15/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 janar 1991

POPULLI DO QETËSI

Ndërsa flasim për demokraci e dialog, shpesh vëmë re tension nervor në mjediset e caktuara. Kështu javët e fundit kemi dëgjuar se vjerrëshërimi i disa poetëve, nga poezitë politike po kthehet në «politikë poetike». Ekonomistët po përplasin mbi tavolina lloj-lloj teorish, ca origjinale, ca të kopjuara. Po kështu juristët. Natyrisht, ata janë vetë në gjendje të shmangin teprimet dhe me dialog të kulturuar të ngrohin klimën demokratike të tolerancës. Por e keqja e ditëve të sotme është se një frymë grindjesh po futet diçka më thellë se sa duhet në jetën tonë. Pluralizmi partiak po përvijohet në disa veprime që s’kanë të bëjnë aspak me programet e partive. Një ushtarak, pa më të voglën përgjegjësi qytetare del e qëllon nga ballkoni për të trembur fëmijën. Dy të rinj mitingashë zënë dy pensionistë dhe i përplasin me njëri-tjetrin e tallen me ta vetëm pse u thanë me ndershmëri që janë komunistë. Në qendrën arkeologjike të Firit dikush thërret me alarm policinë pse atje bëhet një bisedë me arkeologët. Në mbledhjet e popullit luten disa djem dhe kërkojnë që të mos diskutohet për kandidatët për deputetë. Dikush që nuk e mban gjakftohtësinë, i kërcënon. Dhe merr përgjigje disa herë më kërcënuese. Ja pra, deri ku rrokullisen punët! Ndërsa në të gjitha llojet e mitingjeve flitet për tolerancë. Por vajtjen në jalamet, a mund të kontrollojmë turmat e eksituara?! Dhe si o kur?! A nuk ka ardhur koha që çelim sytë me gjakftohtësi? Kur një koleguy, gazetat spanjoll, shikon në këtë shfaqjen e forcave destruktive edhe disa frymëzime terroriste, a nuk duhet t’i çelim sytë me gjakftohtësi? Kur në një dhomë universitete dikush duke hedhur gurin e fshehur dorën thërret një parullë revanshiste (vallë a mund të ketë tallje edhe me fjalë të tilla?), a nuk duhet t’i çelim sytë me gjakftohtësi? Mund të provokosh shumëkënd e shumekënd. Po kurrsesi ndjenjat e popullit. Dhe sot shumë tema bisedash janë bërë eksituese. Vetëm me urtësi popullore, tolerancë partiake dhe gjakftohtësi politike mund të mbyllen rubinetat e benzines, aty ku shkëndijat tashmë nuk mungojnë. Në të kundërt do lloj alibie është e pavlefshme. Deri sot mjaft gjëra na kanë munguar dhe kemi shikuar me zili drejt botës. Por qetësia kurrë s’na ka munguar e për këtë bota na e ka patur zili. Le të arrijmë gjithçka që pashikojmë, gjithçka që na nevojitet, por pa sakrifikuar qetësinë dhe sigurinë e popullit. NAMIK DOKLE

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI KRYEMINISTRIN E GREQISË, KONSTANTIN MICOTAQIS

13 - 14 janar : Nga vizita e kryeministrit grek në vendin tonë Të dielën pasdite, në orën 17.00, kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia priti në Pallatin e Kongreseve kryeministrin e Republikës së Greqisë, Konstantin Micotaqis. Pak caste përpara takimit, shoku Ramiz Alia, iu përgjigj pyetjeve që i bënë gazetarë grekë e të huaj dhe të organeve të shtypit vendas për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve shqiptaro-greke etj. Pasaj shoku Ramiz Alia u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me kryeministrin e Greqisë, e cila, tha ai, shënon një ngjarje me rëndësi të marrëdhëniet midis dy vendeve. Si vend fqinjë, tha ai, Shqipëria ka qenë dhe është gjithmonë për marrëdhënie të mira me Greqinë, që t’u përgjigjen kohëve të reja, koncepteve të reja të sotme. Besoj se të dy popujt e vendet tona janë të interesuara të kenë lidhje sa më të ngushta, që kufijtë tanë të jenë të qetë e të qëndrueshëm, që kontributi i Shqipërisë dhe Greqisë në Ballkan të jetë më i rëndësishëm. Ardhja juaj, tha më poshtë shoku Ramiz Alia, do të krijojë një situatë pozitive dhe në zhvillimin e gjithanshëm të Shqipërisë. Koincidon njëkohësisht në planin ndërkombëtar me përpjekjet e mëdha që po bëhen sot për të zëvendësuar frymën e luftës së ftohtë me një frymë paqësore e miqësore. Pasi vuri në dukje angazhimin e të dy vendeve në bashkëpunimin ballkanik dhe në proceset evropiane, shoku Ramiz Alia tha se ardhja e kryeministrit grek në Shqipëri do të shënojë një hap të ri në marrëdhëniet midis të dy vendeve, duke nxjerrë ato më të gjithë fuqishte. Në fund, kryeministri grek Konstantin Samaras, vazhdoi ai, se këtu në Ballkan, shqiptarët e grekë kanë jetuar mijra vjet dhe është në nderin e tyre që në këtë kohë kaq të gjatë nuk kanë patur asnjë luftë. Kemi një të kaluar historike të lavdishme dhe nuk ka asnjë arsye që në këto kohë të reja, të mos ketë marrëdhënie të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë. Mendoi se nuk mungon vullneti i mirë nga të dy palët për të çuar më përpara këtë marrëdhënie në të gjitha fushat. Këtë urim dua ta bëj zotit Micotaqis edhe vizita juaj Shqipëria dhe Greqia, nuk kanë gjë për të ndarë, theksoi presidenti Alia. Ato nuk i kanë borxh njëra-tjetrës as në histori, as sot dhe kanë të gjitha mundësitë të ecin së bashku. I kam thënë mikut tim, Te- edhe vizita juaj në Shqipëri, të ketë sukses. Kryeministri grek Konstantin Mi- cotaqis pasi falënderoi për fjalët e mira dhe vlerësimet që bëri presi- dhe vlerësimet që bëri presi- kësë së Greqisë, Konstantin Mico- taqis. që i bënë gazetare për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve shqiptaro-greke etj. Pastaj kryeministrin grek, Konstantin Mico- taqis dhe personalitetet e larta shtetërore që e shoqëronin atë. Duke i uruar mirëseardhjen zotit Micotaqis presidenti shqiptar shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të kryeministrit dhe delegacionet qeveritare të Republikës së Greqisë, kryeministri, Konstantin Micotaqis. Shoku Adil Çarçani, duke për- shëndetur (Foto: ATSH)

Bashkëpunim ekonomik dhe shprehje e forcimit të miqësisë

Intervista e ditës — Siç është bërë e ditur këto ditë bëri një vizitë në vendin tonë presidenti i firmës italiane «Italtreit», Rafaelo Fellah. Redaktori ynë Viron Gjyshmana i mori këtë intervistë presidentit të «Italtreit». - Për lexuesin tonë do të ishte me interes të dinte se ç’përfaqëson «Italtreit»? - «Italtreit» është një shoqëri e specializuar në koordinimin e sipërmarrjeve të ndryshme afariste. Në vetvete ajo nuk prodhon, por lidh e ndërmjetëson midis firmave të ndryshme brenda vendit dhe jashtë tij, një koordinim ky me përgjegjësi të plotë, dhe siç i themi ne: «me çelësat në dorë», që do të thotë se të gjitha protokollet e nënshkruara i çojmë deri në finalizimin e tyre të plotë. - Konkretisht në Shqipëri me çfarë projektesh keni ardhur? - Dua t’ju bëj një korrigjim të vogël. Sot një pjesë e projekteve janë për mbarëzhvillimin e turizmit në Shqipëri. - Ç’rëndësi ka nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje? - Leverdia është e shumanshme, jo vetëm se në fushën e turizmit do të përfshihen shumë specialistë e punëtorë shqiptarë, por do të jetë projekt pilot ose pararendës edhe për shumë projekte të tjera të këtij lloji në Shqipëri. Kjo do të jetë një rast i mirë sidomos për shumë të rinj shqiptarë që do të mund të futen në botën e turizmit. - Si do të sigurohet klientela e huaj dhe çfarë do t’i tërheqë veçanërisht ata në Shqipëri? - Në kemi një eksperiencë të pasur në ndërtimin e hoteleve turis- turistike dhe sigurimin e klientelës në të gjitha bashkëpunojmë jo vetëm me ndërmarrjet tona turistike, por edhe me firma ndërkombëtare. Kjo është dhe pjesa e tretë e kontratës së nënshkruar me «Albturizmin» Marketingun e turistëve nga Italia dhe vende të tjera të Evropës do ta drejtojmë në Shqipëri, por para se t’i ofrojmë duhet t’u përgatitet edhe kushtet, gjë të cilën po punojmë që ta kryejmë sa më shpejt. Përsa i takon pjesës së dytë të pyetjes suaj mendoj se turisti i huaj do të gjejë në Shqipëri qetësinë, pastërtinë, miqësinë të reja dhe të para, dhe sidomos karakterin e veçantë të popullit tuaj: ngrohtësinë dhe miqësinë. Këto të fundit janë bileta e parë që mund t’i afrohet një turisti të huaj. I them këto se e re (Vijon në faqen 2)

Bisedime midis delegacioneve qeveritare

Pardje në selinë e Këshillit të Ministrave u zhvilluan bisedime midis delegacioneve qeveritare të RPS të Shqipërisë, të kryesuar nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani, dhe delegacionit qeveritar të Republikës së Greqisë, të kryesuar nga kryeministri, Konstantin Micotaqis. Shoku Adil Çarçani, duke përshëndetur vizitën e kryeministrit të Greqisë në Shqipëri, si dhe të personaliteteve të tjera të larta që e shoqërojnë, tha ndër të tjera se ajo është një ngjarje e shënuar në marrëdhëniet shqiptaro-greke, për faktin se është e para vizitë e këtij niveli midis dy vendeve. Ai vuri në dukje lidhjet e lashta tradicionale midis dy popujve tanë, të cilat marrin një kuptim të ri në ditët e sotme, jo vetëm në planin bilateral, por edhe më gjerë, në mënyrë të veçantë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Qeveria shqiptare, nënvizoi ai, u kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Greqinë fqinje. Ne dëshirojmë që këto marrëdhënie të mos jenë koniunkturore, (Vijon në faqen 4)

Homazhe pranë monumentit «Nëna Shqipëri»

Në shenjë nderimi për luftëtarët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, kryeministri grek, Konstantin Micotaqis, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Antonis Samaras, te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ai bëri homazhe dhe vendosi një kurorë pranë monumentit «Nëna Shqipëri». Ndërkohë që orkestrat frymore ekzekutonte himnet kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë, zoti Micotaqis qëndroi në heshtje para monumentit kushtuar dëshmorëve të kombit shqiptar. Në këtë ceremoni asistonin edhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës, Llambi Gegprifti, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani dhe komandanti i Garnizonit të Tiranës, Bajram Mana. (ATSH)

KOMUNIKATE E PERBASHKET SHQIPTARO – GREKE

Më 13 dhe 14 janar 1991 bënë një vizitë zyrtare dhe miqësore në Shqipëri Kryeministri i Republikës Greke, Konstantin Micotaqis, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Antonis Samaras, ministri për Protokoll, Mikis Teodoraqis, ministri Plotësues i Tregtisë, Sotiris Haxhi- gjas, zëvendësministri pranë Kryeministrit, Dora Baksiqani, nga sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, P. Ikonomu, të Ministrisë së Shëndetësisë, P. Kontulakos, të Ministrisë së Tregtisë, N. Psilaqis nga guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare të Greqisë, Dh. Germidis, nga presidenti i Organizatës Kombëtare të Turizmit, A. Rafa- el, dhe personalitete të tjera. Më 13 dhe 14 janar 1991 bënë një vizitë zyrtare dhe miqësore në Shqipëri Kryeministri i Republikës Greke, Konstantin Micotaqis, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Antonis Samaras, ministri për Protokoll, Mikis Teodoraqis, ministri Plotësues i Tregtisë, Sotiris Haxhigjas, zëvendësministri pranë Kryeministrit, Dora Baksiqani, nga sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, P. Ikonomu, të Ministrisë së Shëndetësisë, P. Kontulakos, të Ministrisë së Tregtisë, N. Psilaqis nga guvernatori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare të Greqisë, Dh. Germidis, nga presidenti i Organizatës Kombëtare të Turizmit, A. Rafael, dhe personalitete të tjera. Kryeministri i Greqisë K. Micotaqis, zhvilloi bisedime me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Adil Çarçani. Kryeministri i Greqisë K. Micotaqis, u prit nga Ramiz Alia dhe këtë rast u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe miqësore. Gjatë bisedimeve, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Greqisë vunë në dukje lidhjet tradicionale të miqësisë midis popullit shqiptar dhe atij grek. Ata shqyrtuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe konstatuan se vitet e fundit ato janë zhvilluar pozitivisht. Në bisedime u shpreh dëshira dhe vullneti politik i të dyja palëve për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok. Të dyja palët i kushtuan vëmendje të veçantë bashkëpunimit në fushën ekonomike e të shkëmbimeve tregtare, të kulturës, shkencës, teknologjisë, mbrojtjes së mjedisit, etj. Gjatë vizitës u nënshkruan edhe marrëveshja mbi lunadrimin detar - tregtar dhe marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e turizmit. Të dyja palët theksuan se qëndrimi pozitiv ndaj minoriteteve dhe respektimi i të drejtave të personave që u përkasin atyre brenda territoreve të tyre. Ai shprehu dëshirën për të zhvilluar më tej marrëdhëniet kufitare. Për nder të kryeministrit të Greqisë Konstantin Micotaqis, Flamur Çani shtroi një darkë në pikën turistike të Kërcullës. Prej këndej zoti Micotaqis shkoi në fshatin Dervician, ku u prit nga banorët e tij dhe u ard h nga fishtarë të tjerë. Duke i uruar mirëseardhjen, kryetari i Këshillit Popullor të fshatit e bashkuar Sofratikë, Thoma Ga- (Vijon në faqen 4)

Kryeministri i Greqisë, Konstantin Micotaqis, përfundoi vizitën në Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Greqisë, Konstantin Micotaqis shkoi dje në qytetin e Gjirokastrës. Ai shoqërohej nga kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Adil Çarçani. Në Gjirokastër kryeministri i Greqisë u prit nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Flamur Çani, drejtues të tjerë të pushtetit, të ekonomisë, njerëz të artit e të kulturës. Flamur Çani, pasi shprehu kënaqësinë për vizitën e zotit Micotaqis në Gjirokastër, tha se populli i këtij rrethi ka ndjekur me interesim vizitën e tij në Shqipëri. Ai vuri në dukje lidhjet e ngushta vëllazërore midis shqiptarëve e minoritarëve, që si dje në luftë e sot në paqe, janë krah për krah dhe solli për mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve tregtare kufitare, për masat që janë marrë dhe po merren për të lehtësuar qarkullimin e minoritarëve në Greqi, etj. Kryeministri Micotaqis falënderoi për mikpritjen dhe shprehu gëzimin që vjen në rrethin e Gjirokastrës, ku jeton dhe minoriteti grek. Realizova një vizitë miqësie e bashkëpunimi dhe pata bisedime të sinqerta me objektiv të përbashkët për t’i çuar më përpara marrëdhëniet tona, për të forcuar miqësinë midis popujve tanë që e ka bashkuar historia dhe kurrë nuk kanë pa- tur ndonjë mosmarrëveshje midis nga banorët e tij dhe u ard në faqen 4)

Ministri i Jashtëm i Suedisë dhe ai i Austrisë pritën zëvendësministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Në kthim për në atdhe, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Sokrat Plaka, u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Sten Anderson, me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. Po ashtu, gjatë ndalesës në Austri, ai u prit nga Ministri Loschnak, që kryen përkohësisht edhe funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë. Në Vjenë Zëvendësministri shqiptar pati takime edhe me Sekretarin e Shtetit pranë Kancelarisë së Kryeministrit, Peter Jankoviç, si dhe me Sekretarin Ekzekutiv të KSBE-së, Helmut Linderman. Në këto takime që u zhvilluan në një atmosferë miqësore, u shkëmbyen mendime për probleme dypalëshe për nxitjen dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, si dhe për probleme të ndryshme ndërkombëtare. Bashkëbiseduesit vlerësuan pozitivisht procesin e demokratizimit në Shqipëri dhe hapat e saj të drejta për t’u bashkuar me proceset evropiane. (ATSH)

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave u kthye në Atdhe

Dje u kthye në Atdhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë Fatos Nano, i cili me ftesë të ministrit pa porto-fol të qeverisë hungareze Dr. Ferenc Madl, bëri një vizitë zyrtare e miqësore në Hungari. Dje u kthye në Atdhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë Fatos Nano, i cili me ftesë të ministrit pa portofol të qeverisë hungareze Dr. Ferenc Madl, bëri një vizitë zyrtare e miqësore në Hungari. Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta pritur zëvendësekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjon Gorishti, dhe shokë të tjerë. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Hungarisë në Tiranë, Ferenc Poka. (ATSH)

Viti i 48-të i botimit E martë, 15 janar 1991 Nr. 12 (13 268) Çmimi 30 qindarka

Pjesë e faqes përbri, e prerë në imazh: «…»

(Vijon në faqen 4)