TELEGRAM
KOMITETIT QENDROR TË PPSH
TIRANË
Në anëtarët e Bashkimeve Profesionale të sektorit shëndetësor, Institutit të Studimit të Tokave, u drejtohemi të gjitha partive dhe organizatave politike e shoqërore që kanë bërë thirrjen për ndërprerjen deri më 1 Maj 1991 të grevave dhe kërkesave për rritjen e pagave dhe shprehim shqetësimin për gjendjen që po krijohet në kryeqytet nga greva e shoferëve të transportit urban dhe nga bisedat se janë në përgatitje greva të tjera.
Ajo që shqetëson në radhë të parë nuk është mos qarkullimi i autobusëve, sepse në punë mund të shkojmë edhe më këmbë, por është fakti shumë i rëndë se edhe mbas kësaj thirrjeje të drejtë dhe të përbashkët, përsëri dalin forca që ndërmarrin veprime të tilla destabilizuese, të cilat çojnë drejt anarshisë.
Në qoftë se të gjitha partitë dhe organizatat politike do t’i dalin zot asaj thirrjeje me tërë forc at, jemi të bindur se klasa punëtore do të përgjigjet me ndërgjegje dhe me ndjenjën e lartë përgjegjësisë.
Mirëpo, megjithëse greva e shoferëve të autobuzëve urban ishte paralajmëruar qysh prej disa ditësh, na duket se partitë e organizatat politike dhe as organet shtetërore nuk janë mobilizuar dhe nuk kanë bërë përpjekjet e duhura për ta ndërgjegjësuar kolektivin e parkut të autobuzëve në përgjigje të Thirrjes. Jo vetëm kaq, por në ndonjë organ të shtypit është vëzhguar t’i bëhet jehonë frymës së grevave.
U bëjmë thirrje të gjitha kolektivave punonjëse të kryeqytetit që, në kuadrin e zhvillimeve demokratike ta thonë me forcë fjalën e tyre për veprime të tilla pa përgjegjësi, me qëllim që të gjithë së bashku të sigurojnë zhvillimin normal të prodhimit e të jetës së vendit dhe të shkojmë në mënyrë të qytetëruar në zgjedhjet e lira pluraliste të 31 Marsit.
ORGANIZATA PROFESIONALE E SEKTORIT SHKENCOR TË I.S. TOKAVE
Tiranë, më 21.1.1991
SHOKUT RAMIZ ALIA
TELEGRAM
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH-së
TIRANË
Ne, minatorët e minierave të kromit në Batër dhe Krashtë në rrethin e Matit, po ndjekim me interes dhe në vazhdimësi proceset demokratike të gjithë jetës së vendit, të nisura dhe të udhëhequra nga Partia e Punës dhe nga ju, shoku Ramiz. U mblo[d]hëm sot në një aktiv për të diskutuar në frymën e Thirrjes që ju i bëtë popullit tonë, për të marrë masa të shpejta dhe efektive, për kapërcimin e vështirësive aktuale në ekonomi. Këtu, me ndjenjë përgjegjësia e frymë e lartë e përgjegjësisë më tepër na ka shtuar përgjegjësitë për më shumë punë, për më shumë prodhim, për t’i prerë rrugën anarshisë e për të forcuar ekonominë tonë.
Të kemi besim të plotë, i dashur shoku Ramiz, se ne, minatorët e dy minierave të kromit në zonën e Matit, jemi në përkrahje tuaj, dhe ju mbështesim plotësisht, në kurorëzimin me sukses të gjithë procesit të demokratizimit të jetës së vendit.
Duke marrë shkas nga entuziazmi
nga ai, shoku Ramiz. U mboldhëm në ekonomi. Këtu, me ndjenjë përgjegjësie e frymë konstruktive, përcaktuam edhe drejtimet kryesore të punës tonë dhe përfundimisht vendosëm, që detyrat e prodhimit dhe të eksportit të kripëmit t’i realizojmë 10 ditë para afatit të këtij viti. Bazë për këtë do të jetë puna jonë e ndërgjegjshme, arritjet dhe përvoja e majft sektorëve dhe brigadave të dalluara.
Shoku Ramiz,
Është e vërtetë që në punën e përditshme, kemi edhe vështirësi që kanë të bëjnë jo vetëm me proceset e vështira të punës në nëntokë, por edhe disa të meta e probleme që lidhen me kushtet e punës e të jetesës, të strehimit e të shërbimeve. Ne, kërkojmë që problemet t’i kapërcejmë në punë e sipër duke realizuar detyrat ritmike, duke dialoguar e bashkëbiseduar për të zgjedhur çfarë është e mundur tani dhe, ç’nuk arrihet, gradualisht. Vështirësitë aktuale nuk do të na ç’mobilizojnë, për asnjë çast, as nuk do të na ndalin në rrugën e demokratizimit të vazhdueshëm të jetës, për të ecur përpara me hapa të matur, të sigurtë e konkret drejt zhvillimit material e kulturor të popullit tonë, në rrugën e emancipimit e të qytetërimit bashkëkohor. Ne, jemi për dialog konstruktiv, për të parë gjithnjë përpara, duke korrigjuar e përmirësuar të metat në punën tonë. Edhe në këtë ditë të janarit kemi punuar e po punojmë të mobilizuar. Masat e vazhdueshme që po merr Partia në të mirë të demokratizimit, vendimi për ngritjen e pagave, fushata e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor, na kanë entuziazmuar të gjithëve, por Të keni e dy minierave të kromit në zonën e Matreshanit, vendit.
Duke marrë shkas nga entuziazmi dhe mobilizimi i minatorëve, që u shpreh edhe në aktivin e organizuar, ju njoftojmë se minatorët e dy minierave i shpallim garë klasës punëtore që punon në minierat e vendit tonë, të bindur se ne, do të jemi në pararojë të tyre.
Të na rroni sa malet, i dashur shoku Ramiz!
NGA AKTIVI I BASHKIMEVE PROFESIONALE TË MINIERAVE TË KROMIT BATËR - KRASTË TË RRETHIT TË MATIT
Krastë, më 19.1.1991
MINISTRI I JASHTËM MBERRITI NË RP TË KINËS
Me ftesë të ministrit të Jashtëm e të RP të Kinës Çian Çiçen, u nis për në Pekin një delegacion zyrtar shqiptar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë Reis Malile. Në delegacion bëjnë pjesë kryetari i Komitetit të Shkencave dhe të Teknikës, Ajet Ylli, zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme, Konstandin Hoxha, etj. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u përcoll nga ministri i Ndërtimit, Ismail Ahmeti, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, etj.
Për të përcjellë delegacionin ishte dalë gjithashtu edhe ambasadorja e RP të Kinës në Tiranë, Gu Maoxuan.
Dje, delegacioni i RPS të Shqipërisë, i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, mbërriti në Kinë.
Në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit, ai u prit nga ministri i Jashtëm i Kinës, Çian Çiçen dhe funksionarë të tjerë të lartë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kishte dalë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në Pekin, Justin Papagjorgji.
Delegacioni shqiptar do të zhvillojë bisedime me ministrin e Jashtëm si dhe me personalitete të tjera të larta kineze, lidhur me zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve e të bashkëpunimit miqësor midis Shqipërisë dhe Kinës në fushat politike, ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, etj.
(ATSH)
Jetë e gjallë kulturore
Në institucionet kulturore të rrethit të Durrësit, këto ditë janari ka nisur mbarë puna.
Trupa e teatrit «Aleksandër Moisiu» vazhdon të shfaqë me sukses premierën «Shtëpia e luleve» të shkrimtarit Zija Çela, me regji të Mario Ashikut e skenografi të Agim Zanit. Shfaqje të suksesshme të premierës «Pa forcë, pa doreza» po jep këtë ditë trupa e estradës profesioniste, si në skenën e saj dhe në qendra të tjera banimi. Këtë ditë edhe trupa e teatrit të kukullave po jep për të vegjël një premierë të re.
(Sipas ATSH-së)
PROBLEMET ZGJIDHEN ME DIALOG
- Deklaratë e zëdhënësit të Qeverisë -
Dje zëdhënësi qeveritar, Genc Kondi, njoftoi se punonjësit e portit detar dhe ata të bazës mekanike të hekurave në Durrës, që kishin ndërprerë punën, filluan punë rregullisht sot. Po kështu edhe shoferët e parkut automobilistik të Korçës. Ndërsa në parkun e udhëtarëve të Tiranës punonjësit po riaktivizojnë automjetet me qëllim që nesër trafiku urban në kryeqytet të jetë normal. Përfaqësia e uzinës së gozhdë-bulonave të Kavajës u angazhua në emër të kolektivit se puna do të rifillojë menjëherë, pasi u njoh me përpjekjet konkrete që po bën qeveria për të siguruar lëndë të parë për ndërmarrjen e tyre.
Zëdhënësi deklaroi se Këshilli i Ministrave përshëndet vendimin e punonjësve për rifillimin e punës. Vetëm në këtë mënyrë krijohen kushtet për një dialog të frytshëm, që do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të të gjithë popullit.
(ATSH)
Njoftim i Agjencisë Telegrafike Shqiptare
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Brenda, Isuf Baça, sqaron se autoritetet kufitare greke vazhdojnë dëbimin e shtetasve shqiptarë që qëndrojnë ilegalisht në Greqi dhe që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Më datë 22 janar 1991 në postat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Qafë Botë e Katoeto pala greke dëboi 1 800 persona. Në takim që patën autoritetet shqiptare dhe greke të kufirit, pala greke deklaroi se do të vazhdojë dëbimin e shtetasve të tjerë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
(ATSH)
VETËM ATDHEU TË BËHET NËNË E BABA
- Die në pikën kufitare të Kakavijës -
Në Kakavijë postblloku ngrinte në lëvizjen e tij të zakonshme, ashtu siç i krahu i një dore që hap orë e çast portën e miqësisë. Veçse grupi i njerëzve që presin matanë dhe bëhen gati ta kalojnë, nuk e mban dot kokën lart: ata janë qytetarë që për një çast, e braktsën atdheun, duke kapërcyer kufijtë natën, në errësirë. Ata e kanë të vështirë këtë kthim, nuk i ngrënë syte e nuk e thonë emrin e mbiemrin e plotë, por as atdheu nuk e pati të lehtë t’u dërgojë ndihmën që i shkaltoi shqetësimi që i dhënë ata. Por atdheu është si prindi, të do më shumë sesa e do ti.
Dhe di të jetë i gjerë e fisnik, di të falë e të të pranojë. Siç po vepron. Por ai ka të drejtë të të kujtojë diçka ty, qytetar, që e le dhe e rrezikove prapë shumë shpejt: ti ike fshehurazi e me fytyrën në dhé kur ai të ofron pasaportë për udhëtime jashtë e me nder. Ti e le në një kohë kur, si asnjëherë deri më sot, ai përpiqet të përparojë, demokratizohet e modernizohet me hapa të shpejtë e për këtë të do edhe ty: ti i preke nderin e dinjitetin kur ai lufton aq shumë për të. Megjithatë, kalo.
Midis të kthyerve njëri mban në sqetull një thes plastmasi me plaçka. Dy të rinj të tjerë vrapojnë, ia marrin thesin dhe e flakin nëpër rërë. Atdheu mund të jetë i varfër dhe të ketë hallë ekonomike sot, por është atdheu yt. Ti mos e varfëro edhe më shumë me atë që bën, me braktisjen. Kufitarët treguan se njeri që ishte kthyer pardje, flaku paketën që kishte me vete dhe u kërkoi një «Dukat» të thjeshtë, për t’u çmallur. Një vëgëlsiar intime kjo, por edhe këto i ka jeta.
Atdhedashuria nuk shtohet me sentimentalizma. Dukuria gërryese, siç ka shkaqet, do edhe shpjegimin e saj kompleks, veçse drama që dëshmohet që larg në fytyrat e këtyre njerëzve dhe shfaqjet [?] e tipit politik të episodit janë gjithashtu pjesë e dramës.
«Dola nga shtëpia të marr bukën në pazar, qeta grup njerëzish që do të vinin në kufi: «Do të bëjmë qejf, të ikim tutje», thoshin. U bashkova edhe unë me ta e kaluam kufirin, më mori turma. Turp.
I huaji vërtetë të hedh një copë bukë. Vërtetë vendi të do.
Një i ri tjetër. Hitoja nga Kakavina, thotë se mëmë e babë të bëhet vendi yt, vetëm në vendin tënd dashuria është dashuri dhe e vërteta e vërtetë. Ne s’kemi veç ...
(Vijon në faqen 3)
DEKRET
Për të drejtën e grevës
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës;
Me propozimin e Këshillit të Ministrave;
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Punonjësit kanë të drejtën e grevës (të ndërprerjes së përkohshme të punës) për zgjidhjen e kërkesave të tyre ekonomike e shoqërore, të cilën e ushtrojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë dekret.
Pjesëmarrja në grevë është vullnetare. Asnjëri nuk mund të detyrohet që të marrë pjesë në grevë, në kundërshtim me vullnetin e tij.
Ndalohet çdo presion ose formë tjetër detyrimi që pengon shprehjen e lirë të vullnetit të punonjësve për të marrë pjesë ose jo në grevë.
Neni 2
Kanë të drejtë të organizojnë e të shpallin grevë, organizatat profesionale ose përfaqësuesues të autorizuar nga kolektivi punonjës.
Greva mund të shpallet vetëm pasi të kenë votuar për të shumica e punonjësve.
Greva mund të organizohet në shkallë ndërmarrjeje ose njësie më të vogël organizative të saj.
Neni 3
Greva lejohet vetëm për përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës, për mbrojtjen në punë, për problemet e shpërblimit të punës, për sigurimet shoqërore, si dhe për të drejta të tjera që lidhen me marrëdhëniet e punës, por kurrëherë mbi bazën e kontratës së punës të lidhur ndërmjet organizatës profesionale dhe punëdhënësit.
Neni 4
Organizatorët e grevës duhet të njoftojnë punëdhënësin të paktën 15 ditë përpara, duke përcaktuar kërkesat e grevës, kohëzgjatjen, vendin dhe numrin e pjesëmarrësve.
Greva e shpallur për herë të parë nuk mund të zgjasë më shumë se një ditë pune.
Punonjësit mund të shpallin, pa njoftim paraprak, grevë paralajmëruese, por kjo nuk mund të zgjasë më tepër se një orë.
Neni 5
Ndalohet krijimi i pengesave apo i vështirësive për punonjësit që nuk marrin pjesë në grevë dhe duan të vazhdojnë punën.
Neni 6
Greva nuk lejohet ose kur ka filluar ndërpritet:
a) kur në territorin e RPSSH ka ndodhur fatkeqësi natyrore;
b) gjatë zhvillimit të veprimeve procedurale për zgjedhjet në shkallë kombëtare a lokale;
c) gjatë festave zyrtare, si dhe 2 ditë para dhe pas tyre;
ç) në sektorët ku nga ndërprerja e punës rrezikohet jeta dhe shëndeti i njerëzve, ose kur mund të vijë pasoja të rënda në mbrojtjen e vendit dhe në prodhim;
d) për zgjidhjen e kërkesave të punonjësve të veçantë;
dh) kur shoqërohet me veprime që përbëjnë vepra penale.
Neni 7
Në sektorët ku punohet për plotësimin e nevojave jetësore të popullit, siç janë furnizimi me bukë, sende konsumi të përditshëm e të domosdoshme, me ujë e energji elektrike, shërbimi i transportit publik, i shëndetësisë, mbrojtja civile, administrata gjyqësore, poste-telekomunikacioni, radiotelevizioni, arsimi, sigurimet shoqërore dhe të doganat, grevat lejohen vetëm pasi të jetë siguruar vijimësia në plotësimin e nevojave të mësipërme.
Neni 8
Greva nuk mund të fillojë pa u bërë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve. Për këtë krijohet komisioni i pajtimit, në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e organizatës profesionale ose të punonjësve dhe përfaqësuesit e administratës së ndërmarrjes.
Numri i anëtarëve të komisionit dhe procedura e bisedimeve caktohet në marrëveshje nga palët. Bisedimet nuk mund të zgjasin më tepër se 10 ditë. Me marrëveshje ndërmjet palëve, bisedimet mund të vazhdojnë edhe tej këtij afati.
Neni 9
Kur pajtimi nuk arrihet dhe greva fillon, palët në marrëveshje ndërmjet tyre kanë të drejtë që t’i drejtohen gjykatës.
Me paraqitjen e kërkesës në gjykatë, greva pezullohet dhe punonjësit fillojnë punën.
Gjykata vendos zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke përcaktuar përgjegjësinë e palëve, veprimet që duhet të kryejnë ato dhe, kur ka pasoja financiare, cakton se kush detyrohet të zhdëmtojë.
Kur përgjegjësia për grevën i takon punëdhënësit, ky detyrohet t’u paguajë punonjësve pagën për kohën e ndërprerjes së punës. Në rast të kundërt punonjësit nuk marrin pagë.
Vendimi i gjykatës është i formës së prerë.
Neni 10
Grevat në kundërshtim me dispozitat e këtij dekreti nuk lejohen dhe, kur kanë filluar, ndalohen nga punëdhënësi, i cili merr masa për vazhdimin e punës dhe ndaj punonjësve që nuk rifillojnë punën brenda 3 ditëve ka të drejtë të zbatojë kontratën e punës dhe të përgjigjesë material. Vendimi për zgjidhjen e kontratës së punës është i formës së prerë.
Kur për shkak të grevës vijnë pasoja të rënda që përbëjnë vepër penale, personat fajtorë përgjigjen penalisht.
Neni 11
Për shkeljen e rregullave të parashikuara në nenin 1 (paragrafi i tretë) dhe nenin 5 të këtij dekreti, personi fajtor dënohet me ridukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë deri në 3 muaj.
Neni 12
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 22.1.1991
Nr. i dekretit: 7458
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
SEKRETARI
SHIHAT TOZAJ
KRYETARI
RAMIZ ALIA
28.1.1991
DEKRET
Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të simboleve shtetërore
Me qëllim që të ndalohet çdo veprim që vjen në kundër...
Me qëllim që të ndalohet çdo veprim që vjen në kundërshtim me ligjin dhe është në kundërshtim me unitetin, me traditat e normat morale të popullit; si dhe me qëllim që udhëheqësit të Luftës Nacionalçlirimtare dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar Enver Hoxha dhe veprimtarë të tjerë të shquar në jetën shumëshkullore të popullit të… [teksti vijon jashtë kornizës]
5. Drejtuesit e ndërmarrjeve ... [teksti vijon jashtë kornizës]
Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të simboleve shtetërore
Me qëllim që të ndalohet çdo veprim që fyen ndërgjegjen kombëtare morale të popullit; si dhe me qëllim që të mbrohen nga aktet e dhunës e të vandalizmit monumentet e personaliteteve historike e çdo gjë që lidhet me emrin e tyre;
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës:
VENDOSI:
1. Përdëmtoret, bustet dhe memorialet e çdo lloji kushtuar figurave të nderitura të historisë dhe të kulturës së popullit tonë, heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu; patriotëve të mëdhenj të Rilindjes, si vëllezërit Frashëri; luftëtarëve të shquar të Pavarësisë, si Ismail Qemali; personaliteteve të shënuar të luftës për demokraci, si F.S.Noli; shqiptar Enver Hoxha dhe veprimtarëve të tjerë të shquar në jetën shumëshkullore të popullit tonë, janë monumente të paprekshme dhe mbrohen me ligj nga shteti.
2. Mbrohen me ligj edhe lapidarët, pllakat përkujtimore, muzetë, varret e dëshmorëve të rënë për liri e pavarësi, kudo që janë, si dhe flamuri kombëtar, stema e simbole të tjera të Republikës.
3. Çdo veprim që ka për qëllim dëmtimin, prishjen ose ndryshimin e objekteve të mësipërme si dhe çdo fyërje ose veprim që poshtëron figurën e personaliteteve të tilla, dënohet me heqje të lirisë nga 6 muaj deri në 3 vjet.
4. Kur veprat e sipërme kryhen nga një grup i organizuar personash, shoqërohen me akte dhune ose prekin rendin publik, për organizatorët e këtyre grupeve dhe për ata që kryejnë veprën, masa e dënimit dyfishohet.
5. Drejtuesit e ndërmarrjeve dhe të institucioneve në qendër e në bazë, të përcaktojnë rregullat e tyre të brendshme për vendosjen, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe zhvendosjen e simboleve të lëvizshme të shtuar figurave të personaliteteve të historisë kombëtare.
6. Kallëzimet për veprat penale të parashikuara në këtë dekret, dërgohen për gjykim drejtpërsëdrejti në gjykatë, pasi të jenë kryer veprimet e para që parashikohen në nenin 127 të Kodit të Procedurës Penale.
7. 1 dekretit: 7459
PËR PRESIDENTIN
SIHAT TOZAJ
KRYETARI
RAMIZ ALIA