27/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 janar 1991

Vallë edhe perimet duhet t’i marrim nga importi?!

Tërheqim vëmendjen Vjet për të garantuar furnizimin e tregut me patate, importuam nga ky assortiment mjaft i kërkuar për konsumatorin. Edhe fasule importuam se u prodhua fare pak. Sa herë ka qenë e nevojshme shteti ka sjellë nga importi produkte të nevojshme së përditshme dhe do të sjellë. Por, me të drejtë shtrojnë edhe shqetësimin: pse mungojnë në treg mjaft perime të stinës? Vallë edhe lakrën, qepën, spinaqin, erëzat, karotat etj. do t’i sjellim nga importi?! Shumë produkte [pjesërisht e palexueshme] nga importi. Por jo për nënshkrim duhet ta hedhim shikimin nga jashtë, e jo çdo gjë mund ta sjellim nga importi. Falë kushteve të klimës sonë të favorshme perimet, patatet e fasulja mund të prodhohen për të plotësuar nevojat tona, por edhe për t’i eksportuar. Pse s’ka perime në treg, për këtë përgjegjësinë s’ka pse ta mbajë shteti dhe si harraq të paguajmë dollarë për t’i blerë në tregjet e huaja. Jo, kjo s’duhet të ndodhë. Se s’kemi para të tepërta që të blejmë tek të tjerët edhe ato që mund t’i prodhojmë fare mirë vetë. Afarizëm kemi bërë e do të bëjmë. Do të shesim patate kur na leverdis, por edhe do të blejmë me leverdi. Veç, që të bëjmë afarizëm, pikë së pari duhet të prodhojmë për nevojat tona, si dhe për të shitur. Nëse prodhimi e dorëzimi i perimeve e patates realizohet në shifra minimale përgjegjësinë për këtë duhet ta shohim te puna jonë. S’kemi pse vihemi para «detyrimeve» e vështirësive për të kërkuar në import këto produkte, kur na mungojnë edhe shumë produkte të tjera që s’mund t’i bëjmë dot vet. Pra, që të kemi më shumë produkte nga këto të importit, lipset të mos shpenzojmë dollarët për gjithçka mund t’i bëjmë vetë. Në qoftë se tani është koha për të mbjellë pataten e hershme, bujrum le ta mbjellim. Ta mbjellim edhe për nevojat tona, por edhe për eksport, se është me leverdi. Po si mund ta quajmë të kryer këtë detyrë kur në krahasim me vitin e kaluar kemi mbjellë më pak se 50 për qind të sipërfaqes. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për luedullën apo perimet e stinës. Evidencat «flasin» për keq, punët nuk i kemi mirë. Atëherë, që të mos kërkojmë nga të tjerët, për t’u ushqyer më mirë, që tregun ta përmirësojmë, duhet të punojmë më shumë. Vetëm me punë mund t’i rregullojmë më vetë në mjaft gjëra që nuk na duken normale.

Zgjerohem lidhjet afariste

Ndërmarrja kimike, dita-ditës, po rrit lidhjet afariste me firmat e huaja. Në bashkëpunim me firmën italiane BALLESTRA u bë rikonstruksioni i repartit për prodhimin e bojës së këpucëve. Po montohet linja e blerë dhe ka ardhur baza materiale. Brenda tremujorit të parë do të fillojë edhe prodhimi. Gjithashtu, në bashkëpunim me firmën jugosllave NEVEMA LESKOVAC, kjo ndërmarrje, prodhoi edhe lëngun për larjen e enëve, i cili sapo ka dalë në treg. Po me këtë firmë punohet për zgjerimin e prodhimit të detergjentit lëng. Ndërkaq me dy firma, hollandeze e daneze, punohet për zgjedhjen e rikonstruksionit të fabrikës së pluhurave larës. Me disa firma të tjera po zgjidhet problemi i prodhimit të varakut dhe i rezinës alkide. Gjithë ky bashkëpunim është shoqëruar me pakësimin e lëndëve të para për import duke i zëvendësuar, pa prishur cilësinë, me prodhime vendi. ME SHUMË PËR TREGUN Tregu i qytetit të Gjirokastrës pati dje gjallëri nga shitja me çmime të diferencuara të kontigjentit të mallrave gjendje me qarkullim të ngadalshëm. Tregtimi i tyre, konfeksione, artikuj të imët, të kancelarisë, artistike etj., ka filluar në zonat e rrethit nga ndërmarrja tregtare e shitblerjes. Ndërkohë kooperativat e ndërmarrjeve dhe degëve të tregtisë vazhdojnë punën për rivlerësimin e kontigjenteve të tjerë me mallra. Korresp. të «Zërit të popullit»

Sugjerime, po duke punuar e prodhuar

- GJIROKASTËR - Morëm pjesë në një mbledhje të zgjeruar të drejtorisë në parkun automobilistik të mallrave në Gjirokastër. Viti nuk ka filluar mirë. Edhe këto ditë puna nuk ecën mbarë. Ka arsye subjektive, shkre hje e mobilizim të punonjësve, po ka dhe mungesa. Të dyja faktorët kanë dhënë stepje në punë. Si duhet dalë nga kjo gjendje? Gomat dhe nafta që mungonin deri ca kohë më parë, kanë ardhur, po mungojnë pjesët e ndërrimit, të parat fare bateritë. Po edhe më parë, edhe tani, punëtorët ngrejnë problemin e sugjerimeve: ne jemi rreth kufitar, mi edhe dhomë tregtie, nuk mund t’i zgjidhim këto mungesa në furnizim duke dhënë e marrë përmes tregtisë kufitare? Asnjëri nga parku nuk ka shkuar dhe s’është interesuar për këto kërkesa jashtë, kur kjo duket kaq e lehtë. Ajo sasi valute e sugjeruar nga ndërmarrja nuk po vihet në dispozicion të saj. Sugjerimi duhet i drejtë dhe me vend. Pse nuk punohet për ngritjen e shoqërive të përbashkëta me fqinjët, për autobuse ose taksi qoftë, kur dihet edhe gatishmëria e palës tjetër? A s’mund të jetë më interes për vizitizimin i shërbimit të taksive? Po sikur vetë parku i sotëm të riorganizohet në ndërmarrje më të vogla dhe më të manovrueshme? Rruga e sugjerimeve është e hapur dhe e mirë. Si në çdo sektor, edhe në transport, mendimet dhe format e reja organizative mund të jenë më efektive se të tanishmet. Ato mund të zbusin shumë vështirësitë rrjedhojat negative të gjendjes së inventarit të parkut dhe boshllëqeve në pjesët e ndërrimit. Po ato s’duhet ta kthejnë punën në debat pa bukë. Shoferët dhe mekanikët duhet të punojnë me disiplinë, të shfrytëzohen përparësitë e punës së mjeteve me dy ndërruesa, të sigurohet punësimi i nevojshëm. Kështu edhe ngjet nga shumica e kolektivit, po vend për të reflektuar ka nga po pak shoferë dhe mekanikë. Vetëm atëherë puna e sugjerimet së bashku do të ndryshojnë e nxjerrin nga niveli jo i kënaqshëm gjendjen e transportit në këtë rreth. THANAS DINO

Shembulli i të përparuarve

- MAT - Disa kolektiva të ndërmarrjeve ekonomike në rrethin e Matit, me arritjet e shënuara në këtë fillim viti premtojnë për realizime ritmike edhe në të ardhmen. Proceset demokratike dhe situatës së krijuar ata po i përgjigjen me punë e përpjekje të gjithanshme. Kështu, në ndërmarrjen minerare të Klosit, minatorët dhe zjarrmëtarët e saj vazhdojnë rrugën e realizimit frontal të detyrave të planit. Gjatë 25 ditëve të janarit janë realizuar ritmikisht objektivat e caktuara si në nxjerrjen e mineralit ashtu edhe në punimet minerare. Me një mobilizim të lartë këto ditë janari po punon edhe kolektivi i fabrikës së pasurimit në Krastë, ku deri tani ka dhënë 100 tonë koncentrat kromi mbi planin. Ai është zotuar që deri në fund të vitit të japë 1 000 tonë tej detyrës. Me ndjenjë përgjegjësie punohet edhe nga sharrëtarët e punonjësit e tjerë të ndërmarrjes së përpunim-drurit, të ndërmarrjes së riparim-shërbimeve komunale, të hidrocentralit «Karl Marks», në Ulëz etj. Me grafikë më të lartë punohet këto ditë edhe në minierat e kromit në Batër e Krastë. Mjaft sektorë, si ai i horizontit I, 280, ai i zonës A-8, janë me tejkalime. Shembulli i tyre po ndiqet edhe nga të tjerë. Por në disa kolektiva si në atë të uzinës së ferrokromit, ndërtimit e ndonjë tjetër për mungesë të lëndës së parë a të bazës tjetër materiale puna nuk ka nisur mbarë. FERIT METUKU

Shkrehje është edhe kur s’e realizon planin

- GRAMSH - Në pamje të jashtme, në rrethin e Gramshit, të krijohet përshtypja sikur nuk ka shkrehje në punë. Të gjithë punonjësit shkojnë normalisht në ndërmarrjet dhe institucionet e tyre, e zbatojnë me seriozitet orarin etj. Por ta themi: kjo është pamja e jashtme, sepse po të futesh në brendësi të problemit, del tjetër gjë. Për të arritur te ky përfundim, mjafton që të përmendim shifrat e 20 ditorit të parë të janarit. Punonjësi i seksionit të planit, pranë komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, Hetem Perfundi, na thotë se prodhimi industrial «malli i shitur» u realizua 71 për qind. Më keq në këtë tregues paraqiten ndërmarrja ushqimore që ka arritur tek 54 për qind dhe grumbullimi me 79 për qind. Po në nivele të tjera paraqitet edhe volumi i ndërtimeve, i cili kap shifrën 72 për qind, eksporti 62 për qind, volumi i transportit në ton/km 82 për qind, qarkullimi i mallrave 84 për qind etj. Le të mos përmendim më shifra të kësaj natyre, sepse që të gjitha ato na çojnë tek një përfundim: ndonëse në rrethin e Gramshit nuk sheh shumë njerëz për klub e rrugë, ndonëse punonjësit dhe drejtuesit nisen në orarin e caktuar nga shtëpia dhe shkojnë po në orarin e caktuar në dyert e ndërmarrjeve të tyre, përsëri nuk e bëjnë ashtu siç duhet detyrën. Pra edhe duke shkuar rregullisht në punë, mund t’ia kesh shkrehur asaj, sepse në vend që të merresh me të, jepesh më shumë pas bisedave, thashethemeve, pas dëshirës për t’u pasururar se ku do të shkojnë ky apo ai kuadër, pas numërimit të të mirave që sjell demokracia në jetën e përditshme dhe harron se të mirat nuk i sjell demokracia, por se demokracia vjen nga të mirat që krijojmë nëpërmjet punës. PIRRO VERUSHI

Pse humbet ekonomia në eksportin e rrëshirës

- VËZHGIM - Të habit një fakt i tillë që ta bën të njohur kryevxhinieri i ndërmarrjes pyjore të Pukës Preng Prenga: sot nga ndërmarrjet pyjore të vendit tonë eksportohet rrëshirë pishe e pa përpunuar me një çmim prej 300 dollarë tonë kur e njëjta sasi e përpunuar në fabrikën e terpentinëkolofonit në Fushë-Arrëz shitet me vlerën 623 dollarë, pra më shumë se dyfishi nga sa shitet rrëshira natyrore. Tani i gjithë prodhimi i fabrikës shkon për eksport, por kapaciteti i saj prodhues shfrytëzohet vetëm 35 deri në 70 për qind, pasi ndërmarrjet pyjore në vend që të lidhin kontratë me këtë fabrikë dhe rrëshira të shitet e përpunuar në dyfishin e çmimit që shitet tani, ndërmarrjet pëlqejnë ta shesin vetë drejtpërdrejtë në eksport, ndërsa për fabrikën e Fushë-Arrëzit janë kontraktuar deri tani vetëm 300 tonë. Vitin e kaluar u humbën rreth 165 mijë dollarë, pa llogaritur efektet negative të rrëshirës tonë në eksport që kthehet në konkurim për ne me nënproduktet që nxjerrin blerësit. Çudia thellohet kur merr vesh se ndërmarrja kimike e Tiranës importon nga shtetet fqinjë kolofon, kur ne i shet arrë rrëshirë dhe lëmë fabrikën tonë pa punë. Themi se kemi hallë ekonomike dhe kërkojmë ndihmën e të tjerëve, kur vetë dëmtojmë ekonominë si në rastin e mësipërm. Këtu jo vetëm nuk ka logjikë ekonomike, por mund të thuash me plot gojën se kjo është lajthitje ekonomike. Mendoj se është e domosdoshme që për këto eksporte etj., të vendoset nga organet përkatëse të mos shesin asgjë të papërpunuar kur i kemi mundësitë t’i përpunojmë në vend. HALIL BUÇPAPAJ

SHKURT

Nga ndërmarrja e peshkimit në Shëngjin, gjatë kësaj peri...

KETO DITE NE MOKER

- Kush i qan hallin mokrarit sot, është vetë në hall - «Ç’është more kështu? Kush është ky që po ia qan hallin fshatarësisë së Mokrës?» - Kjo pyetje të mërmëritë kaloi tek shoku pranë meje, tek një tjetër i njohur, i panjohur, tek një që kishte ardhur thjesht për të dëgjuar, tek një që shpresonte të mësonte diçka të mencur. Folësi tutje i jepte zërit ngjyra të ndezura emocionale. Dikush tha: «Është kuzhinier». Një tjetër tha «Është fotograf». Këto s’u besuan. Nuk u besua dhe më kryesorja që vetë ky le të ishte nga Mokra e të fliste në emër të Mokrës, duke dashur të prekë njerëzit, popullin pogradecar, siç tha «më dhim-bjen mokrarë», «me varfërinë e saj», «me shfrytëzimin që i bëj-në të deleguarit nga qyteti etj. Jo, ai nuk është nga Mokra. Ky mendim sundoi si për të larguar shijen e hidhur që la folësi në mitingun e partisë demokrate. Dhe unë, që si gazetar jam ngjitur në Mokër pa mundur dot të them atë çka më ka dhënë Mokra e më shumë njerëzit e saj mikpritës të lidhur aq shumë me tokën dhe të etur për përparim, e besova këtë. Ky pseudodemokrat që guxon të flasë si mokrar nuk duhet të jetë nga Mokra. Nuk ishte e nevojshme të bisedoja me pogradecarë që rrënjën e kanë të Mokrës dhe së toku aty kanë edhe krenarinë. Se kush duhet t’i përfaqësojë mokrarët në kuvende të vërteta, këtë e ka vulosur historia. Dhe në histori Mok-rën e kanë përfaqësuar Gjok Mok-rari, me emrin e madh Gjokë Shqiptari, Muro Mokra, trimja ka-pedane, partizani dhe komandanti legjendar Reshit Çollaku e patrioti Zylo Kalluciç e shumë të tjerë. Ka Mokra plot bij e bija punëtore të mirë që u shkon fjala kuvendeve, në she-shet e Pogradecit e kudo. I shkoja në mend të gjitha këto tek ngjitesha në Mokër. Guri Ademin, kryetarin e kooperativës së Pleshishtit, për vite me radhë dhe tani, pas ndarjes në dy pjesë të ekonomisë, kryetari i kooperativës së Oshtecës, e gjeta tek sheshi i fshatit. Tek e pashë m’u kujtua ajo ditë tetori kur këtu në Pogradec zhvillohet punimet konferenca e Partisë e rrethit, me pjesëmarrjen e shokut Ramiz Alia. Sa filloi diskutimin Guri, e ndërpreu shoku Ramiz. E pyeti me të qeshur: «Si do ta kemi kohën nesër në Mokër?». Guri gati e pati përgjigjen: «Tërë zëmrat e mokrarëve do të bëhen ombrellë dhe do ta mbajnë shiu». Të nesërmen vërtet koha u hap dhe në shesh të Pleshishtit populli kuvendoi me udhëheqë-kur dhe, të gjitha këto tek ngjitesha në Mokër. Guri vetë ka një kuptim të veçantë kur në një dhomëz të vogël ai bisedon me udhëheqësin për punët sheshit, në krah të kuadrove e specialistëve të tjerë. Dialogu ishte për çështje shumë të rëndësishme, që me pak fjalë përmblidhen në këtë: si ta zhvillojmë më shumë kooperativën, që ajo të jetë vitale, si ta rritim mirëqenien, ç’d uhet të braktisim dhe çfarë të reja duhet të kultivojmë sa më parë. - Kooperativa e ka të hapur perspektivën kur e fut në rrugën efektive - thotë Guri. Kush mendon të kundërtën e thotë për ta prishur kooperativën, ose gabon, ose e ka me qëllim. Në se deri më sot ne nuk i kemi zbuluar arsyet deri në fund mundësitë që ofron ky organizim, kjo nuk do të thotë ta bëjmë fajtor atë. Fjala që thuhet edhe nga ata që i kemi mbajtur për të kulturuar dhe të penës, se fshatari nga natyra e tij është skeptik, këtëj nga Mokra treten si dëbora në pranverë. Jo, or jo, nuk jemi më mo- (vijon në faqen 2) ...më Gji dhe ... ... ... ... ... ... ... ... Çast nga puna në fabrikën e cigareve në Durrës. (Foto: N. Xhufka)

Me djersë e jo me fjalë

Me Ristan Gorenë biseduam gjatë atë ditë. Ai është kryetar i kooperativës bujqësore të Saravës në rrethin e Lushnjës. Tek ne në rrethës ai u nda me njohjen kooperativist. Dukej se ky kishte një hall, dhe me sa kuptova, kryetari e kishte sqaruar. Pas largimit të tij, Ristani nisi të tregojë. - E di pse erdhi ai burrë? Thjesht për të bërë një vërejtje. Më tha kështu: «Është shkrehur puna, o kryetar! E di ti këtë gjë apo jo? Po qe se e di, merr masa. Në këtë i kemi sytë. Kemi shumë punë për të bërë edhe tani në dimër, por shoh se shkrehje. Po «qan» puna për të zotin...» - Dhe ai ka të drejtë, - i them Ristanit. Ky fenomen vërehet edhe gjetkë këto ditë. - Ashtu është. Edhe në fshat ka një farë braktisje të punës. Njerëzit po merren me llafe. Ai kooperativisti vjen për herë të parë në zyrë. Është njeri i ndershëm dhe tepër punëtor. - Ard hja e tij në zyrë është thirrje për punë, është vërejtje për administratën e kooperativës. - Kështu e kuptoj edhe unë. Tani nuk drejtohet më si dikur. Fshatari ka kërkesa më të mëdha. Secili drejtues e specialist duhet t’i verë gishtin kokës për sektorin ku punon. Ky është mësimi që po nxjerrim nga kjo situatë. Rrugë tjetër nuk ka. Ti kthehemi punës me ndershmëri e me forca të shumëfishuara për të fituar kohën e humbur. Ti kthehemi punës! Kjo është kërkesë e ditës. Jo vetëm në qytet, por edhe në fshat. Bile, këtu ca më shumë. Në se ndonjë ndërmarrje e qytetit sot nuk punon për mungesë të lëndës së parë - gjë që lënda s’pare dhe ka dhënë 100 tonë koncentrat kromi mbi planin. FERRIT METUKU - Arrdhja për administratën e kooperativës. - mungesë të lëndës së parë - gjë që lënda s’pare materiale puna nuk ka nisur mbarë. FERIT METUKU Me mobilizim të lartë këto ditë janari po punon dhe ka dhënë 100 tonë koncentrat kromi mbi planin. PIRRO VERUSHI dhe Në vendimin e fundit. Pas ndarjes së kooperativës në bazë fshati, anëtarët i janë kthyer punës. Kooperativa bujqësore Shesh në rrethin e Tiranës: ankesat e shumta për kryetarin e saj, Ramazan Dedja, shkaku deri në instancat e larta. Kërkohej që ai të shkarkohej nga detyra për katandisjen e kooperativës në atë gjendje. Më së fundi, më 14 janar, pas atij presioni nga poshtë organet përkatëse më të lart e liruan nga detyra këtë kryetar bajraktar. Por ishte po ai që propozoj kryetarin e ardhshëm. Masa kooperativiste u kundërshtoi dhe kërkoi që kryetari të vinte nga jashtë kooperativës. Pas disa ditësh të deleguarit paraqitën kandidaturën e propozuar nga ish kryetari. Përsëri kundërshtime në- (Vijon në faqen 3) ...MIR... ...KIR... ...dhe ... ...cilu ... ...qever... ...në ... ...të ... ...b... ...shq... ...Qever... ... ...bërë ... ...territor... ... ...

BIBLIOTEKA KOMBETARE TIRANE

SHKURT

● Nga ndërmarrja e peshkimit në Shëngjin, gjatë kësaj periudhe janë zënë 920 kv peshk, nga 1100 kv që është gjithsej plani i këtij muaji. Me këtë sasi u siguruam 40 mijë lekë më shumë se detyra e caktuar në prodhimin mall i shitur, me ndikim edhe në shpërblimin e punonjësve sipas mekanizimit të ri ekonomik. ● Në rrethin e Korçës deri tani është grumbulluar një sasi prej 30 mijë tonë plehrash organikë. Synohet që brenda 3 muajorit të parë, të plotësohet 40 për qind e detyrës vjetore. ● Kooperativistët dhe punonjësit e tjerë të bujqësisë në rrethin e Lushnjës kanë hedhur dorën e dytë të nitratit në mbi 13 mijë ha me grurë. Në shkallë rrethi deri tani ky proces është kryer në mbi 65 për qind të ngastrave. ● Gjatë këtyre ditëve ndërmarrja bujqësore «8 Nëntori» e Sukthit në rrethin e Durrësit i ka dhënë tregut më shumë se plani 20 kv presh, qepë të njoma, sallatë, karrota, etj.