Dje paradite u mblodh Presidiumi i Kuvendit Popullor nën drejtimin e Kryetarit të tij shokut Ramiz Alia.
Në mbledhje u diskutua për veprimtarinë e deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për ecurinë e punës për diskutimin e projektkushtetutës.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rexhep Mejdani, informoi Presidiumin e Kuvendit Popullor për punën e deritanishme për njohjen dhe zbatimin e ligjit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor.
Komisioni Qendror dhe komisionet e zgjedhjeve të zonave e të qëndrave të votimit, tha ai, në bazë të dekretëve të Presidiumit të Kuvendit nr. 7456 e 7457 datë 17.1.1991, po plotësohen me përfaqësues të partive të tjera për rastët e të punojnë e kërkojnë zbatimin me rigorozitet të kërkesave të ligjit nga organet e pushtetit e subjektet elektorale. Komisioni Qendror zhvilloi mbledhjen e tij të parë me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Aleksandër Meksi, të Partisë Republikane, Hysen Çobani, dhe asaj Ekologjike, Namik Hoti (Prizreni).
Organet shtetërore në bazë të kërkesave të ligjit kanë përgatitur dokumentacionin e kanë dhënë udhëzimet e nevojshme për zgjedhjet. Për të gjithë rregullsi unë-? dhe korrektësi të plotë në zbatimin e ligjit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kuvendit Popullor ka dhënë edhe udhëzimet e nevojshme metodike për mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve, radhën e vendosjes së kandidaturave në to, mënyrën e nxjerrjes së rezultateve dhe vlerësimin e fletëvotimeve për çdo qendër votimi. Ai ka orientuar organet e pushtetit në bazë, që për repartet ushtarake me efektiv të vogël e afër qëndrave të banimit, të mos krijohen qëndra votimi të veçanta, por të votohet në qendrat e zakonshme të votimit. Kështu ata bashkëvotojnë me të tjerë të votuar në gjithë vendin në mënyrë që numri i votave në qendrat e votimit të jetë i saktë.
Nga të dhënat që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del se të gjitha subjektet elektorale u janë krijuar të gjitha kushtet materiale e financiare nga shteti. Ato në bazë të kërkesave ligjore po punojnë për paraqitjen e kandidatëve, disa nga subjektet janë në përfundim të kësaj detyre dhe të tjerat i kanë të gjitha mundësitë ta realizojnë atë brenda afatëve ligjore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i sugjeroi Presidiumit të Kuvendit Popullor të ndihmojë nëpërmjet dhënies së porosive të duhura organëve shtetërore përkatëse që të marrin më kohë masat dhe të krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme e mundësitë reale për pjesëmarrjen e zgjedhësve të huaj, e përfaqësuesve të organizmave e ndërkombëtare për të ndjekur nga afër zgjedhjet në vendin tonë.
Gjithashtu Komisioni, për të krijuar një situatë sa më të favorshme politike dhe ekonomike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, lton të gjitha subjektet elektorale të japin ndihmesën e tyre për realizimin e një fushate elektorale sa më konstruktive e demokratike, larg tensioneve sociale e politike.
Presidiumi vlerësoi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe miratoi propozimet për pjesëmarrjen e zgjedhësve të huaj, të organizmave ndërkombëtare dhe të shtypit.
Gjithashtu Presidiumi i Kuvendit Popullor u informua nga sekretari i Komisionit të Posaçëm për hartimin e ndryshimeve e plotësimeve në Kushtetutë, Kleanthi Koçi, për ecurinë e diskutimit popullor të projektkushtetutës. Ai ndër të tjera tha se komisionit dhe aparatit të Presidiumit të Kuvendit Popullor i kanë ardhur letra nga individë e kolektiva të ndryshëm ku me ndjenjë përgjegjësie i jepen mendime e bëhen propozime për përmirësimin e projektit të paraqitur.
Komisioni me grupe të veçanta pune po i studion këto propozime, si dhe artikujt e botuar në shtypin e përditshëm.
Meqenëse data e zgjedhjeve për Kuvendin Popullor u shty më 31 mars 1991 komisioni pret vërejtje e propozime deri më datën 28 shkurt 1991. Projekti përfundimtar i të ndryshuarit Presidiumit të Kuvendit Popullor në majën e fundit të muajit mars 1991, me qëllim që ai në kohë të shpërndahet deputetëve që do të dalin nga zgjedhjet e 31 marsit 1991.
Presidiumi diskutoi projektvendimin për masat që duhen marrë lidhur me përcaktimin e vendit dhe të rolit të ushtrisë, të organeve të punëve të brendshme dhe të drejtësisë në kushtet e pluralizmit politik.
Anëtarët e Presidiumit pasi diskutuan rreth këtij projekt-vendimi e miratuan atë.
Vendimi i mësipërm botohet në shtypin e sotshëm.
EPERSITË E RENDIT KOOPERATIVIST JANË TË PAMOHUESHME
TELEGRAM SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH
I dashur shoku Ramiz!
Populli i zonës së Baldushkut, i mbledhur më datë 6.2.1991, qëndroi me vëmendje dhe pjesëmarrje zhvillimore e ngjarjeve shumë të rëndësishme për themelin e demokratizimit të jetës në vendin tonë të të gjithë fushat, solidarizohet me përgjegjësi të veçantë drejtuar kooperativistëve të Kuçit në rrethin e Skraparit.
Kooperativa bujqësore e tipit të lartë “Drita e Partisë” Baldushk u krijua në vitin 1988, e cila filloi me marrjen e të mirave materiale me 04 lekë për ditë pune, me 600 forca pune, pa mjete materiale e teknike e mbështetur vetëm në forcen e gjallë në punëtore.
Në vitet 70 kooperativa jonë, në bazë të investimeve e ndihmës nga shteti, bëri një kthesë rrënjësore në treguesit social-ekonomik dhe praktikisht arriti në 14 lekë për ditë pune, duke dyfishuar rendimentet në të gjithë kulturat bujqësore e blegtorale.
Këto arritje kanë patur qëndrueshmëri dhe janë konsoliduar me tej gjatë 20 vjetëve të fundit, duke i rritur të ardhurat për krah pune dhe frymë, e cila shprehet me 16 lekë për ditë norme. Veçanërisht bindëse janë arritjet ekonomike të vitit 1990, të cilat me gjithë kushtet e vështira klimatike, u realizuan me sukses.
Të gjithë këto arritje kanë bërë të mundur që të ndryshojë pozita material, sociale e kulturore e kooperativistit tonë. Kështu forcat e punës u rritën në 1700, u konsoliduan më tej marrëdhëniet në prodhim në të gjitha fushat, mbi 90 për qind jetojnë në shtëpi të reja dhe të mobiluara, duke patur në funksion të përditshëm kushtet e një jetese të përshtatshme gjithënjë e më rrjetë e të pashtueshme me të kaluarën.
Zona e Baldushkut, nga një zonë e humbur, mes baltës, errësirës, thatësirës dhe padijes u shndërrua në një zonë me rrugë e komunikacion, me dritë elektrike, me ujë të pijshëm, me dije, me shkolla e spitale, çerdhe e kopshte duke gëzuar i madh e i vogël këtë të mira të arritur nga djersa e popullit të vet,
nën drejtimin e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Pushtetit Popullor.
Epërsitë që tregoi rendi ynë kooperativist janë të pamohueshme. Prandaj ne jemi që ta ruajmë e ta forcojmë më tej e jo të prishim atë çka kemi ndërtuar me kaq mund e djersë, siç na këshillojnë disa kalemxhinj nga zyrat.
Populli i Baldushkut është plotësisht dakord me reformat e marra në lidhje me demokratizimin e gjithanshëm të jetës së vendit duke qenë i bindur se ato bëhen në interes të popullit tonë.
Tu sigurojmë, i dashur shoku Ramiz, se në edhe për vitin 1991 do të punojmë me ambicie revolucionare për të realizuar frontalisht detyrat dhe për të shkuar në zgjedhjet e 31 Marsit me rezultate sa më të mira.
Të trego si ma malet për të mirën e popullit dhe të Atdheut.
NGA MBLEDHJA E KOOPERATIVISTËVE TË BALDUSHKUT TIRANË 6. 2. 1991
Në Këshillin e Ministrave
Takim i kryeministrit me studentë të ILB-së
Kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, priti parmbrëmë në selinë e Kryeministrisë një grup përfaqësuesish të studentëve të Institutit të Lartë Bujqësor të Kamzës.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi dhe rektori i Institutit të Lartë Bujqësor, Hashik Aliko.
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e studentëve të ILB-së, u zhvillua dialog rreth kërkesave ekonomike që i kanë paraqitur Kryeministrit studentët e këtij instituti. Për shumicën dërrmuese të këtyre kërkesave dhe për afatet e plotësimit të tyre, si janë përmirësimi i kushteve të ushqimit, ngrohjes, ndriçimit, transportit, strehimit, të kalimit të kohës së lirë të studentëve etj., gjakëtohet që këtij takimi u arrit një mirëkuptim. Për këtë qëllim, pas një debatit konstruktiv, me porosi të Kryetarit të Këshillit të Ministrave, u përcaktuan një sërë masash imediate dhe afatgjata për zbatimin e të cilave janë ngarkuar dikastere dhe institucione qendrore, grupe pune nga aparati i Këshillit të Ministrave dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit.
Përsa i përket kërkesës së studentëve që disa antarë të rektoratit të japin dorëheqjen, Kryeministri, duke u rekomanduar atyre që të reflektojnë edhe një herë në këtë çështje, tha se shqyrtimi i saj i takon komitetëve përkatëse.
Në fund të takimit përfaqësuesit e studentëve falenderuan shokun Adil Çarçani për pritjen që u rezervoi, për gatishmërinë dhe zgjidhjen e kërkesave të tyre, afati i realizimit të të cilave ju komunikua dhe pasdite studentëve të këtij instituti.
Studentët e ILB-së edhe dje nuk u paraqitën në mësim, në pritje të komunikimit të plotësimit të kërkesave të tyre. (ATSH)
MBËRRITI NË TIRANË NJË DELEGACION I MINISTRISË SË JASHTME TË ITALISË
— Zhvillohen bisedime në Ministrinë e Jashtme —
Dje mbërriti në vendin tonë një delegacion i Ministrisë së Jashtme të Italisë i kryesuar nga Alesandro Grafini, i dërguar i posaçëm i Ministrisë së Jashtme të Italisë, De Mikelis.
Në aeroportin e Rinasit, delegacionin e pritën funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Po dje në Ministrinë e Jashtme u zhvilluan bisedime midis delegacionit të Ministrisë së Jashtme të kryesuar nga zëvendësministri Sokrat Plaka dhe delegacionit italian të kryesuar nga Alesandro Grafini.
Gjatë bisedimeve të cilat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe punë zyrtare u biseduan temat dhe çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet e gjithanshme të Shqipërisë e Italisë. Në të gjitha fushat u zhvilluan bisedime të frytshme dhe konstruktive. (ATSH)
MENDIMI I LIRË, AUTOCENZURA DHE PLURALIZMI
Në fillimron politikë të kohës së sotme vihen re një mirë e re: me shumë e vënë e ngut po shpejtojnë për t’u bërë bashkë, një, bënim me pluralizmin.
Ekonomia dhe pluralizmi politik, dhe pluralizmi. Pushteti me pluralizmin. Pushteti me pluralizmin. Rinia dhe pluralizmi. Arti dhe pluralizmi. Ja, pra më në fund, u gjet limani i qetë për të ankoruar anijen tonë të ngarkuar rëndë me halle. Të duket sikur pluralizmi është bërë sinonim i shpejtimit.
“Ne fillim qe fjala”, thotë Bibla. Dhe njëzëri e mësua për shumë e shumë kohë të besojë në fuqinë e fjalës, në magjinë e urdhërit, të përrallës, të përparimit, të përgjithësisë, të prorit. Fjala ndërroi nga koha në kohë e nga shekulli në shekull. Duhet të jetë ajo fjala e moçme që bisedë është bërë pluralizmi.
Sigurisht, pluralizmi është një fillim. Një histori e re nis me institucionet, me pluralizmin të. Dhe nuk është vetëm një fjalë, por një botëkuptim, një start i ri lutëse e punë për qytetërimin. Po a do të na i sjellë të gjitha pluralizmi vetëm duke ndërtuar binome e ekuacione me të, vetëm duke folur për rëndësinë e tij historike? Druhem se mos një eufori e madhe ja zë vendin një vetëkënaqësie jo më pak të rrezikshme.
Të shpresojmë që pluralizmi do të jetë për ne një çelës universal? Një nga qëllimet vetëm të Gëzimit, një temë me gjithë zemër e u bashkuam në këtë pikë me Evropën, por me iluzione e idealizma nuk do të shkojmë dot më tej. Jemi në qëllim të këtij qëllimi në lartësitë e Evropës, nuk do të arrijmë ajo drejtë nesh në së sinkronizojnë hapin.
Sa keq e gjykojmë veten kur pohojmë me kryelartësi se tani u poqëm për herë të parë me pluralizmin, kur mohojmë absolutisht ekzistencën e tij në kohë të mëparshme! Pluralizmi është brenda çdo njeriu. Pluralizmi i mendimit kur njerëzore në histori nuk ka qenë i ndaluar dhe as nëqëni e mundur e ndalohesh. Mendja njerëzore është plot trillet, vetëm ndërgjegjja, vetëdija shkon në takime, bën të mundur, të çlirimin apo shtruarje e saj. Se ç’jemi do të rezultonte pak këte e ka treguar shkrimtari e filozofi anglez i kohëve tona, themeluesi i rrymës letrare të absurdist të ndërgjegjes, Uilliam Xhojs, James Joyce, që veti e cituar i përmenduar të njerëz, e bën atë bisedarak, flutrak, pluralist e rebel.
Tani, po flitet që, në mungesë të autocenzurës, pluralizmi e mendimit e ka penguar autocenzura. Që autocenzura mund të ketë penguar shpërthyen e lirë e mund të ketë kycur shumë gojë, kjo është e nënkuptuar. Por që autocenzura të justifikojë nga ana etike heshtjen e të shpallë me murrbrije si vlerë, siç po veprojnë aktualisht mjaft intelektualë në shtyp, kjo është monedhë e pavlefshme për lexuesin. Të lëvdohesh se ke shkruar në kushte autocenzure është njësoj si ta vësh veten në pozitën e Shvejkut kur thotë: “Ktheheshiem nga betejë të shpartalluar, të menduorsur, por krenarë, siç u ka hie ushtarëve të ngadhënimdorë”.
Është kohë demokratike dhe gjykëhësel ka të drejtë të tregojë lirshëm me se i ka dhënë të mburret, e gëzëron e shpall të preferuar. Le të ketë edhe të tillë që krenohen e kërkojnë dekorata pse dikur kanë censuruar veten. Sipas shprehjes së Rexhep Qoses ata do të meritojnë plotësisht diktaturën njerës me vetëdije të kufizuar. A thua edhe për këtë u ka faj kujt?
Ndoshta duhet kujtuar për një moment kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalës autocenzurë. Në Shqip kjo do të thuhej vetëkuizim.
Tani që pluralizmi është një realitet i përditshëm kanë vërshuar ankesat për mungesën e tij dikur! “Ç’nuk do të kishim bërë, thonë, po të kishim pasur pluralizëm? Çuditërisht do të ishin mbledhur në duart tona! Alibi me të vërtetë e padurueshme! Po si vallë ia kanë dalë brezati njerëzorë të krijojnë, të formulojnë idetë, të bëjnë shkencë, të shpikin ligje e teoreta, të kultivojnë mendimin dhe vlerat humane, që nga lashtësia e thellë, që nga Vedat e me shkrimet sanskrite që nga epet helenë pararomerike, kur pluralizmi nuk ekzistonte as si shprehje?
Të akuzosh autocenzurën për mungesën e mendimit të lirë do të thotë të akuzosh veten. Dhe vetja akuzohet e gjyq i në drejtëgjie bëhet me ndihme, jo duke rrahur gjoksin, siç vepron ndokush. Në fund, them unë, ata kanë faj. A thua drejtë kujt të shërbejë si hakë?
VENDIM
Për masat që duhen marrë lidhur me përcaktimin e vendit dhe të rolit të ushtrisë, të organeve të punëve të brendshme dhe të drejtësisë në kushtet e pluralizmit politik
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës; PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË VENDOSI:
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që për t’iu përgjigjur kërkesave të shtetit ligjor, të organizojë punën për studimin dhe hartimin e projektligjeve lidhur me vendin dhe rolin e ushtrisë, të organeve të punëve të brendshme dhe të drejtësisë në kushtet e pluralizmit politik.
2. Në përgatitjen e projektligjeve të mbahen parasysh që forcat e armatosura i përkasin dhe veten në shërbim të atdheut. Ato udhëhiqen dhe zbatohen politikën e shtetit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurimit të RPSSH. Në forcat e armatosura ushtarakët edukohen në frymën e patriotizmit, të vendosmërisë për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së atdheut, të përpjekshmërisë së kufijve dhe të sigurimit të interesave të tij e të popullit.
3. Projektligjet e mësipërme, pasi të jenë diskutuar në ushtri, në organet e punëve të brendshme dhe ato të drejtësisë të paraqiten për shqyrtim e miratim Kuvendit Popullor që do të dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991. Gjatë kësaj periudhe komandat ushtarake të marrin masa që të mos preket disiplina dhe gatishmëria luftarake e forcave të armatosura.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 8. 2. 1991. Nr. i vendimit: 350.
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SEKRETARI Sihat Tozaj KRYETARI Ramiz Alia
URDHËR I MINISTRAVE TË MBROJTJES DHE TË PUNËVE TË BRENDSHME
Në mbështetje të vendimit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 350 datë 8.2.1991, ministrat e Mbrojtjes Popullore dhe të Punëve të Brendshme, lëshuan urdhrin e mëposhtëm:
“Gjatë fushatës aktuale të zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit Popullor, në mënyrë që të mos krijohet asnjë avantazh ndonjë subjektit të caktuar elektoral, të ndalohen mbledhjet dhe manifestimet partiake në favor të kandidatëve të ndryshëm brenda mjediseve ushtarake.
Ushtrakat gjatë fushatës së zgjedhjeve të marrin pjesë në mbledhje bashkë me bashkë me popullin, jashtë mjedisit ushtarak.” (ATSH)
Teksti i faqes përballë është pjesërisht i dukshëm dhe i prerë; fragmente të lexueshme: “Federatës”, “Traktat…”, “lufta”. [?]