02/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 mars 1991

EKONOMIA SOT DHE NESËR

Fillimi i vitit 1991 u prit me besim se do të niste mbarë dhe të sille ekonomikë cilësore për mirë në ekonomi. Mirëpo shpresat që kishim nuk u justifikuan. Gjendja në vend që të përmirësohej, u rëndua. Planet u realizuan vetëm 70-80 për qind. Objektivat që kishim mbështetur në punën e njerëzve tanë, të rritja e mobilizimit të tyre dhe të bashkëpunimi më botën e jashtme tek kreditë që do të na akordonin disa banka të huaja. Por ndodhi që edhe mobilizimi që i dobitë, bile, veç rënies e shturjes, që fillon që nga administrata, pati edhe ndërprerje të punës në forma e grevës së organizuar; edhe firmat e bankat e huaja shtynë me pretekste të ndryshme afatet e livrimit të mallrave e kredive ose i ndërprenë fare ato, kur konstatuan disa veprime destabilizuese e gjendje pasigurie për investimet e tyre. Lipsen përpjekje të mëdha për kapërcyer vështirësitë që kemi. Të mos ushqehen iluzione se nga kjo e do të na nxjerrë ky ose ai model, ky ose ai shabllon. Tani që jemi në fushatën elektorale parti-të ndryshme politike për të fituar vota e kanë të lehtë edhe të bëjnë kritika, duke ia hedhur përgjegjësinë të tjerëve, edhe të bëjnë premtime, sidomos duke varur shpresat te theshi i botës. Partia e Punës nuk u është shmangur përgjegjësive, as ka bërë e bën premtime boshe. Ajo i bën llogaritë me këmbët në tokë, në terrenin shqiptar. Si është gjendja ekonomike sot e si do të jetë ajo nesër? Vështirësitë e sotme ekonomike kanë shkaqet e tyre, të brendshme dhe të jashtme. Ato janë në procesin e zhvillimit, në qytet e fshat, t’i shtrohen punës dhe të marrin maksimumin edhe nga mundësitë materiale të kufizuara që kemi dorë për dorë. Për këtë nuk duhen javë e muaj, por ditë e orë. Në një varg sektorësh nuk ka ndonjë pengesë objektive që njerëzit të punojnë rregullisht e me rendiment. Në bujqësi, në shumicën e minierave, në artizanat e në shërbime, ka front pune për të gjithë. Punonjësit dhe kolektivat duhet të zbulojnë njëri-tjetrin duke realizuar detyrimet reciproke, që të hapin mundësi më të gjera prodhimi e pune. Pra, është urgjente që çdo punonjës të vihet në radhë, i gatshëm për të kryer detyrat. Kjo është thirrje që u drejtohet të gjithë punonjësve, të fshatit e të qytetit. Pa kuptuar që mireqenia ka në themel punën e njerëzve, asnjë masë, asnjë program ekonomik, i çdo natyre qoftë, s’ka vlerë. Arritjet burojnë vetëm nga puna. Largimi prej saj i zhyllëfson ato. Europa s’ka nevojë për konsumatorë, por për afarizëm, që mbështetet mbi prodhimin e shërbimet. Ndjenja e punës duhet të zërë vendin e ndjenjës së agallëkut, që po merr një përhapje të gjerë. Do të rrojmë e do të përparojmë me djersën tonë, jo me ëndrra e utopi. Hapi i dytë që duhet hedhur me vendosmëri për ta shëndoshur gjendjen aktuale në ekonomi është normalizimi i kushteve për të shfrytëzuar plotësisht asetet prodhuese ekzistuese. Kjo do të thotë që të ketë sipas nevojave lëndë të para e burime energjetike për ekonominë, të ketë ushqime të sende industriale për popullin, të shlyhen rregullisht detyrimet me të para. Burimet për to duhet t’i gjejmë vetë, megjithëse Qeveria është duke kërkuar dhe ka siguruar edhe ndonjë kredi afatshkurtër nga jashtë. Puna ndryshon mjaft kur është fjala për investimet. Deri më sot, për të siguruar vazhdimësinë e zhvillimeve materiale e sociale, me investime e në forma të tjera, kemi destinuar afro një të katërtën e të ardhurave kombëtare. Kurse tani programin e tyre duhet e kemi mundësi ta vazhdojmë e ta përshtatësojmë kryesisht me kapitalet e huaja, në formën e bashkëpunimit ekonomik e financiar. Për këtë qëllim janë nënshkruar një varg marrëveshjesh. Kjo do të na japë mundësi të zhvendosim burime të ndjeshme të vendit nga prodhimi e konsum, që t’i përgjigjemi fuqisë blerëse të popullit me mallrat e nevojshëm. Ky do të ishte hapi i një perspektive të re optimiste për ekonominë tonë. Interesin e të huajve për të investuar tek ne, në Shqipërinë e vogël pa borxhe e detyrime të tjera, me programe realiste zhvillimi, me pasuri të mëdha e favorë të tjera natyrore, me pavarësi kombëtare e me demokraci të qytetëruar, duhet ta çmojmë si një avantazh të madh. Është në dorën tonë nëse do ta përdorim apo jo me frytshmëri këtë epërsi të kohës së tanishme. Në duhet ta përforcojmë besimin e partnerëve të huaj tek vendi ynë, dhe kjo arrihet duke e treguar veten si vend me stabilitet të gjithanshëm ekonomiko-shoqëror dhe me zotësi e seriozitet afarist. Programi elektoral i PPSH për ekonominë, një program ambicioz bërë objektive, por edhe subjektive. Lidhen me një administrim të keq të ekonomisë në mjaft sektorë, siç lidhen edhe fatkeqësitë e natyrës. Kanë të bëjnë me të kaluarën, por edhe me të sotmen. Sigurisht, analiza e këtyre faktorëve ka rëndësi, sepse ndihmon që të mos përsëriten dobësitë e gabimet dhe të nxirren mësimet e nevojshme. Por themelore sot është që të gjenden rrugët për të dalë nga kjo gjendje sa më shpejt e në mënyrë të sigurtë. Hapi i parë dhe kushti i domosdoshëm për këtë është që të stabilizohen për të ta shëndoshur gjendjen aktuale në ekonomi është të të gjithanshëm ekonomik-shoqëror për ekonominë, një program ambicioz dhe i argumentuar me faktorë materialë për ta nxjerrë vendin nga amullia dhe situata e krizës, ka eksperiencë të mbështetet në resurset që zotëron natyra shqiptare dhe në energjitë e popullit. Ai njeh të drejtën e ligjshme të qytetarit, pranon dhe nxit e favorizon një larmi iniciativash. Një perspektivë optimiste rrit mobilizimin e zotën dhe angazhimin i fuqishëm në punë në momentet e tanishme shton mundësitë për të dalë në një situatë normale pune, prodhimi e jetese.

Rrezigjet e tulatjes

Zhvillimet e shpejta, dramatike, më shumë të papritura dhe rezilikë që për paqen sociale dhe ardhmërinë e demokracisë kohët e fundit tulatën shumekënd. Jo vetëm komunistët, drejtuesit, nëpunës, intelektualë, punonjës të ruajtjes së rendit etj., por edhe organet të caktuara shtetërore. E keqja është se një dukuri e tillë u vërejt edhe në organe të tilla si në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Hetuesinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Përgjithshme, që është me pasoja për mbrojtjen e rendit juridik. Sepse në situata si këto kalojmë sot, çdo ngathëtie, nënvleftësim ose veprim i vonuar, veçanërisht nga organet e ruajtjes së rendit dhe ato të drejtësisë, krijon përnjëherë probleme serioze. Ngjarjet e këtyre ditëve dëshmojnë se vërejtja që iu bë punës së këtyre organeve nga Këshilli Presidencial, në mbledhjen e tij të fundit, është plotësisht e drejtë. Tulatjen kemi vërejtur ta hedhin menjëanë sa më parë. Veçanërisht atë duhet ta hedhin tej urgjentisht ato organe që kanë detyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjen e rendit juridik. A mund të parandaloheshin disa nga ngjarjet që ndodhen këto ditë? Kësaj pyetje, që aq shumë bëhet sot në të gjitha mjediset, shumekush i jep përgjigje pozitive. Aq më tepër kur disa nga ngjarjet që ndodhën u paralajmëruan më parë, njësoj si tek romani «Kronikë e një vdekje të paralajmëruar», të shkrimtarit Gabriel Garsia Markes. Ndodhi në disa raste që më të informuar për ngjarjet që zhvilloheshin ose prishteshin të ndodhnin ishin ata që duhej të ishin më të mirinformuar, në mënyrë që të parandalonin cenimin e rendit juridik. P.sh., njerëz që e dinë se kush e hodhi litarin për të rrëzuar shtatoren e Enver Hoxhës në kombinatin e autotraktorëve në Tiranë. Vetëm forcat e ruajtjes së rendit dhe organet e drejtësisë nuk i dinë akoma organizatorët e këtij veprimi vandal. Për orë të tëra u punua për të nxjerrë librat nga magazina e librarisë «Flora», në Tiranë në rrugën përballë. Megjithatë askush nuk ndërhyri nga forcat e ruajtjes së rendit që të parandalonte këtë masakër të turpshme kulturore. Shumë orë zgjatën shkatërrimet e zjarrit mes forcave të ruajtjes së rendit dhe terroristëve së Bashkuar të oficerëve «Enver Hoxha» në Tiranë gjatë datës 22 shkurt. Megjithatë nuk u arrit të ndalohej asnjë nga terroristët në kohën e duhur. Ngjarjet e këtyre ditëve dëshmojnë që një rol mjaft të veçantë në për të shmangur ekseset, prishjen e rregullit të qetësisë së opinionit publik dhe parandalimin e ngjarjeve të dhunshme, ka informacioni i agjencisë e i saktë. Çdo vonesë apo paqartësi në informacion, krijon menjëherë thashethënia me të përbindshme, aq sa edhe ngjarja më e thjeshtë, më e parëndësishme mund të politizohet deri në ekstrem e të bëhet shkak për ndodhi të dhunshme. Kohët e fundit të gjithë jemi dëshmitarë për ndryshime rrënjësore të informacionit dhe jepet nga organet shtetërore, sidomos ato të drejtësisë, në mjetet kombëtare të informacionit, nëpërmjet zëdhënësve të tyre. Megjithatë parapërshpeka ka ngathëtësi dhe vonesa në dhënien e informacionit. Ndodh kështu edhe për raste kur ka shkëlje flagrante të ligjit. Konkretisht: në mbrëmjen e 19 shkurtit, në lajmet e orës 20.00, televizioni shqiptar informoi publikun për një tirrje që u drejtonte punonjësve të kryeqytetit «komisioni nismëtar i sindikatave të pavarura». Thirrja kërkonte që të nesërmen, dmth më 20 shkurt, punonjësit e kryeqytetit të organizonin grevë të përgjithshme në përkrahje të studentëve që vazhdonin grevën e urisë. Askush nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Përgjithshëm i BPSH etj. nuk u kujtua të thoshte në lajmet e fundit të asaj nate se kjo thirrje ishte e jashtëligjshme. Madje ndodhi që edhe mejetë të tjera të informacionit botuan a transmetuan më pas deklarata të kësaj organizate fantazmë që bën thirrje kështu të radhë jo për grevë, por për punë, vetëpërmbajtjen etj.! Vetëm pas disa ditësh u bë informimi i opinionit publik për të vërtetën. Të gjithë kemi ndjekur në RTV intervistat që jepte Blendi Gon-xhe, si drejtues i lëvizjes së studentëve të Universitetit të Tiranës, për heqjen e emrit të këtij institucioni. Por udhëheqësit akush nuk guxoi të pyeste: ç’kërkon ky në krye të studentëve të universitetit, kur ai është student i një shkolle tjetër të lartë dhe konzervatori?! Instituti të Lartë të Arteve? (Aq më tepër kur mes të tjerave është shtruar çështja e një referendumi për vetëemrin e universitetit). Mos vallë për të provuar që kjo lëvizje ishte krejt e pavarur dhe jashtë çdo manipulimi? Boton një korrespondencë anonime «RD» më 27 shkurt me titull: «Pse u vra Artan L…nja»! Ngjarja është vërtet e dhimbshme, por për hir të së vërtetës do të nevojiten edhe motivet e kësaj vrasjeje janë ndryshe nga ç’shkruan «RD». Këtë gjë pohojnë hetuesi i çështjes dhe kryetari i hetuesisë së rrethit të Tiranës. A nuk do të ishin shmangur keqkuptimet e politizimet e shumta rreth kësaj ngjarjeje, në qoftë se organet e hetuesisë do të jepnin në mjetet shtetërore si në RTV, një informacion të saktë? Nuk u informua në kohë «opinioni» për thashethemajen që u përhap se mund të largoheshin për jashtë me tragetet që do vinin në Durrës dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ndërkohë pesëmbëdhjetë të plotë thashethemnaja e dytë për ikjen përsëri jashtë shtetit me traget nga Durrësi, sepse opinionin shoqëror u informua në kohë, saktë dhe në mënyrë të argumentuar. Ky lloj informacioni është thuajse i nevojshëm, sepse faktikisht shumë njerëz janë gati të besojnë edhe gjëra krejt absurde e t’i marrin për të vërteta të mirëfillta. Mjafton të kujtojmë se në sa mijëra kopje u shumëfishua një letër «fati» në Tiranë ditët e fundit, për të kuptuar se në ç’gjendje të rëndë shpirtërore janë shumë njerëz. Sot një vonim në informacion krijon përnjëherë probleme të mëdha deri dhe politike. Situatat që kalojmë na kërkojnë si asnjëherë tjetër të jemi vigjilentë, në mënyrë që demokracinë ta thëllojmë duke shmangur çdo çrregullim dhe ngjarje të dhimbshme. Më së shumti vigjilent duhen të jenë sidomos organet e ruajtjes së rendit dhe ato të drejtësisë në mënyrë që me ajaqftësinë, maturi, të parandalojnë në kohë çdo veprim të forcave destruktive që synojnë të prishin rendin juridik e qetësinë publike. dhe qetësinë publike.

Konferencë shtypi e Partisë së Punës të Shqipërisë

Dje pasdite në një nga sallat e Komitetit të Partisë së Rrethit të Tiranës, Partia e Punës organizoi një konferencë shtypi me gazetarë të ATSH-së dhe RTV-së, si dhe me gazetarë të huaj për programin ekonomik dhe social të PPSH-së për fushatën elektorale dhe legjislaturën e ardhshme. Konferencën e shtypit e hapi shefi i sektorit të propagandës në aparatin e KQ të PPSH-së, shoku Muharrem Xhafa. Në këtë veprimtari merrnin pjesë dhe ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve sekretarët e KQ të PPSH-së shokët Abdi Baleta dhe Fiqo Dede si dhe nënkryetari i Akademisë së Shkencave prof. Hekuran Mara. Përfaqësuesit e Partisë së Punës në përgjigjet e tyre dhe zbërthimin e programit, si dhe në pyetjet përgjigjeve të pyetjeve të bëra nga gazetarët, theksuan se është programi elektoral i Partisë që synon ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike. Përfaqësuesit e Partisë së Punës vlerësuan gjendjen ekonomike me karakteristikat e një krize komplekse të ekonomisë. U tha se kapërcimi i kësaj gjendjeje nuk mund të bëhet menjëherë dhe se rruga për të dalë nga kjo krizë është reforma rrënjësore ekonomike që ka ndërmarrë Partia e Punës, për të zëvendësuar sistemin e komandimit e administrimit të centralizuar me mekanizma të ekonomisë së tregut. Mekanizmi i ri ekonomik është hapi fillestar drejt ekonomisë së tregut. Aktualisht jemi në fazën e thellimit të reformës ekonomike. Në përgjigje dhe të pyetjeve të bëra në konferencë u tha se Partia e Punës mendon se kalimi në ekonominë e tregut duhet bërë në mënyrë graduale pa cenuar interesat ekonomike e sociale të masave të gjera punonjëse. Partia e Punës është për një ekonomi tregu ku të bashkëjetojnë prona shtetërore, kooperativiste si dhe prona e përbashkët, private e shtëpiake, të bashkëjetojnë me kapitalin e huaj, duke njohur rolin rregullues të shtetit. Shteti nuk ndërhyn me leva të tilla si plan direktiv, por me leva ekonomike si sistemi fiskal etj., ashtu si në vendet e tjera. (Vijon në faqen 2)

Ministri i Punëve të Jashtme priti të ngarkuarin me punë a.l. të Bashkimit Sovjetik

Ministri i Punëve të Jashtme i RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani, priti të ngarkuarin me punë a.l. të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike Vjazhellav Durin, me rastin e hapjes së Ambasadës Sovjetike në Tiranë. Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësitë e zhvillimit dhe konkretizimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë. U fol gjithashtu edhe për problemet e situatës së sotme ndërkombëtare. (ATSH)

SHKOLLA PËRBALLE PROBLEMESH TË MPREHTA

INTERVISTA E DITES SHKOLLA PËRBALLE PROBLEMESH TË MPREHTA - Me ministrin e Arsimit dr. Kastrot Isami, dhënë redaktorit Thoma Gëllçi - Shoku ministër! Këtë vit shkollor në të gjitha shkollat e vendit janë vërejtur ndërprerje të shumta të mësimit. Si ka menduar ta përballojë gjendjen Ministria e Arsimit? - Ky vit ka qenë viti i transformimeve të mëdha në të gjithë vendin. Aq më tepër për shkollën ku përgatitet dhe militojnë pjesa më e mirë e kombit tonë. Është e natyrshme që në këtë proces të madh demokratizues rinia ta thotë fjalën e saj. Megjithatë ky proces, përveç shumë të mirave që pati, u shoqërua, për fat të keq, me ndërprerje të herëpashershme të procesit mësimor. Këto ndërprerje, padyshim, që e penguan rrjedhën e zakonshme të mësimit. Humbje ka patur në të gjitha kategoritë e shkollave. Përsa i përket shkollës 8-vjeçare dhe të mesme ndërprerjet kanë qenë më të vogla, por megjithatë të ndjeshme. Unë kam bindjen se me një punë më intensive dhe me forcimin e rregullave e të disiplinës si dhe me përcaktimin e saktë të rolit të mësuesit, në këtë kategori shkollash humbjet e vërteta do të eliminohen. Përsa i përket shkollës së lartë problemi na paraqitet më kompleks. E para, sepse humbjet janë më të mëdha dhe, e dyta, se ka patur shumë shtegëtime lidhur me kushtet e jetesës dhe të organizimit në shkollat e jetës dhe të mësimit në universitetet e ndryshme në këtë vendim? Sigurisht ky vendim u muar pas një konsultë të gjerë me dekanët e fakulteteve e për pasojë këto specifika janë patur mirë parasysh. Për shembull, fakulteti i mjekësisë u përjashtua nga ky vendim me synimin që të gjendet një zgjidhje e diferencuar brenda degëve e kurseve të këtij fakulteti. Si për çdo fakultet ashtu edhe për ndonjë degë të fakulteteve të tjera është dhënë urdhëri që ky studim të përfundojë brenda 10 marsit. Në njoftim flitet edhe për ndarjen e konvikteve dhe të mencave nga universiteti. Çfarë avantazhesh jep një zgjidhje e tillë? Në shumë vende të botës shkolla është kryesisht e ndarë nga konviktet dhe mencat. Duke e bërë dhe në një gjë të tillë do të arrijmë që këto shërbime të kenë pavarësi më të plotë për sigurimin e kushteve më të mira për jetesë e studim. Çfarë është menduar nga Ministria e Arsimit për problemin e epokritimizimit dhe cilësologjizimit të shkollës? Në kushtet e një shoqërie pluraliste, kjo është nga problemet më të rëndësishme. Ministria jonë këtë e ka shtruar me kohë dhe po punohet për të arritur një zgjidhje të saktë. Për këtë vit janë marrë disa masa kalimtare për arsye të njëj- hura teknike siç janë përgatitja e teksteve e lek sioneve etj. Por ndërkohë të gjitha rrethet janë udhëzuar se si duhet të punojnë, udhëzime të tjerat janë dhënë për përgatitjen e teksteve, grupe pune janë ngritur për këtë qëllim, që vitin që vjen ky problem të gjejë një zgjidhje sa më të plotë. Në kushtet e këtij viti shkollor me humbje e ndërprerje të mësimit u mendua dhe u vendos që mësimi ushtarak të mos zhvillohet si dhe kalimet në fakultative të lëna pas dore në politikat. Përsa i përket mësimit ushtarak po punohet për t’i dhënë këtij problemi një zgjidhje përfundimtare duke patur parasysh këtë dhe eksperiencën e vendeve të tjera të botës. Si e mendoni rolin e mësuesit në këto momente? Ne e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë mësimin si shenjë. Mësuesi është figura kryesore e shkollës i cili me mençurinë e tij, e pavarësisht nga përkatësitë politike, duhet të luftojë për të normalizuar procesin mësimor dhe për të zbatuar deri në një të gjitha ligjet mbi të cilat funksionon shkolla. Ne kemi dhënë urdhëra të prera që në asnjë rast të mos lihet mësimi për të marrë pjesë në manifestime apo aktivitete të ndryshme politike. Po ashtu dhe ora e mësimit kurrsesi nuk duhet të kthehet në një klub politik, me gjithëfarë ndikimesh e nxitjesh. Për këtë gjëra u bisedua dje në një mbledhje që u organizua edhe me përgjegjësat e sektorëve të arsimit të rretheve. që të stabilizohen...

Në uzinën mekanike bujqësore të Durrësit. Punëtorja Enkelejda Beho dhe brigadieri Ramazan Skënderi gjatë montimit të makinerive bujqësore. (Foto: N. Xhufka)