25/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 janar 1991

DETYRA KONKRETE PËR ÇDO KOMUNIST

DREJT 31 - MARSIT Fushata e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor është në epigjendër të vëmendjes të të gjithëvet. Komunistët po e përjetojnë këtë fushatë me preokupim të veçantë prej atdhetari. Fushata e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor është në epigjendër të vëmendjes të të gjithëve. Komunistët po e përjetojnë këtë fushatë me preokupim të veçantë prej atdhetari. Ata më shumë se kurrë në këto momente me rëndësi të jashtëzakonshme për fatet e vendit e ndjejnë se ç’përgjegjësi kanë mbi vete. Prandaj janë paraqitur para zgjedhësve me programin elektoral më shumë seriozitet, prandaj i kanë shpallur objektivat e tyre qartë e të prandaj me seriozitet po i ndjekin ato. Disa objektiva të fushatës së zgjedhjeve, Partia e Punës i ka realizuar. Zgjedhësit janë njohur përmes shtypit me programin elektoral të Partisë, ndërkaq në popull janë shpallur edhe kandidatët për deputetë të Partisë së Punës. Të dy këto momente Partia i ka përballuar e po i përballon në dialog me zgjedhësit. Por ndërkaq duhet thënë se mbetet edhe shumë për të bërë. Se pari, e gjithë puna e Partisë duhet të synojë që të rrënjosë tek zgjedhësit bindjë të qëndrueshme, të ngjallë besim për drejtësinë e programit elektoral të Partisë, tek i cili shpallen në mënyrë të qartë objektivat për kapërcimin e vështirësive dhe ndreqjen e gjendjes ekonomiko-shoqërore. Për këtë arsye lipset që puna për zbatimin e programit elektoral të Partisë të vazhdojë të bëhet me kompetencë, më e kualifikuar. Dhe për këtë qëllim të angazhohen kuadrot, më të zotë të Partisë, komunistët më të aftë, kudo ku punohet e militojnë. Të zbërthehen në mënyrë të gjithanshme vlerat e programit elektoral; të bëhen të njohura arritjet në udhëheqjen e Partisë, të cilat disa forca të opozitës duan t’i rrëzojnë dhe t’i mohojnë për të fituar në garën për vota. Gjatë kësaj kohe si dhe u shpallën kandidatët për deputetë të Partisë së Punës. Populli i ka pritur mirë në përgjithësi kandidatët e Partisë së Punës, pse tek ata shoh njerëz të ndershëm, të dhënë me mish e me shpirt pas interesave të mëdha të vendit, njerëz që nuk kërkojnë privilegje e përfitime personale, por janë të sakrificës, njerëz me kulturë e me dinjitet. Por ndërkaq, është e vërtetë gjithashtu se në disa zona, kandidatët populli nuk i ka pritur mirë. Kjo tregon se populli i kërkon Partisë së Punës dhe veçanërisht forumeve të saj, që të mos bëjnë një punë të mbyllur burokratike për zgjedhjen e kandidatëve të saj, por të paraqesin si kandidatë bij e bija nga më të mirët të cilët ajo i ka në radhët e veta. Prandaj le të shërbejë kjo kohë që ka mbetur [teksti vazhdon jashtë kornizës]. Do të paraqiten edhe në ato zona ku populli ka patur vërejtje. Është koha të evidentojmë më mirë në popull prirjen e Partisë për ta rinovuar vetveten dhe për të flakur tej burokratizmin, dogmat dhe tabutë që ja mpijnë dhe ja përthajnë dinamizmin politik dhe besimin në popull. Është koha për ta argumentuar konkretisht me një punë bindëse të shkathtë dhe të zgjuar tek çdo njeri të vërtetën e njohur se Partia jonë nuk është Parti e disa të korruptuarve, por është Parti e dheëtarjamie komunisteve që kanë jetuar e jetojnë me djersën e ballit, pa ju joshuar privilegjeve, që kanë marrë mbi vete përgjegjësinë e madhe të kontribuojnë sinqerisht demokratizimit të jetës së vendit. Fushata e zgjedhjeve tashmë po hyn në një garë e cila pritet të bëhet edhe më e fortë, prandaj e tërë puna e Partisë duhet të mbajë parasysh dhe të përballojë me argumenta atë propagandë mohuese të veprës së Partisë së Punës që ka zhvilluar e po zhvillon opozita. Kjo propagandë mohuese sigurisht nuk bëhet kot së koti, por për të fituar sa më shumë vota. Prandaj edhe argumentet dhe temat tona për ta rrëzuar atë, duhet të jenë të shpejta e të plota, e të mos lejojmë që disa oratorë nihilistë të hedhin baltë mbi tërë veprën e Partisë së Punës, të mos lejojmë që me slogane «demokratike» të errësohet puna e komunisteve. Sigurisht në takimet me popullin, në bisedat me zgjedhësit do të vihet theksi edhe në autokritikën për të metat e gabimet tona, dhe kjo nuk është gjë tjetër, veçse forcë e Partisë, dhe rritje e besimit të popullit tek Partia. Nga ana tjetër, krahas punës së vazhdueshme propagandistike për programin elektoral të Partisë e për tërë punën e Partisë, duhet të mbajmë parasysh që moment kyç është që në krye të kapërcimit të vështirësive edhe gjatë kësaj fushate duhet të jenë komunistët. Njerëzit duhet të shohin tek ata të palodhurit në punë, njerëzit e sakrificës ata që me mendje të kthjellët e me optimizëm nuk kursejnë asgjë për kapërcimin e vështirësive të sotme për stabilizimin e situatave në çdo ndërmarrje e qelizë të shoqërisë, dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Të gjithë duhet t’ia vëmë gjoksin punëve. Të puna janë rrënjët e demokracisë, tek puna dallohet ata që u dhemb shpirti për hallet e popullit, tek puna dallohen ata që populli do t’ua japë votat me besim. zona, kandidatët popullor nuk ia të saj, por të paraqesin si kandidatët kjo kohë që ka mbetur për t’i riparë me shumë kujdes ato kandidatë që urtësi e argumenta atyre që synojnë të përhapin ligësira.

Vetëm me punë arrihet stabiliteti

Kush e vlerëson detyrën - PUKË - Fjala e urtë e popullit, «mos i shiko gunën, por punën», është sot më domethënëse se kurrë. Proceset e thellimit të demokratizimit nuk gjejnë zbatim pa punë, pa disiplinë të fortë tek çdo individ. Si po i përmbushin detyrat e fushatës së zhvillimeve punonjësit e pyjeve? «Në çdo tregues 20 ditë e realizuam mbi 100 për qind», - përgjigjet Pashk Prendi drejtor i ndërmarrjes pyjore në Fushë-Arrëz. Me pyjet janë të lidhur shumë të tjerë. Janë sharrëtarët, që presin e asortojnë lëndën e drurit, janë shoferët që transportojnë çdo ditë qindra tonë nga thellësitë e pyjeve, janë konsumatorët që e presin me padurim këtë lëndë. Nga të dhënat e periudhës për ndërmarrjen e përpunimit të drurit gjen përvojë, por edhe mangësi që kanë çuar në mosrealizime. Ja, p.sh., sharrëtarët e Kacinarit, megjithëse punojnë në lartësi malesh, në ngrica e dëborë i kanë tejkaluar të gjitha planet. Kështu edhe punonjësit e fabrisë së kallëzonte dhënë 9 për qind më shumë prodhime për eksport. Ballafaqohen me këta të prapambeturit, si sharrëtarët e Kunorë Dardhës e të Krabit, punonjësit e fabrikës së fibrës e të prodhimit të karriges. Pyetjes për shkaqet e mosrealizimeve i jepet kjo përgjigje: në Kunorë Dardhë e Krab ka patur mangësi në organizimin e punës, madje në fillim të muajit kishte dhe mungesa në punë. Këtyre u janë bërë pengesë edhe faktorë të tjerë. Vitin e kaluar kishin për të marrë 50 motoshara, por morën vetëm 13 copë. Pa mekanizmin në pyje është e vështirë. Kërkojnë t’u gjejdhë kërkesën dikasterit përkatës, se edhe këtu vit nuk ka patur furnizim me motoshara. Me gjuhë tjetër të flasin në ndërmarrjen bujqësore. Asnjë mungesë pa arsye në punë. Reflektimi: tejkalim planesh e objektivash çdo ditë. Prodhohen këtu mbi 2 mijë kokrra vezë tej detyrës ditore. E fakton këtë vetë tregu i qytetit. Edhe qumësht prodhohet më shumë se plani ditor. GJON GJONI

Disiplina nuk është diçka fakultative

- KUKËS - Në një mbledhje të aktivistëve të komitetit të Partisë të rrethit të Kukësit, drejtori i minierës së bakrit, Heroinë e Punës Socialiste, të Gjegjanit, Qazim Laçi siguroi realizimin ritmik të detyrave. Dhe faktet po tregojnë se nga ritja e disiplinës dhe përgjegjësisë për punën të minatorëve e administratës së kësaj ndërmarrjeje, detyrat po realizohen. Në 10-ditorin e dytë ky kolektiv ka mbyllur një pjesë të deficitit prej 500 tonësh në 10-ditorit të parë. Vetë administrata e ndërmarrjes është vënë në rregull, në krye të punës për krijimin e kushteve të punëtorëve, kur ajo punon me disiplinë e përgjegjësi, është e natyrshme që kjo të rrezatojë tek punëtorët. Kjo është karakteristikë për disa kolektiva në rrethin e Kukësit. Fatmir Istrefi, specialist në seksionin e industrisë në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, veçon minierën e kromit «Sali Vata» të Kalimashit. Ajo po e çon më tej traditën e vitit të kaluar, duke plotësuar detyrat në prodhimin e kromit e të koncentratit të tij. Në këtë minierë janë realizuar edhe detyrat në prodhimin e olivinit. Por transporti i tij nuk po kryhet në kohë nga parku i mallrave të Krujës. Siç na thonë në seksionin e industrisë, rrethi i Krujës është ankuar për mangësi në furnizimin me olivinit për ndërmarrjen e mesatarizimit në Laç, e cila e standardizon atë për eksport. Kur ankohen ky rreth, përse nuk merr masa që me mjetet e transportit të tij të transportojë prodhimin stok të olivinit në minierën e Kalimashit, sipas detyrave? Disiplina nuk është çështje fakultative. Po veçojmë ndërvarësinë kontraktore e të prodhimit nga ndërmarrjet ekonomike. Parku i mallrave në Kukës i ka realizuar detyrimet për mallrat e eksportit. Por uzina e bakrit punon me gjysmën e kapacitetit të prodhimit të bakrit blister, se transporti e prodhimi i bakrit, si dhe koncentrati i tij në Golaj është larg realizimit të detyrave. ENVER BYTYÇI FETI ZENELI ENVER BYTYÇI

Gatishmëria e njerëzve nuk mungon

- TEPELENË - Me mbylljen e 20 ditorit u bë edhe një bilanc tjetër në shkallë rrethi për masën e plotësimit të detyrave në të gjithë sektorët e ekonomisë – na thotë përgjegjësi i planit në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, Veli Hasanmemaj. - Tabloja ekonomike, pavarësisht, nga disa mosrealizime, paraqitet e mirë. Gati gjysma e ndërmarrjeve, si ajo e riparim shërbimeve, komunale, banesave, NGPD-ja, u-bimorja, SMT-ja, Pyjorja etj e kanë tejkaluar treguesin e prodhimit «mall të shitur» nga 2-30 për qind. Të tjerat janë shumë afër planit. Por ka edhe ndonjë që është në kufi të 50 përqindëshit si ndërmarrja e ndërtimit, bonifikimin e fabrikës së tullave. Në sektorin kooperativist gjendja është akoma më e mirë. Këtu problemi i mungesave në punë as që zihet fare në gojë. Shumë kryesi kooperativash janë në hall për punësimin e njerëzve. Është kjo arsyeja që kalendari bujqësor është respektuar në afat dhe gjendja e bimëve dhe e prodhimit paraqitet e mbarë. Kjo është në përgjithësi ekspozeja. Pozitive është se po këmbëngulet kundër mangësive. Së pari, puna e aparateve drejtuese nga qendra në bazë t’u përgjigjet gatishmërisë së masave e kërkesave të mekanizimit të ri ekonomik. Ekonomistët në ndërmarrje duke u marrë më tepër me detajimin e shifrave të planit dhe bilancin e vitit të kaluar janë mbyllur në zyra, kështu që pak kujdes bëjnë për ndjekjen ditore të arritjeve nga shitja, për realizimin e prodhimit mall të shitur, kryerjen e investimeve etj. Së dyti, mungesat në furnizimin materialo-teknik, si rezultat i neglizhencës së furnitorëve të veçantë deri në dikaster, domosdo që kanë ndikim e tyre, sidomos në ndërtim e bonifikim. Së treti, në minierën e qymyrgurit në Memaliaj e në ndonjë ndërmarrje tjetër shqetëson edhe fakti i mosshfrytëzimit të kohës së punës, mungesat në kushtet e punës dhe shërbimi urban. FETI ZENELI

Shpifje dhe shqetësime

Pardje, kur kthehesha nga puna për në shtëpi, nuk u besoja syve për sa shikoja. Jo pak njerëz dilnin nga një njësi e shitjes të ushqimeve me trasta të tejmbushura. Dikush mbante në duar edhe etë e dhjetë pako me makarona. «Uria» ishte akoma më e madhe në njësitë e shitjes së bukës. Vetëm për pak caste dyqanët boshatiseshin. — ALARME TË SAJUARA PËR DISA MALLRA USHQIMORE Pardje, kur kthehesha nga puna për në shtëpi, nuk u besoj syve për sa shikoja. Jo pak njerëz dilnin nga njësi e shitjes të ushqimeve me trasta të tejmbushura. Dikush mbante në duar edhe tetë e dhjetë pako me makarona. «Uria» ishte akoma më e madhe në njësitë e shitjes së bukës. Vetëm për pak caste dyqanët boshatiseshin. Nuk di pse, por fare pa dashur mendja më shkoi menjëherë tek ajo ditë që njerëzve në Tiranë u kam mbetur disa pak me «helm» nga përhapja e panikut për «mungesën e hurmave». Me sa duket dikush kish hedhur prap tek këta njerëz «helm», por këtë radhë atë të ndjenjës së pasigurisë për bukë. Të ishte e vërtetë? — Më jep një kg oriz, i them shitëses së njësisë nr. 52 në lagjen 38. — Ç’t’ua? — m’u përgjigj. Nuk e heq këmbën për baron edhe kripa... — Në qoftë se do të furnizova, nesër do të shkoj prap në magazinë. Nuk dëshiroja të besoja, por aty për aty, në fjalë e sipër hyn me një frymë shitësja e dyqanit në krah duke më mbajtur veten. — Qyqja, janë babëzitur njerëzit! Na u këputën krahët nga pesha. Si këto ditë nuk mbaj mend të kem shitur kurrë. Pra ajo që po ndodhte ishte e vërtetë. Por një «vërtetë» që nxitej nga informacione të pavërteta. Nga njerëz keqdashës, të cilët dëshirojnë të çorodisin popullin, të krijojnë amulli e pasiguri. Nga njerëz që dinë vetëm se si të helm ojnë. Por le t’i ballafaqojmë këta specialistë të gënjeshtrave me të vërtetën, duke intervistuar ata më merrem përditë me furnizimin e popullit në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës. Lirim Varvarica: Ndjek furnizimin me bukë. Qoftë për gjendjen e grurit, qoftë për miellin nuk ka asnjë problem. Ne fabrikat tona puna normalisht. Po sjell si argument këtë fakt: ditën që njerëzit u trembën se gjoja nuk do të kishte bukë, u prodhuan më tepër se plani 283 kv. Kujtim Kaceli: Edhe ushqimet e tjera janë siguruar. Sasitë e vajit, orizit, miellit, sheqerit, sapunit etj. mjaftojnë për të përballuar nevojat e tregut. Në qoftë se është vënë ndonjë normativë këto ditët e fundit, kjo është bërë për të mos sjellë çrregullime në treg dhe më tej, për të disiplinuar shpërndarjen. Pra, për t’u prerë rrugën atyre që i marrin ushqimet për «rezervë». Sigurisht, nga këta ka pasur e do të ketë. Ajo që është e veçantë në këtë kohë, kur i gjithë vendi është përfshirë në proceset e thella të demokratizimit të jetës së vendit, ditët të ndërmarra nga Partia e Punës, këta shpifës kanë marrë «zemër», janë bërë më të vërpuës. Janë gati të bëjnë përditë të pabëra. Të thonë sy në sy «kjo nuk është e bardhë, por është e zezë». A duhen lënë shtigje të hapura ku të futen gojë të liga? Me duket se kjo duhet të na shqetësojë. Të mos bëjë të mendohemi e për më tepër të veprojmë. Po kush duhet ta bëjë këtë? Çdo i ndershëm, çdo patriot. Po në radhë të parë komunistët, kuadrot, që duhet tu kundërvihen me urtësi e argumenta atyre që synojnë të përhapin ligësira.

Mirëqenia arrihet vetëm me punë

— DIBËR — «Mirëqenia arrihet vetëm me punë» — këtë aksiomë çdo kohë e ka vënë në themel të ecjes përpara. Kjo frymë ndjehet sot kudo në Dibër. Në ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme janë realizuar detyrat gjatë 20 ditëve të para të këtij viti. «Prodhimi malli i shitur, na thotë Ana Asllani, përgjegjëse e planit në ndërmarrje, është tejkaluar, eksporti gjithashtu. Me firmën italiane «Gerlaimpeks» këto ditë marrëdhëniet u zgjeruan edhe me katër modele të reja xhaketë. Me firmën «8 Shtatori» të Dibrës së Madhe në Maqedoni janë lidhur marrëveshje, që volumi i arritur vjet në eksportin e prodhimeve të të leshit të rritet». Punonjësit e mermerit në Muhur këto ditë po punojnë në kushtet e temperaturave shumë të ulëta. Për 20 ditë ata realizuan planin e janarit në prodhimin e blloqeve. Ngriçës dhe të ftohtit u kundërvunë me punë. Tani po punojnë që të përgatitin frontet për të rritur prodhimin në shkurt e muajt e tjerë. Ndonjë mendësi burokratike që ngriti krye për shkurtimin e fuqisë punëtore në kuadrin e mekanizmit të ri ekonomik, u hodh poshtë, duke hapur fronte të reja pune. Në minierën Veriore të Bulqizës dhe atë të Tërnovës, që mendohet që 18 janari ishte «ditë greve». U puna me minatorin, në frontet e punës, në rrugë e në familje. Me vëmendje ndoqën ata fjalën e shokut Ramiz Alia që drejtuar popullit më 17 janar. Minatorët 18 janarin e kthyen në ditë aksioni. Atë ditë në Bulqizë e Tërnovë u nxor krom më shumë se çdo herë tjetër. Ditët e fundit po çojnë në rritjen e nxjerrjes së mineralit në kuotat e planifikuara. Ndërkohë minatorët kanë një vërejtje për dikasterin e tyre: krom nuk nxirret vetëm në Bulqizë, «nxirret» edhe në dikaster. Në qoftë se drejtori dhe punonjësit e dikasterit, Ministrisë së Industrisë dhe Minierave, nuk bëjnë punën e tyre, atëherë vetëm nga mosfurnizimi i repartit të transportit me pjesë ndërrimi për elektrovozë, çdo ditë nga nëntoka veten në minerën Veriore nuk dalin mbi 150 tonë krom. Fabrika e pasurimit të kromit nuk po punon për mungesë fadr omash për shkarkimin e mineralit dhe furnizimin e bunkereve. Ministria duhet t’u përgjigjet minatorëve dhe gjeologëve të Bulqizës për detyrimet që ka. Arritje ka pasur këto ditë në shumë ndërmarrje të Dibrës, në parkun automobilistik të mallrave, në tregti, pjyrore etj. Por ka edhe mosrealizime. Në ofiçinën mekanike ka ndërprerje të punës për mungesë të bazës materiale. E njëjta gjë ndodh edhe në ndërmarrjen e përpunimit të drurit e gjer. Mirëqenia arrihet vetëm me punë

PËRGJENJËSHTRIM I ZËDHËNËSIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Korrespondenti i ATSH-së u interesua dje pranë zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me sa është botuar në gazetën «Rilindja Demokratike» të datës 23 janar 1991 nën titullin «Rezoluta e Parlamentit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë». Zëdhënësi deklaroi se botimi i mësipërm në gazetën «Rilindja Demokratike» që bën fjalë për këtë rezolutë nuk është i saktë, pasi në tekstin kemi të bëjmë veçse me një projekt-rezolutë që ka kaluar në Komisionin Politik të Parlamentit Evropian, i cili siç dihet është një organ i Komunitetit Evropian (TPE) dhe jo i Bashkimit Evropian, sikurse thotë ajo gazetë. Mund të bëhet fjalë vetëm për një rezolutë pasi ajo të jetë miratuar nga Parlamenti Evropian, i cili parashikon ta marrë atë në shqyrtim në mbledhjen plenare në muajin shkurt. Pra në këtë fazë nuk kemi të bëjmë me një rezolutë të miratuar por me projekt-rezolutën: «Mbi marrëdhëniet midis Komunitetit Evropian dhe Shqipërisë». (ATSH)

Përfundoi Mbledhja e Zyrtarëve të Lartë të ekonomisë të vendeve të Ballkanit

Dje në Beograd, pas diskutimeve të të gjitha delegacioneve pjesëmarrëse të Ministrive të Ekonomisë e Tregtisë së Jashtme të shteteve të Ballkanit, u miratua proces-verbali i përbashkët lidhur me bashkëpunimin ekonomik e tregtar ndërmjet vendeve ballkanike në të ardhmen. Në këtë rast, delegacionet u pritën nga zëvendësekretari i Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë, Zhivko Pregl. Mbledhja u dha fund punimeve të saj. (ATSH)

Plenume të komiteteve të Partisë në rrethe

FIER — TROPOJË Plenumi analizoi situatën politike dhe ekonomike në rreth. Në të mori pjesën anëtar i Byrosë Politike dhe sekretari i KQ të PPSH, shoku Xhelil Gjoni. — FIER — Plenumi analizoi situatën politike dhe ekonomike në rreth. Në të mori pjesën anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i KQ të PPSH, shoku Xhelil Gjoni. U debatuan rreth disa mangësive që janë vënë re në punën e organeve dhe organizatave bazë të Partisë. Në plenum u vendos që aparati i komitetit të Partisë të shkurtohet në masën 50 për qind. Plenumi liroi nga detyra sekretarin e parë të komitetit të Partisë të rrethit Lenkja Kuko, sekretarët Adem Tuçaj e Spiro Lule. Sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit u zgjodh Bllbll Jaupi. THOMA GOGA — TROPOJË — Plenumi diskutoi si rreth vlerësimit të situatës politike në rreth dhe detyrave që dalin. Në punimet e tij mori pjesë anëtari i KQ të PPSH, F. Çina. U vlerësua vendosmëria e komun-istëve dhe e popullit për të çuar pa lëkundur në rrugën që kemi zgjedhur vetë. Mbi këtë bazë u bë një vlerësim i disa arritjeve të deritanishme dhe u kritikuan drejtuest e Partisë dhe administratat në disa sektorë. Plenumi liroi nga detyra e sekretarit të parë Rakip Ballën dhe zgjodhi në këtë detyrë Hysni Osmanin. HALIL BUÇPAPAJ

U zhvillua ceremonia e varrimit të Artistit të Popullit, Kristo Kono

Dje pasdite në qytetin e Korçës u zhvillua ceremonia e varrimit të Artistit të Popullit, Kristo Kono, një nga kompozitorët më të shquar të vendit. Dje pasdite në qytetin e Korçës Kono, një nga kompozitorët më të shquar të vendit. Arkivoli me trupin e tij ishte vendosur në shtëpinë e kulturës dhe të krijimtarisë popullore «Ali Kelmendi» të qytetit. Për të nderuar kujtimin e Artistit të Popullit, Kristo Kono, pranë arkivolit me trupin e tij qenë homazhe e roje nderi punonjës të organave të punës e të prodhimit, të institucioneve kulturore e artistike, shkrimtarë, artistë, muzikantë, veteranë, nxënës të shkollës së mesme të muzikës «Tefta Tashko» si dhe pjestarë e të afërm të familjes. Gjithashtu bënë homazhe e roje nderi sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Punës të rrethit, shoku Vangjel Çerava, kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Alfred Uçi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Kras-tafillaku dhe shokë të tjerë. Prej këtij kortezhi i përmortshëm u nis për në varreza. Këtu fjalën e rastit e mbajti sekretari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve të rrethit, Anesti Furxhi. Ndër të tjera ai vuri në dukje kontributin e madh të Artistit të Popullit, Kristo Kono, në fushën e muzikës, si një nga kompozitorët tanë më të shquar. Për shumë vjet me radhë punë intensive e të vazhdueshme, me pasion e dashuri për njerëzit, ai krijoi në gjini të ndryshme të muzikës, duke u bërë pararendës i lëvizjes të kantatës, të rapsodisë, pjesve orkestrale, sinfonisë dhe veprave të mëdha skenike, si opereta «Agimi», opera «Lulja e kujtimit» etj. Pastaj mbi varrin e Artistit të Popullit, Kristo Kono, u vendos kurora në emër të Komitetit të Kulturës dhe Arteve, të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të Komitetit të Partisë së Punës së rrethit, nga dega e Partisë Demokratike e rrethit, nga dega e Partisë Demokratike të rrethit, nga dega e Komitetit Ekzekutiv i KP të rrethit, nga familja e tij, etj. (ATSH)

PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE, BASHKOHUNI!

[stampë e palexueshme] KOMITETI KOMBTARË TIRANË

[Tekst i pjesshëm i faqes ngjitur, i prerë dhe i palexueshëm në pjesën më të madhe.]

TPE-së më të … 680 mili… dih… e parlament…