— MESAZH I SEKRETARIT TË PARË TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË, SHOKUT RAMIZ ALIA, DREJTUAR POPULLIT DJE PËRMES RADIOTELEVIZIONIT —
Të dashhur vëllezër dhe motra, të dashhur anëtarë të Partisë së Punës,
Kam marrë me qindra e qindra letra e telegrame prej jush në këto ditë të trishtuarra që po jetojmë. Kam gjetur në to zemërimin tuaj të ligjshëm për veprimtarinë barbare të rrëzimit të përmendoreve të Enver Hoxhës. E kuptoj shqetësimin e thellë që ka ngjallur kudo ky akt vandalizmi.
Në ana ime dëshiroj të theksoj edhe një herë se Enver Hoxha është një personalitet historik me rëndësi të thella në popull dhe se historia nuk gjykohet me tendenca të manipuluara. Një bust mund të hiqet, por figura e Enver Hoxhës nuk mund të përmbyset, se tek ajo personifikohët biografia e popullit, historia e Shqipërisë së re. Partia e Punës dhe populli shqiptar janë krenarë që kanë pasur një udhëheqës si shoku Enver.
Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se qarimi i trishtuarve në të cilat u kryen veprimet vandaliste dhe i shkakëve të tyre do të jetë detyrë e parë në mëngjes për rivendosjen e kësaj çështjeje dhe të rregullit. Përmendorja e Enver Hoxhës bi i nderë vendi dhe e mban. Por ne vandalizmin nuk duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën mënyrë, po me forcën e organizuar të popullit, veprërisë nuk duhet t’i përgjigjemi me veprim. Prandaj ju bëj thirrje për vetëpërmbajtje, për të asvyeruar thellë e me përgjegjësi kombëtare për çdo veprim që mund të ndërmerrët, për mirëbesim në zgjedhjen e duhur, në kohën dhe momentet më të përshtatshme, të shumta propozoj që bëhen në letër e telegramet tuaja. Në mënyrë të veçantë u bëj thirrje komunistëve dhe gjithë njerëzve të ndershëm të këtij vendi që të mos bien në kurthet e disa lojërave të rënda që po kurdisen për të përçarë Partinë e Punës, për ta denigruar udhëheqjen e saj, për t’i vënë minat punës dhe luftës fisnike të komuniste në shërbim të atdheut e përparimit të tij.
Vëllezër dhe motra,
Në të gjithë së bashku me plot vullnet e dëshirë të jemi futur transformimeve demokratike. Dori në këto caste kemi ardhur duke bërë gjithçka për të evituar gjakderdhjen. A kemi fuqi të cën emi të paqësisht në këtë rrugë? A kemi mundësi të evitojmë vëllavrasjen? Unë mendoj se po. Por gjithësesi cili duhet ta ketë të qartë e të jetë i vetëdijshëm se rruga jonë, sidomos në kushtet e luftës së egër që na bëhet nga jashtë e nga brenda, nuk mund të kalojë lehtë pa trauma e goditje. Ato armë me të cilat u çelën mëbrëmë kundër Ushtrisë sonë Popullore dhe forcave të ruajtjes së rendit në Tiranë dikush i ka sjellë në Shqipëri dhe dikush ka llogaritur përdorimin e tyre.
Ju, të dashhur shokë, që më shkruani, që më pyesni, që më ofroni ndihmë e përkrahje, që më shprehni indinjim për gjithçka ndodhi këto ditë, jeni partiotë, jeni qytetarë të ndershëm, jeni komuniste të devotshëm, jeni luftëtarë të vendosur të çështjes së Shqipërisë. Ju jeni demokratët e vërtetë.
Do të dëshiroja të vijë tek ju të gjithë për t’ju shpjeguar gjer në fund ngjarjet e zhvillimet e sotme. Por ajo që më nevojitet mua tani është ndihma juaj për të rivendosur rendin dhe sigurinë, për të izoluara elementët vandalistë e terroriste, për të thyher jetën e popullit në gjendje të zakonshme. Në nuk e lëmë Shqipërinë në mëshirë të fatit, në mëshirë të veprimeve të rrugës. Ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të bëhet kurban i lojërave politike të opozitave të ndryshme apo të synimeve të armiqve të jashtëm. Fatet e atdheut tonë të dashur duhet të qëndrojnë, si kudo në duart e vetë popullit.
Unë besoj në gjykimin e kthjellët të popullit tonë për t’i kapërcyer me urtësi e vendosmëri momentet kritike që po kalojmë. Jam i bindur se anëtarët e Partisë sonë të lavdishme do t’i kuptojnë drejt ngjarjet dhe do të mbështesin si gjithnjë altivisht Partinë dhe Qeverinë për kapërcimin e rreziqeve që i kanosen pushtetit popullor, jetës së popullit, të ardhmes së shtetit të lirë shqiptar.
MATURI, VENDOSMERI, MENÇURI
Momentet që jetojmë janë të rënda. Shqipëria hyri përfundimisht në rrugën e demokracisë pluraliste, në rrugën e një zhvillimi modern e të qytetëruar, por ngjarjet e ditëve të fundit e rënduan shumë situatën. Partia e Punës ishte ajo që u angazhua në këtë transformim. Por çdo gjë u zhvillua ashtu siç u mendua. Ngjarjet precipituan në mënyrë të përshpejtuar. Shumë projekte të PPSH u goditën nga forca të ndryshme politike, opozitare apo destruktive, të brendshme apo të jashtme. Edhe ajo ngjarje e saj, sidomos organet e ndryshme në rreth e në qendër treguan angazhatisi. U mungoi forca parashikuese e ngjarjeve. Kjo e PPSH-së në shumë të papritura dhe graca, deri edhe në aktin më të rëndë siç ishte heqja e shtatores së Enver Hoxhës.
Në këto situata PPSH e ndjen fort përgjegjësinë e saj përpara popullit dhe vendit. Prandaj ajo edhe njëherë u bën thirrje gjithë subjekteve politike, opozitare ose jo, paqësore dhe njerëzve të ndershëm të vendit, të kontribuojnë me vullnet në të mirë për ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik, të sigurisë e të kushteve normale të punës e të jetesës të qytetarëve. Populli ka nevojë për qetësi dhe jo për ta çuar në gjendje kataklizme, katastrofike, siç projektohet në skenarët antiligjorë. Ashtu siç theksohet në mesazhin e shokut Ramiz Alia, populli ynë ka mundësi të shmangë katastrofën, të mos lejojë që Shqipëria të bëhet kurban i lojërave politike të opozitave të ndryshme apo të synimeve të armiqve të jashtëm.
Si mund të çohem më tej proceset demokratike të filluara? Këto procese se janë shtrirë në të gjitha fushat, lart dhe poshtë. Dalja në skenën shqiptare e forcave të reja politike, ka ndikuar jo pak në punën e Partisë. Ky faktor i ri politik ka domosdoshmëri njerëzit, sidomos me premtimet dhe me ide politike, angazhimet dhe kënaqësitë, se të mirat e Shqipërisë do të burojnë nga qeshtë e botës, mjaft që ne të presim me lunge me luge. Shqipëria është në punë, ndërprerjet e punës, kërkesa e pabazuara në realitetet ekonomike, indisiplinimet dhe vandalizmat kanë çuar në raskapitjen e ekonomisë tonë të dobësuar. Ajo ka nevojë të ruajë dhe të ripërtëri rendin të stabilitetit politik dhe të rendit publik. Ato kanë çuar dhe në turbullim shpirtëror të popullit. Po përjetohen trauma, dilema, dyshime, humbje të ekuilibrit. Qindra thashetheme merren për të vërteta dhe të vërtetat për thashetheme. Më në fund u arrit edhe në atë që, që askush nuk do ta dëshironte; u derdh gjak në Tiranë.
Ç’duhet bërë në këto kushte? Të gjithë e thonë: duhet qetësi, duhet unitet, duhet punë. Por si të arrijmë këto? Sa e vështirë qenka të thuash një fjalë të mençur në këto situata të rënda! Por ajo duhet gjetur, ajo duhet thënë. E duhet thënë në radhë të parë nga anëtarët e PPSH, kudo qofshin e çfarëdo qofshin.
Sot më shumë se kurrë Partia jonë ka nevojë të mbrohet nga sulmet që po i bëhen nga të gjitha anët. Sot më shumë se kurrë ajo ka nevojë për mendimin kolektiv të gjithë anëtarëve të saj, për një mendim të pjekur, strategjik dhe taktik, për një mendim që të parashtrojë ngjarjet dhe të vëjë sinimet strategjike dhe veprimet taktike, të kundërshtohen një vetë politikë. Ç’do të thotë për shembull shtypi i PD-së kur thotë “lavde” presidentit Ramiz Alia?! Po citojmë: «Ne do ta shpallim hero Presidentin që nuk urdhëroi fillimin e gjakderdhjes». Bukur. Por “nëpërm” një gjë që nuk mund të harrohet. Presidenti është udhëheqës i Partisë së Punës, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të saj dhe do verpim i tij nuk është veprim personal, por një veprim që ndjek logjikën njerëzore të PPSH, logjikën realiste të ngjarjeve. Prandaj komunikimet nuk mund të shkelen në grackën e përçarjes, as nuk do të shkelin. Nuk do të shkelin sepse mundet që ndërgjegjet i kanë të trazuara, por jo bindjet.
Komunistët shqiptarë nuk mund të bien dhe nuk do të bien pre e provokacionit tjetër të rradhës kur ne ditullin 6 kolonësh «Shqipëria sot kërkon unitet!» boton fotografanë e rënies së monumentit të Enver Hoxhës, duke dashur që ne entuziazmin e saj të laj dim pakrisht me ndjenjat e popullit. (U provokueshmi Homer vetëm në një çast mbanj kriti korrit djak dhe jo të tij Akilit, kur ai zavrriti Hektorin). Njerërgjimi gjysmën she kulmi më parë u nda nga muratja që digjte libra, që digjte kulturë. E pra çdo intelektual shqiptar, sadopak intelektual qofte, do të behet brej mekshe janë të ndarë ngjershjes, kur të kujtojë se bëri diçka, sadopak, për të përgjatur këtë kast kombëtare të vet.
Në këto situata, më shumë se kurrrë kërkohet që Partia të jetë në ballë të punëve. Ajo duhet të fitojë besimin dhe prestigjin e vet sa më parë, sepse që sot jemi të vetëdijshëm se jemi në pasnesër. Këto besim, fitohet e mund të fitohet pa tjetër me veprime të matura, gjakftohtësi e mençuri. Ngjarjet janë vërtetë tronditëse. Sot jetojmë ditë nga më të rëndat në historinë e kombit, në historinë e popullit, në historinë e vetë Partisë. Vetëm një forcë morale e konsoliduar mund ta shpëtojë të ardhmen e vendit, përndryshe, do të jemi përgjegjës pa- ra historisë, para popullit, Ngjarjet janë tronditëse, por kurajon duhet ta humbim, vetëtrimet duhet të na turburlohen. Të ruajmë, veshtrëth të duhet të na turbullohet. Hëstë koha kur duhet të ngrihet me të gjitha forcat zëri i Partisë; peshë, autoritet i saj.
Në këtë luftë politike, kundërshtarët e Partisë sonë duan ta godasin atë, për të marrë pushtetin politikë. Ata janë demokratizuar kundër programit tonë. Ata shfrytëzojnë, zmadhnojnë e fryjnë çdo gabim tonin, tëdhëshem apo të sotëm. Ata përpiqëshin çdo rast të nënçmojnë e përçmojnë Partinë e komunistët, të mohojnë të leverësionë. Prandaj organizatat e Partisë, sidomos në këto kushte duhet të reagojnë shpejt, të mos qëndrojnë pasive dhe në pritmëri! Prandaj sot e kurrë duhet ngritur fryma militantë e çdo komunistë! Shqiptari. Siga për të thotë askush «Kam ç’te bëj». Kemi shumë për të bërë veç e veç e tërë së bashku. Në punë e në shtëpi, në rrugë e në zyrë, në fshat e në qytet, me shokë e me fëmijët. S’ka pse të thotë askush «Shomën e bëjmë». Çfarë është për t’u parë e të parim u pa. Tani kanë mbetur vetëm veprimit. A je ti në ballë të punës në frontin tënd? A je ti i pari që dialogon me njerëzit për t’i bindur, për t’u larguar ndryshimet, traumat shpirtërore, për t’u sqaruar keqkuptimet? A je ti në rol në këtë familjar për të punuar me çdo njeri të afërt që të sigurohet të kuptohen me të vërteta jetësore dhe të ngulitet? Cdo ekstrem do të ishte i dënueshëm për imazhin e Partisë, për të ardhmen e saj. Ka komunistë të ndrojtur, ka komunistë që kanë humbur besimin, ka komunistë që qajnë se u janë zgjarrë dhe shpirti. E gjithë krejt njerëzore kjo ndjenjë! Por le të mos ma ngjellojmë sytë! Le ta kapërcejmë të sotmen me gjakftohtësi dhe mençuri. Le ta shikojmë të nesërmen me qetësi dhe besim.
Njerëzit kanë nevojë për fjalën e Partisë, që komunikim të mos rrijnë larg atyre. Kudo ku ka shqetësime, atë duhet të jenë ata. Aty ku përpiqohet një grevë, aty ku nuk realizohet një detyrë, aty ku ka shqetësime, apo grindje. Aty ku rrezikohet të bëhet gjak, Duhet organizim domos. Po këtë duhet ta organizojmë komitetet e Partisë, në Tiranë e në rrethe. T’u drejtohen një rrugë të ndershëm të popullit. A ka peshe fjala e intelektualëve? Po, ka peshë të madhe. Ka shumë profesore, shkrimtarë, shkencëtarë që nuk dëshirojnë instrumentalizimin e rinisë nga forcat politike. Pikërisht këta duhet aktivizuar që të punojnë me studentët, me nxënësit, me të rinjtë. Pikërisht për këtë kërkohet më shumë iniciativë nga të gjithë anëtarët e Partisë.
Sot më shumë se kurrë, në ndërgjegjen, bindjet dhe veprimet e çdo komunist duhet thirrje: Ta ruajmë, ta mbrojmë e ta shpëtojmë atdheun tonë të dashhur nga rreziqet që po i kërcënohen.
NJOFTIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Dje, më datë 23.2.1991, u mblodh Këshilli i ri i Ministrave, i cili diskutoi kujtoi për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike të vendit dhe masat e ngutshme që duhen marrë nga të gjitha organet shtetërore dhe ekonomike në gjendër e në bazë, në zbatim të detyrave që caktoi Këshilli Presidencial.
Nisur nga vështirësitë ekonomike që po kalon vendi, qeveria vendosi të shkurtohen në mënyrë të ndjeshme shpenzimet administrative të organeve shtetërore dhe atyre ekonomike; të shkurtohen investimet, kryesisht ato joprodhuese, të pakësohen shpenzimet valutore administrative të Ministrisë së Punëve të Jashtme (duke pakësuar ndjeshëm personelin e ambasadave), të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, si dhe ato të dikastereve të tjera.
Këshilli i Ministrave, gjithashtu, ngarkoi dikasteret që të thellojnë më tej këto masa me qëllim që të balanochet mosrealizimi i të ardhurave të buxhetit të shtetit dhe të lirohen fonde e bazë materiale për të përmirësuar furnizimin e tregut e shpërjatur ndërtimin e banesave etj.
Këshilli i Ministrave, përcaktoi masa organizative për dikasteret, komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve dhe administratat e ndërmarrjeve për të vendosur kudo rregull e disiplinë në punë, të domosdoshme në situatën aktuale dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi për kapërcimin e vështirësive që po kalon ekonomia. Ai i ngarkoi detyra Ministrisë së Tregtisë dhe të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, si dhe Bankës së Shtetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë për të siguruar livrimin e mallrave nga importi mbi bazën e kredive të akorduara.
Qeveria mori në shqyrtim edhe gjendjen e tensionuar të rendit publik që është krijuar ditët e fundit. Ajo ngarkoi organet e ruajtjes së rendit dhe të zbatimit të ligjit me masa ligjore për të eliminuar vratat terroriste që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Qeveria u bëri thirrje gjithë popullit, partive politike dhe organizatave shoqërore që të japin kontribut real për stabilizimin e gjendjes politike në vend, aq të nevojshme për të garantuar lirinë dhe pavarësinë e atdheut, thellimin e procesit të demokratizimit të jetës së vendit, si dhe zhvillimin normal të luftës së zgjedhjeve.
Ju bëjmë thirrje si nëna
Aktivi i gruas i rrethit të Tiranës në një thirrje të saj, ndër të tjera thekson se, interesat e kombit janë vënë në rrezik.
Të ngrihemi në këmbë si një forcë e vetme e vëllimit në mbrojtje të lirisë e pavarësisë kombëtare. Të gjitha të bashkuara, me përkushtim e maturi, me dashurinë dhe kujdesin e nënës t’i bindim bijtë, burrat e vëllezërit që të dëshmojnë nga turmat koka të rënda e të mos lejojnë të derdhet gjak në këtë truall, t’u asnjë peshë gjaku në radhë ka luftuar për liri e pavarësi të këtij vendi, në pavarësinë dhe atdhedashurinë. Mos të bëhemi preh e forcave keqbërëse, të cilat duke na vënë në e fëmijët tanë përpara, kërkojnë të realizojnë me dhunë qëllimet e tyre të errëta dhe të pengojnë forcat e rendit për të stabilizuar gjendjen dhe për të na kthyer qetësinë në familjet tona. Kërkojmë me gjithë kusht të zbatohen ligjet mbi këtë qëndrim interesin kombëtar.
Më shumë se kurrë, sot, përfundon thirrja, na thërret zëri i atdheut, zëri i Shtovës, i Tringave, Nores, Margaritës, Bulës, Shkurtes, Cukës dhe i gjithë bijve e bijave të rrethit që ta çojnë Shqipërinë drejt Evropës me punë dhe dinjitet, me mençuri e kulturë dhe të vendosim demokracinë e vërtetë në Atdheun tonë të shtrenjtë.
SOT ËSHTË DITA TË TREGONI: KUSH E DO ME ZEMËR SHQIPËRINË
— Mitingje nëpër rrethe —
— GRAMSH
Rrugët e qytetit të Gramshit rallëherë kanë patur kaq njerëz sa sot, më 23 shkurt. Çe bëri në mengjes, ata shtetën për orë të tëra grupe grupe, me portrete e fotografi të Enver Hoxhës nëpër duar e duke hedhur parulla si «Shqipëri-Enver jemi gati kurdoherë». Megjithatë nderi për të folur i pati i takoi Xhemil Dyrmishit, kryetar i Bashkimit të veprimtarëve vullnetarë «Enver Hoxha» të rrethit. Ai sapreu brengosjen e thellë të popullit të Gramshit për ngjarjet që ndodhen. Më pas e morën fjalën shumë folës të tjerë.
Nga të rinjtë e rrethit u kërkua dorëheqja e sekretarit të parë të (Vijon në faqen 2)
NJOFTIM
Nga informacionet e ardhura rezulton se janë përhapur zëra se gjogia grup njerëzish nga krahinat të ndryshme, janë nisur në drejtim të Tiranës. Kavajës e ndonjë qyteti tjetër.
Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit bën të ditur se lajme të tilla janë krejtësisht pa bazë dhe kanë qëllim të provokojnë ngritje të mëtejshme të tensionit në vend. Qeveria, e cila ka marrë masa të mos lejohet asnjë lloj veprimi i kësaj natyre që cenon jetën dhe qetësinë e qytetarëve.
Gjithashtu ajo përgënjeshtron
Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit pranë Këshillit të Ministrave njoftimet tendencioze se organëve të pushtetit nëpër rrethe u është dhënë porosi për regjistrimin e ujinletarëve që gjëja do të marshojnë për në Tiranë.
Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit pranë Këshillit të Ministrave
TELEGRAM
SHOKUT RAMIZ ALIA
KRYETAR I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR
TIRANË
I dashhur shoku Ramiz,
Që nga 7 prilli 1939, ndjenjat tona nuk kanë qenë më të fyer. Krenaria jonë nuk ka qenë më e ulët se sa ditën e zezë të 20 shkurtit 1991. Enver Hoxha është simboli i gjakut të 28 mijë dëshmorëve, simbol i shtetit të ri shqiptar, simbol i mosnënshtrimit dhe i ruajtjes së krenarisë kombëtare për mbi 40 vjet me radhë.
Si mund të duroje shtatorja e tij tërheqët zvarrë rrugëve të Tiranës, atyre rrugëve që populli ua ka shtruar me lule Enver Hoxhës si çlirimtar në nënçetorin e 1944. Nëpër ato rrugë ku kemi brohoritur për të me gjithë shpirt, ku e kemi përcjellë për në varre me lotë në sy e mebrengë në zemër një popull i tërë.
Cënimi i shtatoreve të tij, hedhja baltë mbi veprën e pavdekshme e shtetë cënimi i dinjitetit të popullit që e ndokun pas me besnikëri dhe bashkë me të shkrol historinë e Shqipërisë së re, që i dha popullit tonë aq dritë, kulturë e zhvillim, që nuk ja dhanë shekujt e solli me dinjitet në derën e Evropës.
I dashhur shoku Ramiz,
Ka ngjarë 7 prilli 1939, ndjenjat tona nuk kanë qenë më të fyera. Krenaria jonë nuk ka qenë më e ulët se sa ditën e zezë të 20 shkurtit 1991. Enver Hoxha është simboli i gjakut të 28 mijë dëshmorëve, simboli i shtetit të ri shqiptar, simboli i mosnënshtrimit dhe i ruajtjes së krenarisë kombëtare për mbi 40 vjet me radhë.
Si mund të durojnë shtatorja e tij tërheqët zvarrë rrugëve të Tiranës, atyre rrugëve që populli ua ka shtruar me lule Enver Hoxhës si çlirimtar në nëntorin e 1944. Nëpër ato rrugë ku kemi brohoritur për të me gjithë shpirt, ku e kemi përcjellë në varre me lotë në sy e me brengë në zemër një popull i tërë.
Cënimi i shtatoreve të tij, hedhja baltë mbi veprën e pavdekshme e shtetë cënimi i dinjitetit të popullit që e ndokun pas me besnikëri dhe bashkë me të shkroi historinë e Shqipërisë së re, që i dha popullit tonë aq dritë, kulturë e zhvillim, që nuk ia dhanë shekujt e solli me dinjitet në derën e Evropës.
Ne jemi të gatshëm për zbatimin e vullnetit të popullit, të ligjeve që janë vendosur dhe nuk ka askush të drejtë t’i ndryshojë, përveç tij, të rregullit e të qetësisë të gjithë në vendin tonë. Të gjithë jemi të gatshëm të mbrojmë të drejtat dhe aspiratat e tij të mbrosh gjakun e dëshmorëve, amanetin e të parëve.
Në këto çaste të vështira për fatet e kombit ju bëjmë thirrje ju e ndërmjet jush të gjitha forcave progresive që të veprojnë me guxim e pa humbur kohë për hir të demokracisë, pa i lejuar askujt të na imponojë dëshirat e individëve apo grupeve që emër të demokracisë. Ne jemi gati në këmbë për Shqipërinë e lirë demokratike dhe për të bërë më deken si me le.
NGA 1060 PUNONJËS TË QYTETIT BAJRAM CURRI
21.2.1991