Në këtë çast kur pluralizmi politik po strukturorohet, është me rëndësi të shokut Ramiz Alia që si kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor u bë iniciator i takimit të përfaqësuesve të partive dhe organizatave politiko-shoqërore që u shoqërua me një marrëveshje me kontribut të madh në realizimin e procesit demokratik.
Thirrja drejtuar gjithë popullit shqiptar është vërtet një shembull i tolerancës dhe shkëmbimit të lirë të mendimeve, i debatit konstruktiv e jo atij destruktiv e de- nigrues, i vlerësimit realist të situatave, për të cilat luftojnë e punojnë anëtarët e Partisë së Punës. Por punët nuk bëhen vetëm me thirrje, ato janë vetëm fillimi i saj. Siç theksoi shoku Ramiz Alia në thirrjen drejtuar popullit nëpërmjet televizionit, ekonomia sot është epicendra e shumë problemeve. Ngathtësia në njohjen e zgjidhjen e tyre shoqërohet me mprehtësi të madhe politike, me probleme të shumta sociale. Zhvillimet e këtyre ditëve të para të janarit, ndërprerjet e punës apo shkrehja e saj, lipset të vlerësohen drejt nga çdo forcë e grupim politik, të përballohen me realizëm për të gjetur rrugëzgjidhjet optimale. Shëndoshja e ekonomisë është sot shqetësimi më i madh për të gjithë - angazhimi për të. Të ve sot në balancën e kohës, të tregon se sa i përgjegjshëm je para kombit tënd, para atdheut. Më shumë se kurrë herë tjetër janë të domosdoshme boshëtitjet për ndihmat e huaja, me mendimin se mirëqenien do të ma e sjellin të tjerë, pa punuar e djersitur shumë me vetë. Është në traditën e komunistëve që të kërkojnë shëndoshjen e gjendjes me punë, me shumë punë në çdo front që janë. Në së kë- rkojmë të njohim më tepër gabimet, vështirësinë e pengesat t’i shfrytëzojmë ato për të shëndoshur gjendjen, për të ndërtuar e jo për të prishur, për të mos bërë më gabime të tilla e jo për të penguar punën. Partia e Punës, duke përkushtuar gjithë forcat për realizimin e programit të shpallur në prag të fushatës elektorale, këtë kërkon nga çdo anëtar i saj, jo të çorientojë, por t’i nxisë njerëzit për punë e prodhim. Se me punë i afrohemi Evropës, pa të e vetëm me ligjërata distancohemi më shumë prej saj. Sot më shumë se kurrë evidentohen vlerat e vërteta të komunisteve, trimëria e guximi për kapërcimin e situatave të jashtëzakonshme, mencuria e largpamësia për të gjetur rrugëzgjidhjen e probleme, lidhjet e ngushta me njerëzit, për t’i nxitur e mobilizuar ata. Komunisti i vërtetë është ai që nuk e ul kokën, ai që është i gatshëm të sakrifikojë për hir të vijës së Partisë, për zbatimin e programit të saj. Ç’bëjnë organet ekonomike e shtetërore në këto situata? Ku është iniciativa e tyre për zgjidhjen e problemeve ekonomike, për të ndaluar rënien e mëtejshme e për të kërkuar rritje të shpejtë? Ekonomia të zbulojë kartat, të tregojnë vendin që ke merituar si drejtues e punonjës, ritmet e saj të bëjnë thirrje për punë e përgjegjësi, për ndershmëri në përballimin e problemeve që kanë lindur e që duhet të zgjidhen shpejt. U drejtohemi punonjësve, qytetarëve për rendimentin në punë që të sigurojnë të ardhura më të mëdha, por edhe më shumë drejtuese të ekonomisë në çdo nivel që janë. Organet e hapat përkatëse ekonomike e shtetërore lipset të veprojnë, të lëvizin e jo të shtojnë ndryshkun në ingranazhet e vjetruara e të lëna pa punë deri dje. Kërkohet të lëvizin të gjithë, të gjenden atje ku ka lindur problemi me mëdha ekonomike. Këtë e kërkojnë interesat kombëtare, përgjegjësia ndaj popullit tënd që dëshiron jetë më të mirë e jo t’i prishet ajo që ka arritur. Pa njohje nuk ka zgjidhje. Njohja, është sot detyra e parë për çdo punonjës të aparateve ekonomike e shtetërore, që nga anëtari e qeverisë e deri te brigadieri e normisti. Që të zgjidhen drejt problemet ekonomike, ekonomia e jo me mekanikisht, organet ekonomike e shtetërore domosdoshmërisht të informohen e sakte për gjendjen. Shqetësimet e problemet t’i njohë drejt populli, që t’u thuhet se edhe ato fonde mallrash ushqimore që janë siguruar me valutë, për shembull, e që duhen shlyer brenda vitit me të ardhurat nga eksporti, nuk gjenden në njësitë e tregtisë të Tiranës për paaftësi në organizimin e punëve në hallka të caktuara të pushtetit dhe ekonomisë në rreth. Komitetet ekzekutive të kp rrethëve, administratat e ndërmarrjeve duhet ta ndjejnë se ndodhen në situata të tilla që kërkojnë shkëputje të aparateve e të çdo punonjësi. Varet shumë edhe prej tyre se sa i vëmë në shërbim të kapërcimit të vështirësive energjitë e mëdha krijuese të popullit. «Rrit të presim» do të thotë askënd për jetën ekonomike. Nëse forcat politike lipset të dialogojnë për rrugëzgjidhjet, organet shtetërore e ekonomike në ndërmarrje, në rrethe e deri në qeveri kanë përgjegjësinë para popullit për zbatimin e rrugëzgjidhjeve që qëllojnë e sugjerojnë, për të kapërcyer sa më shpejt situatën e jashtëzakonshme të krijuar. Kjo kërkon punë të jashtëzakonshme nga të gjithë. Në radhë të parë nga komunistët.
bëhet pas... vlerësohen për... priftë, duke... me mësimi po... qiell të hap... fushën e sh... arët kosovarë dita në ditë... cili, duke... në shqip... nga autor... vetën pas... he kontroll... epinë e tij... shërbe... të tyre dhe... Asnjë... vizitohet nga... me mbetur... e motrave... më tepër... herë nga... mund...
më... me... të... punuar e... me të... gjendjes me punë, me shumë punë në në çdo front që janë. Në së kërkojnë të njohim të meta e gabi...
tjetër, pa punuar e djersitur shumë me të... shtetërore lipset të vetveprojnë, vjetëruara të gjithë, të kërkojnë liknaten sigurisë në Ballkan e Evropë.
«Unë kam besim...»
Sa shumë kemi nevojë këto kohë, për optimizëm, në këtë kohë kur mjaft njerëz janë të turbulluar. Se të jesh optimist nuk do të thotë se je aventurier, se je Don Kishot.
A e vutë re ç’nodhi me minatorët e Valiasit? Pas katër ditësh të trishta, pas katër ditësh ankthi, tensioni, heshtjeje e pasigurie, punëtorët thanë:
- Deri më 22 shkurt do të plotësojmë tërë deficitin në qymyr. Thamë me zemër e me gojë «ja pjekuria, ja optimizmi». Sigurisht, s’do na duhej asnjë zotim, për bujë, madje me këto jemi ngopur nga disa administratorë burokratë po në këtë rast foli shpirti i minatorëve. Se ai na jep jo thjeshtë siguri për qymyr të zi, por siguri për zemër të bardhë, zemër njerëzore.
Është e njohur nga historia; në çaste dramatike, në çaste tërmetme, zgjohet energji të mëdha, bën heroizma të pashoqe. Kur ja parmbërrimë nëpërmjet televizorit dëgjuam atë që «pritnim», atë që dëshironim, dëgjuam promotorin e demokracisë, atë tek i cili ka drejtuar syrin, veshin, zemrën, një popull i tërë; dëgjuam shokun Ramiz Alia. Çdo fjalë-mencuri, çdo shillë - një siguri. Por do veçoja fjalët «unë kam shpresë se vendi do t’i kapërcejë vështirësitë me të cilat ndodhemi, pse kam besim në mençurinë, vendosmërinë tuaj, në energjitë tuaja të mëdha dhe krijuese. E mbi të gjitha kam besim në patriotizmin e flaktë të popullit tonë, që mbi çdo gjë ka vënë kurdoherë në krye interesat e larta të atdheut».
Kjo do të thotë se jo shoferët e autobuzëve mund të kenë të drejtë që bëni «ultimatum», që i bëni «atentat» burokracisë, por ndërkaq të drejtë kanë edhe vullnetarët të shkojnë në shkollë. Në ju pengon një administratorë, një drejtues, shkarkojeni, po mos e «shkarkoni» drejtësinë tuaj, duke bërë paradaluar një padrejtësi të qytetarët. Kjo do të thotë se ju barinjtë e Vrinës, mund të keni të drejtë të kërkoni kushte jetese, paga, por bëni gabim që lini në mësirë të fatit bagëtitë, delet e qengjat në këto dimër të ftohtë për to e për ju. Kjo do të thotë se për ju përfaqësuesit e Bulqizës është e drejta juaj që vini deri në Tiranë që t’ju dëgjohet zëri e t’u zgjidhen kërkesat, por po kaq drejtë ka vendi, që të kërkojë ende sakrifica nga secili, të kërkojë mbi çdo gjë, sot më tepër se kurrë, të vëmë në krye interesat e larta të atdheut. E këto interesa duan krom, duan të shtohen eksportet, që me to të importojmë edhe të rritet, të importojmë të gjitha ato për të cilat ka nevojë populli, keni nevojë edhe ju.
Kjo do të thotë... «Shumë do të mund të themi, po më shumë duhet të bëjmë. Shumë vështirësie mund të kemi për gabimet e shkruara, pra edhe të vetvetes, po më shumë duhet optimizëm, atdhedashuri. Po të bëjmë kështu me siguri do ta kapërcejmë këtë situatë, me siguri do të gjejmë optimizëm për punë, për të ardhmen.
AVDUL DULE
Katër intervista
AGRON DHIMA, kandidati i shkencave, drejtor i Institutit të Projektimit metalurgjik, Elbasan:
Mesazhi që i drejtoi popullit shoku Ramiz Alia, është fryt i mirëkuptimit të arritur ndërmjet partive dhe organizatave të ndryshme politike e shoqërore. Ai është një gur më shumë në ngrehinën e demokracisë. Njëkohësisht dhe një garanci se kur vihen në provë interesat e larta të atdheut dhe fatet e tij, forcat e ndryshme politike e sociale mund të bashkohen për të dhënë rezultanten aq shumë të dëshiruar: shtimin e vazhdueshëm të pasurive materiale e shpirtërore të popullit. Por ky qëllim i lartë do të bëhet realitet vetëm me punën tonë të ndershme, të mençur, të frytshme. AHMET OSJA, zëvendësdrejtor i Institutit të Misrit e Orizit, Shkodër. Momenti i tanishëm kur marrim në dorë thirrjen e shokut Ramiz Alia, çdo shqiptari i vihet përpara ajo që është më e shtrenjtë, interesat e kombit, të atdheut. Përgjigja më e mirë është që në radhë të parë secili të punojë pa kufizim për të dhënë maksimumin e mundësive të tij. Janë të rralla ata njerëz të këtij vendi që nuk i janë investuar kësaj ideje, gjatë viteve të punës e të jetës së tyre. A është në interes të njerëzve tanë të prishet ajo që kemi investuar të gjithë për atdheun? Përkundrazi, duhet të synojmë që me investimin për atdheun të investojmë tani më shumë edhe për ekonominë, për të rritur prodhimin dhe efektivitetin e tij, nëpërmjet rrugëve të reja që i janë hapur e po hapen gjatë këtij procesi të madh të demokratizimit, aq më tepër për kushtet e vendit tonë të vogël, por të bereqetshëm për mundësi e rezerva të pashfrytëzuara deri tani. NAXHI MAMANI, sekretar i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjirokastër Tëprimet e një situate të tensionuar vazhdojmë t’i jetojmë edhe në jug të vendit. Qytetarët tanë, minoritarë grekë dhe shqiptarë, duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin braktisin atdheun, në individë dhe kolektiva ka shkrehnje e braktisje të punës, vazhdon një psikozë që lëhet, thashethemet e një prirje të të gjithë duan të hiqen nga pak diplomatët e politikanë. Mendoj se partitë dhe organizatat politike duhet të punojnë që t’i japin fund klimës së llafeve e të ndikojnë në ngritjen morale të shoqërisë, kurse organet e pushtetit dhe ekonomisë, gjithë në punonjësit, me e pa parti, të angazhohemi dhe ta tregojmë me e pa parti, të angazhohemi dhe ta tregojmë veten si zot të vërtetë e të vetëm të atdheut. Frenimi i rënies ekonomike është detyrë e së njëjtës rëndësi. Ndërmarrjet që janë lidhur me jashtë si NPV-ja, ndërmarrja artistike si edhe ndërmarrja e ndërtimit po ecin më mirë me detyrat. Marrëdhëniet me firma të huaja përpiqemi të realizojmë dhe në fabrikën e lëkurë-këpucës, uzinën metalike, NPA etj. Duhet të tregoheni më të shkathët e konkret dhe në afarizmin e brendshëm me rrethet dhe ndërmarrjet simotra. Si ekonomist mendoj se për ndryshime dhe masa reformative mund të flitet vetëm kur rriten të mirat materiale dhe prodhimi. Gjithçka është sojë e tyre. Ndaj të ndërtojmë e t’i përerulmi punës, në të të përqendrohet energjia e çdo punonjësi e mendimi i çdo specialisti. Dialogun dhe bashkëbisedimin ta drejtojmë si të përmirësojmë punën dhe jo tek kritika e pretendimet vend e pa vend. Mendoj se ky është dhe reflektimi më i mirë ndaj thirrjes që na drejtoi të gjithëve shoku Ramiz Alia. EDMOND BOGDANI, përgjegjës i shtypshkronjës «Bashkimi» Dëgjova me vëmendje fjalën që i drejtoi popullit shqiptar shoku Ramiz Alia. Refleksioni për të është i menjëhershëm për të gjithë sa dhe për mua: kushtrim - shqetësim! E ky kushtrim nuk duhet të humbasë asnjë nga ato veti që ia cilësoj cilët personi synë: me ndershmërinë e njeriut shqiptar, me punën për veten e shoqërinë, të shohim në sy vështirësitë e shkrehjet e t’i hedhim tej sa më shpejt veç me djersën e ballit.
Secili ka në dorë të stabilizojë situatën
- Në bisedë me Kujtim Nezën, drejtori i minierës së kromit në Kam të Tropojës. -
Situata që kalojmë po shihet prej të gjithëve. Secili veç e veç e të gjithë së bashku e kemi në dorë të stabilizojmë gjendjen.
Unë shoh mobilizimin e punëtorëve, të personelit inxhiniero teknik në minierën tonë dhe ndjej se secili prej tyre e kupton se është një stabilizues i situatës në punën e tij. Në sektorin e Zogajt tejkalohen detyrat. Këto ditë jam i kënaqur me ritmet që ecin në planin e prodhimit të kromit të muajit garantohet. Edhe për kur- arcin, me marrëveshjen që bëmë me parkun për transportin, them që do të plotësohen detyrat. Unë jam i bindur se vështirësitë e minatorëve të Kamit nuk janë më të vogla se të Valiasit apo gjithëk. Por burrëria e minatorit tonë është e pikërisht sot, kur vështirësitë e vendit janë të veçanta, edhe mobilizimi është i veçantë. Kur atdheu ka vështirësi, secili ia «jep dorën», duke punuar edhe më shumë qoftë edhe në kushte më të vështira. Nuk është koha të qahemi. E kemi në dorë në drejtuesit në ndërmarrje apo në rreth e deri në shkallë vendi të nxitim njerëzit për punë, duke hapur perspektivën e interesave të çastit, por edhe të perspektivës. P.sh ne vëmë re se ka mungesë të mallrave në treg. Me kromin që do nxjerrim po të na hapet rrugë që të hyjmë në lidhje tregtare me jashtë, do të sigurojmë mallra për të mbushur tregun. Një treg i mbushur nxit për blerje. Pra nxit edhe për të ardhur, nxit për punë. Nëse si rreth i Tropojës duke shitur krom më shumë, do të stabilizojmë tregun, do të nxitim punën. HALIL BUÇPAPAJ
Shqyrtohet situata ndërkombëtare
Në Këshillin e Ministrave
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme mori në shqyrtim zhvillimet në zonën e Gjirit Persik dhe ndërlikimet ndërkombëtare që lidhen me të, si dhe disa çështje të marrëdhënieve të shtetit tonë me shtetet e tjera.
Qeveria dëgjoi informacionin e ministrit të Punëve të Jashtme, Reis Malile, lidhur me gjendjen e krijuar në Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme pas fillimit këto ditë të veprimeve luftarake kundër Irakut nga ana e forcës shumëkombëshe të autorizuar nga OKB-ja. Qëndrimi i Qeverisë shqiptare ka qenë dhe mbetet dënimi i agresionit dhe i pushtimit të Kuvajtit nga Iraku, tërheqja prej tij e trupave irakiane si dhe gjetja e një zgjidhjeje për kapërcimin e krizës në rajon në rrugën e bisedimeve. Vazhdimi dhe shkallëzimi i konfliktit do të ishin me pasoja shumë të rënda në shkallë botërore.
Këshilli i Ministrave tërhoqi vëmendjen se situata e krijuar nuk mund të mos ndikojë mbi vendin tonë. Ajo ndikon sidomos në përkeqësimin e koniunkturës së çmimeve të lëndëve të para, si të naftës, metaleve, produkteve ushqimore që importojmë, gjë që do të kërkojë burime suplementare valutore. Vështirësi krijohen edhe për realizimin normal të marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik me shtetet e këtij rajoni. Në këto kushte kërkohet nga të gjithë mobilizim e përgjegjësi e veçantë për gjetjen e rezervave të reja për të zbutur ndikimin e krizës së Gjirit ndaj ekonomisë sonë. Gjithashtu u kërkua që për të siguruar furnizimin normal të popullatës me produkte ushqimore dhe administrim të mirë të rezervave të nevojshme të krijuara, organet e tregtisë e të inspektoriatit financiar të marrin masa të veçanta për disiplinimin e shpërdarjes së tyre në të gjithë vendin dhe për të menjanuar veprimet çrregulluese të spekulantëve e të matrapazëve të tregut.
Në mbledhje u paraqitën edhe rezultatet e vizitës së kryeministrit grek Mitsotakis në vendin tonë. Këshilli i Ministrave e vlerësoi këtë vizitë si të suksesshme dhe që kontribuon për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve në aspektet politik, ekonomik e në fusha të tjera me interes të përbashkët. Sic u shpreh edhe në komunikatën e përbashkët shqiptaro-greke, përfundimi pozitiv i bisedimeve tregoi se Shqipëria dhe Greqia janë të vendosura të forcojnë bashkëpunimin bilateral në dobi të zgjerimit të marrëdhënieve miqësore, të paqes e të sigurisë në Ballkan e Evropë.
Këshilli i Ministrave u informua edhe mbi vizitën që do të bëjë së shpejti delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, në RP të Kinës, me ftesë të ministrit të jashtëm kinez. Ai vuri në dukje se marrëdhëniet e vendit tonë me Kinën po zhvillohen në rrugë miqësore dhe qëllimi i kësaj vizite është të çohet më tej bashkëpunimi në të gjitha fushat. Në mënyrë të veçantë u theksua mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ekonomike e dypalëshe.
Gjithashtu Qeveria përcaktoi detyra në përpjekjet e mëtejshme që duhen bërë për zgjerimin e marrëdhënieve me shtetet e Evropës mbi baza bilaterale, por edhe në kuadrin e proceseve të KSBE-së dhe të integrimeve në kontinent.
(ATSH)
U mblodh Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë
Më datën 18 janar 1991, u mblodh Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, nën drejtimin e kryetarit të saj, shokut Adil Çarçani.
Ajo diskutoi lidhur me gjendjen politike ekonomike të krijuar në vend. Kryesia e vlerësoi situatën e rëndë dhe me rreziqe serioze për proceset demokratike, për unitetin e kombit dhe për fatet e atdheut. Momentet e tanishme të transformimeve të mëdha politike, ekonomike, shoqërore e kulturore, kërkojnë angazhimin e të gjithëve në punë, urtësi dhe tolerancë për të mos lejuar tensione e konflikte që çojnë në destabilizim.
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik mbështet plotësisht marrëveshjen e arritur midis përfaqësuesve të partive e organizatave politike shoqërore, konkret të pikave të marrëveshjes dhe ka besim se të gjithë anëtarët e tij, me punë e urtësi, do të shprehin ndjenjën e tyre të përgjegjësisë për realizimin e kësaj marrëveshjeje, duke vënë mbi gjitha interesat e larta të atdheut.
Gjithashtu Kryesia dëgjoi një informacion mbi ecurinë e fushatës së zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor. Duke e vlerësuar të mirë punën e deritanishme të organizatave të Frontit në bazë e rrethe, ajo u ndal në detyrat që dalin deri në votimet e 31 Marsit. E gjithë puna e Frontit Demokratik do të synojë që i tërë populli me radhë të bashkuara, të marrë pjesë në këtë votime dhe t’i japë votat për kandidatët më të devotshëm të tij.
(ATSH)
Pse lejohen këta njerëz t’i bien më qafë popullit?
Bisedon me njerëz të ndryshëm e të gjithë flasin për demokracinë që po thellohet nga PPSH, si nisëmërtarja e këtyre proceseve.
Janë dakort me pluralizmin e mendimit e atë partiak e dhe intelektualët, edhe fshatarët rrëzë Munellës e Krabit, edhe minatorët, edhe gjeologët. Por është për t’u ardhur keq se ka njerëz që me «emrin e demokracisë» po i bien në qafë popullit. Një grup njerëzish mbi 100 vetë, kryesisht të moshave të reja, u dalin përpara dhe ndalojnë autobuzet e linjave të Pukës, Bajram Currit dhe Kukësit në Mjedë. Ndalën autobuzët, kërkojnë shoferët, «hiq këtë parullë e hiq këtë fotografi», pysin «me cilën parti je», i kërcënojnë për të ngritur dy gishta lart, gjuajnë me gurë autobuzët duke thyer xhamat e duke vënë në rrezik njerëzit, udhëtarë të pafajshëm. Vepron ky grup kështu në Mjedë e më vonë veprohet edhe nga një grup tjetër në Fushë-Krujë mbi një veturë të Pukës. Njerëzit tremohen nga kjo «demokraci» e paligjshme. Gra shtatzëna, fëmijë të vegjël e të tjerë lemërroten. Në autobuzë s’guxojnë as të flasin. Të nesërmen s’guxojnë të marrin asnjë rrugë sado të vogël për tjetërkund. As këta që janë trishtim me sy, as të afërmit e tyre që kanë biseduar për këto ngjarje tepër shqetësuese.
Unë nisen për një hall në një qytet tjetër, kam rast ndekje-je a një rast gëzimi, dua të takoj dikë për punë shteti, dhe njerëz të kësaj të qetësuar, me dalin në rrugë, më thyejnë xhamin e autobuzit, më rrezikojnë jetën time, të fëmijëve të mi. Ç’bëhet kështu? Kush i nxit dhe kujt i shërbejnë veprimet e tilla?!
Jo, kjo s’është demokraci. Unë njeriu i ndershëm e i pafajshëm s’po të vij ty as në makinë, as në shtëpi, s’po të kontrolloj as nuk po të them, mos mbaj këtë as atë fotografi, këtë a atë parullë. Nuk asnjerin prej programeve të paraqitura deri tani nga partitë e ndryshme nuk shkruhet për trishtim e vandalizma. As europa e qytetëruar s’do na pranojë në gjirin e saj me veprime të tilla, e jo më populli ynë që nuk i miraton kurrësesi. Atëherë a nuk është koha që të gjithë partitë të distancohen publikisht nga këto veprime, sic bën Partia e Punës? Nuk duhet lejuar kurrsesi që të nxiten ndjenjat e frikësimit të njerëzve. Autobuzi i vetura, çdo gjë që shkatërrojmë këta njerëz, është e të gjithëve. Dhe populli me të drejtë kërkon veprimin e ligjit ndaj tyre, për të patur qetësinë që duhet për themelimin e demokracisë së vërtetë. Po organet e ruajtjes së rendit dhe ato të zbatimit të ligjeve pse rrinë e bëjnë sehir?!
GJOVALIN MEMAJ
... 10.10 prej dt. 20... sedimet të ndryshme ... 0.10 ... 30 ...