19/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 shkurt 1991

NDËRI I SHQIPËRISË QËNDRON TE PUNA DHE UNITETI

MESAZH SHOKUT RAMIZ ALIA - sekretar i Parë i KO të PP Shqipërisë Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS Shqipërisë TIRANË Shoku Ramiz, Përfaqësues të pjesëmarrës shokëve e shoqeve nga rrethe të ndryshme të vendit, që kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin e tyre të lirë e të jenë veprimtarë të palodhur për idealet e vërteta të demokracisë e të forcimit të stabilitetit në atdheun tonë të dashur të mbledhur në qytetin historik 2400 vjeçar të Beratit vendosëm krijimin e «Bashkimit të veprimtarëve vullnetarë «Enver Hoxha» të mbajë botimin para Flamurit Kombëtar. Bashkimi i veprimtarëve vullnetarë «Enver Hoxha» nuk është ndo një parti e re politike dhe as shoqatë e krijuar për të mbrojtur interesat e ndonjë partie të veçantë. Bashkimi ynë lindi në ditë dhe orë të tensionuara, kur populli kërkon qetësi e stabilitet, siguri për të sotmen, siguri dhe për të nesërmen. Ne i kemi pritur me gëzim masat konkrete që mori PPSH-ja për një demokratizim më të thellë, pluralizmin e mendimit, që gjithçka do t’i shërbente progresit. Jetojmë në situatë të jashtëzakonshme e cila mund të përballohet me punë të jashtëzakonshme. Nderi i Shqipërisë qëndron tek puna dhe uniteti, thuhet më poshtë në mesazh. Por në një situatë kur pritej një shpërthim i natyrshëm i energjive të reja, hodhën themelet e para të uzinave e fabrikave, që me trupin në ujë ngritën diga hidrocentralesh nga më të mëdhenjtë në Evropë. Lirinë dhe demokracinë e çimentoi ajo rini heroike në shina hekurudhash, e lartësiti të dijëve e mendimit shkencor për t’i shërbyer popullit. Lirinë dhe demokracinë e çimentoi i tërë ky popull që kish mbijetuar nëpër shekuj duke dalë me zjarrin e shkumbit të luftërave. Në që po ju shkruajmë kemi mendimin se parulla që dëgjojmë shpesh «E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa» është e vonuar për ata që mund të mendojnë se janë të parët që e dëshirojnë. Pikëpamëri më mirë se sa «e duam» do të tingëllonte «ta bëjmë». Kur nisëm udhën në vitin 45 drejt Evropës, ndërsa ishim dy milion e prapa Evropës për faj të Evropës, vijon mesazhi, qemë për miqësi e bashkëpunim me popujt e këtij kontinenti, por në të njëjtën kohë duke mos e parë kalimin, nga mesjeta e të tmerrshme në ditë të bardha vetëm me atë çka mund të na ndihte Evropa, po së pari në krahët tona. Dhe sakrifica mbinjerëzore u bënë që Shqipëria e dalë nga trangujdet mijëvjeçare të shekujve, e të shijonte më në fund ditën e jetës. Jo shumë larg, po vetëm 25 vjet më parë, militantët e Partisë së punës të mirë të popullit. Jemi veprimtarë vullnetarë dhe doemos nuk kërkojmë selira. Selia jonë është dialogu patriotik me njerëzit. Jemi veprimtarë vullnetarë dhe s’kërkojmë makina për të shkuar andej këndej. Makina le të jenë gjunjët tanë nëpër tokën e atdheut. S’kërkojmë as mikrofona. Me popullin mund të flitet dhe pa mikrofona dhe altoparlantë. Sot jemi vetëm pjesëmijë vetë, por s’ka rëndësi numri, pasi e dimë që ky numër vetëm brenda pak orësh mund të arrinte në pesëqindmijë dhe brenda pak ditësh s’dihet se sa. Ne dëshirojmë që shembullin tonë ta ndjekin mendjet më të mencura e të urta, se të gjithë e jemi borxhlinj popullit. Në bashkimin tonë prej vullnetarësh me propozimin e një grupi nga Tirana kemi pranuar si anëtar Heronjtë e Lirisë Qemal Stafa, Vasil Shanto, Mustafa Matohiti, Manush Alimani, Perlat Rexhepi, Margarita Tutulani, Nazmi Rushiti, Ajet Xhindole, heronj që dhanë jetën pas çlirimit si Bardhok Biba, Ndrec Ndue Gjoka, Alqi Kondi, Hasan Kerxhalliu, personalitete që kanë milituar në vitet e ndërtimit të jetës së re si Myslym Peza, Aleksandër Xhuvani, Haki Stërmilli, Jakov Xoxa, Qibrie Ciu, Omer Nishani dhe Josif Pashko. Guxojmë të fla- ... i fundit i ... demokracizim më të thellë, pluralizim e mendimit, që gjithçka do t’i shërbente progresit. Jetojmë një të jashtëzakonshme. Ndërsa Shqipëria Por në një situatë kur pritet një shpërthim i natyrshëm i energjive të reja në punë, kur pritet një stabilitet akoma më solid, për fat të keq ndodhi e kundërta. Ne mendojmë se kanë dalë disa forca që po i përdorin liritë e të drejtat e demokracisë jo për stabilizimin e gjendjes, por për destabilizimin e saj. Ne na jep forcë e frymëzim ideali i madh i demokracisë dhe jemi të bekuar të japim kontributin tonë modest në shërbim të këtij ideali, por nuk mund të jemi me ata që spekulojnë mbi këtë ideal të madh e që s’mund të marrin pozat e kokave dhe tribunëve të kombit, madje gati shpërdhëtarëve të tij, duke mos iu drejtuar modestisë as thjeshtës për kortezi. Edhe i madhi Skënderbe që ishte gjeni i kohës i tha dikur popullit “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta në mes jush”. Gati 500 vjet më vonë demokrati i shquar Fan Noli shkruante: «Ne nuk e bëmë patriotizmin, po vetëm u munduam ta organizojmë. Liria dhe demokracia nuk ekzistojnë sot. Këtë e sollën gjaku i 28 mijë dëshmorëve, ato plagë që veteranët tanë të nderuar që u therrën e sot e kësaj dite në shtat. Lirinë dhe demokracinë e cimentuan ata mijëra e mijëra punëtorë heroikë që ... ... demokratizim shërbente progresit. Jetojmë një të jashtëzakonshme. Ndërsa Shqipëria mijë dëshmorëve, ato plagë që u therën e cimentuan ata mijëra e mijëra punëtorë heroikë që ... ... ke ditë të bardha vetëm me ato dalë nga tragjeditë parë militantët e Partisë së Punës bridhnin malësive për të bindur fshatarin që të çonte vajzën në shkolla të mesme e të larta. Është lehtë sot të shkruash e të qirresh për disa mangësi që mund të jenë në fshat, po sa vështirë ishte të bindje dje fshatarin që ai të çonte vajzën e tij në shkollë. Është lehtë sot të shkruash e të qirresh për unitetin, po sa vështirë ishte 25-30 vjet më parë të pajtoje të gjithë gjaget anembanë Shqipërisë. Është lehtë sot të shkruash e të qirresh për të shkuar drejt Evropës, po sa punë kolosale është dashur pikërisht për të shkuar drejt saj. Këta nuk e kuptojnë ose s’duan të kuptojnë se jeta dhe vepra e Enver Hoxhës nuk ndahet në disa parcela sepse lavdinë e kësaj jete dhe veprë kolosale e ka vendosur njëherë e përgjithmonë historia që mban firmën e popullit. I dashur shoku Ramiz, Ne i ngarkuam vetes detyrën patriotike të veprimtarëve vullnetarë për të dhënë kudo që ndodhemi në Shqipëri ndihmën tonë modeste ... ... të emërt. Ne që Shqipëria e dalë nga tragjeditë kësaj jete dhe vepre që ndodhemi në Shqipëri ndihmën tonë modeste ... ... ke mos e parë kalimin, nga mesjeta e tmerrshme në ditë të bardha vetëm me ato dalë nga tragjeditë kësaj jete dhe vepre që ndodhemi në Shqipëri ndihmën tonë modeste ... ... të bardha vetëm me ato dalë nga tragjeditë kësaj jete dhe vepre që ndodhemi në Shqipëri ndihmën tonë modeste ... Dua të shkëputem të punojmë të tjerë e të shpejtojmë hapat realisht drejt saj. ... zgjidhjet dhe veprimet që ne duhet t’i marrim për të përballuar situatën. mijë dëshmorëve, ato plagë që u therën e cimentuan ata mijëra e mijëra punëtorë heroikë që ... ... e kishte fjalën për këtë ngjarje. mijë dëshmorëve, ato plagë heroikë që ...

NË DREJT EVROPËS APO EVROPA DREJT NESH...

Duam të shkojmë drejt Evropës. Është një e drejtë dhe synim i ligjshëm i popullit për të hyrë në familjen evropiane, për të jetuar shumë më mirë nga sot. Po si do ta arrijmë këtë? Ja dhe pluralizmi me partitë politike, me organizata e shoqata të pavarura, ja dhe liria e besimit dhe ndërgjegjes, ja dhe modelet ekonomike që «garantojnë» bollëkun. Ja dhe... mund të përmendim dhe shndërrime të tjera të pamjaimuar, të realizuara, kaq shpejt. E megjithatë «majëmalë» i demokracisë është larg. Është larg sidomos ajo, më e ëndërruara për ne në këtë çaste hallesh e varfërie, demokracia ekonomike. Kur do të vijë? Askush me logjikë të shëndoshë e të kthjellët se pret atë, me një ditë, si një diell pas bubullimave me shi. Le të jetë modeli ekonomik që rekomandohet mrekullia e fundit e botës e ai përsëri mbetet vetëm model që duhet ngritur. Këtë të tërë e thonë. Kjo është pak, e po të mbetemi te fjalët, është asgjë. Të tjerët e kanë provuar me kohë e ata që na duan të mirën s’kursejnë të na këshillojnë: «mos mendoni se sistemi shumëpartiak do të zgjidhë gjithçka...» Aq më keq kur ka dhe forca të veçanta që duan t’i prijnë rrugës së demokracisë buzë greminave duke ndjellur kob. Aq më tepër kur ekonomisë në krizë, në vend që t’i jepet dora për ta ngritur prej disavave, i vihen duart për ta shtrydhë poshtë e më poshtë. Pasionet papërmbajtura po bëjnë të harrohet se demokracia nuk vjen pa patriotizëm e humanizëm, pa urtësi e tolerancë, pa disiplinë të ndërgjegjshme e ndjeshmëri, pa shibla, sado që për to flitet aq shumë. Por demokracia nuk mund të arrihet e të kuptohet pa punë e pa ekonomi. Le të qendrojmë këmbë, edhe pse ndokujt, pseudodemokrat, kjo mund t’ia prishë veshin, më bile u ngjallë alergji. Mbeten disa duke thirrur e ngritur gishtat lart për demokraci e kjo është punë e tyre, veç po harronjë të mbledhin e të shtrëngojnë veglat për punë. Ata që janë ngritur kundër politikës e politizimeve, vërtet të tepruara, sot po i mbingarkojnë më shumë se kurrë e u bëhen borxhlinj njerëzve të thjeshtë me politikë që ngjall tensione e çoroditje. Energjitë të harxhuara kot në shtëpi, në rrugë, në kafene e në qendrat e punës, natën e ditën. Lodhen nervash e tronditje të ndjenjave njerëzore deri në frikë e pasiguri. Sikur këto energji e tensione të përpjestoheshin më drejt midis politikës dhe ekonomisë me siguri do t’i shërbenin më mirë demokratizimit. Sikur të bëhej kjo nuk do të prodhoheshin aq pak mineral kromi, bakër blistër e hekurnikel, aq pak gizë e çelik, nuk do të prodhoheshin më pak 6800 tonë qumësht, nuk do të kryheshin 40 milionë lekë më pak ndërtime – montime... Vështirësi e mungesa në furnizim, ngathtësi e burokraci në administrata, shkrejhe për hir të politikës. Sot për sot popullin e ngroh një njofim se në Portin e Durrësit po shkarkohen grurë, sheqer, oriz, fasule. Por është një i ngrohtë që në qoftë se nuk fillon të vishet nga tani, të mërdhim më vonë. Me dhimbje e themi se në këtë s’po bëjmë... Ara me grurë e foragjere që s’u mbollën, grurë i mbjellë, që kullohet me bagëti, perime që s’u shërbehet... Kështu do të mërzihmë në verë, pale në dimër. Rruga drejt së ardhmes do të kalojë pa tjetër nëpërmjet një shegu, rimëkëmbjes të së sotmes. Si çdo operacion i rëndë që bëhet në organizëm, edhe reforma ekonomike, cilido model qoftë, mund të kryhen me sukses në disa parametra të caktuara të organizimit. Mos po harrojmë pra ekonominë, mos po harrojmë punën, që lindin e zhvillojnë shoqërinë njerëzore. Punë është si një nëne. Dhe s’ka më rëndë kur përmbohet e braktiset prej bijve të saj. Evropa drejt së cilës duam të shkojmë s’e gjeti shtruar në një ditë as në disa 10 vjeçare atë që ka sot. Në Evropë e gjeti kudo pasuria e bollëku shtërpëne po nuk i shtove. Puna është pra «demokrati» më i madh i gjithë kohërave. Asnjë rrugë tjetër veçse nëpërmjet punës nuk mund të na ngjitë në majat e demokracisë, të na çojë në Evropë a gjetkë. 45 vjet punuam e çfarë fituam! Dëgjon dendur sot të thuhet që nga bisedat e lira deri në mitingjet e manifestimet për demokraci të PD-së, në faqet e RD-së e gjetkë. Punuan dhe arritëm. Punuan dhe gabuan. Edhe gabuan dhe ndreqnim me një reformë tërësore e të thellë për të kapërcyer gjendjen e rëndë të krijuar e për të synuar realizimin një shoqërie më të përparuar. Këtë ka në themel platforma e Partisë së Punës. S’mund të jesh demokrat duke mohuar gjithçka. Le t’i lemë mënjanë pasionet politike e ethet elektorale, por një gjë jo: të mos përçmojmë atë që bënë baballarët dhe nënat tona, vëllezërit dhe motrat tona, për Shqipërinë e lirë e të ngritur nga themeli. Si thonë: Të trashësojmë Drinin të na përmbytë, të kërkojmë kandidin ta bëjë dritë, të «rrëmbejllëm moçalet që ta mbulojnë? Të mbyllim minierat e uzinat, ngritura që të rikthehemi te parmenda të lerjojë tokat? Apo të thërrasim paskollën e padinë këtë «na mësojë» e ndriçojë rrugën e demokracisë? E përse? Vetëm se ato që kemi arritur, i kanë udhëhequr komunistët! Aq më keq kur mohimi arrin deri në shkatërrim, dëshmitarë të cilit po jemi pikërisht në ditët kur tërë ditën e tërë natën, me të tjera mjete e format flasim e bëjmë sikur flasim, për demokraci. Pas ngjarjeve të Elbasanit, Shkodrës, Durrësit përpjeto një shkatërrim e t’trishtim të dytë, më të madh. Vërtetë dhimbje e trishtim. Populli sheh qytetin e vet që digjet flakë. Dhe më e dhimbshmja demokracia më përplasjë të tilla thirret në shtigje gjaku. Kush i shkaktoi? - Ata janë njerëz, - arsyetohet. S’duam as ne t’i quajmë ndryshe veçse njerëz. Po a mjafton vetëm kaq? Njerëz, ata që të paktën në shenjë zemërimi se nuk i lejuan të shkelin ligjin, ndërmarrin akte hakmarrje dhune e shkatërrimi. Njerëz, ata që i kanë ngritur më shumë sakrifica, qytetet, veprat që kemi. Njerëz, edhe ata që në dënkën e asaj nate a mëngjesin, e të nesërmes, në ato dyqane do të kërkonin bukën për fëmijët. Pra, të dyja palët, njësoj, njerëz! Ja, pamë përsëri këto netë muret blozë e hirin e një magazinë të djegur në Peqin. Edhe ata që e dogjën njësoj njerëz? Edhe ai që të kërçëzon vajzën në mes të ditës e në mes të rrugës - njeri? Po e lemë me kaq për të mos kujtuar më kronika e ngjarje të tilla më të trishtuara. Autorët e tyre – vërtetë njerëz. Por, do të thosha jo të tjerë njerëzit e demokracisë që kërkojmë, jo njerëzit e punës e të kulturës së vërtetë evropiane, jo njerëzit e shtetit juridik që na duhet. Pa këta njerëz, ndërsa flasim e duam të shkojmë drejt Evropës, në fakt presim të na vijë Evropa këtu. Kjo është utopi, prandaj le të mos e presim, le të punojmë e të tërë e të shpejtojmë hapat realisht drejt saj.

Ku ka punë, nuk ka fjalë

- KOLONJE - Rezultatet e arritura në muajin janar dhe në 10 ditorin e parë të shkurtit nga ndërmarrjet ekonomike në rrethin e Kolonjës flasin për disiplinë në kuptimin më të gjerë të fjalës, për kapërcimin e asaj shkrehjeje që u vu re ditët e para të vitit. Në shkallë rrethi detyrat e planit në prodhimin e përgjithshëm industrial u realizuan 108 për qind. Ndër të paraprurait, me tejkalim të ndjeshme, janë NGP-ja Ersekë, ndërmarrja Komunale Banesa, SMT-ja, të ndjekura nga NGP-ja e Leskovikut, NPD-ja etj. Po rezultati përfundimtar – prodhimi mall i shituri, si paraqitet? Ky tregues në shkallë rrethi tregon 32.7 për qind, duke iu afruar kështu realizimit të detyrave të tremujorit të parë. me rreth 337 mijë lekë mbi detyrën. Edhe këtu në krye është NGP-ja, Ersekë, shembullin e së cilës duhet ta ndjekin edhe NGP e Leskovikut, ndërmarrja komunale banesa etj, të cilat megjithëse realizojnë në përgjasitë detyrat, në këtë tregues janë mbrapa. Edhe në detyra të tjera realizimet janë pozitive. Kështu me tejkalime paraqitet qarkullimi i mallrave me lekë në dorë, volumi i bonifikimit, punimet minerare, riparim shërbimet e prodhimet me para në popull ndërreqje riparime komunale në popull, prodhimi i energjisë elektrike etj. Detyrat e eksportit në shkallë rrethi tejkalohen me të tremujorit të parë. Mobilizim në këtë fillim viti vërejnë edhe tek punonjësit e bujqësisë. Fronti kryesor në këto ditë me borë e ngrica është blegtoria. Kujdesi që po tregohet ndaj saj ka bërë që të mos ketë sëmundje. Realizimi i detyrave si në ndërmarrjet ekonomike ashtu edhe në kooperativat bujqësore është shoqëruar edhe me rritjen e të ardhurave të punëtorëve dhe kooperativistëve. Tregues kuptimplotë për këtë është shtimi në mënyrë të ndjeshme i depozitave të tyre në arkat e kursimit. Kështu mjafton të përmendim se brenda 10 ditëve janë depozituar në arkat e kursimit mbi 800 mijë lekë. Deri më 8 shkurt në shkallë rrethi u realizua plani i depozitave të parashikuara për tremujorin e parë ose rreth 70 për qind e planit vjetor. KOÇO LIGORI

DEKLARATË E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të datës 16 shkurt 1991, diskutoi rreth kërkesës së një grupi studentësh të Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha» për heqjen e emrit që mban ky institucion i rëndësishëm i arsimit dhe i shkencës kombëtare. Për këtë çështje u arrit në këto përfundime: 1. Emri dhe vepra e Enver Hoxhës nuk lidhet vetëm me Partinë e Punës të Shqipërisë. Si udhëheqës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe themelues i shtetit shqiptar, Enver Hoxha i përket gjithë popullit. Prandaj Këshilli i Ministrave nuk është dakord me kërkesën e paraqitur. 2. Kërkesa për zgjidhjen e çështjeve të tilla nëpërmjet referendumit nuk mund të realizohet për dy arsye. Së pari, këto probleme i takojnë të gjithë popullit shqiptar dhe jo një pjese të veçantë, si studentëve, pedagogëve e punonjësve të institucionit. Së dyti, në bazë të nenit 67 të Kushtetutës së RPSSH, marrja e vendimit për referendum popullor të çdo karakteri është kompetencë të Kuvendit Popullor. Siç dihet, tani Kuvendi Popullor nuk mund të mblidhet, pasi sipas nenit 68 të Kushtetutës është ftuaj, ka mbaruar mandati i tij. Prandaj çdo gjë i takon të vendosë Kuvendi i ardhshëm. 3. Megjithëse rreth tre të katërtat e studentëve të Universitetit janë shpërndarë në rrethe pranë familjeve të tyre, një grup studentësh kanë deklaruar se, në rast se nuk plotësohet kërkesa për heqjen e emrit të Universitetit, me anë të një referendumi universitar, ata do të shpallin grevën e urisë. Këshilli i Ministrave e cilëson këtë si një veprim që nuk nxit në rritjen e tensioneve sociale, prandaj bën thirrje kësaj grupi që të gjejë mënyrë të veprojë me urtësi e pa pasione, në harmoni dhe në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës për printerit, të afirmit e tyre dhe të gjithë shoqërisë. 4. Këshilli i Ministrave u bën thirrje të gjitha partive politike dhe organizatave shoqërore që, në mbështetje të marrëveshjes së arritur midis tyre, të angazhohen realisht me të gjitha forcat për të evituar ngjarje të tilla që nuk i shërbejnë sigurimit të qetësisë së nevojshme sociale e të kushteve normale për zhvillimin e fushatës elektorale. Kjo do të ndihmonte jo vetëm Këshillin e Ministrave dhe organet e tjera të pushtetit e të ekonomisë për përballimin e vështirësive ekonomike dhe shoqërore që po kalon vendi, por edhe vetë forcat e ndryshme politike e shoqërore për të siguruar zgjedhje demokratike e të ligjshme të problemeve që kanë lindur. KËSHILLI I MINISTRAVE Tiranë, më 16.2.1991

U krijua «Sindikatë e Lirë dhe e Pavarur e Minatorëve»

Ministri i Drejtësisë Enver Halili, thirri në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësues nga komisioni nismëtar për krijimin e «Sindikatës së Lirë e të Pavarur të Minatorëve», lidhur me kërkesën që ata kanë bërë për miratimin e kësaj organizate shoqërore-politike të pavarur, konform dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor 7442 datë 17.12.1990 «Për krijimin e organizatave e shoqatave politike». Ai, pasi u njoh me programin dhe dokumentet e tjera, të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe me dekretin e përmendur më sipër të Presidiumit të Kuvendit Popullor, komunikoi urdhërin e tij për miratimin e kërkesës për lejimin e krijimit të organizatës shoqërore «Sindikata e Lirë dhe e Pavarur e Minatorëve», si dhe regjistrimin e saj në librin përkatës dhe depozitimin e akteve në arkivin e kësaj ministrie. Kopja e këtij urdhëri, iu dorëzua komisionit nismëtar për krijimin e kësaj organizate. (ATSH)

Studentë të Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha» filluan grevën e urisë

Dje në orën 12 të 20 minuta, rreth 720 studentë e pedagogë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës dhe të instituteve të larta në kryeqytet u mblodhën në pallatin e kulturës «Studenti» dhe shpallën grevë urie. Ata theksuan se do të vazhdojnë grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre të njohura. (ATSH)

Për demokracinë që të çon përpara

Dega e Kopenhagës së Partisë për Prosperitetin Demokratik i ka dërguar një Thirrje opinionit të gjerë shqiptar, ku midis të tjerash thuhet: Proceset e demokratizimit dhe të pluralizmit politik që i realizoi qeveria shqiptare e udhëhequr nga presidenti Ramiz Alia, u mirëpritën nga ne, sepse me një Shqipëri demokratike e shumëpartiake më lehtë kombi shqiptar në përgjithësi, do t’u përshtateshe rregullave të reja evropiane si shtet i vetëm për të arritur deri te qëllimet paqësore dhe historike në dobi të mbarë kombit. Apelojmë në mbarë opinionin shqiptar të Shqipërisë, e sidomos mërgimtarët e saj. Rinisë Demokratike, që të ruhen dhe të distancohen nga veprimet e grupeve destruktive, nga ata që me vandalizëm veprojnë në emër të demokracisë dhe tentojnë ta prishin rendin dhe qetësinë në vend, që shkon edhe në dëm të PDSH-së dhe të partive të tjera duke e paralizuar punën e tyre para zgjedhjeve shumëpartiake në Shqipëri. Në këto momente vendimtare kur është në pyetje «Të jemi apo të mos jemi», ne i gjithë kombi shqiptar në përgjithësi ta kërkojmë demokracinë me gjakftohtësi, por jo atë demokraci të pakupimtë kur luftohet e kaluara, por për Demokracinë që çon përpara dhe larg vëllavrasjes drejt paqes dhe unitetit të gjithëkombtarësh kombëtar. Thirrja është firmosur nga Remzi Loku, Kryetar i degës së Kopenhagës të Partisë për Prosperitet Demokratik.

Mobilizim në këtë fillim viti vërejnë edhe tek punonjësit e bujqësisë. Fronti kryesor në këto ditë me borë e ngrica është blegtoria.