07/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 shkurt 1991

Kooperativizmi agrar përballë kohës

Bashkëbisedojmë për programin elektoral të PPSH-së — Rrugëzgjidhjet duhen kërkuar në korrigjimet e përfytyrimeve tona mbi përgjegjësitë e shoqërimit të prodhimit, në zhvillimin e njëkohshëm të të gjitha formave të kooperimit. — Një problem i mprehtë i reformës së thellë dhe të gjithanshme të jetës ekonomike të shoqërisë sonë është edhe kooperativizmi agrar. Pa dashur të ndalem e të polemizoj me pikëpamjet e shfaqura kohët e fundit nga specialistë apo diletantë në këtë fushë, po jap edhe unë disa gjykime që burojnë nga bindjet e mia profesionale. Në fshat jeton 65 për qind e popullsisë së vendit. Kooperativat përdorin mbi 3/4 për qind të tokës bujqësore dhe së bashku me oborrin kooperativist japin mbi 70 për qind të prodhimit të përgjithshëm bujqësor. Shndërrimet e rëndësishme ekonomike dhe sociale kanë sjellë rritje të rëndësishme në rendimentet e prodhimit, siç nuk mund të injorohen arritjet në transformimin e mënyrës dhe kulturës së jetesës në nivelin arsimor, elektrifikimin, telefonizimin, shtrirjen e rrjetit rrugor, të shërbimit shëndetësor etj. Sado prozaike të duken këto nga që i njohim të gjithë, jemi të detyruar t’i përmendim sepse as nuk kemi pasur e as nuk kanë rëndësi nga qielli. Rrjedhojë e zhvillimit të bujqësisë është sigurimi në vend i pjesës më të madhe të ushqimeve të popullit, të nevojave të industrisë me lëndë të para bujqësore të vendit. Bujqësia kooperativiste ka qenë pjesë e rëndësishme në eksportet bujqësore. Këto arritje, që propaganda jonë për vite me radhë i ka bërë të njohura, nuk mund të mbulojnë edhe probleme e shqetësime jo të vogla, për të cilat pak është folur. Mund të përmendim këtu ritmet jo të kënaqshme në dhjetëvjeçarin e fundit të rritjes së prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe në vite të veçanta edhe rënien absolute të këtij treguesi; rritjen me ritme më të shpejta të shpenzimeve të prodhimit në krahasim me prodhimin dhe të ardhurat, rritjen e ngadalshme të të ardhurave për frymë, krah pune dhe për ditë-punë etj. Kjo situatë ekonomike është shoqëruar edhe me largime të forcave të punës veçanërisht nga zona kodrinore dhe malore dhe vendosjen e tyre anash qyteteve të mëdha e qendrave industriale. Të pranishme janë gjithashtu zbehja gjithnjë e më e dukshme e interesit për punën në dorës së parë. Në fushë, në zonën që intensifikohet me përparësi dhe në disa kooperativa të tipit të lartë jashtë, gjendja paraqitet më mirë, por sidoqoftë ato zënë një pjesë krahasimisht të vogël ndaj kooperativave të vendit dhe në prodhimin që merren prej tyre. Sipas mendimit tonë, bujqësia kooperativiste dallohet nga një pjesë e madhe e punës së dorës, nga niveli teknik dhe teknologjik ende i pamjaftueshëm. Zhvillimi social i fshatit është i pambështetur sa duhet nga ana materiale, me një popullsi më moshë pune tej nevojave të prodhimit në territorin e vet. Cilat mund të ishin shkaqet e kësaj gjendjeje? Kam mendimin se ato duhen kërkuar në disa aspekte të politikës ekonomike agrare që është ndjekur. Së pari, do të vija në dukje se politika e «homogjenizimit pronësor», dmth politika e shpejtimit të unifikimit të pronës drejt asaj shtetërore si dhe kalimi brenda një kohe relativisht të shkurtër, të parakohshme e në mënyrë masive në pronë kooperativiste të gjithë ekonomisë individuale nuk mund të mos kishin rrjedhoja përkeqësuese në drejtim të tjera. Për një kohë të gjatë është ushqyer me ndjesia se format më të larta të shoqërizimit të pronës janë të afta të zgjidhin shpejt të gjitha dyrat sociale të shoqërisë. Këtej mendoj si jo ka u buruarn imitimi drejt pronës së të gjithë popullit në të gjitha degët dhe sektorët e ekonomisë. Është fakt gjithashtu se afrimi i pronës së grupit me pronën e të gjithë popullit shpesh ka ardhur jo si rrjedhojë logjike e grumbullimit të të premisave të nevojshme tekniko-ekonomike, por është shndërruar në një qëllim në vetvete. Në kushtet e mundësive të pakta prodhuese, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e hapave që përmendëm më sipër duhet trajtuar, mendoj, edhe interesimi i pamjaftueshëm për punën në kooperativë, prodhimin dhe pronën e përbashkët, efektiviteti i paketë ekonomik i saj. Centralizimi në buxhet i një pjese të rëndësishme të të ardhurave të krijuara në kooperativa për nevoja mbikëqyrëse, dukë blerë me çmime të ulëta, shumë herë edhe në vlerë prodhimet bujqësore e blegtorale, çoi në ngushtimin e burimeve të brendshme të tyre për riprodhimin e zgjeruar. Rrjedhojat e kësaj politike financiare do të kishin qenë më të vogla në se do të ishte respektuar liria e ekonomive bujqësore për strukturën e mbjelljeve, zhvillimin e prodhimit, shpërndarjen e tij etj. Edhe rrugëzgjidhjet që u gjetën për shpejtimin e zhvillimit të zonave kodrinore e malore si financimi buxhetor, shtimi e zgjerimi i kreditit afatgjatë etj. nuk qenë shumë efektive pasi më shumë ushqyen pritmëninë për zgjidhjen e të gjitha problemeve në rrugë shtetërore, se sa nxitën për rritjen e prodhimit dhe shtimin e të ardhurave në këtë kooperativë. Në një farë mënyre ato plotësuan (por pa frytshmëri) ndikimin e çmimeve të ulëta që nuk siguronin rentabilitetin e nevojshëm apo që sillnin humbje jo të vogla nga shumë produkte. Në zonën malore, mendoj politikë më e studiuar mund dhe duhej të zbatohet bazuar në hapjen e tokave të reja. Megjithë qëllimin e mirë për të shtuar mundësitë prodhuese të vendit, aksioni i ndërmarrë dhe deklarata e gjithësyn më parë për hapjen e tokave të reja, duhej peshua mirë, mirë se m‘shndërrim strukturorë do shoqërohej, që do të bëhej me blegtorinë etj. Mbi të gjitha duhej përcaktuar një kufi, përtej të cilit hapja e tokave të reja ekonomikisht do të quhej e padobishme. Për tufëzimin është folur mjaft une do të desha të vihë në dukje se si rrjedhojë e kufizimeve për disa ta takon numrit të krerëve në oborrin kooperativist, situata nuk është njohur asnjëherë realisht. Në oborr me sa duket ka patur një numër krerësh mjaft më të madh se sa raportohej në statistikën zyrtare. Prandaj edhe ndikimet ekonomike të kësaj mase ishin më të vërtetë rënduese. Shumëkush, këto shkaqe mund t’i kërkojë me hollësi, në vetë thelbin e rendit kooperativist. Unë nuk mendoj kështu. Kooperativizmi si rend ekonomik është shumë i vjetër, më i vjetër se vetë fillimet e socializmit. Nuk është as improdues i mirëfilltë. Ai e ka provuar e përsëri e vet në vende të zhvilluara e të pazhvilluara, afër dhe larg nesh. Nëse ka nivel të ulët zhvillimi në zona të ndryshme të vendit tonë, kjo duhet kërkuar në politikën ekonomike që ndiqet. E politika ekonomike është e korrigjueshme, me kusht që të bëhen sa më pak eksperimente në të, duke vjelë përvojën e mirë kudo që të ndodhet ajo. Shqëria (shteti) në reformimin e thellë që po ndërmerret duhet të ndryshojë marrëdhëniet e saj me kooperativat bujqësore. Këto marrëdhënie, mendojmë se duhen bërë më të thjeshta dhe më të drejtpër- (Vijon në faqen 2) ZEF PREÇI

Stabiliteti arrihet vetëm me punë

Atje ku ka disiplinë, ka rezultate DURRËS Ndërkohë që në disa kolektiva punonjëse dallon një shkrehje të punës, duke e kërkuar vetëm në mungesën e lëndëve të para, pa parë anët e tjera si organizimin më të mirë të punës, forcimin e disiplinës, shfrytëzimin e plotë të rezervave të brendshme, sigurimin sa më të plotë të burimeve të furnizimit etj. këto kërkesa dhe masa të tjera konkrete i gjejmë të zbatohen gjithnjë e më mirë në disa ndërmarrje të tjera të rrethit. Edhe në to ka vështirësi jo të pakta. Por koha kërkon sot më shumë se kurrë t’u dalësh ballë për ballë këtyre vështirësive dhe jo të tërhiqesh, të ankohesh dhe vetëm të ankohesh. Po veprove kështu, edhe aty ku janë mundësitë për të realizuar planin, krijon shkrehje. Uzina mekanike bujqësore është një ndërmarrje e fuqishme, që jo pak varet nga importi për mjaft materiale. Tërë kolektivi, duke e kapur mirë situatën, duke e ndjekur atë orë për orë, ditë për ditë, kapërcyen vështirësitë, kanë siguruar materialet e nevojshme dhe puna gjatë muajit janar solli rezultate pozitive. Plani i prodhimit në UMB u realizua 101 për qind. Me këmbëngulje si asnjëherë tjetër po punon kolektivi i ndërmarrjes së peshkimit. Me punë dhe jo me llafe, jo me qarje, arrrihet gjithçka, kjo është bindja e kolektivit. Po mos vallë i ka të gjitha gjërat plotësisht ai? Nuk kanë mungesa peshkatarët? Kanë dhe jo pak. Dhe kanë të drejtë që t’i kërkojnë. Por duke jetuar me në faqen 2)

Kolektiv me qëndrueshmëri

PËRMET Shifrat e janarit flasin për punën e mirë të punonjësve përimetarë. Në shkallë rrethi prodhimi mall i shitur u plotësua 117 për qind, duke i tejkaluar për 800 mijë lekë. Ky tejkalim erdhi, përveç plotësimit të prodhimit industrial 101 për qind, edhe nga gjendja e prodhimit në fillim të muajit. Është tejkaluar ndjeshëm prodhimi i mallrave të eksportit, ndërtime bonifikimet, punimet e mekanizuar, shërbimet komunale, prodhimi dhe dorëzimi në qumësht, vezë dhe perime. Këto tejkalime kanë siguruar gjendje stabile edhe në furnizimin e tregut. Vetëm parku i mallrave nuk e plotësoi planin e muajit janar, duke krijuar një deficit prej 6 mijë tonë/mall. Kjo ka ndikuar edhe në shpërndarjen e mallrave, siç është NPD-ja, që prodhimin mall të shitur e realizoi 81 për qind dhe nga mungesa e transportit të druve janë krijuar vështirësi në furnizimin e qytetarëve. Edhe për muajin shkurt po ecet normalisht. Ka patur edhe mungesa, për punëtorët të ndërgjegjshëm për situatën që kalojnë, kanë këmbëngulur që kërkesat e drejta të tyre të plotësohen nga administrata, duke i plotësuar detyrat e prodhimit. Kështu në NPN, ku u krijua mosmarrëveshje në mes punëtorëve dhe administratës, për zgjidhjen e tyre u ndrysh ndërmjet komiteti ekzekutiv i KP të rrethit dhe pas analizës së problemit, duke nxjerrë përgjegjësinë e administratës, u larguan drejtoresha, kryetari i degës së planit dhe disa kuadro të tjera, që nuk i përgjigjeshin kërkesave të mekanizmit të ri ekonomik. PËRPARIM MUSTAFAJ

U nënshkrua marrëveshja tregtare me Egjiptin

Më datën 5 shkurt 1991 u nënshkrua në Kajro Marrëveshja për shkëmbimin e mallrave për vitin 1991 ndërmjet Ministrisë së Tregtisë së Jashtme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit. Për palën shqiptare Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme, Kostandin Ho-xha, dhe për palën egjiptiane nga zëvendësministri për Ekonominë dhe Tregtinë e Jashtme, dr. Adel Shukri. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i RPS të Shqipërisë në RA të Egjiptit, Alikyz Ce-rga, si dhe anëtarët e të dy delegacioneve. Në bazë të marrëveshjes vendi ynë do të eksportojë duhan, ferrokrom, salcë domate e tjera dhe do të importojë mineral fosfati, oriz, fije të ndryshme sintetike, tekstile e të tjera. Delegacioni u prit në takim të veçantë nga Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik, dr. Moris Makramalia, si dhe nga Ministri i Industrisë, dr. Mohamed El Wahab. Gjatë qëndrimit në Egjipt delegacioni zhvilloi bisedime me palën egjiptiane për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me interes reciprok. (ATSH)

Barra vjetake e rrethit

Qëndrueshmëri në prodhimin e vezëve KORÇË Në një intervistë që dha në gazetën televizionit në mbrëmjen e datës 5 shkurt, ministri i tregtisë së brendshme, Pajtim Ajazi, shprehu pak a shumë një mendim të tillë: sa më mirë rrethet të zgjidhin detyrimet e tyre për furnizimin e popullsisë (kish paraprashë qumështin, perimet, vezët), aq më e lehtë bëhet barra e qeverisë për furnizimin me artikuj të rëndësishëm ushqimorë, një pjesë e madhe e të cilave vijnë nga importi. Shpjegimi është i thjeshtë: mungesa e një produkti rrit kërkesat për një produkt tjetër ushqimor. Në zbërthim të barrës vjetake të rrethit, u interesuam për prodhimin e vezëve në ndërmarrjen e rritjes së shpendëve në Korçë. Sot kjo ndërmarrje ka hyrë në vitin e 11-të të saj. Nga 2.5 milion kokrra vezë që prodhonte vitet e para, tani ka një kapacitet prej 16 milion kokrra vezë në vit. Ndërmarrja vitin e kaluar siguroi një furnizim ritmik të tregut me vezë, duke dhënë një sasi edhe jashtë rrethit. Për muajin janar u prodhuan 1 milion e 165 mijë kokra vezë nga 1 milion e 85 mijë që ishte plani. Mirë janë realizuar detyrat e prodhimit edhe në këtë ditët e para të muajit shkurt. Çdo ditë mesatarisht tregut të qytetit dhe ente-ve u jepen gjithsej 39 mijë kokra vezë. Aktualisht drejtuesit në treg shkohjnë 30 mijë kokrra, ose 4 mijë kokra vezë në ditë më shumë nga sa shkonin mesatarisht vitin e kaluar, kur vezët gati tërë ditën i shihje në banakët e njësiëve. Por ja, mund të thotë ndonjë blerës; dje dola nëpër njësitë dhe nuk gjeta vezë. Ndodh edhe kështu. E për këtë kusuri është në menyrën e shpërndarjes dhe jo për faktin se është ulur prodhimi dhe se është toku dorëzimi i vezëve. A do të ruhet kjo ecuri në shkurt dhe në vazhdim? Janë, mundësitë, pohon, drejtori i ndërmarrjes, Irakli Fritri. Vëmendje, shtron ai, i kemi kushtuar zbatimit me disiplinë të teknologjive dhe ruajtjes së gjendjes shëndetësore të pulave në tërë kompleksin. Veç kësaj ecuria e prodhimit të vezëve varet nga sigurimi i ushqimeve. Me masat që janë marrë nga Qeveria nuk kemi ndjerë mungesa për ushqime me vlera proteinike, si bersla e sojës, mielli i peshkut etj. KOSTAQ DUKA

Çast nga puna në qendrën e informatikës ekonomike në Gjirokastër. (Foto: N. Xhufka)

VIENA? [?] TIRANË

MBËSHTESIM PARTINË E PUNËS NË RRUGËN E DEMOKRATIZIMIT

TELEGRAM SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH TIRANË Në një mbledhje të gjerë në kooperativistët e Koplikut të sipërm dënojmë provokacionet flagrante të manifestuara në metingun e Partisë demokratike në Bajzë e nga individë që evokuan si demokrat, kapobandistë e kriminelë fashistë Llesh Marashi etj. Vrasës të bijëve të popullit në krah të gestapos dhe organizatorë të veprimeve kundrarevolucionare në Bajzë e në Koplik për përmbysjen e pushtetit popullor në janar 1945 duke vrarë Jonuz Nacen e Myftar Skolon e duke plagosur rujatës të tjerë të rendit e të qetësisë publike. Duke u shprehur për PPSH si forca politike udhëheqëse e popullit tonë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe si forca organizuese e frymëzues e fitoreve të ndërtimit socialist, ne jemi grup shtret duhsh në rrugën e demokratizimit dhe i kërkojmë Partisë Demokratike të distancohet menjëherë nga këta elementë dhe të shprehet më qartë për kërkesat e saja programatike. Gjithashtu kërkesat e saj për prishjen e kooperativave bujqësore i konsiderojmë të padrejta, sepse fshatarësia jonë me organizim kooperativist ka hyrë në rrugën e zgjidhjes të perspektivave për jetën e saj të begatë e të kultururar. Ju urojmë, ju Sekretari i Parë i PPSH dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor suksese në veprimtarinë politike e fisnike për forcimin e unitetit kombëtar për të çuar në rrugën e zgjidhjeve më të mira e më të shpejta ekonomike, politike e shoqërore për popullin tonë. NGA MBLEDHJA E ZGJERUAR E POPULLIT TË KOPLIKUT TË SIPËRM, SHKODËR 6. 2. 1991

JEMI PËR FORCIMIN E KOOPERATIVËS, JO PËR PRISHJEN E SAJ

TELEGRAM SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH PPSH TIRANË I dashur shoku Ramiz. Në populli i kooperativës bujqësore Vëndreshtë e vogël e rrethit të Skraparit po jetojmë me situatat që po kalon vendi ynë në procesin e demokratizimit të të gjithë jetës. Me këtë rast shprehim solidaritetin tonë me masat që po merr dhe zbaton Partia e Punës me ju në krye. Disa emisione televizive dhe shkrime në organet e shtypit për prishjen e kooperativave na shqetësojnë pa masë. Ata që japin recetat e tilla për këto probleme nuk e njohin realitetin e fshatit. Ne solidarizohemi me përgjigjen tuaj drejtuar kooperativistëve të Kuçit në rrethin tonë. Duam që emisionet televizive dhe shtypi t’i flasin për gjëje formash për forcimin e kooperativës dhe përbërjen e saj. Indinjoheni pa masë me të gjithë ata që nxijnë realitetin dhe hedhin baltë mbi figurën e Enver Hoxhës. Ftojmë ata që të mos u japin intervista radio dhe të huaja, por t’i thonë mendimet e tyre për punët e për jetën në emisionet tona të radio-televizionit e në faqet e shtypit, në dialog të hapur e shoqëror. POPULLI I KOOPERATIVËS BUJQËSORE VËNDRESHTË E VOGËL, SKRAPAR 6. 2. 1991 radios kooperativë, shtimi i vjedhjeve, dëmtimeve etj. Në këto rrethana, gjendja ekonomike e fshatit ka ndikuar mjaft në plotësimin e kërkesave të tregut të brendshëm me produkte ushqimore me rëndësi të dorës së parë. Situatën, duke e kuptuar drejt atë, duke patur edhe besim se nesër problemet do të zgjidhen gradualisht, janë janarit e rritën mobilizimin dhe planin e realizuan 138 për qind. Një fillim mjaft i mbarë i vitit. U lumtë atyre! Dikasteri, nga ana e tij, duhet të reflektojë më mirë dhe më shpejt për të zgjidhur disa mungesa të bazës materiale kësaj ndërmarrjeje. Në Rrogozhinë dallohen ndërmarrja e vaj sapunit. 130 për qind i realizoi detyrat e janarit. Por shpërndarja e tij duhet bërë sa më e mirë, në mënyrë të organizuar, me transport, me goditje të përqendruar dhe me sigurim sa më të mirë e të bollshëm të am- (Vijon në faqen 2) (Vijon në faqen 2) ZEF PREÇI

Çast [?] zhvill[...] se [?] e një [?]çov, [?] Pugo [?] Boris [?] adim [?] të një [?] e [?] Kr[...] [?] v[...] H[...] [?] NAT[...]