MBLEDHJE SOLEMNE ME RASTIN E 45-VJETORIT TË SHPALLJES SË REPUBLIKËS
- Merr pjesë shoku Ramiz Alia -
Me rastin e 45 vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave dhe Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të rrethit të Tiranës organizuan mbrëmë në orën 18 një mbledhje solemne në Pallatin e Kongreseve. Merrnin pjesë personalitete shtetërore e partie, punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, veteranë, deputetë e këshilltarë, të rinj e të reja. Të pranishmit pritën me duartrokitje hyrjen në sallë të kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor shokut Ramiz Alia. Mbledhjen e hapi kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës, Llambi Gegprifti. Pastaj u ekzekutua Himni Kombëtar. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani. Për pjesëmarrësit u dha një koncert artistik. (Foto: ATSH) … Një miting i dytë, krejt spontan, i paparashikuar zuri fill aty nga njerëz plot zjarri në zemër që brohorasin me gjithë shpirt për Partinë e Punës e Ramiz Alinë, me të cilët kanë lidhur jetën dhe nuk lejojnë t’ua cenojë askush këtë dashuri që ka kaluar prova të mëdha. Dëshiron të flasë një qytetar, apo një tjetër, por cilido është i pafuqishëm të ngrejë zërin mbi atë valë entuziazmi në përkrahje të Partisë së Punës. Është një pamje e veçantë, e pa jetuar ndonjëherë në këtë qytet që mban emrin e Heroit të Popullit, birit të Kosovës kreshnike, Bajram Currit. Le të na lejohet të themi se ndërsa shkruajmë këto radhë, nuk dimë a shprehim dot atë përkrahje me zemër e dorë të popullit tropojan për gjithçka të mirë e të bukur që kemi krijuar nën udhëheqjen e Partisë, tani kur po ballafaqohemi me ide e pikëpamje, edhe me të tjera forca politike, që kërkojnë të mohojnë këtë të kaluar të lavdishme. Ndërsa në sheshin para pallatit të kulturës «Dardania» dëgjoheshin altoparlantët që përcillnin zërin e folësve të Partisë Demokratike, para një grupi të vogël njerëzish, shtetëron kryetari i qytetit e mbuloi vërshimi popullor në përkrahje të Partisë së Punës. Funksionarët mbanin në krahë edhe fëmijët. Mbi turmën lartohej fotografia e Enver Hoxhës. Kjo që ndodhi sot nuk ka ndodhur kurrë në qytetin Bajram Curri. Është rritur ky qytet si gjigand… Përkrahësit si të njëres parti e dhe të tjetrës janë vëllezër. Në damarët e tyre rrjedh gjak shqiptari e cilido e ka këtë gjak prej këtej dheu e kësaj toke. A ka gjë më të bukur se bashkimi i forcave për qëllimin e madh; të largësimit të atdheut, begatimit të tij, me gjithë energjitë, ndjenjat e përpjekjet tona fisnike. Ja për këtë mendoj, ndërsa ndjek këto pamje që s’i kemi ndeshur kurrë në qytetin tonë. Është i pa mësuar ky qytet me ndarje si kjo e ditës së sotme, prandaj them me gjithë zemër: qofshin përherë i bashkuar e i lumtur qyteti im, që di të respektohesh njëriun, përparimin, atdheun, që thua hapur atë që ke në zemër, për atë që të pëlqen e që nuk të pëlqen. Dialogu me urtësi e gjakftohtësi është kulturë dhe forma më e mirë e shoshitjes së pikëpamjeve politike të gjithsecilit. Ja edhe këto mendoj, ndërsa ndjek me vëmendje atë grup qytetarësh që u shkëputën nga masa e njerëzve dhe u futën në një nga sallat e Komitetit të Partisë së rrethit. Kërkesa e gjithë të pranishmëve është: t’i dërgohet një telegram nga populli i Bajram Currit e i gjithë Tropojës shokut Ramiz Alia, ku të shprehet me gjithë zemër dashuria për Partinë e Punës dhe për udhëheqësin e shtrenjtë. Në një farë kuptimi populli i Bajram Currit sot votoi. Ai i tha Partisë së Punës: «Jemi me ty sa të jetë jeta!». HALIL BUÇPAPAJ Bajram Curri, 10 janar 1991
Besën që i kemi dhënë Partisë nuk e shesim
SHOKUT RAMIZ ALIA
Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së
TIRANË
:
Sot pasdite, në qytetin Bajram Curri, Partia Demokratike organizoi sipas mënyrës së saj një miting. Në këtë miting mori pjesë një numër i kufizuar qytetarësh, ndërmjet të cilëve një grup i importuar simpatizantësh. Gjatë kohës këtë miting e ndiqnin në distancë qindra banorë të qytetit. Në çastin kur organizatorët e mitingut filluan të hedhin baltë mbi figurën e Enver Hoxhës, të PPSH-së, mbi fitoret që kemi arritur gjatë viteve të pushtetit popullor, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në miting, të fyer, në mënyrë spontane, me thirrjet «Parti-Enver, jemi gati kudoherë», «Rroftë shoku Ramiz Alia», «Rroftë demokracia e vërtetë», u drejtuan për në sheshin para Komitetit të Partisë së rrethit. Në këtë kohë, mijëra banorë, ndërmjet tyre gra e fëmijë, vërshuan në rrugët e qytetit dhe u bashkuan me popullin. Si kurrë ndonjëherë tjetër shpërtheu një entuziazëm e solidaritet i pakufishëm për PPSH-në, për fitoret e arritura. Me këngën «Enver Hoxha tungjatjeta», masa e banorëve manifestoi për PPSH për rreth 2 orë në rrugë e qytetit. Lotët e pastër të gëzimit u bënë shkëlqimi më i qartë i ndjenjave e i idealeve të larta që lidhin popullin e Malësisë së Gjakovës me PPSH-në e me ju i dashur shoku Ramiz.
Besën që i kemi dhënë Partisë nuk e shesim dhe nuk e falim në jetë të jetëve. Zëri ynë, betimi ynë do të jetë për jetë me Partinë, për jetë ushtarë besnikë të saj këtu në këto bjeshkë kryelarta. Urimi i zemrave tona për të është: «Rroftë sa mosha e kësaj toke për të mirën e Atdheut e të kombit shqiptar».
NGA MITINGU SPONTAN I POPULLIT TË QYTETIT BAJRAM CURRI
10.1.1991
«Jemi me ty sa të jetë jeta»
DJE NË TROPOJË
- Me teleks nga korrespondenti ynë -
DJE NË TROPOJË
«Jemi me ty sa të jetë jeta»
- Me teleks nga korrespondenti ynë -
Kjo që ndodhi sot në qytetin Bajram Curri, është një ngjarje që meriton të shkruhet. Sapo kish filluar një miting i organizuar nga Partia Demokratike. Ndërsa fliste një nga organizatorët, pranë mikrofonit afrohet një qytetar dhe brohorët: «Rroftë Partia e Punës!», «Rroftë shoku Ramiz Alia!». Shpërthyen duartrokitje, ndërsa njerëzit u çvendosën në mënyrë masive nga sheshi para pallatit të kulturës drejt sheshit përpara Komitetit të Partisë të rrethit. aty nga njerëz plot zjarr Punës e Ramiz Alinë, me të cilët kanë lidhur ...
...the rrethi me një frymë e me një zemër, me dashurinë për Partinë e Punës. Prandaj cilido që përpiqet të hedhë baltë mbi veprën e saj, shihet me përbuzje si ai që mallkon nënën. Është një popull me ndjenja të holla që nuk lejon as burokratitën me veshje demokratike të cenojë ndjenjen e thellë të dashurisë që ka për Partinë e Punës dhe bijtë e vet, nuk lejon të shpërdoheron as fjalët e shenjta «liri» e «demokraci».
Përkrahësit si të njërës parti edhe shqiptari e cilido e ka këtë gjak prej këtij se bashkimi i forcave për qëllimin e madh të ...
FJALA E SHOKUT ADIL ÇARÇANI
Shokë dhe shoqe, motra dhe vëllezër,
Shokë dhe shoqe,
motra dhe vëllezër,
Sot, mbarë populli shqiptar feston 45-vjetorin e shpalljes së Republikës. Kjo përbën një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e tij, që kurorëzoi luftat për liri e pavarësi, drejtësi shoqërore e demokraci, për të cilat kishin ëndërruar e derdhur gjak breza të tërë të këtij trualli.
Republika jonë lindi e ishte rezultat i luftës heroike Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit tonë nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës) me shokun Enver Hoxha në krye, udhëheqësin e saj dhe komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Themellet e saj janë çimentuar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve, me privacionet e sakrificat e panumërta të një populli të tërë.
Koha që nxori Republikën Popullore ka qenë një kohë e lavdishme, prandaj e përkujtojmë sot me respekt.
E festojmë këtë ditë të ngarkuar me mendime, për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen e popullit shqiptar.
Duke zgjedhur formën republikane të qeverimit, Shqipëria tregoi prijen e saj të moçme e shumës të të nderuar për vetëqeverisje demokratike. Republika jonë lindi në një kohë të vështirë, por bijave e bijve të këtij populli nuk ua errësuan shikimin plagët e marra në luftë, që ende kullonin gjak dhe as detyrat e rënda që i prisnin.
Në qoftë se në historinë gati gjysmëshekullore të shtetit të lirë shqiptar do të kërkonim një etapë më shumë analoge e mësime për kohën e sotme, kjo do të ishte pikërisht periudha e lindjes së Republikës.
Ishte kjo periudha e një jetë politike nga më intensivët, siç e kemi edhe sot. Ishte koha kur shteti shqiptar po kalonte një fazë të rëndësishme ligjvënëse, siç po e jetojmë edhe sot, me përsosjen e legjislacionit në fuqi dhe forcimin e shtetit juridik. Nuk mund të harrohet patriotizmi, maturia dhe entuziazmi, me të cilët mbarë populli u angazhua në betejat e ndërtimit të një jete të re, të lirë e të pavarur. Këto virtyte janë edhe sot po aq të nevojshme të shfaqen me tërë forcën e tyre.
Shqipëria hyri në rrugën e saj të zhvillimit në kushtet e një pambetjeje të thellë dhe e shkëputur nga lufta, me strukturën ekonomike e sociale gjysmësfeudale, me 85 për qind të popullsisë analfabete dhe jetën e tij e shkurtuar varfëria dhe sëmundjet e shumta epidemike. Gjatë 45 vjetëve, periudhë kjo relativisht e shkurtër për jetën e një kombi, Shqipëria socialiste nën udhëheqjen e Partisë e Punës dhe djersën e popullit, me sakrifica e privacione të shumta ka krijuar struktura ekonomike të qëndrueshme, një arsim e kulturë të përparuar e për të gjithë popullin, ku arsimi 10-vjeçar është bërë i detyruar. Gjatë kësaj periudhe u siguruan një varg barazish të vërteta ekonomike e sociale për mbarë masat punonjëse, u ruajtën dhe u konsoliduan më tej liria, pavarësia e atdheut, uniteti i popullit, i cili ka qenë faktori themelor që ka siguruar fitoret e arritura dhe përbën garanci për zhvillimin e përparimin e tij në një hap me kombet e qytetëruara të Evropës.
Ne jemi dëshmitarë të luftës së vendosur që po zhvillohet në gjithë vendin për fuqizimin politik, ekonomik e ligjor të Republikës. Sot, duke evokuar fillimet, inkurajojmë veten për të ndërmarrë nisma të reja në dobi të popullit e të përparimit të atdheut.
Ne po punojmë për të zgjeruar pjesëmarrjen e masave në jetën politike dhe në qeverisjen e vendit, sidomos në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të organizuar me parti, duke pasuruar përvojën e krijuar kohët e fundit në fushën e pluralizmit politik.
Detyra jonë e madhe është gjithashtu të zhvillojmë më tej frymën demokratike, vlerat politike dhe ato zhvillime pozitive që karakterizojnë fillimet tona që e frymëzojnë qytetarin përpara të proceseve të reja demokratike për gjallërimin e tërë jetës së shoqërisë.
Tashmë ne e kemi atë përvojë dhe atë pjekuri politike që është e domosdoshme për ta vënë gjithçka nën kontrollin e ligjit, nën pushtetin e drejtësisë. Shteti ligjor do të sigurojë pavarësinë e nevojshme për veprimet e qytetarëve, ndërmarrjet e institucioneve dhe për të gjitha subjektet politike, sociale e ekonomike. Mbi këtë bazë do të zhvillohet një demokraci e qytetëruar, që do të garantojë integritetin e individëve e të bashkësive, të organizatave e shoqatave, si kusht i domosdoshëm për ruajtjen e vetë integritetit, të identitetit e të pavarësisë së Shqipërisë.
Shteti ligjor që po ndërtojmë, mbështetet në parimet e përgjithshme të drejtësisë dhe mban parasysh rrethanat e veçanta të vendit tonë. Liritë qytetare në shumë e të pandara nga detyrat qytetare. Të drejtat e njeriut kultivohen e lartësohen drejt niveleve bashkëkohore vetëm në
(Vijon në faqen 2)
U nënshkrua protokolli midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë për problemet ekonomike dhe tregtare
Dje pasdite në Hotel «Dajti» në Tiranë u nënshkrua protokolli midis qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë për problemet ekonomike dhe tregtare.
Në ceremoninë e nënshkrimit merrnin pjesë anëtarët e të dy delegacioneve.
Protokolli u nënshkrua nga kryetari i delegacionit shqiptar, Fardin Hoxha, ministër pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë dhe nga kryetari i delegacionit turk, ministri i shtetit, Işhin Çelebi.
Në protokoll, midis të tjerash, vihet në dukje se në mbledhjet që zhvilluan në një atmosferë të mirëkuptimit të ndërsjellë të miqësisë tradicionale, pala shqiptare dha informacion të gjithanshëm për zhvillimet e reja ekonomike në vend dhe të dy palët, duke theksuar rëndësinë e shqyrtimit konkret të disa objektive të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve, shprehën dëshirën dhe vendosmërinë lidhur me zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve mbi bazën e parimit të përfitimit të dyanshëm. Në përfundim të bisedimeve u konstatua se marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve vitet e fundit janë në rritje, por vëllimi i tyre nuk i përgjigjet mundësive reale të potencialeve ekonomike të të dy vendeve, prandaj u ra dakord që të
(Vijon në faqen 4)
KRYEMINISTRI I FINLANDËS PRITI ZËVENDËSMINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË
Kryeministri i Republikës së Finlandës, Harri Holker, priti zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Sokrat Plaka.
Në këtë takim, kryeministri Holker shprehu kënaqësinë dhe dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis Finlandës e Shqipërisë dhe theksoi konsideratën e tij të lartë për takimin dhe bisedën që ka patur me presidentin Ramiz Alia në Nju Jork gjatë sesionit të 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zëvendësministri Sokrat Plaka pasi e informoi kryeministrin finlandez për proceset e demokratizimit në të gjitha fushat e jetës në vendin tonë dhe për dëshirën e qeverisë shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh i dorëzoi atij një mesazh miqësor të kryetarit të Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani.
Kryeministri Holker shprehu kënaqësinë për mesazhin dhe ftesën
(Vijon në faqen 4)
Mbërriti në vendin tonë presidenti i kompanisë gjermane «Rukert»
Dje mbërriti në vendin tonë presidenti i kompanisë gjermane «Rukert» me qendër në Munih, zoti Valter Cel.
Së bashku me të erdhën edhe një grup drejtuesish të bankave shtetërore të Gjermanisë dhe Austrisë.
Në aeroport ata u pritën nga kryetari i Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Fardin Hoxha.
Presidenti Valter Cel deklaroi se
(Vijon në faqen 4)