10/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 shkurt 1991

FORCIMI I MBROJTJES SË VENDIT – DETYRË THEMELORE PËR ÇDO ATDHETAR

Vendimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor për ta RPS të Shqipërisë me masat që duhen marrë lidhur me përcaktimin e vendit dhe të rolit të ushtrisë, të organeve të punëve të brendshme dhe të drejtësisë në kushtet e pluralizmit politik, çel perspektiva të reja për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor dhe thellimin e demokracisë. Njohja e komuniste dhe e gjithë popullit me këtë vendim ngre para tyre detyrën e shenjtë për ta kontribuar seilli, në maksimum, për të forcuar parashtruar atësinë mbrojtëse të Atdheut. Sot kërkohet të kupohet mirë se e ardhmja e sigurt e atdheut shqiptar i përket dhe janë vetëm në shërbim të Atdheut, se ato shërbejnë dhe zbatojnë politikën e shtetit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë të RPS të Shqipërisë. Çdo sektor i veprimtarisë politike – shoqërore, ekonomiko-kulturore ka karakteristikat e veçanta të funksionit. Ushtria sidomos ka veçansi disiplinën, rregullin, gatishmërinë, stërvitjen intensive. Këto veçansi janë e duhet të jenë në çdo moment konstante. Madje ato duhen forcuar dhe lartësuar më tej. Pa rregull, pa disiplinë e gatishmëri nuk ka mbrojtje sigurta të atdheut. Me këtë frymë e ndjenjë përgjegjësie të lartë atdhetare duhet kuptuar Vendimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Pluralizmi në vendin tonë do të pasqyrohet e do të ketë rrjedhojat e veta edhe në jetën e ushtrisë, të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të organeve të drejtësisë, por ushtrakatën tanë, gjuhën dhe të edukohen me frymën e patriotizmit e të vendosmërisë për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së atdheut, të paprekshmërisë së tij e të sigurimit të interesave të tij e të popullit. Pluralizmi do të pasqyrohet në organizimin, në jetën dhe veprimtarinë e komandave e shtabeve e të gjithë organizmave të tjera. Ai do të prekë gjithë strukturat, që nga ushtrari i thjeshtë e deri tek Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Asnjë ngutje, asnjë nxituim nuk duhet toleruar në studimin e këtyre Vendimi të rëndësishëm. Studimi i tij kërkohet të bëhet me kujdes të madh e me maturi, me pjekuri e vigjilencë të lartë atdhetare. Në punën për studimin e hartimin e projektligjeve që ngarkohen Këshillit të Ministrave, një rol të veçantë kanë organet e drejtësisë. Ato duhet të angazhohen tërësisht e me kompetencë juridike në këtë studim për forcimin e disiplinës, rregullit dhe rritjen e përgjegjësisë. Qëllimi është e duhet të jetë i qartë për secilin: në ushtri të mos preket asnjë grimë as disiplinë, as gatishmëria, as përgatitja, lufta. Kjo ka rëndësi të posaçme, veçanërisht në kohën e sotme, kur zhvillohet lufta në Gjirin Persik, e cila po bëhet me shumë papritur; kur në Ballkan gjendja është më plot tensione dhe e pabashkëliruar, ndërsa në Jugosllavi fqinjë flet edhe për luftë civile. Tablloja e situatës së sotme për secilin është dhe duhet të jetë e qartë para kërkohet, nga interesat e larta kombëtare, që ushtria të jetë kompakte, të jetë e fortë dhe në gatishmëri të lartë, për të mbrojtur në çdo moment, si deri më sot, lirinë e pavarësinë e vendit, fitoren e arritur nga populli me sakrifica të mëdha. Thellimi i proceseve demokratike në vend paraprakisht për secilin dhe në veçanti për Forcat tona të Armatosura forcon e mbrojtjes së Atdheut. Pa liri e pavarësi të vendit nuk ka demokraci, nuk mund të bëhet më fjalë për të. Prandaj secili që punon e lufton për të demokratizuar jetën e shoqërisë shqiptare, në radhë të parë e mbi të gjitha kërkohet të japë ndihmën e vet për të forcuar më tej aftësinë mbrojtëse të atdheut. Të kërkosh në këtë kohë organizimin e çorganizime, ndryshime strukturore e krijime strukturash të reja në ushtri është një gjë që kërkon dobësimin e mbrojtjes së Atdheut. Pluralizmi politik që do të pasqyrohet edhe në ushtri, si në të gjitha fushat, ka e duhet të çojë vetëm përpara një alternativë: forcimin e mbrojtjes së vendit. Gjithnjë popullin, si në çdo shtet të madh, duhet t’i ndihmojë, s’më fort se kurrë, misionit të madh qytetar: nuk mund të jesh demokrat dhe luftëtar i ndërgjegjshëm pa qenë në parë i udhëhequr në demokracinë, i bindur e i vendosur për të mbrojtur hapësirën dhe të ardhmen e vendit. Ai nuk harrohet dhe nuk do të harrohet kurrë. Tek ai janë edhe rrënjët e demokracisë, të cilën e gjithë shoqëria është e interesuar dhe e angazhuar për ta thelluar më tej dhe për ta bërë realisht më efektive. Ushtria jonë është ushtri e popullit, një shërbim të tij, që ka për qëllim mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe integritetit të atdheut. Kjo detyrë duhet kryer e duhet mbajtur mbi supe me maturi e përgjegjësi, por pa prekur aspak, madje në të kundërtën, duke forcuar aftësinë mbrojtëse të vendit përmes zbatimit rigoroz e të ndërgjegjshëm të urdhrave e disiplinës ushtarake, përmes rritjes së gatishmërisë luftarake bazuar në stërvitje, të vogla e të mëdha, intensive e me cilësi të lartë. Në këtë rrugë ushtria jonë dhe gjithë forcë tona të armatosura do të afirmojnë traditat e shkëlqyera që kanë trashëguar e krijuar e do t’i lartësjonë ato, do të afirmojnë edhe njëherë më fortë të shërbimin e tyre të lartë liridashës e demokratik dhe besnikërinë shembullore ndaj interesave të larta të atdheut e të popullit. Në radiotelevizion e morëm vesh, media të tjera që studentët e UT kërkojnë heqjen e emrit të Enver Hoxhës dhe shfuqizimin e dekretit për figurat e ndritur të kombit. Kjo kërkesë na indinjon pa masë dhe nuk e besojmë se shpreh ndjenjat e bijve e bijave tona studentë. Ajo nuk shpreh as kulturë, as demokraci, as dhe respekt, as ndjenjën kombëtare, veç është një provokim me përmasa të rrezikshme, që i bëhet popullit nga forca të caktuara, që vërtet nuk ja duan të mirën Shqipërisë sot. Emri e vepra e Enver Hoxhës nuk mund dhe nuk duhet të çënonet nga kërkesa të pjesshme. Enver Hoxha i përket popullit shqiptar dhe vetëm ai ka të drejtë të flasë për veprën e tij, qoftë dhe me referendum. Vdekjen e tij e kemi përjetësuar me lot, se e kishim komandant të Luftës Nacionalçlirimtare, kryetar të të parit pushtet popullor, nisëtar të reformës agrare, kolektivizimit, elektrifikimit të Shqipërisë së varfër, por pa borxhe, pa droga, pa prostitucion, pa error, pa blloqe dhe të lirë e sovran. Ishte ai që udhëhoqi për afër gjysëm shekulli popullin drejt arsimit masiv, drejt shtrirjes së shëndetësisë, telefonimit, rrugëve në çdo cep të Shqipërisë. E kemi në në dorë, që me punë jo me llafe, t’i bëjmë më cilësore këto arritje, t’i bëjmë si Evropa. Letra e jonë kërkojmë të bëhet publike, që ta marrë vesh opinioni shqiptar qëndrim tonë, për veprimet e tij. 1. Organizatorët e kësaj kërkese të t’kuptojnë përgjegjësinë historike të momentit. Figura e Enver Hoxhës po të çënonë krijon një precedent të rrezikshëm me përmasa kombëtare. 2. Ne kërkojmë dhe kemi kërkuar që Televizioni, radio e shtypi që aprojnë për popullin, të transmetojnë e japin në vazhdim veprën e krijuar nga populli për Enver Hoxhën. 3. Kërkojmë që në emër të së ardhmes, të shkruajës drejt Evropës, përmirësohet reforma të gjëra e të thella që kemi ndërmarrë të mbrojtur arritjet për 50 vjet. Historia dhe historiani le të bëjnë punën e vet, në të ardhmen. 4. Presidiumi, sa më shpejt dhe më vonë Kuvendi i RI që do të dalë nga zgjedhjet e 31 marsit, të distancohen publikisht nga kërkesa të tilla që prekin ndjenjat e popullit tonë të shumëvuajtur. 5. Universiteti «Enver Hoxha», nuk është vetëm i studentëve dhe pedagogëve që janë aktualisht, por i gjithë atyre që kanë kryer e do të kryejnë studimet në të. Universiteti është endër e rilindavse tanë dhe vetëm Enver Hoxha e realizoi atë. Shoku Ramiz, Ne populli, shikojmë këto figura e juaj faktorin numër një të unitetit kombëtar, të tejkalojë disi sigurisë në këto momente të trazuara për kombin dhe Shqipërinë tonë. Ju besojmë se edhe në të ardhmen do ta shmangni me do çështje konflikti dhe armiqësie. Ne do të bëjmë gjithçka për të zbatuar këshillat tuaja për këtë qëllim. Ne ju bëjmë thirrje përfaqësuesve të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Ekologjike, Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Bashkimit Profesionale të Shqipërisë, Bashkimit të Grave të Shqipërisë, Frontit Demokratik të Shqipërisë, Veteranëve, shoqatave dhe çdo atyre që kanë dëshirën për mirëvajtjen e unitetit kombëtar dhe shmangien e një konflikti, që të bashkohen me vullnetin e mirë për këtë qëllim dhe tolerancë, siç do ta këshilloni ju, i dashuri shoku Ramiz Alia. Përshëndetje nga kolektivat punonjës: NPD, N. Pyjore, NTSH, N.TANAX, ujëra bonifikim, PTT, spitali, SMT, shkolla e mesme «Bardhok Biba», shkolla 8-vjeçare «Martanesh», shkolla «Pashko Vasa», mirëmbajtja rruga, rezerva e bujqësisë, bankë-arkë-kursim, sigurimet shoqërore dhe informatikë, grumbullimi, ndërmarrja e ndërtimit sektori i qendrës të qytetit Reshen. Rrëshen 8.2.1991 Ne populli, shikojmë këto figura e juaj faktorin numër një të unitetit kombëtar, të tejkalojë disi sigurisë në këto momente të trazuara për kombin dhe Shqipërinë tonë. Ju besojmë se edhe në të ardhmen do ta shmangni me do çështje konflikti dhe armiqësie. Ne do të bëjmë gjithçka për të zbatuar këshillat tuaja për këtë qëllim. Ne ju bëjmë thirrje përfaqësuesve të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Ekologjike, Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, Bashkimit Profesionale të Shqipërisë, Bashkimit të Grave të Shqipërisë, Frontit Demokratik të Shqipërisë, Veteranëve, shoqatave dhe çdo atyre që kanë dëshirën për mirëvajtjen e unitetit kombëtar dhe shmangien e një konflikti, që të bashkohen me vullnetin e mirë për këtë qëllim dhe tolerancë, siç do ta këshilloni ju, i dashuri shoku Ramiz Alia. Përshëndetje nga kolektivat punonjës: NPD, N. Pyjore, NTSH, N.TANAX, ujëra bonifikim, PTT, spitali, SMT, shkolla e mesme «Bardhok Biba», shkolla 8-vjeçare «Martanesh», shkolla «Pashko Vasa», mirëmbajtja rruga, rezerva e bujqësisë, bankë-arkë-kursim, sigurimet shoqërore dhe informatikë, grumbullimi, ndërmarrja e ndërtimit sektori i qendrës të qytetit Reshen. Rrëshen 8.2.1991

Rreth plotësimit të kërkesave të partive dhe organizatave politike e shoqërore

Korrespondenti i ATSH-së u informua dje në aparatin e Këshillit të Ministrave për masat që janë marrë nga komitetet ekzekutive të këshillave popullorë të rretheve të Tiranës dhe të rretheve të tjera të vendit në zbatim të detyrave të caktuara nga Këshilli i Ministrave për sigurimin e kushteve normale të punës për veprimtarinë e partive e organizatave të tjera politike e shoqërore. Për Partinë Demokratike, siç dihet, është dhënë leja dhe ka filluar botimi i gazetës «Rilindja Demokratike», si dhe shpërndarja e saj në mbarë shtetin. Përfaqësues të organizatave janë në kontakt me këshillin e qytetit, për të siguruar kushtet normale të punës për veprimtarinë e partive e organizatave të tjera politike e shoqërore. Këshilli i Ministrave ka lejuar që Partisë Demokratike t’i jepet një mjedis në kryeqytet për vendosjen e aparatit të saj, si dhe një zyrë në mjediset e Këshillit të Ministrave për grupin e deputetëve të saj. Për të gjithë partitë e organizatat politike, që kanë kërkuar mjedise të përshtatshme për veprimtari, janë marrë masa që të sigurohen të gjitha edhe në rrethet e tjera. Për partinë Republikane: është dhënë autorizim për botimin e gazetës së saj që do të dalë së shpejti. I janë vënë në dispozicion një godinë, 2 autovetura, telefona, makina shkrimi e materiale të tjera kancelarie. Gjithashtu Këshilli i Ministrave i ka dhënë Partisë Demokratike një kredi prej 1 milion lekësh si dhe 50 mijë dollarë për përballimin e shpenzimeve të veprimtarisë së saj. Gjithashtu Partisë Demokratike iu vunë në dispozicion edhe një godinë tjetër në Tiranë me pajisjet përkatëse. Për nevojat që dalin për degët e kësaj partie në qytete të tjera të vendit, deri tani janë siguruar zyra, makina shkrimi, telefona, sallë mbledhjesh si dhe 6 autovetura. Po bëhen përpjekje që të sigurohen të tilla edhe në rrethe të tjera. Për plotësimin e nevojave të të (Vijon në faqen 2)

MINISTRI I JASHTËM PRITI DELEGACIONIN E MINISTRISË SË JASHTME ITALIANE

Dje ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, priti delegacionin e Ministrisë së Jashtme italiane të kryesuar nga Alessandro Orafini. Dje ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, priti delegacionin e Ministrisë së Jashtme italiane të kryesuar nga Alessandro Orafini, i dërguar i posaçëm i ministrit De Michelis. Ministri, Reis Malile, theksoi se vizita e delegacionit italian dhe bisedimet e frytshme të zhvilluara në Ministrinë e Jashtme midis delegacionit italian, janë shprehje e dëshirës dhe vullnetit të përbashkët për të çuar edhe më përpara marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ai u shpreh se hapat e ndërmarra janë dëshmi, me vlerë të zhvilluara midis delegacioneve të Ministrisë së Jashtme të vendeve tona, për konkretizimin e bashkëpunimit dy palësh në fushat me interes të përbashkët. Gjatë takimit u vlerësua dobia e kontakteve të shpeshta dhe në nivele të ndryshme për të shqyrtuar më gjerë të rregullt ecurinë e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe sidomos në të tjera dhe për të shkëmbyer mendime për t’i çuar ato më tej. Gjatë takimit u vlerësua dobia e kontakteve të shpeshta dhe në nivele të ndryshme për të shqyrtuar më gjerë ecurinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, për të çuar përpara marrëdhëniet midis dy vendeve. (ATSH)

TRAZIRA NË DURRËS

Sipas një lajmi të tremë të përhapur në shumë qytete e fshatra të vendit se dje do të mbërrinin në Durrës disa tragete për të transportuar refugjatë shqiptarë jashtë shtetit, mijra vetë nga rrethe të ndryshme, gjatë natës së paradjeshme dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, vërshuan para portit detar në Durrës. Kjo koncidoi dhe me ditën e ardhjes së tragetit të zakonshëm të linjës Durrës-Trieste. Megjithëse atyre iu bë e qartë, ata vazhdonin të qëndronin aty. Në port tentuan të hyjnë grupe personash me familjet e tyre. Ata u ndaluan nga forcat e ruajtjes së rendit, të cilët ndërhynë dhe e sprapsën. Sipas njoftimeve nga porti, nuk u lejuan asnjë të futet pa dokumentet e nevojshme në traget. Në kushtet e këtyre trazirave trageti u nis në orën 11.00, rreth 3 orë më shpejt nga koha e zakonshme. Grupe të rinj shkëputën rrugën e portit, udhëtonin me gurë për disa orë rresht rujatësit e rendit, të cilët disa herë me megafon u bënë thirrje të mos qëllonin e të shpërndaheshin. Gjatë gjithë kësaj kohe ata qëlluan me gurë e thyen xhamat e disa institucioneve. Gjithashtu thyen xhamat e kryen vjedhje në shumë lokale të tregtisë, të shërbimit, librari, farmaci etj. Përveç mallrave industriale, u vodhën e dëmtuan edhe artikuj ushqimorë dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Nga këto u thyen disa kinaklerive dhe banesa, duke goditur një librari në qendër të qytetit. Janë shkaktuar dëme të mëdha, vlera e të cilave ende nuk është llogaritur. Forcat e rendit arritën t’i shpërndajnë në orët e mesditës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Isuf Baça konfirmoi se u plagosën 35 policë, ndërsa nga keqbërësit janë paraqitur për mjekim vetëm vetën 2 vetë. U ndaluan nga forcat e ruajtjes së rendit 42 persona. Deri tani nuk ka të dhëna për të vrarë. (ATSH)

Intervistë e shokut Kiço Mustaqi, ministër i Mbrojtjes Popullore

Redaktori ynë u drejtua ministrit të Mbrojtjes Popullore, shokut Kiço Mustaqi, me kërkesën që të komentonte thënien e S. Berishës të transmetuar nga «Zëri i Amerikës» datë 7 shkurt 1991, se gjoba në Shqipëri paskan qarkulluar zëra se «ekziston mundësia e një grushti shteti». «Nuk më habit fakti që “Zëri i Amerikës” flet për grusht shteti që gjëja po u përgatitka. “Zëri i Amerikës” ka të vetë këto terma, bile financuesit e tij, janë edhe organizatorë të grushteve të shtetit në vendet e tjera të Amerikës Latine apo në Afrikë. Por të bën përshtypje që shqasja të një shpifjeje të tillë në drejtim të Shqipërisë u bë një shkaltpar, një udhëheqës kryesor i PD, Sali Berisha. Është e tepërt të përgjithësoj çdo insinuatë që bëhet për ushtrinë, tonë popullore, për gjëja planet e saj për grusht shteti, për përdorim dhune etj. Këto janë trillime që mund t’i pjekë vetëm koka të sëmura ose të fryra nga egja për pushtet.» Ushtria jonë është ushtri e popullit dhe ka si mision mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së atdheut, të integritetit tokësor të tij. Ne kohën kur ka shpërthyer lufta në Gjirin Persik dhe kur situata përreth nesh është mjaft e turbullt, kërkohet më tepër se kurrë rritja e gatishmërisë luftarake të saj. Prandaj kjo përpjekje për të njollosur ushtrinë me akuza të çdo lloji, për ta paraqitur atë si ushtri antipopullore, përbën jo vetëm sulm kundër ushtrisë, por shpreh edhe një qëndrim antikombëtar, që nuk mund të mos gëzojë veçse armiqtë e RPS të Shqipërisë.» (ATSH)

MBI TË GJITHA: UNITETI, INTERESAT E POPULLIT

SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH TELEGRA ME TIRANË