09/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 janar 1991

SHOKU RAMIZ ALIA PARAQITET KANDIDAT PËR DEPUTET NË KUVENDIN POPULLOR I PPSH-së DHE BRPSH-së

NË ZONËN E ZGJEDHJEVE NR. 218 TË RRETHIT TË TIRANËS Dje pasdite, qindra banorë të lagjeve «Themelimi i parë», «Beteja e Albanës» dhe «Kongresi i Manastirit» në rajonin numër 3 në kryeqytet, që bëjnë pjesë në zonën e zgjedhjeve numër 218 të rrethit të Tiranës, u mblodhën në Teatrin e Operës dhe Baletit për të paraqitur kandidatë për deputetë në organin më të lartë të pushtetit shtetëror, Kuvendin Popullor. Kanë ardhhur këtu veteranë të luftës e të punës, punëtorë ushtarakë, të rinj e të reja etj. Midis tyre ka banorë të lagjes ku ndodhet shtëpia muze e Themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë (sot PPSH). Mblodhjen e hapi kryetari i frontit Demokratik të lagjes «Beteja e Albanës», Taras Begeja. Pastaj e mori fjalën sekretari i Komitetit Qendror të PPSH dhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, shoku Xhelil Gjoni, i cili në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë paraqiti si kandidatë për deputetë në këtë zonë elektoral Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokun Ramiz Alia. Unë e tha, tha të tjera ai, që kjo është një dëshirë e zjarrtë dhe kërkesë e shprehur nga vetë ju, banorët e kësaj zone, sepse shoku Ramiz ka qenë edhe deri sot deputeti i juaj dhe ju ka përfaqësuar denjësisht në organin më të lartë të pushtetit popullor. Ju e njihni si e gjithë Shqipëria shokun Ramiz, figurën dhe veprën e tij në shërbim të popullit dhe Partisë. Pastaj ai foli për figurën e shokut Ramiz Alia dhe veprimtarinë e tij të transformimeve madhështore që e shndërruan Shqipërinë në më pak se gjysëm shekulli nga një vend me gjendje ekonomike sociale gjysëm feudale, në një vend që ka hyrë në rrugën e zhvillimit e të përparimit ekonomik-kulturor. Atij dhe Partisë së Punës që e udhëheq, u takon merita e ideatorëve dhe luftëtarëve të flaktë për thellimin e nismave historike për demokratizimin e pandalshëm të jetës së vendit, të fuqizimit të modernizimit të ekonomisë, të rritjes së mirëqenies së mbarë punonjësve. Ai, si dhe Partia që udhëheq, kurrë s’kanë vënë mbi kokë asgjë tjetër, përveç interesave të popullit. Shoku Ramiz, tha ai, është ideatori dhe frymëzuesi i Projekt-kushtetutës së re të RPS të Shqipërisë. Ai është programuesi e iniciatori i reformës së thellë ekonomike të ndërmarrë kohëve të fundit, që do të ndihmojë të kapërcehet në një kohë të shkurtër gjendja e vështirë ekonomike, do të sigurojë një shfrytëzim më racional të pasurive kombëtare, një rikonstruksion dhe modernizim në shkallë të gjerë të teknikës e teknologjisë, realizimin e programit ushqimor, duke shtuar sasinë e cilësinë e mallrave të konsumit të gjerë dhe një bashkëpunim ... ... të kësaj zonë, sepse shoka Ramiz ... ka qenë edhe deri sot deputeti i ju... aj dhe veprimtarinë e tij gjatë viteve të Luftës Nacionalçlirimtare e deri në ditët e sotme si udhëheqës i dashur e mendjemprehtë i Partisë, shtetit e mbarë popullit tonë. Pasi vuri në dukje veprimtarinë e shokut Ramiz si drejtues i rinisë dhe i formacioneve luftarake partizane qysh në moshë të re, folësi theksoi se pas çlirimit ai u ndodh përkrah shokut Enver Hoxha në radhët e para të udhëheqjes të rindërtimit të vendit dhe ndërtimit të shoqërisë së re socialiste. Shoku Ramiz ka luajtur një rol të rëndësishëm në kryerjen e të... save punonjëse. kokë asgjë tjetër veç interesave të popullit, veç lirisë, pavarësisë, sovranitetit e përparimit të atdheut. Më poshtë ai vuri në dukje kontributin e çmuar që ka dhënë e jep shoku Ramiz Alia në forcimin e unitetit të popullit, forcimin e shtetit juridik, për sigurimin e të drejtave dhe detyrave të njeriut, sipas normave evropiane të kohës, duke qenë kurdoherë kundërshtar i vendosur ndaj burokratizmit e paaftësisë që mbyt vullnetin revolucionar të masave dhe pengon shfrytëzimin e tërë mundësive që ekzistojnë në gj... programit ushqimor, duke shtuar sas inë bashkëpunim më të gjerë ekonomik, prodhues e financiar me partnerë të huaj, duke nxitur edhe investimet e tyre në vendin tonë. Ai u ndal edhe në kontributin e drejtpërdrejtë të shokut Ramiz Alia në përpunimin e politikës së jashtme të vendit tonë, duke theksuar se sipas porosive të tij po punohet që vendi ynë të shndërrohet në një pjesëmarrës aktiv të sigurimit e bashkëpunimit evropian. Në vazhdim të qëndrimit të drejtë të mbajtur (Foto: ATSH)

SHOKU ADIL ÇARÇANI PRITI MINISTRIN E SHTETIT TË TURQISË ISHIN ÇELEBI

Dje pasdite kryetari i Këshillit të Ministrave i RPS të Shqipërisë shoku Adil Çarçani, priti në selinë e Këshillit të Ministrave delegacionin ekonomik qeveritar turk të kryesuar nga ministri i Shtetit Ishin Çelebi. Në pritje merrnin pjesë ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetar i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë Farudin Hoxha, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Fatos Nano dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. Ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Ankara Nesip Kaçi dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë Teoman Surenok. Shoku Adil Çarçani zhvilloi me mikun nga Turqia një bisedë të ngrohtë dhe të përzemërt. Pasi vuri në dukje miqësinë e ngushtë tradicionale që lidh dy popujt dhe dy vendet tona, traditat dhe zakonet e tyre të përbashkëta, ai theksoi se shtimi i kontakteve politike dhe vizitat e personaliteteve të larta, dëshmojnë për dëshirën e të dy qeverive për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjelltë. Marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke janë njëkohësisht dhe një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Populli shqiptar, tha ai, ndjek me vëmendje përparjet e Turqisë, e cila këto vitet e fundit ka patur stabilitet e zhvillim të gjithanshëm dhe gëzohet sinqerisht për të. Në vazhdim, duke folur për gjendjen në Shqipëri, shoku Adil Çarçani vuri në dukje procesin e demokratizimit dhe reformat e ndërmarra në fushat politike, ekonomike, social-kulturore etj, të cilat janë të lidhura me kushtet e brendshme si dhe me ato ndërkombëtare. Këto reforma krijojnë kushte të favorshme dhe i japin nxitje të mëtejshme marrëdhënieve ekonomike e financiare midis dy vendeve. Gjithashtu ai foli për punën që po bëhet për të vënë mbi baza të shëndosha shtetin juridik, për përsosjen e legjislacionit, duke miratuar dekrete të posaçme lidhur me investimet e huaja në Shqipëri, marrjen e kredive, apo sigurimin e kapitaleve të huaja. Shoku Adil Çarçani shprehu dëshirën e qeverisë shqiptare për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve si dhe bindjen se kjo vizitë e delegacionit ekonomik qeveritar turk do të kontribuojë në këtë drejtim. Më poshtë ai u ndal në disa aspekte të politikës së jashtme të shtetit shqiptar, e cila synon në ruajtjen e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të popullit tonë. Nga ana e tij ministri i shtetit turk Ishin Çelebi, pasi falenderoi për pritjen e ngrohtë, midis të tjerash tha se kemi ardhur në Shqipëri në dritën e bisedës të Presidentit Ramiz Alia me presidentin Turgut Ozal në takimin që patën në Nju Jork dhe të vizitës së suksesshme që ju zot kryeministër bëte në vendin tonë. Turqia, tha ai, i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë. Ai vlerësoi procesin e demokratizimit që po kryhet në vendin tonë dhe shprehu bindjen se gjatë kësaj vizite e në të ardhmen do të arrihen rezultate konkrete, që do të çojnë në forcimin e mëtejshëm të miqësisë midis dy popujve e vendeve tona, miqësi që ka rrënjë të thella të mbështetur në histori. (ATSH)

Ministri i Jashtëm priti ministrin e Shtetit të Turqisë

Dje ministri i Punëve të Jashtme i RPS të Shqipërisë, Reis Malile, priti ministrin e Shtetit të Turqisë, Ishin Çelebi, i cili kryeson delegacionin qeveritar turk. Gjatë takimit, që kaloi në një atmosferë të ngrohtë e të përzemërt, Reis Malile dhe Ishin Çelebi vlerësuan marrëdhëniet tradicionale e miqësore midis dy vendeve dhe nënvizuan gatishmërinë e zgjërimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Ata shprehën dëshirën e përbashkët për shtimin e kontakteve politike, ngritjen e nivelit të tyre në dobi të forcimit të miqësisë dhe të konkretizimit të bashkëpunimit të gjithanshëm në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë ekonomike. Gjithashtu u vu në dukje se marrëdhëniet miqësore midis të dy vendeve tona janë faktor i rëndësishëm, që kontribuon për çështjen e paqes e stabilitetit në Ballkan. Fryma e mirëbesimit, e mikrëkuptimit dhe e dialogut konstruktiv në Ballkan do ta çojë edhe më përpara procesin rajonal dhe do ta integrojë atë gjithnjë e më shumë në proceset evropiane. Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera të situatës së sotme ndërkombëtare. Të pranishëm në këtë takim ishin ambasadori i Turqisë në Shqipëri Teoman Surenok dhe ambasadori i Shqipërisë në Turqi Nesip Kaçi. Po dje delegacioni ekonomik qeveritar turk, i kryesuar nga ministri i Shtetit, Ishin Çeleb, pati një takim me ministrin e Tregtisë së Jashtme, Shane Korbeci. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, për shtimin e gamës së mallrave të eksport-importit dhe u nënvizua dëshira e përbashkët për konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik. (ATSH)

Delegacioni qeveritar turk bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha

Dje para dite, delegacioni ekonomik qeveritar turk, i kryesuar nga ministri i Shtetit, Ishin Çelebi, bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha. Dje para dite, Ishin Çelebi, bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha. Ministri i Shtetit Turk, Ishin Çelebi, vendosi një kurorë pranë Monumentit «Nënë Shqipëri» dhe një tufë me lule në varrin e udhëheqësit të popullit shqiptar, Enver Hoxha. Në këtë ceremoni delegacioni shoqërohej nga sekretari i Komitetit Ekzekutiv të K.P të rrethit, Zyber Sinani, komandanti i Garnizonit të Tiranës, Bajram Mana dhe kryetari i degës së Protokollit në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, Ymer Çeliku. Ndodheshin gjithashtu ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Ankara, Nesip Kaçi dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Turqisë në Tiranë, Teoman Surenok. (ATSH)

Në «Shoshen» e mendimit kolektiv

- Nuk është e thënë që kandidati të jetë banor i zonës ku propozohet. Deputetët e mëparshëm për 4 vjet nuk bëri asnjë takim me zgjedhësit. A duhet që të gjitha subjektet elektorale t’i paraqesin kandidatët njëkohësisht? - ELBASAN Edhe me banorë të lagjes së Re, asaj «8 Nëntori» dhe «Vullnetari» të qytetit të Elbasanit, të përfshirë në zonën e zgjedhjeve nr. 46, filloi shpallja e kandidaturave për deputetë në Kuvendin Popullor. Si kandidat i PPSH-së për këtë zonë, u shpall inxhinieri Pertef Zhegu, drejtor në uzinën 12 të kombinatit të hekur-nikelit. Zgjedhësit që e morën fjalën theksuan se kandidati i propozuar, kudo që ka punuar është shquar si specialist i aftë, ka qenë i lidhur me punonjësit dhe ka mbrojtur interesat e tyre. - Uzina 12, ka më se një vit që është nga ndërmarrjet pararojë të rrethit, pas shumë vitesh mosrealizimesh», - tha zgjedhësi Vangjel Rula. Ai shtoi se Pertefi është i drejtë, këmbëngulës për t’i çuar gjërat gjer në fund. Zgjedhës të tjerë, si Ilo Ballta, Kostandin Hyka, Vait Sulku, Ibrahim Gjoshi etj. theksuan se kandidati ka dhënë prova të mjaftueshme që në vite më parë dhe vazhdon të japë edhe tani, prandaj jemi të bindur se ai do të na përfaqësojë denjësisht në Kuvendin Popullor. Pati edhe mendime nga zgjedhësit Jani Kamani, Dhimitër Toni, Fatime Ferozi e Kujtim Sa... (Vijon në faqen 2)

Miting solidariteti me Partinë e Punës

- Në Poliçan të Skraparit - Komiteti i Partisë i rrethit Skraparit organizoi në sheshin qendror të qytetit të Poliçanit një miting solidariteti me fjalimin e shokut Ramiz Alia në Aktivin Kombëtar të PPSH-së dhe me programin e ri për fushatën elektorale dhe për tërë legjislaturën e ardhshme. Merrnin pjesë punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, banorë nga fshatrat përreth, veteranë, komunistë, ushtarakë, të rinj e të reja etj. Në fjalën e rastit që mbajti sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Elmaz Puto, ndër të tjera theksoi se populli, trim, liridashës e punëtor i rrethit të Skraparit i cili kurdoherë ka vënë mbi gjithçka interesat e Atdheut, e ka lidhur bes...të tij me Partinë e Punës. Fjalën e mbajti edhe programatik i shokut Ramiz Alia në Aktivin Kombëtar të Partisë dhe programi i saj për fushatën e zgjedhjeve njohën zemrat e popullit, rritën besimin e tij tek Partia për të ecur në rrugën e demokratizimit të jetës së vendit që ka ndërmarrë u udhëheq ajo me urtësi e largpamësi. Gjithashtu ai foli për mobilizimin e punonjësve të rrethit për zbatimin e masave që ka marrë Partia e Punës për forcimin e ekonomisë, për zbatimin me sukses të mekanizmit të ri ekonomik, si dhe vendosmërinë për të shkuar me arritjet e reja në votimet e 10 shkurtit dhe për t’i dhënë votat për kandidatet e Partisë së Punës. Në miting folën veterani Qani Sa...ja, kryetari i Bashkimeve Profesionale të qytetit, Lilo Kapllani, veprimtarët e organizatave të masave, Sali Thana, Turfan Nuhu, Margarita Shatro, mësuesi Pasho Çela etj. Ata shprehën solidarizimin e tyre me fjalimin e shokut Ramiz Alia dhe programin e Partisë së Punës për fushatën e zgjedhjeve, duke theksuar se në shohin rrugën që ka ndjekur e ndjek Partia për ruajtjen e lirisë e pavarësisë, zhvillimin e pandërprerë të vendit, si dhe premtuan të bashkuar me Partinë e Punës do të mbështesin me tej procesin e demokratizimit të jetës ekonomike shoqërore, që ka ndërmarrë ajo. Nga mitingu u dërgua një telegram Komitetit Qendror të Partisë dhe shokut Ramiz Alia. (ATSH)

Takim i Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor shokut Ramiz Alia me një përfaqësues të Partisë Demokratike

Dje pasdite në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor shoku Ramiz Alia priti një përfaqësues të Partisë Demokratike të përbërë nga kryetari i Komisionit nismëtar të kësaj partie Azem Hajdari, si dhe Sali Berisha, Gramoz Pashko, Afrim Imami, Aleksandër Meksi e Genc Pollo. Gjatë takimit u bisedua lidhur me zgjedhjet e afërme të Kuvendit Popullor. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i paraqitën Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor kërkesat e tyre të njohura lidhur me zgjedhjet e reja të para shtyrjes së tyre. Shoku Ramiz Alia u shpjegoi atyre situatën politike e ekonomike të vendit, e cila bën çdo ditë e më urgente një konsultim elektoral sa më të shpejtë, të lirë e të hapët me popullin. Në gjendjen e sotme, tha ai, nuk duhen parë interesat e ngushta partiake, por interesat e larta të popullit e të kombit, të cilat do të vihen në një rrezik të madh, në qoftë se organet legjislative e ekzekutive të shtetit, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e reja, nuk marrin një votbesim imediat nga populli. Kuvendi i ri Popullor duhet të jetë, përfundoi shoku Ramiz Alia, kuvendi i përfaqësuesve të drejtëpërdrejtë të popullit, shprehje e vullnetit të tij të lirë politik dhe jo arenë e parcelizuar e partive politike. Detyra e partive është të ndihmojnë popullin të ushtrojë pushtetin e tij të vërtetë, të vetqeveriset. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të pranishëm të Partisë Demokratike të reflektojnë më mirë mbi situatën në vend dhe të kontribuojnë me sa mundin për frymë demokratike e patriotike për përmirësimin e saj. (ATSH) [shënim me dorë: 2 P. 09.01.91]

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E RSF TË JUGOSLLAVISË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Predrag Pjanic, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Bashkim Dino dhe të tjerë. Ambasadori shoqërohej nga diplomatë të ambasadës së RSF Jugosllavisë në Tiranë. (ATSH)

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë do të bëjë një vizitë në Kinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sazan Bejo, bëri dje të ditur se, me ftesë të ministrit të Jashtëm të RP të Kinës, Qian Qi Chen, ministri i Jashtëm i RPS të Shqipërisë, Reis Malile, do të bëjë më 22 janar një vizitë në Kinë. Vizita e fundit marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës kanë patur një zhvillim pozitiv dhe miqësor, tha ai, dhe shprehu bindjen se vizita e ministrit të Jashtëm shqiptar do të shërbejë për pasurimin e tyre të mëtejshëm në fusha të ndryshme me interes reciprok. (ATSH)

TAKIM ME GAZETARE KOSOVARE

Bashkimi i Gazetarëve të Shqipërisë organizoi dje një konferencë shtypi me gazetare kosovare që ndodhen në Tiranë. Merrnin pjesë drejtues, gazetare të sektorëve të jashtëm të organizatave qendrore të shtypit, të ATSH-së dhe RTV. Gazetarët kosovarë Ibrahim Kelmendi dhe Naime Beqiri, folën mbi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen organet e informacionit masiv në Kosovë si rezultat i represaljeve të serbomëdhënjve kundër popullit të Kosovës dhe mbylljes së shtypit të tij, si dhe për jehonën e problemit kosovar në shtypin ndërkombëtar. Ata iu përgjigjën gjithashtu pyetjeve të shumta që bënë pjesëmarrësit e këtij takimi. Me frymë vëllazërore në konferencën e shkëmbimit mendime për pasqyrimin sa më të gjerë të ngjarjeve të Kosovës në shtypin tonë. (ATSH)

1991: ...erial nga gaz...mi ... M...dio 12.00 ... mesme 22... 14.00 ... 15.10 ... 15.45 ... Muzikë ... 18.10 Nga ... 19.30 ... 20.00 ... Emisioni ... 20.30 ...

(Foto: ATSH)

Bisedime shqiptaro-turke

Dje paradite në një nga sallat e Hotel «Dajti» në kryeqytet filluan bisedimet midis delegacionit ekonomik qeveritar shqiptar, të kryesuar nga ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë Farudin Hoxha dhe delegacionit Çelebi. Nga pala shqiptare në bisedime merrnin pjesë drejtues të specialis... (Vijon në faqen 4)