05/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 janar 1991

Sot fillon paraqitja e kandidatëve për deputetë në popull

Veçojmë nga ngjarjet e ditës Në bazë të nenit 26 të ligjit për zgjedhjet, sot fillon faza e parë e fushatës: paraqitja në popull e kandidatëve për deputetë në Kuvendin Popullor. Ky është një çast shumë i rëndësishëm i fushatës së zgjedhjeve, sepse në këto bashkëbisedime masive me popullin çdo subjekt i paparë do të verë në praktikë sa ka qulluar në shenjë me kandidaturat e propozuara. Mbledhjet e popullit do të organizohen në bazë blloku ose lagjeje, në bazë fshati ose qendre punëtore. Dhe këto mbledhje do të organizohen nga fronti demokratik si organizatë më masive, që bashkon në gjirin e saj shumicën dërrmuese të popullsisë. Theksojmë se fronti demokratik është vetëm në rolin e organizatorit të këtyre mbledhjeve. Në qofte se një subjekt i pavarur dëshiron t’i organizojë vetë mbledhjet për paraqitjen e kandidaturave të veta, edhe kështu mund të veprohet. Për këtë s’ka asnjë pengesë ligjore. Në këto mbledhje të gjitha subjektet e pavarura do të paraqesin vetë kandidatë e tyre për deputetë, duke i bërë të njohur popullit c’përfaqëson «biografia» e jetës dhe e punës së secilit. Populli do të shfaqë mendimin e lirë për çdo kandidat. Ai ka të drejtë të shprehet pro ose kundër kandidaturave të paraqitura, ashtu siç ka të drejtë të bëjë edhe propozime për kandidatura të reja. Veçse në bazë të ligjit për zgjedhjet është vetë subjekti i pavarur që cakton përfundimisht cilët do të jenë kandidatët më të cilët do të shkohet në votime. Kandidatët e pavarur nuk do të diskutohen në popull. Ata, p.sh., kanë siguruar 300 firma në një zonë zgjedhore, regjistrohen menjëherë si kandidatë nga komisionet e zgjedhjeve. Organizatorët e këtyre mbledhjeve popullore sigurisht do të jenë çështje e numrit që të sigurojnë një pjesëmarrje sa më të gjerë të të gjithë shtresave të popullsisë: të rinj e intelektualë, punëtorë e kooperativistë, burra e gra etj. Vetë zgjedhësit do t’i vlerësojnë me seriozitet këto takime. Kryesore është një shpjegim qytetar: të këmbëngulim që kandidatët për deputetë në Kuvendin Popullor të jenë njerëz sa më të aftë, ata që janë të lidhur ngushtë me hallet e popullit e që kanë përgatitjen e duhur për të përballuar me sukses detyrat si deputetë në organin më të lartë të pushtetit shtetëror. «Fitorja» e bën deputetin figurë qendrore të pushtetit. Këto mbledhje gjithpopullore me siguri do të përshkohen nga fryma e debateve të lira e demokratike. Secili ka të drejtë të shfaqë mendimin e tij për çdo kandidat pa asnjë lloj paragjykimi. Pa dyshim rregulli, etika, toleranca, qetësia, respektimi i dialogut dhe i traditës së të biseduarit të tilla popullore, janë kërkesa të domosdoshme që duhen zbatuar në këto mbledhje. Kemi bindjen se kjo veprimtari e radhësishme politike do të dëshmojë edhe një herë mënçurinë e kulturën demokratike të popullit tonë.

PARTIA E PUNËS – NISMETARE E PROCESEVE DEMOKRATIZUESE

Kohët e fundit disa njerëz po tundin «flamurin e iniciativës», së pari proceseve demokratizuese po e zhvillohen në shoqërinë tonë. Sigurisht, është e drejtë e cilitdo të thotë se çfarë mendon në këtë situatë. Por, megjithatë vështirë se mund të mohohet e vërteta që është si drita e diellit, në sy të mbapur popullit. Iniciatore dhe udhëheqëse e të gjitha masave demokratike është Partia dhe udhëheqësi i saj shoku Ramiz Alia. Dhe është e kuptueshme, këto reforma që zënë fill që në plenumin e 5-të të Partisë pa ramë shum se s’është viti, e që janë thelluar në rritje të pakthyeshme po nga Partia e Punës, nuk mund t’i ndërmerrte asnjë forcë tjetër politike, sepse realist nuk kishte dalë në skenën politike. Tani që është bërë realitet pluralizmi politik, kushdo që mund të përpiqet të mohojë atë që ka bërë e po bën Partia e Punës për thellimin e demokracisë, nuk i shërben demokracisë dhe etikës së dialogut. Që është Partia e punës iniciatore e reformës së sistemit politik e jo ndokush tjetër; këtë çdo mendje e kthjellët as që e vë në diskutim. Kush u bë iniciatore e heqjes nga Kushtetuta të rolit udhëheqës të Partisë në shoqëri? Partia e Punës. Kush u bë iniciatore e lejimit të pluralizmit politik? Partia e Punës. Kush u bë iniciatore e ndarjes së funksioneve të Partisë nga ato të shtetit? Partia e Punës. Përse e bëri këtë? Pikërisht sepse e ka patur e ka një mendje të kthjellët, tash e pesëdhjetë vjet që jetë të saj, i ndërmori këto procese. I ndërmori për t’i dhënë një frymëmarrje të re jetës politike e sociale në Shqipëri. I ndërmori pse këto hapa kanë rëndësi jetike për të sotmen e të ardhmen e popullit e të Atdheut. Ishte Partia e Punës dhe askush tjetër, ajo që i doli përpara të keqes së krijimit të të ashtuquajturit shtet partiak dhe të partisë shtet dhe pasojave të dëmshme që rrjedhin prej kësaj si për partinë ashtu dhe për shtetin. Kush e ndërmori iniciativën për reformën në legjislacion duke filluar që me ligjin themeltar: Kushtetutën e Republikës sonë? Partia e Punës. Edhe këtu e bëri se e ka qartë se forumi i shtetit ligjor është e vërteta rrugë drejt progresit, drejt integrimit të Shqipërisë në zhvillimet Europiane e botërore. E bëri se vetëm në një shtet ligjor mund dhe do të çlirohen të gjitha energjitë intelektuale të njerëzve në dobi të pasurimit të vlerave materiale e kulturore shqiptare. Kush e ndërmori reformën ekonomike, kalimin e ekonomisë sonë në binarët e mekanizmit të ri ekonomik? Partia e Punës. Edhe këtu e bëri sepse sytë dhe mendjen e ka te populli, te rritja e mirëqenies së tij. Ndonjë që i mohon këto si një amator me njohuri as shkollore, zor se mund të bindë njeri për «negacionin» e mekanizmit të ri ekonomik. Sigurisht, kemi edhe plot vështirësi dhe parakolike e të tjera në shpërndarje nuk hamë e nuk pretendojmë të hamë me lugë floriri. Por kritizerëve që përpiqen të fitojnë kapital politik duke shfrytëzuar vështirësitë që ka sot me sundimin e zi rë vendit fjala. Edhe nëse do të ketë prej tyre që do t’u besojnë vetëm fjalëve «të bukura» të tyre dhe jo veprimeve praktike për kapërcimin e vështirësive, ky nuk përbën argument për të marrë fjalë e iniciativës. Është Partia e Punës ajo që bashkë me popullin po lufton me besim për ta shëndoshur gjendjen. Ky është argument konkret që njerëzit e shohin me sy. Kush i ndërmori gjithë këto ndryshime në fushën sociale, kush e ndërmori hapin e një qëndrimi të ri ndaj fesë dhe institucioneve fetare? Partia e Punës. Po sa e hapa të tjerë shumë të rëndësishëm për të ndërtuar shoqërinë tonë në këtë vit që kaloi. Cilido që mund t’i mohojë këto zhvillime intensive demokratike, cilido që mund të kërkojë autorësinë dhe iniciativën për të nuk duhet të harrojë një gjë: atë që e ka pohuar dhe e pohon përditë mbare populli, vëmendjen e sytë që këtë zhvillime me demokratike është Partia e Punës dhe shoku Ramiz Alia.

Në uzinën e llampave, Vlorë. (Foto: N. Xhufka)

Me vështrim përpara, me objektiva konkrete

. - Mbresa të mbledhura dje në disa rrethe të vendit për programin elektoral të PPSH-së -

Nxitje për punë më të mëdha

Pensionisti Ahmet Kaqorri na tregoi se pasi lexoi programin elektoral për fushatën elektorale dhe për të tjera legjislaturën e ardhshme, solli ndërmend Lurën, ku lindi, Dibër e rrënuar e jetës. Pensionisti Ahmet Kaqorri na tregoi se pasi lexoi programin elektoral për fushatën elektorale dhe për të tjera legjislaturën e ardhshme, solli ndërmend Lurën, ku lindi, Dibër e rrënuar e jetës, ku u rrit dhe militoi më jetë të tëra. «Është një rritje që nuk ka krahasim», - thotë. Këto mund t’i thotë vetëm ai që ka mbështetur këto në jashtëkun e drunjtë të kalurës, që është rritur duke rritur mësuar shkrim e këndim mbi pllaka. Çdo vit tufa është rritur 15-16 për qind, ose 16-18 mijë kokë – nga thotë zootechniku Shaban Alia. Në vitin 1990 u ngjitën në 130 mijë krerë të imëta nga 97 mijë që kishim dy vjet më parë. Oborriti i dhënë nga tufa kooperativave 36 mijë të imëtat. Arritjet nuk munguan të duken. Vjet u dhanë 4 mijë kuintalë qumësht dhe 400 kv mish më shumë se më një vit më parë. Nga oborri kooperativist u dorëzuan edhe

Mbërriti në vendin tonë një delegacion ekonomik sovjetik

Mbërriti në Tiranë një grup i rëndësishëm ekonomik – tregtar sovjetik, i përfaqësuar nga punonjës të ministrisë së Lidhjeve Ekonomike me Jashtë dhe Komisionit të Planit të Shtetit të Bashkimit Sovjetik, për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, Komisionit të Planit të Shtetit dhe Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë të Shqipërisë, lidhur me nënshkrimin së shpejti të Marrëveshjes për tregtinë, bashkëpunimin ekonomik e teknik, si dhe protokollin. (Vijon në faqen 2)

Në përputhje me nevojat tona

BERAT Janari filloi me punë dhe interesim nga cilido për të njohur me programin e PPSH-së për fushatën e zgjedhjeve dhe për të tërhequr legjislaturën e ardhshme. Në të gjithë sektorët vërehen seriozitet, besim e krenari. Ja ç’na tha komunisti Argjile Ziu, mekanik në uzinën e tekstilit: - Sapo mora «Zërin e popullit», syte më shkuan te programi i Partisë. Ky program për ne dhe masat punonjëse është qëllim dhe përkthim bashkëkohor i Partisë sonë për të gjitha problemet që ka vendi ynë për sot e të ardhmen. Është një dëshirë dhe mendjeshtë e të gjithë neve që vendi ynë të zhvillohet e të përparojë pa ndërprerë për t’u integruar në proceset e sotme ballkanike dhe evropiane. Për kjo, në radhë të parë, kërkon më shumë

Rrugëzgjidhje ekonomike me vlerë

KORÇË Anesti Polena, është një ndër specialistët e dalluar në fushën e inxhinierisë mekanike. Jo rastësisht emri i tij lidhet me objektin e ri të prodhimit të stampave. Le të sjellim pak radhë nga biseda që bëmë dje me të. - Në programin e Partisë thuhet se do të zhvillohet më së shpejti industria ushqimore, ajo e lehtë, shërbimet etj. E vlerësoj këtë mjaft të drejtë. Një hallkë e dobët e industrisë ushqimore sidomos, janë ambalazhet. Ambalazhi modern është kusht për tregti të rëndë. Por ambalazhet nuk mund të sigurohen pa stampa. Plot detyra rrjedhin edhe për stampa për artikuj të ndryshëm të industrisë së lehtë. Kohët e fundit na është bërë një kërkesë e tillë: uzina e plastmasit në Lushnjë, në bashkëpunim me ndërmarrjen e prodhimeve metalike në Pogradec, duan të prodhojnë karrige plastike, që deri sot janë marrë nga importi. Gjej shumë e mirë. Ato ne mund t’i prodhojmë. Kështët mendimi të shkon edhe për stampa, pa përjashtim elektronikën, që deri sot i kemi importuar, për lojra fëmijësh etj. Përvoja e deritanishme në objektin tonë që punon me llogari më vete, është nxitëse. Bashkëpunimi me firma të huaja, me të cilat jemi në bisedime, do të bëjë që objekti ynë të plotësohet me makineri moderne, të marrë tiparet e një uzine të përparuar, që të realizojë prodhim masash të ndyrë dhe dhe eksport. U duk se Anesti po dilte nga tema. Por jo. Programi i Partisë së Punës, së pari, për këtë të nxiti: sa më shumë zgjidhje konkrete ekonomike për një të ardhme optimiste. KOSTAQ DUKA (Vijon në faqen 2)

Mitingje solidariteti në rrethe

— KORÇË — Komiteti i Partisë i rrethit të Korçës organizoi dje në sheshin «Demonstrata e Buzës» një miting solidariteti me fjalimin shumë të rëndësishëm të shokut Ramiz Alia në aktivin Kombëtar të PPSH-së, si dhe me programin e saj për fushatën elektorale të zgjedhjeve për të gjitha rrethet dhe ardhshme. Komiteti i Partisë i rrethit të Korçës organizoi dje në sheshin «Demonstrata e Buzës» një miting solidariteti me fjalimin shumë të rëndësishëm të shokut Ramiz Alia në aktivin Kombëtar të PPSH-së, si dhe me programin e saj për fushatën elektorale të zgjedhjeve për legjislaturën e ardhshme. Në miting merrnin pjesë punonjës të qendrave të punës në të përditshme, kooperativistë të fshatrave përreth, komunistë, intelektualë, veteranë, ushtarakë, të rinj e të reja. Në fjalën e rastit që mbajti sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Vangjel Çërrava, ndër të tjera tha se në këtë miting në mbledhje dëshira e përbashkët që kemi për të shprehur solidaritetin me Partinë e Punës, me vijën e drejtë të saj. Tek transformimet e mëdha në vend bëri fjalë 46-vjeçare të jetës së lirë, ne shohim përparësinë e rendit tonë dhe të ardhmen më të mirë. Duke folur për programin e Partisë për fushatën e zgjedhjeve, ai tha se në të janë gërshetuar elementët e të studiuara, hapat horizont për përparimin e Atdheut tonë, duke u integruar në proceset bashkëkohore evropiane e botërore, Partia e Punës, shoku Ramiz Alia janë ajo që udhëheqës të procesve të demokratizimit të jetës së vendit dhe të gjitha ndryshimet janë. Rrugët e zhvillimit që afron Partia e Punës përmblidhet një frymëmin e masave për reformën ekonomike, tonë dhe në vendin dhe rrethin Komiteti i Partisë i rrethit të Korçës organizoi dje në sheshin «Demonstrata e Buzës» një miting solidariteti me fjalimin shumë të rëndësishëm të shokut Ramiz Alia në aktivin Kombëtar të PPSH-së, si dhe me programin e saj për fushatën elektorale të zgjedhjeve për legjislaturën e ardhshme. Në miting folën edhe punëtorë «Enver Hoxha»-në Pllasi, Mërmita Bajraktari, ushtaraku Jani Samara, veterani Todi Cican, aktori Petra Kiza, të cilët vunë në dukje se në fjalimin e shokut Ramiz Alia dhe në programin e Partisë së Punës për fushatën e zgjedhjeve, shohim edhe njëherë vazhdimësinë e rrugës që ka ndjekur e ndjek Partia për të ruajtur e lirës dhe të pavarësisë, për zhvillimin e pandërprerë të vendit, si dhe premtuan se do të ecin me vendosmërinë më të madhe në demokratizimit të mëtejshëm të jetës që udhëheq me mburrje Partia e Punës, se do të punojnë pa u lodhur në frontet e tyre për punës dhe se votat në votimet e 10 shkurtit do t’i japin për kandidatet e PPSH-së së Punës. Nga mitingu iu dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia. — VLORË — Edhe Komiteti i Partisë i rrethit të Vlorës organizoi dje para dite një miting në Sheshin Historik të Flamurit, me pjesëmarrjen e banorëve nga qyteti e fshatrat, në përkrahje të fjalimit shumë të rëndësishëm të shokut Ramiz Alia në Aktivin Kombëtar të PPSH-së dhe të programit. (Vijon në faqen 2)

Mbështetja e naftëtarëve

— FIER — Programi i Partisë së Punës i gjeti njerëzit në hapat e parë, në fillimet e zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik. Dhe shqetësimet, si për gjithçka të re, janë të natyrshme. - Në tërësi programi i Partisë së Punës e në veçanti ai ekonomik, është – thotë drejtori i ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës të Marinzës, Flamur Gashi, – jep sigurinë e normalizimit, brenda një kohe të shkurtër, të prodhimit me lëndët e para. Në këtë proces roli ynë, i punonjësve të naftës, është i veçantë. Reforma ekonomike synon në radhë të parë, shfrytëzimin e mirë të pasurisë kombëtare. Në këtë kërkesë ne shohim fare qartë vetën, përgjegjësinë tonë. Sepse nafta është gjaku i ekonomisë, është jetike për ecurinë e saj. Prandaj njohja, thellimi e përcaktimi sa më shpejt i detyrave që na burojnë nga ky program, është kërkesa më e parë për organizatën e Partisë e kolektivin. Fjala është që për çdo pus nafte jo vetëm të përcaktohet detyra konkrete, por sidomos të shfrytëzohet si duhet. Këto ditë në portin e Durrësit