AKORDI – ORGANIZIM EFIKAS PËR RRITJEN E PRODHIMIT NË BUJQËSI E BLEGTORI
Kooperativa është një formë më e lartë e kooperimit dhe përmirëson punën në bujqësi e ka justifikuar veten. Siç thuhet edhe në Programin e PPSH, kooperativat do të kenë më shumë pavarësi ekonomike e prodhuese, duke aplikuar forma të reja kooperimi e organizimi për të nxitur e kombinuar në një shkallë më të lartë interesat e anëtarëve me atë të kooperativës dhe kësaj së fundit me shtetin.
Në këto ardhmen do të zgjerohet fusha e veprimit të pavarur të tyre për të ndërtuar strukturat e prodhimit të leverdishme. Marrëdhëniet e kooperativave me shtetin do të orientohen e rregullohen nëpërmjet sistemit të çmimeve që po rishikohen. Duke ecur në rrugën e afrimit të çmimeve me vlerën, për prodhimet bujqësore e blegtorale, do të krijohen kushte që kooperativat të jenë më të interesuara për të punuar e prodhuar më shumë, veçanërisht ato në malësi. Kjo, natyrisht, do të kërkojë edhe ripërcaktimin e kontributeve që duhet të japë fshatarësia për shoqërinë, duke i parë një për një zonat dhe bile çdo kooperativë. Rishikimi i çmimeve do të jetë një mjet i rëndësishëm për efektivitet e struktura prodhimi racionale. Por jo më pak interesat e fshatarësisë i nxisin edhe format e organizimit e të drejtimit të punës brenda për brenda çdo brigade, duke shfrytëzuar akordin apo forma të tjera të dobishme kooperimi. Natyrisht, receta për akordin nuk mund të jepen. Megjithatë, siç del edhe nga përvojat e deritashme, disa kritere e parime kryesore për organizimin e tij mund të rekomandohen kooperativave bujqësore për të mbajtur parasysh. Format e akordit mund e duhet të jenë të larmishme në varësi me teknologjitë që zbatohen për çdo kulturë e produkt, në varësi me traditat, terrenin, klimën që ka çdo zonë apo kooperativë bujqësore. Ndryshe duhet të ndërtohen marrëdhëniet e brigadës me akordistët kur është fjala për prodhimin në bimët e arave (misër, grurë, luledielli etj.), dhe ndryshe kur bëhet fjalë për pemët frutore. Madje, nuk mund të jenë të njëjta kushtet dhe marrëdhëniet kontraktuese për akordin në vreshta: ullishta apo pemëtore blloqe industriale në akord me akordin që mund të zbatohet për pemët frutore apo pergjullat që janë të shpërndara në tërë territorin e ekonomisë. Akoma më të larmishme këto marrëdhënie duhet të jenë në blegtori. Në këtë sektor akordi familjar duhet të ruajë specifikat e llojeve dhe traditat blegtorale sidomos për bagëtitë e imta. Pavarësisht nga format e organizimit të akordit, përvoja tregon se është e domosdoshme që kooperativa të ruajë strukturën e sotme drejtuese, natyrisht me organika mjaft më të lehtësuara. Aparati drejtues i kooperativës duhet të zvogëlohet, sidomos në malësi. Në përgjithësi, siç po tregon jeta, del nevoja të përsoset arti i drejtimit. Në kushtet e zgjerimit të akordit, siç është vërtetuar në mjaft raste, kooperativa e specialistët e saj, lipset të merren më tepër me drejtimin teknik e teknologjik, të koordinojnë punën e brigadat për strukturat e prodhimit, duke përcaktuar dhe detyrimet e tyre ndaj kooperativës, për akumulimin apo fondet e tjera shoqërore, të ngrënë nivelin e punës afariste. Kooperativa si qendër e aktivitetit rakordon marrëdhëniet me shtetin për shitjet e blerjet, për sigurimin e lëndëve të para e materialeve, të sigurojë, të përpunojë e të shesë bukën e popullit, të mbajë të kontrolluar pensionet etj. Po ashtu si rregull brigadat të ruhen si forma organizimi e drejtimi. Ndërsa marrëdhëniet me anëtarët e vet mund të rindërtohen në mënyrë të atillë që secilit individ për familje t’i krijohet mundësia që të përfitojë në mënyrë më të drejtë përpjesët nga rezultatet e punës së vet. Sipas zonave, marrëdhëniet e brigadave me familjet fshatare apo akordistët e veçantë mund të ishin sipas varianteve që paraqiten më poshtë: Në zonën fushore Marrëdhëniet akordiste i ndërton vetë brigada. Këto marrëdhënie mund të shtrihen në të gjitha kulturat që kërkojnë më shumë punë të gjallë dhe kur puna individuale jep rezultate më të larta, si në misër, pambuk, perime, duhan, në blegtori e imët etj. Nën drejtimin e brigadës, ashtu si dhe sot, përballohen punimet e tokës, mbjellja me mjete mekanike transportin etj., ndërsa për shërbimet që kryhen me dorë aplikohet akordi individual apo familjar. Pra në momentin kur fillojnë shërbimet, (Vijon në faqen 2) «Ne mbledhjen e shtabit u dha në porosi që drejtoritë e këtij dikasteri në lidhje të ngushtë me ndërmarrjet prodhuese dhe komitetet ekzekutive të KP të rretheve të plotësojnë me përparësi kërkesat e tyre për materiale importi e vendi, si dhe me transport, duke forcuar organizimin e disiplinën e punës. Korresp. i «Zërit të popullit»
Masa për të përballuar vështirësitë e dëborës
Dje në Ministrinë e Industrisë së Minierave dhe Energjetikës u bë një mbledhje e zgjeruar e shtabit të ngritur për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga dëbora, sidomos në zonat veriore, lindore të vendit. Në mbështetje të masave që po merren nga Ministria e Transporteve etj. për hapjen e rrugëve, drejtori i kësaj ministrie kanë marrë një varg masash për gatishmërinë e punës në miniera.
Kështu për të shmagur ndërprerjen e prodhimit në minierat veriore janë gjetur pasjes e nevojshme dhe janë nisur ato për në Bulqizë, truga drejt së cilës po punohet të hapet sa më shpejt. Një varg masash janë marrë për transportimin e druve të zjarrit, sidomos për Tiranën si dhe sigurimin e shtyllave të minierave, kryesisht për ndërmarrjet ku ka ndërprerje të prodhimit. Janë shtuar ndërkohë furnizimet me karburante e solar për Bulqizën, Laçin, Pogradecin etj.
Në mbledhjen e shtabit u dha porosi që drejtori dhe komitetet ekzekutive të KP të
Përsëri nëpër udhëkryqet dhe rrugëzgjidhjet e bujqësisë
Nga prof. dr. Lufter Xhuveli
Bujqësia me prodhimet e saj përbën një degë bazë të ekonomisë sonë kombëtare. Por deri tani problemet dhe proceset të përmbushjes së politikës ekonomike që veprojnë mbi të ose u është shkuar anash e sipër, ose janë duke u fermentuar me një ritëm të ngadalshëm, (ndoshta kjo mund të duket kështu nga mungesa e informimit publik). Sidoqoftë, po qe se ne do të presim akoma dhe nuk do të veprojmë, mekanizmat e ekonomisë së tregut dhe konkurenca, të cilave tashmë ju a kemi hapur dyert, do të veprojnë për të keq dhe me efekte erozive mbi ekonominë tonë bujqësore. Midis problemeve të përparësisë ku mund të fokusohet e intensifikohet puna e vëmendja.
Bujqësia me prodhimet e saj përbën një degë bazë të ekonomisë sonë kombëtare. Por deri tani problemet dhe proceset të përmbushjes së politikës ekonomike që veprojnë mbi të ose u është shkuar anash e sipër, ose janë duke u fermentuar me një ritëm të ngadalshëm, (ndoshta kjo mund të duket kështu nga mungesa e informimit publik). Sidoqoftë, po qe se ne do të presim akoma dhe nuk do të veprojmë, mekanizmat e ekonomisë së tregut dhe konkurenca, të cilave tashmë ju a kemi hapur dyert, do të veprojnë për të keq dhe me efekte erozive mbi ekonominë tonë bujqësore.
Midis problemeve të përparësisë ku mund të fokusohet e intensifikohet puna e vëmendja.
POLITIKA AGRARE është...
Vendosja e çmimit të tokës.
Kjo është e domosdoshme dhe tepër urgjente. Në një kohë kur jemi pothuaj i vetmi vend në Europë me më pak tokë buke për frymë të popullsisë (0.21 ha/frymë) dhe prirja është për tu zvogëluar më tej, ne nuk kemi akoma çmime të larta dhe jemi më të dëshëruarit. Mijra ha ndër tokat më pjellore pakësohen çdo vit nga ndërtimet e hidrocentraleve, veprave industriale, ndërtesave të banimit, rrugëve etj. Edhe pse janë hapur toka të reja, nga viti 1980-1989 toka arë është pakësuar edhe me 4000 ha të tjera. Me investimet e huaja, autostradat, hotelet, e vepra të tjera që do të ndërtohen me shpejtësi toka rrizikohet akoma më shumë. Kur çmimi i tokës i diferencuar sipas shkallës së pjellorisë, sistemimit, pjerrësisë, ujitjes, largësisë nga qendrat e banuara pasurisë që përmban pjesa nëntokësore e saj, etj të vendoset e të futet në koston e investitorit zpo për ta zhdukur atë, kur dëmtohet, me siguri që toka do të mbrohet më mirë. Për çmimin e tokës mund të shikohet dhe përvoja e vendeve të tjera. Në Itali p.sh. çmimi i tokës në Lombardi (Italia veriore) është tre herë më i lartë se ai në Italinë e jugut etj.
- Heqja dorë nga sistemi i planifikimit të centralizuar të prodhimit dhe heqja dorëzimeve bujqësore e blektorale.
Ai të zëvendësohet me sistemin e kontratave të bazuara në ligji si dhe në veprimin e ligjit të vlerës mbi kërkesën dhe ofertën. Për të zbatur luajtjen në treg, shteti mund të ndërhyjë për një nomenklaturë mallrash duke vendosur kuotat e «dyshemesë» dhe të «tavanit» të çmimeve.
- Mbrojtja nga shteti i prodhimeve bujqësore të veçanta nëpërmjet garantimit të «çmimit minimal».
Kjo do të thotë që për prodhimet që paraqesin interes të veçantë për ekonominë, kur për arsye të konjukturës së brendshme apo asaj botërore çmimi i shitjes ulet, shteti të mos e lejojë këtë lloj rezonance të rëndojë në kurriz të ndërmarrjeve, kooperativave apo individëve. Ai të kompesojë humbjen që vjen nga diferenca midis çmimit të shitjes dhe «çmimit minimal» të garantuar prej tij që më parë. Mbrojtja e prodhuesve sipas rastit mund të realizohet edhe nga
(Vijon në faqen 2)
Njoftim i Ministrisë së Arsimit
Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit bën të ditur se edhe dje vazhduan bojkotimet e mësimeve nga studentët në shkollat e larta.
Siç kemi njoftuar studentët kanë ndërprerë mësimet për kërkesa ekonomike e politike. Për sa i takon kërkesave që janë të lidhura me shkollën, në thelb të tyre u është dhënë përgjigjja nga dikasteri e pjesa më e madhe janë në rrugën e zgjidhjes, brenda afateve të caktuara e të vendosura bashkarisht.
Konkretisht studentët e Institutit të Lartë Bujqësor vendosën për të rifilluar mësimet. Por duke konstatuar dhe pjesa më e madhe e studentëve janë prej ditësh në familjet e tyre, di vështirësitë që u krijon kjo për t’u kthyer, zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit njofton se u gjykua që mësimet të fillojnë më datën 25 shkurt.
E njëjta situatë paraqitet edhe në shkollat e tjera të larta në Tiranë. Rektoratet janë porositur të shohin shfrytëzimin e mundësive të brendshme ose zgjerimin e shkollës për të bërë kompensuar humbjet e deritanishme e këto që po njoftohen.
Ashtu si dhe për shkollat e tjera të larta, edhe për universitetin, për javën që vjen është i pamundur zhvillimi i mësimeve në kushtet normal[e]. Madje edhe për motive të njohura. Edhe seksionet e arsimit në rrethe janë njoftuar të përdorin tërë mjetet për ndërprerjen e mësimit drejten për ndërprerjen e mësimit për 1 javë në shkollat 8 vjeçare për arsye të kushteve të motit të mësimeve sipas kushteve të motit e sidomos duke parë me përparësi mësimet në shkollat me konvikt.
Gjithësesi përfundoi zëdhënësi për çdo ndryshim që mund të bëhet do të jepet informim në kohën e duhur.
Përfundoi bojkotimi i mësimeve në ILB Kamëz
Dje Ministria e Arsimit i drejtoi studentëve të Institutit të Lartë Bujqësor një letër në të cilën thuhet se për vitin e ri shkollor 1991-1992 do t’iu vihen në dispozicion mjediset e nevojshme të Shkollës së Partisë.
Ndërsa në një komunikatë të përfaqësisë së studentëve të ILB thuhet se pasi kjo përfaqësi mori përgjigje me shkrim nga ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, duke marrë edhe mendimin e masës studentore, vendosi që bojkotimi i mësimit të konsiderohet i përfunduar për arsye se u realizuan të gjitha kërkesat. Më poshtë në komunikatën e përfaqësisë së studentëve thuhet se solidarizimi i studentëve të ILB me kërkesat e drejta të studentëve të universitetit të Tiranës, të bëhet sipas dëshirës së vetë masës studentore.
(ATSH)
U nis për në Bruksel një delegacion i Ministrisë së Jashtme
Dje u nis për në Bruksel një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme i kryesuar nga drejtori i drejtorisë për bashkëpunimin shumëpalësh, Petraq Pojani.
Delegacioni do të marrë kontakte me Komisionin Ekzekutiv të Komunitetit Evropian (TPE) dhe do të zhvillojë bisedime lidhur me marrëdhëniet e bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian.
(ATSH)
NJOFTIME TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isuf Baça, njofton se përhapur e qarkullojnë thashetheme dhe dizinformata se gjoja mund të iket me traget në Itali pa qenë i paisur me vizë.
Në këtë rast, u bëjmë thirrje qytetarëve, që të mos u besojnë gënjeshtrave të tilla dhe të jenë të bindur se udhëtimet për jashtë shtetit bëhen vetëm duke qenë të pajisur me vizë shqiptare dhe të shtetit përkatës.
Përhapësit e këtyre thashethemeve nga më absurdet janë elementë provokatorë, të cilët, të pakënaqur nga ajo çfarë ndodhi më 9 shkurt 1991 në qytetin e Durrësit, kërkojnë të parapërgatisin një ngjarje tjetër turbulluese, akoma më të dhimbshme.
Për ta bërë sa më të besueshëm këtë lajm jo njerëzorë kanë shpërndarë edhe formularë «të nevojshëm» për në Afrikën e Jugut. Këta çera keqdashës e helmat e së shërbejnë si forca destruktive që nuk ja duan të mirën popullit shqip-
...ptar e Shqipërisë ashtu edhe mashtruesve për përfitime materiale. pajisur me vizë shqiptare dhe të shtetit përkatës.
•••
Mbrëmë në Tiranë, forcat e policisë, gjatë kryerjes së detyrës për ruajtjen e mbrojtjen e rendit e të qetësisë publike kapën me armë të ftohta dhe ndaluan shtetasit, Fethat Deda, Xhevair Ymeri, Eduard Shehu, Kleo Myrtaj, dhe Arian Dyrmishi.
Ndaj tyre filloi çështja penale nga organet e hetuesisë.
Në punë në repartin e prodhimit të trikotave të ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve në Gjirokastër. (Foto: N. Xhufka)
...ptar e Shqipërisë ashtu edhe mashtruesve për përfitime materiale.
Të vëmë mbi gjithçka interesat e Shqipërisë, të përparimit të saj
- Deklaratë e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë -
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë e vlerëson gjendjen politike e ekonomike të vendit mjaft të rënduar. Atë e ndërlikojnë akoma më shumë veprimet e ditëve të fundit, vjedhjet, grabitjet, djegiet e vrasjet e kryera nga forca të errëta që synojnë destabilizimin e mëtejshëm politik të vendit, rrënimin e shkatërrimin ekonomik, krijimin e frikës e të pasigurisë. Mbarë opinioni shoqëror, tërë populli shqiptar është tepër i shqetësuar se këto veprime janë në krejt të kundërta me natyrën e traditat e kombit tonë, nuk i shërbejnë zhvillimit të procesit demokratik, jetës e kulturës pluripartitake.
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik i drejtohet mbarë popullit, që në këto momente të vështira e mjaft përcaktuese për fatet e vendit, të tregojë edhe një herë vlerat më të mira të tij. Më shumë se kurrë tani kërkohet me urtësi, mëçuri e pjekuri për të përjetuar ngjarjet me dinjitet, me kulturë e edukatë demokratike. Me vetëdije të plotë çdo njeri i ndershëm e patriot, pavarësisht nga përkatësia në parti apo organizata, duhet të distancohet nga veprimet destruktive dhe aktet e dhunës e të terrorit e vetëm me fjalë por dhe me vepra. Kudo që ndodhemi të kërkojmë nga vetja e nga të tjerët që të zbatohen rigorozisht ligjet, për t’u thënë ndal elementëve që kërkojnë të shkatërrojnë turbullira, t’i venë zjarrin mundit e djersës së popullit, të kërcënojnë jetën paqësore të tij. Të mos lejojmë që kundërshtitë e pikëpamjet politike e bindjet e ndryshme të shfrytëzohen nga forca të tjera për veprime përçarëse e antikombëtare.
Fronti Demokratik është i bindur se të gjitha forcat politike, partitë, organizatat e shoqatat do të tregojnë vullnetin e tyre të mirë, të shprehur dhe në marrëveshjen e nënshkruar më 15 janar të këtij viti, që me përpjekje të përbashkëta të kapërcejnë situatën e vështirë në të cilën ndodhemi e të zhvillojnë normalisht një fushatë elektorale demokratike.
E ardhmja e vendit ndodhet në një udhëkryq. Rruga që kërkojnë të gjithë është rruga e progresit, e demokracisë. Realizimi i saj varet nga ne dhe arrihet me më shumë punë e prodhim, me më shumë dije e kulturë. Çdo punëtor, kooperativist, intelektual, nxënës apo student duhet t’a ndjejë e manifestojë përgjegjësinë e tij për përparimin e atdheut.
E gjithë historia jonë, e vjetër dhe e re, tregon qartë rëndësinë e unitetit kombëtar, domosdoshmërinë e tij në momente të tilla të rëndësishme. Ky imperativ duhet të na udhëheqë të gjithëve për t’u orientuar drejt në këto situata të turbullta e të vështira, për të gjetur forca e për të vënë mbi gjithçka interesat e Shqipërisë, të zhvillimit e përparimit të saj.
Tiranë më 16.2.1991
LETER NE REDAKSI
Ne në Salari nuk e prishim kooperativën
LETER NE REDAKSI Ne në Salari nuk e prishim kooperativën Para se t’i shkruanim këto radhë kemi biseduar shumë me bashkëfshatarët salariotë. Ja që kooperativa na mbledhi, na i bëri hallet e të mirat e përbashkëta. Për këtë e duam dhe i themi kujtdo: po varet në dorë të popullit, Salaria nuk e prish kooperativën. Partia Demokratike na thotë: «Do t’u japim tokë ta shisni e ta blini! Sikur po na thonë çopë gjë të re të pagjuar! Në kushtu e kemi pasur e s’kemi bërë hajr. Bagëti kishim po «larush» (siç i themi thjesht këtij) nuk na u nda nga shpia. Ka qenë kush prej tyre me zemër të ngrirë, me fatin e kalamajve në kuriz? Nuk ua dëshirojmë ta provojnë një herë, as vehtes nuk ia duam. «Do t’u japim tokë ta shisni e ta blini!» Pse s’na e thonë copë që duan të na shkulin rrënjët! Kujt ja bëjnë hyzmetin, agallarëve të vjetër apo të rinj? Në fshatarët nuk jemi aq të pasur të blejmë tokat e njëri-tjetrit ndaj nuk ja kërkojmë kujt këtë të “mirë” të madhe që na premtojnë. Ky do të ishte rrënimi më i madh për zonat malore që të varfëra vetë, por i duhen vendit tona t’onat e të kooperativës e më shumë do të kemi. Shteti i ka rritur e do t’i rritë çmimet e leshit e të mishit me të cilat dalim ne në treg. Ç’do të ishte ajo SMT-private që do të futë këto shërkat tona. Ç’do të ishte ai tregtar që do të guxonte të ngrihte një furrë buke me kaq shpenzime. Kush do të kujtohej të bënte rrugë e të sillte drithat, të ngrinte shkollë për kalamajtë ta në. Vjet, pasi u bëmë kooperativë ne vetë ndamë 12 lekë për ditë pune. Miliellin e kemi në depo e paratë për ndarje i kemi do të plota në bankë. Më mirë do të kemi sivjet. Këto mos ju duken pak. Por edhe po t’ju duken ne matematim me kutin tonë. Nuk themi se arritëm Evropën për besojmë shumë se më shpejt do të ecim. Kemi nevojë për investime për vijlije (me kredi individuale, të copëtuar e pa siguri nuk bëhen ujëmbëllesha sot), për më shumë drillerë ile rire në prodhim e në treg. Programet elektorale të partive i lexojmë dhe shohim se ai i Partisë së Punës është joni. Ai na çoi deri këtu e me asiguri do të na çojë më tutje. NEIM ZHUPA, ABAZ SHEHU, MUZAFER BEGA, SHEFQET HALILI, FOTO KOKA, LUMAN SEFERI, kooperativistë Salari, Tërpelë
...të të vet do të ishte rrënimi i duhen vendit tonë me kaq pak tokë. Do të vritheshim me njëri-tjetrin për një pellë tokë a vijë uji. Ore, t’ju pyesim një herë: këni hallin e pronës sonë apo tuajës?
Toka nuk futet në shtëpi. Ba-