31/01/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 janar 1991

ME SHKUDJESJEN TONË PO DEMTOJME BLEGTO RINË

Çështje dite Jo vetëm mua por edhe shumë kolegëve të mi specialistë në Institutin e Kërkimeve Foragjere në shqetëson mbarevajtja e punëve në bujqësi, veçanërisht në sektorin e blegtorisë. Kemi shkuar këto ditë në disa rrethe të vendit dhe nuk na vjen mirë që punës po i kthejmë krahët. Kemi importuar dhe vazhdojmë të importojmë produkte blegtorale në një kohë që kushtet e vendit tonë mundësojnë jo vetëm plotësimin e nevojave, por edhe eksportimin e disa prej tyre. Dhe gjëja në këtë sektor me ç’po shohim në fushë dhe me sa duket në treg po keqësohet më tej. Prodhohet më pak mish, qumësht, vezë etj, sepse mungon baza ushqimore. Kjo «sëmundje sezonale» është kthyer në kronike dhe gjithëvjetore. Fakti flet se nevojat e blegtorisë që nga muaji korrik i vitit të kaluar e deri më sot nuk janë plotësuar asnjëherë, madje në shumë rrethe deficitet kanë qenë të theksuara. Kjo gjendje parashikohet të vazhdojë deri në prill. Mendojmë kështu po qe se merren masa të plota për shërbimet në foragjeret ekzistuese dhe mbjelljen e bimëve të tjera. Ndërkohë që themi këto vërejmë se mbjellja e jonxhës po vonon. Nuk nuk urdhërojmë, por fjalën tonë do ta themi. Është për të ardhur keq që në asnjë ekonomi nuk është filluar nga puna. Vitin e kaluar deri në fund të janarit ishin mbjellë sipërfaqe të konsiderueshme me këtë bimë. Sedra profesionale na shtyn të kujtojmë drejtuesve dhe specialistëve se mbjelljet e hershme 20-janar - 20 shkurt japin prodhim të barabartë me jonxhishtet e vitit të dytë. Të dhënat tona shkencore këtu në Institutin dhe përvoja e prodhimit kanë vërtetuar se mbjelljet e hershme sigurojnë 500-600 kv njomishte për ha. Sigurisht ju i dini mirë këto, po pse nuk veprohet? Na takon ne specialistëve në radhë të parë që të fillojmë menjëherë nga puna, me objektiv që brenda 15 shkurtit të përfundojë mbjellja në zonën e ngrohtë dhe deri në fund të shkurtit në të gjithë vendin. Intensifikimi i prodhimit të jonxhës kushtëzohet nga investimet që bëhen në vetit e mbjelljes. Por shpesh, dhe në radhë të parë për fajin tonë, kjo kërkesë ende nuk po gjen zbatim. Një problem tjetër shqetësues është shpërdorimi i bazës ushqimore në fushë. Njomishtet po dëmtohen masivisht nga kullotjet. Në një kohë kur pritet të marrim prodhim sa më të hershëm lejojnë vonimin e prodhimit dhe ujen e rendimentit. Kjo shkrejtje dhe ky indiferentizëm do të na kushtojë shtrenjtë po qe se ne prodhojmë e bazës ushqimore nuk luftojmë për përmirësimin e gjendjes së foragjereve, në veçanti të jonxhës. Për të nxitur interesin qysh tani të mendojmë për forma nxitëse të kooperimit e të shpërblimit. ISMËT BOKA kandidati i shkencave

SHKURT

● Punonjësit dhe specialistët e ndërmarrjes së grumbullimit në Peshkopi për këtë periudhë dhjetanë 10 për qind prodhime më planin dhe dyfishin e sasisë së prodhimeve të planifikuar për tregun e jashtëm. ● Brigadat e pemëtarësisë në ekonomitë bujqësore të rrethit të Tropojës kanë kryer punimin e tokës rreth kurorës në 100 mijë pemë, nga 450 mijë gjithsej. Më shumë se 22 mijë pemë janë plehruar me pleh organik, ndërsa 78 mijë me plehra kimike. Për të mbrojtur pemët nga sëmundjet e ndryshme po vazhdon edhe spërkatja me selino që është bërë deri tani në 70 mijë rrënjë. ● Punonjësit e ndërmarrjes tregtare të artikujve të ndryshëm në Lushnjë, planin e qarkullimit të mallrave me lekë e kanë tejkaluar me 500 mijë lekë. ● Pothuajse në të gjitha ekonomitë bujqësore të rrethit të Durrësit vazhdon në shkallë të gjerë mbjellja e patates, kjo do të thotë në shkallë rrethi është plotësuar 50 për qind. Ndërkohë, ka filluar edhe hedhja e farës së lulediellit, proces ky që është kryer në më se 200 ha. ● Të rinjtë minatorë në sektorin e nëntokës të Kalimashit nr. 2 dhe të sektorit të Këçelit, në rrethin e Kukësit duke tejkaluar mesatarisht normën ditore rreth dy për qind, kanë nxjerrë deri tani mbi 400 tonë mineral kromi më shumë se plani. Ata kanë plotësuar 100 për qind edhe cilësinë e mineralit.

Stabiliteti ekonomik arrihet me punë

Të zbatosh detyrat - ky është zotërim i situatës — SHKODËR — Seç na vjen për mbarë të shkruajmë për ata që i janë kthyer punës e po përpiqen të mbyllin janarin me sukses, muajin e parë të këtij viti. — SHKODËR — Seç na vjen për mbarë të shkruajmë për ata që i janë kthyer punës e po përpiqen të mbyllin janarin me sukses, muajin e parë të këtij viti. Përpara asaj shkre-hije të punës që vrehet në disa ndërmarrje, veprimi i kolektivave që po i mbyllin me sukses detyrat e janarit është një shembull nxitues që të gëzon. Të gëzon e të entuziazmon, sepse është puna ajo që u jep njerëzve pagën e plotë dhe gëzimin, në familjet e tyre. Është puna ajo që rregullon tërheqjen e ekonomisë. Në qoftë se minatorët e Karmës realizuan qoftë edhe dy ditë para afatit planin e nxjerrjes së bakrit, kjo iu bë mirë jo vetëm atyre, por edhe shkrirësve të Rubikut, të cilët e presin këtë bakër. Vendimi i qeverisë për shtimin 60 për qind të pagës mineratorëve që punojnë në tokë ka nxitur së tepërmi për t’ju kushtuar më seriozitet punës. Kryetari i degës së planit të kësaj ndërmarrjeje, Gjovalin Mirashi, na thotë se edhe me kaolinin i kemi mbyllur detyrat e planit të muajit janar. Për këtë na ndihmoi së tepërmi parku i mallrave me mjetet e veta, duke e transportuar kaolinin nga Korthpula në stacionin e Mjedës. Kështu kur themi realizohet plani i prodhimit, do të thotë se është realizuar ai si mall i shitur. Në ato raste që po bisedonim më të, po bënte llogaritjet për të parë se deri ku ka shkuar edhe realizimi i kuarcit metalurgjik. Por gjithsesi bindja këtu është e plotë se janari mbyllet me planë të realizuara. Është puna ajo që të bind për këtë. Prodhimi mall i shitur realizohet për muajin janar, na thotë edhe drejtori i uzinës së bletës Leonard Qyteza. Edhe ky fakt na gëzon, sepse kjo treg on se puna këtu ka ecur. Janë prodhuar makineri për linjat e pastrimit të drithërave të ndërmarrjeve të grumbullimit, si dhe disa pajisje e makineri për fushatën a ardhshme të korrjeve e të sigurimit të bazës ushqimore të blegtorisë. Është gjë e bukur kjo, realizohen detyrat në atë lloj prodhimesh me të cilat shtëllastaria hyn mbarë përgatitur në fushatat e ardhshme të saj. Në këtë vit po punohet që të ruhet kjo ritmikë e punës, mandej të çohet edhe më tej edhe për tremujorin e parë të vitit. Për këto janë siguruar deri tani afro 60-70 për qind e lëndëve të para. Në bisedë me drejtuesin, mësojmë se jo pa vështirësi po mbyllet janari, sepse ende vazhdohet me llafe, dikush thotë: e lexova këtë apo atë artikull dhe nisin debatet pa bereqet brenda orarit të punës. Por gjithnjë e më shumë po bëhen përpjekje për t’iu kthyer mirë punës duke vënë përballë shembullin e atyre kolektivave brenda uzinës si tërë repartit përgatitor, repartit të marak-nogëve, atij të montimit, ku kapatur më shumë rregull e disiplinë në punë. — Edhe në e mbyllëm me detyra të realizuara janarin, - na thotë Xhafer Kraja, drejtori i ofi-cinës së riparimit të automjeteve, e cila mban emrin e Heroit të Punës Socialiste, ish punëtorit të kësaj ndërmarrjeje, Todo Kavaja. Është në traditën e këtij kolektivi rregulli, puna e disiplina. Kjo e bën të mundur realizimin e detyrave. Fakti që në këtë ofiçinë janë bërë mungesa që s’bëheshin zakonisht, tregon se shkre-hija e punës këtu nuk ndihet. Është një kolektiv ky i lidhur me punën. Këtu e kanë të qartë punëtorët se autobuzët që riparojnë, i presin njerëzit në qytete e fshatra për të kryer shërbimet urbane e interurbane. Dhe këtë detyrë që u është besuar atyre e kryejnë me nder.

Me sharrëtarët në këto ditë janari

— LIBRAZHD — Duke folur me Rifatën Sfarun, inxhinier, drejtor i ndërmarrjes së përpunim drurit Librazhd, për fillimin e punëve të këtij viti, mësojmë se detyrat e janarit në disa zëra si në lëndën e ndërtimit, shtyllat e minierës, dëgët për poza, lëndën e sharruar të ahut, traversat e hekurudhës etj. lidhjen dhe me punën e ndërtueseve të minatorëve, të hekurudhave u plotësuan 10 e 15 ditë para kohe që të jemi korrekt në kontratat me të tjerët. Duke folur me Rifatën Sfarun, inxhinier, drejtor i ndërmarrjes së përpunim drurit Librazhd, për fillimin e punëve të këtij viti, mësojmë se detyrat e janarit në disa zëra si në lëndën e ndërtimit, shtyllat e minierës, dëgët për poza, lëndën e sharruar të ahut, traversat e hekurudhës etj. lidhjen dhe me punën e ndërtueseve të minatorëve, të hekurudhave u plotësuan 10 e 15 ditë para kohe që të jemi korrekt në kontratat me të tjerët, që tek ata të mos ketë ndërprerje pune e mungesa furnizimi nga ne. Edhe në prodhimin industrial detyrat e muajit plotësohen më 25 janar pasi nuk ka asnjë shkrehje a ndërprerje pune. Në ç’kushtе punojnë sharrëtarët? e pyetëm - Ata tani punojnë njërez heronj e kanë bërë dhe ndërmarrjen heroinë! Me punë e djersë ata matin detyrimet ndaj atdheut dhe demokracisë dhe këto ditë janari ku në frontet e punës së tyre temperatura është deri në 10 gradë nën zero. Edhe ata janë futur në mekanizmin e ri ekonomik dhe pengesë kryesore kanë patur e kanë transportin e lëndës së drurit nga pylli, kanë dy vjet që s’kanë marrë asnjë motosharre, vitin e kaluar për faj të shokëve të dikasterit përkatës nuk i dhanë eks-portit transversat e hekurudhës dhe këtu vit gjashtu pengohen për t’i dhënë një firme të huaj lëndë të sharruar, por problemet kanë besim të plotë të zgjidhjen me durim, me dialog sepse, jetojmë ç’do ditë me hallet me vështirë-sitë e vendit, na pret një pa pretendime të njëhershme për dy paga. - A duhet menduar dhe për ta?! Sigurisht pasi fronti punës tyre është në mos sa minatorët e gjeologët, afër tyre dhe ata u gëzojnë masave të fundit të shtesës së pagave e të zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik. - Ja këtu në stabilizimin e qendrës përfaqësuesi i një firme të huaj i tha gateristit: «Të lumtë usta!» pasi gateristi i punonte normalisht. Por i huaji nuk e dinte se ky gater u gjet si hedhurinë dikur në një ndërmarrje simotër dhe u kthye në jetë si nevojë e ngritjes së linjës së përpunimit industrial të transversave të hekurudhës e bashkë me atë të lëndës së sharruar, të parketit, të vozave e të arkave të ambalazhit duke punësuar dhjetra shoqe të qytetit të Librazhdit e shokë duarartë, kur më parë prodhimi me sopatë i transversave jo vetëm kishte cilësi të dobët e rendiment të ulët, por tërë kjo lëndë për çdo një metër kub transversa hekurdure rreth 0,4 e metrokubik shpërdorej në ashkla e kalbej në pyll. Dhe këto janë miliona lekë në vit në dobi të ekonomisë e të atdheut. XHEVDET ALMETA ndërprerjeje pune. Në ç’kushtе punojnë sharrëtarët? e pyetëm - Ata tani punojnë në male me një e dy metra dëborë trashësi, atje në pyjet e Stërblevës, të Qarrishtës, të Dardhës, të Stravajt, të Sopotit… Edhe hallе kanë, edhe vështirësi kanë, por jetojmë me hallet e tyre dhe ata jetojnë me hallet tona, me hallet e vendit dhe demokracinë e matin me punën, me djersën e ballit. Ja të sjell dy fakte më thotë ai: Brigada që drejton komunisti Shaban Projku në Stërblevë, është një heroinë më vete e cila e ka jetën e saj bashkë me ngritjen e këtij stabilimenti në vitin 1954 dhe nga ajo kohë nuk ka patur asnjë ndërprerje pune duke plotësuar detyrat e çdo muaji e viti deri në 110 për qind. Dhe tani kjo brigadë ndoshta ka filluar punë për shekullin tjetër. Vetëm një ndërprerje pune prej një jave kujton Shabani gjatë 37 vjetëve, atë të dimrit të egër të vitit 1956, kur tufani i detyroi ta linin pyllin, pasi temperatura zbriti nën 20 gradë. Kur erdhën pas një jave, edhe zogjtë e pyllit i gjetën të ngrirë nëpër ahe… Tjetër: Po të realizonin dhe brigadat e tjera rendimentin e brigadës së Mahmut Biçakut në Qarrishtе, në një vit dy plane do të bënte ndërmarrja. Ja të tillë…

Organizim e disiplinë

— LUSHNJE — Me gjithë vështirësitë e krijuara, na thotë Selim Molla, drejtor i ndërmarrjes së shpër-kimit për naftë e gaz në Lushnjë, forca e naftëtarëve, energjia e tyre për të kapër-cyer çdo pengesë, është e madhe. Ja dhe argumenti: këto ditë brigada e pusit të shpimit që drejtohet nga Todi Bici, dha prodhim gazi. Është pusi i dytë radha-zi me prodhim dhe i katërti nga viti i kaluar. Mos u arrit lehtë një sukses i tillë? Natyrisht jo. Vështirësitë që kanë krijuar mungesa e pjesëve të ndërrimit, bateritë e tjera, janë pengesa serioze, por naftëtarët nuk e kanë shkrehur punën. Përkundrazi, kanë gjetur burim force për të arritur gjer te suksesi. Ndërmarrja e ndërtimit mban peshën më të madhe në rreth për përfundimin shpejt të veprave që po ngrihen. Aty kanë lindur plot shqetësime dhe me të drejtë punonjësit kërkojnë shpjegime dhe rrugë për zgjidhje shpеjt e mirë të tyre. Në qofte se nuk ka çimento, hekur, etj. nëse sasia të mjaftueshme, kjo është mangësi e punës organizative, thonë punonjësit. Se po të ishte punuar me organizim e disiplinë prej kohësh, do të ishte siguruar në një farë mase lënda e parë. Zgjidhje problemi i japin vetë. Ata nuk mendojnë se se grava, ndërprerja e punës në sektorët e ndryshëm përmirëson gjendjen. Madje kjo formë e të vepruarit dëmton hallkat e organizimit dhe nuk sjell asgjë të re në zbatimin me sukses të mekanizmit të ri ekonomik. Pëllumb Çela, drejtor i ndërmarrjes së ndërtimit, thotë se qartë, pritmëria e zbeh veprimtarinë tonë si ndërtues. Ato nuk çojnë në sigurimin e të ardhurave për punonjësit. Çfarë sugjeron ai? Janë rritur përpjekjet për të gjetur lëndën e parë në rrugë e forma të ndryshme. Zgjidhje pozitive dhe e dhënë para pak ditësh. Nga këto biseda po shpëkus vetëm dy aspekte, që më bënë përshtypje. Fjala është për mendimin e hedhur se «mund të ecim deri atje që pagat, pasi të vendoset kufiri minimal, të caktohen nga vetë ndërmarrjet». Kriteret janë dy: sipas vlerësimit të punës, në sasi e cilësi të individit dhe sipas të ardhurave dhe efektivitetit të ndërmarrjeve. Që duhet lidhur paga, e madhe mirë se deri sot, me madhësi cilësinë e punës individuale kjo është më se e domosdoshme. Por caktimi i pagave (është fjala për tarifin bazë në funksion të të ardhurave dhe efektivitetit të ndërmarrjes) nuk duket se është një ide që tërheq pas vetes një sërë pyetjesh e paqartësish. Mendimi im është ky: paga bazë e një profesioni të jetë e njëjtë për të gjitha ndërmarrjet e degës. Se ç’rregullsta ekonomike e… (Vijon në faqen 2)

Mbërriti në vendin tonë Sekretari i shtetit të MPJ të Rumanisë, Romulus Neagu

Dje mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare e miqësore, sekretari i shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë, anëtari i qeverisë Romulus Neagu. Në aeroportin e Rinasit, ai u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Sokrat Plaka, dhe funksionarë të tjerë të MPJ. Kishin dalë gjithashtu edhe ambasadori i Shqipërisë në Bukuresht, Piro Vito si dhe ambasadori i Rumanisë në Tiranë, George Miku. (ATSH)

NJOFTIM I AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Isuf Baca njofton se më 30 janar 1991 në pikën e kontrollit të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, u zhvillua një takim midis autoriteteve kufitare të të dy vendeve. Pala jugosllave dorëzoi 210 shtetas shqiptarë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe deklaroi se do të dorëzojë dhe gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë që kanë vepruar kështu. (ATSH)

Një ndër kriteret: paga t’i përgjigjet vështirësisë së punës

NË TRYEZEN E DEBATIT Marrëdhëniet ekonomike para së gjithash paraqiten si marrëdhënie interesash. Ndërsa punonjësit e shtetit ynë nuk kanë interesa të kundërta. Dhe e para ndër faktorët e plotësimit të interesave materiale e kulturore të punonjësve është padyshim paga. Me të çdo punonjës plotëson pjesën më të madhe të nevojave të tij. Del natyrshëm, nga kjo domosdoshmëria e përsosjes së vazhdueshme të pagave me synimin që ajo të jetë e aftë të nxitë rritjen e prodhimit material e mbi këtë bazë e plotësimit sa më mirë (brenda mundësive ekonomike) të kërkesave të masave punonjëse. Intensiteti i kërkesave për rishikimin e pagave në mjedise e forma të ndryshme që shkojnë nga bisеdat e lira deri në grevat, dëshmojnë për një atë që organet ekonomike e planifikuese, përfshirë më të lartat, janë të vonuara në këtë drejtim. E-shtë fakt, që pranohet nga mjaft specialistë se sistemi i pagave tek ne duhet të ishte më nxitës për të rritur e përmirësuar treguesit sasiorë e cilësorë të ekonomisë. Duhet pohuar se një ndër shkaqet e ardhjes në këtë gjendje të vështirë ekonomike është edhe ky fakt; në shumë sektorë paga nuk ka qenë nxitëse, në sektorë të lehtë apo të vështirë, me punë të mirë apo të keqe, me pak apo shumë punë paga mbërrеj thuajse njëlloj, paguhej si i aftë si i paaftë, si fronti i vështirë ashtu dhe ai i lehtë, për të mos folur më për paradokset. Por më mirë vonë se kurrë! Me iniciativën e Partisë së Punës e në vendim të Këshillit të Ministrave është mbylluar puna për rishikimin e çmimeve dhe pagave. Me synimin për të ndihmuar sapo pak në këtë drejtim të të mundësohemi të japim ndonjë mendim. Nxitje për këto radhë u bënë dy intervista televizive nga dy specialistë e kuadro ekonomistë e financia-… Rë në faqen 2)

Në ndërmarrjen e përpunimit të drurit në Përmet e mira të kolektivit të saj dhe fiksoi dy nga punëtorët gjatë procesit të punës. fotoreporteri ynë Niko Xhufka u njoh me arritjet më të dalluar Romeo Çumanin dhe Minella Tasin

BIBLIOTEKA KOMUNALE TIRANË

…ton radio. … hollesi të re… edirin, por bur… janë të … parlamentit … Bare në pu…