13/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 janar 1991

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI PRESIDENTIN E FIRMËS ITALIANE «ITALTREIT», RAFAELO FELLAH

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, shoku Ramiz Alia, priti dje në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, presidentin e firmës Italiane «ITALTREIT», Rafaelo Fellah, i cili i dorëzoi atij një mesazh miqësor nga ana e kryeministrit të Republikës Italiane Xhulio Andreoti. Në këtë mesazh shprehet interesi me cilin pala italiane ndjek procesin e transformimeve që po kryhen në Shqipëri dhe që kanë për qëllim vendosjen e një sistemi pluralis dhe demokratik. Reformat që po bëhen nga qeveria Shqiptare, thuhet në këtë mesazh, ndodhin në një moment delikat për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ato kontribojnë për forcimin e këtyre transformimeve që bazohen në një angazhim në rritje të tolerancës dhe bashkëpunimit reciprok, drejt një afrimi midis vendeve me sisteme të ndryshme. Shoku Ramiz Alia, i kërkoi zotit Rafaelo Fellah, t’i transmetojë zotit Xhulio Andreoti, falenderimet e tij për këtë mesazh miqësor. Presidenti i firmës Italiane i foli kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor shokut Ramiz Alia, mbi projektet e bashkëpunimit ekonomik të firmës së tij në marrëdhëniet shqiptare, të cilat ai i quajti fitim prurëse për të dyja vendet. Shoku Ramiz Alia, e vlerësoi këtë bashkëpunim jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe si rrugë e mjet për forcimin e miqësisë e të afrimit midis dy vendeve tona fqinje. Rafaelo Fellah i dorëzoi gjithashtu shokut Ramiz Alia një koleksion të librave të shkruara nga kryeministri Italian, Xhulio Andreoti, të dhuruara nga autori, që një shef i njohur publicist dhe politikan i shquar. Në pritje ndodheshin drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare prof. Sofokli Lazri, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Itali, Dashnor Dervishi. (ATSH)

Vazhdon paraqitja e kandidatëve për deputetë në Kuvendin Popullor

Shkuam me bindjen e besimin se të gjithë jemi të interesuar që në organin më të lartë të popullit do të propozojmë e zgjedhim bijtë e bijat më të mira të popullit, përfaqësuesit më të ... (Vijon në faqen 2)

Miratohen kandidaturat

- LIBRAZHD - Punonjësit e sektorit blektoral të Tokezit të NB-së së Librazhdit që bëjnë pjesë në zonën elektorale të zgjedhjeve nr. 133, pritën me duartrokitje propozimin e kandidaturës së Partisë së Punës për të patur deputet në Kuvendin Popullor Zenel Hysën, sekretar i parë i komitetit të Partisë të rrethit. «E njohim se e kemi dhjallën tonë dhe kemi besim të plotë se do të na përfaqësojë denjësisht», - thanë zgjedhësit Ymer Çota, Shefqet Qoshku, Nazif Kurti e mjaft të tjerë që e morën fjalën. «Fjalët tona janë fjalë zemre për bijtë tanë, tha mjelesja e dalluar Nazife Koçi. Tek shoku Zenel ne shohim komunikimin e thjeshtë që është përkushtuar çështjes së popullit, ndaj dhe votën e japim me gjithë zemër». Po në këtë zonë zgjedhësit miratuan kandidaturën tjetër të p aragitur nga fronti demokratik për Xhelil Zikën, kryetar i kooperativës malore të Lunikut. Diskutantët që e morën fjalën thanë se ai është specialist e kuadër që fjala i ka peshë, sepse në arritjet e mira të viteve të fundit të kësaj ekonomie është puna e roli i Xhelilit, ndaj dhe kandidatura e tij u miratua me unanimitet. Banorët e qytetit minator të Përrenjasit, që bëjnë pjesë në zonën elektorale të zgjedhjeve 137, pritën me duartrokitje kandidaturën e përbashkët të Partisë së PB në qe organin më të lartë të të pushtetit t’i përfaqësojë inxhinieri Hamit Çota, drejtor i minierës së hekur - nikelit, Heroine e Punës Socialiste. «Është rritur bashkë me minierën. Edhe komunist këtu u bë», thanë zgjedhësit Adif Malaj, Fejzulla Sullollari, Shaban Sadushi etj. Kjo minierë filloi e para mekanizmin e ri ekonomik dhe dha shembull në të gjithë rrethin. Prodhimi i hekur - nikelit u rrit në 200 mijë tonë në fund të vitit të kaluar në krahasim me vitin 1986 dhe detyrat u tejkaluan si përpunues në 14 milion lekë. Zgjedhësit premtuan se në votimet e 10 shkurtit do të shkojnë me tejkalim të detyrave të hekur - nikelit të kromit dhe të eksportit. Po në këtë zonë zgjedhësit miratuan kandidaturën e organizatës së gruas për Zhuli(a)te Nakon, kryetare e këshillit popullor të qytetit të Përrenjasit dhe kandidaturën e rinisë për inxhinierin e ri Nevruz Hyskja. XHEVDET ALMETA

Përherë midis zgjedhësve

- VLORE - Mundet që gjatë periudhës së tanishme të mos jenë ndodhur atje me njerëzve të gjithë ata që propozohen si kandidatë për deputet në Kuvendin Popullor. Por veç është e domosdoshme që secili prej tyre të njihet jo vetëm me ç’u thuhët nga njerëzit, për vetën e tij, por dhe me vrejtjet e përgjithësi. Kjo është me rëndësi e me vlerë për veprimtarinë e atyre, që do të fitojnë votën e popullit. Se ja psh ka një shqetësim që shfaqet pothuaj në të gjitha zonat elektorale. Dhe jo vetëm për ata deputetë të deritanishëm, banorë të një rrethi a zone tjetër. Ç’vërejtje pra bëhet konkretisht? Që deputeti të mos duket vetëm një herë, gjatë fushatës, siç ka ndodhur me jo pak prej tyre, e pastaj t’i harrohet edhe emri, dhe fytyra. Shpaljej një dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, për një sesion të tij. Po deputeti, kanë thënë mjaft zgjedhës, nuk duket. Me ç’mendime, me ç’vërejtje, me ç’probleme e sugjerime shkonte ai në atë sesion? Analizohen probleme ekonomike, të arsimit, të kulturës, të shërbimeve etj. Për ç’gjëra konkrete vete deputeti në këto analiza? Ku e si e merr ai mendimin e zgjedhësve? Është i informuar më pas në përgjithësi, pa gjërat konkrete. Janë numëruar ca arritje, të mara nga zyrat e statistikave, pastaj është thënë «ka dhe ndonjë të metë, që organet e pushtetit e të ekonomisë luftojnë të mënjanojnë». Po cfa-

Anarshistët nuk i lejojmë të na prishin mbledhjet

- SHKODER - Jemi dy banorë të lagjes «Naim Gjylbegu», blloku nr. 2, në qytetin e Shkodrës. Në këto ditë të vrullshme të ...

«Jemi të gatshëm të fillojmë nga zbatimi i kontratave e projekteve»

- Intervistë e presidentit të Kompanisë «Rukert» dhe e drejtuesve të bankave shtetërore të Gjermanisë dhe Austrisë dhënë Televizionit Shqiptar - - Zoti Cel, ju jeni president i kompanisë «Rukert» dhe sapo keni përfunduar marrëveshjen me vendin tonë. Do të dëshironim të dëgjonim nga ju për këtë marrëveshje. - Në fillim kam dëshirë të them se për mua, për firmën time, është një nder që qeveria shqiptare, dhe në radhë të parë presidenti i shtetit, Alia; kryeministri Çarçani dhe ministri Farudin Hoxha na ofruan të marrim pjesë në zhvillimin dhe modernizimin e këtij vendi. Dua t’i shpreh falenderimet e mia qeverisë shqiptare, në radhë të parë presidentit të shtetit shqiptar Ramiz Alia; kryeministrit Adil Çarçani, ministrit të bashkëpunimit me Jashtë, Farudin Hoxha, si dhe ministrave të tjerë. - A mund të na përmendni disa nga kontratat dhe projektet e parashikuara? - Ne kemi marrë përsipër zhvillimin e turizmit, hotelet; pastaj kemi porosinë për të zgjeruar aeroportin e Tiranës, për të ndërtuar hidrocentrale; kemi marrë përsipër për telekomunikacion për të gjithë Shqipërinë. Më tej, kemi marrë përsipër të zhvillojmë industrinë e pijëve, atë tekstile. Këto më duket se janë një pjesë nga porositë që kemi marrë. Më lejoni që të shkoj kontratën. Po! Kemi marrë përsipër të zgjerojmë industrinë e nxjerrjes dhe të prodhimit të naftës, si dhe atë të bakrit. - A shikoni ndonjë problem, edhe teknik për të zbatuar këto kontratë të rëndësishme? - Nuk shikoj ndonjë problem këtu, po që se të dy palët, do me thënë Shqipëria dhe ne, sipërmarrësit, së bashku me bankat, gjejmë një konsensus të pranueshëm. Vjenës, kemi për detyrë të merremi me bisnese edhe në Evropën Lindore. Prandaj sot jam tepër i gëzuar që m’u dha rasti të vizitoj Shqipërinë, në vend të cilin ka pasur fare pak informacion në Evropën Perëndimore dhe në Gjermani. Dhe nga pikëpamja e bisnesit bankar, kjo është shumë interesante: Shqipëria është një vend i njohur për pasuritë e saj natyrore, por që ka nevojë për një zhvillim të madh, sidomos në lidhje me infrastrukturën. Dhe sot kemi ardhur këtu për të krijuar një ide për këto që thashë më sipër, pra për të parë mundësitë e bisnesit me këtë vend, si dhe për mundësitë që mund t’i ofrojmë në vendit tuaj për zhvillim. Dhe ne gëzohemi që po gjejmë këtu premisa, këto të bazuara në marrëveshje dhe që na bën të besojmë se këtu mund të ndërtohet diçka; mund të arrihet diçka përsa u përket mundësive. - Cila është shkurtimisht veprimtaria financiare e bankës suaj? - Banka jonë i përket landit të Vestfalisë së Rinit Verior, landit më të madh të Gjermanisë përsa i përket numrit të popullsisë. Ne jemi një bankë universale që vepron në të gjithë sektorët e biznesit bankar. Dua të theksoj se ne kemi për të përmbushur edhe detyra strukturore, domethënë ne financojmë industritë, zhvillojmë zona të tilla që nuk janë aq të zhvilluara sa të tjerat. Por banka jonë njëkohësisht është shumë vepruese edhe në botë. Ne kemi filialet tona në të gjithë botën, ndërkohë kemi ndërtuar ... dhe thurur edhe një rrjet shumë të dendur evropian, pothuajse në të gjitha kryeqytetet e vendeve të Tregut të Përbashkët. Banka jonë është aftagjatë, do me thënë ne financojmë projekte afatgjata, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. Mund të përmend edhe një bashkëpunim me Europën. Investment Bank në Luksemburg, me bankën e EG, qëllimi kryesor i së cilës është ... (Vijon në faqen 2) për telekomunikacionin për të gjithë Shqipërinë. Më tej, kemi marrë përsipër, na duhet edhe një kohë e caktuar. - A shikoni ndonjë problem, edhe teknik për të zbatuar këtë kontratë të rëndësishme? - me bankat, gjejmë një konsens të pranueshëm dhe të realizueshëm për të dyja palët. - Zoti Klaus, ju jeni drejtues i një prej trej bankave më të mëdha gjermane. Si e shikoni bashkëpunimin e bankës suaj me vendin tonë? - Unë jam sot këtu si përfaqësues i Westdeutsch Landesbank konkretisht drejtori i WDB në Vienë. Westdeutsche Landesbank është një bankë e madhe, një nga institucionet më të mëdha të këtij lloji në Evropë dhe ne, filial ... - kontratë të rëndësishme? - për të dyja palët. - suaj me vendin tonë? - lloji në Evropë dhe ne, filial ... përsipër, na duhet edhe një kohë e caktuar. - kontratë të rëndësishme? - për të dyja palët. - suaj me vendin tonë? - lloji në Evropë dhe ne, filial ...

Aratësitë nuk i tej...

Jemi dy banorë të lagjes «Naim Gjylbegu», blok[u] nr. 2, në qytetin e Shkodrës. [titulli i prerë në skajin e sipërm] - SHKODËR - Jemi dy banorë të lagjes «Naim Gjylbegu», bloku vrullshme të procesit të demokratizimit të jetës së vendit, nismëtare e të cilave është Partia e Punës e Shqipërisë dhe shoku Ramiz Alia, optimistë për një të ardhme siç e duam të gjithë bashkë me banorët e bllokut tonë, shkruam në mbledhjen ku do të shpalleshin kandidatët ... (Vijon në faqen 2)

Shoku Adil Çarçani priti delegacionin ekonomik tregtar sovjetik

Dje pasdite kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, priti në selinë e Këshillit të Ministrave zëvendësministrin e ministrisë së Lidhjeve Ekonomike me Jashtë të Bashkimit Sovjetik, Evgeni Ivanoviç Osadçuk, i cili kryeson delegacionin ekonomik tregtar sovjetik. Në pritje merrte pjesë edhe zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme, Kostandin Hoxha. Shoku Adil Çarçani, zhvilloi me delegacionin një bisedë të ngrohtë e miqësore. Ai vlerësoi normalizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, marrëdhëniet tradicionale që mbështeten në tradita të përbashkëta, dhe shprehu ndjenjat e miqësisë së popullit tonë për popullin sovjetik. Ai shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit tregtaro-ekonomik e teknik me afat të gjatë dhe të protokollit për bashkëpunimin tregtaro-ekonomik për vitin 1991 midis të dy vendeve tona. Shoku Adil Çarçani foli për mundësitë që ekzistojnë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, etj, dhe shkëmbeu mendime sidomos për disa probleme që kanë të bëjnë me rinovimin e teknologjisë në degë të ndryshme të ekonomisë, me investimet që mund të kryhen me kapitale të përbashkëta ose me kre... (Vijon në faqen 4)

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë priti zëvendësministrin e Lidhjeve Ekonomike me Jashtë të BS

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë Reis Malile priti dje zëvendësministrin e Lidhjeve Ekonomike me Jashtë të Bashkimit Sovjetik, Evgeni Ivanoviç Osadçuk. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë Reis Malile priti dje zëvendësministrin e Gjatë takimit i cili kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, u vunë në dukje ndjenjat e miqësisë që ekzistojnë midis dy popujve tanë. Reis Malile i shprehu atij dëshirën dhe gatishmërinë e vendit tonë për zhvillimin e konkretizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe BS në fushën politike, ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, të kulturës etj. Gjithashtu ai foli për procesin e demokratizimit të mëtejshëm të jetës në vendin tonë si dhe për disa aspekte të politikës së jashtme. (Vijon në faqen 4)

Takime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe

Në vijim të vizitës së tij në Republikën e Hungarisë, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Fatos Nano, u prit dhe zhvilloi bisedime pa takime të veçanta me ministrin pa portofol të Republikës së Hungarisë, i ngarkuar për marrëdhëniet ndërkombëtare, dr. Ferenc Madl, me ministrin e Financës, Mihaly Kupa, me zëvendëssekretarin e Shtetit për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Imre Szokao, me zëvendëssekretarin e Shtetit për marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, Lajos Berenyi, me presidentin e Bankës Kombëtare Hungareze, Gyergy Suranyi. Në këto takime u shkëmbyen mendime për gjendjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe mbi përparimin e reformave ekonomike, në lidhje të ngushta me situatën e re të krijuar në rajon dhe me proceset e integrimit evropian në tërësi. Gjatë bisedimeve personalitetet e larta shtetërore të Republikës së Hungarisë vlerësuan pozitivisht ha... (Vijon në faqen 4)

Kërkohet anëtarësia e Bankës së Shtetit Shqiptar në FMN dhe BB

Zëdhënësi i Qeverisë, njoftoi se Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë në parim anëtarësinë e Bankës së Shtetit Shqiptar në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB). Në përputhje me vendimin e mësipërm, Banka e Shtetit Shqiptar nisi kërkesën zyrtare për anëtarësi pranë FMN-së dhe BB. Të dy këto institucione financiare ndërkombëtare operojnë në kuadrin e OKB-së. FMN ka si detyrë parësore konsultimin dhe bashkëpunimin midis vendeve anëtare për problemet valutore ndërkombëtare. Ndërsa BB është institucioni i kreditimit afatgjatë për rindërtimin e zhvillimin ekonomik të vendeve anëtare. Normalisht, theksoi zëdhënësi, pas dërgimit të kërkesës zyrtare, procesi i miratimit nga FMN, e më pas nga BB, zgjat 1,5 deri 2 vjet. Por ka raste, si p.sh. me Bullgarinë apo Çekosllovakinë, kur miratimi zgjat vetëm 9-10 muaj. (ATSH)

Dje në minierën e Valiasit

Në mirëkuptim me minatorët Dje, ishte dita e dytë që në minierën e Valiasit nuk u puna. Ndërprerja e punës erdhi për shkak të problemeve të shumta, të pazgjidhura që ishin grumbulluar me kohë. Punëtorët zgjodhën një grup përfaqësuesish për të paraqitur kërkesat e tyre në administratën e ndërmarrjes, e cila, shumicën e tyre nuk kishte kompetenca t’i zgjidhte. Prandaj, dje, që në orën 6 të mëngjesit ... (Vijon në faqen 2)

KONSTANTIN MICOTAQIS, KRYEMINISTER I REPUBLIKES GREKE

Konstantin Micotaqis, është kryeministër i Republikës Greke dhe udhëheqësi i Partisë së Demokracisë së Re. Ai ka lindur në Kania (Kretë) më 1918. Ka kryer studimet për jurisprudencë e ekonomi në Universitetin e Athinës. Më 1940-1941, si oficer i ri, ai luftoi në kufirin greko-bullgar në betejat në përpjekje për të ndaluar avancimin drejt jugut për në Greqi të ushtrisë së Hitlerit. Mbas pushtimit nazist të Greqisë, ai u kthye në ishullin e vendlindjes së tij, Kretë, ku mori pjesë aktive në organizimin dhe drejtimin e rezistencës lokale kundër forcave pushtuese gjermane. Menjëherë mbas luftës, Micotaqis filloi veprimtarinë e tij politike. Ai ribotoi gazetën «Krikis» të Kanias, e cila vazhdon të botohet. Konstantin Micotaqis, ka një karrierë të gjatë në politikën greke, duke u zgjedhur për herë të parë më 1946 në moshën 28-vjeçare si anëtar i parlamentit për Kanian dhe më vonë më 1950, 1951, 1952, 1956, 1958, 1961, 1963, 1964, 1977, 1981 e 1989. Më 1951 ai punoi si nënsekretar i Shtetit për Financat e më pas si ministër i përkohshëm për Komunikacionin e Punët Botore. Më 1963-1964 punoi si ministër i Financave dhe më 1965 si ministër për Koordinimin Ekonomik. Në vitin 1967 kur junta përmbysi qeverinë dhe vendosi diktaturën, Micotaqis u arrestua dhe më pas u lirua shpejt, por u vendos në arrest shtëpie. Ai u largua jashtë vendit, ku jetoi në mërgim për pesë vjet e gjysmë. Pas rënies së juntës më 1974, Micotaqis u kthye në Greqi. Më 1977, ai themeloi Partinë Neoliberale dhe u zgjodh deputet i Kanias. Më 1978 ai u bashkua me Partinë e Demokracisë së Re. Nga 1978 deri 1980 ai punoi si ministër i Koordinimit Ekonomik dhe nga 1980-1981 si ministër i Punëve të Jashtme. Nga tetori 1981 deri në gusht 1984 ai ishte zëdhënës parlamentar i Partisë së Demokracisë së Re dhe anëtar i Byrosë Politike të partisë. Më 1 shtator 1984 u zgjodh udhëheqës i Partisë së Demokracisë së Re. Konstantin Micotaqis mban shumë dekorata greke e të huaja. Ai bëri betimin si kryeministër i Greqisë më 11 prill 1990, pasi partia e tij fitoi në zgjedhjet e 8 prillit me 46,88 për qind të votave, duke siguruar 150 vende në parlamentin me 300 vende.