30/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 janar 1991

Ç'ËSHTË E NGUTSHME TANI PËR GRURIN?

SPECIALISTËT NA KUJTOJNË Për nga tradita, nga pesha që zë në drithërat e bukës e për mundësitë tona bujqësore gruri i kemi shërbyer e do t’i shërbejmë me kujdes të veçantë. Në këto pak radhë s’është fjala që t’u mësojmë bujqve e specialistëve zanatin e vet se sa të bëjmë bashkëbisedorë një shqetësim të tanishëm për gjendjen e grurit e shërbimet ndaj tij. Unë, si specialist i një instituti bujqësor të specializuar vë re çrregullime në gjendjen e tij, zhvillime të pabaraabarta midis ngastrave e brenda saj në gjithë zonën fushore, por dhe në disa ekonomi malore. Nuk jam dakort pse duhet të flejmë mendjen, siç vëmë re tek disa specialistë e drejtues sikur këto shenja u përkasin vetëm ngastrave të veçanta të klasifikuara të dobta ose me gjendje mesatare. Nga sa shoh e gjej të arsyeshme t’u propozoj kolegëve për një rivlerësim frontal të zhvillimit të ngastrave. Mbi këtë bazë edhe kryerjen e shërbimeve të diferencuara apo përmirësimin e mëtejshëm të rrjetit kullues. Nuk është e para herë që defekte të tilla në kullimin i kemi paguar jo lirë me prekjen nga sëmundjet apo paefektshmëri në përdorimin e plehrave që shkojnë nga 10-15 për qind. Në zonën e ftohtë, me frytshmëri të lartë janë masat për mbrojtjen e grurit nga të ftohtit me anë të rulimit e mbathjeve me pleh organik. Me këtë nuk themi gjë të re, po vepruimet se nuk po punohet si duhet. Mbështetur në gjendjen e çdo ngastre, si në zonën fushore dhe atë malore plehërimi azotik i diferencuar është me ndikim të ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Këtë vit, me reshje të shumta e intensive, më të përshtatshme kanë dalë plehërimet azotike, me shume diar e me sa më të pakta, duke patur parasysh që deri në prag të ngjitjes të hedhin rreth 35 për qind të sasisë së përgjithshme. Për grurin e mbjellë në ngastrat më pjellore, për kultivarin «Dajti» e ndonjë tjetër me zhvillim të bujshëm, me mjaft efekt do të ishte trajtimi me cikocel për mënjanimin e rrëzimit që jo rrallë është nga faktorët kufizues kryesorë për prodhimin. Detyrë mjaft e rëndësishme është lufta e bashkërenduar e të gjithanshme kimike dhe mekanike kundër barërave të këqija, dëmi i të cilave është jo i vogël në prodhimin e grurit. Përhapja e barërave në mjaft ekonomi bujqësore të zonës bregdetare është e madhe ndaj nuk mund të shfaqësoj disa veprime të ngathta që vihen re. Specialistët e mbrojtjes së bimëve duhet t’u bien fort këmbanave. Në çdo rreth, dhe ekonomi ka nevojë, nuk mungojnë edhe arritjet për të ndërtuar e për të zbatuar një teknologji të përshtatshme sipas gjendjes së gurit dhe kushteve klimatike, në mënyrë që të marrim atë ç’ka kemi planifikuar. Veçse ky bashkërendim nuk arrihet pa lëvizur, pa mobilizuar seriozisht drejtuesit e specialistët. ALFRED XHOMO Doktor i shkencave

Kolektivi i repartit të qendisjes në NPV-në e Gjirokastrës, është ndër më të dalluarit. NË FOTO: nënkryetarja e grupit, (Foto: N. Xhufka)

SHKURT

● Në ekonomitë bujqësore të rrethit të Gjirokastrës deri tani tufave u janë shtuar mbi 39 500 krerë gjangja. Në shkallë rrethi vazhdon edhe pjellja e dhive. Deri tani tufave u janë shtuar edhe 10 345 krerë kecë. ● Duke plotësuar 101 për qind prodhimin industrial punonjësit e ndërmarrjes ushqimore në Çorovodë arrin 2 ditë para afatit objektivat e kësaj periudhe. (Sipas ATSH-së) objektivat e kësaj periudhe. (Sipas ATSH-së) Të rrëfej si shkrojta me ndjenjën e militantit komunist, me dashurinë për Partinë tonë të Punës, me respektin e madh për udhëheqësin e Shqipërisë, shokun Ramiz Alia që me devocion po udhëheq luftën drejt demokracisë. YMER LUMSHI Gramsh (tekst i prerë në skajin e sipërm) që nga gjendja, në mënyrë që të marrim atë që kemi planifikuar. Veç ky bashkëpunim nuk arrihet pa lejuar, pa e mobilizuar seriozisht drejtuesit e specialistët. (tekst i prerë në skajin e sipërm) ... specialistët. (tekst i prerë në skajin e sipërm) ... specialistët. (tekst i dukshëm në kolonat e sipërme) Nëse puna fare. Mos vallë do të vijë e vendoset vetë ajo, apo mirëqenien e lumturinë kombëtare do ta importojmë prej të huajve? Po mendoj: kështu vepruam kështu, Shqipëria nuk do të jetë më e jona. A duhet ta bëjmë dhe vendosim vetë atë ne. Ne do të hapim themelet e reja, do të vendosim njeriu i ditur, që tek ne nuk mungon, shkencëtari, atdhetari, humanizmi. Nuk duhet përbuzur e kaluar asnjë, se mohojmë rritjen dhe i vëmë pikëpyetje demokracisë. Populli, ka konstatuar, se, shumë drejtues ndërmarrjes e institucionesh kanë mbetur arkaikë. Ata janë distancuar

DEMOKRATIZIMI I JETËS: Ç’NDJEN E Ç’MENDON POPULLI

- Fragmente nga letrat në redaksi - Thellimi i demokracisë është kërkim E kuptoj procesin e demokratizimit, me pëlqen ta kuptoj atë jo si demokratizimin thjeshtë të fjalës, por si thellim të këtij procesi në tërësi, sepse për këtë të fundit kemi nevojë ne si komb. Ka njerëz që kërkojnë të mohojnë gjithçka kemi ndërtuar, kurse mendoj se kërkohet të nxjerrim mësime nga historia, të tregojmë rrugë të reja për thellimin e procesit të demokratizimit. E pra të dish, të jesh i zoti të shpjegosh procesin e thellimit të demokratizimit, të ecësh me hapin e Evropës duhet që të thuash diçka të re, që nuk është thellë, të korrigjosh atë që nuk është korrigjuar deri më sot, të japësh rrugëzgjidhje të reja, këtë kërkon koha sot këtë e kërkon kombi ynë, këtë e kërkon uniteti kombëtar. Ky komb ky unitet kurrë nuk kërkon të nisësh edhe njëherë nga fillimi. ASRIT KOLA metodist pranë kabinetit pedagogjik në Burrel. Motivi që na nxit: dashuria - Na shkruajnë dy nxënëse - Shumë natyrshëm ju mund të pyesni se përse po e shkruajmë këtë letër, cili është shkaku, frymëzimi a ndonjë gjë tjetër që mund të të nxisë të shkruash diçka. Dhe ne pa nguruar mund të përgjigjemi: - Dashuria. Kjo është një fjalë që ndoshta mund të shprehë më shumë se ç’mund të thuhet me gojë. Është dashuria për Partinë tonë të Punës, ajo që na nxit. Tani ne jemi 16-vjeçare dhe kuptimin e mirëfilltë të këtyre fjalëve i kuptojmë qartë. Si pasdahur na vijnë ndërmend vargjet e një studenti: Nena më ka përkundur në djepin e gjumit, Ti më ke përkundur në djepin e ëndrrës... ...Te pragu gjithmonë më përqafon çjell nëna, Kur nis jeta më pret gjithmonë ti... Ne jemi në gjendje të kuptojmë se në një rrugë 50 vjeçare, mund të jenë bërë edhe gabime, por përgjithmonë qëllimet kanë qenë të mira. Partia ka dalë nga ky popull, e krijuar nga bijtë e tij, për ta mbajtur në këmbë e për ta çuar vendin më përpara. MARINELA SOTA LINDITA LUZI shkolla «Jani Nushi», Lushnje

«Ku mbaron populli, ku fillon turma?»

Jam një intelektual i paorganizuar, s’bej pjesë në asnjë parti politike. Koha që po jetojmë, me intensitetin e saj, më shtyn të flas dhe unë ç’ka ndjej e mendoj, e shkëputur titullin nga poezitë e fundit të Bardhyl Londos për të shprehur shqetësimin tim dhe jo vetëm timin, për mënynë e të shprehurit të mendimeve, debatit, dialogut, etikës së tij etj. Pikërisht në këto kohë të zjarrta, mendjen e urtë e të kthjellët unë do ta quaja popull, ndërsa pasionet delirante, kur më tepër flet e nuk di ç’kërkon, kur koka nxjerr avull nga tensioni i «demokracisë», këtë do ta quaja turmë. Kam bindjen se truri i kthjellët i popullit, me gjithë hallet e mëdha, do të dijë të orientohet në këtë kthesë historike për të mos u mashtruar as nga fjalët e bukura, as nga grackat e komenteve e fjalëve dashakeqe brenda e jashtë vendit. Ai do të dijë të shohë të vërtetën në sy, do të dijë të peshojë historinë 46-vjeçare me të mirat e të këqijat e saj, për të hyrë në Evropë, pa komplekse faji nga njëri-tjetri, pa etiketime e mllefe që nuk do të bëjnë asgjë tjetër veçse do të pengonin punën e bashkështetë të gjithë popullit për të ndërtuar një Shqipëri moderne. GURI BIÇAKU Tiranë

Shqetësim qytetar

Ç’janë këta shkmtarë, ç’janë këta «shpëtimtarë» të kombit që qenkan ndrydhur deri tani, e japin intervista në radio të ndryshme për hallin e madh që kanë për popullin dhe duan ta shpëtojnë nga «keqja»? Ç’po bëjnë këta, po përpiqen për demokratizimin e gjithë jetës së vendit apo po mbjellin farën e hidhur të përçarjes, të coroditjes, të pasigurisë, të çmobilizimit, të ndrydhjes, të frikës, të hakmarrjes, të lakmisë, të pajtimit me idetë e armikeve të kombit shqiptar? Këto radhë i Shqipërisë, shokun

Kështu mohojnë rritjen

Demokracia në Shqipëri është vepër e Partisë së Punës. Të gjithë e dimë këtë. Të gjithë do ta pranojmë. Të gjithë do ta gëzojmë. Por, si? Një mori marramendëse llafesh, sloganish i dëgjon kudo. Bile, shkrohet deri atje sa lihet të huajve? Po menduam kështu u tepëruam keqthu, Shqipëria nuk do ngrejmë mure, do ta kurojmë atë. Por më parë duhet distancimi, që nga ndërgjegjja jonë, që nga veprimet elementare tonat. I pa afti, sloganish, «baxhanë», urgjent duhet të lënë postin, me ose pa dëshirën e tyre. E këta t’i zëvendësojë humanisti. Nuk duhet përbuzur e kaluarën tonë, se mohojmë rritjen dhe i vemë pikëpyetje demokracisë. Populli, ka konstatuar

Hapa të rinj drejt bashkëpunimit ekonomik me jashtë

- Nga biseda me Vilson Ahmetin, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë Ushqimore - Pyetje: Bashkëpunimi me jashtë përbën një fushë me shumë interes për ekonominë e vendit tonë. Çfarë arritjesh konkrete ka deri më sot? Përgjigje: «Kurioziteti» për të punuar vetë me botën e jashtme ka futur në lojë drejtues ndërmarrjesh të cilët drejtpërdrejt ose nëpërmjet tregtisë kufitare kanë lidhur kontratat e para duke i parë frutet e tyre në valutën që kanë siguruar pranë bankës ose mallrave që kanë marrë drejtpërdrejt nga shkëmbimi tregtar. Kështu kanë vepruar Duhan Cigaria në Shkodër, ndërmarrjet ushqimore në Pogradec, Kukës, Elbasan, Sarandë, Korçë, Lezhë, NGP Mirditë, ndërmarrjet e konservave Durrës, Kavajë, Vlorë, e vaj-pije Shkodër etj. Pyetje: A do të ketë mundësi çdo ndërmarrje t’i kryejë vetë këto punë, kam parasysh jo vetëm nxjerrjen e bilancit valutor, por veprimet direkte me firmat e huaja? Përgjigje: Tani për tani mendoj se ato e kanë vështirë të punojnë vetë direkt me firmat pasi më tepër mund të shpenzojnë se të fitojnë. Sot tregëtimin e mallrave të tyre ato e kryejnë nëpërmjet ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme Agroeksport ndërsa në veprimet për sasitë e vogla që kanë shitur kanë ndihmuar tregtia kufitare dhe vetë lidhjet direkte. Me të drejtë lind pyetja çfarë duhet bilanci valutor veç kësaj ndërmarrje kur ajo planin e ka me Agroeksportin dhe ky i fundit, ia blen asaj mallin, duke e shkëputur atë nga çmimi i shitjes dhe përfitimi valutor? Që ndërmarrja prodhuese të jetë vetë pronare e valutës që siguron mendoj se nuk duhet nguruar që secila ndërmarrje të ketë llogarinë e saj në valutë në bankë. Të eksportojë e

Përgjigje nga Tirana për një thashethem të përhapur në Shkodër

Përditë po përjetojmë zhvillime të vrullshme, të cilave, u gëzohet i madh e i vogël. Mirëpo, në këtë ecje të pazakontë, dalin edhe «ferrat», që duan të na ngatërrojnë nëpër këmbë, që duan të përçajnë ecjen tonë. Të tillë janë edhe thashethemet. Herë paraqiten si ngjarje të vërteta, herë si informacione të sigurtë. I dëgjojmë majtas e djathtas, në rrugë e në kafene, madje edhe në bisedat familjare. Shkëputëm një pjesë prej tyre, për t’ia parë nga afër mëlçinë, vërtetësinë, qëllimin... Është hapur fjala këto ditë në Shkodër se, «në Tiranë po bëhet nami». Komunistët, me shushunjë, apo ditë po dorëzojnë teserat e po dalin nga Partia e Punës.» «Po ju këtu, ç’bëni», pyetet ndonjë komunist shkodran nga kolegët, shokët e pasionit për të krijuar tension e pasiguri. Kuptohet që komunistët, apo edhe njerëzit e thjeshtë e të ndershëm, kanë si t’i besojnë ata. Thashetheme të tilla mbase kanë shpejtuar, radhët e Partisë së Punës janë shtuar shumë. Për dy muaj u pranuan 154 vetë, ndërsa 200 të tjerë kanë bërë kërkesë. Përsëri i majave të përmbarëshme. S’është vendi këtu të zgjatemi me shifra, por, duam t’u themi zotërinjve dezinformatorë, ata që thonë komunistët e Tiranës së organizata e tyre është top, se radhët e tyre po shtohen e nuk po pakësohen. Shpesh, për t’i bërë të besueshme thashethemet, shpikësit e tyre, gjejnë ndonjë rast. «Ikësi... e nuk e dorëzoi teserën?» thonë ata. Po në Komitetin e Partisë së rrethit të Tiranës, ku mësuam shifrat e antarëve të pranuar në Parti gjatë këtyre dy muajve, mësuam edhe faktin tjetër se, kanë dorëzuar teserën e Partisë vetëm 5 vetë. Dhe pesë vetë nuk janë dyzinuat apo qindrat që përgjohohen. Për pesë vetë «nuk po bëhet nami», siç do të dëshironin autorët e këtyre shpifjeve keqdashëse. Vërtetësia e dritës për t’u përhapur, por, në anën tjetër, kanë jetën të shkurtër, si ato fluturat që lindin e vdesin brenda 24 orëve. Nuk kanë si t’i besojë kush këto thashetheme edhe për një arsye tjetër. Komunistët punojnë në të gjithë sektorët e jetës. Tirana ka komunistë të 41-shit, nga ata që nuk e panë luftën vetëm nëpër filma, por e panë më parë me sy, e fiksuan atë në trup e në shpirt, në bindjet e tyre. Tirana ka komunistë që dekada jetë i kaluan për vështirësitë e frontëve të ndërtimit të vendit. Të tjerë kanë kaluar kaq e kaq prova, shumë vështirësi, kanë krijuar emrin e tyre të respektuar në shoqërinë e punës e të bashkëjetesës. Dhe, si të dalin nga kollaj nga Partia e tyre? Nejse, kështu u thotë mendja atyre që janë ishhuqit, gjithë jetën nga kontributi për shoqërinë, nga punët e vështira. Prandaj s’kanë si t’i njohin komunistët e vërtetë. Dhe s’kanë si rrimë pa shpifur, si edhe në këtë rast. E vërteta është se në Tiranë, që nga dhjetori i këtij, e këtyre shpifjeve keqdashëse. FRANO CAKA

Demokracia s’do hile

Proceset e lindura, jo vetëm që janë futur në rrugë të mbarë, por edhe do të realizohen, sepse krah tyre, bile në ballë të tyre, janë vënë masat e gjëra. Por nuk di ç’janë, c’përfaqësojnë e ku duan të mbrrijnë disa që e lakojnë pa mbarim burokracinë (dhe bëjnë shumë mirë), ndërkohë që nuk thonë asnjë fjalë kritike për shkrehjen, që është jo më pak e rrezikshme për aktualitetin dhe të ardhmen e demokracisë. Ndonjë «ka gjetur» edhe numrin ekzakt të burokratëve, kurse për lëvizjet, mungesën e disiplinës etj., që sot gati po paralizojnë prodhimin, flitet me fjalë të ëmbla, e me përkëdheli, sikur të ishte një foshnjë e pangritur në këmbë. Nuk dua t’i hyj në hak askujt, por do të ishte dënjitizove që përveç gazetarëve, të angazhoheshin më shumë dhe më mirë me shqetësimet e kohës, (me këtë kam parasysh shqetësimet reale të shoqërisë në të gjitha fushat), edhe forcat e tjera të kualifikuara, në mënyrë që të realizojnë edhe lidhjet me popullin edhe të njohin ... valën e unitetit, ruajtjen e gjakftohtësisë, punë me rendiment. Na kërkohet objektivisht refleksion individual e kolektiv për progres. Jetojmë kohët kur duhet reflektuar edhe mbi disa që kultivojnë e mbjellin, në mesjetës tona demokratike, amulli dhe që japin pretendime për çështje të paqëruara në popull. Momentet na imponojnë forcimin të paqëruara në popull. Njeri thotë që inati është armiku me i keq i vetvetes dhe ka të drejtë. Mirëpo, ku të liç të tjetri që e konsideron gabim gjithçka që është bërë deri edhe krijimin e sistemit hidroenergjitik të vendit. Ky s’ka fare të drejtë dhe mbi të gjitha kjo nxit inatin. Ja pse në mjaft mjedise është krijuar opinioni që nga disa punonhet me hile ndaj demokracisë, ndaj ecjes përpara. Këtu bëjnë pjesë jo vetëm burokratët. FILDAN DRAKO Malia, Korçë

Pse do të votoj për kandidatin e Partisë së Punës?

Në fshatin Shqefën të kooperativës bujqësore të Shëllirit, në rrethin e Matit, që përfshihet në zonën elektorale nr.151, këtë ditë u shpallën kandidatët për në Kuvendin Popullor. Banorët e këtij fshati ishin të mbledhur në qendër të tij me një pjesëmarrje të plotë. Pasi u paraqitën kandidatët një e nga një e mori fjalën Beqir Mecuku, banor në këtë fshat i cili në diskutimin e tij ndër të tjera tha: «Solidarizohem me kandidatin që ka paraqitur PPSH, Petrit Çukën, ish-deputet në këtë zonë. Si kurdoherë tha Beqiri, unë votën time do ta jap për Partinë e Punës se në sajë të saj vendi ynë për një kohë shumë të shkurtër ka bërë shumë transformime. Si e mbaj mend e si është sot fshati im? - tha Beqiri. Nuk kishim asgjë, ndërsa sot kemi shkollë fillore, çerdhe etj., kopsht, vatër e kulturës, njësi tregtie, rrobaqepësi etj. Është rritur mirëqenia e fshatit, në çdo shtëpi janë futur orenditë e nevojshme si radio-televizor, bufe, divane etj. Në sajë të PPSH jemi futur edhe në rrugën e demokratizimit të jetës së vendit. A nuk janë të gjitha këto merita e PPSH?» FERIT METUKU

Puna na çon në demokracinë e vërtetë

Jemi në një epokë, që nga të gjithë, në çdo drejtim, kërkohet seriozitet, maturi e mençuri. Është një kohë më tepër se kurrë, që ndërgjegjja e gjithsecilit bën apel që përpjekja në punë konkrete, për përparimin e popullit e të vendit tonë. Në këtë epokë Atdheu na kërkon t’i dalim zot, që këto fjalë të mos mbeten vetëm në gjakun e pastër të bijve e bijave më të mirë të këtij populli, t’i ruajmë me një unitet më të fortë se kurrë për demokracinë e vërtetë. Të kërkoj që gjithkush të bëjë nga diçka, apo të t’i ndarojë jetërllus, është një lojë si të shikosh ëndërra me sy hapur ditën me diell. NASIP DRAÇI Berat