20/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 janar 1991

Komunistët s’kanë pse të tulaten

Shumë shigjeta janë drejtuar tash mbi komunistët shqiptarë. Nga jashtë vendit dhe nga brenda. Këto shigjeta kanë për qëllim, as më shumë, as më pak, por të fshijnë gjithçka kanë bërë ata bashkë me popullin në këto 46 vjet. Një histeri e tëra ka shpërthyer ndaj tyre, nga gjithëfarë oratorësh që përpiqen kush e kush të hedhe zi mbi ta. Po populli nuk «heshtë fëmijë», si e ka vargëzuar ndonjë prej këtyre ballëthëdhësve. Populli është tepër i regjur për ta dalluar grurin nga egjra. Populli i ka komunistët në shpirt, jo se janë idhuj, po se për dekada të tëra, bashkë me të e në krye të tij, janë përpjekur për gjithçka të mirë që kemi arritur e që nuk mund të fshihet me deklarata nihilistësh e delirantësh. Po, edhe gabime kemi bërë ne komunistët. Po kurrë nuk ia kemi fshehur popullit. As tani nuk ia fshehim. Ia tregojmë vetë e na thotë vetë që t’i bëjmë punët edhe më mirë. Nëse ka patur e ka disa komunistë të krimbur nga veset e ulëta e nga privilegjet, këta Partia i ka ndëshkuar e po i ndëshkon. I ka distancuar e po i distancon nga vetja. Por këta nuk janë tërë Partia. Emrin e komunistit e mbajnë edhe shkruan me gjakun e tyre. 70 nga 200 komunistët e parë që dhanë jetën për liri. Qindra e mijëra të tjerë që në këtë kohë e suferinë sakrifikuan rininë për lirinë e atdheut, mijëra të tjerë që ishin dhe janë në krye të punëve për begatimin e përparimin e vendit. Prandaj komunistët shqiptarë s’kanë pse ta ulin kokën dhe nuk po e ulin kokën. Ata e shohin realitetin në sy, tepër të shqetësuar, për ta përmirësuar. E shohin me optimizëm e mbi të gjitha ecin jo mbi shina demagogjie, por në udhën e një programi elektoral konkret e të besueshëm për çdo njeri që gjykon me mendje të kthjellët. Është një program pa pasione të sëmura, që nuk bën hiç për «merremetime kozmetike», është një program kryesisht i distancuar nga e ashtuquajtura anatëmë e «strategjisë së tensionit dhe të dhunës». Këtë program Partia e Punës ia ka shpallur popullit krejt çiltërsisht, ka bërë dialog me të krejt natyrshëm përmes një propagande të sinqertë dhe kurrsesi «nuk ka mbjellë erë që të korrë stuhi» siç profetizon ndonjë që i turbulluar, ndonjë që që nxit dhe nxin. Le t’ia lëmë kohës dhe popullit t’ua zbulojë duart atyre që duan vërtet të «mbjellin erë e të korrin stuhi», në Shqipëri. Veç një gjë është e qartë si drita e diellit: koha do t’i mbulojë me turp ata që deklarohen për stabilitet dhe urtësi politike, por nën rrogoz punojnë për të kundërtën duke u bërë preshtakë të sloganeve «demokratike». Më së fundi komunistët s’kanë pse të tulaten, sepse nga gjiri i tyre kanë dalë e do të dalin kandidatë për deputetë që e gëzojnë respektin e popullit. Nëse disa kandidatura të komunistëve populli aty këtu nuk i ka pritur mirë, ky nuk është argument për t’u deprimuar, siç ndodh me disa komunistë. Po, ky është një argument që duhet t’i bëjë më të mendohen forumet e Partisë që ta flakin rutinën burokratike dhe punën e mbyllur në zyra, e të mos i kërkojnë kandidaturat nëpër dosje, por në jetë. Dhe jeta ofron plot bijë e bija të denjë që dinë ta përfaqësojnë popullin në Kuvendin Popullor, plot djem e vajza, të ndershëm e punëtorë, të mençur dhe iniciatorë, të sakrificës e jo të privilegjeve, që gjithmonë e kanë parë popullin në sy dhe populli i ka parë në sy. E tërë puna e Partisë duhet të jetë në sulm për të kurorëzuar me sukses fushatën elektorale që komunistët të dalin ballëhapur para popullit, të vetëdijshëm për përgjegjësitë e mëdha që kanë mbi vete në këto momente kulmore historike.

Minatorët e Gurit të Kuq tejkalojnë detyrat

POGRADEC Minatorët e Gurit të Kuq tejkalojnë detyrat Detyrat e eksportit janë plotësuar 213 për qind. -Si po dukeni? Si është gjendja e ‘chekur-nikelit’ u nxuar dje dhe sot në minierën tuaj? Përgjegjësi i degës së planit të minierës së hekur-nikelit në Gurin e Kuq, Ilia Stoli, pa nxjerrë evidencën, siç do të ishte e natyrshme, e ndejau se pyetja nuk ishte thjesht për ca shifra plani. - Nuk kemi shqetësime. Gjatë këtyre ditëve të dyjavjorit të parë të janarit në të gjithë sektorët e minierës (kujtojmë se miniera e hekur nikelit në Gurin e Kuq të rrethit të Pogradecit është nga më të mëdhatë në shkallë vendi) puna ka vazhduar normalisht. Në këtë kapë fajelë përmbidhet rregulli, disiplina, përpjekja e çdo minatori, specialisti dhe kuadri për t’u ndarë mirë me orën e ditën. Dhe vetëm pas kësaj mund të hapet evidenca, të shikohet se nga nëntoka, sa u shit për eksportin dhe për vendin, sa garantohet paga e punëtorëve dhe shtesa që iu bë kësaj me vendimin e kohëve të fundit, vendim që ka rritur më tej mobilizimin në punë. Shifra e plotësimit të detyrës së eksportit për periudhën 15 ditore në masën 213 për qind është domethënëse. Disa përllogaritje të thjeshta tregojnë se me këto ritme pune brenda 20 ditëve do realizohet krejt detyra mujore. Është mirë kur që në muajin e parë arrihet kjo ecuri në plotësimin e kësaj krye-detyrë ekonomike. Në masën 203 për qind është realizuar edhe detyra e përpunimit të koncentratit të hekur-nikelit në fabrikën e pasurimit. Kjo bën të mendosh se ka çfarë të shitet për kombinatin metalurgjik të Elbasanit. Por këtu diçka çalon: Hekurudha po punon me ngathësi për lëvizjen e mineralit të pasuruar. Sidoqoftë në tërësi treguesi esë mall i shitur është tejkaluar me 4700 tonë, (duke përfshirë edhe eksportin). Duke u mbështetur në përvojën e vitit të kaluar në minierë po merren masa për të zgjeruar disa veprimtari prodhuese që duken si anësore, por që ndikojnë në shtimin e të ardhurave dhe shërbejnë si rregullatori i sistemit të fuqisë punëtore ekzistuese. Kështu mendon të zgjerohet veprimtaria e repartit të bobinazhit. Këtu sot punojnë 20 punëtorë për thurrjen e elektromotorëve, duke përmbushur nevojat e kësaj miniere, si dhe të minierave të Përrenjasit, Korçës dhe Ersekës. Mendimi është që në këtë repart të thurren edhe elektromotore të vegjël për pajisjet elektroshpifëpja. Po bëhen gjithashtu eksperimente për të vënë në punë një linjë të pasurimit të kromit, i cili nxirret në një nga sektorët e kësaj miniere. KOSTAQ DUKA

Administrata po i përgjigjet më mirë situatës

BERAT Administrata po i përgjigjet më mirë situatës Në uzinën e përpunimit të naftës, në rajonin e Kuçovës, besuam me kuadro drejtues, specialistë e punëtorë dhe si të përbashkët gjëtem vlerësimin e demokratizimit të jetës si të pandalshëm e të pakthyeshëm, megjithëse ndonjë vështirësi e problem aktual. Viron Vasili, drejtor i kësaj ndërmarrjeje na thotë se asnjëlloj demokracie nuk mund të kuptohet pa punë e disiplinë, pa përpjekje e luftë të përditshme që nga puntori më i thjeshtë e deri tek administrata apo drejtuesit. Vitin 1991 e filluam mbarë. Planin e përgjithshëm industrial të periudhës e kemi realizuar 100 për qind. Asnjë punëtor nuk është pa punë, asnjë çregullim, përkundrazi, detyrat realizohen ritmikisht çdo ditë. Mobilizimit të tyre i jemi përgjigjur me më shumë operativitet. 108 për qind i realizuan detyrat punonjësit e fabrikës së pluhurit larës, kurse punonjësit e fabrikës së karton-kapranasë, e cila tre- karton-katramasë, e cila tremujorin e katërt të vitit që u mbyll kaloi me vetëfinancim, provuan epërsitë e mekanizmit të ri ekonomik, duke shlyer në një kohë të shkurtër të gjitha deficitet e grumbulluara si 9-mujor. Duhet thënë se baza materiale, e cila sigurohet në vend, është plotësisht e garantuar, gjë që bën të tillë edhe realizimin e detyrave. Kolektivi i repartit të përpunimit të naftës ka qenë vazhdimisht në gatishmëri, duke përpunuar në kohë sasitë e furnizuar me naftë nga naftësjellësit, bënë të mundur realizimin dhe tejkalimin e treguesve teknikë dhe ekonomikë. Rritjes së cilësisë së prodhimeve si dhe sigurimin të tregut për eksport, i kanë shërbyer edhe për-

Sa ngroh tani shembulli i mirë

SHKODËR Sa ngroh tani shembulli i mirë Në njësitë tregtare të peshkut në qytetin e Shkodrës këto ditë ka pasur plot blerës. Janë zënë shumë gjuhëça, një ushqim i mirë tradicional për Shkodrën në ditët e ftohta dimri. Janë peshkatarët e ndërmarrjes së peshkimit ata që e zënë këtë peshk, duke mos iu larguar traditës së tyre të fillimit të mbarë të punës së vitit që në muajin janar. Edhe në peshkim njerëzit jetojnë në një proceset e demokratizimit, por punën nuk e lëshojnë, sepse prej duarve të tyre populli pret ushqim. Me këtë ndërgjegjësim punohet këtu edhe pse nuk është lehtë të dalësh përballë erërave të ftohta që fryjnë në liqen. Të gjithë e pamë kronikën televizive të datës 18 janar, ku u nënshkrua marrëveshja për prodhimin e përbashkët të këpucëve të fabrikës së Shkodrës me firmën «Adelchi». Është punë e filluar mirë në këtë njësi të vitit. Janë mbi 1 mijë punëtorë që punojnë rregullisht me disiplinë e kërkesë llogarie. Thuhet se këtu puna është e lidhur me interesin material. Ashtu qoftë, le ta lidhim kudo në këtë mënyrë punën. Veç kjo bëhet duke punuar e jo duke pritur. Tani do të kemi edhe këpucë të prodhuara nga kjo ndërmarrje e përbashkët me një cilësi më të lartë. Ndërmarrjet tregtare që kanë kontratë me fabrikën e Shkodrës do t'i marrin këto për t'i treguar dhe do të lenë të kënaqur blerësit, se këpucët janë të mira. Them kështu pa përmendur eksportin, që është një kapitull më vete. Puna e bërë në mundur në mun- (Vijon në faqen 2)

Detyra të reja për fushatën e zgjedhjeve

U mbodh kryesia e zgjeruar e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit të Grave të Shqipërisë Më datë 18.1.1991 u mblodh Kryesia e zgjeruar e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit të grave të Shqipërisë, e cila diskutoi rreth gjendjes politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë, dhe theksoi se i takon çdo gruaje të jetë e aftë për të dhënë kontributin e saj për zhvillimin e proceseve demokratizuese në këtë vend. Më datë 18.1.1991 u mblodh Kryesia e zgjeruar e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit të grave të Shqipërisë, e cila diskutoi rreth gjendjes politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë, dhe theksoi se i takon çdo gruaje të jetë e aftë për të dhënë kontributin e saj për zhvillimin e proceseve demokratizuese në këtë vend, në të cilat po kalon vendi ynë. U diskutua gjerësisht për të gjetur ato rrugë e mundësi që problemet të zgjidhen me urtësi e tolerancë dhe gruas demokratike që gruaja si punonjëse e qytetare, si nënë dhe bashkëshorte të japë ndihmesën e saj të vyer. Kryesia mbështeti edhe marrëveshjen e arritur midis përfaqësuesve të partive politike e organizatave politike - shoqërore duke e konsideruar atë si një veprim i cili do të shërbejë për realizimin e debat, proceseve demokratike, ku gjithsecili e në çdo kohë të vërë mbi gjithçka interesat e Atdheut, Kombit, të lirisë sovranitetit, përparimit. Në Kryesi u diskutua edhe për fushatën e zgjedhjeve në Kuvendin Popullor dhe u përcaktuan detyrat e organizatës së Bashkimit të Grave deri në përfundimin e këtij aksioni të rëndësishëm politik. (ATSH)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM MBRETIT TË NORVEGJISË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram Mbretit të Norvegjisë, Herald V: «Me hidhërim mësuam për vdekjen e Madhërisë së Tij, Olav V, Mbret i Norvegjisë. Në emër të dhe në emrin tim, Ju shprehim Juve dhe popullit norvegjez ngushëllimet e sinqerta». (ATSH)

Shoku Adil Çarçani i dërgon telegram urimi Kancelarit të RF të Gjermanisë

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, i dërgoi telegram urimi Kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Helmut Kohl: «Kam kënaqësinë që, me rastin e riemërimit Tuaj në postin e lartë të Kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, t'Ju dërgoj përshëndetjet e përzemërta dhe T'Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të lartë. Përfitoj nga rasti të uroj që marrëdhëniet e bashkëpunimit midis RPS të Shqipërisë dhe RF të Gjermanisë të zhvillohen e zgjerohen në rrugë miqësore.» (ATSH)

Rritet cilësia e shërbimeve ndaj popullit

Puna për plotësimin e detyrave më të mëdha të këtij viti në ndërmarrjen e riparim - shërbimeve të rrethit të Kukës ka si bazë edhe zhvillimin e 6-mujorit të kaluar në zbatimin me sukses të mekanizmit të ri ekonomik. Rritja e vëllimit të shërbimeve ndaj popullit, zgjerimi i rrjetit, duke përmirësuar cilësinë e shkurtuar afatet, solli përmirësime të dukshme edhe në shërbimin e punonjësve, duke i bërë ata më të interesuar për mbarëvajtjen e punëve. Edhe për 15 ditorin e parë të muajit janar - plani është plotësuar në shërbime, riparime e në prodhimet me porosi si dhe në prodhimin industrial mall i shitur, kurse riparime e në shërbimet për popullit detyrat janë tejkaluar përkatësisht 9 e 66 për qind. (Sipas ATSH-së)

Zgjidhje problemesh, jo konstetime

Një garë e pa fre konstatuam është bërë e modës. Në biseda, në takime, në analiza shpallen e hidhen mbi tavolinë një mori konstatimesh shpesh- të gatuara me trillime, me thashetheme e shpifje krijojnë një opinion çmobilizues, shkrehës. Ka mjaft probleme, që fare mirë e fare lehtë mund të zgjidhen në ndërmarrje, në fshat, në lagje, në rreth. Por jo, nuk veprohet. Përfliten hidhën e priten probleme të mëdha e mbledhje, shënohen në blloqe e çohen poshtë e lart. Thërrën p.sh., në komitetin e Partisë në rrethit të Vlorës, sekretarët të organizatave-bazë, organizohen në ligje takime me veprimtarët dhe me të shumtët e atyre që flasin, renditin konstatime. Asnjë zgjidhje. Dhe në mbyllje konstatojnë: Një palë për sukseset, një palë tjetër për gabimet e të metat. Për gjëra fare të rëndomta, veprimtarët e lagjeve kërkojnë të vijnë të tjerët tua ndreqin. «Ç'bën komiteti i Partisë, pse lejojnë që në rrugët e lagjes të kalojnë karro, të ketë papastërti, të flasin me zë të lartë...?» (?) Sekretarë të organizatave bazë të Partisë ankohen, madje me zemërim për thyerje të disiplinës në punë, për vjedhjen e pronës... Kërkojnë llogari, para se të japin llogari. Dhe- të importuar medikamente, të cilat në vend të mos realizohen siç e ai vendit edhe në ritmin e parë të sasitë ashtu edhe në ritmin e furnizimit këtē tremujor. Kështu p.sh problem mbetet sigurimi i silikat të natriumit të kontraktuar me fabrikën e qelqit në Tiranë, si dhe karbonati i natriumit kontraktuar me uzinën e sodës kaustike në Vlorë. Kërkesat për këto i janë bërë të njohur edhe dikasterit, por deri tani nuk u është dhënë ndonjë përgjigje pozitive. Pra jo gjithçka shkon si në vaj. Të bën përshtypje fakti se hallet, mangësitë dhe të metat e të tjerëve punëtorët këtu i gjykojnë me kulturë, me tolerancë, në mënyrë demokratike, duke vlerësuar edhe gjendjen aktuale të ekonomisë sonë në tërësi. Kjo na bën të mendojmë se punonjësit dinë ta vlerësojnë demokracinë, dinë ta vlerësojnë atë jo thjeshtë për vete, por edhe për të tjerët, e si të gjithë, dinë të kuptojnë se kjo demokraci nuk i ka rrënjët në qiell, por në tokë, në punën e përditshme të gjithësecili. ASLLAN SARAÇI tyrave e përgjegjësive të veta i takon secilit t'u dalë zot. Disiplina e rregullin qëndrën e punës, më mirë se kushdo e vendosin të zotët e saj, kolektivat, organizatat e Partisë, drejtuesit. Me ligjet e rregullat, me levat ekonomike. Disa herë është theksuar se gjendjen ekonomike e kemi të rëndë, që kemi shumë vështirësi. Ky nuk është thjesht një pohim. Njëherësh është më shumë se thirrje. Thirrje për të vepruar, për të treguar iniciativë, për t'ju shtuar punës. Vlora përditë të krijon përshtypjen e «festës» së dielës! Aq shumë, njerëz gjenden shehëve e rrugëve të saj. Në disa ekonomi bujqësore ka mungesë të shumta në punë. Po, nëse në këtë gjendje, organet e pushtetit e të ekonomisë gjejnë secili përgjegjësie e vet e veprojnë, me siguri nuk ndodh kështu. Shembuj të mirë ka, janë ruajtja dhe në bah- lafaçime të ndryshme, në sektorë të NN së naftës, në puse të shpimit e kërkimit të naftës, në ndërmarrjen e kripes, në fabrikën e taninit, të llampave elektrike, në ofiçinën mekanike... Është periudhë kur më shumë se kurrë na duhet punë, punë me iniciativë. Jo konstatime, qëndrim indiferent, që u hap rrugën dhe veprimeve anarkiste. Tipike, të kësaj natyre, janë dhe veprimet e para pak ditëve, të disa kooperativistëve në Armen, e Cerkovinë e ndonjë tjetër, të cilët, arbitrarisht morën bagëti në stallat e kooperativave dhe i çuan në shtëpitë e tyre. Mungesa e vigjilencës dhe humbja e iniciativës nga kuadro drejtues, veprimtarët e masat kooperativiste, bën dëme që forca të tjera të përpunojnë opinione, që sjellin apati e anarki. Kundër këtyre është më se e ngutshme të ngrihet me forcë iniciativa e organeve të pushtetit e të ekonomisë. E vërteta është se diskutohet e flitet shumë për problemet që na shqetësojnë. Mendimet instruktive, të dhëna ku duhen e me dashamirësi janë padyshim në interes të rrugëzgjidhjeve të dobishme. Është e drejta e gjithsecilit të ndihmojë në zhvillimin e procesit të demokratizimit. Po shumë është detyrë. E, në këtë detyrë, rolin e parë vendimtar e luan puna. Kush harron punën, nuk mund të jetë aspak luftëtar i demokracisë. Asnjë program, asnjë premtim, asnjë synim e objektiv, sado i joshës të shpallen, nuk mund të konkretizohet pa punë. Korresp. i «Zërit të popullit»

Në fabrikën e lëkurë - këpucëve në Korçë u hap në bashkëpunim me firmën italiane ADELICHI reparti për eksport, me material të porositur. Në këtë repart u punësuan 200 vetë dhe shpejti do të punësohen edhe 50 të tjerë. NË FOTO: Punëtorja Violeta Peko gjatë qepjes së faqeve. (Foto: L. Hoti - ATSH)

sovjetike ... për të ... ... rikan i Sh... ... çështjen ... 18 janar ... diskuton ...