimit themelor të cilit ajo i është përkushtuar: kujdesi për njeriun, për mirëqenien e tij, krijimi i kushteve të domosdoshme për plotësimin e nevojave materiale e shpirtërore të popullit. Zbatimi i këtij ligji themelor të një shoqërie demokratike, do të mbështetet në masa të posaçme juridike dhe ekonomike për vlerësimin real të interesave të të gjithë shtresave.
Partia angazhohet që gjatë legjislaturës së ardhshme të luftojë për arritjen e këtyre objektivave ekonomike e shoqërore:
1. Të zbatohet reforma rrënjësore ekonomike që është ndërmarrë për të zëvendësuar sistemin e komandimit e të administrimit të centralizuar me mekanizma të ekonomisë së tregut, ku do të konkurrojnë e bashkërendojnë sektori i madh shtetëror me atë kooperativist e privat, roli ekuilibrues i shtetit me iniciativën e lirë.
Ajo do të punojë që shteti të krijojë kushtet e nevojshme ligjore për zhvillimin e gjithanshëm të iniciativës ekonomike të përbashkët e individuale, në një sistem shumëformësh prone, pune e tregu, duke synuar që rolin e rregullatorit në jetën ekonomike ta luajnë strukturat kolektive të prodhimit e të konsumit.
Për këtë qëllim, do të punohet që të realizohen ndryshimet e harmonizimet e nevojshme në raportet midis planit dhe tregut, midis çmimeve e pagave, që të garantohen interesat e prodhuesve e të konsumatorëve.
— prodhimit.
4. Për të realizuar programin e saj ushqimor Partia do të luftojë që të kompletohet cikli i investimeve në bujqësi; në mënyrë që avantazhet që ofron klima jonë dhe prania e forcave të punës në fshat, të përdoren me efektivitet të lartë. Përparësi e rëndësishme të jetë thellimi i intensifikimit dhe përmirësimi i strukturave të prodhimit, me synim që të merret maksimumi tokës dhe të rritet shkalla e pavarësisë së prodhimit bujqësor nga kushtet e motit.
Në legjislaturën e ardhshme Partia do të punojë që kooperativat bujqësore të kenë pavarësi e fushë veprimi të gjerë, duke thelluar demokracinë kooperativiste; që kolektivizimi në bujqësi të shfaqet me forma më të larmishme organizimi e shpërblimi që të nxitet e të realizohet iniciativa e kooperativave për aktivitete të ndryshme në gjithë hapësirën bujqësore dhe ajo e familjeve fshatare për zhvillimin e prodhimit në oborr; që të thellohet më tej diferencimi i lejeve ekonomike në favor të zonave kodrinore dhe malore.
Për kushtet e vendit tonë, me tokë bujqësore të pakët, sistemi i përparuar agrar që mbështetet te kooperativa si subjekt ekonomik rentabël, është në interes të vetë fshatarësisë e të mbarë popullit.
Në të ardhmen Partia do të mbështesë iniciativat e fshatarësisë për të zhvilluar edhe forma të tjera kooperimi, që u përgjigjen
(Vijon në faqen 2)