24/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 janar 1991

T’U DALIM ZOT PUNËVE

Dje, nëpërmjet shtypit u bë e njohur se punonjësit e portit detar, ata të bazës mekanike të hekurudhave në Durrës dhe shoferët e parkut automobilistik të Korçës, rifilluan punën e ndërprerë. Në mëngjesin e djeshëm edhe Tirana rifilloi jetën e saj normale urbane. Padyshim që njoftime të tilla i përshëndet çdo qytetar i ndershëm atdhetar i vërtetë, mbarë populli shqiptar. Janë njoftime që gëzojnë cilindo pas atij shqetësimi të madh madje dhe zemërimit që ngjallën jo vetëm në ndërmarrjet e qytetet përkatëse por në tërë vendin, këto ditë ndërprerjesh pune kur për punë e prodhim kemi nevojë më shumë se kurrë. Angazhimi në këtë çështje jetike për ekonominë, në këto çaste të vështira që ajo kalon, përbën një detyrim tepër të madh për cilindo, për të tëra forcat politike. Dhe kurresesi një «nder», që njëri i bën tjetrit, që një forcë politike i bën tjetrës. Megjithatë pikërisht në këto çaste kur atdheu dhe demokracia e vërtetë na thërrasin për punë, u bë i njohur Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor «Për të drejtat e grevës». Ai është, një dëshmi tjetër e thellimit të demokratizimit në Shqipëri. Po cila është rruga e vërtetë e përshpejtimit të këtij procesi të pandalshëm? Ndërprerja e braktisja e punës, kërkesat e pambështetura për pagë e thellim të inflacionit? Jo. Këtë kushdo e kupton fare qartë. Një «rrugë», e tillë si përshpejton, përkundrazi jo heq «gurë», nga themeli demokratizues dhe demokracizimit. Ajo i zgjat e i fut në të tatëpjetë këto procese që ndërmolem vetë e po i çojmë përpara me guxim. S’kemi bërë llokari, por merret lehtë me mend ç’do të thotë që të paralizosh transportin, lëvizjen e prodhimit e furnizimin e një qyteti si Korça, që mijëra e mijëra punëtorë e qytetarë të Tiranës të përshkojnë me kilometra të tëra drejt punës, që fabrikat e uzina të tëra që prodhojnë për popullin e tërë vendin të heshtin… Kështu rrugët zgjaten e zgjaten. Kështu vitrinat e dyqaneve varfërohen dhe më, radhët e njerëzve pranë tyre në këto ditë të ftohta nuk shkurtohen. Është kjo arsyeja pse tërë populli, i madh e i vogël i mirëpret vendimet e punëtorëve për të ndërprerë grevat për të rifilluar punën. Ajo është shprehje e ndërgjegjes dhe ndjenjave të tyre atdhetare, e mirëkuptimit për t’i zgjidhur problemet dhe kërkesat e drejta me tolerancë, në kushtet dhe sipas mundësive konkrete, në interesin e të gjithëve. Grevat ndaluan. Le të jetë ky veprim i mençur i epër i klasës punëtore e komunistëve, fillimi i një tempi të ri në punë për t’i dhënë fund shkrehjes, kësaj «greve», të heshtur e të padukshme me pasoja po aq të rënda për ekonominë. Le të jetë ajo çasti i shpërthimit e mobilizimit të energjive të reja fizike e mendore të mbarë punonjësve dhe i luftës së pandalshme kundër burokracisë administrative e aparateve, që pengojnë punën dhe procesin e demokratizimit. Duke bërë thirrje për punë, për të mos e ndërprerë atë për asnjë çast nuk është fjala për të heshtur e për të mos ngritur zërin ndaj zvarritjeve për zgjidhjen e kërkesave të drejta e të mundshme që lidhen me kushtet e punës e të jetesës të punëtorëve, me ecurinë e prodhimit e të shërbimeve. Përkundrazi, ky zë duhet të dëgjohet qartë, të shkundë e të lëvizë nga vendi organet shtetërore dhe ekonomike në tëresi e çdo punonjës të tyre në veçanti për t’u dalë zot punëve e detyrave të ngarkuara. Në SMT-në e Tiranës. Përgjegjësi i repartit mekanik Bexhet Cenko dhe tornitori Xhavit Bachoria gjatë punës në këtë repart. (Foto: N. Xhufka)

Në SMT-në e Tiranës. Përgjegjësi i repartit mekanik Bexhet Cenko dhe tornitori Xhavit Bachoria gjatë punës në këtë repart. (Foto: N. Xhufka)

Prodhime për vendin dhe eksportin

Uzina elektromekanike, e ndarë më vete vitin që shkoi nga uzina e telave elektrike në qytetin e Shkodrës, e ka nisur mbarë punën për plotësimin e detyrave të këtij viti. Me prodhime të tilla si motora të rrymës së vazhdueshme për minierat e vendit dhe pjesë elektroauto për automjete e makineri bujqësore, është plotësuar detyra e 20 ditorit të muajit janar. Hapat e parë me sukses u bënë vitin që shkoi edhe në fushën e eksportit, duke dhënë bobina tensioni për kontaktore elektrike në vlerë prej 61 mijë dollarë, ndonëse kjo veprimtari ishte e planifikuar. Me përvojën që u fitua e me mundësitë që ka kjo uzinë, është parashikuar që sivjet të prodhohen 180 mijë copë bobina të tilla për eksport.

Rrënjët e demokracisë janë tek puna

Të qartë e të sigurt - TROPOJË - Zef Ymeri, drejtor i ndërmarrjes pyjore të Tropojës, duke folur për problemet e ditës, thotë se gjëja kryesore që vihet re në kolektivin tonë është qartësia dhe siguria e secilit për punën. - TROPOJË - Zef Ymeri, drejtor i ndërmarrjes pyjore të Tropojës, duke folur për problemet e ditës, thotë se gjëja kryesore që vihet re në kolektivin tonë është qartësia dhe siguria e secilit për punën. Në pyllëzime u plotësua detyra e periudhës, kurse në përmirësime u tejkalua 47 për qind, zëvendësimet në pyllëzime u tejkaluan 40 për qind. Mund të them se nuk ka shqetësime. Në blegtori, megjithë temperaturat e ulëta të këtyre ditëve, nuk kemi ndonjë shqetësim. Dëgjon këtë drejtor tek flet për ecurinë e punëve dhe mendon: sa mirë është kur njerëzit i qepen punës, e kanë mendjen aty. Edhe Isa Dizdari, drejtor i ndërmarrjes komunale të riparim-shërbimeve, është i kënaqur me punën që bëhet në ndërmarrjen ku ai drejton. Këto ditë të këtij viti u shtri shërbimi komunal edhe në fshatrat Tplan, Bujan, Pac dhe Zogaj. Pra, më afër kërkesave, më pranë njerëzve, që ata të mos humbin kohë për nevojat e tyre. Duke folur për plotësimin e planit të periudhës, Isai të jep këto shifra të 20 ditorit të janarit: prodhimi i mallit të shitur 100.8 për qind, shërbimet e përgjithshme në popull 101.1 për qind, prodhimi industrial 101.7 për qind. Dukët se pas tyre qëndron edhe kujdesi i secilit punëtor e drejtues. Futja në mekanizmin e ri ekonomik që në korik të vitit të kaluar i ka «akorduar» të gjithë hallkat për t’u përgjigjur më mirë e më shpejt detyrës, për të gjetur mënyrën më të mirë të plotësimit të kërkesave, pa humbur kohë. A ecën gjithçka në rregull? Tek disa punëtorë ka kërkesa për shkurtime të mëtejshme në administratë, megjithëse të tilla janë bërë. Me sa duket mekanizmi i ri ekonomik nxjerr mjeshme të reja, kërkon përsosje të mëtejshme të drejtimit që gjithçka të bëhet sa më rentabël. Këto dy pamje të dy ndërmarrjeve që u futën prej korrikut të kaluar në zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik, flasin qartë se kjo metodë drejtimi është njëkohësisht edhe mënyrë nxitjeje për punën. HALIL BUÇPAPAJ

Administratat të kërkojnë më shumë nga vetja

- PERMET - Në ndërmarrjet e ekonomike të rrethit të Përmetit, situatës po i përgjigjen me rregull e disiplinë në punë, me rritje të rendimentit të prodhimit e të shpenzimeve. - PERMET - Në ndërmarrjet e ekonomike të rrethit të Përmetit, situatës po i përgjigjen me rregull e disiplinë në punë, me rritje të rendimentit të prodhimit e të shpenzimeve. Deri më 20 janar janë disa kolektiva që i kanë tejkaluar detyrat e planit. Kolektivi i ndërmarrjes së shërbimeve komunale i ka tejkaluar të gjitha treguesit për këtë periudhë, e cila përmblidhet në prodhimin dhe shërbimin mall të shitur, që është plotësuar nga 103 -109 për qind për zëra të ndryshëm. Po kështu edhe kolektivi i ndërmarrjes së grumbullimit i ka tejkaluar detyrat. Gatishmëria dhe mobilizimi i punëtorëve në tërësi është i mirë. Nuk ka mungesa në punë, dhe as një ndërmarrje nuk ndjen erën e shkrehjes. Por kaluan më se 20 ditë të janarit dhe nga administratat dhe aparatet ka dhe mjaft probleme të pazgjidhura. Në ndërmarrjen e ndërtimit është siguruar dokumentacioni teknik dhe sheshet e ndërtimit dhe ka filluar puna në objektet e planifikuara, por në njëjtën kohë mungojnë mjaft materiale, që sipas kontratave duhej të ishin siguruar. Nga ndërmarrja e ndërtimit, ajo tregtare dhe ajo ushqimore u shkëputën si ndërmarrje më vete fabrika e tullave, NTAN-i dhe fabrika e përpunimit të konservave në Këlcyrë. Në fabrikën e tullave, që ndarja u bë në kohë dhe punëtorët janë njohur me të gjithë treguesit, puna ka filluar mbarë, ndërsa në dy të tjera për tregtinë dhe ushqimore, që ndarja u bë me vonesë, ka mjaft probleme të furnizimit dhe shpërndarjes që duhet rregulluar me shpejtësi, se bëhen pengesë për ecurinë normale. Në aparate dhe administrata nuk mungojnë edhe shkresat për shfryrje aty - këtu, por faktet flasin se shkrehje kanë vetë ato që nuk po i përgjigjen tendencës dhe gatishmërisë së punëtorëve. Kjo gjendje kërkon të vihen në punë në radhë të parë specialistët dhe kuadrot, pa e justifikuar veten me mungesa të njëri tjetrit. Punëtorët kërkojnë prej tyre zgjidhjen në kohë të problemeve që bëhen pengesë për rendimentin, prodhimin dhe shpërndarjen. PËRPARIM MUSTAFAJ Përparim Mustafaj

A mund të kërkosh 70 për qind demokraci?!

- VEZHGIM - Shikon nëpër rrugë turma njerëzish që shëtitin të qetë, pa u bërë fare merak se është kohë pune. - VEZHGIM - Shikon nëpër rrugë turma njerëzish që shëtitin të qetë, pa u bërë fare merak se është kohë pune. Shikon nëpër klubet dhe bufejtë jo vetëm të mbushura plot, por edhe njerëz që presin. Duhet të shkosh tre katër herë në ditë për të takuar drejtues të administratave, specialistë. Në oborret e ndërmarrjeve gjymbuj njerëzish që bisedojnë pafundësisht për «demokracinë» dhe për gjëra të tyre që u kalojnë pranë dhe nuk u flasin. Me pak fjalë kjo mund të ishte një tablo jo e pazakontë në shumë udhë, klube e ndërmarrje të qytetit të Shkodrës. Dhe ja përfundimi! Në sesionin e planit të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit mësuam se detyrat janë realizuar në nivelin e 70 përqindësh. Dhe duhet thënë - shtojnë specialistët e këtij seksioni se detyrat nuk ishin aspak të ngjeshura për këtë periudhë. Përkundrazi, vazhdon së mundja e vetër e planifikimit me rezerva në 10 ditorin e parë apo të dytë... Pra, me punën tonë, dhe mjerësën tonë të padërduar, filluam të lemë milionat e parë «rrugës». Ndërkohë disa «presin» kur të vijnë milionat e botës për të na mbajtur, për të na ushqyer, për të na rituru fëmijët! Duam demokraci të plotë. Kjo është kërkesë e të gjithëve dhe është kërkesë e drejtë. Por kjo shkërbonje punë, edhe aty ku ka lënë të kthehet, edhe aty ku paga është e plotë dhe me rritje, dhe aty ku për shumë vite është krijuar traditë e mirë, tregon se «ano e demokracisë, punën nuk po e kërkojmë. A mund të kërkosh 70 për qind demokraci? Sigurisht që jo. Atëherë kur kërkojmë gjithçka që na duhet, pse nuk ja pim edhe gjithçka që kërkohet?! Konkrehtisht: Në ndërmarrjen e qilimave lënda e parë është e plotë, studimi për rishikimin e normave dhe të pagave po bëhet, po vendoset ngrohja qendrore brenda muajit, ndërkohë vazhdon ngrohja me soba, por për t’u punuar, nuk punohet. Ndërsa kur vjen puna për t’u paguar, pavarësisht se punë nuk kanë bërë, pagën e duan të plotë.

Kryeministri i RP të Kinës priti ministrin e Jashtëm të RPS të Shqipërisë

PEKIN, 23 janar. - Sot kryeministri i RP të Kinës, Li Pen, priti ministrin e Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Reis Malile, dhe zhvilloi me të një bisedë miqësore. Reis Malile i transmetoi kryeministrit Li Pen përshëndetjet e presidentit Ramiz Alia dhe të kryetarit të Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani. Gjithashtu ai i dorëzoi kryeministrit të Kinës një mesazh miqësor nga kryeministri shqiptar. Në mesazh, ndër të tjera, kryeministri kinez ftohet për një vizitë në Shqipëri. Kryeministri Li Pen falënderoi për mesazhin dhe tha se pranon me kënaqësi ftesën për një vizitë zyrtare e miqësore në Shqipëri, të cilën do ta bëjë në një kohë të përshtatshme. Me këtë rast ai u lut që t’u transmetohen përshëndetjet e tij të ngrohta presidentit Ramiz Alia dhe kryeministrit Adil Çarçani. Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet kino-shqiptare, të cilat janë në zhvillim të mirë do të marrin një shtytje të re. Të ardhmen e marrëdhënieve tona me Shqipërinë, vëzhdoi ai, ne e shohim me optimizëm. Kryeministri kinez Li Pen foli për zhvillimin me ritme të shpejta të Kinës, e cila vitet e fundit ka bërë hapa të rëndësishëm. Duke folur për politikën e jashtme, kryeministri Li Pen tha se Kina ndjek një politikë të pavarur dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera, të mëdha apo të vogla, i ndërton mbi bazën e barazisë e të respektit reciprok. Gjatë takimit, ministri i Jashtëm Reis Malile vuri në dukje se populli shqiptar ushqen ndjenja të respektit për popullin kinez, për historinë e tij shumëshekullore, kulturën e traditat e tij të pasura dhe se qeveria shqiptare është për zhvillimin e bashkëpunimit miqësor midis të dy vendeve. (ATSH)

Zhvillohen bisedime ndërmjet ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kinës

Dje në Pekin u zhvilluan bisedimet midis delegacionit të RPS të Shqipërisë, të kryesuar nga ministri i Jashtëm Reis Malile, dhe delegacionit të RP të Kinës, të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Çian Çen. Gjatë bisedimeve u konstatua ecuria pozitive e marrëdhënieve miqësore dhe e bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht vitet e fundit, në drejtim të kontakteve politike, të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, etj. Nga të dy palët u shpreh dëshira për vazhdimin e tyre, për çuar më përpara marrëdhëniet e bashkëpunimit e konkretizimin e tyre me projekte të interesit të dy vendeve. Ministri i Jashtëm, Reis Malile, theksoi se RP e Kinës luan një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon e në botë. Informoi ministrin e Jashtëm kinez lidhur me masat e ndërmarra në kuadër të procesit të demokratizimit në Shqipëri dhe të vendosjes së pluralizmit politik. Gjithashtu ai foli për politikën e jashtme të vendit tonë për proceset ballkanike dhe ato evropiane, në të cilat Shqipëria përpiqet të kontribuojë gjithnjë e më aktivisht. Ministri i Jashtëm, Reis Malile, e ftoi homologun e tij kinez për vizitë në Shqipëri, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi. Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Kinës, Çian Çi Çen, foli për gjendjen e stabilizuar në Kinë dhe arritjet, sidomos gjatë viteve të fundit. Ai theksoi gjithashtu perspektivat e mira të zhvillimit ekonomik që i hapen Kinës me programin e ri dhjetëvjeçar. Ministri kinez vlerësoi në mënyrë të veçantë takimin që pati me presidentin Ramiz Alia në Nju Jork, ku u bisedua për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis të dy vendeve. Më poshtë ministri kinez vuri në dukje se në frymën e reformave që janë ndërmarrë nga shteti shqiptar, Kina është e gatshme që të bashkëpunojë me Shqipërinë në fushat politike, ekonomike dhe se ajo do t’i japë së shpejti Shqipërisë një sërë kredish. Ministri kinez vlerësoi gjithashtu politikën e fqinjësisë së mirë të ndjekur nga Shqipëria dhe kontributin e saj në këtë proces të bashkëpunimit ballkanik. Të dy ministrat u ndalën veçanërisht për ngjarjet në Lindjen e Mesme. Nga të dy palët u shpreh shqetësimi për gjendjen e rrezikshme të krijuar në rajonin e Gjirit, për domosdoshmërinë e tërheqjes së Irakut nga Kuvajti dhe respektimin e lirisë e të pavarësisë së tij. Ata theksuan nevojën e zgjidhjes së konfliktit në rrugë paqësore. (ATSH)

Miratohet krijimi i Shoqatës Sociologjike Shqiptare

Më datë 23.1.1991, ministri i Drejtësisë, Enver Halili, thirri përfaqësuesit e Shoqatës Sociologjike Shqiptare dhe u komunikoi urdhërin për miratimin e kësaj shoqate, si dhe regjistrimin e saj në regjistrin përkatës të Ministrisë së Drejtësisë, në pajtim me ligjin Nr. 2362 datë 16.11.1956 “Për organizatat shoqërore që nuk ndjekin qëllime ekonomike”. Kjo shoqatë u ngrit mbi bazën dhe aktivitetin njëvjeçar të berthamës sociologjike të Tiranës. Duke qenë një organizatë shoqërore, shkencore, e pavarur nga partitë politike, ajo do të synojë të kontribuojë në studimin e dukurive të ndryshme shoqërore, në parashtrimin e zgjidhjeve alternative për probleme të karakterit sociologjik që shtron zhvillimi shoqëror i vendit tonë. (ATSH)

Kryetari i Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani, priti përfaqësues të Partisë Demokratike

TIRANË, 23 janar. - Dje, në selinë e Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani priti edhe njëherë tjetër me kërkesë të tyre, dy përfaqësues të Partisë Demokratike, z. Arben Imami dhe Bardhyl Reso. Në këtë takim ata ngritën probleme që kanë të bëjnë me partinë e tyre, kryesisht lidhur me zhvillimin e saj, sa mitingjeve në rrethe dhe me kushtet materiale të veprimtarisë së saj. Pretendimeve të paraqitura, shoku Adil Çarçani iu përgjigj se shteti ynë nuk ka dy vija. Ai ka vetëm një qëndrim të mbështetur në kërkesën rigoroze për zbatimin e ligjeve në fuqi. Në praktikë, theksoi ai, siç ndodh edhe për çështje të tjera, ka veprime burokratike dhe elementë konservatorë që pengojnë. Qeveria ka qenë dhe mbetet e angazhuar për t’i luftuar me vendosmëri shfaqje të tilla, të cilat nuk i shërbejnë forcimit të shtetit tonë ligjor dhe interesave të përparimit të atdheut. Lidhur me kushtet e zhvillimit të mitingjeve të Partisë Demokratike në disa rrethe, përfaqësuesit e saj bënë vërejtje sidomos për atë të Sarandës, që sipas tyre, nuk ishte normale. Shoku Adil Çarçani u përgjigj se mitingjet janë zhvilluar në përgjithësi normalisht. Për rastin e Sarandës, ai theksoi se ka kërkuar një raport nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kryeministri shtoi se, sipas të dhënave që ka, ndonjë miting i organizuar nga Partia Demokratike, nuk është zhvilluar në përputhje me rregullat e manifestimeve publike të njohura me ligj. Ai përmendi rastet e incidenteve të krijuara nga grupe pjesëmarrësish në mitingun e kësaj partie të organizuar në sheshin e stadiumit «Qemal Stafa» në Tiranë, në atë të Lushnjës e në Gjirokastër. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dënuan incidentin e ndodhur në Tiranë dhe thanë se janë distancuar prej tij. Shoku Adil Çarçani u kërkoi përfaqësuesve të Partisë Demokratike që distancimin e tyre ta bëjnë publik. Lidhur me ankesën e tyre për parregullsitë e veprimtarive të Partisë Demokratike në televizion, Kryeministri theksoi se televizioni i ka pasqyruar në mënyrë korrekte ato. Në se ka pasur mangësi në pasqyrimin e ndonjë mitingu, kjo mund të ketë ardhur kryesisht si rezultat i aftësive të pamjaftueshme profesionale të ndonjë telekronisti të rretheve, gjë që dëmton në përgjithësi punën e këtij institucioni. Kërkesës së bashkëbiseduesve që televizioni t’i japë vend shprehjes së pikëpamjeve të partive politike mbi ngjarjet aktuale, Kryeministri iu përgjigj se (Vijon në faqen 2)

U hap në Beograd Mbledhja e Zyrtarëve të Lartë të Ministrive të Ekonomisë ose të Tregtisë së Jashtme të shteteve të Ballkanit

Në kuadrin e veprimtarive ballkanike në fushën e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, dje u hap në Beograd Mbledhja e Zyrtarëve të Lartë të Ministrive të Ekonomisë ose të Tregtisë së Jashtme të shteteve të Ballkanit, në të cilën merr pjesë edhe një delegacion nga vendi ynë. Në këtë mbledhje do të shqyrto- hen puna dhe veprimtaritë e zhvilluara lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e mëparshme mbi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet shteteve të Ballkanit dhe perspektivat dhe përparësitë e tij në të ardhmen, etj. Mbledhjen e përshëndeti Sekreo- (Vijon në faqen 4)

Në një bisedim me ... kryesuar nga ... Jashtëm sovjet... në nësekretari ... Rexhinald Bar... sin gjatë gjithë ... të bisedimeve ... për pakënaqësinë ... që presidenti ... ta nënshkruajë ... pati për forcat ... Evropë, që u ...

NJOFTIM I AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Isuf Baça njoftoi se pala kufitare jugosllave dorëzoi më datën 23 janar 1991 në pikën e kontrollit të kalimit kufitar të Hanit të Hotit terroristët Oltion Mema, Ardian Hila dhe Ilir Dule, të cilët më datën 9 janar të këtij viti qëlluan me armë zjarri mbi njësi të postës kufitare Çerem të Tropojës dhe vranë kufitarët Gëzim Kurti e Bujar Çela. Terroristët iu dhanë organeve të drejtësisë. (ATSH)