TË HIQET DORË NGA KËRKESAT QË NUK PËRFAQËSOJNË NDJENJAT E POPULLIT
TELEG RAME
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH
TELEGRAME
SHOKUT RAMIZ ALIA
SEKRETAR I PARË I KQ TË PPSH
TIRANË
Në një grup veteranësh të Luftës Nacionalçlirimtare dhe të punës në qytetit të Korçës u indinjuam thellë nga ngjarjet që ndodhën në universitetin e Tiranës «Enver Hoxha» dhe në Durrës. Jemi të bindur se këto ngjarje të shëmtuara janë të nxitura nga forca të errëta të cilat nën maskën e demokracisë kërkojnë të denigrojnë figurën e udhëheqësit tonë të shquar Enver Hoxha. Ne ju kujtojmë studentëve se nuk janë ata që i kanë vënë emrin universitetit por i gjithë populli, prandaj u bëjmë thirrje studentëve që të mos lozin me ndjenjat tona dhe të mbajnë popullit, të heqin dorë nga kërkesat e tepruara e të mos shndërrohen në një forcë të mërzitur që mund t’i manipulojnë ata që nuk ia duan të mirën Shqipërisë për t’u futur djallë në të u bëre të afë që vendin tonë ta ndërtojnë e jo ta shkatërrojnë si ndodhi fatkeqësisht në qytetin e Durrësit. Mbështesim propozimet e Rreshenit që arkivat të mos hapen për 50 vjet.
Ju sigurojmë shoku Ramiz se në zgjedhjet e 31 marsit do të shkojmë me grusht bashkuar rreth Partisë së Punës të Shqipërisë me ju në krye.
Veteranët e luftës e të punës, Korçë
11.2.1991
I dashur shoku Ramiz,
Të indinjuara, ne gratë malësore të rrethit të Kukësit mësuam për kërkesën e studentëve që të hiqet emri i Enver Hoxhës universitetit të Tiranës. E dimë mirë ç’ka bërë Enver Hoxha me Partinë e Punës për ne gratë, dikur të zhytura në paditurin e të shtypura jo vetëm nga varfëria, por edhe nga përbuzja sociale. Janë bijtë e bijat tona, ndaj e kemi për detyrë t’u bëjmë thirrje që të mos manipulohet e të mos u shkojnë pas forcave të errëta, që duan vetëm destabilizimin e Shqipërisë.
Për gjysmën shekulli bashkë me qumështin e gjirit fëmijëve tanë u kemi mësuar edhe dashurinë për Partinë e Punës dhe Enver Hoxhën, që ndezën e rritën si asgjë tjetër dritën e përparimit dhe progresit në Shqipërinë e shumëvuajtur gjysmë feudale. Për këto arritje të prekshme nga çdo zemër e ndershme shqiptare, ne nënat kuksiane, u kërkojmë fëmijëve tanë t’u theksohen autoriteteve të diturisë për të përvetësuar sa më mirë të rejat e shkencës bashkëkohore, se vetëm kështu, Shqipëria jonë e dashur, mund të shkojë me dinjitetin e saj që ja kanë njohur shekujt, drejt Europës.
Aktivi i grave të rrethit, Kukës
11.2.1991
Në nepulli i fshatit Fushë-Bardhë të rrethit të Gjirokastrës, të indinjuar, u mblodhëm në një kuvend dhe diskutuam për kërkesën që bëjnë disa forca të caktuara, që flasin në emër të bijave dhe të bijve tanë, që i kemi ve dhe të dërguar për të mësuar e për t’u përgatitur e jo për t’u bërë pre e forcave të dyshimta të brendshme e të jashtme, ku ato që më parë janë përgatitur t’i shërbejnë Shqipërisë.
Ne nuk do të lejojmë asnjë të përlyej emrin e birit tonë Enver Hoxha. Kjo na duket e pabesueshme.
Enveri na bëri me emër, kur nuk na njihte njeri në botë, na dha kulturë kur armiqtë tanë na donin të ishim të paditur, na vëllazëroi, kur armiqtë tanë na donin të përçarë. Figura e tij u bë një ndërmjetësen e popullit, e di kush është Enver Hoxha dhe atij i takon të vendosë për Enver Hoxhën e askujt tjetër, kushdoqoftë ai.
Duam që kjo letër të jepet nga televizioni ynë për ta njohur gjithë populli.
Nga populli i fshatit Fushë-Bardhë, Gjirokastër
Në popull disa forca të caktuara, që flasin në emër të bijve dhe të bijave tanë, që i kemi vendosur dhe i kemi për t’u bërë pre e forcave të dyshimta politike, të cilët duan që... edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka. (ATSH)
Këto dy pamje fotoreporteri Niko Xhufka i fiksoi në fabrikën e tullave në Lushnje ku po i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje cilësisë, jo vetëm të prodhimit kryesor, tullave, por edhe të pjatave, etj.
Sirenat e alarmit në bujqësi po bien
Sa shumë po merremi këto ditë me politikë. Por çdo politikë që përjashton punën është shterp, është hiqelare.
Ajo të lë pas bukë. Dhe me të vërtetë nëse vështirësive të tjera i shtohet shkrehja në punë atëherë gjendja bëhet tepër e vështirë kudo. Sirena e alarmit po bie për bujqësinë. Kushto je fort të përshtatshme të motit po u bashkangjiten edhe praktisja e punës. Në qoftë se në industri atë punë që le sot mund ta kryesh nesër, në bujqësi koba të lë pas. Toka për mbjellje do përgatitur, foragjereve, grurit i duhet shërbyer e fara në tokë duhet hedhur. Por në ndërmarrje bujqësore dhe në kooperativa më shumë se gjysma e punonjësve nuk po dalin në punë, mjetet mekanike janë me defekte, plehrat kimike mungojnë e tjera. Çdo të ndodhë vallë po të vazhdohet kështu? Ta themi troç, vështirësohet ushqimi i popullit. Treguesit në bujqësi po shkojnë drejt rënies. Në muajt e mëpastajmë me siguri rriten dhe tregut privat për produktet bujqësore do të rriten disa herë. (Më shumë do ta ndjejnë qytetarët). Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar deficiti në qumësht është 500 tonë, është mbjellë dy herë më pak patate verore, peshë herë më pak luledielli etj.
Ç’do të hajë populli? Mund të mbetesh pa veshje, por bën edhe me rrobat që duke i mirëmbajtur në qoftë se kombinatet tekstile nuk prodhojnë. Por çdo të bësh kur mbetesh pa produkte ushqimore? A mos vallë do të importojmë domate, patate, qepë e ndonjë produkt tjetër bujqësor? Edhe sikur valët ta kishim me bollëk disa nga këto prodhime nuk t’i jep kush. Të çudit fakti se shkrehja dhe anarshia është jo vetëm në kooperativa, por edhe në komitetet ekzekutive të disa rretheve. Ministria e Bujqësisë më shumë po u mëshon mbledhjeve e analizave se sa të japin rrugëzgjidhjeve konkrete. Mbi 4 milionë kokrra vezë i janë dhënë tregut me pakë. E shikojmë çdo ditë se ç’po bëhet nëpër radhë, ndërsa drejtuësit e Ministrisë së Bujqësisë e gjetën «zgjidhjen»: shkarkuan 4-5 specialistë e drejtues në ndërmarrjen e rritjes së shpendëve dhe në drejtoritë e dikasterit. Po seksionet e bujqësisë, drejtuesit e ekonomive bujqësore dhe specialistët e tyre ç’bëjnë? Baza ushqimore po shterdorohet, dhe një pjesë e gjedhëve po shkon drejt theritoreve? Edhe bagëtia e imët po dëmtohet. Është për t’u ardhur keq, por duhet thënë se po kullohet edhe gruri, po priten ullinjtë. Nuk ka ku të shkojë më keq.
Sot më demokratik është ai që i del zot punës, është ai bariu i bagëtive atje në mal, ai që po i shërben grurit e jo ai që gërthet pa pushim. Vallë kështu duhet të qëndrojmë, duarkryq? Nga askush s’duhet të presim. Sidomos në bujqësi, detyrat e tanishme të gjtha janë në dorën tonë për të ndryshuar gjendjen. Në qoftë se nuk ka plehra nga industria të mbjellim. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka më kohë të presim. Disa masa efektive në ndihmë të bujqësisë janë marrë e po merren. Çmimet e grumbullimit për mjaft produkte bujqësore janë rritur. Organizime të reja ekonomike, fshat e kooperativë po bëhen. Veçse kërkohet punë nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë. Këtë thërrij duke ti bëjmë njëri-tjetrit në kushtet e sotme.
SELIM HOXHA
Kryetari i Këshillit të Ministrave Adil Çarçani priti ambasadorin e Republikës Italiane
Kryetari i Këshillit të Ministrave Adil Çarçani, priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Italiane në Shqipëri, Georgio De Andreis, me rastin e largimit të tij nga vendi ynë dhe pati me të një bisedë të ngrohtë e miqësore.
jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Italiane në Shqipëri, Georgio De Andreis, me rastin e largimit të tij nga vendi ynë dhe pati me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Kryeministri Adil Çarçani, pasi vlerësoi kontributin personal të ambasadorit De Andreis në përparimin e marrëdhënieve dypalëshe, shprehu kënaqësinë për rezultatet pozitive të vizitës së delegacionit të Ministrisë së Jashtme italiane të kryesuar nga Alessandro Grafin(i), i dërguar i posaçëm i ministrit De Michelis, të cilat konfirmuan vullnetin e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për t’i dhënë një shtytje dhe përmbajtje të reja bashkëpunimit dypalësh dhe për konkretizimin e tij të mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Me këtë rast ai nënvizoi dobinë e shkëmbimit të vizitave të personaliteteve më të larta politike të dy vendeve për forcimin e miqësisë midis dy popujve dhe vendeve tona. Ai iu lut ambasadorit italian t’i transmetojë kryeministrit Xhulio Andreoti, përshëndetjet dhe urimet më të mira për shëndetin e tij dhe për përparimin e begatinë e popullit italian. Në pritje merrte pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka. (ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË IRANIT
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani:
«Me rastin e përvjetorit të festës kombëtare të vendit Tuaj, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, Ju dërgoj Juvë, Zoti president, përshëndetjet e përzemërta dhe popullit mik iranian urimet më të mira për mirëqenien e tij dhe përparimin e vendit. Uroj që miqësia dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona të zhvillohen vazhdimisht, në dobinë e përbashkët dhe të paqes.»
(ATSH)
Një delegacion i Bankës së Shtetit Shqiptar në Uashington
Pardje u nis për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një delegacion i Bankës së Shtetit Shqiptar i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i saj Niko Gjyzari.
Ai do të marrë kontakte dhe do të zhvillojë bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore në Uashington, për vendosjen e marrëdhënieve me këto institucione financiare.
(ATSH)
U largua nga vendi ynë delegacioni i Ministrisë së Jashtme italiane
Pardje u largua nga vendi ynë delegacioni i Ministrisë së Jashtme të Italisë, i kryesuar nga Alessandro Grafin(i), i dërguar i posaçëm i ministrit të Jashtëm të Italisë, Xhani de Mikellis.
Pardje të Italisë, i të Jashtëm të Italisë, Xhani de Mikellis. Në aeroportin e Rinasit ai u përcoll nga Bashkim Dilo, drejtor i drejtorisë në MPJ dhe nga funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kishte dalë gjithashtu ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Shqipëri, Giorgio de Andreis.
(ATSH)
Analizë e trazirave të ndodhura në qytetin e Durrësit
Në Këshillin e Ministrave
Këshilli i Ministrave, më datën 11. 2. 1991 diskutoi në një mbledhje të veçantë për gjendjen e krijuar nga trazirat që ndodhën në qytetin e Durrësit më datën 9 shkurt.
Pasi dëgjoi një informacion të hollësishëm nga ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, Këshilli i Ministrave vlerësoi se kjo ngjarje e rëndë nuk mund të gjykohet e shkëputur nga vështirësitë e situatës që kalojmë, në të cilën forca të caktuara, brenda dhe jashtë vendit, po bëjnë përpjekje për instrumentalizimin e tyre në dëm të stabilitetit politik të vendit dhe të ecurisë normale të jetës së popullit. Këshilli i Ministrave konstatoi se forcat e rendit kanë mbajtur qëndrim të matur ndaj veprimeve vandale, me pasoja, të rënda ekonomike të elementëve keqbërës, dhe kanë vepruar energjikisht për stabilizimin e gjendjes në bazë të kompetencave që kanë në ligj. Ai terhoqi vëmendjen mbi nevojën e sqarimit në kohë të opinionit publik lidhur me dezinformacionet që përhapen, si dhe për domosdoshmërinë e forcimit të gjithë sistemit të masave parandaluese të nevojshme për shmangien e situatave të tilla të përsëritura. Këshilli i Ministrave vuri theksin se kryesore në këto masa është forcimi i disiplinës shtetërore në të gjitha hallkat e organeve të pushtetit dhe të ekonomisë në rrethe e në dikastere. Ai porositi që organet e drejtësisë të vazhdojnë punën për zbulimin e shkaktarëve të trazirave dhe të veprojnë në bazë të ligjeve për vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprimeve keqbërëse. Ai ngarkoi, gjithashtu, me detyra të posaçme dikasteret përkatëse si dhe Komitetin Ekzekutiv të KP të Rrethit të Durrësit për kapërcimin e pasojave të rënda të kësaj ngjarjeje, që jeta dhe puna në qytetin e Durrësit të vazhdojë normalisht. Këshilli i Ministrave u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe organizatave të tjera shoqërore që, në bazë të marrëveshjes së arritur dhe të dialogut që po zhvillohet midis tyre, të angazhohen e të veprojnë konkretisht për mënjanimin e shkakqeve që çojnë në ngjarje të tilla të dëmshme për unitetin kombëtar dhe për përballimin me urtësi të ndryshimeve të thella demokratike që po kryhen në vendin tonë.
(ATSH)
410 km. Agjencia lokale pas tërmetit në Gjirokastër...
NJOFTIM
Mbi takimin e përfaqësuesve të Partisë të Punës së Shqipërisë e të Partisë Demokratike
NJOFTIM
Mbi takimin e përfaqësuesve të Partisë të Punës së Shqipërisë e të Partisë Demokratike
Shqipërisë e të Partisë Demokratike
Më 8 shkurt, 1991 me iniciativën e PD u organizua në Tiranë një takim midis përfaqësuesve të Komisionit të Ministrave të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të PPSH. Nga PD në takim morën pjesë kryetari i Komisionit Nisëtarëz Azen Hajdari dhe anëtarët e këtij komisioni Sali Berisha, Arben Imami, Preç Zogaj; nga ana e PPSH në takim morën pjesë sekretari i KQ të PPSH Spiro Dedë, kandidati i KQ të Partisë dhe sekretari i Komitetit të Partisë të Tiranës Ismail Lleshi dhe punonjësi i sektorit politik në KQ të Partisë Fatmir Kumbaro. Pjesëmarrësit në takim diskutuan në atmosferë debati dhe dialogu për çështje që kanë të bëjnë me situatën politike të vendit, me ngritjen e paqes sociale, me partizimin e organeve shtetërore, ushtrisë, organeve të punëve të brendshme dhe të drejtësisë, për çështjen e krijimit të kushtetutës dhe domosdoshmërinë për zhvillimin e fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të lira, pluraliste dhe demokratike të 31 marsit për deputetët në Kuvendin Popullor. Të dyja partitë janë të mendimit se forcat politike duhet të udhëhiqen kurdoherë nga urtësia dhe nga përgjegjësisë historike për fatet e atdheut. Ato e quajnë të nevojshme dhe duhen rritur angazhimi i sinqertë dhe përpjekjet e të gjitha forcave politike e shoqërore, e çdo njëriu të ndershëm e patriot për shmangien e faktorëve të ndryshëm që acarojnë situatën ekonomike, politike e sociale, për ruajtjen e qetësisë, sigurisë e të stabilitetit në vend. Për problemin e rëndësishëm të çpartizimit të organeve shtetërore të dy partitë ju përmbajtën pikëpamjeve të tyre. Të dyja palët theksuan nevojën e vazhdimit të kontakteve e të shkëmbimit reciprok të mendimeve midis dy partive e forcave të tjera politike e shoqërore në vend.
(ATSH)
NJOFTIM
i Drejtorisë së Shtypit dhe të Informacionit pranë Këshillit të Ministrave
Ditën e shtunë, më 9.2.1991, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Aleks Luarasi, priti disa përfaqësues të një grupi studentësh të Universitetit të Tiranës që kanë bojkotuar mësimin dhe i kanë dërguar Kryetarit të Këshillit të Ministrave një letër me disa kërkesa.
Ai u dha atyre shpjegimet e nevojshme për kërkesat ekonomike dhe politike. Për kërkesat ekonomike që lidhen me asfalitimin e rrugëve, me përmirësimin e ngrohjes në konvikte e Fakultetit të Mjekësisë, me ngritjen e një diskoteke në Qytetin «Studenti» etj., u theksua se janë zgjedhur e po zgjidhen në kuadrin e masave që janë marrë për përmirësimin e kushteve të jetesës në Qytetin «Studenti». Lidhur me kërkesën që këtë vit shkollor lëndët e ekonomisë politike dhe të materializmit dialektik e historik të bëhen fakultative, studentët u informuan për masat e marra nga Ministria e Arsimit për rinovimin e procesit mësimor në këto lëndë në përputhje me zhvillimet e reja. Për kërkesën që nga programet e lëndëve të tjera të hiqen trajtimet e politizuara e të ideologjizuara, përfaqësuesve të studentëve iu tha se kjo detyrë është ngarkuar me kohë pedagogëve dhe autorëve të teksteve nga Ministria e Arsimit dhe është një proces që po realizohet prej tyre. Për kërkesën e paraqitur lidhur me ndryshimin e emrit të Universitetit të Tiranës, studentëve iu dhanë këto sqarime: Universiteti është institucion kombëtar dhe, si i tillë, i përket gjithë kombit. Prandaj ndryshimi i emrit të tij nuk mund të bëhet duke u nisur nga kërkesa e një pjese të studentëve, aq më tepër që ata nuk përfaqësojnë gjithë studentët. Kjo çështje ka të bëjë me ndjenjat dhe dëshirat e gjithë popullit. Kërkesa të tilla, në kushtet e fazës së zgjedhjeve të reja për Kuvendin Popullor, nuk i shërbejnë zhvillimit normal të tyre dhe ruajtjes së unitetit kombëtar, për të cilin janë angazhuar të gjitha forcat politike. Së fundi, përfaqësuesve të studentëve u bë e qartë se ndryshimi i emrit të Universitetit të Tiranës dhe kërkesat e tjera për shqyrtimin e dekretit për mbrojtjen e figurave historike, nuk mund të realizohen jashtë procedurave ligjore dhe shprehjes së vullnetit të popullit nga organet e tij përfaqësuese. Në letrën e dorëzuar shtrohet çështja për të mos patur ndalime politike dhe për proceset gjyqësore kundër studentëve, pedagogëve dhe punonjësve të shtetit juridik para likuadrin e shtetit trajtohen njëlloj para ligjit, prandaj nuk ka vend për shqetësimin e paraqitur.