08/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 janar 1991

RINOVIM NË PUNËN E PARTISË, KJO KËRKOHET SOT

Situatat që kalojmë janë të vështira dhe ekonomia, edhe në fushat politike e shoqërore. Këtë e ndjejmë të gjithë e ditë për ditë ku punojmë, në mjediset shoqërore e deri në familje. Por të konstatosh është fare pak. Çështja është ndryshe. Kjo është në dorën tonë, vetëm në dorën tonë, në dorën e komunisteve e punonjësve të tjerë, në dorën e gareve drejtues e do rangun, në dorën e të gjithë neve. Po a mundet që këto situata të vështira të zbuten, të ndryshojnë, pra të përballohen? Po. Është e mundur. Këto e themi e duhet ta themi me gojën plot, pa më të voglën mëdyshje. Rrugët i ka secili në punët e veta. Për një pikë kyçe, nga varët ecuria e shumë punëve të tjera, nga varët e ardhmja, është veprimtaria e Partisë, e komunistëve të saj. Një veprimtari që kërkon reformime të mëdha, ndryshime, përteritje, pra rinovim të saj. Po ç'do të thotë rinovosh, si konkretisht dhe pse duhet kjo gjë? Të rinovosh do të thotë që sot të mos punosh si dje. E përsërisim shpesh këtë frazë. E bëjmë këtë se ka arsye shumë të forta, me kushtet tepër të veçanta që kanë dalë para nesh. Populli e ka pasur për gali 50 vjet në udhëheqje Partinë e vet. Dhe e ka prapë në udhëheqje. Sidomos për nga autoriteti që ka, për nga interesat që përfaqëson, që kanë qenë e mbeten interesa të popullit, të lirisë e pavarësisë së tij. Për këto interesa të mëdha u takon të jetë në krye një Parti e komunistët. Përndryshe ato do të hynin në horxh të pashlyer për popullit. Të mos punosh si deri më sot, kjo do të thotë të jesh më i angazhuar se kurrë. Punën e vet cilido e ka konkrete, që nga anëtari i Komitetit Qendror deri te komunisti më i thjeshtë. Të mos punosh si dje do të thotë që ty, sekretar i komitetit të Partisë të mos të zërë gjumi për punën e Partisë. Jo duke dremitur tur përpara zyrës, jo të shtrëhesh se këtu ose atje na çenkan shkelur komunishtët e vetëm të numërosh vështirësitë e mungesat. Por të gjendesh natën e ditën bashkë me aparatin tend atje ku janë njerëzit, në llavën e galerinë e minierës, në torno e ara, në mensë me ta e në fjetoret e tyre, në shëtitje e fshati, të bisedosh, të zbardhësh qartë të vërtetën, situatat, vështirësitë, tregimet dhe rrugët për t'u kapërcyer. Kjo është punë partie, anëtarizim. Jo të flësh mbi disa informacione që të vijnë në gjumë. Viti që shkon nuk u mblyll mirë. Në shumë ndërmarrje edhe ky vit ka filluar keq, me mungesa. Më shqehtësuese është se mungesa ka edhe atë që s'ka probleme importi. Po nuk u nxorr kromi s'ka eksport, as ferrokrom. Po nuk u nxorr qymyr, s'do të punojë TEC-et, s'do të punojnë mijëra punëtorë të ndërmarrjeve të tjera. Këto dihen. Flitet se ka rrënie të interesit në punë, se njerëzit janë më mëndje të ngritur. Po kush më mirë se komunisti, se veprimtari ijetër, kuadri i përgatitur do t'i ulë «mëndjengrituri» me këmbë në tokë? Kush më mirë se ata do t'i qetësojë të paduruarit që i duan ndryshimet brenda ditës, javës e muajit? Ata e sidomos ata mund të qartësojnë se pa u kthyer me fytyrë nga puna, pa përvshurë lëkurë s'mund të ketë ndryshime e përmirësime. Njerëzit e duan të mirën dhe e kërkojnë atë. Asnjë njeri i ndershëm nuk e dëshiron rrëmujën, kaosin, mungesën e stabilitetit. Po kjo s'bëhet, ashtu siç do shpjeguar qartë e me të fortë se pa prodhuar nuk mund të marrshesh, sa pa shituri nuk mund të bësh, se pa rritur prodhimin nuk mund të ketë anësi lloj përmirësimi. Kush thotë të kundërtën, kjo është e gënjeshtërt. Askush s'të fal, s'ka para të tepërta për t'i hedhur. Për këto duhen shpjegime, por duhet edhe të bësh i pari me punë. Komunistët janë mund ta bëjnë këtë dhe do ta bëjnë, se ata janë më njerëzit që të reahtën, po të vështirësohesh. Sot jemi në kushte të reja politike. Është vetë Partia, udhëheqja e saj, me vendimet e disa plenumeve radhazi, që hapi rrugë për të ardhurat pluralizmi politik. Ajo ia dha të mirat pluralizmit, por u është drejtuar dhe të ligjëjave, rezervec. Puna është që ato të mos na tërheqin drejt mjegullave, gërmënës. Prandaj duhet mëndje e kthjellët dhe pasion i vërtetë komunist, pa asnjë luhatje, për të mbrojtur gjithë çështjet e tyre, për të mbrojtur dhe zbatuar programin që ka shpallur Partia e Punës në fushat e tanishme të zgjidhjeve dhe për gjithë legjislaturën, për të diskutuar dhe mbështetur Kushtetutën e re që është hartuar e cila, së fundi, për të votuar në kandidatët që Partia ka vënë për në Kuvendin Popullor. Populli u thotë: «Jo», akteve vandaliste, por nuk mund ta joshin as edhe histerizmat të kujtojë që shpifjen që shpien ujë në anarshi e jo në arritjen e demokracisë më me demokratike. Parajisja jonë, komuniket e saj, kanë një mision: të shpjegojnë të vërtetën, ta mbrojnë atë, të luftojnë për të. Populli i mbështet. Çdo luhatje e tërheqje nuk është në të mirë të jetës së vendit, është mefshtësi që rrëzon. Në këto kohë ka rëja do të duhet të bëhen edhe studime, të ndryshohen praktika si ato të marrëdhënieve midis Partisë dhe organeve të pushtetit e ekonomisë, midis saj e subjekteve të tjera politiko-shoqërore, në kushtet e funksionimit të shtetit juridik. Këto sjellin siguri e vërtetë. Po. Çështja është tek ato rinovime të menjëhershme, për të cilat nuk mund të pritet sa të bëhen studimet e debatet. Kjo është në dorën e organizatave të Partisë e të komunistëve të marrin situatën në dorë, të ngrejnë masën në punë, të vënë para përgjegjësisë administratat e fjetura e të tjera. Së fundi, në këto situata të vështira është e pranishme një lehtësi o e vogël. Populli e mbështet Partinë e Punës, ka besim tek ajo. Disa nga ai i kundërshtojnë asaj, komunisteve nuk janë të zëra të popullit, nuk është ai zëri real i masës. Kjo mbështetje nuk vjen se është kështu e masuar populli, të duartrokasë edhe pa bindje. Aspek Kryesorja është se populli mbështet e s'ka si të mos mbështesë proceset demokratizuese që ndërmerr Partia, programin që ajo për zgjidhjen e vendit. Asnjë forcë tjetër veç saj s'mund të jetë aktulisht program në bindës, asnjë forcë tjetër nuk mund të realizojë si ajo qëësi e stabilitet, asnjë forcë tjetër nuk mund të zgjoi kaq siguri për të ardhmen. Ky është një terren i favorshëm që e bën të frytshme punën e organizatave të Partisë, kur ajo është këmbëngulëse e pasionante, e qartë dhe e zgjuar. Pa pasion e këmbëngulje nuk mund të ketë kurfarë reformimesh e rinovimesh.

Ata që do populli

Filloi paraqitja e kandidatëve për deputetë në Kuvendin Popullor Masa vlerëson e propozon më të mirët TIRANË «Mbledhja na shkoi mirë. Kandidaturat që u paraqitën ishin të gjitha të besueshme për ne». Kështu na thanë një grup njerëzish kur dolën nga takimi për paraqitjen e kandidaturave për deputetë të prof. Hamit Beqjes, të Ylli Zaloshnjes dhe Pirro Beggarfit. Duket sikur kjo përgjigje është që si është kohës, së para disa vjetësh, kur mbledhshim dhe formalish, paraqitën kandidaturat, fushata fillonte e mbaronte pa konkurrencë. Procesi i thellimit të demokracisë të jetës së vendit solli ndryshime dhe në ligjin elektoral, prandaj po ndryshojnë edhe mendësitë e praktikave të vjetra. Por kjo nuk do të thotë që kandidatët të mos autoritet të plotë në popull, si në zonën 213 të mos miratohen me respektim që ka masa për personalitet e veta. Ndërkohë janë paraqitur zonat të tjera të tjera kandidatë, që për ta flitet ndryshe. Në zonën e zgjedhjeve nr. 205, ku përfaqësohen banorë të lagjes nr. 2, u paraqitën kandidaturat e ish-ministrit Leonard Mano e të regjisor Ylli Pepo. U paraqit edhe veprimtaria, aftësitë, detyrat që kanë kryer e kryejnë, autoriteti që kanë krijuar në popull, si intelektualë të dalë nga gjiri i tij. Banorët e kësaj zone shtuan edhe mendimin e tyre, njohjet që kishin, vlerësimet, por krahas tyre, propozuan si kandidatura edhe emrin e kandidatit të shkencave politike - juridike, Fatmir Zanaj, dhe emrat e Ylli Ferzes e të Abdylit Dositi, banorë të kësaj lagjeje që njihen mirë e respektohen si të denjë për kandidaturën e deputetit nga banorët e saj. Pra, kjo ishte një vlerësim, veçse jo për vetëm kandidatët, por për subjektet që i kanë propozuar, të cilët nuk marrin si duhet parasysh që kandidatët, së pari, të njihen mirë hallët dhe problemet konkrete të të njerëzve. Kjo do të thotë, gjithashtu, se populli di të përgjigjet dhe në këtë fazë, madje ky është qëllimi i saj. Duke marrë shkas nga ky fillim i debatit të gjerë shoqëror për kandidaturat si deputetë, ta- (Vijon në faqen 2)

Pretendimi i çdo subjekti: ju paraqitnim bij të popullit

KORÇË Dëgjon biografinë e shkurtër të secilit kandidat për deputet të paraqitura nga subjektet e para-ruara elektorale e të bie në sy një fakt, një pretendim i dukshëm i tyre: këta që u paraqitën janë bij të popullit. Kështu për kandidatin e Partisë së Punës, kështu për atë të bashkimeve profesionale, të rinisë, të frontit. Është kjo një kërkesë që në këtë kohë zhvillimesh të mëdha demokratike merr kuptim të madh dhe nuk mund të përdoret si një slogan propagandistik. Me këtë këndvështrim kjo thënie nuk tingëlloi formale kur në zonën 105 të qytetit të Maliqit para banorëve u paraqit kandidatura për deputet nga ana e Partisë së Punës e Bajram Kolanicit, anëtar i KQ të Partisë dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Ky bir fshati nga Kolaneci i Gorës njihej mirë për punën e vet. Emrin si ekonomist i zoti ia dinë të gjithë banorët. Edhe punonjësit e thjeshtë, jo vetëm specialistët e fushës së vet. Ja, kështu e morën respektin e popullit edhe Safet Habibi, drejtor i ndërmarrjes ... (Vijon në faqen 2)

Përse u mirëpritën kandidaturat e paraqitura?

SHKODËR Në fshatin Reç e më pas edhe në Qafëgradën njerëzit u mblodhën vetëm menjëherë posa u dhanë se do të shpalleshin kandidatët për deputetë në Kuvendin Popullor. Është i natyrshëm interesimi i njerëzve për këtë çast të fushatës së zgjedhjeve. Do të njihen me ata që do t’i përfaqësojnë në organin më të lartë të pushtetit shtetëror, nëpërmjet të cilëve do të ushtrojnë pushtetin e popullit. Aq më shumë tani kur propozoimë bien për kandidatura të ndryshme. U paraqitën dy kandidatura. Organizata e Partisë e rrethit paraqiti si kandidaturë për përbështe më atë të Frontit Demokratik, specialitin e njohur, Shagri Vukaj. Ndërsa organizata e gruas propozoi si kandidate agronomemen e talentuar, Hasije Çela. Që të dy janë bij të zonës ku propohohen dhe me punën e tyre kanë bërë emër të nderuar. Shagrin e njohim si gjithë bijtë e fshatit, është me të vërtetë biri i jonë, - tha një diskutant i moshuar. - E njohim edhe nga puna e tij, por dhe nga familja së cilës i përket. Sepse sa herë është dashur t’i dillet zot vatanit, gjyshërit e familja e fis i tij kanë qenë njerëz që kanë qenë në këmbë, duke dhënë edhe jetën. Në luftën kundër pushtuesve të huaj, strehë për partizanët u bë e tërë Reçi, por familja e Bejto Fisalisë (babai i kandidatit ishte nga më të parët. Atëherë si mund të mos u besosh njerëzve të tillë? Njerëzit duan të dinë kush je, çfarë përfaqëson, çfarë ke bërë e në jetën tënde? Kjo ndodhi dhe në zonën e zgjedhjeve 190, ku u propozuan këto dy kandidatura. Duke qenë specialistë të aftë si Shaqir Vukaj dhe Hasije Çela, i njohëshshit janë të lidhur me punën e me njerëzit, të krijojnë menjëherë ndjenjën e besimit e të respektit. Ja përse njerëzit të tillë u mirëpritën si të zgjedhur të mundshëm nga banorët e zonës. Prandaj ata i miratuan njëzëri të dy kandidaturat për deputetë në Kuvendin Popullor. BEDRI ISLAMI

Komision shtetëror për çmimet dhe pagat

U krijua Komisioni Shtetëror për një studim tërësor të problemeve të çmimeve e të pagave, i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Bujar Kolenaci. Ky studim ka për qëllim përmirësimet e mëtejshme në sistemin e çmimeve dhe të pagave në përshtatje të zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik në vendin tonë. Në përfundim të studimit, Këshilli i Ministrave do të marrë vendimet përkatëse. (ATSH)

Mbërriti në vendin tonë një delegacion qeveritar turk

Në kuadrin e marrëdhënieve të miqësisë e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë, dje mbërriti në vendin tonë një delegacion ekonomik qeveritar turk, i kryesuar nga ministri i Shtetit, Ishin Çelebi. Qëllimi i vizitës së ministrit turk dhe delegacionit që ai kryeson është të përcaktojnë e vizitojnë në vendin tonë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Turgut Ozal, i cili është Ramiz Alia. Presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia. Sikurse është bërë e ditur, presidenti i Shqipërisë, dhe ai i Turqisë u takuan në Nju Jork gjatë të punimeve të sesionit të 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme, Altin Ylli, drejtorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Guadar Toto, si dhe funksionarë të tjerë nga dikastere të ndryshme. Delegacionin gjithashtu ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Republikën e Turqisë, Nesip Kaçi, dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Turqisë në Tiranë, Teoman Surenkok. Delegacioni turk përbëhet nga një numër i madh funksionarësh dhe ... (Vijon në faqen 4)

Ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave Farudin Hoxha priti ministrin e Shtetit të Turqisë Ishin Çelebi

Dje delegacioni qeveritar turk, i kryesuar nga ministri i Shtetit, Ishin Çelebi u prit në selinë e Këshillit të Ministrave nga ministrat pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha. Gjatë takimit Farudin Hoxha i uroi mirëseardhjen mikut turk dhe shprehu bindjen se bisedimet që do të zhvilloheshin në Tiranë do të jenë të frytshme dhe të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të bashkëpunimit në fushën me interes të ndërsjellë në dobi të forcimit të miqësisë tradicionale e vëllazërore midis dy popujve tanë si dhe të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Turqisë. Në takim ndodhej edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Taton Nano. Për nder të ministrit të Shtetit të Turqisë, Ishin Çelebi, ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë, Farudin Hoxha, shtroi mbrëmë një darkë në hotel «Dajt», e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë miqësore. (ATSH)

U nis për në Finlandë zëvendësministri i Punëve të Jashtme

Me ftesë të sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme të Finlandës, u nis për një vizitë zyrtare në Helsinki, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Sokrat Plaka. Gjatë kësaj vizite zëvendësministri i Jashtëm Shqiptar do të takohet e do të zhvillojë bisedime me homologun e tij, Ake Vihtol, si dhe me personalitete të tjera të vendit, për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Finlandës. (Vijon në faqen 4)

Shpallet lejimi i Partisë Ekologjike

Ministri i Drejtësisë Enver Hali, thirri dje në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësues nga grupi organizues i Partisë Ekologjike, ndër më kërkesën që ata kanë bërë për miratimin e Partisë Ekologjike konform dekretit të Presidentit të Kuvendit Popullor 7442, datë 17.12.1990. Ai, pasi u njoh me programin dhe dokumentet e tjera, të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e RPS të Shqipërisë dhe dekretet e Presidentit të Kuvendit Popullor, komunikoi urdhërin e tij, për miratimin e kërkesës për lejimin e formimit të Partisë Ekologjike, si dhe regjistrimin e saj në librin përkatës dhe depozitimin e akteve në arkivin e kësaj ministrie. Kopja e këtij urdhëri, i cili hyn në fuqi menjëherë, iu dorëzua grupit organizues për formimin e Partisë Ekologjike. (ATSH)

«ME KË JE TI?»

Pyetje e ditës. Pyetje e rrugës. Pyetje familjare, aty-këtu dhe zyrtare, ja bën shokët-shokut, vëllai-vëllait, eprori vartësit dhe anasjelltas. Duan të thonë që një grua me ndjenjë të zhvilluar humorit i tha burrit: «A provojnë se si mund të jetojë dhe pastaj më njohin?» «Kjo pyetje e drejtpërdrejtë - më ke, ti?» për aq sa lexohet në fjalët e saj, nuk ka asgjë të keqe. Çdo njeri është i lirë që me bindje të zgjedhë partinë që e plotëson idealet e tij. Dhe këtë e vërtetë me fare qartë këto ditë. Plot njerëz regjistrohen në Partinë Demokratike. Plot të tjerë, që ndoshta deri dje kishin një pozicion të dukshëm indiferent, pikërisht në këtë momente, kur shumë njerëz vihen në provë, kërkojnë me dëshirë dhe bindje të futen në Partinë e Punës. Dhe janë pranuar me qindra komunistë. Zgjedhja e tyre në këto momente është dëshmon një besnikëri e shtuar në vërtetë. Pra nuk ka asgjë të keqe pyetja. Por e keqja qëndron në papastërtat e saj. «Me kë je ti? Me Partinë e Punës? Domethënë nuk qenke demokrat...». Këtë e thonë njerëz që nuk kanë respekt për demokracinë. Mes tyre dhe majtë komunistë, si ata që janë një komunistë të ndershëm, të sinqertë e masovik: «Oh, po ti qenke demokrat...». Po, demokrat jam. Demokrat kam qenë dhe i tillë do të mbetem. Dhe sa më shumë demokrat të jem, aq më shumë komunist jam! Demokracia, pra pushteti i popullit, ka qenë dhe mbetet aspirata më e fuqishme e komunisteve. Për pushtetin e popullit u ma-sakrun patriotët e shquar të Rilindjes sonë Kombëtare. Për pushtetin e popullit dhanë jetën 28 mijë dëshmorë. Për pushtetin e popullit janë bërë sakrifica të panumërta në çdo kohë. E pra, pushteti i popullit është vetë demokratik. Zhvillimet e vrullshme, ndryshimet cilësore që u bënë kohët e fundit, veçanërisht pas Plenumit të 8-të të KQ të Partisë janë një thellim i vazhdueshëm i vetë demokracisë. Kur themi që Partia jonë është iniciatore e demokratizimit (e gjitha plenumet e saj të vitit 1990 i janë kushtuar këtij problemi), është një absurditet të na i dash boshunim nga luftrën i vërtetë për demokraci. E pra, luftrët e vërteta për demokraci. Është pikërisht kjo që Partia jonë e Punës, pranon pa paragjykime në skenën politike edhe parti të tjera. Kushdo që mendon e lufton për lirinë, pavarësinë, përparimin e vendit e gjithë mirëqënien më dialog me Partinë e Punës. Këtë e theksoi edhe Aktiviti Kombëtar i Partisë që mbajt në Tiranë. Tjetër punë, pas taj par ata që prapa rrjedhës së demokratizimit çflehin qëllime të mbrapshta, kërkojnë revansh, kërkojnë hakmarrje, kërkojnë shfrimin e mëllefeve inatore për këtë apo atë «padrjetësi». Asnjë padrejtësi nuk mund të rregullohet me një padrejtësi të dytë. Asgjë demokratike s’mund të ketë me mëllefin antidomokratik, ngado që të vijë ai. Ai do t’i shtypte njerëzit edhe në mendime të papërcara, në fyerje e veprime që nuk i ka një hijë demokracie, që në thelb janë kundër saj. NAMIK DOKLE