— Nga letrat e telegramet e dërguara shokut Ramiz Alia —
Ndjekim çdo ditë situatat ekonomike e politike të vendit tonë.
Indinjohеmi, shumë, kur shohim e dëgjojmë për vandalizma, demonstrata e greva me të cilat nuk jemi mësuar. Mirëpritëm letrën e punonjësve të rrethit të Mirditës për figurën e shokut Enver Hoxha. Na gëfoj zemra e na u bë mal kur dëgjuam fjalën tënde mbajtur në takimin me popullin e Vlorës dhe në plenum e Partisë të rrethit Fier. Këto janë si një vëtemëtim në mes të natës së errët që ndriçuan tokën dhe dolën në shesh fytyrat e forcave të errta dhe të opozitës. Ata, duke mashtruar një grup njerëzish, duan të marrin me gjak pushtetin. Le ta dinë mirë ata se në pushtetin e kemi fituar me gjak dhe do ta mbrojmë me gjak po të jetë nevoja. Të gjithë ne i kemi fotografitë e shokut Enver Hoxha në familje dhe këto nuk i heqim sikur edhe me dekret të hiqen. Mirë ata kërkojnë heqjen e emrit të tij në universitet, po a mendojnë ata si do ta heqin nga këngët e popullit? Ne kemi besim të patundur tek ju, shoku Ramiz si udhëheqës i paturuar i sprovuar në situata të vështira, që në krye të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar do të përballoni me sukses këto situata, sepse ke gjithë popullin me vete. Ne nuk e kemi shkrehur punën, përkundrazi me komunistët në ballë, i jemi përveshur punës për të kapërcyer pasojat e thatësirës së vitit të kaluar dhe vështirësitë e dimrit. Ju sigurojmë shoku Ramiz se do të realizojmë frontalisht detyrat e vitit 1991. Të gjitha votat tona do të jenë për kandidatët e PPSH. Ashtu si dhe disa kolektiva të tjera ne kërkojmë: 1. U bëjmë thirrje prindërve të studentëve që nëpërmjet dialogut t’i bindin ata që të heqin dorë nga grevat e të rifillojnë mësimet. 2. Në programin televiziv të jetë më shumë pjesë nga veprimtaria e Enver Hoxhës e veçanti nga fjala juaj në mitingun e përmotshëm. 3. Të fillojë urgjentisht botimi i veprave tuaja seriale. 4. Të mos ndryshohet qeveria deri më 31 mars 1991.
Të rroni sa malet shoku Ramiz për të mirën e popullit e të kombit shqiptar.
KOLEKTIVI NB HARDHI ELBASAN
* * *
Në, veprimtarët e organizatës së Frontit Demokratik të fshatit Guri i Bardhë-Shkallë, mbështesim plotësisht procesin e demokratizimit të tërë jetës së vendit, pasi jemi të sigurtë se këto bëhen për të mirën e popullit e të Atdheut. Na indinjon dhe na ngjallin urrejtje aktet vagabondiste të forcave destruktive. Prandaj kërkojmë që ligji të veprojë pa mëshirë ndaj atyre. Nuk përkrahim kërkesat e studentëve që të hiqet emri i Enver Hoxhës Universitetit të Tiranës, pasi kjo nuk është e drejtë që u përket vetëm atyre, sepse Enver Hoxha e Universiteti i Tiranës u përkasin të gjithë popullit shqiptar. Askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë mbi figurën e ndritur të udhëheqësit legjendar të luftës e të punës, themeluesit të Shqipërisë së re, shokut Enver Hoxha. Distancohemi me mendimet e shprehura kohët e fundit në organet e propagandës nga biri i fshatit tonë, Abdi Baleta. Si gjithnjë të bashkuar do të forcojmë kooperativën për të shkuar në zgjidhje dhe të Kuvendit Popullor me detyrat e të realizuara dhe votat tona do të jenë për kandidatët e Partisë së Punës.
Hysen Bajraktari, Osman Bata, Fatmir Laçi, Lavdrim Baleta, Sali Lasku, Hysen Hysa, Mustafa Vaka, Hatie Çaka, Hajrie Laci, Sabie Çeku, Njazi Kaceli, Ismail Kurti, Shaqir Hysa, Petrit Muça, Shefki Meta, Hamza Rexhepi, Vjollca Dezhgiu, Avdi Bajraktari, Sali Shurdhi, Hysen Doda, Beqir Çupi, Gani Duka, Ramazan Kamberi.
GURI I BARDHË, MAT.
* * *
U njoftuam nga Radio - televizioni për grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës dhe jemi shumë të brengosur. Kërkojmë të mos bëhet asnjë lëshim emrin e Enver Hoxhës. Çdo lëshim është me pasoja të paparë për kombin shqiptar, kërkojmë që emri i Enver [teksti i prerë në skajin e poshtëm]
PLENUMI I RINISË SË RRETHIT GJIROKASTËR.
U njoftuam nga Radio - pasojë të papara për kombin shqiptar, kërkojmë që për emrin e Enver Hoxhës duhet të vendosë gjithë populli shqiptar, kërkojmë që emri i Universitetit të Tiranës të mos ndryshojë. Ndryshimi i emrit të Enver Hoxhës është tradhti e rëndë ndaj interesave të popullit dhe të atdheut, prandaj ju, e gjithë partia të mbroni atë me vendosmëri. Kemi shumë besim te ju. Krah jush ecën gjithë rinia dhe populli i rrethit Gjirokastër.
Ju përshëndesim dhe ju mbështesim.
PLENUMI I RINISË SË RRETHIT GJIROKASTËR.
DEKLARATË E KQ TË PPSH
Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme të tij, u informua dhe diskutoi për ngjarjet lidhur me manifestimin e grevës e një pjesë të studentëve të Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha».
Ai konstaton se Qeveria mendjen të lartë përgjegjësie dhe me shumë mirëkuptim ka bërë të gjitha përpjekjet që edhe në kushtet tepër të vështira ekonomike e financiare që ndodhet vendi të plotësojë një pjesë të mirë të kërkesave që kanë qenë të drejta.
Asnjë gjeneratë studentësh që ka dalë nga Universiteti nuk ka patur kushte të tilla jetese e mësimi, si i ka gjenerata e sotme. Si rezultat i transformimeve demokratike që ka ndërmarrë Partia jonë, në Universitet tani ekzistojnë premisa për krijimin e një atmosfere me të vërtetë krijuese për një pjesëmarrje të gjerë e efektive të studentëve në drejtimin pedagogjik e shkencor të Universitetit.
Tani edhe vetë Universiteti e tërë arsimi i lartë është demokratizuar e do të demokratizohet më tej. Në këtë proces fjala e studentëve, zëri e mendimi i tyre duhet të dëgjohet me vëmendje dhe të respektohet.
Por edhe demokracia ka rregullat e limitet e saj. Ekziston gjithnjë rreziku i shpërdorimit të saj nga që në anarki e rrëmujë, sidomos në fazat e para të pluralizmit partiak, politik e ideologjik.
Plenumi i Komitetit Qendror të PPSH duke përkrahur plotësisht deklaratën e Këshillit të Ministrave të datës 16 Shkurt 1991 u bën thirrje studentëve të gjithë Universitetit të Tiranës të shndërrojnë në probleme konfliktuale e të mos i bëjnë të vetat disa kërkesa që nuk janë të sferës studentore, pedagogjike, profesionale etj., por të sferës së luftës politike midis partive.
Komiteti Qendror i PPSH u bën thirrje studentëve të heqin dorë nga kërkesat politike të padrejta dhe nga mënyra jo e drejtë e zgjidhjes së tyre. Ai shpreh shpresën se studentët nuk do të lënë që greva e tyre të ekstremizohet dhe të vështirësohen zgjidhjet, por do të fillojnë jetën normale studentore e në radhë të parë nga mësimet.
Komiteti Qendror i PPSH u bën thirrje të gjitha forcave politike e shoqërore të mendojnë seriozisht për këtë çështje dhe të bëjnë përpjekjet maksimale për të evituar acarimet.
Ai i drejtohet opinionit publik të gjithë vendit që me urtësinë që e ka karakterizuar popullin shqiptar në moment e vështira t'u drejtohet studentëve dhe vajzave të tij studente që të gjykojnë me arsye e gjakftohtësi.
PLENUMI I K.Q TË PPSH-së
Tiranë 19.2.1991
Takim i shokut Ramiz Alia me përfaqësues të Partisë Demokratike e Republikane
TIRANË, 19 shkurt. - Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti mbrëmë drejtues të Partisë Demokratike e Republikane dhe bisedoi me ta lidhur me manifestimet e studentëve të Universitetit të Tiranës dhe me kërkesat e tyre.
Shoku Ramiz Alia, pasi dëgjoi me vëmendje pikëpamjet e arsyetimet që ata paraqitën, u kërkoi atyre që bashkërisht dhe veç e veç secila parti, duke u nisur nga interesat e larta të atdheut dhe e ardhmja e rinisë, nga nevoja e domosdoshme për ruajtjen e rendit e të ligjit dhe për të siguruar një situatë të qetë paralele, të ushtrojnë gjithë influencën e tyre që të gjenden zgjidhjet më të mira, më të arsyeshme e më të drejta për këtë problem kritik e delikat.
(ATSH)
Bisedime midis delegacionit të MPJ të RPS të Shqipërisë dhe të Komunitetit Evropian
PARIS, 19 shkurt. -
U zhvilluan bisedime midis delegacionit të MPJ të Shqipërisë dhe atij të Komisionit të Komunitetit Evropian. Gjatë bisedimeve u diskutua për modalitetet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis RPS të Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, si dhe për format e bashkëpunimit që do për të realizohen midis tyre në vend mund
(Vijon në faqen 4)
Shqipëria dhe Këshilli i Evropës drejt vendosjes së bashkëpunimit
Këto ditë sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Katerina Lalumier, dha përgjigje kërkesës zyrtare të vendit tonë për vendosjen e lidhjeve të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës.
Në përgjigjen e saj, ajo vë në dijeni ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Reis Malile, se Këshilli i Evropës e ka pritur me interesim të madh kërkesën shqiptare dhe se ai është i gatshëm të vendosë kontakte dhe bashkëpunim me vendin tonë, duke filluar bashkëpunimi lidhjet në nivel zyrtarësh të lartë midis Këshillit të Evropës dhe Shqipërisë.
(ATSH)
NJOFTIM I ZËDHËNËSIT TË MINISTRISË SË JASHTME
Kohët e fundit pranë MPJ u krijua Drejtoria e Emigracionit, e cila, në zbatim të politikës së jashtme të shtetit tonë, do të merret me problemet e emigracionit shqiptar që ndodhet jashtë Atdheut. Edhe më parë, në këtë ministri, ka ekzistuar një degë e posaçme që kujdesej për emigracionin e vjetër ekonomik me banim në vende të ndryshme. Aktualisht, kur një numër jo i vogël shtetasish me pasaportë shqiptare, janë vendosur jashtë, u pa e nevojshme krijimi i drejtorisë së mësipërme.
Kjo drejtori, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera brenda vendit dhe me përfaqësitë tona diplomatike jashtë shtetit, do të punojë që, shqiptarët, kudo që janë, të ndjejnë kudoherë kujdesin e vendit të tyre dhe lidhjet me ta, që ata të afrohen më shumë e të bashkëpunojnë për forcimin e unitetit kombëtar dhe për përparimin e gjithanshëm të Shqipërisë. Kjo drejtori do të interesohet që, në përputhje me legjislacionin e vendeve ku ndodhen dhe me ligjet e të drejtën ndërkombëtare, shqiptarët e larguar të gjejnë mbrojtje dhe përkrahje të plotë ligjore. Ajo do të punojë për të lehtësuar komunikimin e shqiptarëve me banim jashtë atdheut me Shqipërinë, organizimin e veprimtarive kulturore e artistike, shkëmbimin e specialistëve të fushave të ndryshme, ndjekjen e shkollës në gjuhën shqipe etj.
(ATSH)
Vazhdon greva e urisë të studentëve
723 studentë dhe pedagogë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës «Enver Hoxha», të Institutit të Lartë të Arteve, të Institutit të Lartë Bujqësor në Kamëz, studentë që ndjekin mësimin me korrespondencë, si dhe të tjerë nga institutet e larta pedagogjike në Shkodër dhe në Elbasan, vazhdojnë grevën e urisë në mjedise të Pallatit të kulturës «Studenti», në qytetin «Studenti», në mbështetje të kërkesave të tyre të papranuara.
Pardje, ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi dhe ministri i Ndërtimit Ismail Ahmeti, zhvilluan një dialog me anëtarë të Komisionit Organizativ të Lëvizjes Studentore për një alternativë të mundshme.
Megjithëse greva e urisë vazhdon të zhvillohet në kushte të rënda higjienike, gjendja shëndetësore e studentëve, deri tani, është në përgjithësi e mirë. Në shërbim të tyre ka shkuar, gjatë 24 orëve, një ekip prej 15 mjekësh e punonjësish tijë të spitaleve, poliklinikës qendrore e atyre të rajoneve në kryeqytet. Nata e parë kaloi e qetë dhe pa shqetësime. Deri tani ka patur 4 raste shqetësimi të studentëve. Një studente greviste, që ndodhet e shtruar në spital, pas shërbimit që iu bë, është në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët që shërbejnë këtu thanë se, disa studentëve kanë filluar t'u shfaqen shenja të mundshme së energjisë kalorike, dhimbje koke dhe të lipotimisë.
Studentët grevistë i dërguan dje telegramë Presidiumit të Kuvendit Popullor, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Havjer Perez De Kuelar, në Nju Jork.
(ATSH)
Në repartin e gjendjes të fabrikës së qelqit në Korçë.
(Foto: L. Lika - ATSH)
Në repartin e gjendjes të fabrikës së qelqit në Korçë. (Foto: L. Lika - ATSH)
KOMUNIKATË
E PLENUMIT TË 15-të TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË
Plenumi i 15-të i Komitetit Qendror të PPSH; i mbledhur më 19.2.1991, nën drejtimin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia, për të analizuar gjendjen aktuale politike në vend konstatoi:
Momentet që jetojmë pasqyrojnë një kthesë historike. Shqipëria hyri përfundimisht në rrugën e demokracisë pluraliste, në rrugën e zhvillimi modern e të qytetëruar.
Kanë dalë Parti me të cilat PPSH do të mbajë dialog për interesat e vendit, të progresit shoqëror, të lirisë e të pavarësisë.
Partia e Punës që mori iniciativën e këtij transformimi, ka vënë të gjitha forcat që ai në Shqipëri të realizohet pa dhimbje. Por, në luftë për demokratizimin ndeshemi edhe me forca që karakterizohen nga një frymë ekstremiste, të cilat rrezikojnë qetësinë dhe rendin publik, jetën dhe pronën e qytetarëve.
1. Ne kemi një gjysmë shekulli që jetojmë të lirë e sovranë në vendin tonë. Pushteti te ne ka qenë dhe është pushtet i popullit, shprehje e vullnetit të tij. Çështja shtrohet pa ekuivoke: Ta ruajmë apo ta dobësojmë Shqipërinë? Përgjigjja është ta ruajmë e zhvillojmë. Ti kalojmë apo t’i shtojmë vështirësitë? Përgjigjja është t’i kapërcejmë. Ta zhvillojmë më tej procesin aktual të demokracisë apo t’ia zëmë frymën që pa filluar? Përgjigjja është ta zhvillojmë pandërprerje, me vendosmëri, pa eksese.
PPSH e ndjen fort përgjegjësinë e saj përpara popullit dhe vendit. Prandaj ajo u bën thirrje gjithë subjekteve politike, opozitare ose jo, patriotëve dhe njerëzve të ndershëm të vendit, të kontribuojnë me vullnet të mirë për ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik e ekonomik, të sigurisë e të kushteve normale të punës e të jetesës së qytetarëve.
2. Gjendjes së jashtëzakonshme ekonomike nuk po i përgjigjemi me një organizim të jashtëzakonshëm. Kjo nuk po bëhet si duhet në qendër dhe në bazë, nga organet e pushtetit, nga organet ekonomike, atje ku ka vështirësi reale, ashtu dhe atje ku nuk ka të tilla. Programi ekonomik i Partisë për fushatën elektorale e legjislaturën e ardhshme përmban gjithë premtimet e shtyllat bazë sesi do të ecë e sigurtë dhe me ritme të shpejta ekonomia jonë. Prandaj krahas propagandimit të këtij programi kërkohet angazhim konkret për zbatimin praktik të tij.
3. Është koha kur duhet të ngrihet me të gjitha forcat zëri [teksti i prerë në skajin e poshtëm].
[Kolona në qendër:] telegramе që i drejtohen plot shqetësim Komitetit Qendror të Partisë. Kjo thirrje na drejtohet të gjithëve. Ndaj të gjithë ne këmbë. Komunistët të frymëzuar nga mësimet e shokut Enver Hoxha, nga virtytet e larta patriotike e morale, nga ndershmëria dhe papërkulshmëria përpara çdo situate të gjejmë forca të reja në veten e tyre dhe tek populli, nga gjiri i të cilit ka dalë, për të përballuar çdo gjendje, sado delikate e kritike që mund të jetë.
4. Fushata e zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor dhe fitoret në të është periudha më intensive politike, është guri i provës i besimit që ka populli në PPSH. Ky aksion i madh politik, vendimtar për të ardhmen e pushtetit popullor, kërkon që çdo komunist, çdo organizatë bazë Partie të mobilizojë gjallërisht në gjirin e masave, duke punuar me punëtorët, kooperativistët, të rinjtë, intelektualët që të gjithë të rrojnë në atmosferën e zgjedhjeve për të forcuar unitetin, për të demokratizuar e forcuar pushtetin popullor.
5. Partia e Punës e Shqipërisë ka qenë gjithnjë novatore. Ajo jo vetëm ka gjykuar me realizëm e largpamësi situatat, por është nismëtare e proceseve të thella rinovuese e reformuese në veten e saj e në mbarë shoqërinë, është nismëtare e një Kushtetute të re, lufton për një sistem politik e shtet juridik në kushtet e pluralizmit, dhe shprehet e këmbëngul për dialog e debat të sinqertë, konstruktiv e demokratik në gjithë forcat etj.
Të gjithë këto, dhe masa të tjera demokratizuese mund t’i ndërmarrë vetëm një parti që jeton me kohën, që njeh realitetin dhe që i përballon ato. Ky proces rinovimi do të thellohet në radhë të parë brenda radhëve të Partisë. Në këtë proces PPSH ka kohë që ka hyrë duke e quajtur këtë sa të natyrshëm aq edhe të domosdoshëm, këto procese ajo do t’i thellojë më tej në kongresin e ardhshëm të saj.
Prandaj sot kërkohet më shumë militantizëm, më shumë sakrifica, më shumë mëshirë e trimëri, kërkohen lidhje me masat, në punë, në shkollë, në familje, atje ku punojnë e jetojnë njerëzit.
Komiteti Qendror i PPSH, shpreh bindjen e plotë se komunistët, si gjithnjë, duke dhënë shembullin të parët do të dinë të mobilizojnë dhe të udhëheqin drejt masat punonjëse në këto situata sa të komplikuara aq dhe vendimtare për fatet e Atdheut.
[Teksti vazhdon poshtë skajit të figurës.]